Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 January 2026Main stream

Apartamente dhe makina, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike/ Prokuroria i sekuestron 400 mijë euro pasuri

By: V K
21 January 2026 at 10:57

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit A.Rr. dhe familjarëve të tij, nën hetim për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1125 të vitit 2020, rezultoi se shtetasi A.Rr., i dënuar më parë për ‘Trafik të lëndëve narkotike’ dhe ‘Organizatë kriminale’, nuk justifikonte pasuritë e krijuara, për të cilat Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë kërkoi sekuestrimin si më poshtë:

a. Pasuria e llojit “apartament” me nr.pasurie 29/519+2-2, me sip.67 m2, Vlorë, në zotërim të shtetasit B.B dhe A.Rr;
b. Pasuria e llojit “apartament” me nr.29/599+1-22, me sip.73 m2, Vlorë, në zotërim të shtetasve A.Rr dhe B.B;
c. Pasuria e llojit “apartament” me nr.113/34+2-20, me sip.68.8 m2, ZK 3292, Tiranë, në zotërim të shtetases B.B;
d. Pasuria e llojit ‘njësi’ me nr. 12/417-N4 ZK 8602, Vlorë, me sip. 27 m2, në zotërim të shtetasit A.Rr;
e. Pasuria e luajtshme automjet marka “Toyota Corolla” viti 2020, në zotërim të shtetases B.B;
f. Pasuria e luajtshme automjet marka “Volvo XC 60” viti 2020, në zotërim të shtetases B.B; si dhe
g. Pasuria e luajtshme automjet marka “Mercedes benz GLA” viti 2016, në zotërim të shtetases S.Rr.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë pranoi kërkesën e organit të akuzës, duke caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive për pasuritë e mësipërme të paluajtshme në vlerë totale 400.000 euro.

The post Apartamente dhe makina, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike/ Prokuroria i sekuestron 400 mijë euro pasuri appeared first on Albeu.com.

Hetimet për 21 janarin/ Kryeministri Rama me familjarët e 4 viktimave: Dosja në tryezën e SPAK, shumë gjurmë janë humbur…

By: V K
21 January 2026 at 10:31

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, deklaroi se vetëm falë këmbënguljes së familjarëve të viktimave të 21 janarit, dosja është në tryezën e SPAK.

Sipas kreut të qeverisë, derisa të ketë drejtësi për vrasjen e 4 qytetarëve “drejtësia e re do të mbetet e vjetër”.

Në fjalën e tij para familjarëve, Rama tha se, “shumë gjurmë kanë humbur, por ujku është i dukshëm në sytë e të gjithëve”.

“Vetëm ashtu dhe vetëm këmbënguljes së familjeve të viktimave, dosja e krimeve më të egra të krimeve shqiptare u vendos në tryezën e SPAK. 21 janari ka një specifikë, ndërkohë që gjurmë të shumta janë humbur, ujku është i dukshëm në sytë e të gjithëve. Gjykata e Strasburgut i nënvizoi si shkelje të konventës evropiane, përdorimin e forcës vdekjeprurëse, edhe mungesës e bazë legjitime për të mbrojtur zyrën e kryeministrisë më forcë vdekjeprurëse duke kërkuar autoriteteve të zbardhin ngjarjen. Ulërima e kësaj padrejtësie nuk do të shuhet asnjëherë. Dhe nevoja për drejtësinë e munguar do të triumfojë me se sbën”, u shpreh Rama.

The post Hetimet për 21 janarin/ Kryeministri Rama me familjarët e 4 viktimave: Dosja në tryezën e SPAK, shumë gjurmë janë humbur… appeared first on Albeu.com.

Krim i rëndë në Kosovë, djali vret nënën

By: V K
21 January 2026 at 10:15

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kosovë, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka vrarë nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit. Sipas policisë, i dyshuari ka pasur probleme të shëndetit mendor. Viktima është rreth 60-vjeçare.

Njoftimi:

“Me datën 21.01.2025, rreth orës 01:06, Policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit. Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare. I dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore. Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti”, njoftoi policia.

The post Krim i rëndë në Kosovë, djali vret nënën appeared first on Albeu.com.

Mateo i preferuari i publikut, shpëtimi zinxhir, kush rrezikon të eliminohet

By: V K
21 January 2026 at 10:06

Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme në “Big Brother”, publiku vendosi që banori më i pëlqyer i momentit të jetë Mateo, i cili u rendit i pari në votim dhe u shpall fituesi i avantazhit të rëndësishëm të javës.

Mateo fitoi të drejtën për të nisur zinxhirin e parë të shpëtimit në këtë edicion, duke vendosur se cili prej banorëve do të ishte i sigurt nga nominimi.

Vendimi i tij i parë ishte të shpëtonte Brikenën, duke e larguar menjëherë nga rreziku i eliminimit.

Pas këtij vendimi, zinxhiri i shpëtimit vijoi me radhë nga një banor te tjetri, duke krijuar një moment tensioni dhe surprize në shtëpi.

Rendi i plotë i shpëtimit ishte: Mateo – Brikena – Juela – Stenaldo – Mal – Artan – Greta – Kristi – Angelo – Stelina – Selin – Miri – Ina – Keijsi – Lorna.

Në përfundim të këtij procesi, pesë banorët e fundit që mbetën pa u shpëtuar janë Selin, Miri, Ina, Keijsi dhe Lorna.

Këta të fundit do të përballen me televotimin e javës, ku publiku do të vendosë se kush prej tyre do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, në spektaklin e së shtunës.

Tashmë gara bëhet edhe më e fortë, ndërsa çdo votë mund të jetë vendimtare për fatin e banorëve.

The post Mateo i preferuari i publikut, shpëtimi zinxhir, kush rrezikon të eliminohet appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dëborës në vendin tonë/ Qindra automjete mbeten të bllokuara në Rrugën e Arbrit

By: V K
21 January 2026 at 10:00

Këtë të mërkurë, Rruga e Arbrit, është bllokuar për momentin për shkak të pranisë së borës në segmentin e Xibrit në Klos.

Qindra automjete kanë mbetur të bllokuar që nga tunelet e fshatit Shkallë, e deri tek tuneli Murrizit.

E njëjta situatë paraqitet edhe në anën e Tiranës, ku ka prani të dëborës në fshatin Bastar Murrize e për pasojë automjetet janë bllokuar pa hyrë në tunel.

 

The post Reshjet e dëborës në vendin tonë/ Qindra automjete mbeten të bllokuara në Rrugën e Arbrit appeared first on Albeu.com.

Dy aksidente për shkak të dëborës, aksi Korçë-Dardhë ende i pa hapur

By: V K
21 January 2026 at 09:49

Këtë të mërkurë, dy aksidente janë regjistruar brenda pak minutash në Juglindje të vendit për shkak të dëborës, fatmirësisht të dyja prej tyre me dëme materiale dhe pa lëndime në njerëz.

Ajo ç`ka bën përshtypje është se pavarësisht kushteve meteorologjike të parashikuara nga sinoptikanët, mungesa e borëpastrueseve dhe mungesa e kriposjes së aksit Korçë-Dardhë, ka bërë që ky aks të jenë i papërshkrueshëm nga turistët apo banorët.

Nga konstatimi në rrugë shihet qartë që askush nuk ka bërë hapjen e rrugës, duke rrezikuar edhe jetën e drejtuesve të mjeteve.

The post Dy aksidente për shkak të dëborës, aksi Korçë-Dardhë ende i pa hapur appeared first on Albeu.com.

Reshje dëbore dhe ndërprerje energjie në qarkun Korçë, dhjetëra zona pa drita dhe vështirësi në qarkullim

By: V K
21 January 2026 at 09:12

Këtë të mërkurë, vendi ynë është përfshirë nga reshje shiu dhë dëbore. Për shkak të reshjeve intensive, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun Korçë, ku dhjetëra zona kanë ,betur pa drita dhe vështirësi në qarkullim.

Prefektura Qarku Korçë

OSSHE Dispeçeria Rajonale Korçë informon se:

Fideri Potgozhan – NST Guri i Kuq pa energji elektrike rreth 500 abonentë ruralë, zonat Trebinjë dhe Bishnicë.

Fideri 8 Rehovë NST Ersekë pa energji elektrike zona Rehovë, 40 abonentë.

Fideri Vithkuq NST Rehovë pa energji elektrike zona Mazrekë, 3 abonentë ruralë.

Fideri 9 NST Lozhan pa energji elektrike zona Mesmal, 50 abonentë ruralë.

Fideri 4 NST Mollas pa energji elektrike zona Pepellash, 5 abonentë ruralë.

Fideri 22 – NST Korçë pa energji elektrike 3 abonentë privatë, si dhe antena në Cardhak (Stefani).

Fideri JO6 NST Leskovik, pjesërisht në punë, pa energji elektrike 2 abonentë në zonën Gërmenj.

Fideri 19 NST Korçë pjesërisht në punë; pa energji elektrike zona Dardhë, 140 abonentë.

Fideri 3 NST Ersekë

I çkyçur.

ARRSH – Drejtoria Qendër–Lindje raporton:

Në akset Korçë–Ersekë (K.3) dhe Zëmblak–Goricë–Bilisht–Miras (K.6), gjatë natës ka pasur reshje bore. Vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e segmenteve. Rekomandohet qarkullimi me goma dimërore.

Në Lotin 7, në akset Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë, gjatë natës ka pasur reshje bore deri në 8 cm, të shoqëruara me erë të fortë. Akset janë pastruar dhe kriposur; qarkullimi vijon normal.

Në segmentet k/Boboshticë–Dardhë dhe k/Lapidari Podgorie–k/Podgorie–Liqenas, nga mesi i natës kanë filluar reshjet e borës të shoqëruara me erë të fortë.

Në segmentin e Dardhës, vende-vende trashësia e borës arrin mbi 50 cm. Po punohet për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Për shkak të temperaturave të ulëta, këshillohet qarkullimi me goma dimërore dhe zinxhirë.

Në segmentet Maliq–Kufi Gramsh dhe Ersekë–Leskovik–Tre Urat, gjatë natës ka pasur reshje bore. Po punohet për pastrimin dhe kriposjen e rrugës.

Nga bashkitë e qarkut nuk raportohen problematika deri në këto momente.

The post Reshje dëbore dhe ndërprerje energjie në qarkun Korçë, dhjetëra zona pa drita dhe vështirësi në qarkullim appeared first on Albeu.com.

Mbape barazon rekordin e Ronaldos në Ligën e Kampioneve

By: V K
21 January 2026 at 08:57

Dy golat e shënuar nga Kilian Mbape në pjesën e parë të ndeshjes ndaj ish-skuadrës së tij, Monako, kanë bërë që sulmuesi francez të hyjë në librat e rekordeve të Ligës së Kampioneve sa i përket fazës në grupe.

Pas vetëm 6 ndeshjesh të luajtura nga ai në këtë edicion, pasi ka munguar në atë të javës të pestë, francezi arriti kuotën e 11 golave në edicion, duke kaluar shifrën 10 që kishte mbajtur në 6 ndeshje Mesi, Levandovski dhe Haller.

Kësisoj, ai barazoi Ronaldon i cili mban rekordin për fazën në grupe, me 11 gola të realizuar në 6 ndeshjet në edicionin 2015-2016.

Në ndeshjen e fundit, Mbape gjithsesi do të ketë mundësinë që të vendosë një rekord të ri për fazën në grupe të turneut, ndonëse me një ndeshje me shumë të luajtur se Ronaldo.

The post Mbape barazon rekordin e Ronaldos në Ligën e Kampioneve appeared first on Albeu.com.

Rikthehen reshjet e borës në Qarkun e Dibrës, vështirësi në qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Arbrit

By: V K
21 January 2026 at 08:32

Këtë të mërkurë, reshjet e borës janë rikthyer në Qarkun e Dibrës mbi 600 metra mbi nivelin e detit.

Bora ka nisur gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa në zonat e thella malore raportohet një trashësi deri në 15 centimetra.

Reshje të konsiderueshme bore, janë regjistruar në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Selishtë, Zall-Dardhë, Zall-Reç, Sllovë, si edhe në Trebisht, Ostren dhe zonën e Martaneshit.

Si pasojë e borës janë krijuar probleme në rrugët rurale. Vështirësi në qarkullim raportohen edhe në Rrugën e Arbrit, kryesisht nga Qafa e Buallit drejt Peshkopisë.

Situata më problematike paraqitet në rrugën nacionale në zonën e pishave në Fushë-Bulqizë, ku ka prezencë bore dhe akulli në asfalt.

Policia Rrugore, u bën apel drejtuesve të mjeteve që të qarkullojnë me goma dimërore dhe zinxhirë, pasi reshjet e borës vijojnë me intensitet të lartë.

Sipas informacioneve zyrtare, për momentin nuk raportohet bllokim i qarkullimit nga Ura e Vashës deri te Shkalla e Tujanit.

Ndërkohë, në tunelin e Qafë-Buallit dhe në segmentin Qafë-Buall–Peshkopi mungon kripa, ndërsa disa pjesë të Rrugës së Arbrit kanë prezencë akulli dhe bore në asfalt.

The post Rikthehen reshjet e borës në Qarkun e Dibrës, vështirësi në qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Arbrit appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
21 January 2026 at 08:25

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me 83 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.4 lekë dhe do shitet me 104.4 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110 lekë dhe do shitet me 111 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

SPAK thellon hetimet për hakerimin/ Merret në pyetje Dritan Palnika, i afërm i të pandehurit Agim Ismaili

By: V K
21 January 2026 at 08:16

Dritan Palnika, ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Bujqësisë, është një nga personat e pyetur nga SPAK në kuadër të hetimeve për sulmin kibernetik ndaj këtij institucioni.

Burimet konfirmojnë se Palnika ka lidhje të afërta familjare me Agim Ismailin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, i cili akuzohet si anëtar i grupit kriminal që dyshohet se qëndron pas hakerimit të SPAK dhe nxjerrjes së materialeve hetimore të lidhura me figura të politikës dhe biznesit.

SPAK dyshon se Ismaili materialet e siguruara nga hakerimi ia ka kaluar kushëririt të tij, Dritan Palnika.

Për Agim Ismailin, GJKKO ka nisur tashmë procesin gjyqësor. Ai akuzohet për përfshirje në veprimtari kriminale të strukturuar, ndërhyrje të paligjshme në sisteme kompjuterike dhe sigurim e shpërndarje të të dhënave hetimore, akuza që SPAK i konsideron pjesë të një skeme të organizuar për goditjen e institucioneve të drejtësisë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rolin e personave të përfshirë, si dhe çdo lidhje të mundshme që mund të ketë ndikuar në realizimin dhe pasojat e këtij sulmi të rëndë ndaj sistemit të drejtësisë.

The post SPAK thellon hetimet për hakerimin/ Merret në pyetje Dritan Palnika, i afërm i të pandehurit Agim Ismaili appeared first on Albeu.com.

15 vite nga “21 janari”, Rama: Katër viktimat nuk gjejnë dot paqe

By: V K
21 January 2026 at 08:03

Këtë të mërkurë, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka kujtuar “21 janarin” .

Rama shkruan se edhe 15 vite pas asaj që e quan krim shtetëror, katër viktimat nuk gjejnë dot paqe pasi drejtësia nukë shtë vënë në vend.

Postimi:

“MIRËMËNGJES dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

The post 15 vite nga “21 janari”, Rama: Katër viktimat nuk gjejnë dot paqe appeared first on Albeu.com.

Nga hotelet, qiratë, kafetë dhe argëtimi, si turistët ndikuan në rritjen e çmimeve në dhjetor

By: V K
21 January 2026 at 07:41

Në muajin dhjetor, teksa inflacioni ishte 2.2%, tre grupe, të lidhura direkt me aktivitetin e turistëve sollën rreth 54% të rritjes së së çmimeve.

Sipas të dhënave të INSTAT, grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ndikoi me 0.96 pikë përqindje; “Hotele, kafene dhe restorante”, me 0.15 pikë përqindje dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0.08 pikë përqindje.

Ndërsa në dhjetor ishte më e dukshme, kjo tendencë ka qenë e pranishme përgjatë gjithë vitit. Sipas INSTAT, inflacioni mesatar në ekonomi ishte 2.2% në vitin 2025, por struktura e tij tregon se një pjesë e rëndësishme e rritjes së çmimeve buron nga turizmi, përmes akomodimit, shërbimeve, ushqimit jashtë shtëpisë, transportit dhe qirave dhe kafeve e restoranteve.

Të dhënat e INSTAT për 2025, tregojnë se presionet inflacioniste po përqendrohen dhe po bëhen më selektive, të lidhura më shumë me kërkesën sezonale dhe flukset turistike, sesa me fuqinë vendase të konsumit.

Në krye të rritjes vitin e kaluar qëndruan shërbimet e akomodimit, me një rritje prej 6.5%, si dhe argëtimi dhe kultura (+5.6%), duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit turistik dhe rritjen e kërkesës për shërbime rekreative.

Paralelisht, janë shtrenjtuar ndjeshëm edhe shërbimet dhe produktet e konsumit jashtë shtëpisë, si kafeja, çaji dhe kakaoja (+5.4%), pijet alkoolike (mbi 3%), si dhe ushqimet që përdoren gjerësisht nga sektori i bareve dhe restoranteve, si mishi dhe bylmeti.

Shërbimet e transportit u rritën me 3.9%, pavarësisht se grupi i transportit në total shfaq rënie, për shkak të uljes së çmimeve të karburanteve.

Kjo ndarje tregon se kërkesa turistike ka rritur koston e shërbimeve, edhe kur faktorë të tjerë kanë vepruar në drejtim të kundërt.

Një element kyç në strukturën e inflacionit të vitit 2025 janë qiratë, të cilat shënuan rritje mesatare prej 4.5%.

Rritja ishte e fortë në gjysmën e dytë të vitit, ku kulmi arriti në dhjetor me 8%. Ky zhvillim lidhet ngushtë me orientimin e një pjese të konsiderueshme të banesave drejt tregut të qiradhënies afatshkurtër për turistët, veçanërisht në zonat urbane dhe bregdetare.

Përshpejtimi i rritjes në fund të vitit 2025 tregon se presioni mbi tregun e strehimit pritet të vijojë edhe në muajt në vijim, duke e kthyer çështjen e qirave nga një problem tregu në një sfidë sociale dhe ekonomike.

Në mungesë të politikave për rritjen e ofertës së banesave të përballueshme dhe frenimin e spekulimit, ritmi aktual i rritjes sugjeron se qiratë në Shqipëri po hyjnë në një fazë të re shtrenjtimi, shumë më agresive se ajo e viteve të mëparshme.

Sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare në segmentin e qirave rezidenciale, sivjet çmimet për apartamente 1+1 në Tiranë, kanë arritur deri në 900 euro në muaj në zonat më të kërkuara të qytetit.

Të dhënat nga agjencitë e pasurive të paluajtshme tregojnë se tregu i qiradhënies po shënon rritje të vazhdueshme, me çmime që janë rritur mesatarisht 6 deri në 57% në vetëm një vit.

Rritja e çmimeve ka qenë e pranishme edhe në disa nën-grupe të tjera që lidhen me turizmin, të tilla si furnizimi i hoteleve me mobilie dhe tapiceri, importet dhe çmimet e të cilave janë rritur ndjeshëm dy vitet e fundit. Çmimet e tekstileve dhe tapeteve u rritën 5–6.4%.

Në vitin 2025, vendin e kanë vizituar më shumë se 12 milionë shtetas të huaj, të cilët kanë rritur kërkesën për shërbime të shumta, por ka kryesuar, akomodimi, kafeja e restorantet e argëtimi, çka siç shihet nga të dhënat e inflacionit, po përkthehet në një shtrenjtim të kostos së jetesës për vendasit./Monitor

The post Nga hotelet, qiratë, kafetë dhe argëtimi, si turistët ndikuan në rritjen e çmimeve në dhjetor appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 21 Janar 2026, reshje shiu dhe shtrëngata

By: V K
21 January 2026 at 07:30

Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët që në orët e para të 24-orëshit. Lokalisht në jug të vendit në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herpasherëshme me intensitet kryesisht të ulët, lokalisht në qendër dhe jug të vendit hera-herës reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e Alpeve, në verilindje-lindje në lartësitë mbi 300-400 metër, si dhe në juglindje-jug në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 3-4 ballë.

The post Parashikimi i motit 21 Janar 2026, reshje shiu dhe shtrëngata appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 20 January 2026Main stream

Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen në Britani, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës Armando Marku

By: V K
20 January 2026 at 15:53

Këtë të martë, një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vetëdorëzuar në ambientet e Policisë së Tiranës.

Bëhet fjalë për Armando Markun, i cili kërkohej nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për veprën penale të vrasjes.

Marku ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për përfshirje në vrasjen e një ish-snajperisti në qytetin Hartlepool të Anglisë, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.

Autoritetet britanike kishin lëshuar urdhër kërkimi ndërkombëtar ndaj tij, në kuadër të hetimeve për këtë çështje të rëndë penale.

Pas vetëdorëzimit, 26-vjeçari, është shoqëruar nga policia dhe pritet që ndaj tij të ndiqen procedurat ligjore përkatëse.

The post Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen në Britani, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës Armando Marku appeared first on Albeu.com.

Skandali me ndërprerjen e energjisë në QSUT/ Erion Dasho: E papranueshme, nuk funksiononin as dritat e emergjencës në korridor…

By: V K
20 January 2026 at 15:32

Në një intervistë për News 24, mjeku shqiptar që punon në Gjermani, Erion Dasho, e cilësoi si të papranueshme ndërprerjen e energjisë elektrike në QSUT, duke thënë se mund të kishte pasur edhe humbje jete të pacientëve.

Dasho theksoi se Prokuroria duhet të nisë një hetim urgjent, për të kuptuar nëse është garantuar cilësia dhe siguria ndaj pacientëve të shtruar aty.

Sipas tij, ky incident nuk mund të kalohet vetëm me deklarata apo masa administrative, por duhet të kryhen hetime ligjore.

Mjeku theksoi se duhet të ketë 2 linja sigurie për energjinë elektrike, që sigurojnë jetën e çdo pacienti.

“Është e papranueshme që një qendër si QSUT të kenë ndërprerje me minuta apo orë të energjisë elektrike se kjo dëmton sigurinë e pacientit dhe përbën rrezik direkt për jetën e tyre. Rrezikohet jeta e pacientit dhe jemi në humbje të jetës. Frymëmarrja e drejtuar ka për qëllim të zëvendësojë frymëmarrjen normale. Nëse kjo mundësohet me pajisje që furnizohen me energji elektrike, ndërpritet oksigjenimi i pacientit dhe rrezikon jetën. Nuk konceptohet asnjë spital, jo në Evropë por as në vendet më të humbura afrikane, të fuksionojnë pa energji elektrike”, theksoi ai.

Ai theksoi se një situatë e tillë tregon paaftësinë në drejtim, teksa tha se spitalet evropiane nuk drejtohen nga “patronazhistë dhe klarinetistë”.

Gjithashtu, Dasho u shpreh se Anxhela Paparizo, drejtuesja aktuale e qendrës spitalore, nuk ka asnjë lidhje me shëndetësinë.

“Në spitalet evropiane nuk drejtojnë patronazhistë dhe as klarinetistë. Drejtorja aktuale e QSUT nuk ka lidhje me sistemin shëndetësor, e cila para disa muajsh erdhi nga Kanadaja. Bëhet fjalë për një paaftësi në drejtim. Në këto 12 vjet që qeveris PS, janë shkatërruar në themel strukturat e sistemit shëndetësor shqiptar. Kam qenë në disa akreditime spitalesh në disa vende të botës, Komiteti i Sigurisë së Spitalit kryen prova në çdo nënsistem të spitalit. Fiket linja dhe kontrollet tjetra. Fiken të dyja dhe kontrollet. Mesa pashë në rrjete sociale, as dritat e emergjencës në korridor në QSUT nuk funksiononin. Pra gjithçka kontrollohet një herë në vit”, u shpreh mjeku.

The post Skandali me ndërprerjen e energjisë në QSUT/ Erion Dasho: E papranueshme, nuk funksiononin as dritat e emergjencës në korridor… appeared first on Albeu.com.

Denoncimi i Partisë Demokratike: Pas përmbytjes, Ujësjellësi i Durrësit i jep tenderin kompanisë së burrit të kryebashkiakes Emirjana Sako (VIDEO)

By: V K
20 January 2026 at 14:54

Partia Demokratike ka denononcuar se Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës sh.a., ku pronare e rëndësishme është edhe Bashkia Durrës, këtë javë ka shpallur fituese në një procedurë prokurimi kompaninë ‘Mektrin Motors’ sh.p.k., një kompani e lidhur drejtpërdrejt me familjen e kryetares së bashkisë.

Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja e PD Genta Vangjeli deklaron se kjo kompani është krijuar nga bashkëshorti dhe vjehrri i Emirjana Sako dhe aktualisht rezulton në pronësi të kunatit të saj.

“Me këtë kontratë 12-mujore, qytetarët e Durrësit detyrohen të paguajnë 10 mijë euro në çdo muaj për një kompani të familjes së kryetares së bashkisë.
Këto para dhe të tjera, mund të kishin shkuar për kanalizimet, për ndihmën e familjeve të përmbytura dhe për parandalimin e katastrofave të përsëritura”, tha ajo.

Deklarata:
Mjaftojnë pak ditë me shi, që Durrësi të shndërrohet në kënetë.
Qytetarët zgjohen me ujë nëpër oborre dhe brenda shtëpive, ndërsa rrugët e lagjeve kthehen në lumenj ku lëvizet me gomone dhe paddleboard.
Ky nuk është as fenomen natyror dhe as fatkeqësi, është pasojë direkte e keqmenaxhimit, papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit në Bashkinë Durrës.
Prej kohësh qytetarët e Durrësit denoncojnë Bashkinë, me në krye Emirjana Sako, si dhe Shoqërinë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës, tashmë nën drejtimin e Olsen Kavalli, për dështimin në mirëmbajtjen e kanalizimeve.
Përmbytjet përsëriten, dëmet rriten, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi.
Ndërsa qytetarët përballen me pasojat dramatike të përmbytjeve, UK Durrës vijon pa asnjë ndjeshmëri me tendera klientelistë dhe të dyshimtë.
Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës sh.a., ku pronare e rëndësishme është edhe Bashkia Durrës, këtë javë ka shpallur fituese në një procedurë prokurimi kompaninë ‘Mektrin Motors’ sh.p.k., një kompani e lidhur drejtpërdrejt me familjen e kryetares së bashkisë.
Kjo kompani është krijuar nga bashkëshorti dhe vjehrri i Emirjana Sako dhe aktualisht rezulton në pronësi të kunatit të saj.
Skandali thellohet nga fakti se në këtë tender është paraqitur një ofertë e vetme, sikur të mos ekzistojnë qindra subjekte që ofrojnë shërbime riparimi automjetesh.
Vlera fituese arrin gati 98% të fondit limit, apo 11.6 milionë lekë.
Me këtë kontratë 12-mujore, qytetarët e Durrësit detyrohen të paguajnë 10 mijë euro në çdo muaj për një kompani të familjes së kryetares së bashkisë.
Këto para dhe të tjera, mund të kishin shkuar për kanalizimet, për ndihmën e familjeve të përmbytura dhe për parandalimin e katastrofave të përsëritura.
JO! Ato përfundojnë në xhepat e familjarëve të pushtetit.
Përballë këtij skandali heshtja është bashkëfajësi.
Emirjana Sako duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe të japë menjëherë dorëheqjen.
Njëkohësisht, organet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë për të hetuar dhe për të ndëshkuar çdo shkelje të ligjit.
Durrësi nuk mbytet nga shiu, mbytet nga korrupsioni.

The post Denoncimi i Partisë Demokratike: Pas përmbytjes, Ujësjellësi i Durrësit i jep tenderin kompanisë së burrit të kryebashkiakes Emirjana Sako (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Shkatërrohet organizata e trafikut të lëndëve narkotike/ Operacioni kombëtar në Shqipëri dhe Itali, 9 të arrestuar, 8 prej tyre shqiptarë

By: V K
20 January 2026 at 14:24

Një operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës është zhvilluar nga Policia italiane, duke çuar në arrestimin e nëntë personave, tetë me origjinë shqiptare dhe një shtetas italian.

Personat e arrestuar dyshohen të jenë pjesë e një organizate kriminale të strukturuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Gjithashtu, kontrolle janë ushtruar dhe në vendin tonë, me qëllim arrestimin e personave të tjerë të përfshirë.

The post Shkatërrohet organizata e trafikut të lëndëve narkotike/ Operacioni kombëtar në Shqipëri dhe Itali, 9 të arrestuar, 8 prej tyre shqiptarë appeared first on Albeu.com.

Vdes Lulzim Basha dhe Xhensila Myrtezaj/ BIRN: Faqja online që po u bën “funeralin” personazheve publike për të shitur…

By: V K
20 January 2026 at 13:49

Një faqe Facebook-u e menaxhuar nga Vietnami, u bën “funeralin” thuajse çdo ditë një ose dy shqiptarëve të famshëm, përmes lajmeve të rreme dhe titujve karrem, që tërheqin lexuesit në një skemë marketingu mashtruese për tregtimin e suplementeve bimore.

Dhimbje/ Vdes këngëtarja e njohur”, shkruan postimi në Facebook. Teksti shoqërohet me një kolazh fotosh të një prej këngëtareve më të njohura shqiptare.

Faqja thotë se ajo ka ndërruar jetë dhe të sugjeron të lexosh lajmin që ndodhet në një “link” të fshehur në komente.

Linku të dërgon në një faqe interneti me tekst të krijuar nga inteligjenca artificiale, i mbushur me pikëçuditëse e pikëpyetje dhe shpesh me fjalë pa kuptim.

“Ajo ka lënë një trashëgimi të gdhendur në industrinë e muzikës”, shkruhet aty.

Por këngëtarja nuk ka vdekur dhe qëllimi i linkut karrem është t’iu shfaqë një mori reklamash që shoqërojnë tekstin e gjoja lajmit dhe që ju premtojnë “kura mrekullibërëse”, për prostatën, nishanet, reumatizmën dhe problemet seksuale.

Me qëllim për të ndarë këto reklama me përmbajtje mashtruese, një faqe Facebook në gjuhën shqipe e quajtur “Jetë & Yje”, e administruar nga Vietnami dhe me tekste të prodhuara përmes inteligjencës artificiale, ka “vrarë” apo “shpallur të vdekur” më shumë se një duzinë personazhesh të “shoëbiz”-it apo politikës në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoninë e Veriut.

BIRN, zbuloi se shpesh lajmet shoqërohen me video në YouTube që kanë mijëra shikime çdo ditë, të prodhuara po ashtu me inteligjencë artificiale dhe informacion të rremë.

Procesi që njihet si “Affiliate Marketing Scams” (mashtrimi i konsumatorit përmes ndërmjetësuesve) është një formë e krimit kibernetik, ku mashtruesit abuzojnë me modelin legjitim të marketingut për të fituar para në mënyrë të pandershme.

Duke tërhequr vizitorë përmes lajmeve e videove të rreme dhe duke i shtyrë ata të klikojnë në linqe reklamash për kura mjekësore të pacertifikuara, kompani të ndryshme shesin suplemente bimore që pretendojnë se kurojnë sëmundje të ndryshme.

Kur viktimat e reklamës regjistrojnë të dhënat online, ata i nënshtrohen presionit psikologjik nga marketuesit dhe, nëse blejnë produktin, paguajnë kur ai i dorëzohet në shtëpi.

Produktet shpesh janë preparate pa asnjë efekt.

Faqja “Jetë & Yje”, është krijuar vetëm në mesin e nëntorit të vitit që shkoi, por ajo ka tashmë 13 mijë ndjekës dhe poston thuajse çdo orë “lajme tronditëse”.

Shpesh postimet janë të përsëritura. Faqja, që luan në këtë skemë rolin e ndërmjetësuesit, ka njoftuar dy herë aksidente tragjike të ish-deputetit Lulzim Basha, duke përdorur emrat Luiz dhe Lulzim Basha dhe, në një rast mes këtyre aksidenteve, ka bërë lajm edhe arratinë e tij nga burgu.

Gjuha e përdorur është shqipe e shkruar keq. “TRAGJEDI QË MPREH GJAKUN”?? – shkruhet me shkronja kapitale titulli pa kuptim.

Por edhe pse informacioni, si në këtë rast, është shpesh dukshëm i rremë, numri i personave që ndërveprojnë në faqe është i madh.

Për shembull, në lajmin për Bashën që u publikua më 15 janar, në 20 minuta pas postimit u bënë 18 pëlqime dhe 12 komente.

Komentuesit shpesh janë të revoltuar pasi e kuptojnë se janë gënjyer, por kjo, nga ana tjetër, e ndihmon faqen t’u shfaqet edhe më shumë personave, çka është edhe qëllimi i botuesve.

Numri i atyre që klikojnë është i pamatshëm, por ndërveprimi tregon se shumë persona e klikojnë linkun.

Këta, përpos materialit të rremë e grotesk, përballen pastaj me linqe reklamash që i dërgojnë në faqet e kompanisë që tregton kryesisht “kurat mrekullibërëse”, të cilat përgjithësisht janë pak a shumë ujë me ngjyrë apo vajra e kremra të thjeshtë të shitur shtrenjtë.

Për ta bërë skemën të besueshme, faqet që hapen janë kopjime të faqeve serioze dhe kanë format apo logo mediash të njohura.

Në një rast të ndarë nga “Jetë & Yje” uebfaqja ka vjedhur logon e “Sky News”, një media e njohur britanike. URL-të e përdorura tregojnë për hostim të lirë dhe shpesh për përdorimin e formateve blog me hostim falas.

Në faqen e rreme, lexuesit përballen me informacion shtesë tronditës. Ky zakonisht përmban emra të rremë ose të vërtetë doktorësh dhe sugjeron blerjen e ilaçeve me emra të çuditshëm.

Viktima e mundshme vihet para presionit përmes kohës që po mbaron për të fituar ofertën e të ngjashme. Produktet zakonisht janë me çmime të përballueshme, mes 3 mijë dhe 4 mijë lekë të reja.

Nëse viktima lë numrin e telefonit, ai kontaktohet për adresën, produkti dorëzohet me postë dhe i mashtruari e mëson të vërtetën vetëm pasi ka paguar. Kjo e mbyll skemën.

Përhapja e skemës në YouTube

BIRN gjeti se faqja në fjalë nuk është e vetme. Përmes postimeve të ngjashme në Facebook, gjenden edhe 3 faqe të tjera që riprodhojnë të njëjtin material, apo materiale të ngjashme dhe që të dërgojnë në faqe reklamash.

Faqet kanë emra që tingëllojnë seriozë, “Gjithçka Shqip”, “Mërgimi shqiptar” apo “Media Shqiptare”, dhe kanë dhjetëra mijëra ndjekës.

Ky grup faqesh ka disa vite që vepron dhe përbëhet kryesisht nga faqe të menaxhuara në Maqedoninë e Veriut e Shqipëri.

Për t’i bërë të besueshme, apo për t’i detyruar ndjekësit të klikojnë edhe më tej, faqet ofrojnë po ashtu linqe në video të prodhuara, po me inteligjencë artificiale dhe të publikuara në YouTube.

Me një kërkim të thjeshtë, BIRN gjeti 8 profile në YouTube që së bashku kanë rreth 350 mijë ndjekës, ndërsa kanë video që kanë marrë mbi 175 milion shikime. Përmbajtja varion nga informacioni mbi kurat e çajërat, te materiale pornografike audio apo lajme të rreme shokuese.

Video e rreme për Bashën, e publikuar më 2 janar, ka marrë 75 mijë shikime dhe ka 167 komente nga ndjekës të revoltuar.

Ndryshe nga faqet në Facebook, kanalet në YouTube që publikojnë të njëjtat materiale me zëra robotikë dhe foto, janë të vendosura në Britaninë e Madhe ose në SHBA, prej nga shikimet mund të monetizohen.

Faqet duken të lidhura për shkak të ndarjes së përmbajtjes së njëjtë, por nuk është e qartë nëse menaxhohen nga të njëjtët persona.

Ironikisht, shumica e ndjekësve të painformuar besojnë se faqet në fjalë apo kanalet në YouTube janë faqe mediatike.

Por edhe pse bien në kategorinë e lajmeve të rreme, njerëzit pas këtyre skemave nuk janë gazetarë dhe as propagandues.

Arsyeja pas titujve makabër për vdekje apo arrestime VIP-ash nuk është politika apo informimi, por komisioni financiar.

Për çdo produkt që shitet me çmimin standard prej 3900 lekësh, si në rastin në fjalë, shitësi ndan një fitim të majmë me ndërmjetësin.

I gjithë ky proces monitorohet automatikisht përmes linqeve gjurmuese dhe “cookies”, kode digjitale që i tregojnë shitësit se klienti erdhi specifikisht nga kanali i mashtruesit.

Për ta realizuar këtë, përdoren taktika teknike si maskimi i faqes reale nga robotët e sigurisë së Google/Facebook, dëshmi të rreme nga mjekë fiktivë dhe strategjia “hap dhe digj”, pra krijimi dhe fshirja në një kohë të shkurtër e faqeve./BIRN

 

The post Vdes Lulzim Basha dhe Xhensila Myrtezaj/ BIRN: Faqja online që po u bën “funeralin” personazheve publike për të shitur… appeared first on Albeu.com.

Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

By: V K
20 January 2026 at 13:30

Në tre muajt e fundit të vitit 2025, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka urdhëruar një valë inspektimesh për shërbimin noterial në mbarë vendin.

Konkretisht për periudhën shtator-dhjetor 2025 kur ai sapo kishte marrë detyrën, janë kryer 22 inspektime të plota ndaj noterëve, nisur edhe nga ankesat që kanë mbërritur prej qytetarëve, por edhe nga raportime të ndryshme mediatike.

Në përfundim të këtyre inspektimeve, rezulton se ka pasur 12 penalitete, përfshi edhe heqje të licencës.

Ndaj 6 noterëve është lëshuar masa “vërejtje me paralajmërim për heqjen e licencës për ushtrimin e profesionit të noterit”.

Frida Muçmatajt dhe Valentin Lleshit iu është hequr licenca, pasi edhe pse kishin mbushur moshën ligjore të daljes në pension ata vijonin ende të ushtronin profesionin e noterit.

Krahas masave disiplinore dhe heqjes se licencës, janë vendosur gjithashtu edhe disa gjoba me vlerë rreth 6 milionë lekë të vjetra për shkelje të ndryshme.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, edhe në nisje të vitit 2026, ka urdhëruar inspektime të tjera për shërbimin noterial.

Rastet janë ende në proces dhe rezultatet pritet të komunikohen në muajt e ardhshëm.

Roli i Ministrisë së Drejtësisë si organ mbikëqyrës dhe kontrollues i sistemit noterial në vend, konsiston në monitorimin nga pikëpamja ligjore e veprimtarisë së noterëve, në mënyrë që ai të jetë në koherencë me nevojat e shoqërisë dhe zhvillimit të ekonomisë së lirë, si dhe në menaxhimin në mënyrë racionale e transparente të ushtrimit të një funksioni publik nga ana e profesionistëve privatë. Besueshmëria, transparenca dhe eficenca janë në themel të këtij profesioni.

The post Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim appeared first on Albeu.com.

❌
❌