Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 January 2026Main stream

Rrëshqitje masive nga shpati i malit, bllokohet plotësisht aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë

By: M C
7 January 2026 at 20:48

Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë është bllokuar plotësisht mbrëmjen e sotme si pasojë e rrëshitjes së dherave nga shpati të nxitura nga reshjet e dendura të shiut.

Rrëshqitje ka pasur dhe gjatë ditës së sotme, duke evidentuar këtu dhe një rast ku sasi inertesh ranë mbi një automjet ku fatmirësisht nuk pati të lënduar. Këto rrëshqitje bllokuan njërën korsi, por lëvizja nuk u bllokua plotësisht.

Nga rrëshqitja e fundit, janë bllokuar të dy krahët e lëvizjes dhe aktualisht aksi është i paaksesueshëm nga automjetet, ndërsa shoferët janë orientuar për të përdorur rrugën e vjetër. Sakaq, në terren ndodhen grupet e punës ku po punohet për pastrimin e aksit dhe rihapjen sa më parë të qarkullimit.

The post Rrëshqitje masive nga shpati i malit, bllokohet plotësisht aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë appeared first on Albeu.com.

“Me Selvijen është bërë një padrejtësi e madhe”, reagon ashpër halla e Shpat Kasapit ndaj kritikave në rrjetet sociale

By: M C
7 January 2026 at 20:35

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ndërroi jetë pas një arresti kardiak, teksa ndodhej në Itali së bashku me bashkëshorten e tij, Selvijen, dhe djalin e tyre.

Pas ndarjes së tij nga jeta, bashkëshortja e Shpatit u përball me komente dhe sulme të shumta në rrjetet sociale, gjë që solli edhe reagimin e nënës së këngëtarit. Ajo theksoi raportin e mirë që kishte me Selvijen dhe kërkoi ndalimin e gjykimeve të pabaza.

Së fundmi, e ftuar në emisionin “Living Day”, ishte halla e këngëtarit, Flora Kasapi, e cila deklaroi se ndaj Selvijes është bërë një padrejtësi e madhe, duke reaguar ashpër ndaj kritikave publike.

“Le ta urrejmë edhe Shpatin edhe Selvijen, apo edhe le ti duam. Kjo është çështje personale. Vetëm ta kuptosh drejt, një njeri dy metra, i bukur, i adhuruar nga të gjithë, dhe për tre sekonda të ikën në kraharorin tënd. Çfarë mund të thuhet këtu? A duhet të shpjegohet ky moment? Flasim në kontekstin njerëzor. Për të dashurën e Shpatit është bërë një padrejtësi e madhe. Ku e di ti kush është ajo? Ke jetuar me atë? Jo. Nëse ai e ka zgjedhur për të dashurën e vet, dhe të jetë nëna e djalit të tij, si ka mundësi një popullatë e tërë të flasë. Zonja Gjylysere e ka parë të arsyeshme për ti mbyllur këto tema të gojave “haxhuze””, tha halla e Shpat Kasapit.

The post “Me Selvijen është bërë një padrejtësi e madhe”, reagon ashpër halla e Shpat Kasapit ndaj kritikave në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

“Jemi puthur, flisnim me”/ Mateo nuk e mbyll kapitullin me Brikenën: Nuk kemi shkëmbyer vetëm 4 mesazhe

By: M C
7 January 2026 at 20:09

Mateo duket se nuk e ka mbyllur ende kapitullin me Brikenën. Ai ka folur sërish hapur në lidhje me raportin e tij me banoren, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt dyshimeve të ngritura nga Kristi.

Gjatë bisedës së tyre, Mateo u shpreh se lidhja e tij me Brikenën nuk ka qenë aq sipërfaqësore sa është prenteduar. Ai ka mohuar se gjithçka ka mbetur vetëm në disa mesazhe.

Sipas banorit, komunikimi mes tij dhe Brikenës ka qenë i vazhdueshëm dhe në disa forma. Ai theksoi se mes tyre ka pasur më shumë se kaq, madje edhe takime fizike dhe afrimitet.

“Nuk kemi shkëmbyer vetëm katër mesazhe. Unë kam treguar versionin tim nga fillimi deri në fund”, tha Mateo, i cili më pas nënvizoi se nuk dëshiron të flasë në emër të Brikenës apo ta vendosë atë në një pozitë të vështirë.

Banori theksoi se nuk synon të duket mashtrues dhe as ta nxjerrë atë keq para publikut.

“Nuk flas dot unë për të. Nuk dua as të dal keq vetë, as ta nxjerr keq atë, por thjesht nuk më ka pëlqyer”, vijoi Mateo, i cili pa dhënë shumë detaje, pranoi se mes tyre ka pasur një marrëdhënie të vëretë.

“Ne flisnim me mesazhe, me telefon, me kamera, jemi takuar, jemi puthur, por nuk ka rëndësi ta them unë këtë, sidomos në Prime”, shtoi banori, i cili në fund theksoi se nuk bëhet fjalë për diçka për t’u fshehur, por as për t’u ekspozuar publikisht.

The post “Jemi puthur, flisnim me”/ Mateo nuk e mbyll kapitullin me Brikenën: Nuk kemi shkëmbyer vetëm 4 mesazhe appeared first on Albeu.com.

Çështja e Groenlandës/ Rubio do të takohet me zyrtarët danezë javën e ardhshme: Blerjen e Groenlandës Trump e ka përmendur edhe më herët

By: M C
7 January 2026 at 19:41

Debati i vazhdueshëm mbi interesin e SHBA-së në Groenlandë u trajtua të mërkurën nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, duke folur me gazetarët në Uashington, pa hyrë në detaje rreth skenarëve të mundshëm ushtarakë.

Ai u pyet nëse qeveria amerikane ishte e përgatitur të përjashtonte mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në lidhje me Groenlandën, por Rubio shmangu komentimin mbi thelbin, duke deklaruar se kjo nuk ishte koha e duhur për një diskutim të tillë.

“Nuk jam këtu për të folur për Danimarkën apo për ndërhyrjen ushtarake. Do të takohem me ta javën tjetër. Do t’i zhvillojmë këto diskutime atëherë. Në këtë kohë, nuk kam asgjë më shumë për të shtuar,” tha ai.

Megjithatë, Rubio iu referua interesit të hershëm të Shteteve të Bashkuara në Groenlandë, duke theksuar se kjo nuk është një ide e re. Siç tha ai, çështja ishte ngritur në të kaluarën nga Donald Trump , gjatë mandatit të tij të parë presidencial.

“Interesi i Donald Trump për blerjen e Groenlandës nuk është i ri. Ai e kishte përmendur atë në mandatin e tij të parë dhe ai nuk është presidenti i parë i SHBA-së që shqyrton ose studion se si vendi ynë mund ta fitojë Groenlandën. Ka interes “, tha ai.

The post Çështja e Groenlandës/ Rubio do të takohet me zyrtarët danezë javën e ardhshme: Blerjen e Groenlandës Trump e ka përmendur edhe më herët appeared first on Albeu.com.

Tirana “pushtohet” nga moti i keq, lumi Lana rrezikon të dalë nga shtrati! Ja zona më e rrezikuar në kryeqytet

By: M C
7 January 2026 at 19:24

Vendi ynë gjatë dy ditëve të fundit është përballur me një situatë të rënduar për shkak të reshjeve të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në pjesën më të madhe të qyteteve.

Pasditja e sotme ka pasur shtim të reshjeve të shiut, të cilat kanë sjellë, duke sjellë rritje të ndjeshme të prurjeve në lumin Lana.

Raportohet se lumi Lana rrezikon të dalë nga shtrati, teksa zona pranë Pallatit me Shigjeta cilësohet si më problematikja.

Kjo zonë shpesh herë më parë është përmbytur disa herë, por nuk ka pasur dëme materiale.

Ndërsa vijon të jetë rrezik i lartë përmbytjesh në qytetet e tjera.

The post Tirana “pushtohet” nga moti i keq, lumi Lana rrezikon të dalë nga shtrati! Ja zona më e rrezikuar në kryeqytet appeared first on Albeu.com.

Moti i keq/ Shkodra ‘mbahet’, rritje e nivelit të Drinit dhe Bunës nga shkarkimet e HEC Vau i Dejës

By: M C
7 January 2026 at 19:13

Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut dhe shkarkimeve nga hidrocentralet, Shkodra nuk po has probleme të mëdha nga vërshimi i ujërave.

Në Obot raportohen me qindra hektarë toke të përmbytura por asnjë banesë me prezencë uji. Në rrugën kryesore evidentohet prani uji rreth 30–40 cm, çka lejon qarkullimin vetëm për mjete të larta ndërsa forcat e ushtrisë po ndihmojnë banorët për qarkullimin.

Për shkak të rreshqitjes së rrugës vazhdon të jetë i bllokuar aksi nga Prekali në drejtim të Dukagjinit. Në Njësinë Administrative Bushat, në Vau të Dejës, në fshatrat Mal i Jushit dhe Hoten, është raportuar se rreth 15 familje janë të bllokuara nga prania e ujit, por në ndihmë u kanë shkuar strukturat e emergjencës civile. Në Bashkinë Malësi e Madhe, sipas Shtabit të Emergjencave, situata paraqitet e qetë.

Në fshatin Kamicë, përroi i thatë është tërhequr nga rruga, duke lejuar qarkullimin normal të automjeteve.Në Bashkinë Pukë dhe Fushë-Arrëz raportohet vetëm për probleme me gurët në rrugë, si pasojë e reshjeve dhe erës.
Në hidrocentralet mbi lumin Drin, prurjet vazhdojnë të jenë të shumta.

Nga Fierzë nuk po shkarkohet ujë, ndërsa në Koman po shkarkohet me 1200 m³/s dhe në Vau të Dejës me 1600 m³/s.

The post Moti i keq/ Shkodra ‘mbahet’, rritje e nivelit të Drinit dhe Bunës nga shkarkimet e HEC Vau i Dejës appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura të shiut “paralizojnë” trafikun në kryeqytet, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

By: M C
7 January 2026 at 18:42

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullimin rrugor në hyrje dhe dalje të Tiranës, si edhe brenda qytetit.

Raportohet se dytësorja e autostradës Durrës-Tiranë është bllokuar pothuajse totalisht për shkak të trafikut të rënduar dhe prezencës së ujit në disa akse. Ndërkohë, situata paraqitet edhe më problematike në rrugët urbane të kryeqytetit.

Vonesa të mëdha dhe autokolona të gjata janë regjistruar në Rrugën e Laprakës, te zona e “21 Dhjetorit”, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, si edhe përgjatë Rrugës së Kavajës dhe Bulevardit “Bajram Curri”.

Probleme në qarkullim janë raportuar gjithashtu në zonën e Ali Demit, në Rrugën e Dibrës, në rrugën “Xhanfize Keko”, si edhe në aksin që të çon drejt Tufinës, ku mjetet lëvizin me vështirësi për shkak të trafikut të rënduar.

The post Reshjet e dendura të shiut “paralizojnë” trafikun në kryeqytet, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës appeared first on Albeu.com.

Cisterna e sekuestruar nga SHBA-ja, vjen reagimi i ashpër i Rusisë: Askush s’ka të drejtë të përdorë forcë ndaj anijeve të huaja

By: M C
7 January 2026 at 18:13

Rusia ka reaguar ashpër pas sekuestrimit nga autoritetet amerikane të cisternës Bella 1 (Marinera), e cila lundronte nën flamurin rus, duke e cilësuar veprimin si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria ruse e Transportit akuzoi Shtetet e Bashkuara për shkelje të Konventës së OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982, duke theksuar se “asnjë shtet nuk ka të drejtë të përdorë forcë kundër anijeve të regjistruara ligjërisht në juridiksionin e shteteve të tjera”.

Sipas autoriteteve ruse, cisterna kishte marrë një leje të përkohshme për të lundruar nën flamurin rus më 24 dhjetor. Moska thekson se anija ishte e regjistruar në përputhje me rregullat ndërkombëtare, duke e konsideruar sekuestrimin si të pajustifikuar.

Ngjarja pritet të shtojë tensionet mes Rusisë dhe SHBA-së, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të acaruara për çështje të shumta gjeopolitike.

The post Cisterna e sekuestruar nga SHBA-ja, vjen reagimi i ashpër i Rusisë: Askush s’ka të drejtë të përdorë forcë ndaj anijeve të huaja appeared first on Albeu.com.

Moti i keq/ Përmbyten qindra hektarë tokë në qarkun e Shkodrës, disa banesa kanë prezencë uji

By: M C
7 January 2026 at 17:50

Rreshjet intensive të shiut dhe moti i keq kanë përmbytur qindra hektarë tokë, në qarkun e Shkodrës. Në Bashkinë Shkodër vijon puna për montimin e urës tip “Bailey” në fshatin Bardhaj. Ndërkohë që strukturat e Emergjencave Civile, po monitorojnë nga afër zonat me prezencë uji.

Në fshatin Reze e Vështit ka prezëncë uji, ndërsa po vijon pastrimi i kanaleve dhe rregullimi i rrugës pranë Përroit të Thatë në fshatin Kamicë. Në fshatin Vukpalaj raportohet prezencë uji në një banesë.

Reshjet e shiut në Bashkinë Fushë Arrëz vijojnë me intensitet të lartë dhe si rezultat, kanë shkaktuar përkeqësim të situatës në disa rrugë rurale. Në njësitë administrative Iballe, Fierzë, Blerim dhe Qafë Mali, si pasojë e vërshimit të ujërave në rrugë, kanë shkaktuar dëmtimin e tyre.

Lumenjtë Drin, Buna, Kir, Gjadër, si dhe përrenjtë Glinë dhe Përroi i Thatë, kanë rënie të prurjeve dhe të nivelit të ujit. Ndërsa, Diga e Rezervuarit të Shkodrës nuk paraqet rrezik dëmtimi apo përmbytjeje. Hidrovoret e Velipojës, në Vilun dhe Cas, janë në gatishmëri dhe funksionojnë me kapacitet të plotë

The post Moti i keq/ Përmbyten qindra hektarë tokë në qarkun e Shkodrës, disa banesa kanë prezencë uji appeared first on Albeu.com.

Situatë emergjente në Fier, puset mbyten nga shiu! Qyteti mbetet pa ujë

By: M C
7 January 2026 at 17:22

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier ka bërë me dije se, si pasojë e prurjeve të larta të lumit Vjosë dhe rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore. Si dhe për shkak të presioneve të krijuara, disa nga puset që furnizojnë Njësinë Administrative Fier janë prekur nga kjo situatë.

Për këtë arsye, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë duke nisur nga ora 16:00, deri në një njoftim të dytë.

Ekipet teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për normalizimin sa më të shpejtë të situatës.

The post Situatë emergjente në Fier, puset mbyten nga shiu! Qyteti mbetet pa ujë appeared first on Albeu.com.

Moti i keq në Qarkun Dibër/ Rëshqitje dherash dhe gurësh, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

By: M C
7 January 2026 at 17:07

Aksi nacional Burrel – Rrëshen ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh. Kjo ka bërë që qarkullimi i automjetetve të vështirsohet. Si pasojë e motit të keq, një masiv shkëmbor ka rënë pranë urës së Urakës.

Shirat e dy ditëve të fundit kanë krijuar probleme në rrugët e shumë fshatrave. Në këto rrugë ka patur shembje dhe bllokime si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Autoritetet përkatëse ndodhen në terren dhe po punojnë për të rikthyer në normalitet lëvizjen e banorëve drejt zonave urbane.

The post Moti i keq në Qarkun Dibër/ Rëshqitje dherash dhe gurësh, vështirësohet qarkullimi i automjeteve appeared first on Albeu.com.

Rama mbledh qeverinë të premten/ Fokusi i mbledhjes, objektivat për vitin 2026

By: M C
7 January 2026 at 16:41

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë të premten (më 9 janar), në Tiranë. Bëhet me dije se fokusi i kësaj mbledhjeje do të jetë te objektivat e qeverisë për vitin 2026.

Takimi do të mbahet te Pallati i Brigadave në orën 10:00 dhe është konceptuar si një tryezë e gjatë pune për vetëm një ditë.

The post Rama mbledh qeverinë të premten/ Fokusi i mbledhjes, objektivat për vitin 2026 appeared first on Albeu.com.

ZYRTARE/ FSHF rinovon kontratat me Silvinjon dhe stafin e tij! Por e ardhmja mbetet në dyshim

By: M C
7 January 2026 at 16:30

FSHF ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratat me stafin e ekipit Kombëtar, më saktësisht me trajnerin Silvinjo dhe dy ndihmësit e tij, Dorival dhe Zabaleta. Por nuk bëhet fjalë për një rinovim afatgjatë, vetëm një që zgjat deri në korrikun e këtij vitit, siç parashikohej edhe klauzola në marrëveshjen mes palëve nëse ekipi do të kalonte grupin kualifikues të Botërorit 2026.

Klauzola në fjalë parashikon që Silvinjo dhe stafi i tij do të vazhdojnë punën deri në korrik 2026, me shpresën që të kalojë play-off dhe të shkojë në Botëror, e më pas do të merret vendimi nëse do të vazhdohet apo jo bashkëpunimi mes palëve për një tjetër edicion.

NJOFTIMI I FSHF:
Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizon rinovimin e kontratës me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Júnior (Silvinjo), si edhe me dy zëvendëstrajnerët e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior, duke konfirmuar vazhdimësinë e projektit teknik që ka sjellë rezultate historike për futbollin shqiptar.

Kontrata e re me stafin teknik do të jetë e vlefshme deri në korrik 2026, me objektivin madhor kualifikimin për herë të parë në histori të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës.

Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka shënuar një progres të dukshëm në organizim, identitet loje dhe rezultate, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të Botërorit 2026.

Në muajin mars, kuqezinjtë do të luajnë një kapitull historik, duke u përballur në gjysmëfinalen e play-off-it me Poloninë, më 26 mars, ndërsa në rast kualifikimi, në finalen vendimtare do të përballen me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.

Vendimi për rinovimin e kontratës reflekton besimin e plotë të FSHF-së në stafin aktual, filozofinë e punës së ndërtuar ndër vite dhe angazhimin për stabilitet, vazhdimësi dhe ambicie të larta. Ky hap synon forcimin e mëtejshëm të Kombëtares, rritjen e konkurrencës dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e vendosur të mbështesë maksimalisht Kombëtaren dhe stafin teknik në këtë rrugëtim historik, me synimin për të kthyer ëndrrën e Botërorit në realitet për të gjithë shqiptarët.

The post ZYRTARE/ FSHF rinovon kontratat me Silvinjon dhe stafin e tij! Por e ardhmja mbetet në dyshim appeared first on Albeu.com.

Aksi Cërrik-Elbasan nuk gjen qetësi, radhë kilometrike automjetesh

By: M C
7 January 2026 at 16:16

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka paralizuar qarkullimin e automjeteve në aksin Cërrik–Elbasan.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, radhë kilometrike automjetesh janë krijuar në zonën e kryqëzimit të Cërrikut, ndërsa drejtuesit e mjeteve bëjnë me dije se kanë mbetur të bllokuar në trafik për më shumë se një orë.

Kjo situatë përsëritet prej disa ditësh, duke shkaktuar vështirësi serioze në qarkullim dhe lodhje për qytetarët që detyrohen të qëndrojnë gjatë në trafik.

Aksi u përfshi nga fluksi i lartë i automjeteve edhe në prag të ndërrimit të viteve, ku mijëra qytetarë pritën për orë të tëra në trafik, pavarësisht temperaturave nën zero.

The post Aksi Cërrik-Elbasan nuk gjen qetësi, radhë kilometrike automjetesh appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 7 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
6 January 2026 at 23:48

Dashi

Sot Hëna të fton të ngadalësosh ritmin, edhe pse Marsi brenda teje të nxit të veprosh. Kjo është një ditë për të menduar më shumë përpara se të ndërmarrësh veprime të nxituara, sidomos në dashuri. Lidhjet afatgjata mund të kenë nevojë për më shumë mirëkuptim. Nëse ndihesh i pavlerësuar, mos reagosh menjëherë – qetësia është arma më e mirë sot. Në punë, shmang polemikat dhe sqarimet e nxituara: Mërkuri në pozicion të pafavorshëm sjell keqkuptime. Një shëtitje në natyrë ose pranë perëndimit të diellit mund të të ndihmojë të rifitosh qartësi. Mos i detyro gjërat të ndodhin – lëri të piqen në kohën e duhur.

Demi

Venusi të mbron dhe të mbështet emocionalisht – sot është një ditë për të shijuar gjërat e vogla: një përqafim, një fjalë e ngrohtë, një kujtim që kthehet. Në dashuri, mund të ndodhë një afrim ose një deklaratë e papritur – është moment i mirë për të falur ose për të dashuruar më lirshëm. Në punë, kujdes me ofertat që duken shumë të bukura për të qenë të vërteta. Përdor këtë ditë për të planifikuar dhe jo për të vendosur. Shëndeti përmirësohet nëse i lejon vetes pak më shumë heshtje dhe kontakt me natyrën. Vlerëso emocionet që të vijnë – ndonjë mesazh nga e kaluara mund të mbajë një domethënie të veçantë.

Binjakët

Hëna në pozicion kritik mund të sjellë tensione, veçanërisht në komunikim. Rrezikon të keqkuptohesh ose të keqinterpretohesh, sidomos nga njerëz të afërt. Në dashuri, mos thuaj fjalë që mund të lëndojnë – edhe nëse ke të drejtë. Shmang debatet e panevojshme. Në punë, mund të shfaqet një mundësi interesante, por edhe ndonjë përplasje me kolegët ose eprorët. Saturni të kërkon disiplinë dhe maturi. Në aspektin shëndetësor, do të të bëjë mirë ndonjë aktivitet i lehtë apo një moment për meditacion. Mos merr vendime të mëdha sot – prit derisa emocionet të qetësohen.

Gaforrja

Sot je nën ndikimin pozitiv të Hënës dhe kjo të jep ndjeshmëri të shtuar, intuitë të mprehtë dhe një lidhje më të fortë me njerëzit që ke pranë. Në dashuri, është e lehtë të ndjesh se çfarë kërkon partneri, ose nëse je vetëm, të kapësh sinjale të vogla por të qarta nga dikush që të intereson. Kujdes mos idealizosh shumë – ruaj këmbët në tokë. Në punë, ndihesh më i gatshëm për të shprehur idetë dhe për të përfshirë të tjerët në projektet e tua. Një iniciativë e vjetër mund të rifillojë. Shëndeti përmirësohet me gjumë të mirë dhe kujdes ndaj vetes. Sot, ndjesitë janë të rëndësishme – beso instinktit, por ruaj kthjelltësinë.

Luani

Sot ndihesh i fuqishëm, por njëkohësisht i shqetësuar. Dielli në shenjën tënde të jep dritë dhe karizëm, por Hëna sjell një ndjenjë padurimi dhe tensioni të brendshëm. Në dashuri, ndjenjat janë të forta, por mund të bëhesh kërkues ose posesiv pa dashje. Kujdes të mos humbasësh ndjeshmërinë ndaj nevojave të partnerit. Në punë, idetë janë të shumta dhe frymëzuese – por pa zbatim praktik, mbeten thjesht ide. Bëhu më selektiv me kë i ndan projektet. Në aspektin personal, të duhet një orë për veten, larg telefonit dhe detyrimeve. Mos harro që edhe luani ka nevojë për pushim për të ruajtur madhështinë e tij.

Virgjëresha

Sot është një ditë për qartësi mendore dhe reflektim. Më shumë se kurrë, ke nevojë të kuptosh çfarë po ndodh brenda teje. Në dashuri, është momenti për të komunikuar qetësisht: nëse ka keqkuptime, është dita për t’i sqaruar. Në punë, mund të zgjidhësh një çështje që të tjerët e shmangin – ke mendje të kthjellët dhe je praktik. Shëndeti ndikohet pak nga stresi i akumuluar – mos harro pushimet e vogla gjatë ditës. Sot mund të ndjesh një lloj tërheqjeje nga bota – dëshirën për të kuptuar më thellë veten. Mos e refuzo këtë ndjesi – është pjesë e procesit tënd të rritjes.

Peshorja

Sot do të të kërkohet të gjesh ekuilibrin, ashtu siç të mëson vetë shenja jote. Horoskopi të paralajmëron se mund të përfshihesh në diskutime familjare ose profesionale që kërkojnë diplomaci. Venusi ndodhet në një aspekt të mirë: në dashuri hapet një dritare ëmbëlsie, sidomos për ata që kanë kaluar kohë me tensione. Kartat e tarotit nxjerrin “Drejtësinë”: mendo mirë fjalët dhe veprimet. Në punë, është momenti për të vendosur kufij të shëndetshëm. Ke dhënë shumë, tani është radha jote të marrësh. Shëndeti është i mirë, por ki kujdes me gjumin: ëndrrat e turbullta mund të tregojnë ankth të fshehur.

Akrepi

Hëna nxit anën tënde më të thellë dhe të ndjeshme, i dashur Akrep. Horoskopi për sot parashikon një të mërkurë me reflektime të rëndësishme. Në dashuri, nëse po jeton një marrëdhënie të komplikuar, mund të ndjesh nevojën për të sqaruar gjërat. Për beqarët, e kaluara mund të rikthehet, por pyes veten nëse ia vlen vërtet të hapësh ato dyer sërish. Kartat e tarotit nxjerrin “Djallin”: bëj kujdes me tundimet apo me gjëra që duken shumë perfekte për të qenë të vërteta. Në punë, është koha për të luajtur me strategji. Një ofertë mund të fshehë një çmim për t’u paguar. Shëndeti ka nevojë për pastrim emocional: lëre pas atë që nuk të shërben më.

Shigjetari

Sot mendja jote do të jetë e ndezur dhe krijuese, Shigjetar. Horoskopi ditor të shikon plot ide dhe dëshirë për të vepruar, por yjet të këshillojnë të mos nxitosh. Në dashuri, është një ditë pozitive për çiftet: rikthehet harmonia edhe në gjërat e vogla. Për beqarët, një takim i rastësishëm mund të ndezë një shkëndijë. Kartat e tarotit nxjerrin “Rrotën e Fatit”: diçka mund të ndryshojë papritur. Në punë, përpiqu të mos shpërqendrohesh nga shumë stimuj: zgjidh një drejtim dhe ndiqe. Shëndeti është i mirë, por ki kujdes me lodhjen mendore.

Bricjapi

Qielli yt është i qëndrueshëm, por Saturni të bën pak më të ashpër me veten. Horoskopi për sot të sugjeron të heqësh dorë nga perfeksionizmi: jo gjithçka duhet të jetë nën kontroll. Në dashuri, lirohu pak më shumë: ai që të do, ka nevojë të të shohë edhe të brishtë. Kartat e tarotit nxjerrin “Botën”: një cikël përfundon dhe një tjetër fillon. Në punë, është një ditë e mirë për të finalizuar një projekt ose për të kërkuar një njohje që e meriton. Shëndeti është i mirë nëse nuk e mbingarkon veten me përgjegjësi të panevojshme. Një banjë e ngrohtë, një çaj me erëza, një moment vetëm për veten – mund të bëjnë mrekulli.

Ujori

Sot do të jetë një ditë zgjimi shpirtëror për ty, Ujor. Horoskopi ditor të fton të dëgjosh intuita të befasishme: ajo që sot duket si një ide e çmendur, sot mund të bëhet revolucion. Në dashuri, përpiqu të komunikosh më mirë: ai që është pranë teje ka nevojë për qartësi. Kartat e tarotit nxjerrin “Të Marrin”: lëre veten të udhëhiqet nga autenticiteti yt, por mos humb kontaktin me realitetin. Në punë, është momenti për të eksploruar horizonte të reja. Mund të ndjesh një thirrje për të ndryshuar rrugë ose për të nisur një udhëtim të ri. Shëndeti përmirësohet nëse i përkushtohesh aktiviteteve krijuese apo artistike.

Peshqit

Ti sot do të jesh si një radar emocional i ndjeshëm. Horoskopi për ditën tregon një e mërkurë ku ndjenjat flasin më fort se arsyeja. Në dashuri, ai që të do mund të ndihet i mbingarkuar nga intensiteti yt: menaxhoje me kujdes. Nëse je vetëm, ki kujdes nga iluzionet. Kartat e tarotit nxjerrin “Yllin”: një dëshirë e thellë mund të realizohet së shpejti, por fillimisht zemra duhet pastruar. Në punë, ndiq instinktin, por mos harro anën praktike. Ke shumë për të dhënë, por duhet më shumë strukturë. Shëndeti ndikohet nga energjitë e të tjerëve: mbrohu me meditim ose me kontakt me ujin.

The post Horoskopi 7 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Merz: Trupat gjermane mund t’i bashkohen forcës shumëkombëshe jashtë Ukrainës

By: M C
6 January 2026 at 23:34

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi se Gjermania mund të angazhojë forca ushtarake në një vend anëtar të NATO-s, fqinj me Ukrainën, sapo të arrihet armëpushimi me Rusinë.

Sipas tij, sapo të arrihet marrëveshja për krijimin e një force ndërkombëtare mbështetur nga SHBA-të, qeveria dhe parlamenti gjerman do të vendosin për natyrën dhe shkallën e kontributit gjerman, duke shtuar se aktualisht nuk përjashtohet asnjë opsion. Kancelari theksoi se mbështetja nuk është vetëm ushtarake për Ukrainën, por edhe për paqen dhe lirinë në të gjithë Evropën.

“Gjermania do të përkushtohet në nivel politik, ekonomik dhe ushtarak. Kjo mund të përfshijë, për shembull, dërgimin e trupave për Ukrainën në territor të NATO-s pas armëpushimit. Ndërsa lufta hyn në vitin e katërt, Gjermania është mbështetësja më e vendosur e Kievit dhe do të marrë përgjegjësi për sigurinë e Ukrainës pas armëpushimit,” tha Merz pas takimit në Paris të “Aleancës së Gatshëmve.

Merz nënvizoi gjithashtu nevojën për kompromise për të arritur paqen dhe shtoi: “Do të bëjmë çdo përpjekje të mundshme, me këmbëngulje, realizëm dhe vizion, për të arritur rezultatin më të mirë: një armëpushim i qëndrueshëm, garanci të forta sigurie dhe paqe në Evropë që lidh ngushtë Ukrainën dhe evropianët, dhe të cilën do ta ndërtojmë së bashku.”

The post Merz: Trupat gjermane mund t’i bashkohen forcës shumëkombëshe jashtë Ukrainës appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Situatë e pazakontë nga përmbytjet në Gjirokastër, momenti kur uji merr përpara makinat

By: M C
6 January 2026 at 23:24

Reshjet e dendura të shiut kanë përkeqësuar ndjeshëm situatën në disa zona të vendit, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze në qarkullimin rrugor.

Një nga zonat më të prekura është qyteti i Gjirokastrës, ku vëllime të mëdha uji kanë pushtuar rrugët.

Në videon që po qarkullon në rrjet, shihet momenti kur rrjedha e fuqishme e ujit merr përpara disa automjete, të cilat lëvizin të pakontrolluara në mes të rrugës.

The post VIDEO/ Situatë e pazakontë nga përmbytjet në Gjirokastër, momenti kur uji merr përpara makinat appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Familja e Mateos tallet me përgjigjen e Brikenës në BBVA, ja me kë e krahasojnë

By: M C
6 January 2026 at 23:11

Telenovela e së shkuarës mes Mateos dhe Brikenës vazhdon të jetë kryefjala e diskutimeve në “Big Brother VIP Albania”.

Ndërsa Brikena po e mohon kategorikisht çdo mundësi për një lidhje, Mateo insiston se mes tyre ka pasur një pëlqim dypalësh.

Por, debati është ndezur edhe më shumë nga një veprim i familjes së Mateos, të cilët menaxhojnë rrjetet e tij sociale. Në Instagramin e tij zyrtar është bërë “repost” një video ku ironizohet hapur qëndrimi i banores.

Familja e ka shpërndarë videon duke lënë të kuptohet se Brikena “ndihet në siklet derisa flet për këtë raport”, duke e interpretuar nervozizmin e saj si shenjë që fsheh të vërtetën.

Ky veprim po shihet nga ndjekësit si një konfirmim i tërthortë se familja e Mateos mbështet versionin e tij të historisë, duke hedhur poshtë mohimet e vazhdueshme të Brikenës.

The post FOTO/ Familja e Mateos tallet me përgjigjen e Brikenës në BBVA, ja me kë e krahasojnë appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 6 January 2026Main stream

Kosova pranon sisteme anti-tank nga Turqia

By: M C
6 January 2026 at 22:30

Kosova ka pranuar një dërgesë me sisteme raketore kundërtanke OMTAS nga Turqia, thanë autoritetet më 6 janar. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se kjo dërgesë ishte kontraktuar me prodhuesin shtetëror turk, Roktesan, në dhjetor të vitit 2023.

“OMTAS [Orta Menzilli Tanksavar Silah] është një sistem modern raketor antitank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake”, tha Maqedonci.

Sipas tij, rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve kundërtanke për Forcën e Sigurisë së Kosovës, synon “mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, duke rritur fleksibilitetin operacional”.

Maqedonci nuk tregoi se sa sisteme pranoi Kosova, as sa kushtuan ato. Sipas uebfaqes së Roktesanit, OMTAS është efektiv ndaj mjeteve të blinduara dhe mund të përdoret edhe ditën edhe natën, pavarësisht kushteve atmosferike.

Ai mund të lëshohet nga makinat ushtarake dhe nga platforma trekëmbësh. Ky sistem ka rreze veprimi nga 0.2 deri në 4 kilometra dhe peshon 35 kilogramë (raketa së bashku me tubin lëshues). Sistemi ka një diametër prej 160 milimetrash dhe një gjatësi prej 1.8 metrash.

Vitet e fundit Kosova e ka përshpejtuar armatosjen, duke blerë armë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara edhe nga Turqia, përfshirë raketa dhe dronë. Kosova është në proces të shndërrimit të FSK-së në ushtri. Përpjekja nisi më 2018 dhe pritet të zgjasë dhjetë vjet./REL

The post Kosova pranon sisteme anti-tank nga Turqia appeared first on Albeu.com.

Tirana “pa frena” në merkato, bardheblutë gjejnë akordin me talentin shqiptar që ka luajtur te akademia e Portos

By: M C
6 January 2026 at 21:46

Merkato janari dhe Tirana ka nisur me ndryshimet dhe lëvizjet e saja. Drejtori sportiv Omer Bunjaku, është i gatshëm që ekipit të trajnerit, Ardian Nuhiu të mos i mungojë asgjë, madje të ketë dhe hyrje të reja shumë premtuese.

Kryeqytetasit kanë bërë shumë largime që në fillim të këtij viti, por nuk kanë munguar as prezantimet e lojtarëve të rinj. Ndërsa emri i cili po lakohet më shumë është mbrojtësi Diar Halili. Ky i fundit luan për ekipin e Prishtinës.

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar ka gjetur akordin me Tiranën dhe pritet të bëhet pjesë e tij në ditët në vijim. Halili ka eksperiencë në Superligën e Kosovës me Prishtinën, ndërsa më parë ka veshur edhe fanellën e Vjosës, Besës dhe 2 Korrikut në kampionatin kosovar, si dhe ka qenë për një vit pjesë e ekipit të Portos U19 në Portugali.

The post Tirana “pa frena” në merkato, bardheblutë gjejnë akordin me talentin shqiptar që ka luajtur te akademia e Portos appeared first on Albeu.com.

❌
❌