Gjatë dhjetorit 3081 vendime të reja legalizimi
TIRANË, 5 janar /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) bëri të ditur se, gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar 3,081 qytetarë janë pajisur me vendim legalizimi.
Lista e përfituesve të vendimeve të legalizimit, të ndarë sipas drejtorive vendore u publikua në faqen zyrtare, ndërkohë që Kadastra ftoi qytetarët të verifikojnë emrin e tyre përmes rubrikës së publikimeve në portalin zyrtar të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Sipas njoftimit zyrtar, pas kalimit të 30 ditëve nga data e marrjes së vendimit, përfituesit kanë të drejtë të aplikojnë përmes portalit e-Albania për regjistrimin e vendimit të legalizimit, si dhe për pajisjen me certifikatë pronësie, kartelë pasurie dhe hartë kadastrale.
Procesi i legalizimit vijon në mënyrë të pandërprerë në të gjithë territorin e vendit, me synim garantimin e transparencës dhe ofrimin e shërbimeve të standardizuara për qytetarët.
![]()
e.xh/j.p/
The post Gjatë dhjetorit 3081 vendime të reja legalizimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.