Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 January 2026Main stream

Situatë kritike në Pogradec, evakuuohen 5 familje pasi u rrezikohen banesat nga rrëshqitja e dheut

By: M C
10 January 2026 at 18:46

Situata në Pogradec vijon të mbetet problematike, si pasojë e rrëshqitjesh së dherave dhe vërshimeve të ujit, duke “detyruar” evakuuimin e 5 familjeve në zonë.

Spas informaciot zyrtar të dhënë nga perfektura, 1 familje në fshatin Çeravë është evakuuar si pasojë e rrëshqitjes së dheut, 3 familje në fshatin Dardhas janë larguar nga banesat e tyre për të njëjtën arsye, dhe 1 familje në fshatin Vërdovëështë evakuuar për shkak të gërryerjes së tokës nga vërshimi i ujit të lumit.

Të gjitha familjet janë sistemuar përkohësisht në banesa nga struktuat përgjegjhëse dhe do të trajtohen me bonuis qeraje nga Bashkia Pogradec.

Strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin e situatës në terren, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të zonave problematike të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse.

The post Situatë kritike në Pogradec, evakuuohen 5 familje pasi u rrezikohen banesat nga rrëshqitja e dheut appeared first on Albeu.com.

“Qeveria e Ramës ka dalë nga kontrolli, por PD është në krizë”, Salianji: Bëjnë korrupsion dhe nuk mbajnë përgjegjësi edhe pasi rruga 260 mln euro Qukës-Qafë Plloçë shëmbet

By: M C
10 January 2026 at 18:14

Ish-deputeti Ervin Salianji tha sot nga Korça para mbështetësve të tij demokratë në misionin për reformim dhe ringritje të PD-së se qeveria tani ka dalë nga kontrolli për shkak të korrupsionit galopant, amoralit politik dhe mosmbajtjes së përgjegjësive.

Ai kujtoi skandalin me tenderin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, që kushtoi 260 mln euro dhe tani është shkatërruar tërësisht dhe rrezikon jetën e qytetarëve, ku ministrja Belinda Balluku nuk mban asnjë përgjegjësi sipas tij.

“E keni parë se si rruga Qukës-Qafë Plloçë e tenderuar që nga 2013 ka shkuar në 260 mln euro dhe e keni parë se si është prishur, përfituan vetëm hajdutët, thonë se shkurton rrugën por shkurton vetëm 10 minuta dhe është rrënuar. Rrezikon dhe jetët e qytetarëve. Bëjnë korrupsion dhe nuk mbajnë përgjegjësi, por dalin në televizor. Nuk mbajnë përgjegjësi dhe nuk kanë moral. Është e papranueshme edhe për një demokraci si kjo e jona, nuk kemi vetëm krizë politike, por edhe morale”, tha ish-deputeti.

Salianji kujtoi se qeveria aktualisht është jashtë kontrollit dhe ky është momenti që demokratët të ringrihen nëpërmjet reformimit të partisë dhe hapjes së dyerve të selisë blu, sepse janë regjistruar vetëm humbje zgjedhore.

“Qeveria e Ramës ka dalë jashtë kontrollit, është urgjente që shqiptarët t’i thërrasë e të marrin fatin e tyre në dorë. Shqiptarët nuk kërkojnë luftë, por respekt, normalitet. Ka rëndësi historike për ta mbyllur këtë kapitull, për një fazë tjetër ndryshimi demokratik që ka ardhur. Por ndryshimi nuk vjen ndryshe. Ka njeri që nuk e di se qeveria është e korruptuar kokë e këmbë? Ndryshimi vjen duke marrë ne përgjegjësitë tona”, vijoi ai.

The post “Qeveria e Ramës ka dalë nga kontrolli, por PD është në krizë”, Salianji: Bëjnë korrupsion dhe nuk mbajnë përgjegjësi edhe pasi rruga 260 mln euro Qukës-Qafë Plloçë shëmbet appeared first on Albeu.com.

“Të sjellim rrotacionin dhe ta bëjmë PD fituese”, Salianji nga Korça: E nisa nga këtu 2026-ën si ogur i ndryshimit, nuk më ndal dot askush

By: M C
10 January 2026 at 17:52

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji mbushi sot sallën me mbështetësit e tij në qytetin e Korçës, për të vijuar takim9in e radhës me lëvizjen brenda PD-së, për reformim të strukturave dhe përballje me qeverinë nëpërmjet protestave agresive.

“Edi Rama o hajdut”, ka qenë thirrjet e qytetarëve në këtë takim. Salianji është pritur me brohorima nga mbështetësit demokratë. Kurse fjalën e tij e nisi me falënderimin për pjesëmarrësit dhe ogurin e ndryshimit.

“Mirembrëma Korça e zemrës time, qyteti i demokratëve dhe faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme dhe ngroh shpirtin e çdo demokrati në Shqipëri dhe tregon se demokratët janë në këmbë. Shpresa për PD dhe opozitën dhe në këtë natë të ftohtë janari është plotë. Vendosëm që këtë takim të parë nga 2026 ta nisim nga qyteti i Korçës, me ogur të mbarë dhe me ndryshim dhe mesa duket Korça po e tregon veten”, tha Salianji mes të tjerash në fjalën e tij.

Ai tha se kishte marrë mesazhe të shumta, me mbështetje apo me këshillime, por shtoi se nuk do e ndalte misionin dhe rrugën e tij drejt qëllimit për ta bërë PD fituese dhe për ta reformuar.

“Kam marrë mijëra mesazhe inkurajimi nga qytetarë, drejtues të PD dhe përfaqësues të ndryshëm. Nuk kam pasur dhe nuk kam plan për të ndaluar, do vazhdoj drrugën për ringritjen e PD dhe reformimin e saj”, tha ai.

Më tej Salianji u shpreh se pjesëmarrja e madhe në sallë dhe mbështetja i japin frymë dhe energji për të realizuar rrotacionin politik dhe për të sjellë PD në pushtet.

“Kjo pjesëmarrje na jep më shumë energji, më shumë forcë për të ecur para, na jep frym për të vazhduar para dhe të sjellim atë që shqiptarët duan, të sjellim rrotacionin dhe ta bëjmë PD fituese, fituese, fituese”, vijoi ish-deputeti demokrat.

The post “Të sjellim rrotacionin dhe ta bëjmë PD fituese”, Salianji nga Korça: E nisa nga këtu 2026-ën si ogur i ndryshimit, nuk më ndal dot askush appeared first on Albeu.com.

Can Yaman përfundon në polici, në pranga dhe aktorja e njohur turke

By: M C
10 January 2026 at 17:43

Një aksion i madh policor në Stamboll ka përfshirë disa figura të njohura të showbiz-it turk, përfshirë aktorin e famshëm Can Yaman dhe aktoren Selen Gorguzel, të cilët janë shoqëruar nga autoritetet pas kontrollesh të papritura në klube nate dhe një hotel të njohur. Operacioni, që përfshiu gjithsej shtatë persona, u zhvillua në disa lokacione të njohura, përfshirë Bebek Hotel dhe klubin “Klein Phonix”, ku forcat e sigurisë sekuestruan prova të rëndësishme.

Hetimi ka nisur që nga 5 janari dhe deri më tani ka çuar në arrestimin e 19 personave. Sipas burimeve të mediave turke, hetimet janë të lidhura me dyshimet për përdorim dhe nxitje të përdorimit të substancave të ndaluara, si dhe lehtësim të aktiviteteve të paligjshme në ambiente publike.

Të arrestuarit do t’u nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që hetimet për të zbuluar më shumë detaje mbi aktivitetet e paligjshme vazhdojnë. Përveç aktorëve, raportohet se janë shoqëruar gjithashtu menaxherë dhe pronarë të bizneseve të përfshira në operacion.

Situata mbetet në zhvillim, ndërsa pritet një vendim i prokurorisë për hapat e mëtejshëm ndaj personave të shoqëruar. Operacioni ka tronditur jo vetëm showbiz-in turk, por gjithashtu ka ngritur pyetje të reja për mundësinë e përfshirjes së të tjerëve në këtë rrjet të paligjshëm.

The post Can Yaman përfundon në polici, në pranga dhe aktorja e njohur turke appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dëborës dhe makina pa pajisje dimërore, bllokohet rruga e Arbrit

By: M C
10 January 2026 at 17:15

Rruga e Arbrit është bllokuar në afërsi të tunelit të Murrizit këtë të shtunë.

Raportohet se shkak për bllokimin janë bërë reshjet e dëborës dhe makinat pa pajisje dimërore.

Bëhet me dije se mjetet borëpastruese po punojnë në terren për hapjen e rrugës.

The post Reshjet e dëborës dhe makina pa pajisje dimërore, bllokohet rruga e Arbrit appeared first on Albeu.com.

Përmbytje dhe rrugë të pa përfunduara/ Banorët e Spitallës ngrihen në protestë, kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet

By: M C
10 January 2026 at 16:53

Banorët e Spitallës janë ngritur në protestë, pas situatës me motin e keq që ka përfshirë vendin ditët e fundit. Si pasojë e kësaj, ata shprehen se kanë pësuar dëme të mëdha materiale në banesat dhe bizneset e tyre. Banorët ankohen për rrugën, e cila është e ndërtuar nga një firmë private, nuk ka projektim dhe trotuaret janë vetëm 30 centimetra të gjera. Gjithashtu shtyllat e elektricitetit janë të vendosura, në mes të trotuareve.

Ata thonë se kanalizimet e bllokuara kanë shkaktuar përmbytje, duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Bëhet me dije se në këtë lagje jetojnë rreth 300 familje, ndërsa lëvizja e makinave dhe siguria e fëmijëve janë në rrezik. Sipas tyre ,në të njëjtën rrugë kanë humbur jetën dy burra dhe një fëmijë.

Protestës i janë bashkuar edhe deputetë të opozitës, Igli Cara dhe Iliriana Kuçana, ish-kandidate për deputete e PD-së. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për zgjidhje të problemit. Ata kanë paralajmëruar se nëse kjo nuk zgjidhet, ata do të vazhdojnë me protesta edhe më masive

The post Përmbytje dhe rrugë të pa përfunduara/ Banorët e Spitallës ngrihen në protestë, kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet appeared first on Albeu.com.

Moti i keq paralizon edhe Kosovën, uji vërshon nëpër rrugë e qytete, dëme dhe bllokim aksesh

By: M C
10 January 2026 at 16:36

Ministria e Infrastrukturës njoftoi se në disa rrugë të Kosovës ka probleme për shkak të reshjeve të shiut.

Ndërkaq, Agjencia për Menaxhim Emergjent dha detaje të tjera për rrugët që janë vërshuar pas reshjeve të shiut.

Një segment i rrugës nacionale Ferizaj-Prishtinë u mbyll për qarkullim për automjete më 10 janar, për një kohë të caktuar për shkak të ujit të madh në rrugë, tha Ministria e Infrastrukturës dhe Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës tha se segmenti që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, segmenti nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt, është mbyllur plotësisht për qarkullimin e automjeteve, “për një kohë të caktuar”.

“Ky veprim është ndërmarrë si masë e domosdoshme për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e rrezikut në trafik”, u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës ky segment do të hapet për qarkullim brenda ditës.

Ajo tregoi se edhe në nënkalimin në Mazgit, në drejtim të autostradës, ka grumbullim të ujit “si pasojë e bllokimit të kanalit atmosferik”, duke shtuar se po punohet që të zhbllokohet rruga.

Ministria e Infrastrukturës tha se në autostradën “Ibrahim Rugova” ka rrëshqitje të dheut.

Në Sllatinë, në rrugën Fushë Kosovë -Gjurgjicë, sipas njoftimit, gjithashtu ka grumbullim të ujit në rrugë.

“Në rrugën Zhur–Dragash kemi lëvizje të trupit të rrugës. Është vendosur sinjalizimi përkatës dhe aktualisht qarkullimi zhvillohet në një shirit”, u tha në njoftim.

Kjo ministri kërkoi nga qytetarët që të evitojnë këto rrugë deri në zgjidhjen e plotë të problemeve. Agjencia për Menaxhim Emergjent tha se situata është e qëndrueshme dhe e menaxhueshme.

Ky institucion raportoi për vërshime në dy rrugë në Prishtinë, në fshatin Smallush të Lipanit, vërshime në rrugën Shtime-Reçak, në Graçanisë afër një qendre tregtare, informon Radio Evropa e Lirë.

Në Mitrovicë ndërkaq është evakuuar një familje, ndërkaq ka pasur intervenime edhe në pjesë të tjera të Kosovës si pasojë e grumbullimit të ujit.

Mëngjesin e 10 janarit, Kosova është përballur me reshje të shiut, teksa Instituti Meteorologjik i Kosovës ka paraparë që më vonë gjatë ditës, me uljen e temperaturave, të ketë edhe reshje bore.

Ditëve të fundit, për shkak të reshjeve të shiut, disa zona në Kosovë u përballën me vërshime që shkaktuan dëme në pronat private dhe në infrastrukturën rrugore.

Po ashtu, për shkak të vërshimeve, disa zona kanë pasur probleme me energji elektrike dhe furnizim me ujë të pijshëm, teksa Ministria e Arsimit ka vendosur që të shtyjë për 12 janar rinisjen e vitit shkollor pas pushimit dimëror.

The post Moti i keq paralizon edhe Kosovën, uji vërshon nëpër rrugë e qytete, dëme dhe bllokim aksesh appeared first on Albeu.com.

Moti i keq në vend/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë qarqet që rrezikojnë më shumë

By: M C
10 January 2026 at 16:21

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e fundin rreth situatës së krijuar në vend, si pasojë e motit të keq. Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria bën me dije situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Dibër dhe Berat.

Ndërsa në qarqet e tjera raportohen problematika të kufizuara ose situatë e qëndrueshme. Në Qarkun Durrës janë verifikuar gjithsej 5 477 banesa, nga të cilat në 1 711 raste janë konstatuar dëme.

Në Qarkun Lezhë, niveli i ujit ka shënuar rënie përgjithësisht në tokat bujqësore. Forcat në terren po punojnë për largimin e ujit nga disa banesa. Ndërsa në qarqet Gjirokastër dhe Dibër po punohet për pastrimin e disa akseve rrugore, ku janë shënuar rrëshqitje dherash, si dhe për largimin e ujit nga disa objekte.

NJOFTIMI

Si pasojë e reshjeve intensive të shiut të regjistruara gjatë orëve të fundit, në disa qarqe të vendit janë evidentuar problematika të lidhura me rritjen e prurjeve në disa lumenj, përmbytje të tokave bujqësore, rrëshqitje dherash si dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.

Situata paraqitet më problematike në qarqet Shkodër, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Dibër dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjera raportohen problematika të kufizuara ose situatë e qëndrueshme.

Në Qarkun Shkodër, rritja e niveleve të lumenjve Drin, Kir dhe Bunë ka shkaktuar përmbytje në territorin e Bashkisë Shkodër, kryesisht në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç. Strukturat e bashkisë dhe të emergjencave civile ndodhen në terren dhe po monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme situatën, duke evidentuar pikat me risk dhe duke marrë masa paraprake për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe nivelet e ujit janë nën kuotat kritike.

Në Qarkun Durrës janë verifikuar gjithsej 5 477 banesa, nga të cilat në 1 711 raste janë konstatuar dëme. Janë evakuuar 851 persona, kryesisht në zonat Sukth dhe Katund i Ri, ku rreth 2 000 hektarë tokë bujqësore janë nën prezencë uji. Vijon puna për konstatimin dhe vlerësimin e dëmeve.

Në Qarkun Lezhë, niveli i ujit ka shënuar rënie përgjithësisht në tokat bujqësore. Forcat në terren po punojnë për largimin e ujit nga disa banesa. Të gjithë hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë, me përjashtim të atij të Gocajve, ku është evidentuar mungesë energjie elektrike. Niveli i lumit Drin vijon të jetë në ulje, ndërsa lumi Mat ka shënuar rritje për shkak të shkarkimeve nga HEC-et Shkopet dhe Qafë Mollë. Nuk raportohen probleme në akset rrugore.

Në qarqet Gjirokastër dhe Dibër po punohet për pastrimin e disa akseve rrugore, ku janë shënuar rrëshqitje dherash, si dhe për largimin e ujit nga disa objekte.

Në qarqet Berat dhe Elbasan, rritja e prurjeve të lumenjve Osum dhe Devoll ka sjellë përmbytje të sipërfaqeve bujqësore. Situata vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse.

Në terren janë të angazhuar efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes, po asistojnë në transportimin e banorëve, shpërndarjen e ndihmave dhe mbështetjen e operacioneve emergjente, sipas nevojave të autoriteteve vendore.

U bëjmë thirrje banorëve të zonave të prekura të kontaktojnë autoritetet vendore për çdo nevojë dhe të bashkëpunojnë me strukturat në terren për menaxhimin sa më efektiv të situatës.

The post Moti i keq në vend/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë qarqet që rrezikojnë më shumë appeared first on Albeu.com.

Protestat në Iran: Raportohet për dhjetëra të vdekur e mijëra të arrestuar

By: M C
10 January 2026 at 16:04

Protestat në Iran kanë hyrë në ditën e katërmbëdhjetë me radhë, por ende nuk ka një informacion konkret lidhur me numrin e saktë të personave të arrestuar në qytete të ndryshme në Republikën Islamike.

Deri më tani, autoritetet e gjyqësorit dhe të sigurisë në Iran nuk kanë dhënë shpjegime sa i përket numrit të të arrestuarve, se ku po mbahen ata dhe nën çfarë kushtesh.

Në ditët e fundit, qindra persona janë arrestuar në lidhje me protestat në Iran, përfshirë edhe adoleshentë.

Deputeti i Parlamentit iranian, Abdolvahed Fayazi, anëtar i Komisionit të arsimit dhe hulumtimit të Parlamentit, ka konfirmuar arrestimin e fëmijëve dhe adoleshentëve.

Para ndërprerjes së internetit në mbarë vendin, ai deklaroi në një intervistë për agjencinë gjysmëzyrtare të lajmeve ILNA se “gjyqësori do të merret me ta në përputhje me të drejtat e fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve në Republikën Islamike”.

Agjencia e lajmeve për të drejtat e njeriut (HRANA), e cila mbulon zhvillimet që lidhen me të drejtat e njeriut, ka raportuar se të paktën 2.311 persona janë arrestuar në 13 ditët e para të protestave dhe se demonstrata janë regjistruar në 512 lokacione në 180 qytete dhe qyteza, teksa interneti është ndërprerë pothuajse plotësisht në Iran.

Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta për numrin e të vrarëve gjatë protestave, organizata joqeveritare Iran Human Rights kishte raportuar 45 viktima deri në ditën e 12-të të protestave, ndërsa HRANA ka raportuar për të paktën 65 persona të vdekur. Radio Farda e Radios Evropa e Lirë deri më tani ka konfirmuar identitetin e 35 të vrarëve, pesë nga të cilët ishin nën moshën 18-vjeçare.

Protestat nisën më 28 dhjetor për shkak të pakënaqësive me krizën ekonomike, zhvlerësimin e monedhës kombëtare dhe krizës energjetike.

Protestat më masive deri më tani janë regjistruar më 8 janar.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetje për protestuesit iranianë, me presidentin amerikan, Donald Trump, që ka paralajmëruar autoritetet në Teheran se Uashingtoni do të ndërhyjë nëse Irani vret protestues./ REL

The post Protestat në Iran: Raportohet për dhjetëra të vdekur e mijëra të arrestuar appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 10 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
9 January 2026 at 23:48

Dashi

Partneri juaj do jete shume misterioz gjate kësaj dite kjo do ju beje te dyshoni për te. Mos bëni gjera te gabuara qe mund te prishin harmoninë. Beqaret nuk duhet te kenë frike ta kërkojnë kudo dashurinë dhe te hedhin ndonjë hap me tej. Ekuilibri financiar nuk do ketë aspak probleme, përkundrazi do ndiheni me te lire për te kryer ndonjë shpenzim me tepër.

Demi

Nuk do ketë aspak probleme gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale dhe do dashuroheni ashtu si ta ndjeni me atë qe keni ne krah. Beqaret do e takojnë me ne fund shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë me te një histori shume te bukur dashurie. Ne planin financiar vetëm me kujdes dhe maturi mund te arrini ta mbani situatën te stabilizuar.

Binjaket

Do ketë shume debate dhe mosmarrëveshje gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Nuk do ndiheni rehat aspak përkundrazi do doni t’ia mbathni. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Ne planin financiar do keni fat me shumice. Gjendja sa do vije dhe do përmirësohet. Do i rregulloni problemet qe keni pasur.

Gaforrja

Mos iu kundërvini për çdo gjë partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse mund te keni probleme serioze me te. Mundohuni te tregoheni sa me te kujdesshëm. Beqareve nuk do ju pëlqejë asnjeri nga personat qe do iu vije rreth e rrotull dhe do mbeten serish vetëm. Financat do jene te turbullta dhe delikate. Mos shpenzoni shume te mëdha sepse do vuani me vone.

Luani

Jeta ne çift do jete me e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe do provoni emocione te reja se bashku. Beqaret me ne fund do e gjejnë lumturinë ne krahët e një personi te cilin e kane njohur prej vitesh, por e kane pare thjesht si mik. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mira sa ju te kryeni investime.

Virgjeresha

Dite me shume fat kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me te dashuruar se kurrë dhe do bëni atë qe do ju ndieje zemra. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete dike dhe nuk do ndalen derisa t’ia dalin. Nëse nuk tregoheni te matur me shpenzimet, financat do vijnë duke u përkeqësuar.

Peshorja

Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te dy kokëfortë dhe nuk do hapni rruge për asnjë moment. Beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një lidhje, prandaj do qëndrojnë vetëm. Miqtë nuk do i lënë asnjë moment te meritën, përkundrazi do iu organizojnë edhe surpriza. Ne planin financiar do keni vështirësi pa fund.

Akrepi

Do keni shume vështirësi gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift, por me pak përkujdes, tolerance dhe mirëkuptim ne fund te ditës do sqaroni gjithçka. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar do ju duhet te bëni kujdes. Shpenzimet e mëdha mund te kenë pasoja te renda tek buxheti.

Shigjetari

Jeta juaj ne çift do marre një kthese mjaft pozitive gjate kësaj dite. Do kujdeseni edhe me tepër për njeri-tjetrin dhe do kaloni çaste te këndshme. Beqaret gjithashtu do kenë një dite te veçante dhe te mbushur me takime. Do e kenë ata ne dore se cilin person te zgjedhin. Ekuilibri financiar do filloje te stabilizohet fale ndihmës se disa te afërmve.

Bricjapi

Jeta juaj ne çift pritet te jete e trazuar sot. Mos kërkoni me shume sesa duhet nga partneri dhe mos i flisni atij me ironi. Beqaret do takohen me një person mjaft tërheqës ne pamjen fizike dhe me plot bote. Bëjnë mire te mos e humbin këtë mundësi te mire qe po iu jepet. Ne planin financiar duhet te bëni sa me shume kujdes qe te mundeni te paktën derisa gjendja te stabilizohet.

Ujori

Ne përgjithësi jeta ne çift do jete e mbrojtur nga yjet. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj dhe do ja dëgjoni njeri-tjetrit fjalën. Beqaret duhet te njihen mire me disa persona përpara se te vendosin te bëjnë diçka. Financat do jene te mira për ata qe kane një biznes te tyren, te tjerëve do ju duhet shume kujdes dhe maturi për t’ia dale.

Peshqit

Dite plot ngjyra kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do argëtoheni pa fund me partnerin dhe do ndiheni si mbi re. Beqaret do jene ne ankth para takimeve me disa persona dhe do qëndrojnë vetëm ne heshtje. Po vazhduat kështu askush nuk do kërkojë te qëndrojë me ju. Te ardhurat do fillojnë te rriten fale një shpërblimi te marre nga puna.

The post Horoskopi 10 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Mësoni emrin e banorit që mund të bëhet sot pjesë e shtëpisë së “BBVK”

By: M C
9 January 2026 at 23:34

Pak orë para spektaklit të radhës së Big Brother VIP Kosova, rrjetet sociale janë “ndezur” nga aludimet për hyrjen e një banori të ri në shtëpinë më të famshme në vend. Shkak për këto spekulime është bërë një postim i reperit Lim Hoti në Instagram, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Limi ka publikuar një fotografi të shoqëruar me mbishkrimin “New chapter”, ndërsa në sfond të fotos shihet qartë logoja e Big Brother VIP. Ky detaj ka mjaftuar që ndjekësit të nisin menjëherë aludimet se ai mund të jetë banori i radhës që do t’i bashkohet formatit. Postimi, i realizuar në Prishtinë, është shpërndarë me shpejtësi dhe ka marrë qindra komente nga fansat e emisionit.

Ndjekësit e BBVK e kanë interpretuar këtë veprim si një sinjal të qartë për hyrjen e tij në shtëpi, duke e cilësuar Lim Hotin si një emër që mund të sjellë dinamika të reja dhe tensione interesante në lojë. Interesi është shtuar edhe më shumë për shkak të historisë së tij personale me disa nga banoret aktuale.

Kujtojmë se ai ka pasur më parë lidhje dashurie me dy banore të këtij edicioni, Albën dhe Bian, çka mund të ndikojë ndjeshëm në zhvillimet brenda shtëpisë, nëse ai konfirmohet si banor i ri.

Megjithatë, deri më tani, produksioni i Big Brother VIP Kosova nuk ka dhënë asnjë konfirmim zyrtar. Mbetet të shihet nëse këto aludime do të marrin formë konkrete gjatë spektaklit të radhës, i cili pritet me shumë interes nga publiku.

The post Mësoni emrin e banorit që mund të bëhet sot pjesë e shtëpisë së “BBVK” appeared first on Albeu.com.

Macron ndryshon datën e Samitit të G7 për hir të Trump, shkak ditëlindja e 80-të e presidentit amerikan

By: M C
9 January 2026 at 23:25

Franca ka “ndryshuar me mirësjellje datat” e samitit të ardhshëm të G7-ës, “për të marrë parasysh axhendën e Donald Trump”.

Kështu u shpreh një zyrtar i lartë amerikan për AFP-në të hënën.

Zyrtari po reagonte ndaj një raporti të Politico se samiti, fillimisht i planifikuar për 14-16 qershor, ishte shtyrë për në 15-17 qershor.

Presidenti amerikan po organizon një ndeshje artesh marciale të përziera në Shtëpinë e Bardhë më 14 qershor, në ditëlindjen e tij të 80-të.

“Si udhëheqës i botës së lirë, partnerët tanë e konsideruan të nevojshme që Presidenti Trump të merrte pjesë në samitin e G7. Ata me mirësjellje ndryshuan datat për t’iu përshtatur axhendës së presidentit amerikan”, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

“Data e samitit është rezultat i konsultimeve me të gjithë partnerët tanë të G7”, komentoi Pallati Elysee.

Shtetet e Bashkuara, Japonia, Kanadaja, Franca, Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe përbëjnë “Grupin e Shtatë”.

Çdo vend organizon me radhë takimet ministrore dhe samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive që zhvillohen çdo vit.

Ky model u ndërpre nga rikthimi në pushtet i Donald Trump, i cili tronditi thellësisht aleancat tradicionale të Shteteve të Bashkuara.

The post Macron ndryshon datën e Samitit të G7 për hir të Trump, shkak ditëlindja e 80-të e presidentit amerikan appeared first on Albeu.com.

BKH me urdhër të SPAK, kontrolle dhe verifikime tek disa biznese të dyshuara për korrupsion

By: M C
9 January 2026 at 23:21

Me urdhër të SPAK dhe me miratim të GJKKO, hetuesit e BKH po kryejnë kontrolle në ambiente dhe tek disa shtetas të dyshuar për përfshirje në afera korruptive.

Ky kontroll po zhvillohet në kuadër të procedimit nr. 136 të vitit 2025, për dyshime mbi abuzimin e fondeve publike në projektet e infrastrukturës rrugore.

Lista e kompanive dhe administratorëve/drejtuesve teknik të përfshirë në hetime:

Pllumb Salillari, administrator Bledar Starova; Eduart Çohadari (Drejtues Teknik)

2.1.: 4 A-M (Shoqeria e perthithur “”Lissus-Al”“ sh.p.k) administrator Ardit Metaliaj; Iljan Metaliaj (Drejtues Teknik) 4 A-M shpk

2.1. ED KONSTRUKSION, administrator Çuman Sejdiaj

2.2. I.D.K-KONSTRUKSION ( ish “I.D.K – KONSTRUKSION”) administrator Gramos Dalipi

3.ALB – STAR ( ish “”ALB-STAR'”‘; ish”ALBSTAR SH.P.K”) administrator Bledar Lloshi

4.1. Fituesit: EUROTEOREMA PEQIN, administrator Giovanni Pascale

4.2. PE – VLA – KU, administrator Vladimir Pjetërgjokaj

4.3. Nova Construction Group (ish “NOVA Construction 2012”), administrator Enea Kaçi, Basri Troci

5.1.: G. P. G. COMPANY (Ish G. P. G. Kompani), administrator Besmir Çako

5.2. Senka shpk, administrator Ervis Toska; Ergys Senka; Spartak Demiraj

GJOKA KONSTRUKSION (Ish GJOKA), administrator Rrok Gjoka

ALKO-IMPEX General Construcion, administrator Leonard Proko; Arbër Abazi

7.2. 2 T, administrator: Artan Sako

Hetuesit po vijojnë mbledhjen e informacionit dhe dokumenteve për të sqaruar përfshirjen e këtyre kompanive në dyshimet për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike.

The post BKH me urdhër të SPAK, kontrolle dhe verifikime tek disa biznese të dyshuara për korrupsion appeared first on Albeu.com.

SHBA sekuestroi një tjetër cisternë venezueliane në Karaibe, Trump: Ne do të vendosim se cilat kompani nafte do të operojnë në Venezuelë

By: M C
9 January 2026 at 22:49

Tensionet gjeopolitike janë rritur pas sekuestrimit të një tjetër cisterne nafte nga ushtria amerikane. Bëhet fjalë për anijen Marinera, e cila kishte ndërruar flamurin në Rusi dhe që, sipas Uashingtonit, i përkiste “flotës në hije” të lidhur me Venezuelën.

Sekuestrimi i cisternës në Atlantikun e Veriut ka shkaktuar reagime të ashpra nga Moska dhe Pekini. Megjithatë, Kremlini njoftoi sot lirimin e dy anëtarëve rusë të ekuipazhit, duke deklaruar se “mirëpret” veprimin dhe “shpreh mirënjohje për udhëheqjen amerikane”, në një përpjekje të dukshme për të ruajtur linja komunikimi të hapura me SHBA-në, në sfondin e negociatave të vështira për Ukrainën.

Kievi, nga ana tjetër, e përshëndeti sekuestrimin, duke e quajtur cisternën Olina pjesë të “flotës në hije” ruse.

Sipas SHBA-së, operacioni u krye nga forcat që u nisën nga aeroplanmbajtësja Gerald R. Ford, e vendosur aktualisht në Karaibe nga administrata Trump. Në një operacion të mëparshëm, trupat amerikane kapën presidentin venezuelian Nicolás Maduro, ndërsa në pushtet mbeti zëvendësja e tij, Delcy Rodríguez.

Presidenti Donald Trump ka shprehur hapur ambiciet për kontroll mbi naftën venezueliane, duke deklaruar se Karakasi do të furnizojë SHBA-në me 30 deri në 50 milionë fuçi naftë.

“Shtetet e Bashkuara do të vendosin se cilat kompani nafte do të operojnë në Venezuelë”, tha Trump në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se kompanitë e naftës do të investojnë të paktën 100 miliardë dollarë në vend.

The post SHBA sekuestroi një tjetër cisternë venezueliane në Karaibe, Trump: Ne do të vendosim se cilat kompani nafte do të operojnë në Venezuelë appeared first on Albeu.com.

Alba Pollozhanin e ka marrë malli, çfarë po paralajmëron Lim Hoti? Reperi gati të surprizojë ish-partneret

By: M C
9 January 2026 at 22:30

Reperi Lim Hoti, një ndër personazhet më të komentuar si banori i radhës që do t’i bashkohet kastit të Big Brother VIP Kosova në këtë edicion.

Së fundmi Lim Hoti ka trazuar rrjetin teksa gjatë kohës që po zhvillohet prime i mbrëmjes, ai ka postuar një foto jashtë ambienteve të BBVK duke shkruar “New chapter” (kapitull i ri).

Hyrja e tij është e komentuar për shkak të dy banoreve që ndodhen aty brenda, ose më saktë dy ish-partnereve të tij. Bëhet fjalë për Bia Khalifa dhe Alba Polozhali. Me këtë të fundit reperi u njoh dhe krijoji një raport në spektaktin e “Ferma Vip”, por që nuk zgjati pasi ata të dy u larguan nga formati.

Hyrja e Lim Hotit në shtëpinë më të famshme të Kosovës, do trazonte jo pak ujërat si dhe do të krijojne dhe përplasje mes dy banoreve. Theksojmë se shpesh herë Alba është gjendur keq emocionalisht dhe e përlotur teksa fliste apo kujtonte ish-partnerin e saj.

The post Alba Pollozhanin e ka marrë malli, çfarë po paralajmëron Lim Hoti? Reperi gati të surprizojë ish-partneret appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 9 January 2026Main stream

Nuk mban më, babai i kërkon Selinës largimin e menjëhershëm nga “BBVA”

By: M C
9 January 2026 at 21:52

Situata mes Selinës dhe familjes së saj jashtë shtëpisë duket se ka arritur pikën kritike.

Gazetari Elton Tozaj ka zbuluar se babai i banores ka ndërmarrë hapa konkretë për ta nxjerrë vajzën nga loja.

Sipas Tozajt, durimi i familjes ka sosur dhe babai është paraqitur fizikisht pranë ambienteve të Top Channel.

“Sipas informacioneve të mia, babai i Selinës ka kërkuar largimin e saj, është shfaqur në dyert e produksionit dhe ka kërkuar largimin e menjëhershëm,” deklaroi gazetari në Mcn.

Shkaku i vetëm dhe kryesor i këtij vendimi drastik është afrimiteti i vazhdueshëm i Selinës me Mirin.

Pavarësisht mesazheve të mëparshme dhe letrës që babai i dërgoi për t’i kërkuar distancim, marrëdhënia e tyre ka vijuar të thellohet, gjë që familja e konsideron të papranueshme, veçanërisht për shkak të statusit të martuar të këngëtarit.

The post Nuk mban më, babai i kërkon Selinës largimin e menjëhershëm nga “BBVA” appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Gjendet i pajetë trupi i një burri rreth të 60-ve në Elbasan, të paqarta shkaqet e vdekjes

By: M C
9 January 2026 at 21:41

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e lagjes “Brigada 17 Sulmuese” në Elbasan, ku mbrëmjen e sotme është gjetur i pajetë trupi i një personi.

Sipas burimeve jozyrtare, viktima është identifikuar si Vasil Gashi, rreth të 60-ve. Viktima mbante në trup një uniformë pune, teksa po kryhen verifikimet nëse shkaqet janë natyrore apo ka faktorë të tjerë të jashtëm.

Policia dhe shërbimet e tjera emergjente u njoftuan menjëherë pas gjetjes së trupit dhe mbërritën në vendngjarje për të nisur hetimet. Deri më tani, shkaqet e vdekjes mbeten të paqarta, ndërsa pritet që prokurori të urdhërojë kryerjen e një ekspertize mjeko-ligjore për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e vdekjes.

Banorë të zonës raportojnë tronditje dhe shqetësim për ngjarjen, ndërkohë që forcat e rendit vazhdojnë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe marrjen e provave të nevojshme.

Autoritetet ende nuk kanë lëshuar një deklaratë zyrtare për mediat dhe publikun. Hetimet janë në vazhdim, dhe pritet që në orët në vijim të ketë informacione më të detajuara mbi këtë rast tragjik.

The post EMRI/ Gjendet i pajetë trupi i një burri rreth të 60-ve në Elbasan, të paqarta shkaqet e vdekjes appeared first on Albeu.com.

Shembet masivi me gurë dhe inerte në Selenicë, bllokohet rruga! Dhjetëra familje kërkojnë ndihmë

By: M C
9 January 2026 at 21:16

Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë ditët e fundit ka sjellë jo vetëm probleme me përmbytjet, por edhe me bllokimin e rrugëve për shkak të borës apo të rrëshqitjeve të dherave.

Raportohet se një pjesë inertesh dhe gurësh është shkëputur në fshatin Matogjin-Bashaj të Bashkisë së Selenicës, duke bllokuar rrugën.

Mësohet se nga bllokimi i rrugës, dhjetëra familje janë mbetura të izoluara dhjetëra familje të fshatit Bashaj, të cilat kanë bërë apel për ndihmë.

Ndërsa po ashtu bëhet me masivi i dheut është shkëputur në dy vende brenda 2 orësh mesditën e sotme.

The post Shembet masivi me gurë dhe inerte në Selenicë, bllokohet rruga! Dhjetëra familje kërkojnë ndihmë appeared first on Albeu.com.

Detaje të reja nga çështja Balluku, SPAK kontrolle te “Salillari” dhe në kompaninë “Senka”

By: M C
9 January 2026 at 20:36

Detaje të reja janë mësuar lidhur me kontrollet e kryera nga SPAK në kuadër të çështjes që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se hetuesit e SPAK kanë ushtruar kontrolle edhe në kompaninë Salillari, në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari.

Sipas saj, kontrolle janë zhvilluar gjithashtu edhe në kompaninë Senka, me seli në Lushnje, e cila zotërohet nga Ylli dhe Donika Senka.

The post Detaje të reja nga çështja Balluku, SPAK kontrolle te “Salillari” dhe në kompaninë “Senka” appeared first on Albeu.com.

Xheneta Fetahu hapet për ndjenjat e saj ndaj Gjestit në BBVK

By: M C
9 January 2026 at 20:11

Xheneta Fetahu është rikthyer në qendër të vëmendjes me rihyrjen e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke sjellë dinamika të reja dhe tension mes banorëve. Ish-banorja e njohur ka hapur zemrën për ndjenjat e saj, duke lënë të kuptohet se lidhja e saj me Gjestin ka qenë më komplekse se sa duket.

Gjatë diskutimeve me banorët brenda shtëpisë, Xheneta nuk e përmendi emrin e tij drejtpërdrejt, por mes fjalëve të saj ishte e qartë se po fliste për Gjestin. “Me e thënë realitetin, mundem me thënë 100 për qind ndoshta kam pasur lloj ndjenja për të pa vetëdijen time, që e kam kuptu kur kam dalë jashtë… e kam kuptu në mënyrën, sjelljen që ai e ka bërë brenda… e kam kuptuar kur mua më dhembi kur e kam parë me dikë tjetër. Aty e kam vërejtur që ka diçka që mua ma ndjen”, ka rrëfyer Xheneta.

Relacioni i saj me Gjestin ka qenë tejet i komentuar gjatë edicionit të tretë të BBVK-së, duke tërhequr vëmendjen e publikut për momentet e tyre të tensionuara dhe të ndjeshme. Rikthimi i Xhenetës në edicionin e katërt nuk ishte për një qëndrim të gjatë; ajo hyri për të qëndruar 24 orë në kuadër të një misioni nga Vëllai i Madh.

Megjithatë, prezenca e saj ka sjellë sërish energji dhe diskutime brenda shtëpisë, duke rikthyer kujtime dhe emocione që lidhen me edicionet e mëparshme.

The post Xheneta Fetahu hapet për ndjenjat e saj ndaj Gjestit në BBVK appeared first on Albeu.com.

❌
❌