Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 January 2026Main stream

Jorida Tabaku: Shqipëria po ndërton ekonomi që nuk prodhon, tkurrje e industrisë dhe bujqësisë

By: lindita
13 January 2026 at 13:35

Nga Jorida Tabaku: Shifrat e fundit ekonomike nuk janë thjesht statistika. Janë një paralajmërim. Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë dhe INSTAT tregojnë se, ndërsa ekonomia shqiptare vazhdon të rritet në letër, kapacitetet prodhuese po përdoren gjithnjë e më pak. Industria dhe bujqësia janë në rënie, ndërsa rritja mbahet pothuajse ekskluzivisht nga turizmi…

Source

Tabaku: Shqipëria po ndërton një “ekonomi hoteli”! E rrezikshme për zhvillimin afatgjatë të vendit

By: Ela
13 January 2026 at 11:16

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka ngritur alarmin për drejtimin që po merr ekonomia shqiptare, duke e cilësuar modelin aktual si të pabalancuar dhe të rrezikshëm për zhvillimin afatgjatë të vendit. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku i referohet të dhënave të fundit të Banka e Shqipërisë dhe INSTAT, sipas të cilave ekonomia vijon të […]

The post Tabaku: Shqipëria po ndërton një “ekonomi hoteli”! E rrezikshme për zhvillimin afatgjatë të vendit appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Tabaku: Ligji i ‘Paqes Fiskale’, amnisti për pastrimin e parave

By: Brisi
11 January 2026 at 10:50

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka komentuar ligjin e paqes fiskale. Në një postim në rrjete sociale, Tabaku thotë se bërja e ktij ligji në heshtje dhe pa një akt publik firmosjeje , tregon seriozitetin e dyshimtë dhe rrezikun e këtij ligji për ekonominë dhe shtetin ligjor. Sipas Tabakut ky ligj është një amnisti për pastrimin […]

The post Tabaku: Ligji i ‘Paqes Fiskale’, amnisti për pastrimin e parave appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet/ Tabaku: Fondi për emergjencat më i vogël se tre kontrata inceneratorësh

By: Elva
10 January 2026 at 09:59

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj situatës së përmbytjeve në vend, duke akuzuar qeverinë për mungesë investimesh dhe për menaxhim të dobët të parandalimit të fatkeqësive. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku thotë se përmbytjet nuk janë pasojë vetëm e motit, por e politikave të qeverisë që sipas saj nuk ka […]

The post Përmbytjet/ Tabaku: Fondi për emergjencat më i vogël se tre kontrata inceneratorësh appeared first on BoldNews.al.

Salianji jashtë Kryesisë? Tabaku: S’kam dijeni, e vlerësoj mendimin ndryshe

By: Elva
6 January 2026 at 21:57

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaroi se PD duhet të qëndrojë e bashkuar në betejën kundër qeverisë, duke refuzuar çdo ide për përjashtime të zërave kritikë brenda partisë. Në një intervistë në Studio 24 në News24, Tabaku reagoi për lëvizjet e Ervin Salianji, duke theksuar se mendimi ndryshe është i vlefshëm dhe nuk duhet […]

The post Salianji jashtë Kryesisë? Tabaku: S’kam dijeni, e vlerësoj mendimin ndryshe appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: PD të mësojë nga gabimet e së shkuarës, e ka detyrë të premtojë rrëzimin e qeverisë

By: redi
6 January 2026 at 21:47

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku flet mbi perspektivat politike dhe ekonomike të vitit 2026, duke u ndalur te roli dhe përgjegjësitë e opozitës në situatën aktuale politike të vendit. Për të është detyrë themelore e opozitës të synojë dhe të premtojë rrëzimin e qeverisë, duke theksuar se rotacioni politik, sipas saj, është penguar ndër vite përmes skemave të ndryshme. E ftuar në ”News 24”…

Source

Ndërhyrja e policisë ndaj Lapajt, Tabaku: Pushteti i frikësuar përgjigjet me dhunë ndaj protestuesve

By: armand
5 January 2026 at 09:56

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Median dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar nga policia ndaj protestuesve të “Shqipëria Bëhet” përpara Kryeministrisë, duke e cilësuar atë si një akt të papranueshëm dhe në kundërshtim flagrant me standardet demokratike europiane. Në një postim publik, Tabaku thekson se protesta është një […]

The post Ndërhyrja e policisë ndaj Lapajt, Tabaku: Pushteti i frikësuar përgjigjet me dhunë ndaj protestuesve appeared first on BoldNews.al.

Jorida Tabaku: Protesta nuk është krim, por një e drejtë kushtetuese

By: lindita
5 January 2026 at 10:42

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, duke thënë së “protesta nuk është krim, por një e drejtë kushtetuese”. “Qytetarët që protestojnë paqësisht përpara Kryeministrisë nuk kanë kërcënuar askënd. Nuk kanë dhunuar askënd. Nuk kanë shkelur ligjin. Shteti ishte ai që reagoi me dhunë. Jo sepse u provokua. Por sepse u tremb. Në Europë…

Source

Kthimi dhe kompensimi i pronave/ Tabaku: Ligji socialist ka mbaruar afatin! Dështoi në zbatim!

By: Ela
3 January 2026 at 10:01

Deputetja demokrate Jorida Tabaku. me anë të një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, rikujton se kanë kaluar 10 vite nga hyrja në fuqi e ligjit për trajtimin e pronave, një ligj i miratuar nga mazhoranca socialiste, i cili sipas saj ka përfunduar afatin ligjor të zbatimit pa arritur objektivat themelore. Sipas ligjit, brenda një […]

The post Kthimi dhe kompensimi i pronave/ Tabaku: Ligji socialist ka mbaruar afatin! Dështoi në zbatim! appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Shqiptarët kanë nevojë për ekonomi që i shërben popullit, jo statistikave

By: Brisi
29 December 2025 at 16:58

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me gjëndjen e rënduar ekonomike të familjeve shqiptare në prag të festave të fundvitit. Sipas saj, çmimet vazhdojnë rriten dita ditës duke kaluar edhe ato të Bashkimit Europian, ndërsa shqiptarët po varfërohen dhe kanë gjithnjë e më pak para për të shpenzuar. Tabaku shton se Shqipëria ka […]

The post Tabaku: Shqiptarët kanë nevojë për ekonomi që i shërben popullit, jo statistikave appeared first on BoldNews.al.

Protesta për mungesën e ujit në Vlorë, Tabaku: Qytetarët vuajnë për minimumin jetik

By: armand
28 December 2025 at 21:14

Qytetarët e Vlorës dolën sot në protestë për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, që vazhdon prej tre ditësh në qytet. Dhjetëra banorë u mblodhën para Teatrit “Petro Marko”, pikërisht në kohën kur Bashkia po organizonte një festë për punonjësit e saj. Deputetja, Jorida Tabaku ka reaguar, duke e cilësuar situatën si “tragjikomike” në […]

The post Protesta për mungesën e ujit në Vlorë, Tabaku: Qytetarët vuajnë për minimumin jetik appeared first on BoldNews.al.

Shqyrtimi i investimeve të huaja/ Tabaku: Nismë e vonuar dhe gjysmake! Nuk i përgjigjet rreziqeve reale në vend

By: Brisi
26 December 2025 at 10:14

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka komentuar propozimin e fundit të qeverisë për shqyrtimin e investimeve të huaja, teksa e ka cilësuar si një nismë të vonuar, të pjesshme dhe larg standardeve që Shqipëria ka detyrim të zbatojë. Sipas saj, propozimi aktual i qeverisë nuk i përgjigjet as seriozitetit të momentit dhe as rreziqeve reale me […]

The post Shqyrtimi i investimeve të huaja/ Tabaku: Nismë e vonuar dhe gjysmake! Nuk i përgjigjet rreziqeve reale në vend appeared first on BoldNews.al.

”Shteti “EA Tobacco”/ Tabaku: Shqiptarët janë drejtuar nga zv.kryeministri në hije, Ergys Agasi

By: Ela
23 December 2025 at 12:52

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas skandalit të zbuluar te AKSHI me abuzimet me tenderat. Tabaku thekson në një reagim në rrjete sociale se shqiptarët janë drejtuar nga Ergys Agasi, duke iu referuar si një “zëvendës kryeministër në hije”, i cili është në kërkim nga SPAK për një sërë akuzash lidhur me këtë dosje. […]

The post ”Shteti “EA Tobacco”/ Tabaku: Shqiptarët janë drejtuar nga zv.kryeministri në hije, Ergys Agasi appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Banka Kombëtare e Zhvillimit, pa asnjë kontroll real

21 December 2025 at 14:50

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilësoi ngritjen e Bankës Kombëtare të Zhvillimit, si një institucion që rrezikon të kthehet në një lavatriçe financiare, një instrument i rrezikshëm pa asnjë kontroll real, përmes të cilit mund të abuzohen qindra miliona euro nga paratë e qytetarëve.

Sipas Tabakut, problemi nuk është ideja e bankës, por arkitektura e saj e qëllimshme për të vjedhur në hije.

Deputetja renditi disa nga shqetësime kryesore sipas saj.

“Sipas ligjit të miratuar, kjo bankë funksionon si një “ishull financiar” ku qeveria bën çfarë të dojë: nuk mbikëqyret nga Banka e Shqipërisë; nuk i nënshtrohet kontrollit teknik të KLSH-së për kreditë që jep dhee më e rrezikshmja do të mbledhë kursimet tuaja në postë për t’ua dhënë si kredi klientëve të qeverisë”, theksoi Tabaku.

Tabaku nënvizoi, se ndryshe nga Shqipëria, bankat e zhvillimit në vendet europiane janë tërësisht të kontrolluara.

“Në Gjermani, KfW kontrollohet deri në qindarkën e fundit nga Banka Qendrore dhe Parlamenti. Në Itali, çdo investim i Cassa Depositi e Prestiti kalon në sitën e institucioneve të pavarura. Në asnjë vend serioz nuk ekziston një bankë që menaxhon para publike pa një palë të tretë që i vendos frenat. Por këtu, frenat i ka hequr qeveria që t’i japë gaz korrupsionit”, tha Tabaku.

Tabaku shtoi se Shqipëria sot nuk ka nevojë për një tjetër “gropë financiare” që i shërben një pakice klienteliste.

Sipas saj “ka nevojë për institucione që mbrojnë djersën e qytetarëve, jo për një bankë që financon PPP-të dhe dështimet e radhës me kursimet e prindërve tanë”. /m.q/j.p/

The post Tabaku: Banka Kombëtare e Zhvillimit, pa asnjë kontroll real appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jorida Tabaku: Një qeveri e akuzuar si grup i strukturuar kriminal premton të ruajë Shqipërinë nga rreziku jashtëm (VIDEO)

By: V K
20 December 2025 at 10:03

Përmes një video në rrjetin social “Facebook”, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj projektligjit të qeverisë për kontrollin e investimeve të huaja, duke e cilësuar atë si të vonuar, të mangët dhe pa garanci reale për sigurinë kombëtare dhe standardet europiane.

Tabaku rikujtoi se prej më shumë se një viti, ajo ka depozituar në Kuvend një ligj të plotë për screening-un e investimeve të huaja direkte (FDI), të hartuar me mbështetjen dhe ekspertizën e SHBA-së dhe BE-së, por që u rrëzua nga maxhoranca.

Sipas saj, sot qeveria vjen me një version të cunguar të të njëjtit ligj, vetëm pasi krizat e korrupsionit kanë nxjerrë në pah rrezikun real që vjen nga mungesa e filtrave seriozë.

“Djalli fshihet gjithmonë në detaje”, theksoi Tabaku, duke vënë në dukje se ligji i propozuar nga qeveria parashikon që analiza e sigurisë së investitorëve të huaj të bëhet nga vetë qeveria, një qasje që ajo e konsideron thellësisht problematike, në një moment kur AKSHI është vënë në qendër të akuzave publike si grup i strukturuar kriminal.

Një tjetër problem madhor, sipas Tabakut, është fakti se ligji i qeverisë fokusohet vetëm tek sektori i medias, duke lënë jashtë sektorë jetikë për sigurinë kombëtare si infrastruktura, energjia, teknologjia e informacionit dhe projektet Smart City.

Ajo ngriti shqetësimin se pa një analizë të thelluar dhe të pavarur, askush nuk garanton që investitorët, nënkontraktorët apo burimet e financimit në këta sektorë vijnë nga vende dhe interesa të sigurta.

Deputetja demokrate paralajmëroi se një strukturë e akuzuar për korrupsion dhe abuzim, e cila sot ka në dorë të dhëna sensitive si ato të Gjendjes Civile dhe E-Albania, nesër mund të administrojë edhe tenderë që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë publike, si kamerat e qyteteve.

“Ky nuk është thjesht një ligj për integrimin europian”, u shpreh Tabaku.

“Është një çështje normash, standardesh dhe vlerash. Dhe shqiptarët nuk kanë arsye të besojnë se këto mund të garantohen nga një qeveri që po zhytet çdo ditë e më shumë në afera korrupsioni”.

Në përfundim, Tabaku ritheksoi se Shqipëria ka nevojë për një ligj serioz, gjithëpërfshirës dhe të besueshëm për kontrollin e investimeve të huaja, jo për zgjidhje formale dhe gjysmake që rrezikojnë sigurinë kombëtare dhe besimin e partnerëve ndërkombëtarë.

 

The post Jorida Tabaku: Një qeveri e akuzuar si grup i strukturuar kriminal premton të ruajë Shqipërinë nga rreziku jashtëm (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Pr.ligji për kontrollin e investimeve të huaja, Tabaku: Djalli fshihet në detaje

By: Ela
20 December 2025 at 09:48

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, përmes një video në rrjetet sociale, ka folur për projektligjin e qeverisë për kontrollin e investimeve të huaja, duke e cilësuar atë si të vonuar, të mangët dhe pa garanci reale për sigurinë kombëtare dhe standardet europiane. Ajo u shpreh se ka depozituar në Kuvend një ligj të plotë për screening-un […]

The post Pr.ligji për kontrollin e investimeve të huaja, Tabaku: Djalli fshihet në detaje appeared first on BoldNews.al.

Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë

17 December 2025 at 07:52

Drejtuesi në detyrë i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani i kërkoi të martën Kuvendit të Shqipërisë dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është nën akuza të përsëritura për paracaktimin e një sërë tenderash me vlerë qindra milionë euro. Në kërkesë thuhet se SPAK synon të forcojë masat ndaj […]

The post Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Tabaku: Rama do ta mbrojë në Kuvend

By: Elva
16 December 2025 at 15:59

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, në kuadër të hetimeve për abuzime me tenderë dhe procedura prokurimi. Tabaku shkruan se kryeministrin Edi Rama se po përgatitet t’i ofrojë mbrojtje politike zëvendëses së tij, duke paralajmëruar se mazhoranca mund të […]

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Tabaku: Rama do ta mbrojë në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Qeveria është një anije që fut ujë nga të gjitha anët, sistemi i kapur po mbyt Shqipërinë

By: armand
16 December 2025 at 11:41

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka përshkruar qeverisjen aktuale si një anije që fut ujë nga të gjitha anët, të kapur nga një sistem i ndërtuar për të përqendruar pushtetin, paratë publike dhe asetet strategjike në pak duar. Në një deklaratë në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se listës së institucioneve të kapura i […]

The post Tabaku: Qeveria është një anije që fut ujë nga të gjitha anët, sistemi i kapur po mbyt Shqipërinë appeared first on BoldNews.al.

Përplasjet brenda PD-së/ Tabaku: Kemi nevojë të pranojmë problematikat! Debatet s’bëhen nëpër salla

By: Brisi
14 December 2025 at 18:17

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar përplasjet e fundit që kanë ndodhur brenda PD-së. Ajo thotë se debatet e zhvilluara nëpër salla nuk e ndihmojnë partinë, ndërsa shtoi se këto debate duhet të zhvillohen brenda strukturave dhe forumeve të PD-së. Ajo tha gjithashtu se PD ka nevojë për sinqeritet dhe për të pranuar […]

The post Përplasjet brenda PD-së/ Tabaku: Kemi nevojë të pranojmë problematikat! Debatet s’bëhen nëpër salla appeared first on BoldNews.al.

❌
❌