Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 January 2026Main stream

Tensionet në protestë, Berisha: Jeta e qytetarëve në rrezik

By: dan iela
24 January 2026 at 20:15

Tensione kanë shoqëruar protestën e Partisë Demokratike e zhvendosur përpara parlamentit.

Forcat  e rendit kanë ndërhyrë me hedhjen e ujit dhe gazit lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërkohë që të paktën 25 persona janë shoqëruar nga policia.

Kreu i PD Sali Berisha në një dalje publike, tha se jeta e qytetarëve është në rrezik dhe kërkoi lirimin e personave të shoqëruar.

Berisha: Të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri e për të krijuar qeveri teknike

By: dan iela
24 January 2026 at 19:15

Kreu i PD Sali Berisha, në foltorja e protestës kombëtare ka bërë thirrje bashkimi për përmbysjen e qeverisë, ndërsa është shprehur sërish për qeveri teknike.

Pjesë nga fjala

Miqtë e mi, koha ka ndryshuar.

Stina është e jona.

Ne sot nuk jemi më një parti.

Nuk jemi këtu as për një individ.

Nuk jemi këtu pra për asgjë tjetër, por jemi këtu për ndërgjegjen tonë, jemi këtu për idealet tona.

Ne jemi këtu për ndërgjegjen tonë kombëtare si shqiptarë sepse nuk duam dhe nuk pranojmë kurrë që Shqipëria të vidhiset në honet e historisë, të shpopullohet dhe të ecë e sigurt drejt shkretimit nga banorët e saj.

Ne jemi këtu si ndërgjegje dhe dinjitet njerëzor, se nuk mund të pranojmë kurrë që për karrigen e krimit të Edi Ramës, zgjedhjet tona të shndërrohen në opozitë.

Ne jemi këtu si ndërgjegje dhe dinjitet njerëzor se nuk mund të pranojmë kurrë që pasuritë publike, taksat e shqiptarëve, të plaçkiten nga një grup qeveritarësh, kurse shqiptarët të zhyten çdo ditë e me thellë në varfëri dhe mjerim.

Ne jemi këtu si ndërgjegje qytetarë, si ndërgjegje njerëzore, se nuk mund të pranojmë kurrë këtë agresion të tmerrshëm kundër familjes.

Ne jemi këtu si qytetarë të këtij vendi, që nuk mund të pranojmë kurrë këtë emër të zi që Edi Rama i ka dhënë Shqipërisë si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë.

Prandaj të dashur qytetarë dhe qytetare, sonte është thirrja e madhe, është ora jonë, të bashkohemi, të bashkohemi, të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri, për të krijuar një qeveri teknike, për zgjedhje të reja dhe të ndershme, për një vizion të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Për dinjitetin e tyre, për interesin kombëtar, për familjen shqiptare, për ëndrrën e të rinjve shqiptarë në Shqipëri, për ligjin dhe Kushtetutën dhe barazinë para tyre.

Për luftën me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit.

Për Shqipërinë që ecën e sigurt drejt integrimit në Europë.

Edhe njëherë u ftoj të bashkohemi, të vazhdojmë këtë betejë, të vazhdojmë këtë rrugën në kilometrin e fundit, kilometrin e fitores.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Pas fjalës së Berishës, policia shpërndan protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës

By: dan iela
24 January 2026 at 19:10

Sheshi përpara godinës së Kryeministrisë tashmë është zbrazur.

Në përfundim të fjalës së kryetarit të PD-së Sali  Berisha, protestuesit përdsorën molotovë ndaj godinës së kryeministrisë. Por ndërhyrja me ujë dhe gaz lotjsellës kanë bërë që protestuesit të shpërndahën.

Punonjësit e policisë janë në gatishmër, ndërkohë që ëstë parë tension mes kreut të forumit rinor të PD, Besart Xhaferri që me sa duket është shoqëruar nga policia. (Ne foto)

Një protestë nën hijen iluzive të Trump

By: Ela
24 January 2026 at 20:42

Nga Andi Bushati Protesta e radhës së opozitës përkoi me momentin kur më shumë se kurdoherë gjatë kësaj dekade, dy rrëfime krejtësisht kontradiktore po përplasen fort me njëra-tjetrën. I pari është ai i pushtetit që po ekzalton ftesën e Donald Trump drejtuar Edi Ramës, për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Atij i bashkëngjitet […]

The post Një protestë nën hijen iluzive të Trump appeared first on BoldNews.al.

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmën mjekësore

By: Ela
24 January 2026 at 20:35

Si pasojë e shpërthimeve me molotov para Kryeministrisë dhe para Parlamentit, policia njofton se janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie Ndërkohë, grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë. Shërbimet e Policisë kanë identifikuar personat që sulmuan Policinë dhe vijon puna […]

The post Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmën mjekësore appeared first on BoldNews.al.

Berisha nga selia: Lironi 25 protestuesit paqësorë, po përmbysim diktaturën e dytë

By: Ela
24 January 2026 at 20:31

Pas përfundimit të protestës së opozitës përballë Kryeministrisë dhe Kuvendit, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli me një deklaratë në seli. Ai i kërkoi komisariateve të lironin 25 protestuesit e arrestuar dhe se ky është kilometri i fundit drejt fitores. “Duhet të betohemi se me këtë betejë, ky do të jetë kilometri ynë i […]

The post Berisha nga selia: Lironi 25 protestuesit paqësorë, po përmbysim diktaturën e dytë appeared first on BoldNews.al.

Boçi: Dhuna policore në protestë, urdhër nga Rama dhe Proda i kapur nga krimi

By: Ela
24 January 2026 at 20:16

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi i doli përpara botit të ujit, i cili ishte nisur drejt Kuvendit të Shqipërisë për të shpërndarë protestuesit. Policia u tregua tejet e ashpër me protestuesit, ku herë pas herë përdor ndaj tyre gaz lotsjellës dhe ujë me piper, ndërsa janë shënuar jo pak incidente gjatë hedhjes së gazit lotsjellës. […]

The post Boçi: Dhuna policore në protestë, urdhër nga Rama dhe Proda i kapur nga krimi appeared first on BoldNews.al.

Protestuesi shkëputet nga turma dhe ndjek me çadër policin/ VIDEO

By: Ela
24 January 2026 at 20:06

Një moment i veçantë në protestë ishte dhe ai i një qytetari që shkëputet nga turma e protestuesve dhe me çadër në dorë ndjek një nga efektivët e policisë, që ndodhej para Kuvendit. Sic shihet nga pamjet, qytetari ndjek disa metra policin, por një polic tjetër e ndalon duke tentuar ta godasë.

The post Protestuesi shkëputet nga turma dhe ndjek me çadër policin/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Avni Ponari në shërbim të Ramës, i sjell makinën e blinduar

By: Ela
24 January 2026 at 19:54

Avni Ponari, jo vetëm që bën sigurimin e makinave, por importon edhe vetë mjete me anë të një kompanie që e krijoi më 2017. Këtë vit, oligarku i sektorit të sigurimeve ka marrë një kontratë të rëndësishme nga komandanti i Gardës së Republikës, Simon Zereci! Duhet sjellë një makinë e blinduar për sigurimin e kryeministrit […]

The post Avni Ponari në shërbim të Ramës, i sjell makinën e blinduar appeared first on BoldNews.al.

Molotovë dhe gaz lotsjellës/ 5 efektivë në spital, lëndohen edhe disa protestues

By: Ela
24 January 2026 at 19:46

Si pasojë e sulmit me bomba molotov nga protestuesit drejt punonjësve të rendit te Kryeministria, mësohet se disa punonjës policie po marrin ndihmën e parë mjekësore. Një autoambulancë ka marrë 5 efektivë që kanë mbetur të lënduar. Mësohet se nga gazi lotsjellës kanë pësuar lëndime edhe disa protestues. Nga ana tjetër, policia ka shoqëruar tre […]

The post Molotovë dhe gaz lotsjellës/ 5 efektivë në spital, lëndohen edhe disa protestues appeared first on BoldNews.al.

Vijojnë tensionet para Parlamentit, deputeti Luçiano Boçi përplaset me policinë/ FOTO

By: Ela
24 January 2026 at 19:40

Situata para Parlamentit u tensionua edhe më shumë kur deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u përplas me forcat e rendit. Policia ka hedhur gaz lotësjellës si para kryeministrise ashtu edhe para Parlamentit për të shpërndarë protestuesit. Pas Kryeministrisë, protestuesit marshuan në këmbë drejt Kuvendit ku edhe pati përplasje mes policisë dhe mbështetësve të opozitës.

The post Vijojnë tensionet para Parlamentit, deputeti Luçiano Boçi përplaset me policinë/ FOTO appeared first on BoldNews.al.

Protestuesit tentojnë të futen brenda Kuvendit, policia hedh gazlotsjellës dhe ujë me piper

By: Ela
24 January 2026 at 19:30

Protesta e opozitës u zhvendos nga Kryeministria drejt godinës së Kuvendit. Përplasjet nuk kanë munguar me policinë, pasi protestuesit kanë tentuar të futen brenda në godinë. Gjatë tensioneve edhe deputetët e PD-së u përplasën me policinë. Pas kësaj, forcat e rendit hodhën sasi të madhe gazi lotsjellës dhe ujë me piper për të shpërndarë protestuesit.

The post Protestuesit tentojnë të futen brenda Kuvendit, policia hedh gazlotsjellës dhe ujë me piper appeared first on BoldNews.al.

Noka – policisë: Mos u shndërroni në shërbëtorë të karteleve

By: Ela
24 January 2026 at 19:27

Pas tensioneve mes protestuesve dhe policisë, Flamur Noka iu drejtua forcave të rendit duke i bërë thirrje të mos zbatojnë, sipas tij, urdhra të paligjshëm. Ai theksoi se protesta është një e drejtë kushtetuese. Noka iu referua edhe arrestimeve dhe shoqërimeve të raportuara gjatë protestës, duke i cilësuar ato si shenjë të tensionit dhe pasigurisë […]

The post Noka – policisë: Mos u shndërroni në shërbëtorë të karteleve appeared first on BoldNews.al.

Ervin Salianji në protestën e PD me grupin e demokratëve të Korçës

By: dan iela
24 January 2026 at 18:36

Në protestën e Partisë Demokratike para Kryeministrisë është parë edhe ish-deputeti Ervin Salianji,  i cili është pranë aktivistëve të qytetit të Korçës.

Pranë tij shihet gjithashtu edhe Ilir Vrenozi, një aktivist i njohur I PD në këtë qytet.

Kujtojmë se prej pak kohësh Salianji është duke zhvilluar takime per riorganizimin e partisë.

 

 

Live/Luçiano Boçi çel fjalimet në protestë: Na ka thirrrur rezistenca

By: dan iela
24 January 2026 at 17:57

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, çeli fjalimet në protestën e opozitës që ka nisur tashmë në sheshin para Kryeministrisë.

Ndër të tjera Boçi e cilësoi godinën e qeverisë si kuplara, ndërsa tha se protestën e sotme e kishte thirrur rezistenca.

“Sot nuk jemi mbledhur për spektakël politik as për tu numëruar nga dronët vampirë të medias së Edi Ramës. Nuk jemi mbledhur sot as për tu parë me urrejtje nga perdet e dritaret e frikës së pushtetit dhe as për të shpërndarë urrejtje për krimbat.

Ne jemi këtu sepse vlerësojmë jetën, na ka thirrur dashuria për familjen, dinjiteti ynë, rezistenca. Jemi thirrur këtu nga ndërgjegjia, sepse Shqipëria jonë nuk e duron më faktin që të drejtohet nga një njeri që e ka kthyer shtetin në pronë private dhe qeverinë në klub të mbyllur qejfi dhe ahengu. Kjo ndërtesë nuk është kryeministria por kuplaraja e shtetit. Dhe ne duhet ta shembim këtë pushtet dhe aty nuk është vendi i qeverisë por vendi i hajnisë. Është detyrë e historisë, para të gjithë qytetarëve. Këtu vjedhja ka emër dhe shifra, fillon me inceneratorët, më pas me tunelet, aeroportet. Pak për indiferencën tonë politike, pak nga verbëria e ndërkombëtarëve, më së shumti nga krimi i organizuar, e ktheu Republikën e Shqipërisë, në Republikën e korrupsionit”, tha Boçi.

 

Protesta/Kordoni policor vendoset përpara Kryeminitrisë, Berisha në seli

By: dan iela
24 January 2026 at 17:21

Kreu i PD Sali Berisha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, ndërsa pritet të nisë protesta kombëtare përpara Kryeministrisë.

Momentalisht kordoni policer është organizuar vetëm me një rrest policor, ndërkohë që për protestën e sotme janë të mobilizuar rreth 1350 efektivë.

Opozita proteston dhe këkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendës kryeministres Belinda Balluku, pas akuzave ngritur ndaj saj nga SPAK.

 

 

 

Protestuesit hedhin flakadanë dhe fishkezjarre drejt Kryeministrisë

By: Ela
24 January 2026 at 18:54

Menjëherë sapo mbaroi fjala e Sali Berishës, protestuesit hodhën bomba molotov drejt kryeministrisë, në shenjë revolte ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama. Pas kësaj, protestuesit u nisën drejt godinës së Kuvendit.

The post Protestuesit hedhin flakadanë dhe fishkezjarre drejt Kryeministrisë appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shpëtohet e moshuara

By: Ela
24 January 2026 at 18:48

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtunë në Korçë.  Mësohet se në banesën e përfshirë nga flakët jetonte vetëm një person, ndërsa dyshohet se zjarri ka ardhur për shkak të pakujdesisë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca e cila i dha ndihmën e parë një të moshuare për shkak të tymit. […]

The post Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shpëtohet e moshuara appeared first on BoldNews.al.

“Jemi në kilometrin e fundit”, Berisha: U ngritëm si feniksi, plagosëm për vdekje bishën narko-diktaturë

By: Ela
24 January 2026 at 18:42

Sali Berisha u ngjit në podiumin e vendosur përpara Kryeministrisë në protestën e dytë kombëtare nga opozita. Lideri i PD-së tha para protestuesve se ky është kilometri i fundit për të goditur qeverinë e Edi Ramës. “Sot ne jemi në kilometrin e fundit me ndihmën e Zotit, asgjë s’do të na ndalë drejt fitores tonë. […]

The post “Jemi në kilometrin e fundit”, Berisha: U ngritëm si feniksi, plagosëm për vdekje bishën narko-diktaturë appeared first on BoldNews.al.

Florjan Binaj i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë

By: Ela
24 January 2026 at 18:28

Aktori, moderatori dhe aktivisti Florjan Binaj i është bashkuar protestës masive të opozitës. Protesta e cila po mbahet nën masa të shtuara sigurie dhe po shoqërohet me thirrje dhe pankarta kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kërkojnë ndryshime politike dhe përgjegjësi institucionale. Deri më tani, protesta po zhvillohet pa incidente. Florjan Binaj njihet për qëndrimet e tij […]

The post Florjan Binaj i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌