Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 January 2026Main stream

Ministrja Ibrahimaj jep me 1 euro, 52 mijë m2 në Porto Romano! Vendimi u mbajt sekret

By: armand
11 January 2026 at 17:55

Ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për Vitin e Ri 2026, me një vendim të qeverisë të datës 30 dhjetor të vitit 2025 janë dhënë plot 52 mijë metra katrorë truall me qira për 1 euro në Porto Romano. Pronën e ka dhënë me qira Delina Ibrahimaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, e cila e ka kaluar […]

The post Ministrja Ibrahimaj jep me 1 euro, 52 mijë m2 në Porto Romano! Vendimi u mbajt sekret appeared first on BoldNews.al.

Kryeministri i Sllovakisë kërkon dorëheqjen e Kaja Kallas nga posti i BE-së

By: armand
11 January 2026 at 17:43

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka deklaruar se Kaja Kallas duhet të japë dorëheqjen nga posti i Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, duke vlerësuar se drejtimi i saj po dëmton aftësinë e BE-së për të përballuar sfidat aktuale. Në një intervistë, Fico u shpreh se “BE-ja ka nevojë për një […]

The post Kryeministri i Sllovakisë kërkon dorëheqjen e Kaja Kallas nga posti i BE-së appeared first on BoldNews.al.

Trafik i rënduar nga Dajti në Tiranë, qindra automjete të bllokuara në rrugë

By: armand
11 January 2026 at 17:36

Reshjet e borës e kthyen Malin e Dajtit këtë fundjavë në një destinacion mjaft të kërkuar këtë të diel për qytetarët e Tiranës. Kërkesa për ta vizituar atë ka dhënë efekte të menjëhershme edhe në trafik, ku disa akse të kryeqytetit kanë qenë tërësisht të bllokuara. Pamjet me radhë kilometrike të automjeteve i përkasin rrugës […]

The post Trafik i rënduar nga Dajti në Tiranë, qindra automjete të bllokuara në rrugë appeared first on BoldNews.al.

Protestat në Iran/ CNN: Trump po shqyrton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake

By: armand
11 January 2026 at 17:22

Presidenti Donald Trump po shqyrton një sërë opsionesh të mundshme ushtarake në Iran pas protestave vdekjeprurëse në vend, thanë dy zyrtarë amerikanë për CNN, ndërsa ai po shqyrton zbatimin e kërcënimeve të tij të fundit për të goditur regjimin iranian nëse ai përdor forcë vdekjeprurëse kundër civilëve. Zyrtarët i thanë CNN-së se Trump u informua […]

The post Protestat në Iran/ CNN: Trump po shqyrton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet “Shtëpia e barit” në Sarandë, sekuestrohen 250 rrënjë kanabis

By: armand
11 January 2026 at 17:06

Një apartament ku kultivohej kanabis është zbuluar pasditen e sotme në qytetin e Sarandës. Mësohet se rreth 250 rrënjë kanabis janë gjetur dhe sekuestruar në shtëpinë e barit të zbuluar në qytetin bregdetar. Një person ka rënë në pranga nga blutë gjatë operacionit, ndërsa hetimet kishin nisur prej rreth një muaji. Hetimet vijojnë, teksa dyshohet se […]

The post Zbulohet “Shtëpia e barit” në Sarandë, sekuestrohen 250 rrënjë kanabis appeared first on BoldNews.al.

466 të vdekur nga protestat në Iran, përshkallëzohet shtypja e përgjakshme e regjimit të Ajatollahëve

By: armand
11 January 2026 at 17:01

Përshkallëzohet shtypja e përgjakshme e protestave në Iran, me numrin e viktimave që ka arritur në 466, sipas organizatës për të drejtat e njeriut HRANA, me seli në Shtetet e Bashkuara. Protestat nisën më 28 dhjetor, fillimisht si reagim ndaj rritjes së fortë të çmimeve, por më pas u shndërruan në një sfidë të hapur […]

The post 466 të vdekur nga protestat në Iran, përshkallëzohet shtypja e përgjakshme e regjimit të Ajatollahëve appeared first on BoldNews.al.

570 mln € tendera korruptivë / SPAK zbarkon te Salillari, Buzi, Sako e Metaliaj, mashtruan me zbatimin e kontratave

By: armand
11 January 2026 at 16:49

Me urdhër të SPAK dhe me miratim të GJKKO, hetuesit e BKH kanë kryer kontrolle në ambiente dhe tek disa shtetas të dyshuar për përfshirje në afera korruptive me tenderat e rrugëve. Bastisjet po zhvillohej në kuadër të procedimit nr. 136 të vitit 2025, për dyshime mbi abuzimin e fondeve publike në projektet e infrastrukturës […]

The post 570 mln € tendera korruptivë / SPAK zbarkon te Salillari, Buzi, Sako e Metaliaj, mashtruan me zbatimin e kontratave appeared first on BoldNews.al.

Institucionet nuk ndërhyjnë, dëbora bllokon aksin Librazhd-Peshkopi

By: armand
11 January 2026 at 16:28

Reshjet me intensitet të lartë të dëborës kanë shkaktuar bllokimin e aksit rrugor Librazhd–Peshkopi, duke krijuar vështirësi serioze për qarkullimin. Dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar me mjetet e tyre në zonën e njohur si “Shkalla e Lunikut”. Kjo zonë, e frekuentuar gjerësisht nga turistët, vijon të përballet me probleme të mëdha, ndërsa raportohet se […]

The post Institucionet nuk ndërhyjnë, dëbora bllokon aksin Librazhd-Peshkopi appeared first on BoldNews.al.

“Drejtësia nuk është e paanshme”, Rama si një mashtrues faqezi i rëndomtë

By: armand
11 January 2026 at 16:18

Nga Boldnews.al Për kryeministrin Edi Rama, Reforma në Drejtësi në Shqipëri, guri i kurorës së lidershipit të Partisë Socialiste, “krijoi një sistem gjyqësor të pavarur, por jo të paanshëm dhe cilësor”. Prej vitit 2015, Rama dhe pasuesit e tij i kanë mëshuar fort idesë se Reforma në Drejtësi në Shqipëri është ndërtuar vetëm nga Partia […]

The post “Drejtësia nuk është e paanshme”, Rama si një mashtrues faqezi i rëndomtë appeared first on BoldNews.al.

Çfarë mendimi ka familja për Brikenën? Ja çfarë thotë motra e Mateos

By: armand
11 January 2026 at 16:13

Motra e Mateos, Kejsi, ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka folur për raportin e të vëllait me Brikenën. Ajo u shpreh se nuk e kanë ditur më para për lidhjen e tyre, si dhe ka treguar se si ka reaguar Mateo kur ka parë Brikenën që u bë […]

The post Çfarë mendimi ka familja për Brikenën? Ja çfarë thotë motra e Mateos appeared first on BoldNews.al.

Pirro Vengu krenar për kërkimet por trupi i të zhdukurit s’është gjetur akoma!

By: armand
11 January 2026 at 15:49

Mesnatën e mbrëmjes së 9 janarit një makinë “Audi” doli nga rruga dhe ra në përroin e fshatit Dars në Klos. Në të udhëtonin 2 persona nga fshati Fullqet, shoferi Andi Losha, 24 vjeç, i cili mundi të dalë nga makina dhe të mbijetojë ndërsa pasagjeri Jurgen Karaj, 30 vjeç, dyshohet se e ka marrë […]

The post Pirro Vengu krenar për kërkimet por trupi i të zhdukurit s’është gjetur akoma! appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 10 January 2026Main stream

Trump: Do e marrim Groenlandën me mënyrën e lehtë ose të vështirë

By: armand
9 January 2026 at 22:55

Presidenti Donald Trump është shprehur i vendosur se SHBA do ta arrijnë ta marrin Groenlandën, në një mënyrë apo në një tjetër. Sipas mediave të huaja, komentet Trump i bëri teksa u pyet nga gazetarët se çdo të ndodhte me territorin e Groenlandës dhe se sa para do t’i ofronte Danimarkës për të. Trump tha […]

The post Trump: Do e marrim Groenlandën me mënyrën e lehtë ose të vështirë appeared first on BoldNews.al.

Macron ndryshon datën e Samitit të G7 për hir të Trump, shkak ditëlindja e presidentit amerikan!

By: armand
9 January 2026 at 22:32

Franca ka “ndryshuar me mirësjellje datat” e samitit të ardhshëm të G7-ës, “për të marrë parasysh axhendën e Donald Trump”. Kështu u shpreh një zyrtar i lartë amerikan për AFP-në të hënën. Zyrtari po reagonte ndaj një raporti të Politico se samiti, fillimisht i planifikuar për 14-16 qershor, ishte shtyrë për në 15-17 qershor. Presidenti […]

The post Macron ndryshon datën e Samitit të G7 për hir të Trump, shkak ditëlindja e presidentit amerikan! appeared first on BoldNews.al.

Hoxha: Balluku me masë sigurie del e bën karshillëk, SPAK do e godasë më fort

By: armand
9 January 2026 at 22:17

Gazetari Artan Hoxha foli mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” lidhur me dosjen Balluku. Hoxha theksoi se çështja duket se ka mbetur pezull pas rezistencës që po bën kryeministria me Gjykatën Kushtetuese. Mirëpo SPAK po gjen alternativa të tjera për të vënë zv.kryeministrin pas hekurave. Sa më shumë ajo reziston për Hoxhën, aq më shumë […]

The post Hoxha: Balluku me masë sigurie del e bën karshillëk, SPAK do e godasë më fort appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

“Berisha më ftoi, por nuk shkova”/ Lubonja: Duhet një kulturë e re në politikën shqiptare

By: armand
9 January 2026 at 21:59

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Kjo Javë” tryezën e thirrur nga Sali Berisha me parti të vogla opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile, duke shprehur skepticizëm të fortë për qëllimin dhe efektin e saj politik. Sipas Lubonjës, Partia Demokratike mbetet një “parti-person”, e ndërtuar rreth figurës së liderit, çka sipas […]

The post “Berisha më ftoi, por nuk shkova”/ Lubonja: Duhet një kulturë e re në politikën shqiptare appeared first on BoldNews.al.

ILD po tradhton “Drejtësinë e Re”

By: armand
9 January 2026 at 21:49

Nga Avokat Arenc Berati Si avokat, nuk mund të hesht para farsës që u servir si drejtësi në rastin e Elbasanit. Një koleg i yni u arrestua vetëm pse guxoi të fliste, të. kundërshtonte dhe të kërkonte prova – pra të bënte pikërisht detyrën që Kushtetuta ia ngarkon avokatit. Prokurori shkel etikën dhe kërcënon me […]

The post ILD po tradhton “Drejtësinë e Re” appeared first on BoldNews.al.

Machado propozon ndarjen e çmimit Nobel me Trump, komiteti norvegjez: Nuk është e mundur

By: armand
9 January 2026 at 21:40

Një Çmim Nobel nuk mund të “transferohet” apo të ndahet. Këtë e sqaroi nga Oslo Komiteti Norvegjez që cakton fituesin e Çmimit Nobel për Paqen, pas deklaratës së udhëheqëses së opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, e cila ishte shprehur e gatshme ta “ndante” ose madje ta “ofronte” çmimin prestigjioz Donald Trumpit. Deklarata e Machado-s erdhi […]

The post Machado propozon ndarjen e çmimit Nobel me Trump, komiteti norvegjez: Nuk është e mundur appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan

By: armand
9 January 2026 at 21:28

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e lagjes “Brigada 17 Sulmuese” në Elbasan, ku mbrëmjen e sotme është gjetur i pajetë trupi i një personi. Sipas burimeve, viktima është identifikuar si Vasil Gashi, rreth të 60-ve. Viktima mbante në trup një uniformë pune, teksa po kryhen verifikimet nëse shkaqet janë natyrore apo ka faktorë […]

The post EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Si po tjetërsohet Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Pogradec, jepet me qira për gjellëtore!

By: armand
9 January 2026 at 21:19

Fiks Fare denoncoi tentativat se si po tjetërsohet Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Pogradec. Një nga pronarët e truallit tha për emisionin investigativ se ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm tentuan që t’a privatizonin, por e anuluan kur morën vesh që toka kishte pronar. Më pas e kanë dhënë me qira, ku qiramarrësi […]

The post Si po tjetërsohet Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Pogradec, jepet me qira për gjellëtore! appeared first on BoldNews.al.

I dyshuar për spiunazh për Rusinë, arrestohet në Suedi 33-vjeçari

By: armand
9 January 2026 at 21:03

Një 33-vjeçar është arrestuar në Suedi me dyshimin për spiunazh për Rusinë. Sipas mediave ndërkombëtare, shtetasi suedez dyshohet se ka punuar ose ka shërbyer në ushtri. “Sipas hetimeve i dyshuari ka bashkëpunuar me shërbimet e inteligjencës ruse “, tha prokurori Mats Ljungqvist në një deklaratë për mediat. Sipas prokurorëve, 33-vjeçari ka spiunuar nga janari 2025 deri në arrestimin e tij më 4 janar të këtij […]

The post I dyshuar për spiunazh për Rusinë, arrestohet në Suedi 33-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

❌
❌