Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 January 2026Main stream

Sylvinho i shqetësuar, gjysma e formacionit të Kombëtares me probleme

By: V K
23 January 2026 at 14:40

Kombëtarja shqiptare ka filluar të mendojë për përballjen vendimtare ndaj Polonisë, e vlefshme për play-off-in e Kupës së Botës 2026.

Më 26 mars, në Varshavë, kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho do të luajnë një ndeshje vendimtare, ku fitorja është e vetmja rrugë për të vazhduar më tej drejt finales së play-off-it, ku i pret fituesi i çiftit Ukrainë–Suedi.

Megjithatë, panorama për trajnerin brazilian nuk është aspak e qetë. Më shumë se gjysma e formacionit titullar po përballet me paqartësi, mungesë minutash ose situata të paqarta në klubet respektive.

Kristjan Asllani po kalon një moment delikat pas huazimit te Torino, ku nuk është më pjesë e planeve dhe po kërkon një destinacion të ri.

Edhe Mario Mitaj nuk po aktivizohet prej javësh te Al Ittihad, ndërsa merkatoja e mban në qendër të zërave për një transferim të mundshëm. Rey Manaj, nga ana tjetër, po kërkon largimin nga Sharjah, duke pasur ofertë konkrete nga Kina.

Situatë e komplikuar është edhe për Elseid Hysajn dhe Nedim Bajramin, të cilët nuk po gjejnë hapësira te Lazio dhe Rangers. Lajmi pozitiv vjen nga Ismajli dhe Gjimshiti, që kanë lënë pas dëmtimet dhe janë rikthyer në fushë.

Në formë të mirë paraqiten Strakosha, Ramadani, Shehu dhe Broja, ndërsa Medon Berisha mbetet i dëmtuar. Sylvinho shpreson që deri në mars, grupi të stabilizohet për të synuar ëndrrën për të shkuar në Botëror.

The post Sylvinho i shqetësuar, gjysma e formacionit të Kombëtares me probleme appeared first on Albeu.com.

Sherr mes disa personave në Kukës, qëllohet me armë zjarri

By: V K
23 January 2026 at 14:22

Mesditën e kësaj të premteje, të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar  në qytetin e Kukësit.

Sipas raportimeve, disa persona janë konfliktuar me njëri tjetrën në rrugën “Brigada” në dalje të qytetit dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, apo nëse ka persona të plagosur, ndërsa bëhet me dije se personat e përfshirë në sherr janë të afërm me njëri-tjetrin dhe janë shpallur në kërkim.

Policia ende nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen.

The post Sherr mes disa personave në Kukës, qëllohet me armë zjarri appeared first on Albeu.com.

Nxiti 27-vjeçaren drejt vet*vrasjes, Altin Çoku flet nga burgu: Çdo natë laj jastëkun me lot, fotoja me Sibelën ishte e montuar, e kam shpirtin plagë…

By: V K
23 January 2026 at 13:51

Altin Çoku, personi që nxiti 27-vjeçaren Sibela Abedini drejt vetëvrasjes, ngjarje e ndodhur rreth dy vite më parë, ka folur nga burgu për emisionin “Me Zemër të Hapur”.

Ai ka hedhur hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar se ndaj tij është kryer një padrejtësi nga institucionet e shtetit shqiptar.

Çoku ka kërkuar që çështja e Sibel Abedinit të zbardhet në themel, përfshirë vënien në dispozicion të të gjitha mesazheve të shkëmbyera.

Altin Çoku, ka deklaruar se fotografia që qarkullon në rrjetet sociale, është e montuar dhe se ajo është realizuar pasi Sibela i ishte afruar në tavolinë dhe i kishte kërkuar të bënin një foto.

“Nuk kemi pasur lidhje intime. Kemi pasur një lidhje, por vetëm komunikim dhe disa mesazhe”, tha ai.

Altin Çoku flet nga burgu: Më është bërë padrejtësi e madhe nga shteti shqiptar. Unë kam kërkuar të zbardhet çështje në themel e Sibela Abedinit, të vihen në dispozicion të gjitha mesazhet.

Jam i gatshëm të bëj publike të gjitha mesazhet.

Në jemi njohur në një lokal. Ato fjalë që ka dhënë Daniela nuk janë të vërteta.

I shpreh ngushëllimet familjes Abedini. Por nuk është asgjë e vërtetë

Më ka ardhur në tavolinë, më tha a mund të bëjmë një foto, po i thashë. Ajo fotoja që është publike është e montuar.

Unë e kam shpirtin plagë, sepse mediat kanë hedhur baltë mbi familjen time. Unë nuk ka natë që nuk e laj jastëkun me lot. Unë nuk flas me familjen time, unë nuk kam fytyrë të flas.

Kemi pasur një lidhje, por jo lidhje intime. Kemi shkëmbyer disa mesazhe. Kur ka dalë fotoja në tik tok kam qenë Live.

Më ka shkuar Sibela dhe më ka thënë, ca është? I kam thënë ‘duan të ba bëjnë gropën dy dhe mua, kanë publikuar foton tonë të montuar’.

The post Nxiti 27-vjeçaren drejt vet*vrasjes, Altin Çoku flet nga burgu: Çdo natë laj jastëkun me lot, fotoja me Sibelën ishte e montuar, e kam shpirtin plagë… appeared first on Albeu.com.

Ivanka Trump publikon sërish pamje nga Vlora: Shqipëria është magjike!

By: V K
23 January 2026 at 13:25

Këtë të premte, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, Ivanka, ka postuar sërish mbi vizitën e saj në jug të vendit.

Duke shfaqur një pamje të zonës së Zvërnecit, Ivanka Trump, shkruan “Shqipëria është magjike”.

 

 

Ajo ka qëndruar në Shqipëri dy ditët e fundit, ndërsa ka vizituar Vlorën dhe më pas është takuar me kryeministrin Edi Rama.

The post Ivanka Trump publikon sërish pamje nga Vlora: Shqipëria është magjike! appeared first on Albeu.com.

Rama nuk mori pjesë në themelimin e Bordit të Paqes, Berisha: Trump e kupton që ai është “Ramaduro”

By: V K
23 January 2026 at 13:14

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mos praninë e kryeministrit Edi Rama në themelimin e Bordit të Paqes, nismë e ndërmarrë nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Një ditë më parë, Rama tha se nuk mori pjesë, pasi priti Ivanka Trump dhe këtë e bëri me leje të Presidentit Amerikan.

Sipas Berishës, ky është një mashtrim dhe se “Donald Trump e di që Rama është një “Ramaduro””.

Berisha iu referua deklaratës së Donald Trump, që tha se, “2-3 lidera nuk i ka qejf”, dhe sipas kreut të PD, njëri prej tyre është Edi Rama.

“Asnjë në botë nuk mund të besojë një mashtrim të tillë. Që unë të them këtë duhet të them që Presidenti amerikan përdor vizitën e vajzës për të shpëtuar prej tij për të mos e patur në zyrë. Por kjo nuk mund të ndodhë kurrë, ai ka respektin më të madh për vajzën e tij. Për Edi Ramën e kupton që është një Ramaduro i vërtetë dhe absolutisht, një aferë biznesi nuk ka asnjë lidhje me aktin madhor të themelimit të Bordit të Paqes. Rama u ndalua në atë sallë historike, nuk mund të ishte. E tregoi ai, e tha sinqerisht, 2-3 prej tyre nuk mund të jenë, nuk i honeps dot. Nga këta 2-3 njëri është Rama tjetrin e gjejmë më vonë”, tha Berisha.

The post Rama nuk mori pjesë në themelimin e Bordit të Paqes, Berisha: Trump e kupton që ai është “Ramaduro” appeared first on Albeu.com.

GJKKO pushon çështjen për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku

By: V K
23 January 2026 at 12:43

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Rrumbullaku ishte nën hetim për dyshime, lidhur me transferimin e paligjshëm të dy oficerëve të policisë.

Hetimi kishte nisur fillimisht në Prokurorinë e Beratit, por më pas u transferua për kompetencë në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Pas përfundimit të hetimeve, SPAK arriti në përfundim se nuk ekzistojnë elementë të veprës penale të kryer nga Muhamet Rrumbullaku, duke kërkuar pushimin e procedimit penal.

The post GJKKO pushon çështjen për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 57-vjeçarit Petrit Ndou, arrest me burg për 3 të dyshuarit (EMRAT)

By: V K
23 January 2026 at 12:27

Këtë të premte, Gjykata Penale e Tiranës, ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për tre të dyshuarit në lidhje me vrasjen e Petrit Ndout.

Në qeli janë vendosur Andis Vokrri, Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula.

Gjatë seancës, të tre kanë mohuar përfshirjen e tyre në ngjarje. Dyshimet kryesore bien mbi 27-vjeçarin Andis Vokrri, i cili ka pranuar se ka pasur një konflikt fizik dhe verbal me Ndoun, por ka mohuar të ketë përdorur çekic ndaj tij dhe pretendon se nuk ka pasur një të tillë me vete.

Prokuroria ka kërkuar vendosjen e arrestit në burg deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe analizimin e pamjeve filmike që lidhen me ngjarjen.

The post Vrasja e 57-vjeçarit Petrit Ndou, arrest me burg për 3 të dyshuarit (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Shëndetësia në kolaps/ Erisa Xhixho: Paaftësi kriminale, sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë

By: V K
23 January 2026 at 11:46

Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar ndaj situatës alarmante në shëndetësinë shqiptare, duke denoncuar dështimet e rënda në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe mungesat kritike në spitalet publike.

Në një deklaratë për media, ajo ka theksuar se ndërprerja e energjisë elektrike në reanimacion dhe sallat kirurgjikale, mungesa e pajisjeve jetësore dhe furnizimi i pamjaftueshëm me ilaçe janë tregues të paaftësisë kriminale të qeverisë për të garantuar jetën e pacientëve.

Duke përshkruar një panoramë të shëndetësisë shqiptare si të dëmshme dhe të keqmenaxhuar, Xhixho ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 24 janarit në shesh, për të kërkuar drejtësi dhe mbrojtje të të drejtave të tyre për shëndet të sigurt dhe të aksesueshëm.

Deklarata e Zv. Presidentes të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho:

Të nderuar qytetarë,

Dua ta nis këtë komunikim me ju me një ngjarje që tronditi rëndë sigurinë shëndetësore të vendit dhe që ndodhi vetëm disa ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, spitalin më të madh të Shqipërisë.

Reanimacioni qendror dhe sallat kirurgjikale të QSUT-së mbetën për 30 deri në 40 minuta pa energji elektrike, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e pacientëve dhe duke vënë në panik familjarët e tyre.

Ky nuk është një incident teknik.

Ky nuk është një defekt i rastësishëm.

Ky është një dështim i rëndë dhe i pafalshëm shtetëror.

Në asnjë vend të botës, as në vende në luftë, nuk ndodh që reanimacioni, terapia intensive dhe sallat e operacionit të mbeten pa energji. Ajo që ndodhi në QSUT provon se sistemet rezervë ose nuk ekzistojnë realisht, ose janë jashtë funksioni.

Kjo nuk është avari.

Kjo është paaftësi kriminale në menaxhimin e shërbimeve jetike.

Një shtet që nuk mbron dot jetën e qytetarëve as aty ku ata shkojnë për të kërkuar ndihmë, nuk është shtet. Ky nuk është një rast i izoluar. Ky është realiteti i përditshëm i shëndetësisë shqiptare. Ndaj, kërkojmë hetim të plotë dhe vënien përpara drejtësisë të personave përgjegjës.

Fakte të rënda dhe të dokumentuara:

Urgjenca e QSUT-së ka funksionuar pa defibrilator, një pajisje bazike jetëshpëtuese.

Akseleratorët linearë kanë qenë tre ditë jashtë funksionit, duke lënë pa shërbim pacientët me kancer, të cilët nuk mund të presin.

Në Spitalin Onkologjik mungon brakiterapia, një trajtim jetik për gratë me kancer gjinekologjik. Një pajisje që kushton sa gjysma e Kopshtit Eden në oborrin e Kryeministrisë, por që për qeverinë nuk është prioritet. Mungesa e këtij trajtimi i çon pacientet drejt vdekjes.

Pacientët në Spitalin Onkologjik bëjnë kimioterapi në të ftohtë, për orë të tëra, sepse kondicionerët nuk funksionojnë dhe spitali është pa ngrohje.

Kjo është panorama reale e shëndetësisë në Shqipëri.

Ndërkohë, Shqipëria shpenzon vetëm 2.9% të PBB-së për shëndetësinë, niveli më i ulët në rajon. Jemi të fundit për mbështetjen ndaj shëndetit të njerëzve.

Situata me furnizimin me ilaçe është skandaloze.

Pacientët trajtohen me barna të skaduara.

Ka kontrabandë, mungesë transparence, paaftësi, mungesë protokollesh.

Kemi krim shtetëror, jo kujdes shëndetësor.

Kjo qeveri nuk ka para për pacientët, por ka:

160 milionë euro për “Tigrin 1” dhe “Tigrin 2”, që nuk prodhuan asnjë kilovat energji;

50 milionë euro të zhdukura në tunelin e Llogarasë;

4.2 milionë euro për Kopshtin Eden në oborrin e Kryeministrisë;

420 milionë euro për inceneratorë fantazmë;

104 milionë euro për kontratat e grupit kriminal të AKSHI-t.

Fondi i barnave të Onkologjikut është 13 herë më i vogël se fondet për koncesionet korruptive në shëndetësi, sepse paratë nuk shkojnë te pacientët, por në gropat thithëse të korrupsionit, si Durana Tech Park, një skemë e legjitimuar me votat e maxhorancës.

Ky nuk është reformim.

Ky është instrument grabitjeje.

Shqiptarët paguajnë më shumë se çdo qytetar europian për një shëndetësi që Kryeministri ka guximin ta quajë “falas”.

Sipas Komisionit Europian, shqiptarët paguajnë 60% të shpenzimeve shëndetësore nga xhepi, niveli më i lartë në Europë.

Sot, 55% e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot muajin, dhe 40% e të ardhurave shkojnë vetëm për ushqim.

Në këtë realitet, qeveria zgjedh luksin, korrupsionin dhe propagandën, ndërsa qytetarët lihen të përballen me sëmundjen, varfërinë dhe pasigurinë.

Kjo është e vërteta e shëndetësisë sot.

Ndaj me 24 janar ora 17:00, të gjithë në shesh të protestojmë bashkë për veten tonë, familjen tonë kundër grupit të strukturuar kriminal që vjedh qytetarët më të varfër në Europë.

The post Shëndetësia në kolaps/ Erisa Xhixho: Paaftësi kriminale, sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë appeared first on Albeu.com.

Atentati te mbikalimi i Shkozetit në 2019-n, SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçajn: Gazetarët të dalin jashtë

By: V K
23 January 2026 at 11:16

Këtë të premte, në seancën e mbajtur në Gjykatën e Posaçme të Aperlit, Prokuroria e Posaçme, ka paraqitur provat shkresore për dy të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, lidhur me atentatin te mbikalimi i Shkozetit, ngjarje kjo e ndodhur në 1 nëntor 2019, ku humbi jetën shoferi i ish-Prokurorit Arjan Ndoj, Andi Maloku.

Prokurori Adnan Xholi, paraqiti në sallë 67 fashikuj përpara gjykatës, duke kërkuar që të mbyllen dyert për mediat në mënyrë që të bëhej dhe prezantimi konkret i provave.

Prokurori Xholi: “Procesverbalet kanë të bëjnë me zbardhjen e komunikimeve në aplikacionin Sky Ecc etj. Kërkoj të jetë një seancë me dyer të mbyllura për ruajtjen e sekretit hetimor, duke qenë se ka të dhëna që deri më tani nuk janë ekspozuar”.

Gjykata e Posaçme, pranoi kërkesën e organit të akuzës që për këtë fazë të leximit të fashikullit që përmban të dhëna sekret, të mos jenë të pranishëm përfaqësues të mediave.

Seanca vijon pa praninë e gazetarëve.

 

The post Atentati te mbikalimi i Shkozetit në 2019-n, SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçajn: Gazetarët të dalin jashtë appeared first on Albeu.com.

Mashtronte qytetarët duke u premtuar zgjidhje të shpejtë të çështjeve ligjore, dërgohet për gjykim “avokatja” në Fier

By: V K
23 January 2026 at 10:53

Prokuroria e Fierit, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim një shtetase, e cila dyshohet se mashtronte qytetarë duke u paraqitur si avokate, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash në mënyrë të paligjshme.

Sipas organit të akuzës, ndaj shtetases K.K. rëndon akuza e mashtrimit të kryer më shumë se një herë si dhe fshehjes së të ardhurave.

Hetimet kanë zbuluar se ajo u premtonte qytetarëve zgjidhjen e çështjeve të ndryshme ligjore, administrative dhe gjyqësore, si legalizime pronash, procedura pensioni, çështje pronësie apo përfaqësim në procese gjyqësore civile, duke u marrë para në këmbim të këtyre shërbimeve.

Në grackën e saj kanë rënë 8 shtetas, banorë të Lushnjes dhe Fierit.

Nga verifikimet e kryera rezulton se shërbimet e premtuara nuk janë realizuar. Pagesat kryheshin në forma të ndryshme, përfshirë dorëzime në dorë, transferta bankare apo pagesa të deklaruara si kapar ose shpenzime procedurale.

Në disa raste, viktimat janë siguruar nga e pandehura se procedurat ishin në proces dhe se çështjet do të përfundonin brenda afateve të caktuara, ndërsa më pas komunikimi me të është ndërprerë pa dhënë asnjë rezultat konkret.

Në raste të tjera, ajo ka dhënë informacione të pavërteta mbi ekzistencën e proceseve gjyqësore apo aplikimeve administrative, të cilat rezultuan se nuk ishin kryer.

Gjithashtu, hetimi ka zbuluar se K.K. ka kryer veprime që krijonin përshtypjen e përfaqësimit ligjor në një kohë kur nuk kishte status aktiv për ushtrimin e profesionit të avokatit.

Po ashtu, ajo ka përfituar të ardhura nga ky aktivitet pa i deklaruar pranë organeve tatimore, duke ushtruar aktivitet ekonomik faktik për disa vite, ndërkohë që figuronte me status pasiv në regjistrat tatimorë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon për gjykim, shtetasen K.K. për veprën penale ‘Mashtrimi’ e kryer më shumë se një herë dhe ‘Fshehja e të ardhurave’ parashikuar nga neni 143 pg.2 dhe 180, pg.1 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.768 të vitit 2025, regjistruar mbi bazën e kallëzimit të disa shtetasëve dhe transmetimit në mediat investigative ku paraqiteshin shqetësimet se e pandehura K.K., duke u prezantuar si avokate, kishte arritur të merrte vlera monetare nëpërmjet mashtrimit, u evidentua se e pandehura, e cila për një periudhë të gjatë kohore është prezantuar si avokate, ka përfituar shuma monetare nga disa qytetarë, duke u premtuar zgjidhjen e çështjeve të ndryshme ligjore, administrative dhe gjyqësore, përfshirë legalizime pronash, procedura pensioni, çështje pronësie, përfaqësim në procese gjyqësore civile etj.

Nga verifikimet e kryera rezulton se këto shërbime, nuk janë realizuar, megjithëse vlerat monetare janë marrë nga e pandehura. Pagesat janë kryer në forma të ndryshme, përfshirë dorëzime në dorë, transferta financiare dhe pagesa të deklaruara si kapar apo shpenzime procedurale.

Në disa episode, viktimat janë siguruar nga e pandehura se procedurat ishin në vijim dhe se çështjet do të përfundonin brenda afateve të caktuara, ndërkohë që më pas komunikimi me të është ndërprerë dhe nuk është dhënë asnjë rezultat konkret. Në raste të tjera, rezulton se janë dhënë informacione të pavërteta mbi ekzistencën e proceseve gjyqësore apo aplikimeve administrative, të cilat, pas verifikimit pranë institucioneve përkatëse, nuk kanë rezultuar të jenë bërë prej saj. Të mashtruar nga e pandehura në këtë procedim janë evidentuar 8 shtetas kryesisht qytetarë të Lushnjes dhe Fierit.

Hetimi ka zbuluar gjithashtu se e pandehura ka kryer veprime në dukje të një përfaqësimi ligjor në një kohë kur nuk kishte status aktiv për ushtrimin e profesionit të avokatit, si dhe ka përfituar të ardhura nga ky aktivitet pa i deklaruar ato pranë organeve tatimore. Nga të dhënat e administruara, rezulton se për disa vite ajo ka ushtruar aktivitet ekonomik faktik, ndërkohë që figuronte me status pasiv në regjistrat tatimorë, duke mos deklaruar të ardhurat e përfituara dhe duke shmangur detyrimet përkatëse tatimore.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që prekin pasurinë dhe të drejtat ekonomike të subjekteve të dëmtuar.

The post Mashtronte qytetarët duke u premtuar zgjidhje të shpejtë të çështjeve ligjore, dërgohet për gjykim “avokatja” në Fier appeared first on Albeu.com.

Aksident në rrugën e Arbrit/ Makina përplaset me murin mbrojtës, 45-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

By: V K
23 January 2026 at 10:30

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në aksin nacional Maqellarë – Peshkopi.

Një automjet në të cilin udhëtonin babë e bijë u përplas me murin anësor të rrugës në vendin e quajtur Melan.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar të dy personat që ndodheshin në automjet.

Ata janë transportuar fillimisht në spitalin e Dibrës, por për shkak të gjendjes së rëndë, vajza 45-vjeçare u transportua për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, babai i saj, i cili ishte edhe drejtues mjeti, po merr mjekim në spitalin e Dibrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ishte humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit.

Që prej ndërtimit të lotit të tretë të rrugës së Arbrit në segmentin Herebel – Peshkopi janë shkaktuar dhjetra aksidente, kryesisht në ditët me lagështi.

The post Aksident në rrugën e Arbrit/ Makina përplaset me murin mbrojtës, 45-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Itali/ Ky është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën (EMRI)

By: V K
23 January 2026 at 10:00

Ditën e sotme, një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar. Viktima është identifikuar si Klaudio Gjoka 20-vjeç, nga Lezha banues në Itali.

Sipas mediave vendase, ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën e Rrugës Shtetërore 589, Saluzzo–Barge, në kilometrin e 53-të, pranë Abacisë së Stafardës.

Shkak i aksidentit ishte një përplasje e fortë mes një kamioni dhe një automjeti tip “Audi”, që drejtohej nga i riu shqiptar.

Përplasja rezultoi fatale për 20-vjeçarin, ndërsa pas ngjarjes rruga u mbyll për disa orë, duke shkaktuar trafik dhe kaos të madh në zonë, ndërkohë që autoritetet italiane vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

The post Aksident i rëndë në Itali/ Ky është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Shpërthimi me bombë në Greqi/ Arrestohen dy vëllezërit nga Tirana (EMRAT)

By: V K
23 January 2026 at 09:50

Dy vëllezër shqiptarë, Blerim Buci, 41-vjeç, dhe Besmir Buci, 32-vjeç, janë arrestuar nga policia greke, si autorë të dyshuar të shpërthimit me eksploziv në diskotekën “Jacky.O” në Athinë, ngjarje e ndodhur më 7 tetor 2025.

Sipas mediave greke, dy vëllezërit kanë precedentë penalë në Greqi dhe ishin nën hetim për krime të ndryshme.

Ndërkohë raportohet se në pranga është vënë edhe një person tjetër, i cili dyshohet se u ka siguruar dy vëllezërve automjetin e përdorur për të arritur në vendngjarje dhe për të vendosur pajisjen shpërthyese jashtë klubit të natës.

Mësohet se, Besmir Buci, parkoi automjetin pranë diskotekës dhe, pas një veprimi të shpejtë, aktivizoi një pajisje shpërthyese që kishte vendosur. Ai më pas u largua nga vendi me ndihmën e vëllait të tij, Blerimit, që e priste në automjet.

Autoritetet zbuluan se automjeti ishte siguruar për ta nga një bashkëpunëtor grek, 44 vjeçar.

Gjatë operacionit të ndalimit, policia gjeti dhe sekuestroi një sërë provash, përfshirë një thikë palosëse, tetë telefona celularë, një pajisje telekomandimi, veshje të përdorura gjatë veprës kriminale dhe automjetin e përdorur.

Një nga vëllazërit të arrestuar pranoi se një çift i kishte paguar 5,000 euro për të vendosur bombën si një “mesazh paralajmërues” ndaj pronarit të diskotekës, i cili kishte refuzuar t’i nënshtrohej shantazhit.

The post Shpërthimi me bombë në Greqi/ Arrestohen dy vëllezërit nga Tirana (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

I doli emri në Madrid, Jurgen Klopp “thyen” heshtjen: Reali? Kurrë mos thuaj kurrë

By: V K
23 January 2026 at 09:32

Në Madrid, nga tifozët te presidenti Perez, të gjithë besonin se me afrimin e Alonso-s, Carlo Ancelotti, do të ishte thjesht një kujtim i bukur, por fusha vërtetoi të kundërtën, me teknikun spanjoll që u largua pas disa muajsh duke lënë pas një grup të përçarë.

Perez i besoi stolin një tjetër ish të famshëm, Alvaro Arbeloa-s, por kjo lexohet si një zgjedhje e përkohshme pasi në fund të këtij sezoni, Reali pritet të ul në stol një trajner të ri, vetëm nëse Arbeloa vë në jetë një mrekulli të madhe.

Prej kohësh flitet se në Madrid mund të zbarkojë Jurgen Klopp, një dëshirë e vjetër e presidentit Perez, por tekniku gjerman e hodh poshtë një opsion të tillë, të paktën jo për momentin:

“Ndodhem në një fazë të jetës ku ndihem i kompletuar me veten, ekzaktësisht në vendin që doja të isha. Nuk dua të jem në asnjë vend tjetër. Real Madrid? Në këto momente mund të them Jo, edhe pse asnjë herë nuk duhet të thuash Jo. Nuk besoj se mund të ndryshoj ide, por në jetë asgjë nuk është e sigurt”, u shpreh Klopp.

The post I doli emri në Madrid, Jurgen Klopp “thyen” heshtjen: Reali? Kurrë mos thuaj kurrë appeared first on Albeu.com.

Erion Veliaj padit në Gjykatën Administrative Presidencën dhe Prokurorin e SPAK Ols Dado

By: V K
23 January 2026 at 09:10

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Ols Dado, duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008.

Sipas padisë emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit.

Veliaj kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.

“Presidenti i Republikës ka lëshuar një dekret në kundërshtim të hapur me dispozitat urdhëruese procedurale të ligjit nr. 8737, duke realizuar një emërim pa bazë ligjore dhe në mungesë të kompetencës materiale ratione personae për të emëruar një subjekt që nuk përmbushte kriteret e ligjit. Ky fakt përbën një shkelje flagrante të rendit juridik dhe një rast tipik të pavlefshmërisë absolute të një akti administrativ, në kuptim të nenit 108 të Kodit të Procedurave Administrative, pasi: (i) akti është nxjerrë në kundërshtim flagrant me normat urdhëruese të ligjit; (ii) personi i emëruar nuk plotësonte kushtet e përgjithshme dhe të posaçme ligjore; dhe (iii) organi publik ka ushtruar kompetencën e tij për emërim në shkelje të kushteve procedurale të vlefshmërisë së aktit, duke e bërë dekretin juridikisht të paefektshëm dhe nul abinitio”, thuhet në kërkesë padi.

 

The post Erion Veliaj padit në Gjykatën Administrative Presidencën dhe Prokurorin e SPAK Ols Dado appeared first on Albeu.com.

Donald Trump tërheq ftesën për Kanadanë për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”

By: V K
23 January 2026 at 08:49

Në një postim në platformën Truth Social, drejtuar kryeministrit kanadez Mark Carney, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njofton se ka tërhequr ftesën për Kanadanë për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”, organi i ri ndërkombëtar i krijuar prej tij, raporton BBC.

Trump shkroi se Bordi i Paqes po e tërheq ftesën për anëtarësimin e Kanadasë. Presidenti amerikan nuk dha asnjë arsye konkrete për këtë vendim.

Vendimi vjen pak ditë pasi Carney kishte bërë bujë me deklaratën e tij për një “çarje” në rendin global të udhëhequr nga SHBA.

Kanadaja kishte sinjalizuar më herët se ishte e gatshme të bashkohej me bordin, por pa paguar tarifën e anëtarësimit.

Sipas administratës amerikane, anëtarët e përhershëm të Bordit të Paqes do të duhet të paguajnë një tarifë prej 1 miliard dollarësh për të ndihmuar në financimin e këtij mekanizmi të ri, gjë që Otava ka refuzuar ta bëjë.

Zyra e kryeministrit Carney nuk reagoi menjëherë pas postimit të Trump, megjithëse javën e kaluar ai kishte deklaruar se, në parim, do ta pranonte ftesën e presidentit amerikan.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se liderët evropianë kanë dyshime serioze mbi kompetencat dhe rolin e Bordit të Paqes, por janë të gatshëm të bashkëpunojnë me këtë organ në çështje që lidhen me Gazën.

The post Donald Trump tërheq ftesën për Kanadanë për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes” appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
23 January 2026 at 08:17

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me 82.7 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro, do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë.

Franga zvicerane, sot në tregun shqiptar do blihet me 103.3 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë.

Ndërsa paundi britanik, do blihet me 110.1 lekë dhe do shitet me 111.1 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Ivanka Trump publikon pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës, i shoqëron me këngën “Luleborë” (FOTOT+VIDEO)

By: V K
23 January 2026 at 07:57

Ivanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale disa pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës.

Në fotot dhe videot e publikuara shfaqen peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, si dhe pamjet nga larg të ishullit të Sazanit, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.

 

 

Kujtojmë që Ivanka Trump qëndroi për dy ditë në Vlorë, ndërsa mbrëmjen e djeshme ajo u prit në kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama.

 

 

Rama e takoi Ivanka Trump edhe në Vlorë, ku darkuan bashkë me delegacionin që shoqëronte Ivanka Trump.

 

 

Mbrëmjen e së mërkurës, Ivanka Trump, ka zhvilluar një takim informal me kryeministrin Edi Rama në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Më pas, ata kanë darkuar në një restorant në Orikum. Në këtë takim, kanë qenë të pranishëm edhe rreth 60 arkitektë.

 

 

Ivanka Trump, mbërriti dy ditë më parë, e shoqëruar nga disa arkitektë, në kuadër të projektit për Ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit.

 

The post Ivanka Trump publikon pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës, i shoqëron me këngën “Luleborë” (FOTOT+VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Nga anëtari i Gjykatës së Lartë tek kreu i Hetimit Tatimor dhe punonjës të ATP e AKSHI, kush ishin zyrtarët që shpërndanin materialet e SPAK në grupin e WhatsApp (EMRAT)

By: V K
23 January 2026 at 07:45

Rasti i hakerimit të sistemit elektronik të SPAK ka kaluar pa shumë bujë në opinionin publik shqiptar, por janë zbuluar dimensione të reja që tregojnë se ky nuk ishte një sulm spontan.

Në qendër të hetimeve janë tre persona:

Agim Ismaili, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, por emra të tjerë janë përfshirë si pjesë e një rrjeti të strukturuar me qëllime të qarta.

Ky grup ishte pjesë e një strukture që koordinonte edhe shpërndarjen e materialeve të rrjedhura në media, për të goditur individë të caktuar në publik.

BalkanWeb ka zbardhur emrat e zyrtarëve që ishin pjesë e grupit të WhatsApp ku shpërndaheshin materialet.

Në këtë grup ishin të përfshirë:

Sokol Ngresi – Anëtar i Gjykatës së Lartë nga Vlora mik me Agim Ismailin prej vitesh.

Anton Martini – Drejtor i Hetimit Tatimor (nga e njëjta zonë me Agim Ismailin).

Dritan Palnikaj – Sekretar i Përgjithshëm në MBU (nipi i Agimit).

Ermal Kënaçi – Shef i komisariatit nr.2 në Tiranë (Ish-shef sektori në SHKKB, i shkarkuar).

Melsi Beli – Punon në AKSHI (Lidhje e Agim Ismailit pasi e ka pas vartës te burgjet) larguar nga detyra.

Blerina Hoxha – Punon në AKSH (Lidhje e Melsi Belit).

Jonida Baçi– ish-drejtoreshë e ATP e shkarkuar nga detyra (nga hetimi del lidhje miqësie me Agim Ismailin).

Ylli Gaxholli– ish- punonjës në ATP i shkarkuar (Agjencinë e Pronave) lidhje e vjetër e Agim Ismailit dhe Jonida Baçit ish-drejtoreshë e ATP.

Maltin Malaj – ish -drejtor në DPB tek prokurimet me Admir Arbrin, drejtor i Burgjeve.

The post Nga anëtari i Gjykatës së Lartë tek kreu i Hetimit Tatimor dhe punonjës të ATP e AKSHI, kush ishin zyrtarët që shpërndanin materialet e SPAK në grupin e WhatsApp (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 23 Janar 2026, vranësira e kthjellime gjatë ditës

By: V K
23 January 2026 at 07:38

Këtë të premte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare të vendit, lokalisht shtrëngataafatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

The post Parashikimi i motit 23 Janar 2026, vranësira e kthjellime gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

❌
❌