Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 January 2026Main stream

VIDEO/ “Manita” katalanase, Barcelona dhuron spektakël ndaj Atletiko Bilbaos

By: admin
7 January 2026 at 22:26

Dygolëshi i Rafinjës i dha Barcelonës një fitore bindëse 5-0 ndaj Atletiko Bilbaos, në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, të zhvilluar në stadiumin “King Abdullah Sport City” në Arabinë Saudite. Fitorja e nëntë radhazi e katalanasve në të gjitha kompeticionet.

Këto momente zhgënjyese për Atletikon përmbledhin një mbrëmje me fat krejtësisht të kundërt për dy skuadrat.

Barcelona vazhdoi rekordin e saj duke shënuar gola në të gjitha 11 ndeshjet e Superkupës në formatin aktual, ndërsa për herë të nëntë në këtë seri realizoi të paktën dy gola.

Nga ana tjetër, Atletiko po kalon një periudhë të vështirë, pasi ka fituar vetëm një herë në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet (2 barazime, 3 humbje).

GOLAT:

Goli i dytë i Rafinjës (VIDEO

Goli i Rafinjës (VIDEO

Goli i Bardghjit (VIDEO

Goli i Fermin (VIDEO)

Goli i Ferran Torres (VIDEO)

The post VIDEO/ “Manita” katalanase, Barcelona dhuron spektakël ndaj Atletiko Bilbaos appeared first on Albeu.com.

Joao Cancelo rikthehet në Barcelonë!

By: admin
7 January 2026 at 11:02

Barcelona është e sigurt për rikthimin e Joao Cancelo-s. Të gjitha palët kanë rënë dakord për këtë transferim dhe nga finalizimi mungon vetëm firma.

Skuadra saudite ka bërë një përjashtim dhe nuk ka kërkuar asnjë kompensim financiar në këmbim të huazimit deri në fund të këtij sezoni të lojtarit, i cili ka ngulur këmbë për t’u larguar nga Arabaia Saudite.

The post Joao Cancelo rikthehet në Barcelonë! appeared first on Albeu.com.

Fabregas: Nuk e shikoj kurrë renditjen

By: admin
7 January 2026 at 10:58

“Gjëja e rëndësishme është që skuadra të vazhdojë të rritet dhe të përmirësohet. Patëm disa momente të vështira dhe gjetëm një zgjidhje pas pjesës së parë. Ishim pak sipërfaqësorë, si penalltia që pësuam. Këto janë detaje që mund të bëjnë diferencën”.

“Tabela e ligës? Nuk e shoh kurrë, nuk më pëlqen dhe nuk është qëllimi ynë tani. Le të shpresojmë që të vijë koha dhe të mund të flasim për këtë një ditë. Por duhet të jemi të kujdesshëm për atë se kush jemi. Duam të arrijmë atje një ditë, por është një proces. Jemi një skuadër e re dhe pak nga pak do të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të rritemi”, tha trajneri i Comos, Cesc Fabregas, për Sky Sport pas fitores 3-0 në transfertë ndaj ndaj Pisa-s.

“Lojtarë italianë në skuadër? Është një plan dhe mendoj se është e drejtë që ata të mund të luajnë për Comon në të ardhmen. E kam thënë shumë herë se ky është një objektiv i klubit”.

The post Fabregas: Nuk e shikoj kurrë renditjen appeared first on Albeu.com.

“Kur Esat Pasha e përdori xhandarmërinë për interesat vetjake kundër qeverisë kombëtare, Hafiz Ali Podgorica me patriotët e tjerë…”- Historia e panjohur e kryebashkiakut të Durrësit në 1913-ën

By: admin
7 January 2026 at 10:55

Hafiz Ali Podgorica lindi në vitin 1855 në Podgoricë në një familje patriotësh shqiptarë. Prindërit e tij Abdullah dhe nëna Pashja e lanë jetim Aliun në moshën 6 vjeçare. Atë e tërhoqën xhaxhallarët e tij, që banonin në Shkodër, ku kreu filloren dhe gjimnazin osman. Ai mësoi edhe Kur’anin përmendësh, duke marrë titullin Hafiz. Më vonë shkoi në Stamboll, ku u njoh me patriotët e atjeshëm. Ishte shok i Ismail Qemalit, Jani Vretos, Koto Hoxhit e shumë të tjerëve. Bashkë me ta u pajis me ndjenjat dhe idetë kombëtare për lirinë e Shqipërisë dhe përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe.

Mbasi u kthye në Shkodër punoi si avokat e ndihmës gjyqtar. Bashkëpunoi me patriotët dhe intelektualët shkodranë. Më pas e transferuan në Durrës, ku punoi si kadi (gjykatës) dhe pastaj u zgjodh myfti. Në Durrës u bashkua me patriotët: Nikollë Kaçorri, Abaz Celkupa, Seit Kertusha, Dr. Neki Libohova e shumë të tjerë.

Me formimin e klubeve “Vëllazëria” e “Bashkimi”, Hafiz Aliu ka qenë anëtar i këtyre klubeve (1905-1909). Ai ka dhënë kontributin e tij për çështje me rëndësi kombëtare dhe përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe në kushtet e asaj kohe.

Hafiz Aliu është dërguar gjithashtu si përfaqësues i Durrësit në “Kongresin e Dibrës” në korrik 1909. Këtu Hafiz Aliu e Dervish Hima fituan miratimin e të gjithë delegatëve për përkushtimin në çështjet kombëtare në planin arsimor, kulturor e politik.

Në vitin 1909, në zgjedhjet bashkiake, Klubi paraqiti kandidaturën e Hafiz Aliut. Ai ishte brumosur me idealet e Rilindësve tanë dhe kishte udhërrëfyes mësimet e Sami Frashërit nga ku kishte mësuar konceptet e qeverisjes së vendit. Ai ishte personi më i kompletuar për të përballuar detyrat e kryetarit të bashkisë.

Kështu u zgjodh kryetar i parë i Bashkisë së Durrësit në legjislaturën 1909-1912. Duke qenë gjithmonë konsekuent në lëvizjen patriotike, hidhte bazat e administratës shqiptare edhe në fushën e drejtësisë. Pas dështimit për ngritjen e flamurit në Durrës më 24 nëntor 1912, si kryetar Bashkie nënshkroi aktin e përfaqësimit për delegatët e Durrësit, që do të shkonin në Kuvendin e Vlorës.

Akt i rëndësishëm i qytetarisë durrsake, pas largimit të Ismail Qemalit për në Vlorë, qe ai i Hafiz Ali Podgoricës, Kryetar i parë i Bashkisë dhe personalitet i shquar, i cili më 26 nëntor 1912 ngriti me dorën e tij Flamurin Kombëtar në Pallatin qeveritar të Durrësit.

Menjëherë pas këtij akti madhor patriotët durrsakë nën drejtimin e Hafiz Aliut më 27 nëntor 1912, firmosën telegramin Nr.3300 dërguar të gjithë qyteteve me rëndësi të Shqipërisë për shpalljen e pavarësisë në Durrës (shpallën independencën në emër të kombësisë tonë të shtrenjtë e të gjithë Shqipërisë).

Njëkohësisht iu dërguan memorandume konsujve të Austrisë, Francës dhe përfaqësuesit italian në Durrës. Në dokumentet historike që ndodhen në Arkivin e Shtetit (Fondi i pavarësisë) shkruhet:

“Hafiz Ali Podgorica (1855-1929) më 26 nëntor 1912, me cilësi si kryetar Bashkie, pati nderin e posaçëm me ngritë me dorën e vet Flamurin e Shqipërisë në pallatin qeveritar të Durrësit”.

Administrata që kryesoi Hafiz Ali Podgorica më 1909-1912, për meritat e saj përbën faqe historie në jetën e qytetit të Durrësit. Është e kohës së tij dhe vula e parë e Bashkisë së Durrësit. Kjo detyrë lidhej padyshim me momentin historik që kalonte qeveria e përkohshme e Vlorës.

Për veprimtarinë patriotike atdhetare Hafiz Aliu gjithë jetën e tij ia kushtoi veprimtarisë për të mirën e vendit në organizimin e administratës shtetërore, si dhe në planin arsimor, kulturor e politik. Për figurën intelektuale janë zhvilluar disa mbledhje ku janë dhënë disa kumtesa për veprimtarinë e tij.

Në atë kohë Esat Pashë Toptani, duke shfrytëzuar postin e tij si ministër i Brendshëm i Qeverisë së Vlorës, në vitin 1913, e përdori xhandarmërinë për interesat vetjake, ambicioze kundër Qeverisë Kombëtare. Hafiz Aliu e kuptoi qëllimin e tij politik pro-serb. Bashkë me patriotët e tjerë durrsakë u larguan me familjet e tyre nga Durrësi.

Për dënim u janë plaçkitur shtëpitë e tyre. Po e njëjta gjë ndodhi në vitin 1924, kur Esat Pasha erdhi për të dytën herë në Durrës. Hafiz Aliu ishte përkrahës i mendimeve demokratike të Fan Nolit. Gjatë regjimit të Zogut dëbohet në Kavajë në vitin 1926. Ka vdekur në vitin 1929, duke lënë familjen në gjendje të vështirë ekonomike.

Në vitin 1992, Hafiz Ali Podgoricës i jepet nga Presidenti i Republikës z. Sali Berisha titulli; “Urdhri i Klasit të I-rë” për veprimtari patriotike me motivacionin: “Si figurë intelektuale, i dalluar në organizimin e luftës për çlirim kombëtar, për ngritjen e Flamurit në Durrës (26 Nëntor 1912) dhe për organizimin e administratës shtetërore”.

Më 16.10.1996, Këshilli Bashkiak i qytetit të Durrësit i jep Hafiz Ali Podgoricës (pas vdekjes) titullin: “Qytetar Nderi” i qytetit të Durrësit, me motivacionin: “Intelektual dhe patriot i shquar. Si delegat i Durrësit në Kongresin e Dibrës, ka luftuar me sukses synimet xhonturke. Bashkëpunëtor i Ismail Qemalit, me porositë e të cilit ngriti Flamurin Kombëtar në Durrës më 26 Nëntor 1912. Kryetari i Parë në Bashkinë e Durrësit në vitet 1909–1912”.

Më 16-17 gusht 2003, nga Bashkia e Durrësit e Shoqata “Durrësi”, i akordohet Hafiz Ali Podgoricës (pas vdekjes) titulli: “Simbol i Qytetit – Kryetarit të Parë të Bashkisë së Durrësit, intelektualit të shquar që organizoi administratën shtetërore, patriotit të flaktë që më 26 Nëntor 1912 ngriti Flamurin e Pavarësisë në Durrës”.

Më 26 nëntor 2005, nga Bashkia e Durrësit dhe Shoqata “Durrësi” i akordohet Hafiz Ali Podgoricës titulli: “Mirënjohje e qytetit të Durrësit” me motivacionin: “Për kontributin që ka dhënë për Pavarësinë e shtetit shqiptar dhe për ngritjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar në qytetin e Durrësit më 26 Nëntor 1912”.

Më 26 nëntor 2008 u bë inaugurimi i përmendores së kryebashkiakut të parë të Durrësit, Hafiz Ali Podgorica 1909-1912./ Memorie.al

The post “Kur Esat Pasha e përdori xhandarmërinë për interesat vetjake kundër qeverisë kombëtare, Hafiz Ali Podgorica me patriotët e tjerë…”- Historia e panjohur e kryebashkiakut të Durrësit në 1913-ën appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Prapaskenat e CIA-s: Pse Trump lejoi që zëvendësja e Maduros të merrte pushtetin?

By: admin
6 January 2026 at 12:24

Gazeta prestigjioze Wall Street Journal ka zbuluar detaje të reja mbi ndërhyrjen e SHBA-ve në Venezuelë. Sipas burimeve, ka qenë pikërisht CIA ajo që i sugjeroi Presidentit Donald Trump të lejonte Delcy Rodriguez, zëvendëspresidenten, të merrte drejtimin e vendit pas kapjes së Nicolas Maduros.

Në një dokument konfidencial, CIA vlerësoi se për të ruajtur stabilitetin e menjëhershëm në Venezuelë, ishte e nevojshme që pushteti të mbetej në duart e njerëzve që ishin pjesë e sistemit aktual.

Arsyet kryesore të këtij sugjerimi ishin mbështetja e ushtrisë, rreziku i kaosit dhe rezistenca e armatosur.

Rodriguez dhe besnikët e tjerë të regjimit kanë kontroll mbi ushtrinë dhe elitat e vendit. Për këtë arsye, CIA paralajmëroi se udhëheqësit e opozitës, si Maria Machado dhe Edmundo Gonzalez, do ta kishin shumë të vështirë të kontrollonin vendin.

Sipas raportit, opozita do të përballej me rezistencë të fortë nga forcat e sigurisë dhe organizatat kriminale që mbështesin regjimin e vjetër.

Me pak fjalë, inteligjenca amerikane besonte se një kalim i menjëhershëm i pushtetit te opozita do të shkaktonte një luftë civile ose kaos të pakontrollueshëm, ndaj zgjodhi një “rrugë të mesme” me figura të njohura të regjimit.

The post Prapaskenat e CIA-s: Pse Trump lejoi që zëvendësja e Maduros të merrte pushtetin? appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Mitaj lë pa fjalë shokun e skuadrës, sfida ku mbrojtësi i Shqipërisë gjen… Ronaldinjon

By: admin
6 January 2026 at 10:50

Mario Mitaj dhe Ahmad Al-Ghamdi po bënin një sfidë ku duhet të gjesh lojtarin, pikërisht me anë të pyetjeve. Mbrojtësi i Kombëtares doli i fituar, pasi i mjaftuan vetëm tri pyetje për të shkuar te Ronaldinjo.

Mitaj ndoqi Al-Ghamdin, sa u përket dy pyetjeve të para. E radhës, nëse ka luajtur me Barcelonën, ishte çfarë e dërgoi mbrojtësin shqiptar te Ronaldinjo.

Pyetjet e Mitajt:

A luan në “Top 5” ligat?

A është tërhequr nga futbolli i luajtur?

A luan për Barcelonën?

A është Ronaldinjo?

Sfida ku Mitaj gjen Ronaldinjon: (VIDEO)

The post VIDEO/ Mitaj lë pa fjalë shokun e skuadrës, sfida ku mbrojtësi i Shqipërisë gjen… Ronaldinjon appeared first on Albeu.com.

The Guardian: Trump e ka shndërruar superfuqinë botërore në një shtet batakçi! Kërkon të shkatërrojë normat ndërkombëtare

By: admin
6 January 2026 at 10:46

Mes konfuzionit të jashtëzakonshëm që rrethon sulmet amerikane ndaj Venezuelës, kapjen e presidentit Nicolás Maduro dhe njoftimin e Donald Trump se SHBA do ta “drejtojë” vendin dhe do të “rimarrë naftën”, një gjë është e qartë: këto veprime vendosin një precedent vërtet tronditës. SHBA ka një histori të zymtë ndërhyrjesh, pushtimesh dhe okupimesh në rajon, por orët e para të së shtunës shënuan sulmin e parë të madh ushtarak amerikan në tokë të Amerikës së Jugut. “Dominimi amerikan në hemisferën perëndimore nuk do të vihet më kurrë në dyshim,” deklaroi zoti Trump. Vendimi për të sulmuar në mënyrë të njëanshme një shtet tjetër dhe për të rrëmbyer udhëheqësin e tij – vetëm pak ditë pasi ai kishte kërkuar publikisht një rrugë daljeje – ka pasoja edhe më të gjera. Duhet të na alarmojë të gjithëve.

Venezuelianët kanë duruar një regjim represiv, kleptokratik dhe jokompetent nën drejtimin e zotit Maduro, i cili besohet gjerësisht se ka vjedhur zgjedhjet e fundit. Tani ata përballen, në rastin më të mirë, me një pasiguri të thellë. Zoti Trump ka sugjeruar se zëvendësja e zotit Maduro, Delcy Rodríguez, do të ndjekë udhëzimet amerikane dhe ka përjashtuar lideren e opozitës së djathtë dhe fituesen e Çmimit Nobel, María Corina Machado, si një zëvendësim të besueshëm. Por zonja Rodríguez, tashmë presidente e përkohshme, deri tani ka mbajtur një qëndrim sfidues – dhe pjesë të tjera të regjimit të “prerë në kokë” janë edhe më radikale.

Një njeri që erdhi në pushtet duke premtuar se do t’u jepte fund luftërave të huaja, tani thotë se “nuk ka frikë nga trupat në terren”. Riemërtimi i Departamentit të Mbrojtjes si Departamenti i Luftës ishte më shumë sesa teatër politik. Ai nuk e sheh superfuqinë botërore si një polic; po e shndërron atë në një shtet rebel. Ai beson se fuqia e SHBA-së i lejon të bëjë çfarë të dojë me kosto minimale: mjafton të shihen sulmet ndaj Nigerisë, ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe gjetkë. Ai premton se nafta venezueliane do të thotë se ky episod i fundit “nuk do të na kushtojë asnjë qindarkë”.

George W Bush pushtoi Irakun mbi bazën e një gënjeshtre. Por ky sulm i paligjshëm ndodhi pa asnjë rezolutë të OKB-së dhe pa miratim të Kongresit; demokratët as nuk u informuan dhe thonë se u mashtruan aktivisht në informimet zyrtare. Zoti Trump nuk kërkon t’i përkulë normat ndërkombëtare, por t’i shkatërrojë ato. Lëreni mënjanë mesazhin që kjo u dërgon Vladimir Putinit, Xi Jinpingut dhe të tjerëve, dhe pyesni veten se ku po shkon vetë SHBA-ja. Ndërsa bastisja raportohet se vrau 40 venezuelianë, përfshirë civilë, asnjë personel amerikan nuk humbi jetën. Ndjenja në rritje e pathyeshmërisë së zotit Trump me siguri do të inkurajojë aventurizma të tjera. Ai nuk ka përjashtuar veprime ushtarake lidhur me Groenlandën dhe i tha Fox News: “Diçka do të duhet të bëhet me Meksikën.”

Askush nuk e beson justifikimin se kjo ka të bëjë me drogën. Venezuela është vetëm një korridor i vogël për kokainën; zoti Trump së fundmi fali ish-presidentin e Hondurasit, Juan Orlando Hernández, për krime droge dhe armësh. Dhe vetë zoti Trump e bëri të qartë se shtyhet nga tundimi i naftës, po aq sa nga machismo-ja, ideologjia e disa anëtarëve të administratës së tij dhe dëshira për lavdi, ndërsa popullariteti i brendshëm bie.

Reagimi global, veçanërisht në Europë, ka qenë – me disa përjashtime të nderuara – i zbehtë. Kjo nuk lidhet me mëkatet e zotit Maduro, por me frikën nga zemërimi i zotit Trump. Reagimi i fortë i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, ishte i mirëpritur, por ky episod nënvizon rëndësinë gjithnjë e më të vogël të këtij institucioni. Baza e brendshme anti-ndërhyrje e zotit Trump mund ta shtyjë ende atë të kthejë vëmendjen nga brenda – por rritja e kostove të sigurimeve shëndetësore, pakënaqësia ekonomike dhe dosjet Epstein i shtojnë oreksin për shpërqendrim.

Nuk kanë kaluar ende 12 muaj nga mandati i tij katërvjeçar. Sir Keir Starmer dhe të tjerë mund të pendohen nëse heshtin tani, duke pasur parasysh se çfarë – dhe kush – mund të jetë i radhës.

The post The Guardian: Trump e ka shndërruar superfuqinë botërore në një shtet batakçi! Kërkon të shkatërrojë normat ndërkombëtare appeared first on Albeu.com.

Pasuesi i Amorim te Manchester United, në skenë del edhe italiani Maresca

By: admin
6 January 2026 at 10:44

Pas shkarkimit të Ruben Amorim, drejtuesit e Manchester United po marrin kohë për të zgjedhur trajnerin që do t’i besojnë stolin në vazhdim të sezonit. E vetmja gjë e qartë për momentin është se përkohësisht skuadra do të drejtohet nga Darren Fletcher.

“Djajtë e kuq” po analizojnë me qetësi situatën për të kuptuar më mirë, nëse do t’i besojnë një trajneri deri në fund të këtij sezoni, apo do të firmosin me një emër të madh që në këtë moment.

Zërat e fundit flasin për disa kandidatura, të cilave u është shtuar ajo e italianit Enzo Maresca, i cili sapo është larguar nga Chelsea. Drejtori sportiv i Manchester United, Omar Berrada, ka një lidhje me trajnerin italian, pasi ishte pikërisht ai që e çoi te Manchester City.

The post Pasuesi i Amorim te Manchester United, në skenë del edhe italiani Maresca appeared first on Albeu.com.

Gjimshiti dhe Rrahmani përzgjidhen në formacionin e javës së 18-të në kampionatin italian

By: admin
6 January 2026 at 10:23

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani dhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 18-të në kampionatin italian nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore.

Rrahmani ishte protagonist në fitoren e Napolit në transfertën kundër Lazios, duke shënuar gol në “Olimpico”, aty ku napolitanët fituan 2-0.

Ndërsa Gjimshiti u shpall “Lojtari i ndeshjes” në sfidën Atalanta-Roma, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer në suksesin 1-0 të zikaltërve.

The post Gjimshiti dhe Rrahmani përzgjidhen në formacionin e javës së 18-të në kampionatin italian appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Ndërhyrja ndaj Muçit alarmon stafin mjekësor, gjyqtari fal lojtarin e Gallatasarajt

By: admin
6 January 2026 at 10:19

Trabzonspori dhe Gallatasaraj kane zhviluar mbreme ndeshjen e gjysmëfinalens se Superkupës së Turqisë. Ndeshja u mbyll me rezultatin 4-1 në favor të Gallatasarajt.

Ernest Muçi ka luajtur si titullar, ndërsa në minutën e 27-të alarmoi stafin mjekësor.

Një ndërhyrje e ashpër e Gabriel Sara bëri që Muçi të ndjente dhimbje.

Gjyqtari Cihan Ajdin u mjaftua me një karton të verdhë. Muçi vijoi më pas normalisht ndeshjen.

Ndërhyrja ndaj Muçit: (VIDEO)

The post VIDEO/ Ndërhyrja ndaj Muçit alarmon stafin mjekësor, gjyqtari fal lojtarin e Gallatasarajt appeared first on Albeu.com.

Kush janë kandidatët kryesorë për kreun e ri të Gardës së Republikës

By: admin
5 January 2026 at 20:55

Ka hyrë në një fazë të rëndësishme gara për kreun e ri të Gardës së Republikës, ku pas dorëheqjes së Ermal Onuzit më 3 qershor të vitit 2025, Gardën e Republikës e drejton si drejtor i komanduar oficeri i karrierës, Simon Zereci.

Pas hapjes zyrtare të procesit nga Ministria e Brendshme në muajin dhjetor, tashmë disa emra të fortë kanë aplikuar për këtë pozicion.

Albeu.com ka mësuar se janë të paktën katër emra si pretendentë kryesorë për kreun e Gardës.

I pari në listë, si emër që ka punuar më parë në këtë institucion është Vasil Çuni. Përveç tij, kandidat serioz janë eshte eksperti i sigurisë Faik Basha, ish-deputeti i Partisë Socialiste Denis Deliu dhe drejtori aktual i komanduar i Gardës, Simon Zereci.

Kush eshte kandidati per Drejtor i Pergjithshem i Gardes, Vasil Çuni?

Me nje një karrierë e konsoliduar në shërbim të sigurisë te personaliteteve te larta shteterore dhe institucioneve te rendesise se vecante, Vasil Çuni ka mbi dy dekada përvojë në strukturat elitare të sigurisë shtetërore , ku 17 vite nga keto ne Garden e Republikes duke filluar nga njësia e sigurimit të rrugëkalimit te Presidentit, Shef Seksioni ne Njesine Speciale, Shefi i Trajnimeve në Drejtorine per Sigurine e Personaliteteve dhe ne fund ne pozicionin e Shefit te trajnimeve dhe stervitjes ne Garden e Republikes.

Vasil Çuni përfaqëson një profil shume profesional të formuar mbi disiplinën, përkushtimin dhe integritetin në shërbim të sigurise.

I lindur në Shkodër ne nje familje ushtarakesh te afirmuar më 3 shtator 1978, z. Çuni është oficer karriere me gradën Major(R), i diplomuar në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, Fakulteti i Forcave Tokësore – Specialiteti -Zbulim.

Formimi i tij akademik dhe profesional është pasuruar nga një sërë trajnimesh kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e sigurisë, kurset e ndryshme te forcave speciale si dhe drejtimit dhe menaxhimit te trupave, të ndjekura përgjatë viteve 2003–2020.

Gjatë periudhës 2001–2019, ai ka shërbyer në Gardën e Republikës, ku ka mbajtur role të rëndësishme operative dhe drejtuese, duke kontribuar në garantimin e sigurisë së institucioneve më të larta të shtetit dhe personaliteteve te larta shteterore. Ky angazhim afatgjatë e ka pozicionuar si një profesionist me eksperiencë të thellë në menaxhimin e situatave komplekse të sigurisë dhe në drejtimin e strukturave të specializuara.

Prej vitit 2019, Vasil Çuni ushtron detyrën e Drejtorit të Sigurisë së Personelit ne sektorin bankar, ku vijon të japë një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin dhe zbatimin e standardeve moderne të sigurisë institucionale në sektorin financiar, duke harmonizuar praktikat ndërkombëtare me nevojat specifike të tregut vendas.

Edhe gjatë kësaj kohe që shërben në sektorin privat ai jo vetëm nuk ka rreshtur në rritjen e tij profesionale nëpërmjet kurseve e trajnimeve të avancaura duke marrë vlerësime maksimale.

Ai posedon liçensën për trajnim të trajnuesve” “Trainer the trainers” në fushënd e sigurisë fizike dhe asaj të personelit nga Akademia e Sigurise

I martuar dhe baba i dy fëmijëve, z. Çuni flet anglisht dhe italisht, dhe njihet nga bashkëpunëtorët për korrektësi, seriozitet dhe aftësi drejtuese. Profili i tij përfaqëson një shembull të qartë të profesionalizmit dhe vazhdimësisë në shërbim të sigurisë fizike, sigurisë personelit dhe sigurisë se personaliteteve të larta shtetërore.

Kandidati tjeter, Denis Deliu ka një karrierë të gjatë në forcat speciale dhe ka shërbyer në Njësinë Speciale të Gardës, përfshirë eskortimin e Kryeministrit dhe Presidentit, si dhe në strukturat e vetingut.

Ndërsa Simon Zereci ka mbi tre dekada eksperiencë në Gardën e Republikës, ka drejtuar Njësinë Speciale që prej vitit 2013 dhe ka ndjekur trajnime të specializuara brenda dhe jashtë vendit.

Kandidati tjeter i rëndësishem, Faik Basha, njihet si ekspert sigurie me përvojë në Forcat e Armatosura, Policinë e Burgjeve dhe drejtimin e strukturave të sigurisë publike dhe private, si dhe me kontribute analitike në media.

Afati i fundit për aplikim ka përfunduar më 30 dhjetor 2025, ndërsa brenda 45 ditëve nga çelja e garës, komisioni i posaçëm i ngritur nga Ministria e Brendshme pritet të përzgjedhë drejtuesin e ri të këtij institucioni të rëndësishëm të sigurisë.

Procesi pritet të përmbyllet në javët në vijim, ndërsa gara shihet si një test i rëndësishëm për drejtimin e ardhshëm të Gardës së Republikës. /albeu.com/

The post Kush janë kandidatët kryesorë për kreun e ri të Gardës së Republikës appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Dhjetë gola në 17 ndeshje, Muriqi nuk ndalet

By: admin
5 January 2026 at 09:27

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Vedat Muriqi, ka gjetur golin e dhjetë në La Liga me fanellën e Majorkës. Bomberi dardan, shënoi me penallti në minutën 90+1, ndaj Gironës, në duelin që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 1 me 2.

Pavarësisht përpjekjeve, Muriqi nuk arriti të shmangte humbjen e skuadrës së tij që renditet në vendin e 15-të në kampionat me 18 pikë në 18 ndeshje.

Këtë sezon 31-vjeçari është aktivizua 17 ndeshje në kampionat me Majorkën, sezonin më produktiv, shqiptari i Kosovës, e ka pasur në vitin 2022/2023, ku në 35 ndeshje realizoi 15 gola dhe 3 asiste.

 

 

The post VIDEO/ Dhjetë gola në 17 ndeshje, Muriqi nuk ndalet appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Ka realizuar 7 gola, kush është talenti shqiptar që po shkëlqen në Itali

By: admin
5 January 2026 at 09:24

Talenti shqiptar, Flavio Sulejmani po kalon një moment të artë te skuadra e të rinjve të Lacios, teksa në 16 ndeshje në kampionat ka arritur të realizojë plot 7 gola, duke u shndërruar kështu në një lider te skuadra kryeqytetase.

Në duelin e fundit ndaj Fiorentinës, që përfundoi me shifrat 2 me 2, Sulejmani, arriti të rrëmbente skenën me dopietë, duke shënuar dy herë në minutat 5 dhe 16.

Në 18 javë, kryeqytetasit e Lacios, kanë siguruar vetëm 20 pikë, duke u renditur në vendin e 17-të, ndërkohë që Fiorentina mban vendin e dytë me 31 pikë, një më pak se kryesuesit e Çezenës.

The post VIDEO/ Ka realizuar 7 gola, kush është talenti shqiptar që po shkëlqen në Itali appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Ismajli shkëlqen me asist, Asllani ngroh stolin! Triumf bindës i Torinos në Serinë A

By: admin
4 January 2026 at 20:37

Torino regjistroi dy fitore radhazi jashtë fushe në kampionat për herë të parë që nga shtatori i vitit 2024, pasi mposhti Veronën me rezultatin 0-3 në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi” në Serie A.

Protagonist në këtë duel ishte dhe mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, i cili jo vetëm që ishte i pakalueshëm në repartin ofensiv, por edhe asistoi për golin e tretë të shënuar nga Njie në minutën 90+1’, duke u shndërruar kështu në një lider. Për sa i përket Kristjan Asllanit, mesfushori shqiptar nuk u preferua në këtë duel, duke qëndruar në stol.

Para kësaj jave, duelet e Torinos në Serie A kishin një mesatare prej 1.47 golash për ndeshje para pushimit të pjesës së parë, më e larta në kampionat këtë sezon, dhe nisja e shpejtë e takimit e shpjegoi qartë këtë statistikë.

Si pasojë e këtij rezultati, Verona tani është pa fitore në 13 përballjet e fundit direkte (8 barazime, 5 humbje) dhe vazhdon të mbetet në mënyrë shqetësuese në zonën e rënies nga kategoria.

 

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

The post VIDEO/ Ismajli shkëlqen me asist, Asllani ngroh stolin! Triumf bindës i Torinos në Serinë A appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Maroku kalon në çerekfinalen e Kupës së Kombeve

By: admin
4 January 2026 at 20:34

Maroku ka prerë një biletë për në çerekfinalen e Kupës së Kombeve në Afrikë. Kombëtarja e drejtuar nga Ualid Regragui triumfoi me rezultatin ndaj Tanzanisë, në një sfidë të luftuar në “Stade Prince Moulay Abdallah” në Rabat.

Marokenët shënuan në pjesën e parë me Saibarin por nuk kishte festë pasi goli u anulua për pozicion jashtë loje. Brahim Diaz u shndërrua në hero, pasi me golin e tij në minutën e 63-të i dhuroi një biletë Marokut.

Me këtë kualifikim, Maroku, u afruar një hap më shumë drejt fitimit të titullit të parë në AFCON pas 50 vitesh.

Maroku do të përballet tani me Kamerunin ose Afrikën e Jugut në çerekfinale të premten, ndërsa përfaqësuesja e Tanzanisë largohet nga turneu me kokën lart, pasi arriti për herë të parë në historinë e saj të kalojë fazën e grupeve të Kupës së Afrikës. Vlen të theksohet fakti se Brahim Diaz, bëhet lojtari i parë në historinë e Marokut që shënon 4 gola në një garë të vetme në AFCON.

 

 

 

The post VIDEO/ Maroku kalon në çerekfinalen e Kupës së Kombeve appeared first on Albeu.com.

“Michael Schumacher-in nuk do të kemi më kurrë mundësi që ta shikojmë”

By: admin
29 December 2025 at 14:30

Dita e sotme është e veçantë për të gjithë tifozët e Formula 1 dhe specifikisht për ata, të cilët kanë nisur që të ndjekin këtë sport kur finishin e kalonte shpesh herë i pari Michael Schumacher.

Si sot 12 vite më parë “Kaiseri” pësoi aksidetin tragjik në pistën e skive në Meribel. Dëmtimet e pësuara në kokë kanë kushtëzuar jetën e tij, për të cilën tashmë dihet shumë pak.

Familja e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1 ka mundur që të mbajë larg syve të publikut gjendjen në të cilën ndodhet ish-piloti.

Në këtë përvjetor të hidhur ka dhënë opinionin e vet edhe Richard Hopkins, i cili përpara se të punonte për Red Bull dhe McLaren ka qenë pjesë e stafit të pilotit gjerman në kohën kur ky i fundit ishte aktiv në Formula 1.

“Nuk mendoj se do të kemi më mundësi që të shikojmë në publik Michal-in. Nuk ndihem komod të flas për këtë çështje pasi familja e tij me të drejtë ka preferuar që ta mbajë larg syve të publikut”, tha Hopkins. Ky i fundit pranoi se detajin e vetëm që mund të nxirrte nga jeta private e Schumacher ishte se ish-piloti gjerman po ndiqej nga një mjek personal nga Finlanda.

The post “Michael Schumacher-in nuk do të kemi më kurrë mundësi që ta shikojmë” appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Juventusit mposht Pizën

By: admin
27 December 2025 at 23:02

Juventusi ka mposhtur Pizën me rezultatin 0-2 në transfertë. Sfida ishte e vlefshme për javën e 17 të Seria A.

Gjithçka u vendos në pjesën e dytë ku u aktivizua edhe Edon Zhegrova. Fillimisht ishte Kalabrezi që shkaktoi autogol, ndërsa më pas në minutat shtesë Jilldiz vulosi fatin e takimit.

Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në zonën Champions dhe pse Roma me Napolin duhet të luajnë ndeshjet e tyre. Në anën tjetër Piza rrezikon seriozisht rënien, pasi ndodhet në vendin e parafundit.

Autogoli i Kalabrezit: (VIDEO)

Goli i Jilldiz: (VIDEO)

The post VIDEO/ Juventusit mposht Pizën appeared first on Albeu.com.

VIDEO emocionuese/ Fëmijët e Diogo Zhotës krah kapitenit Van Dajk në “Anfield”

By: admin
27 December 2025 at 23:00

“Anfield” kujtoi Diogo Zhotan, që në verë ndërroi jetë pas një aksidenti me makinë.

Dy djemtë e tij, Dinis dhe Duarte, dolën krah kapitenit Van Dajk. Gruaja e tij, Rute Kardozo, bashkë me të gjithë të pranishmit në stadium e duartrokitën këtë moment prekës.

Ish-futbollisti i Liverpulit ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare. E gjithë bota e futbollit u prek për portugezin dhe vëllain e tij.

Nga tifozët e Liverpulit, himni i “You’ll Never Walk Alone” ushtoi.

Shikoni videon prekëse VIDEO

The post VIDEO emocionuese/ Fëmijët e Diogo Zhotës krah kapitenit Van Dajk në “Anfield” appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ City shënon fitoren e gjashtë radhazi në kampionat

By: admin
27 December 2025 at 16:21

Manchester City rikthehet i frikshëm në Premier Ligë, teksa mposhti ditën e sotme Notingham Forestin me rezultatin 1 me 2, duke rrëmbyer përkohesisht kreun.

Heroi i sfidës për “qytetarët” ishte Çerki, i cili asistoi për Reijnders në minutën e 48-të, si dhe shënoi golin e dytë në minutën e 83-të. Ndërkohë për vendasit rrugën e rrjetës e gjeti Hutçinson në minutën e 54-t.

Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi në kampionat për skuadrën e Pep Guardiolës, që kryeson me 40 pikë në 18 javë, 1 më shumë se Arsenali i vendit të dytë, që ka një ndeshje më pak.

Falë këtij triumfi Siti zgjati rekordin e pamposhtur të Pep Guardiolës kundër Sean Dyche në 17 ndeshje në Premier Ligë, me 15 fitore dhe 2 barazime të spanjollit.

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

The post VIDEO/ City shënon fitoren e gjashtë radhazi në kampionat appeared first on Albeu.com.

❌
❌