Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Main stream

Zjarri shkrumbon një kioskë dhe dy automjete në aksin Librazhd-Përrenjas

By: V K
30 December 2025 at 08:31

Në orët e para të mëngjesit, një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë në orët e para të mëngjesit një njësi shërbimi në fshatin Xhyrë, në krah të aksit nacional Librazhd–Përrenjas.

Sipas njoftimit të MZSH Librazhd, shërbimet zjarrfikëse u njoftuan rreth orës 03:29 dhe ndërhynë menjëherë në vendngjarje.

Në operacion morën pjesë dy automjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit.

Si pasojë, u dogj plotësisht një kioskë në pronësi të shtetasit Skënder Gega nga fshati Xhyrë i Njësisë Administrative Hotolisht i bashkisë Librazhd si dhe dy automjete të parkuara pranë saj.

Ndërkohë, u shpëtuan nga flakët dy kioska të tjera në afërsi dhe një automjet tjetër i parkuar pranë vatrës së zjarrit.

Burime nga MZSH bëjnë me dije se shkaku i zjarrit mbetet për t’u përcaktuar, por ka dyshime të forta edhe për një zjarrvënie të qëllimshëm.

Mes automjeteve të djegura është edhe një automjet me targa greke, në pronësi të një emigranti të kthyer në vendlindje për festat e fundvitit.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje ishte e pranishme edhe Policia e Shtetit, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

The post Zjarri shkrumbon një kioskë dhe dy automjete në aksin Librazhd-Përrenjas appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
30 December 2025 at 08:07

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë.

Ndërkohë, monedha evropiane euro, do blihet me 95.6 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane, sot në tregun shqiptar do blihet me 102.6 lekë dhe do shitet me 104 lekë.

Ndërsa paundi britanik, do blihet me 109.2 lekë dhe do shitet me 110.7 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Zelensky: Ukraina nuk mund ta fitojë luftën pa mbështetjen e SHBA-së

By: V K
30 December 2025 at 08:01

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina nuk mund të fitojë luftën pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, duke shprehur bindjen se Donald Trump po punon për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

Duke i cilësuar si “gënjeshtra klasike ruse” raportimet për një sulm të dyshuar me 91 dronë ndaj një rezidence të presidentit rus Vladimir Putin, Zelensky theksoi se nuk i beson udhëheqësit të Kremlinit.

“Nuk besoj se ai dëshiron paqen. Kjo është arsyeja pse kemi nevojë për presionin e Trump përmes sanksioneve dhe dialogut”, u shpreh presidenti ukrainas.

Sipas Zelenskyt, çështja kryesore për arritjen e paqes mbetet ajo e territoreve që Rusia synon të aneksojë.

“Këto territore janë nyja kryesore që duhet zgjidhur. Në këtë pikë, qëndrimet tona janë të ndryshme nga ato të Rusisë, por jo nga ato të Shteteve të Bashkuara. Donald Trump po përpiqet të gjejë një kompromis”, tha ai.

Zelensky nënvizoi se Ukraina nuk mund të tërhiqet nga këto zona, duke theksuar se një veprim i tillë do të ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

“Nuk mund të largohemi thjesht, sepse atje jetojnë rreth 300 mijë njerëz”, përfundoi presidenti ukrainas.

The post Zelensky: Ukraina nuk mund ta fitojë luftën pa mbështetjen e SHBA-së appeared first on Albeu.com.

Prej 5 ditësh ndërprerje, rikthehet uji i pijshëm në Vlorë

By: V K
30 December 2025 at 07:36

Pas pesë ditësh ndërprerje, defekti në tubacionin kryesor të ujësjellësit në Vlorë u riparua pas mesnate.

Aktualisht, një pjesë e qytetit të Vlorës, konkretisht zona e Lungomares, ka nisur të furnizohet me ujë.

Ndërhyrja për rregullimin e tubit përfundoi rreth orës 04:00 të mëngjesit, moment në të cilin filloi edhe mbushja e depove.

Furnizimi me ujë ka nisur në disa zona të qytetit, ndërsa pjesa tjetër pritet të përfshihet gradualisht gjatë orëve në vijim.

Autoritetet bëjnë me dije se furnizimi po kryhet ende me kapacitet të reduktuar, pasi po testohen pajisjet e reja të instaluara.

The post Prej 5 ditësh ndërprerje, rikthehet uji i pijshëm në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 30 Dhjetor 2025/ Ditë e ftohtë me temperatura deri në -4 gradë

By: V K
30 December 2025 at 07:14

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura përqendruar në relievet malore kryesisht lindje të territorit, pas orëve të mesditës.

Gjithhashtu, reshje të dobëta e lokale shiu në lindje dhe përgjatë vijës bregdetare pas orëve të mesditës.

Në relievet malore Verilindje-Lindje dhe Juglindje, reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës.

Prezencë e ngricave në akset rrugore kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

 

The post Parashikimi i motit 30 Dhjetor 2025/ Ditë e ftohtë me temperatura deri në -4 gradë appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 29 December 2025Main stream

Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, dy të rinj dërgohen me urgjencë në spital

By: V K
29 December 2025 at 15:54

Pparaditen e sotme, një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një tokë bujqësore anës rrugës.

Në mjet udhëtonin dy persona, një djalë dhe një vajzë, të cilët janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime nga bluzat e bardha në vendngjarje, bëjnë me dije se dy të rinjtë kanë pësuar tronditje si pasojë e aksidentit, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe nuk kanë pësuar dëmtime serioze trupore.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Ende nuk dihet nëse dalja nga rruga ka ardhur si pasojë e shpejtësisë, kushteve të rrugës apo faktorëve të tjerë.

The post Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, dy të rinj dërgohen me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Ilir Proda shkarkon nga detyra drejtorin e policisë së Lezhës dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz (EMRAT)

By: V K
29 December 2025 at 15:37

Mesditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka firmosur shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore Lezhë, Drejtues Altin Mena, dhe të zv.drejtorit për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin për performancë të dobët.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë, zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, në DVP drejtues Kujtim Gjoka.

Po me të njëjtin motivacionin janë shkarkuar nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër Mariglen Duçi dhe shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz Besmir Dervishi.

The post Ilir Proda shkarkon nga detyra drejtorin e policisë së Lezhës dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Kampioni botëror i boksit përfshihet në aksident të rëndë, raportohet për 2 viktima (VIDEO)

By: V K
29 December 2025 at 15:32

Autoritetet nigeriane, kanë njoftuar se kampioni britanik i boksit në peshat e rënda, Anthony Joshua, është përfshirë në një aksident rrugor në autostradën Ogun-Lagos, duke shkaktuar dy viktima, teksa edhe vetë pësoi lëndime.

Boksieri 36-vjeçar, i cili vjen nga qyteti jugperëndimor nigerian i Sagamu, pësoi lëndime të lehta, tha policia. Autoritetet kanë konfirmuar për BBC se gjendja e tij nuk është kërcënuese për jetën.

Fotot dhe videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një makinë të dëmtuar rëndë, e cila besohet se është përfshirë në incident.

Mediat lokale raportojnë se dy persona kanë vdekur në aksident.

Një dëshmitar okular i tha gazetës nigeriane “The Punch” se dy automjete ishin të përfshira në aksident.

“Joshua ishte në një SUV, i ulur pas shoferit, me një person tjetër pranë tij”, i tha ai gazetës. “Kishte gjithsej katër persona në automjetin në të cilin ndodhej boksieri”.

Sipas mediave lokale, boksieri ishte në pjesën e pasme të SUV-it kur u përplas me një kamion të parkuar.

 

Nigerian-British boxing champion Anthony Joshua has reportedly been involved in a road accident in Ogun State, which tragically claimed the lives of two people. Further details surrounding the incident are yet to be officially confirmed. pic.twitter.com/2AVvvvdRzh

— Gist GH 🇬🇭 (@gist_gha) December 29, 2025

The post Kampioni botëror i boksit përfshihet në aksident të rëndë, raportohet për 2 viktima (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Foltorja e opozitës, policia tregon rrugët që do bllokohen sot

By: V K
29 December 2025 at 14:42

Ditën e sotme, opozita mban foltoren para Kryeministrisë. Për këtë arsye, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash, që parashikojnë edhe bllokimin e disa akseve rrugore në kryeqytet.

Këto akse, do të jenë të bllokuara nga ora 18:00 deri në orën 20:00.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubimin e ditës së sotme, nga ora 18:00 deri në orën 20:00, para Kryeministrisë.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

The post Foltorja e opozitës, policia tregon rrugët që do bllokohen sot appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët autoboti me gaz në aksin Elbasan-Peqin

By: V K
29 December 2025 at 14:03

Ditën e sotme, një mjet tip autoboti me gaz është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Elbasan Peqin, pranë fshatit Pajovë.

Fatmirësisht, nuk ka patur shpërthim çka do të kishte edhe pasoja shumë të rënda për mjetet e tjera dhe drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këta aks rrugor, apo edhe për kalimtarë të rastit.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëseve dhe përcaktimi i një zone e sigurie kanë bërë të mundur evitimin e një tragjedie.

Ndërkohë, nuk dihen shkaqet përse mjeti më gaz u përfshi nga flakët.

 

The post Përfshihet nga flakët autoboti me gaz në aksin Elbasan-Peqin appeared first on Albeu.com.

Qytetarët e Vlorës në protestë për ujin/ Berisha: I përgëzoj për reagimin, ua zunë galanë në fyt, të mblidhemi kundër regjimit

By: V K
29 December 2025 at 13:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi protestën e qytetarëve vlonjatë për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.

Nga selia blu, ai tha se përgëzon reagimin qytetar, duke shtuar se zyrtarëve të bashkisë “ua zunë galanë në fyt”, referuar protestës së djeshme para vendit, ku ata po mbanin festën për fundvitin.

“Dua të përshëndes përzemërsisht qytetarët e Vlorës për protestën e tyre dinjitoze, për fibrën e tyre qytetare, që reaguan në mënyrën më të fuqishme, ua zunë galanë në fyt zyrtarëve makutë, që kanë vjedhur fondet e ujësjellësit dhe ishin mbledhur të festonin me to. Qytetarë dhe qytetare, ju përjetoni padrejtësitë më të mëdha. Protesta juaj kundër regjimit është shpëtimtare për ju dhe për Shqipërinë.Uji nuk mungon vetëm në Vlorë, uji mungon në mbarë Shqipërinë.

Arbitrariteti nuk ushtrohet vetëm në Vlorë, ushtrohet në çdo skaj të këtij vendi. Për të shpëtuar duhet zëri juaj, duhet angazhimi juaj qytetar. Të përzëmë sa më parë këtë të keqe të madhe që i ka rënë në krye Shqipërisë. PD angazhohet, opozita angazhohet në betejën finale për largimin e organizatës kriminale nga pushteti, organizatë që kryesohet nga Edi Rama”, tha Berisha.

Kryedemokrati theksoi se rruga e vetme janë protestat, duke i ftuar qytetarët që të mblidhen së bashku për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

“Opozita do të fillojë protesta pa asnjë diskutim. Opozita po bën gjithçka për të qartësuar tek çdo qytetar se, rruga e vetme është protesta e qëndrueshme. Se është koha, sot më shumë se kurrë të vendosi për të marrë përsipër misionin tonë të ri. Misionin e përmbysjes së regjimit të narkoshtetit. Mision i cili do të përmbushet sapo mijëra shqiptarë të vendosin të dalin në shesh çdo ditë. Të protestojnë kundër regjimit. Të ndahen nga apatia, lodhja, mërzitja, zhgënjimi që i ka pushtuar.

Bulevardi është sheshi, është rruga e fitores. Asnjë prej tyre nuk duhet t’i thotë vetes se sa jemi. Idealet nuk maten me numra, forca e idealeve nuk maten nga numrat, por nga guximi dhe guximi i idealistëve është i pashtershëm dhe triumfues. Dhe unë kam besim të madh se kjo karabina e kalbur që po kundërmon erën më të keqe në Shqipëri dhe mbarë Europën, do të marrë vendin që meriton”, tha Berisha.

The post Qytetarët e Vlorës në protestë për ujin/ Berisha: I përgëzoj për reagimin, ua zunë galanë në fyt, të mblidhemi kundër regjimit appeared first on Albeu.com.

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-basketbollisti dhe gazetari Enea Andrea

By: V K
29 December 2025 at 12:43

Mëngjesin e kësaj të hëne, sporti dhe media u zgjuan me një lajm të trishtë. Ish-basketbollisti i Dinamos dhe gazetari i njohur Enea Andrea, është ndarë nga jeta.

Burime për mediat bëjnë me dije se ish-basketbollisti dhe gazetari sportiv, Enea Andrea, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, pas një ataku kardiak kur po stërvitej në palestër.

Si basketbollist, Enea ka luajtur me ekipin e Dinamos rreth viteve 2005, ndërsa gazetarinë dhe komentimin e nisi më vonë.

Ai ka komentuar pikërisht ndeshjet të basketbollit, NBA dhe Euroligës.

The post E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-basketbollisti dhe gazetari Enea Andrea appeared first on Albeu.com.

PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku mund të prishë provat

By: V K
29 December 2025 at 12:22

Partia Demokratike, i ka kërkuar sërish kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, të mbledhë Këshillin e Mandateve ditën e martë, më 30 dhjetor, në orën 11:00.

Sipas opozitës, mbledhja është e nevojshme për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, i cili kërkon autorizim nga Kuvendi për heqjen e mandatit të deputetes Belinda Balluku.

Ajo mban njëkohësisht edhe postin e zëvendëskryeministres dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në kërkesën drejtuar Peleshit, deputetët e opozitës theksojnë se thirrja e Këshillit të Mandateve është detyrim ligjor dhe nuk mund të vonohet.

Sipas tyre, mosveprimi mund të pengojë drejtësinë dhe të ndikojë në procesin hetimor.

“Thirrja e Këshillit është e detyrueshme sipas rregullores së Kuvendit. Kryetari i Kuvendit duhet të njoftojë rendin e ditës dhe të mos bëhet pengesë për drejtësinë”, thuhet në kërkesën e tyre.

Ndërkohë kryeministri Edi Ram është shprehur se PS-nuk do ta autorizojë kërkesën e SPAK, për arrestimin e vartëses së tij.

Kujtojmë se Belinda Balluku, është rikthyer në detyrë pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, pasi më herët ishte pezulluar nga GJKKO pasi është nën hetim nga SPAK, për çështje që lidhen me Tunelin e Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe.

The post PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku mund të prishë provat appeared first on Albeu.com.

Shenjat e para të Zhegrovës, transferimi i minutës së fundit i Juventusit rigjallërohet nga Spaleti

By: V K
29 December 2025 at 12:09

Edon Zhegrova, bëri një paraqitje të shkëlqyer kundër Pizës, duke ndihmuar në sigurimin e tre pikëve për objektivin e klubit.

Nënshkrimi i verës pati një ndikim të rëndësishëm në ndeshje me lojën dhe paparashikueshmërinë e tij, duke ia shpërblyer besimin Luçiano Spaletit, i cili po e përdor atë më vazhdimisht, duke rigjallëruar një lojtar që deri pak javë më parë dukej si i huaj. Tani i takon atij të provojë vlerën dhe rritjen e tij.

Anësori ishte një nga nënshkrimet e fundit të Juventusit në tregun e transferimeve. I nënshkruar më 1 shtator, ai u ble nga Lilë në mënyrë të përhershme dhe nënshkroi kontratë pesëvjeçare me klubin.

Pritjet ishin të larta, duke pasur parasysh sezonet e tij të fundit në Francë.

Për shkak të mungesës së formës fizike, Zhegrova debutoi në Seria A më 20 shtator, duke luajtur shtatë minuta në barazimin ndaj Veronës.

Më pas luajti edhe 26 minuta të tjera kundër Atalantës dhe ishte në stol kundër Milanit. Më pas luajti 25 minuta në barazimin 0-0 në derbin kundër Torinos, tetë minuta kundër Napolit, gjysmë ore kundër Romës dhe një tjetër kundër Pizës.

The post Shenjat e para të Zhegrovës, transferimi i minutës së fundit i Juventusit rigjallërohet nga Spaleti appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Kosovë/ Presidenti Begaj mesazh urimi për Kurtin: Uroj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

By: V K
29 December 2025 at 12:02

Këtë të hënë, me anë të një reagimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka uruar Albin Kurtin për rezultatet fituese, në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë.

Begaj nënvizon se qytetarët e Kosovës, shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucionet e reja që do qeverisin vendin.

REAGIMI:

Urime Kosovë! Urime Albin Kurti!

Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin.

Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë, të drejtë dhe evropiane.

 

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Presidenti Begaj mesazh urimi për Kurtin: Uroj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale appeared first on Albeu.com.

Hetimet për atentatin me dy viktima në Rinas/ Pasi dogjën mjetin që përdorën në krim, autorët u larguan me ambulancë

By: V K
29 December 2025 at 11:37

Hetimet për atentatin e 11 nëntorit në Rinas, ku u ekzekutuan Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri, janë fokusuar te vëzhgimi i qindra kamerave sigurie për të shkuar te gjurmët e autorëve.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, janë siguruar të dhëna me interes për grupin hetimor. A2 CNN raporton se autorët, pasi kryen atentatin dhe dogjën mjetin tip Toyota me targa greke që përdorën në krim në fshatin, janë larguar me një mjet të kamufluar si ambulancë.

Hetuesit kanë dyshime që mjeti i kamufluar si ambulancë, ka qenë në zonën pranë rrethit të Rinasit kur ka ndodhur atentati dhe më pas është larguar në drejtim të fshatit Halil pasi kanë pritur që vrasja u krye.

Autorët pas ngjarjes e dogjën mjetin Toyota që përdorën në krim në një zonë të pyllëzuar dhe kodrinore në fshatin Halil, aty ku dyshohet se i priste edhe mjeti tjetër i kamufluar si ambulancë për t’u larguar në drejtim të paditur.

The post Hetimet për atentatin me dy viktima në Rinas/ Pasi dogjën mjetin që përdorën në krim, autorët u larguan me ambulancë appeared first on Albeu.com.

Shpërthimi me tritol në Shkodër, identifikohet viktima (EMRI)

By: V K
29 December 2025 at 11:09
Këtë të hënë, një shpërthim me tritol është regjistruar në Shkodër, në hyrjen e një pallati në Perash në Shkodrës, duke shkaktuar vdekjen e shtetasit Hysni Ymeri, 69-vjeç.

Identifikohet emri i personit që humbi jetën, pas një shpërthimi në hyrjen e një pallati në Shkodër.

Burime zyrtare, bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Hysni Ymeri, 69-vjeç.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.

Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55-vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë.

The post Shpërthimi me tritol në Shkodër, identifikohet viktima (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Prej 5 ditësh pa ujë, qytetarët e Vlorës protestojnë para Bashkisë: Haram votat tona, o qeveritarë të poshtër, maskarenj, përplasje edhe me policinë (VIDEO)

By: V K
29 December 2025 at 10:59

Qytetarët e Vlorës prej pesë ditësh,  po përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Sot me bidona në duar ata kanë dalë për të protestuar para bashkisë, ku shprehen të indinjuar, ndërsa kërkojnë edhe një takim me kryetaren e bashkisë.

“Duam ujë, ujë. Ujë o ujë. O qeveritarë të poshtër, duam ujë. O maskarenj, o të degjeneruar. Pa ujë nuk ka jetë. O maskarenj që jeni në pushtet. Ka 5 ditë pa ujë. Po zihemi me fëmijët se duan të lahen. I paçi haram ato votat”, shprehen të revoltuar qytetarët.

Një defekt i shkaktuar në tubacionin kryesor ka lënë të gjithë qytetin pa ujë. Me bidona e ç’të munden, qytetarët e Vlorës i janë drejtuar burimeve natyrore për të mbushur ujë.

Ndërsa spitali rajonal, ai psikiatrik, si dhe institucionet e veçanta janë furnizuar përmes autobotëve të zjarrfikëses.

Gjendja është bërë edhe më e vështirë, pasi depozitat e ujit në banesa janë boshatisur dhe familjet, edhe pse ditë festash, nuk kanë as ujë për t’u larë. Për banorët, kjo situatë është e papranueshme.

Ndërkohë, prej katër ditësh po punohet për rikthimin e furnizimit në normalitet, por procesi ka hasur vështirësi.

Pas dy ndërhyrjeve, ku u tentua një zgjidhje alternative, presioni i lartë i ujit ka shkaktuar sërish çarje të tubacionit, duke e bërë të pamundur rikthimin e furnizimit.

Ujësjellësi deklaron se po punohet për gjetjen e një zgjidhje provizore, por ende nuk është bërë e mundur.

Prova e kryer dy ditë më parë nuk ka dhënë rezultat dhe aktualisht po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje alternative, me synimin që furnizimi të rikthehet gjatë pasdites.

Kreu i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, thekson se për institucionet e rëndësisë së veçantë janë siguruar zgjidhje alternative, ndërsa ndërhyrja për riparimin përfundimtar vijon.

“Kemi realizuar pjesërisht një zgjedhje, që dha sërish probleme. Qyteti sërish vuan furnizimin me ujë. I kërkojmë ndjesë qytetarëve, avaria është shumë serioze. Sot kemi ndryshuar edhe mënyrën e zgjidhjes së problematikës”, tha Murati.

 

The post Prej 5 ditësh pa ujë, qytetarët e Vlorës protestojnë para Bashkisë: Haram votat tona, o qeveritarë të poshtër, maskarenj, përplasje edhe me policinë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Shpërthim me tritol në një pallat në Shkodër, humb jetën një person

By: V K
29 December 2025 at 10:43

Këtë të hënë, një shpërthim me tritol është regjistruar në Shkodër, në hyrjen e një pallati në Perash në Shkodrës, duke shkaktuar vdekjene e një personi

Viktima është ende i paidentifikuar. Raportohet se fillimisht është menduar se ka shpërthyer boksi elektrik, por më pas ka rezultuar lëndë plasëse.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka nisur hetimet.

Sakaq, punonjësit e OSHEE kanë konfirmuar se shpërthimi nuk ka ardhur nga boksi elektrik.

Personi i plagosur nga shpërthimi u dërgua menjëherë në spitalin e Shkodrës, por duket se gjithçka ka rezultuar pa sukses, pasi ai kishte ndërruar jetë.

The post Shpërthim me tritol në një pallat në Shkodër, humb jetën një person appeared first on Albeu.com.

Zhvendosen zyrat IdentiTek, ndryshojnë vendndodhjet e aplikimeve në Tiranë duke filluar nga dita e nesërme

By: V K
29 December 2025 at 10:17

Duke filluar nga dita e nesërme (30 dhjetor 2025), do të ndryshojë vendndodhja e disa zyrave të aplikimit për dokumente biometrike në qytetin e Tiranës, konkretisht zyrave IdentiTek 5 dhe IdentiTek 8 & 9.

Zyrat e reja do të funksionojnë pranë njësive administrative përkatëse.

Zyra IdentiTek 5, e cila ndodhet në Rrugën “Robert Shvarc”, në zonën e Komunës së Parisit, do të zhvendoset dhe do të ofrojë shërbimet pranë Njësisë Administrative Nr. 5, në zonën e Bllokut.

Ndërkohë, zyra IdentiTek 8 & 9, që operon në Rrugën e Barrikadave, do të ndahet si më poshtë:

IdentiTek 8 do të funksionojë pranë Njësisë Administrative Nr. 8, në Rrugën e Dibrës;

IdentiTek 9 do të funksionojë pranë Njësisë Administrative Nr. 9, në Bulevardin “Zogu I”.

Qytetarët që kanë kryer aplikime për karta identiteti pranë zyrave IdentiTek 8 & 9 deri më sot, do t’i tërheqin dokumentet e tyre pranë Njësisë Administrative Nr. 8.

Këto ndryshime kanë qëllim rritjen e aksesueshmërisë së shërbimeve të aplikimit për dokumente identifikimi, duke i afruar ato më pranë qytetarëve, në njësitë administrative përkatëse.

The post Zhvendosen zyrat IdentiTek, ndryshojnë vendndodhjet e aplikimeve në Tiranë duke filluar nga dita e nesërme appeared first on Albeu.com.

❌
❌