Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 January 2026Main stream

Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një sulm masiv ndaj Ukrainës

By: M C
19 January 2026 at 22:47

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia ka përgatitur një sulm masiv kundër Ukrainës, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë vigjilencë të shtuar, pasi mbetet e paqartë koha kur forcat ruse do ta ndërmarrin ofensivën.

Në një mesazh të regjistruar me video, Zelensky theksoi se ditët në vijim do të jenë kritike dhe kërkoi vëmendje të veçantë ndaj alarmit për sulme ajrore.

“Ditët e ardhshme duhet të qëndrojmë në gatishmëri të lartë, Rusia është përgatitur për një sulm masiv dhe po pret momentin e duhur për ta realizuar. Kushtoni vëmendje të veçantë paralajmërimeve për sulme ajrore. Çdo rajon duhet të jetë gati të reagojë shpejt dhe të mbështesë qytetarët tanë”, deklaroi Zelensky.

Autoritetet ukrainase kanë shtuar masat e sigurisë, ndërsa situata mbetet e tensionuar në të gjithë vendin, mes frikës për një përshkallëzim të ri të luftës.

The post Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një sulm masiv ndaj Ukrainës appeared first on Albeu.com.

Humbja në zgjedhje, LDK-ja thërret Kuvendin e partisë/ Abdixhiku pritet të kërkojë votëbesimin

By: M C
19 January 2026 at 22:37

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta mbajë Kuvendin e partisë më 31 janar, ku kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, do ta kërkojë votëbesimin e delegatëve, njoftoi të hënën zyrtari i parisë, Besian Mustafa.

Mustafa tha për gazetarë se vendimi për mbajtjen e Kuvendit u mor gjatë një mbledhjeje të Kryesisë së partisë në Prishtinë.

LDK-ja, partia më e vjetër në Kosovë, është duke përjetuar një ndër periudhat më të vështira në historinë e vet, pasi zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit sollën rezultatin e dytë më të keq për të.

Disa anëtarë të partisë, përfshirë nënkryetaren, Hykmete Bajrami, kërkuan largimin e Abdixhiku, pasi LDK-ja doli e treta duke i fituar vetëm rreth 13 për qind të votave.

Mustafa tha se anëtarët e LDK-së zhvilluan “një diskutim gati 4 orësh, të hapur e demokratik, duke shtjerrë debatin në secilën pikë të mundshme dhe duke analizuar edhe rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit”, informon Radio Evropa e Lirë.

Abdixhiku tha ditë më parë se e ka ofruar dorëheqjen dhe se do të largohej vetëm nëse Kuvendi i partisë voton për shkarkimin e tij.

Prandaj, Mustafa theksoi të hënën se Abdixhiku – i cili e mori drejtimin e partisë më 2021 – do ta kërkojë votëbesimin në Kuvendin e 31 janarit.

“Kjo është formë që e kërkon vetë kryetari i partisë Lumir Abdixhiku. Në këtë Kuvend do të kërkojë votë të votëbesimit. Pra, Kuvendi i cili ka 355 delegatë do të vendosë për këtë kërkesë nëse do të kenë akoma besim në kryetarin Lumir Abdixhiku. Pra, është kërkesë për votëbesim”, tha Mustafa.

I pyetur nëse do të ketë garë për kryetar të ri të partisë, nëse shkarkohet Abdixhiku, Mustafa tha se është herët të flitet për këtë.

“Duhet të ketë një proces tjetër për të ardhur deri të kandidaturat e tjera për të pasur një proces zgjedhor në LDK. Tani jemi të pjesa e votëbesimit. Do ta shohim rezultatin e votëbesimit së pari”, tha Mustafa.

The post Humbja në zgjedhje, LDK-ja thërret Kuvendin e partisë/ Abdixhiku pritet të kërkojë votëbesimin appeared first on Albeu.com.

Aksioni i SPAK kundër Call Center, Lala tregon mënyrën se si kryhej mashtrimi: Qytetarët investonin 250 euro filimisht por ka patur raste që mund t’ju kenë marrë deri në 1.5 mln euro

By: M C
19 January 2026 at 22:02

Gazetarja Klodiana Lala treguar detaje nga aksioni i SPAK, i bërë pak ditë më parë në dy kulla në Tiranë. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala u shpreh investigimi mbi këtë rast kishte nisur mbi bazën e rrëfimit të një operatori, i cili pretendonte e ishte një punonjës i policisë në Itali që rekrutonin shtetas që të punonin në call center.

Ajo tha se për shkak të masave të lara të sigurisë, ishte e pamundur që gazetarët të hynin në ato godina. Lala tha se në momentin kur ka ndërhyrë policia në kullë, disa nga punonjësit, kanë tentuar të zhdukin disa materiale, duke i hedhur në një kosh plehrash për të zhdukur gjurmët.

Gazetarja shpjegoi mënyrën se si kryhej mashtrimi. Ajo tha se ftoheshin qytetarët europianë, bindeshin të investonin 250 euro filimisht, por ka patur raste që mund t’ju kenë marrë deri në 1 apo 1.5 mln euro, me idenë se kanë investuar në kriptomonedha, por më pas zhdukeshin.

“Ishte emisioni Le Iene që në muajin Janar, mbërriti në SPAK dhe i dorëzoi prokurorëve, disa materiale filmike dhe të dhëna të tjera, që flisnin për një call center në një nga kullat e Tiranës. Sipas tyre ky call center ka mashtaur qytetarë të BE-së. Investigimi kishte nisur mbi bazën e rrëfimit të një operatori. Ai pretendonte në rrëfimin e tij, se ishte një punonjës i policisë në Itali që rekrutonin shtetas që të punonin në call center.

Për shkak të masave të lara të sigurisë, pasi bëhej fjalë për një nga kullat kryesore në Tiranë, ku është edhe ambasada e Israelit ishte e pamundur që gazetarët të hynin atje. Ata infiltruan një person, që siguroi jo vetëm kartën për të hyrë në call center, por të filmonte edhe disa nga punonjësit kryesorë. Në momentin që SPAK arriti të sigurojë materialin, iu drejtua gjykatës për urdhër kontrolli, pasi nuk kishte të dyshuar ende. Gjykata e Posaçme firmosi urdhër kontrolli për 28 ambjente.

Në 16 Janar agjentët e BKH, pa njoftuar policinë, ndërhynë në momentet e para. Ka qenë interesant aksioni. Agjentët e BKH, marrin njërin nga punonjësit, për të siguruar kartën e ashensorit, hyrjes, pasi nuk hyhej dot. Kur shkon me ta, hyjnë në ambjent, hetuesit befasohen, pasi në ambjentin e call center, ishte boshatisur gjithçka. Agjentët e BKH, e konsideruan si dështim në fillim, por mbetën edhe të habitur. Më pas, përmes teknikave të specializuara, përmes kamerave të sigurisë, morën targat e disa automjeteve dhe rezultoi se këto automjete kishin bërë zhvendosjen e kompjuterave, nga kulla, në një tjetër kullë.

U vunë në gjurmim dhe u shpallën në kërkim. Një prej mjeteve u ndalua dhe u shoqërua drejtusi ne Polici. Gjatë marrjes në pyetje, u zbërthye dhe tregoi se kishin bërë zhvendosjen e call centerit. Me iniciative, agjentët njoftuan policinë dhe zbarkuan në kullën te rrugë a Elbasanit. U zbuluan materialet, serverat, portofolet ne kriptomonedha, që mendohet të ishin 10-12 milionë në muaj.

Në këto momente, pasi u bë sekuestrimi, policia arrestoi 6 persona, dy të tjerë u arrestuan me iniciative. Sot kanë dalë 8 persona për masë, 6 janë lënë në burg dhe 2, arrest në burg me afat 20 ditor. Nga ana tjetër, 3 organizatorët kryesorë, tre vëllezër me mbiemër Preka. Njëri prej tyre zotëron kompani call center. Janë shpallur në kërkim. Policia ka sekuestruar edhe prova të tjera.

Në momenton kur ka ndërhyrë policia në kullë, disa nga punonjësit, kanë tentuar të zhdukin disa materiale, ti hidhnin në një kosh plehrash për të zhdukur gjurmët. Për fat të keq, call center mashtrues janë kthyer në shqetësim serioz. Kam patur dosje hetimore që e kanë treguar këtë. Miliona që përfitohen, pastrohen edhe në Shqipëri. Duhet të jetë në fokus të autoriteteve.

Mekanizmi, ftoheshin qytetarët europianë, bindeshin të investonin 250 euro filimisht, por ka patur raste që mund t’ju kenë marrë deri në 1 apo 1.5 mln euro, me idenë se kanë investuar në kriptomonedha, por më pas zhdukeshin. Sipas bisedave me hetues që merern më çështje të tilla, dyshohet se shkojnë 10-12 mln euro portofolet dixhitale vetëm në një muaj. Mund të ketë muaj të tjerë që është më e lartë. Maksimumi ka qenë 30 mln euro. Për tu ndalur në rastin konkret, duhet parë i gjithë aktiviteti, por nuk duhet të nxitohemi për të arritur në konkluzione”, tha Lala.

The post Aksioni i SPAK kundër Call Center, Lala tregon mënyrën se si kryhej mashtrimi: Qytetarët investonin 250 euro filimisht por ka patur raste që mund t’ju kenë marrë deri në 1.5 mln euro appeared first on Albeu.com.

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë mbesin pa energji elektrike

By: M C
19 January 2026 at 21:53

Një defekt në linjë e OST 110 kv Traktora ka lënë pa energji disa zona pa energji në Tiranë.

Deri më tani pa energji janë lagjet në Njësinë 1 dhe 2: Ali Dem, Shkozë, Tregu Elektrik, Sauk, Farkë etj.

Shkak dyshohet se është bërë djegia e nënstacionit të Njësisë 2.

Burime zyrtare nga OSHE, thonë qe defekti është i OST linjat e tensionit të lartë 110 kv. OSHE thotë që po përpiqet të gjejë zgjidhje alternative për të furnizuar pjesë -pjesë me energji nënstacionet e saj nga linja të tjera.

“Rreth orës 20:30 është staktuar linja e transmetimit 110kV Tirana 220 kV – Traktora, ku për disa minuta la pa energji elektrike disa zona të Tiranës. Aktualisht, grupet e OSSH po manovrojnë me linjat e dyta përmes skemave unazë. Institucionet e rëndësisë së vepantë kanë marë energji elektrike, si dhe në disa zona është rikthyer brenda 30 minutash.

Aktualisht pa energji elektrike janë një pjesë e rrugës “Ali Demi”, zona pranë Teleferikut, Fresku, zonat pranë “Rruga e Elbasanit”, etj”, njofton OSHE.

The post Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë mbesin pa energji elektrike appeared first on Albeu.com.

Me foton e të atit në dorë, djali i Shpat Kasapit feston sot 4-vjetorin

By: M C
19 January 2026 at 21:31

Djali i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, feston sot 4-vjetorin.

Bashkëshortja e tij Selvija, ka ndarë në rrjetet sociale një video prekëse, ku vogëlushi shihet duke mbajtur në dorë një foto të të atit.

“Gëzuar ditëlindjen jeta ime! Sot mbush 4 vjeç, Roel… E unë do doja të ishte këtu babi yt. Ta shihje me duart plot dhurata, të të merrte në krahë fort e të të përqafonte sikur bota të ndalej aty.

Sot ti e feston ditëlindjen duke parë fotografinë e tij, dhe unë me dhimbjen që ai nuk arriti të të përqafojë edhe një herë. Por biri im, mami është këtu. Për të të dashur dyfish, për të të mbajtur fort. Babi yt të do nga qielli,

dhe mami i lutet Zotit të jetë gjithmonë krahu yt. Të dua fort biri im, arsyeja që unë frymoj”, shkruan ajo.

The post Me foton e të atit në dorë, djali i Shpat Kasapit feston sot 4-vjetorin appeared first on Albeu.com.

Mark Rutte: NATO do të vazhdojë të punojë me Danimarkën dhe Grenlandën për sigurinë e Arktikut

By: M C
19 January 2026 at 21:04

NATO do të vazhdojë të punojë me Danimarkën dhe Grenlandën për sigurinë në rajonin e Arktikut, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Mark Rutte, pas takimit me ministrin danez të Mbrojtjes dhe ministrin e Jashtëm të Grenlandës.

“Ne diskutuam se sa i rëndësishëm është Arktiku, përfshirë Grenlandën për mbrojtjen tonë kolektive dhe se si Danimarka po rrit investimet në aftësitë kryesore. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku si aleatë për këto çështje të rëndësishme,” tha Rutte në një postim në platformën X.

Mediat e huaja shkruajnë se Danimarka dhe Grenlanda kanë diskutuar mundësinë e dërgimit të NATO-s në Arktik. Këtë e bëri me dije ministri danez i Mbrojtjes Trolls Lund Poulsen, pasi ai dhe ministrja e Jashtme e Grenlandës Vivian Mozartfelt u takuan me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut Mark Rutte në Bruksel.

“Ne e kemi propozuar këtë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s e ka marrë parasysh këtë dhe besoj se tani mund të përcaktojmë një kornizë se si mund të arrihet kjo. Është gjithashtu në përputhje me atë që kemi diskutuar me qeverinë e Grenlandës”, tha Poulsen.

The post Mark Rutte: NATO do të vazhdojë të punojë me Danimarkën dhe Grenlandën për sigurinë e Arktikut appeared first on Albeu.com.

“Komiteti i Paqes nuk u koordinua me ne”, Kryeministri izraelit nuk pajtohet me planin e SHBA, Netanyahu: Jo trupa ushtarake nga Turqia dhe Katari në Gaza

By: M C
19 January 2026 at 20:48

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, përsëriti të martën se nuk pajtohet me vendosjen e trupave turke ose të Katarit në Rripin e Gazës, duke shprehur mospajtimin e tij me Shtetet e Bashkuara mbi qeverisjen e ardhshme të enklavës.

“Nuk do të ketë as ushtarë turq dhe as të Katarit në Rripin e Gazës”, tha Netanyahu para parlamentit.

Ai shtoi se Izraeli nuk pajtohet me Uashingtonin mbi atë se kush do të jetë përgjegjës për zbatimin e planit të Presidentit Donald Trump për enklavën palestineze.

Shtëpia e Bardhë njoftoi në fund të javës së kaluar formimin e një komiteti ekzekutiv që do të veprojë nën kujdesin e “Këshillit të Paqes”, të cilin vetë Trump do ta kryesojë. Ky komitet, i paraqitur si “këshillues”, përfshin, ndër të tjerë, Ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan dhe diplomatin e Katarit Ali al-Thawadi.

Që nga e shtuna, zyra e Netanyahut ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj përbërjes së këtij organi të ri. Njoftimi i përbërjes së komitetit “nuk është bërë në koordinim me Izraelin dhe është në kundërshtim me politikën e tij”, tha Netanyahu, duke vënë në dukje se ai “e ka udhëzuar Sekretarin e Shtetit të komunikojë për këtë çështje me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së”.

Deklarata e së shtunës nuk specifikoi arsyet e kundërshtimeve të Izraelit, por vendi ka deklaruar vazhdimisht se nuk është dakord me përfshirjen e Turqisë në Gazën e pasluftës. Marrëdhëniet midis dy vendeve u përkeqësuan me shpejtësi pas luftës që filloi me sulmin e paprecedentë të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor 2023.

SHBA-të kanë njoftuar tashmë se marrëveshja e armëpushimit në Gaza ka hyrë në fazën e saj të dytë.

Kjo fazë e dytë parashikon çarmatimin e Hamasit, tërheqjen graduale të forcave izraelite që kontrollojnë pothuajse gjysmën e enklavës dhe vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi.

Ende nuk është përcaktuar se cilat vende do të marrin pjesë në këtë forcë, e cila do të ketë për detyrë të ndihmojë në sigurinë e Gazës dhe të trajnojë forcat policore palestineze.

The post “Komiteti i Paqes nuk u koordinua me ne”, Kryeministri izraelit nuk pajtohet me planin e SHBA, Netanyahu: Jo trupa ushtarake nga Turqia dhe Katari në Gaza appeared first on Albeu.com.

Skandal në “Big Brother VIP”, ish-banorja e pranon dhe e tregon me emër konkurrentin: Me të kam bërë s*ks brenda shtëpisë

By: M C
19 January 2026 at 20:24

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa, pas daljes nga shtëpia ka bërë disa deklarata të forta në lidhje me banorët e tjerë.

Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin “Ora 7”, ku u përball me pyetje të shumta rreth marrëdhënieve të krijuara gjatë qëndrimit të saj në BBVK, veçanërisht për afrimitetin me Edin.

Gjatë intervistës, Bia u pyet drejtpërdrejt nëse mes saj dhe Edit kishte pasur marrëdhënie intime brenda shtëpisë së famshme. Pa hezitim dhe me një buzëqeshje ajo e pranoi këtë, duke u shprehur shkurt: “Krejt e dimë, po”.

Deklarata e saj u prit me interes të madh nga ndjekësit në rrjetet sociale, duke nxitur reagime dhe komente të shumta.

The post Skandal në “Big Brother VIP”, ish-banorja e pranon dhe e tregon me emër konkurrentin: Me të kam bërë s*ks brenda shtëpisë appeared first on Albeu.com.

Bota në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për tarifat e Trump, zyrtari i lartë amerikan: Do zëvendësohen me taksa të reja nëse shpallen të paligjshme

By: M C
19 January 2026 at 19:47

Administrata Trump do të vendosë menjëherë tarifa të reja nëse Gjykata Supreme i rrëzon ato të mëparshmet, tha Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së, Jamison Greer, në një intervistë me New York Times.

Gjykata Supreme pritet të vendosë për tarifat në javët e ardhshme.

Greer tha se administrata “do të fillojë të nesërmen” pas vendimit duke zëvendësuar tarifat me lloje të tjera tarifash.

Megjithatë, i dërguari shprehu optimizëm se Gjykata Supreme do të vendosë në favor të administratës.

Nëse jo, ai dhe këshilltarë të tjerë të presidentit i kanë dhënë atij “shumë mundësi të ndryshme” për arritjen e qëllimeve të tij tregtare, që do të thotë se presidenti mund t’u drejtohet autoriteteve të ndryshme ligjore për të vendosur tarifa të ngjashme në nivel global.

“Realiteti është se presidenti do të vazhdojë të përdorë tarifat si pjesë të politikës së tij tregtare”, tha Greer.

Shqyrtimi i çështjes nga Gjykata Supreme është një provë serioze për shtrirjen e kompetencave presidenciale dhe gatishmërinë e gjyqtarëve për të vendosur kufizime në disa nga ambiciet e Trump për të zgjeruar këto kompetenca.

The post Bota në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për tarifat e Trump, zyrtari i lartë amerikan: Do zëvendësohen me taksa të reja nëse shpallen të paligjshme appeared first on Albeu.com.

Berisha: Me 24 janar, sheshet dhe rrugët e kryeqytetit do shndërrohen në tmerrin e regjimit

By: M C
19 January 2026 at 19:31

Berisha tha se me 24 janar, sheshet dhe rrugët e kryeqytetit do shndërrohen në tmerrin e regjimit. Nga foltorja e vendosur para Kryeministrisë, lideri i opozitës deklaroi se qeveritarët e Ramës janë shushunja të vërteta, që depozitojnë pasuri përrallore nga taksat e qytetarëve dhe pasuritë publike.

Berisha tha se është vendimtare që populli t’i përmbys ata dhe t’i çoj përpara ligjit. Sipas tij, Shqipëria nuk do ketë kurrë Kushtetutë dhe ligj pa triumfin e opozitës, pa triumfin e qytetarëve, pa kryengritjen paqësore të shqiptarëve.

Sali Berisha: Edi Rama është një narko-diktator i cili vjedh shqiptarët nga mëngjesi gjer në darkë. Qeveritarët e tij janë shushunja të vërteta që depozitojnë pasuri përrallore nga taksat e qytetarëve dhe pasuritë publike. Është jetike, është vendimtare t’i përmbysim këta kriminelë dhe t’i çojmë përpara ligjit.

Shqipëria nuk do ketë kurrë Kushtetutë dhe ligj pa triumfin e opozitës, pa triumfin e qytetarëve, pa kryengritjen paqësore të shqiptarëve. Le ta bëjmë ne natën ditë këtë javë, të trokasim në çdo votër, në çdo derë, në çdo zemër në Tiranë dhe kudo. Sheshet dhe rrugët e kryeqytetit të shndërrohen në tmerrin e regjimit, në triumfin e lirisë, në triumfin e qytetarëve. Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria!

The post Berisha: Me 24 janar, sheshet dhe rrugët e kryeqytetit do shndërrohen në tmerrin e regjimit appeared first on Albeu.com.

Presidenti i Bullgarisë njoftoi dorëheqjen, dyshohet se ai do të krijojë një parti të re politike

By: M C
19 January 2026 at 19:20

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka njoftuar sot gjatë një fjalimi se do të japë dorëheqjen nga detyra, një vendim që ka nxitur spekulime se ai mund të krijojë një parti të re politike, në një kohë kur vendi po përballet me një krizë të thellë qeveritare.

Radev, i cili pritej të ushtronte një rol kryesisht ceremonial deri në janar të vitit 2027, deklaroi se do ta paraqesë dorëheqjen në Gjykatën Kushtetuese të martën. Nëse ajo miratohet, detyrën e presidentit do ta marrë zëvendëspresidentja Iliana Iotova deri në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në nëntor.

Presidenti ka shprehur vazhdimisht skepticizëm ndaj përpjekjeve të fundit të Bullgarisë, për t’u bashkuar me euron dhe pikëpamjet miqësore me Kremlinin në lidhje me luftën në Ukrainë, u zgjodh president në vitin 2016 dhe përsëri në vitin 2021.

Dorëheqja e tij vjen në kulmin e krizës politike në vend, e cila e ka çuar Bullgarinë drejt zgjedhjeve të teta parlamentare brenda vetëm katër viteve.

The post Presidenti i Bullgarisë njoftoi dorëheqjen, dyshohet se ai do të krijojë një parti të re politike appeared first on Albeu.com.

Lëvizja Bashkë protestë para Parlamentit, thirrje maxhorancës socialiste: Dorëzoni Belindën!

By: M C
19 January 2026 at 19:10

Lëvizja Bashkë mbajti sot (19 janar) një protestë para Parlamentit, ku i bëri thirrje maxhorancës socialiste që kryeministrja Belinda Balluku të vihej në dispozicion të drejtësisë.

Qindra mbështetës të drejtuar nga kryetari Arlind Qori dhe deputeti Redi Muçi, u tubuan para Kuvendit, teksa kishte edhe seancë plenare, duke bërë thirrje për dorëheqje të qeverisë pas skandaleve dhe aferave korruptive që po heton SPAK, veçanërisht të zv/kryeministres Belinda Balluku dhe AKSHI-t.

“Dorëzoni Belinda Ballukun!”, “Pse nuk e di partia se kush është Belinda Balluku“, “Taksoni dhjamin, jo djersën”, Dorëheqje” dhe parulla të tjera u hodhën nga mbështetësit, që mbanin edhe banderola dhe pankarta në duar.

Gjatë protestës folën drejtues të Lëvizjes, deputeti Muçi dhe qytetarë.

The post Lëvizja Bashkë protestë para Parlamentit, thirrje maxhorancës socialiste: Dorëzoni Belindën! appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Jani Aliajt në Burgun e Koridhalosit, Policia greke: Dyshohet si vrasje me pagesë, i njëjti autor vrau edhe Artur Bashimin më 2025-ën

By: M C
19 January 2026 at 18:39

Autori i vrasjes së 49-vjecarit Jani Aliaj sot në Burgun e Koridhalosit në Greqi, rezulton të jetë një 28-vjecar grek, i konsideruar vrasës me pagesë.

Bëhet fjalë për të njëjtin person që në 18 gusht 2025 ekzekutoi 47-vjecarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi (foto).

Ngjarja atëherë ndodhi në Agio Pantaleimona, ku Bashimi u ekzekutua me armë zjarri nga greku. Bashimi, një ish i dënuar për vjedhje, dyshohet të jetë vrarë si shenjë hakmarrje për vëllanë e tij, Marsel Bashimi, i përfshirë në ngjarje të rënda në Greqi, në një rast në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të kërkuar ne Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut.

Policia greke dyshon se dhe vrasja e Jani Aliajt (foto poshtë) është e porositur nga jashtë burgut dhe e paguar.

Aliaj ishte dënuar me burg përjetë në Shqipëri, për vrasjen e Elton Çiços (të dy foto poshtë)më 2016 në Tiranë, në një konflikt të vjetër mes tyre që përfundoi me hakmarrje dhe fatalitet.

Aliaj u kap më 2024 në Greqi, ku gjithashtu ishte dënuar për krime të rënda.

The post Vrasja e Jani Aliajt në Burgun e Koridhalosit, Policia greke: Dyshohet si vrasje me pagesë, i njëjti autor vrau edhe Artur Bashimin më 2025-ën appeared first on Albeu.com.

“Me porosi të bufit, dolën të gjithë qyqarët duke sharë”, Balla paralajmëron opozitën: Nëse nuk vini në Komision për reformën zgjedhore dhe territoriale, do e bëjmë pa ju

By: M C
19 January 2026 at 18:14

Taulant Balla u ka bërë thirrje deputetëve të PD që deri javën e ardhshme të marrin pjesë në komisionet për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, do t’i bëjnë ndryshimet pa ta.

“Nëse deri javën e ardhme nuk vini për reformën zgjedhore dhe territoriale, nëse nuk vini do bëjmë ndryshimet pa ju. Ne ju ftojmë. Zgjedhjet e ardhshme lokale janë mes 15 prill dhe 15 majit 2027, ato të përgjithshme janë mes 15 prill dhe 15 majit 2029… ”, tha Balla.

Po ashtu kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë çel sot sesionin e dytë të kësaj legjislature, në një moment tejet pozitiv dhe krenarie ne arenën ndërkombëtare për Shqipërinë, e cila sapo është ftuar të marrë një rol tjetër të paimagjinueshëm deri pak vite më parë.

Sipas Ballës, ftesa e presidentit të SHBA Donald Trump për kryeministrin Edi Rama është një moment krenarie kombëtare.

“Presidenti i SHBA Donald Trump ka ftuar Kryeministrin Edi Rama, dhe përmes tij Republikën e Shqipërisë, për t’iu bashkuar një organizmi të ri ndërkombëtar të quajtur “Bordi i Paqes”, në cilësinë e “Vendit Anëtar Themelues”, tha Balla.

“Shqipëria sapo është ftuar të marrë një tjetër rol të paimagjinueshëm pak vite më parë, ftesa e Trump, i cili e ka ftuar personalisht Edi Ramën dhe përmes tij Republikën e Shqipërisë t’i bashkohet një organizmi të ri ndërkombëtare, Bordi i Paqes.

Do të vlerësoja maksimalisht që dhe PD apo ajo që ka mbetur nga dikur ta vlerësojë këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë. Në fillim thatë s’ka ftesë, kur doli ftesa pastaj thanë që janë të gjitha vendet e OKB, pastaj na thanë se ftesa është e njëjtë edhe për presidentin e Argjentinës dhe Paraguait. Pastaj thanë që ftesa duhet e personalizuar edhe pse aty gabuan kur kujtuan që të dy ata presidentë janë miq të afërt me Trump sikurse për fat të mirë të shqiptarëve është dhe Rama.

Nuk është asnjë prej kryeministrave të Ballkanit perëndimor por vetëm Rama. Situata degradoi në kampin e qyqarëve ku me porosi të bufit të gjithë qyqarët dolën nëpër televizione. Sa i përket kësaj çështje nuk jemi vetëm pse jemi në NATO por sepse Rama është partner i besueshëm i SHBA.

The post “Me porosi të bufit, dolën të gjithë qyqarët duke sharë”, Balla paralajmëron opozitën: Nëse nuk vini në Komision për reformën zgjedhore dhe territoriale, do e bëjmë pa ju appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Aksioni kundër Call-Center te kullat e Tiranës, GJKKO jep masat për 8 të akuzuarit

By: M C
19 January 2026 at 17:58

Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masat arrest me burg për aksionin ndaj Call-Center-ave, për 6 personat e dyshuar që akuzohen për mashtrimin e qytetarëve të huaj, duke i zhvatur shuma të konsiderueshme nëpërmjet pretendimeve për aksione në bursa.

Kurse për 2 nga të dyshuarit e tjerë, GJKKO ka caktuar burg me afat 20 ditor.

Aksioni u krye gjatë fundjavës nga ana e SPAK, pas hetimeve të kryera në bashkëpunim dhe me ndihmë të partnerëve të huaj.

Kontrollet u zhvilluan në dy prej kullave shumëkatëshe në qendër të Tiranës, ku bëhej aktiviteti. Në kërkim për rastin u shpallën edhe tre vëllezër nga Tropoja si organizatorë të skemës.

Masat e GJKKO-së:

-Remir Gjoligaj- arrest me burg

-Endri Gjata- arrest me burg

-David Qerimi- arrest me burg

-Elis Merkaj- arrest me burg

-Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë

-Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë

-Hysen Xhepexhiu- arrest me burg

-Klaudio Kaçupi – arrest me burg

The post EMRAT/ Aksioni kundër Call-Center te kullat e Tiranës, GJKKO jep masat për 8 të akuzuarit appeared first on Albeu.com.

Debate dhe tensione/ Mbyllet seanca plenare pas vetëm 30 minutash

By: M C
19 January 2026 at 17:41

Ka nisur me tensione sesioni i ri parlamentar për vitin 2026, por është mbyllur në vetëm 30 minuta.

Që në nisje të seancës ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi nisi fjalën, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren dhe kanë kërkuar largimin e Belinda Ballukut nga salla.

“Si nuk u lodhe o burrë’, dëgjohet Peleshi duke iu drejtuar Gazment Bardhit i cili fliste mbi fjalën e tij duke kërkuar largimin e zv. kryeministres nga salla e Kuvendit.

E ndërsa opozita nuk ka pranuar që të ulen në karriget e tyre dhe të vijojë seanca, Peleshi me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS ka hedhur në votim projektligjet, të cilat janë miratuar me votat e PS. “Keni kohë një javë”, Balla paralajmëron opozitën: Nëse nuk vini në Komision për reformën zgjedhore dhe territoriale, do e bëjmë pa ju

The post Debate dhe tensione/ Mbyllet seanca plenare pas vetëm 30 minutash appeared first on Albeu.com.

“Mos provoko qytetarët”/ Berisha në Kuvend: Po të jetë burrë, le të vijë Rama, mos të fshihet

By: M C
19 January 2026 at 17:39

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se qeveria po mbron një personazh që është bërë famoz në botë për vjedhje me Edi Ramën. Nga Kuvendi, Berisha u shpreh se prania e Belinda Ballukut në Kuvend, është provokacioni më i ulët ndaj shqiptarëve. Lideri demokrat i bëri thirrje Ramës të paraqitet vetë në Kuvend dhe mos të fshihet pas të tjerëve.

Berisha:Ju mbroni një personazh që është bërë famoz në botë për vjedhje me Edi Ramën. Mos provoko qytetarët. Provokacion i ulët ndaj qytetarëve shqiptarë. Prania e Lubisë në parlament provokacioni më i ulët ndaj shqiptarëve. Po të jetë burrë le të vijë ai tjetri, mos të fshihet pas Lubisë.

The post “Mos provoko qytetarët”/ Berisha në Kuvend: Po të jetë burrë, le të vijë Rama, mos të fshihet appeared first on Albeu.com.

Gazment Bardhi kërkon largimin e Ballukut nga salla e Kuvendit, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren

By: M C
19 January 2026 at 17:27

Ka nisur me tensione seanca e parë plenare në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2026.

Deputetët e PD-së me në krye, Sali Berishën dhe Gazment Bardhin bllokuan foltoren e Parlamentit, duke i kërkuar Niko Peleshit, te miratoje autorizimin dhe te lejoje SPAK-un që të arrestojë zv.kryeministren Balluku.

Bardhi bëri thirrje nga foltorja ndaj Peleshit, se Balluku ndodhet në sallë teksa duhej të ishte në qeli për korrupsion. “Ke shkelur ligjin duke u bërë mburojë e një të korruptuare. Dorëzoja Ballukun drejtësisë”, eshte shprehru Bardhi.

Ndërkohë që Niko Peleshi i eshte pergjigjur me ironi: “Do ngjisherresh mor burr! Si s’u lodhe”.

The post Gazment Bardhi kërkon largimin e Ballukut nga salla e Kuvendit, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren appeared first on Albeu.com.

U ekzekutua në burgun grek/ Viktima i dënuar me burgim të përjetshëm nga për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje

By: M C
19 January 2026 at 17:08

Personi që shihni në foto është shqiptari Jani Aliaj, i cili u eksezkutua sot në burgun e ‘Koridhalos’ nga një i dënuar grek. Aliaj është një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri, pasi rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur më 1 Maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Siç raportohet, Aliaj arrestuar rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit 2024 nga skuadra “DIAS”, e cila e ka kontrolluar si person të dyshimtë teksa ecte në rrugë dhe gjatë kontrollit ka rezultuar se ai mbante një kartë identiteti false greke. Pas kësaj, ai është shoqëruar në stacionin e policisë Moskato, Athinë, për hetime të mëtejshme.

Gjithashtu nga verifikimet, ka rezultuar se Jani Aliaj ishte arratisur nga burgu i Korfuzit, ku vuante dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shqiptari, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, për ngjarje të ndodhura në vitin 2006 në Athinë. Po ashtu rezultoi se Jani Aliaj kërkohej në nivel ndërkombëtar për dy raste vrasjesh, të ndodhura në Shqipëri në tetor 2015 dhe maj 2016./

The post U ekzekutua në burgun grek/ Viktima i dënuar me burgim të përjetshëm nga për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje appeared first on Albeu.com.

Plas sherri në burgun ‘Koridhalos’/ I dënuari grek vret një shqiptar, autori dhe viktima të dënuar për vrasje

By: M C
19 January 2026 at 16:48

Një vrasje ka ndodhur brenda burgut të ‘Koridhalos’. Mësohet se një i burgosur shqiptar është sulmua me thikë dhe si pasojë ka ndërrua jetë. Incidenti i përgjakshëm u zhvillua në rrethana ende të paqarta, duke nxitur mobilizimin e menjëhershëm të autoriteteve të burgut.

Sipas informacioneve fillestare, autori i krimit ishte një i burgosur grek i cili e sulmoi shqiptarin duke përdorur një objekt të mprehtë të improvizuar. Sipas mediave greke, viktima dhe autori ishin kriminelë të rëndë që vuanin dënime për vrasje.

The post Plas sherri në burgun ‘Koridhalos’/ I dënuari grek vret një shqiptar, autori dhe viktima të dënuar për vrasje appeared first on Albeu.com.

❌
❌