Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 December 2025Main stream

Kallas: Moska synon të pengojë përparimin drejt paqes

31 December 2025 at 13:54

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka refuzuar me vendosmëri pretendimet e fundit të Rusisë, që akuzonte Ukrainën për një sulm të supozuar me dron ndaj rezidencës së Presidentit Vladimir Putin në rajonin e Novgorodit.

Ajo theksoi se Moska po përpiqet të pengojë përparimin drejt paqes nga Ukraina dhe partnerët e saj perëndimorë.

Në një deklaratë në platformën e mediave sociale X, Kallas argumentoi se pretendimet ruse janë të pabaza dhe kanë për qëllim shpërqendrimin nga sulmet e drejtuara ndaj infrastrukturës dhe civilëve ukrainas.

Ky qëndrim përforcon qëndrimin e vazhdueshëm të Bashkimit Evropian për të mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe për të trajtuar narrativat ruse me skepticizëm.

“Pretendimi i Rusisë se Ukraina kohët e fundit ka shënjestruar objekte kyçe qeveritare në Rusi është një shpërqendrim i qëllimshëm. Moska synon të pengojë përparimin e vërtetë drejt paqes nga Ukraina dhe partnerët e saj perëndimorë. Askush nuk duhet të pranojë pretendime të pabaza nga agresori i cili ka shënjestruar pa dallim infrastrukturën dhe civilët e Ukrainës që nga fillimi i luftës”, shkruan Kallas.

Deklarata e saj vjen pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, e cila publikoi imazhe të një droni të rrëzuar, duke pretenduar se objekti ishte përdorur në një sulm ndaj rezidencës zyrtare të Presidentit Putin.

Megjithatë, Moska nuk ofroi prova konkrete për origjinën e dronit apo detaje operacionale. Ngjarje të tilla janë të shpeshta në luftën e informacionit, ku dezinformimi përdoret si një mjet i zakonshëm në konfliktet hibride.

Ekspertët ndërkombëtarë nënvizojnë rëndësinë e bazimit të negociatave në informacione të verifikuara dhe të sakta, si një hap i domosdoshëm për arritjen e një paqeje të qëndrueshme, duke theksuar rolin e vendeve që mbajnë komunikim me të dyja palët, si Turqia, në promovimin e diplomacisë së bazuar në fakte.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kallas: Moska synon të pengojë përparimin drejt paqes appeared first on Sinjali.

24-orëshi tragjik: Pesë persona humbin jetën në prag të fundvitit në Kosovë

31 December 2025 at 13:53

Kosova u trondit dje nga një seri ngjarjesh tragjike, ku pesë persona humbën jetën brenda 24-orëve të fundit.

Dita e martë filloi me një aksident të rëndë në Bresje të Fushë Kosovës, ku humbi jetën një këmbësor. Viktima ishte Ekrem Gashi, rreth 67-vjeçar, ndërsa shofer i automjetit ishte Rrahim Rama, rreth 33-vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00.

Pak orë më vonë, një tragjedi tjetër ndodhi në Prizren, ku një zjarri i madh i mori jetën një fëmije rreth një vjeç, ndërsa tronditi thellë familjen. Flakët përfshinë shtëpinë ku nëna flinte me katër fëmijët e saj.

Ajo arriti të shpëtojë me tre prej tyre, të moshave 4, 6 dhe 10 vjeç, që janë në gjendje stabile pas mjekimit në spital. Ndërkohë, një fëmijë i vogël, nuk ia doli të shpëtonte nga zjarri, që ende nuk dihen shkaqet e tij.

Në një tjetër rast tragjik ndodhi në Pejë, ku dy të rinj, një mashkull dhe një femër të moshave janë gjetur të pajetë në një vilë në orën 15:00.

Siç raportoi Sinjali, bëhet fjalë për Endrit Laiqin dhe Makfirete Bytyqi.

Në një ngjarje tjetër, një burrë rreth 70 vjeçar është gjetur i pajetë në bjeshkët e fshatit Restelicë, ndërsa ishte duke ruajtur bagëtinë.

Viktima ishte Rahim Severi, i cili u gjet i shtrirë pranë një zjarri ku dyshohet se po ngrohej.

Vëllai i tij njoftoi autoritetet rreth orës 16:40. Njësitë policore, hetuesia dhe forenzika u nisën në vendngjarje, ndërsa Prokurori i Shtetit ka inicuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe trupi u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 24-orëshi tragjik: Pesë persona humbin jetën në prag të fundvitit në Kosovë appeared first on Sinjali.

SMS mashtruese në emër të Postës së Kosovës, Policia u bën thirrje qytetarëve për kujdes: Përmbajnë linqe mashtruese

31 December 2025 at 12:49

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim për qytetarët, duke paralajmëruar për një fushatë mashtruese (phishing) që po qarkullon aktualisht përmes mesazheve SMS.

Sipas Policisë, qytetarët po pranojnë mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga Posta e Kosovës dhe që përmbajnë linqe mashtruese.

Qëllimi i këtyre mesazheve është mashtrimi i qytetarëve për të siguruar të dhëna personale dhe informacione të kartelave bankare, me synim keqpërdorimin financiar.

“Policia e Kosovës thekson se Posta e Kosovës nuk ka dërguar mesazhe të tilla dhe se faqet e përfshira në këto SMS nuk janë domene zyrtare.”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në këtë drejtim, Policia u bën thirrje qytetarëve:

të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë;

të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare;

të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve;

të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese;

dhe, në rast se kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, të raportojnë menjëherë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës, si dhe ta paraqesin rastin në stacionin policor më të afërt.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve dhe fton qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SMS mashtruese në emër të Postës së Kosovës, Policia u bën thirrje qytetarëve për kujdes: Përmbajnë linqe mashtruese appeared first on Sinjali.

Franca i frikësohet ‘epokës së Trumpizmit’, ndërsa transmetuesi publik në shënjestër nga e djathta

31 December 2025 at 12:43

Transmetuesi publik francez ndodhet në qendër të një përplasjeje politike, teksa një hetim parlamentar po shqyrton “neutralitetin, funksionimin dhe financimin” e televizionit dhe radios shtetërore, në një kohë kur mediat pritet të luajnë rol kyç përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027.

Partia e djathtë UDR, aleate e Tubimit Kombëtar (RN) të ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, e ka ngritur këtë hetim mes pretendimeve të së djathtës ekstreme se televizioni dhe radioja publike kanë paragjykim ndaj tyre.

Le Pen, partia e së cilës pritet të arrijë në raundin final të garës presidenciale, ka deklaruar se “ekziston një problem i qartë me neutralitetin e transmetimit publik” dhe ka thënë se do të dëshironte privatizimin e tij, raporton theguardian, transmeton Sinjali.

Hetimi parlamentar francez, i cili do të zgjasë deri në mars, zhvillohet në një klimë tensioni më të gjerë rreth transmetimit publik në Evropë – me Donald Trump që ka paditur BBC-në për deri në 10 miliardë dollarë lidhur me shkurtime të një fjalimi të 6 janarit, dhe sindikatat në transmetuesin publik italian që thonë se qeveria e djathtë e Giorgia Melonit ka shumë kontroll mbi të.

Sfondi i këtij hetimi është dominimi gjithnjë e më i madh në Francë i perandorisë mediatike private në pronësi të industrialistit katolik konservator Vincent Bolloré, për të cilën kritikët thonë se po u jep hapësirë zërave reaksionarë dhe po nxit rritjen e së djathtës ekstreme. CNews e Bolloré-së është kanali më i ndjekur informativ në televizion dhe është shumë kritik ndaj transmetuesit shtetëror.

Komisioni parlamentar u ngrit pasi dy gazetarë u filmuan fshehurazi duke pirë kafe me zyrtarë të Partisë Socialiste. Videoja u publikua në shtator nga një revistë e djathtë dhe u transmetua në kanalet e Bolloré-së, mes akuzave se gazetarët po bashkëpunonin me të majtën për të dëmtuar të djathtën.

Gazetarët – Patrick Cohen, i cili transmeton programe politike në radion dhe televizionin publik, dhe Thomas Legrand, ish-gazetar radiofonik dhe tani kolumnist politik i përditshmes “Libération” – thanë se takimet me politikanë janë pjesë e punës së tyre dhe se videoja ishte montuar në mënyrë mashtruese. Ata kanë paraqitur padi për shkelje të privatësisë.

I pyetur në kuadër të hetimit, Cohen tha se videoja ishte përmendur në 853 kronika lajmesh në CNews brenda një periudhe dyjavore dhe ishte “amplifikuar nga një operacion propagandistik pa kufij, që synonte denigrimin dhe shkatërrimin e shërbimit publik që unë përfaqësoj”.

Legrand i tha komisionit hetimor: “Franca ka hyrë në një epokë të trumpizmit”.

Seancat parlamentare kanë qenë të tensionuara. Deputetja socialiste Ayda Hadizadeh, anëtare e panelit hetimor, tha se procesi po shndërrohej në një “gjyq” nga politikanë që duan “ta vrasin transmetimin publik”. Deputetja e RN-së, Anne Sicard, tha se partia e saj trajtohej “si armiku” nga transmetuesi shtetëror.

Jérémie Patrier-Leitus, nga partia qendrore e djathtë Horizons, i cili kryeson procedurat, tha se hetimi nuk është “kundër” televizionit dhe radios shtetërore.

Transmetuesi publik France Télévisions, që përfshin katër kanale kombëtare televizive dhe 24 kanale rajonale, është një financues kyç i filmave, dramave dhe dokumentarëve dhe është institucioni më i madh mediatik në Francë. Radio France ka disa stacione kombëtare dhe lokale dhe dominon fushën e podkasteve.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka qenë kritik ndaj transmetuesit publik në të kaluarën dhe e ka hequr tarifën e licencës televizive, ndërsa ende nuk është përcaktuar një model afatgjatë financimi. Në dhjetor, Macron nisi të distancohej nga CNews e Bolloré-së. Pallati Élysée publikoi një video në rrjetet sociale duke kritikuar kanalin për atë që e quajti “dezinformim” lidhur me mbështetjen e Macronit për certifikimin e mediave.

Alexis Lévrier, historian i medias në Universitetin e Reims-it, tha: “Në Evropë, transmetimi publik po sulmohet në një mënyrë që synon ta dobësojë atë si kundërpeshë … Veçantia në Francë është se tani kemi një perandori politike-mediale [në pronësi të Bolloré-së] me fuqi të paprecedentë … ky grup tani është në zemër të hapësirës mediatike dhe ka një agjendë. Në këtë agjendë, transmetuesi publik është objektiv.”

Bolloré, në një seancë dëgjimore në senat në vitin 2022, mohoi ndërhyrjet politike apo ideologjike.

Adèle Van Reeth, drejtoreshë e radios shtetërore France Inter, i tha hetimit parlamentar: “Ruajtja e transmetimit publik francez është shenjë e një demokracie në gjendje të shëndoshë.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Franca i frikësohet ‘epokës së Trumpizmit’, ndërsa transmetuesi publik në shënjestër nga e djathta appeared first on Sinjali.

KQZ: Aktivitetet e numërimit janë përmbyllur në 27 komuna, numërimi vazhdon më 1 janar në 11 komuna

31 December 2025 at 12:27

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave në Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdon me intensitet të shtuar dhe se deri më tani janë procesuar mbi 74 për qind e vendvotimeve në nivel vendi.

Në një konferencë për media, Elezi tha se aktivitetet e numërimit janë përmbyllur tashmë në 27 komuna.

“Njoftojmë se deri më sot, aktivitetet e numërimit janë përmbyllur në 27 komuna, përkatësisht në Mamushë, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Kllokot, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Novobërdë, Zveçan, Viti, Zubin Potok, Ranillug, Dragash, Istog, Obiliq, Gllogoc, Deçan, Shtime, Klinë, Kamenicë, Fushë Kosovë, Leposaviq, Graçanicë, Vushtrri, Rahovec, Skënderaj dhe Kaçanik”, tha Elezi.

Ai sqaroi se procesi i numërimit do të vazhdojë pas një ndërprerjeje të përkohshme, duke bërë të ditur se rifillimi do të ndodhë më 1 janar 2026, nga ora 16:00, në 11 Qendra Komunale të Numërimit.

“Procesi i numërimit do të vazhdojë të martën, më 1 janar 2026, në orën 16:00, në QKN-të e komunave: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj dhe Suharekë”, deklaroi Elezi.

Sipas tij, deri të mërkurën, më 31 dhjetor 2025, në orën 12:00, janë procesuar mbi 1,900 vendvotime nga gjithsej 2,557.

“Deri më tani, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është mbi 1,900 nga 2,557 vendvotime, apo më shumë se 74 për qind. Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat transmetohen në platformën e KQZ-së për rezultate”, u shpreh ai.

Elezi njoftoi se sot në mesditë procesi i numërimit do të ndërpritet përkohësisht, pas përfundimit të procedimit të kutive të hapura.

“Sot në mesditë, sapo të përfundojë procedimi i kutive që janë të hapura, do të ndërpresim procesin e numërimit të fletëvotimeve dhe do të rikthehemi sërish më 1 janar në orën 16:00”, tha zëdhënësi i KQZ-së.

Sa i përket votimit jashtë Kosovës, Elezi bëri të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi përmes postës.

“Nga votimi me postë, numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë. Ende nuk është përmbyllur procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga kutitë postare, andaj në këtë fazë nuk e dijmë se sa prej këtyre votuesve kanë ushtruar të drejtën e votës”, theksoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ: Aktivitetet e numërimit janë përmbyllur në 27 komuna, numërimi vazhdon më 1 janar në 11 komuna appeared first on Sinjali.

Ish-sulmuesi italian vlerëson Zhegrovën: Është vlerë e shtuar kur Juventusi duhet të ndizet

31 December 2025 at 12:22

Emri i Edon Zhegrovës po bëhet gjithnjë e më i përmendur në Itali, veçanërisht te Juventusi, ku po fiton gjithnjë më shumë rëndësi.

Së fundi, ai u vlerësua edhe nga Fabio Bazzani, ish-sulmues i njohur i futbollit italian, i cili komentoi performancën e Zhegrovës dhe rolin e tij në skuadër.

“Ai është lojtar që ofron energji. Në fakt, ai tani po merr më shumë minuta, kryesisht për shkak se cilësia që shfaq gjatë javës ka filluar ta vë atë në shërbim të skuadrës. Spalletti e ka parë duke bërë disa paraqitje vendimtare, me intensitet, dhe duke marrë vendime të duhura”, tha Bazzani për “DAZN”.

Megjithatë, ish-lojtari italian thekson se Zhegrova ende nuk është gati për të startuar te Juventusi.

“Mendoj se është herët ta shohim si startues për arsyen e thjeshtë që Spalletti vetëm dy javë më parë tha se atij i mungon ana defenzive. Zhegrova është vlerë e shtuar për momentet kur Juventusi duhet të ndizet, pasi ka cilësi mbi mesatare dhe talent mbi mesatar”, shtoi Bazzani.

Karriera e Zhegrovës përfshin skuadra si Venezia, Perugia, Sampdoria dhe Lazio, ndërsa për Italinë, Bazzani luajti tri ndeshje, duke i dhënë një perspektivë të gjerë mbi futbollin italian dhe pritshmëritë për talentet e rinj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ish-sulmuesi italian vlerëson Zhegrovën: Është vlerë e shtuar kur Juventusi duhet të ndizet appeared first on Sinjali.

Kurti thotë se punëtorët e sektorit publik do ta marrin pagën e 13-të në fillim të vitit

31 December 2025 at 12:16

Punëtorët e administratës publike në Kosovë do të marrin pagën e 13-të në fillim të vitit 2026, ka konfirmuar Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një vizite në Telekomin e Kosovës.

Ai ka sqaruar se vendimi për buxhetin e vitit të ardhshëm, që përfshin edhe këtë pagesë, do të dërgohet për miratim në mbledhjen e parë të Qeverisë së re.

“Për të gjithë punëtorët e administratës publike me ligjin e buxhetit për vitin 2026-të, të cilin e kaluam njëherë në mbledhjen e Qeverisë më 31 tetor sivjet, pra të cilin tash në legjislaturën e 10 kur të konstituohet Kuvendi do ta kalojmë në dy lexime,” tha Kurti.

Ai shtoi se paga e 13-të nuk do të ndahet në fund të vitit, por në fillim të vitit të ardhshëm:

“Kam thënë që me këtë ligj të buxhetit parashihet paga e 13-të; kush punon 12 muaj në administratën shtetërore i ka 13 paga, por paga e 13-të nuk merret në fund të vitit, në dhjetorin e vitit 2026, por në vitin që do të nisë nesër”.

Kurti bëri të ditur gjithashtu se shpërndarja e saj do të bëhet menjëherë pas formimit të Qeverisë së re:

“Do të merret në fillim të vitit, varësisht kur konstituohet Kuvendi dhe sa shpejt e formojmë Qeverinë. Pra në mbledhjen e parë, përveç vendimit për ligjin për buxhetin 2026, gjithashtu do ta kemi edhe vendimin që pagën e 13-të e jep në fillim të vitit, do t’i kemi edhe tri të tjera”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për lidhjen me fushatën zgjedhore, Kurti theksoi: “Por, mos ta përsëris veten nga fushata pra zgjedhjeve sepse ato përfunduan të dielën”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti thotë se punëtorët e sektorit publik do ta marrin pagën e 13-të në fillim të vitit appeared first on Sinjali.

Aktakuzë për krime lufte ndaj një ish-gardiani të Burgut të Prishtinës, kishte rrahur të burgosurit shqiptarë

31 December 2025 at 11:48

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj B.T., i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë viteve 1998-1999.

Sipas aktakuzës, B.T., në cilësinë e gardianit në Burgun e Prishtinës dhe në një institucion paralel në Lipjan, së bashku me gardianë të tjerë, ka maltretuar sistematikisht të burgosurit shqiptarë.

Ata dyshohet se kanë përdorur mjete të ndryshme për të torturuar të burgosurit, duke përfshirë shkopinj gome, shufra metalike, shqelma dhe grushte, çka ka shkaktuar lëndime trupore dhe dhunë psikike.

Gjithashtu, i pandehuri dhe bashkëpunëtorët e tij dyshohet se i kanë lënë të burgosurit pa ushqim për ditë të tëra dhe i kanë kërcënuar me jetë, duke i krijuar një gjendje ankthi dhe frike të vazhdueshme.

Prokuroria Speciale thekson se veprimet e tyre shkelin ligjet vendore, zakonet e luftës, Konventat Ndërkombëtare të Gjenevës dhe protokollet shtesë që mbrojnë popullatën civile gjatë konfliktit të armatosur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aktakuzë për krime lufte ndaj një ish-gardiani të Burgut të Prishtinës, kishte rrahur të burgosurit shqiptarë appeared first on Sinjali.

Kiribati bëhet vendi i parë që mirëpret vitin 2026

31 December 2025 at 11:36

Ishulli i vogël i Kiritimati, u bë vendi i parë në Tokë që priti Vitin e Ri 2026. Ishulli është pjesë e shtetit të Kiribatit, që ndodhet ne Oqeanin Paqësor. Mikroshteti përbëhet nga disa ishuj të vegjël që ndodhen në jug të Havait dhe në verilindje të Australisë.

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në

Kiribati shpalli pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1979. Sot shumë prej ishujve, që janë të pabanuar, janë në rrezik zhdukjeje, nga rritja e nivelit të detit.

Arkipelagu ka një popullsi prej rreth 116 mijë banorësh. Edhe pse ndodhet shumë pranë Havait, Kiribati e feston Vitin e Ri thuajse një ditë më përpara se shteti amerikan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kiribati bëhet vendi i parë që mirëpret vitin 2026 appeared first on Sinjali.

Mbi 2 mijë gjoba dhe 85 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet

31 December 2025 at 11:30

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 2 mijë e 81 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 24 aksidente me të lënduar dhe 60 të tjera me dëme materiale.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 11 persona, prej të cilëve 9 i ka dërguar në mbajtje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 2 mijë gjoba dhe 85 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet appeared first on Sinjali.

Ukraina s’gjen qetësi as sot, sulme të reja ruse godasin Odesën

31 December 2025 at 11:21

Edhe në ditët e fundit të vitit, presidenti rus Vladimir Putin nuk i ka kursyer sulmet në Ukrainë, këtë herë duke goditur rajonin e Odesës.

Rusia ka sulmuar ndërtesa banimi në Odesë, dhe Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës ka publikuar pamje ku shfaqen ndërtesa në flakë dhe të shkatërruara si pasojë e sulmeve me dronë rusë.

Guvernatori rajonal i Odesës, Oleh Kiper, bëri të ditur se zjarrfikësit punuan gjatë gjithë natës për të shuar zjarret, ndërsa disa banorë u strehuan në tenda emergjence. Autoritetet rajonale raportojnë se katër persona u plagosën, përfshirë një foshnjë 7-muajshe.

Odesa ka qenë shënjestra e vazhdueshme e raketave dhe dronëve rusë gjatë gati katër viteve të luftës, me sulme që shpesh godasin infrastrukturën e energjisë, transportit dhe portit, si dhe zonat e banuara.

Ndërkohë, Ukraina është në diskutime me presidentin amerikan, Donald Trump, për praninë e mundshme të trupave amerikane si pjesë e garancive të sigurisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina mbetet e përkushtuar për të vazhduar bisedimet që synojnë dhënien e fundi të luftës. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë që të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ukraina s’gjen qetësi as sot, sulme të reja ruse godasin Odesën appeared first on Sinjali.

Limaj reagon për herë të parë pasi s’e kaloi pragun: S’kemi arsye ta ulim kokën

31 December 2025 at 10:55

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka falënderuar votuesit e tij për mbështetjen, duke theksuar se rruga që ka ndjekur ka qenë “e drejtë”.

Sipas rezultateve aktuale, Nisma e Limajt nuk arriti të kalojë pragun për t’u bërë pjesë e Parlamentit.

Limaj ka vlerësuar garën si një proces të zhvilluar “në rrethana të veçanta dhe me një mobilizim të jashtëzakonshëm”, duke shtuar se viti i ardhshëm do të sjellë më shumë punë për partinë e tij.

“Çdo votë është amanet. Çdo përkrahës është forcë. Kjo është një etapë që na obligon të jemi edhe më të përgatitur. Ajo që kemi ndërtuar deri këtu nuk ndalet, por forcohet”, ka deklaruar Limaj.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës, miq, përkrahës dhe bashkëudhëtarë të kësaj rruge,

Në këtë fundvit, ju falënderoj nga zemra për çdo votë, për çdo mbështetje dhe për çdo rreshtim të ndershëm në këtë rrugë që e bëmë bashkë.

Kjo nuk ka qenë një rrugë e lehtë.

Por ka qenë e drejtë.

Dhe ajo që ka më shumë vlerë se çdo rezultat është fakti se kemi qëndruar drejt, me kokën lart dhe me besim në atë që përfaqësojmë.

Kjo garë u zhvillua në rrethana të veçanta dhe me një mobilizim të jashtëzakonshëm.

Por përtej çdo shifre, ajo që mbetet është mbështetja juaj dhe bindja jonë se kjo rrugë ka kuptim dhe vazhdimësi.

Teksa mbyllim një vit të vështirë dhe hyjmë në një vit të ri, dua ta them qartë: viti që vjen na pret me punë, me organizim dhe me përgjegjësi edhe më të madhe.

Na pret me përkushtim dhe me ecje të sigurt drejt qëllimeve tona.

Ne mbetemi të bindur se Kosova ecën përpara vetëm me bashkim, me pjekuri dhe me një vizion të qartë për të ardhmen.

Prandaj, nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën.

Çdo votë është amanet.

Çdo përkrahës është forcë.

Kjo është një etapë që na obligon të jemi edhe më të përgatitur.

Ajo që kemi ndërtuar deri këtu nuk ndalet, por forcohet.

Ju uroj shëndet, paqe dhe mbarësi në familjet tuaja.

Ju uroj një Vit të Ri me shpresë, energji të re dhe besim në Kosovën tonë.

Ne vazhdojmë. Bashkë.

Me vendosmëri!

Gëzuar Vitin e Ri!

F.L

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Limaj reagon për herë të parë pasi s’e kaloi pragun: S’kemi arsye ta ulim kokën appeared first on Sinjali.

Vetaksident në Pejë, lëndohet një person

31 December 2025 at 10:41

Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë.

Si pasojë, një person ka mbetur i lënduar.

“Si pasojë e këtij vetaksidenti një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, bëri të ditur, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vetaksident në Pejë, lëndohet një person appeared first on Sinjali.

Dhunë në familje në Obiliq: Bashkëshorti arrestohet pas kërcënimeve me mesazhe, ndalohet për 48 orë

31 December 2025 at 10:21

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i rëndë i tillë është raportuar në Obiliq, ku një grua ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, A.T., pas një mosmarrëveshjeje verbale.

Sipas informacioneve, ngjarja kishte ndodhur më 28 dhjetor 2025, rreth orës 15:35, në rrugën “Lajthishtë” në Obiliq. Viktima, S.T., kishte kërkuar ndihmë mjekësore në QMF-Obiliq, ndërsa rasti është raportuar zyrtarisht në Polici më 29 dhjetor.

Pas intervistimit të palëve, fillimisht rasti ishte proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima, së bashku me tre fëmijët e saj, ishte larguar nga banesa dhe ishte strehuar tek prindërit e saj në Gjilan.

Mirëpo, rasti ka marrë kthesë tjetër një ditë më vonë.

Më 30 dhjetor 2025, viktima ka raportuar sërish në Stacionin Policor në Gjilan, duke deklaruar se bashkëshorti i saj kishte vazhduar t’i dërgonte mesazhe shqetësuese dhe kërcënuese, pavarësisht se rasti tashmë ishte në trajtim nga Policia.

Pas kësaj, i dyshuari është intervistuar përsëri në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të Prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë. Ai është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në SP Lipjan.

Rasti po trajtohet si “Dhunë në familje”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në familje në Obiliq: Bashkëshorti arrestohet pas kërcënimeve me mesazhe, ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Babai sulmon djalin dhe i kanoset me armë në Shtime, arrestohet për 48 orë

31 December 2025 at 10:20

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Çdo ditë raportohen raste të ndryshme, ku përfshihen burra e gra, prindërit e fëmijët. Kështu ndodhi pasditen e së martës në fshatin Petrovë të Shtimes, ku një konflikt mes babait dhe djalit ka përfunduar me lëndime trupore dhe sekuestrim arme.

Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 15:30, kur viktima, B.K., është paraqitur në Stacionin Policor në Shtime duke deklaruar se ishte sulmuar dhe kanosur nga babai i tij, T.K. Sipas deklarimit, i dyshuari kishte përdorur dhunë fizike dhe kërcënime, duke shkaktuar lëndime të lehta trupore ndaj djalit.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa rasti është trajtuar në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale. Pas kësaj, njësia e hetimeve ka kontaktuar të dyshuarin, nga i cili është konfiskuar një pushkë gjuetie me katër fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor Shtime dhe është intervistuar, ndërsa me vendim të Prokurorit Kujdestar të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, S.T., ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Sektori i Hetimeve në Shtime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Babai sulmon djalin dhe i kanoset me armë në Shtime, arrestohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

Dhunë në familje në Malishevë: Burri dyshohet se e rrahu dhe e rrëzoi bashkëshorten në dysheme, përfundon në ndalim 48-orësh

31 December 2025 at 10:18

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar sot në Malishevë, ku një grua ka përfunduar me lëndime trupore pas sulmit të dyshuar nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur më 30 dhjetor 2025, rreth orës 11:00, në rrugën “Mulla Sejdia”, në lagjen Pallanka–Dragobil. Sipas burimeve të sigurta, D.P., ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj, G.P., në vazhdimësi ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Sipas deklarimit të viktimës, i dyshuari e ka goditur dhe shtyrë, duke e rrëzuar në dysheme dhe duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima posedon edhe raport mjekësor që dëshmon lëndimet e marra.

Menjëherë pas raportimit, njësitet policore nga Stacioni Policor Malishevë, përfshirë zyrtarët për dhunë në familje, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë marrë deklaratat e palëve dhe, në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

Policia ka kryer edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk ka gjetur asgjë të kundërligjshme. Me vendim të Prokurorit, G.P., është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktima, me pëlqimin e saj, është dërguar së bashku me fëmijët në shtëpi të sigurt.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në familje në Malishevë: Burri dyshohet se e rrahu dhe e rrëzoi bashkëshorten në dysheme, përfundon në ndalim 48-orësh appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është personi që u gjet pa shenja jete në bjeshkën e Restelicës

31 December 2025 at 10:16

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në bjeshkët e fshatit Restelicë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete teksa ruante bagëtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime nga terreni bëjnë të ditur se rreth orës 16:40 është pranuar informacion se Rahim Severi, rreth 70-vjeçar, ishte gjetur i pajetë nga vëllai i tij, S.S., në zonën malore të fshatit Restelicë.

Sipas deklarimeve fillestare, viktima ishte gjetur i shtrirë pranë një zjarri ku dyshohet se ishte duke u ngrohur. Pas konstatimit të gjendjes pa shenja jete, familjarët janë njoftuar dhe trupi i pajetë është bartur në shtëpinë e familjes.

Në vend kanë dalë njësitë policore, hetuesia, forenzika si dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen. Pas veprimeve të para hetimore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rrethanat e sakta të vdekjes mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është personi që u gjet pa shenja jete në bjeshkën e Restelicës appeared first on Sinjali.

AMG, targa zvicerane dhe TT pa leje: Arrestim në mes të Gjilanit

31 December 2025 at 10:13

Një veturë luksoze, targa zvicerane dhe një armë pa leje – këto janë elementet e një rasti që ka përfunduar me ndërhyrje policore në Gjilan, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:55, në rrugën “Avdulla Tahiri”, ku njësiti patrullues i Policisë së Kosovës ka ndaluar një Mercedes-Benz AMG G63 me targa zvicerane, të cilin po e drejtonte Mirsan Ajeti, rreth 26-vjeçar.

Gjatë kontrollit të përkohshëm për siguri, zyrtarët policorë kanë gjetur në automjet një pistoletë TT, kalibër 7.62 mm, modeli M57, së bashku me pesë fishekë, të cilat i dyshuari i posedonte pa leje.

Arma është sekuestruar dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimit balistik, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që procedura të vazhdojë në rrugë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post AMG, targa zvicerane dhe TT pa leje: Arrestim në mes të Gjilanit appeared first on Sinjali.

Kanosje dhe dhunë psikike në familje në Pejë – burri dyshohet se po e kërcënon bashkëshorten prej javësh

31 December 2025 at 10:08

Një rast i kanosjes dhe dhunës në familje është raportuar më 30.12.2025 rreth orës 16:30 në rrugën “Xhevdet Hoti” në Pejë.

Sipas informatave, ankuesja Z.D., rreth 56-vjeçare është paraqitur në stacion policor duke deklaruar se para rreth tri javësh kishte pasur një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj, M.Sh., rreth 60-vjeçar, i cili dyshohet se e kishte ofenduar me fjalë fyese.

Që nga ajo kohë, ankuesja ka deklaruar se po qëndron tek vëllai i saj.

Tutje, ajo ka raportuar se gjatë këtyre tri javëve, i dyshuari e ka telefonuar vazhdimisht, duke e ofenduar dhe kërcënuar atë dhe vëllain e saj, duke ushtruar dhunë psikike.

I dyshuari është ftuar dhe intervistuar nga njësiti i hetimeve për dhunë në familje, ku ka mohuar pretendimet, duke deklaruar se nuk i është drejtuar bashkëshortes me fjalë ofenduese dhe se nuk ka pasur probleme me vëllain e saj.

Ai ka shtuar se është i gatshëm të presë zgjidhjen e çështjes në gjykatë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Kanosje” në kuadër të veprës penale “Dhuna në familje”. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kanosje dhe dhunë psikike në familje në Pejë – burri dyshohet se po e kërcënon bashkëshorten prej javësh appeared first on Sinjali.

Spalletti drejt rinovimit afatgjatë me klubin bardhezi

31 December 2025 at 10:02

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, aktualisht ka kontratë deri në fund të sezonit, me mundësi zgjatjeje automatike në rast të kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, klubi bardhezi po shqyrton mundësinë për të siguruar një marrëveshje të re afatgjatë më herët.

Pas vetëm dy muajsh nën drejtimin e Spallettit, te Juventusi janë vërejtur ndryshime të dukshme – madje më të mëdha sesa pritej. Qendra e transformimit ka qenë e qartë: vetëbesimi dhe rezultatet, dy faktorë që kanë rritur besimin e skuadrës dhe kanë forcuar ambiciet për të ardhmen.

Pakti fillestar 8-mujor pritet së shpejti të zëvendësohet me një akord të ri, i cili do ta mbante trajnerin toskan në Torino deri në qershor të vitit 2028. Juventusi ka nevojë, më shumë se kurrë në historinë e tij të fundit, për një drejtim të qëndrueshëm, ekspert, autoritar dhe të besueshëm.

Spalletti është integruar menjëherë në realitetin bardhezi, duke kuptuar se çdo detaj brenda klubit punon në funksion të tij. Rinovimi i kontratës shihet si i sigurt nëse arrihet objektivi i Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm, edhe pse sfidat nuk mungojnë. Trajneri ka treguar aftësinë për të përballuar presionin dhe vështirësitë.

Empatia në Continassa është totale, mes trajnerit, skuadrës dhe drejtuesve. Personaliteti i fortë dhe e kaluara e suksesshme e ish-trajnerit të Italisë e kanë vendosur atë në qendër të projektit sportiv të Juventusit, duke krijuar kushtet ideale për një marrëveshje të re, shumë përpara skadimit të kontratës së firmosur në fund të tetorit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Spalletti drejt rinovimit afatgjatë me klubin bardhezi appeared first on Sinjali.

❌
❌