Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 January 2026Main stream

“Made in Albania”/ Ministrja Delina Ibrahimaj: Viti 2026 sjell politikë të re industriale, do të nxisim prodhimtarinë vendase

By: V K
28 January 2026 at 15:53

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur në konferencën “Eksport On”, se gjatë këtij viti do të miratohet ligji për “Made in Albania”, i cili synon ndërtimin dhe promovimin e një marke kombëtare për produktet shqiptare.

Ky ligj do të shërbejë për rritjen e besueshmërisë së produkteve vendase në tregjet ndërkombëtare, mbrojtjen e origjinës dhe krijimin e standardeve në përputhje me Bashkimin Europian,

Gjë që do i ndihmojë bizneset shqiptare të jenë më konkurruese dhe më të pranishme në eksport.

The post “Made in Albania”/ Ministrja Delina Ibrahimaj: Viti 2026 sjell politikë të re industriale, do të nxisim prodhimtarinë vendase appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se abuzoi me vajzën 12-vjeçare, Gjykata lë në burg Kelmend Kursën

By: V K
28 January 2026 at 15:39

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Kelmend Kursa i dyshuar për kryerjen e veprës penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, të parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Kursa akuzohet se ka abuzuar me vajzën 12-vjeçare të partneres së tij.

Vendimi është marrë sot, më 28 janar 2026, gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në orën 14:00, ku trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Orinda Lloshi, pranoi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës, duke vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe caktimin e masës shtrënguese “arrest në burg”, sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.

The post Dyshohet se abuzoi me vajzën 12-vjeçare, Gjykata lë në burg Kelmend Kursën appeared first on Albeu.com.

Pëson dëmtime tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit (VIDEO)

By: V K
28 January 2026 at 15:20

Tuneli i Murrizit, një nga veprat më të mëdha infrastrukturore në Rrugën e Arbrit që lidh Qarkun e Dibrës me Tiranën, ka qenë sërish në qendër të vëmendjes, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë e tij.

Së fundmi, në afërsi të mesit të tunelit janë konstatuar dëmtime në anën lindore, kryesisht plasaritje dhe çarje të betoneve.

Lidhur me këtë problematikë, përfaqësues të kompanisë ndërtuese “Gjoka Konstruksion”, kanë deklaruar për News24 se dëmtimet kanë ardhur si pasojë e punimeve që po kryhen në tunelin e emergjencës.

Sipas tyre, distanca mes tunelit kryesor dhe atij të emergjencës është rreth 28–30 metra dhe ndërhyrjet teknike kanë ndikuar në lëvizjen e harkut të tunelit kryesor.

Megjithatë, kompania pretendon se këto dëmtime nuk paraqesin rrezik për sigurinë e qarkullimit dhe nuk cenojnë qëndrueshmërinë e veprës.

“Tuneli monitorohet vazhdimisht me aparatura të specializuara dhe deri më tani nuk ka asnjë tregues për përkeqësim apo dëmtime të mëtejshme”, bëjnë me dije përfaqësuesit e saj.

Sipas kompanisë, pas përfundimit të plotë të punimeve në tunelin e emergjencës, dëmtimet e konstatuara në tunelin kryesor do të riparohen.

Gjatë fazës së ndërhyrjeve, qarkullimi i automjeteve pritet të realizohet përmes tunelit të emergjencës, për të garantuar vijimësinë e trafikut dhe sigurinë e përdoruesve të rrugës.

Tuneli i Murrizit, ka qenë shpesh objekt kritikash, veçanërisht për shkak të vonesave të shumta në përfundimin dhe vënien në funksion të tij.

Autoritetet dhe kompania ndërtuese kanë justifikuar këto vonesa me vështirësitë e mëdha që lidhen me strukturën gjeologjike të zonës, e cila ka paraqitur sfida të vazhdueshme gjatë punimeve.

Rruga e Arbrit ka kushtuar rreth 450 milionë euro. Kjo shifër përfshin tunelin dhe segmentet e tjera të aksit që lidh Tiranën me Dibrën.

Në raportime të tjera më të hershme për projektin, investimi fillestar për këtë pjesë ishte rreth 350 milionë euro, por vlera e tij është rritur gjatë punimeve për shkak të vështirësive gjeologjike dhe zgjatjeve të kontratave.

The post Pëson dëmtime tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Burg për parkimin dysh/ Erion Braçe publikon foton e “shkelësit” të parë, është pikërisht një makinë policie (VIDEO)

By: V K
28 January 2026 at 14:57

Ndryshimet në Kodin Penal, parashikojnë dënim me burg për parkimin dysh. Përmes një postimi në rrjete sociale, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka publikuar pamje të ‘shkelësit’ të parë, ku është një makinë policie.

“Sot, në orën 03:00 të mëngjesit, Kuvendi votoi ndryshimet në Kodin Penal.

Mes tyre është edhe kriminalizimi i parkimit dysh, i cili tashmë konsiderohet kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg.

Ky ndëshkim zbatohet vetëm në rastet kur parkimi dysh pengon lëvizjen e mjeteve të shërbimeve jetike, si: ambulanca; zjarrfikësja; policia”, shkruan deputeti i PS, krahas videos.

 

 

The post Burg për parkimin dysh/ Erion Braçe publikon foton e “shkelësit” të parë, është pikërisht një makinë policie (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Publikimi i vendimeve nga Apelimi Tatimor, detyrim për transparencë që nuk e cenon, por e ndihmon biznesin

By: V K
28 January 2026 at 14:42

Analizë lidhur me detyrimin për publikimin nga Struktura e Apelimit Tatimor të vendimeve

Struktura e Apelimit Tatimor (Drejtoria e Apelimit Tatimor dhe Komisioni për Shqyrtimin e Apelimit Tatimor,) funksionon bazuar në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 „Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë“, i ndryshuar, konkretisht nenin 18 dhe Kreu XIII  të këtij ligji, dhe aktet nënligjore përkatëse..

Në nenin 109 të këtij ligji (Kreu XIII) përcaktohet në mënyrë tasksative detyrimi i kësaj strukture për të publikuar qëndrimet e mbajtura nga vendimet e marra prej saj në website.

Ky detyrim ligjor ka një qëllim shumë të qartë juridik dhe sistemik, jo thjesht informues në linjë me përcaktimet e Kodit të Procedurave Administrative (KPA) dhe parimet themelore të shtetit të së drejtës. Pra, ky detyrim nuk është formal, por lidhet drejtpërdrejt me mënyrën si ushtrohet pushteti administrativ tatimor dhe shteti i së drejtës.

Qëllimi kryesor është garantimi i parimit të transparencës i përcaktuar në nenin 5 të K.Pr.Adminsitrative, “Organet publike ushtrojnë veprimtarinë administrative në mënyrë transparente dhe në bashkëpunim të ngushtë me personat fizikë dhe juridikë të përfshirë në të”. Parimi i transparencës imponon detyrimin e administratës që veprimtaria dhe vendimmarrja e saj të jenë të hapura dhe të aksesueshme për subjektet e interesuara, në mënyrë që këta të njihen me arsyetimin dhe kriteret mbi të cilat mbështetet ushtrimi i pushtetit administrativ.

Por qëllimi i publikimit mbështet dhe në disa parime të tjera të sanksionuara në kuadrin ligjor dhe veçanërisht në K.pr.A, Sigurimi i parimit të sigurisë juridike dhe ligjshmërisë dhe barazisë përpara ligjit. Publikimi i qëndrimeve të marra nga vendimet e organit të shqyrtimit të apelimit tatimor, krijo:

pritshmëri të ligjshme për tatimpaguesit;

u lejon atyre të orientojnë sjelljen e tyre tatimore sipas praktikës administrative;

shmang surprizat administrative.

Në nenin 13 përcaktohet parimi i drejtësisë dhe i paanësisë, „Në ushtrimin e funksioneve të tij, organi publik trajton në mënyrë të drejtë dhe të paanshme të gjitha subjektet me të cilat krijon marrëdhënie“.

Nëse qëndrimet publikohen:

raste të ngjashme duhet të trajtohen njësoj;

administrata vetë-kufizohet nga praktika e saj e mëparshme;

shmanget trajtimi selektiv apo diskriminues.

Qëllim shumë praktik:

krijohet një praktikë administrative konsistente;

shmangen interpretimet kontradiktore nga drejtorë të ndryshëm;

forcohet autoriteti i organit të apelimit si interpretues funksional i ligjit tatimor.

Vetëm në këtë mënyrë, praktika e apelimit shndërrohet në burim orientues për administratën dhe tatimpaguesit. Qëllimi i këtij detyrimi ligjor është të shndërrojë vendimmarrjen tatimore nga një akt diskrecional i mbyllur, në një proces transparent, të arsyetuar, të parashikueshëm dhe të kontrollueshëm juridikisht, në përputhje me parimet e Kodit të Procedurave Administrative dhe shtetit të së drejtës.

Gjithashtu, dhe në praktikën e vendeve të Bashkimit Europian, publikimi i vendimeve administrative dhe i qëndrimeve interpretative të organeve tatimore përbën një standard të konsoliduar të mirëqeverisjes.

Administratat tatimore të shteteve anëtare publikojnë rregullisht vendime orientuese, udhëzime interpretative dhe praktika administrative, me qëllim sigurimin e sigurisë juridike, barazisë në trajtim dhe parashikueshmërisë së veprimeve të autoriteteve publike.

Ky standard buron drejtpërdrejt nga parimet e së drejtës së BE-së, në veçanti nga parimi i sigurisë juridike dhe i mbrojtjes së besimit të ligjshëm të subjektit ndaj administratës publike.

Mos-publikimi i qëndrimeve të organit të shqyrtimit të apelimeve përbën, për rrjedhojë, një devijim nga këto standarde dhe sjell cenim të drejtpërdrejtë të të drejtave të tatimpaguesve. Në mungesë të aksesit në praktikën administrative:

tatimpaguesit privohen nga e drejta për t’u informuar mbi interpretimin zyrtar të ligjit;

krijohet rreziku i trajtimit të pabarabartë të rasteve të ngjashme;

cenohet parimi i sigurisë juridike dhe i parashikueshmërisë;

dobësohet e drejta për mbrojtje efektive administrative dhe gjyqësore, pasi tatimpaguesi nuk ka mundësi të mbështetet në praktikën e konsoliduar të administratës.

Në këtë kontekst, publikimi i qëndrimeve të organit të apelimit shërben edhe si mekanizëm vetë-kontrolli për administratën tatimore, duke e detyruar atë të mbajë një linjë të qëndrueshme interpretimi dhe të arsyetojë në mënyrë të plotë e të kontrollueshme vendimmarrjen e saj.

Për rrjedhojë, qëllimi final i këtij detyrimi ligjor është të garantojë mbrojtjen efektive të të drejtave të tatimpaguesve, të forcojë besimin e tyre ndaj administratës tatimore dhe të sigurojë përputhshmërinë e praktikës administrative shqiptare me standardet e mirëqeverisjes dhe të së drejtës administrative të Bashkimit Europian.

Patjetër që në ushtrimin e funksioneve të veta, administrata tatimore ka detyrimin të respektojë konfidencialitetin e të dhënave tregtare dhe ekonomike që i janë bërë të njohura për shkak të procedurës administrative (në rastin konkret në shqyrtimin e apelimit tatimor), duke u përmbajtur nga çdo veprim që mund të çojë në zbulimin e tyre të pajustifikuar. Ky detyrim nuk është absolut, por shërben për mbrojtjen e një interesi privat të ligjshëm, i cili duhet të balancohet me interesin publik për transparencë dhe llogaridhënie.

 Ligji për të drejtën e informimit ka vendosur në mënyrë të qartë se cilat janë rastet kur kufizohet e drejta e informimit. Në çdo rast, organi publik duhet të garantojë ekuilibrin ndërmjet interest privat dhe interest publik.

Mbrojtja e sekretit tregtar ( i përdorur nga administrata tatimore si arsyetim për mospublikimin e vendimeve) përbën një detyrim ligjor për administratën publike, që buron si nga legjislacioni i posaçëm, ashtu edhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës administrative. Sekreti tregtar përfshin informacione që kanë vlerë ekonomike për subjektin, nuk janë të njohura publikisht dhe zbulimi i të cilave mund të dëmtojë interesat e ligjshme tregtare të tij.

Por, nga ana tjetër sekreti tregtar nuk shtrihet mbi interpretimin e ligjit, arsyetimin juridik dhe kriteret vendimmarrëse të administratës, pasi këto elemente nuk përbëjnë të dhëna ekonomike konfidenciale, por shprehje të ushtrimit të pushtetit publik. Për rrjedhojë, mbrojtja e sekretit tregtar nuk mund të përdoret si justifikim për mospublikimin e praktikës administrative ose për fshehjen e qëndrimeve interpretative të organit kompetent.

 Në këtë kuptim, detyrimi për ruajtjen e sekretit tregtar nuk synon të kufizojë transparencën e vendimmarrjes administrative, por vetëm të parandalojë zbulimin e informacionit konkret tregtar që identifikon subjektin ose situatën e tij ekonomike.

Anonimizimi përbën mjetin juridik e praktik, përmes të cilit realizohet balanca midis parimit të transparencës dhe detyrimit për mbrojtjen e sekretit tregtar. Përmes anonimizimit të të dhënave identifikuese të subjektit dhe të informacionit tregtar të ndjeshëm, administrata siguron që publikimi i vendimeve të mos lejojë identifikimin e subjektit konkret apo zbulimin e elementeve që përbëjnë sekret tregtar.

Në të njëjtën kohë, anonimizimi nuk cenon funksionin kryesor të publikimit, pasi ai ruan të paprekur përmbajtjen thelbësore të vendimit, konkretisht arsyetimin juridik, interpretimin e normave tatimore dhe kriteret mbi të cilat është bazuar vendimmarrja.

Detyrimi i administratës tatimor për mbrojtjen e sekretit tregtar duhet të lexohet dhe interpretohet në harmoni me praktikën e konsoliduar të publikimit të vendimeve gjyqësore, të cilat publikohen në mënyrë të anonimizuar. Edhe në procesin gjyqësor, vendimet përmbajnë shpesh të dhëna personale, ekonomike apo tregtare të palëve, megjithatë ligjvënësi ka zgjedhur modelin e publikimit me anonimizim, dhe jo mospublikimin e tyre, si mënyrë për të balancuar transparencën me mbrojtjen e interesave private/tregtare.

Kjo praktikë tregon se ekzistenca e të dhënave konfidenciale në përmbajtjen e një vendimi nuk përbën arsye për ta mbajtur atë të fshehtë, por imponon vetëm detyrimin për përpunimin e tij në mënyrë të tillë që të mos lejojë identifikimin e subjekteve apo zbulimin e të dhënave të mbrojtura.

Në përfundim, detyrimi për mbrojtjen e sekretit tregtar nuk mund të interpretohet si pengesë për publikimin e vendimeve administrative, pasi modeli i publikimit të vendimeve gjyqësore të anonimizuara përbën precedent normativ dhe standard funksional që dëshmon se transparenca dhe konfidencialiteti nuk janë parime përjashtuese, por plotësuese.

 

The post Publikimi i vendimeve nga Apelimi Tatimor, detyrim për transparencë që nuk e cenon, por e ndihmon biznesin appeared first on Albeu.com.

Qeveria shqiptare me sytë nga Indonezia për punëtorë

By: V K
28 January 2026 at 14:18

Indonezia po ndërmerr hapa për të zgjeruar mundësitë e punësimit jashtë vendit për punëtorët e saj migrantë, duke eksploruar marrëveshje formale pune me Bullgarinë dhe Shqipërinë. Këto zhvillime u diskutuan gjatë bisedimeve virtuale të nivelit të lartë të mbajtura të hënën, më 26 janar 2026, me synimin për të përcaktuar kërkesat specifike të tregut të punës dhe për të forcuar mekanizmat e mbrojtjes së punëtorëve.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Punëtorëve Migrantë të Indonezisë, Christina Aryani, deklaroi se mundësitë e punësimit mbeten të hapura, pavarësisht pasigurive politike në Bullgari. Ajo i bëri këto komente pas një takimi online me Ambasadoren e Indonezisë në Bullgari, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, Listiana Operananta.
“Sipas informimit nga Ambasada jonë në Sofje, edhe pse situata politike në Bullgari është aktualisht e paqëndrueshme, mundësitë për punëtorët migrantë indonezianë vazhdojnë të jenë të disponueshme”, -tha Aryani në një deklaratë zyrtare të cituar nga agjencia Antara. Ajo theksoi se kërkesa në Bullgari është veçanërisht e lartë në sektorin e mikpritjes dhe të prodhimit. Vetëm në sektorin e mikpritjes, gjatë sezonit turistik, nevoja për punëtorë indonezianë vlerësohet nga 700 deri në 800 persona. Po ashtu, ekzistojnë mundësi për kontrata dy deri në trevjeçare në pozicione si recepsionistë, pastrues, mirëmbajtës dhe terapistë.

Përtej mikpritjes, zëvendësministrja vuri në dukje edhe potencialin në rritje të sektorit të prodhimit, i nxitur nga investimet e planifikuara të kompanive koreano-jugore, të cilat pritet të ndërtojnë fabrika automobilistike në Bullgari. “Një kompani koreane pritet të hapë një fabrikë që do të kërkojë një fuqi punëtore të konsiderueshme. Ne duam t’i shqyrtojmë këto mundësi në mënyrë që Indonezia të mos humbasë”, u shpreh ajo, duke shtuar se Indonezia ka përvojë të gjerë në dërgimin e punëtorëve të kualifikuar në Korenë e Jugut. Sipas saj, Bullgaria ka shprehur interes të fortë për formalizimin e bashkëpunimit. Ministri bullgar i Punës dhe Politikës Sociale, Borislav Gutsanov, ka mbështetur krijimin e një Memorandumi Mirëkuptimi (MM) me Indonezinë, ndërsa komunikimet teknike për hartimin e draftit fillestar janë tashmë në proces, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Paralelisht, Indonezia po përgatit edhe një Memorandum Mirëkuptimi të veçantë me Shqipërinë. Aryani theksoi se negociatat me Tiranën duhet të përfshijnë dispozita më të forta, veçanërisht në fushën e mbrojtjes së punëtorëve migrantë. “Për Shqipërinë, po shtyjmë përpara një memorandum më rigoroz, pasi ndjeshmëria ndaj çështjeve të mbrojtjes së punëtorëve migrantë nuk ka qenë optimale. Disa raste që përfshinin punëtorë indonezianë nuk janë raportuar në mënyrë proaktive dhe ka qenë e nevojshme ndërhyrja e drejtpërdrejtë e ambasadës”, tha ajo. Zëvendësministrja nënvizoi se memorandumet e mirëkuptimit janë thelbësore për të garantuar punësim të sigurt, të rregullt dhe të mbrojtur për punëtorët migrantë indonezianë, duke ulur kostot e punësimit dhe duke siguruar respektimin e kushteve kontraktuale. Si hap i radhës, Indonezia planifikon zhvillimin e një tjetër takimi online me zëvendësministrin bullgar të punës, pasi të dyja palët të bien dakord mbi kuadrin teknik të Memorandumit të Mirëkuptimit.

The post Qeveria shqiptare me sytë nga Indonezia për punëtorë appeared first on Albeu.com.

De Rossi insiston, kërkon Asllanin te Genoa

By: V K
28 January 2026 at 13:54

“Saga” Asllani po shkon në ditët e fundit, kjo pasi merkato e dimrit përfundon më 1 shkurt. Këtë periudhë, që nga momenti kur Torino e nxori nga planet e ekipit për pjesën e mbetur të sezonit, emri i Asllanit është lakuar thuajse në çdo skuadër të Serie A që kërkon një mesfushor.

Jo vetëm në Itali, emri i Asllanit u përfol edhe për një transferim të mundshëm Turqi, ku Beshiktash kërkoi informacion zyrtare.

Në këto ditë të fundit të merkatos, gjithnjë sipas mediave italiane, Genoa mbetet opsioni i fundit, kjo pasi De Rossi ka shprehur pëlqimin e tij për Asllanin.

 

Pengesa e vetme në këtë pikë mbetet paga e mesfushorit kuqezi, me Asllanin që nuk pranon skonto kur bëhet fjalë për pagën e tij.

The post De Rossi insiston, kërkon Asllanin te Genoa appeared first on Albeu.com.

Besmir Beja emërohet drejtori i ri i Doganave, Gent Gazheli i Doganave bëhet zv.ministër Mjedisi

By: V K
28 January 2026 at 13:17

Besmir Beja është emëruar drejtor i ri i Doganave pas dorëheqjes së Gent Gazhelit. Beja ka qenë më herët sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, ku është emëruar që nga muaji gusht i vitit 2024.

Ndërsa Gent Gazheli do të jetë zëvendës-ministër i Mjedisit.

Lëvizja vjen në një moment ku raportohet se Gazheli mund të jetë nën hetim nga SPAK. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ky institucion.

Gazheli u emërua në krye të administratës doganore në vitin 2020, duke drejtuar një nga institucionet kyçe të mbledhjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe të kontrollit të kufijve për mallrat.

Gjatë mandatit të tij, Doganat kanë qenë shpesh në qendër të debatit publik për shkak të çështjeve që lidhen me kontrabandën, akcizat dhe performancën e të ardhurave.

The post Besmir Beja emërohet drejtori i ri i Doganave, Gent Gazheli i Doganave bëhet zv.ministër Mjedisi appeared first on Albeu.com.

Vendimi i Peleshit në kundërshtim me rregulloren/ Kuvendi shtyu mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun, BIRN: Mbi një muaj e gjysmë zvarritje nga mazhoranca socialiste

By: V K
28 January 2026 at 12:51

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ka njoftuar shtyrjen pa afat të mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin e planifikuar për të mërkurën, me justifikimin se vendimi i Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut varet nga vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese për një masë tjetër ndaj saj të dhënë nga Gjykata e Posaçme.

Pas 1 muaj e gjysmë zvarritje mazhoranca socialiste ka vendosur të kërkojë akoma më shumë kohë për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për arrestimin e zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera” me vlerë qindra milionë euro.

Në kundërshtim me rregulloren dhe praktikat e mëparshme parlamentare Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vendosur të shtyjë mbledhjen e Këshillit të Mandateve, e njoftuar prej tij për të mërkurën, duke rrezikuar kështu të djegë limitet kohore që ka Kuvendi për t’u shprehur ndaj një kërkese të prokurorisë për arrestimin e një deputeti.

Justifikimi i Peleshit për shtyrjen lidhet me një vendim të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për një masë tjetër të marrë më herët nga Gjykata e Posaçme ndaj Ballukut, çështje e cila nuk ka lidhje me kërkesën e SPAK në Kuvend.

Në njoftimin për shtyrjen e mbledhjes, thuhet se është marrë në konsideratë kërkesa e disa anëtarëve të Këshillit, që shqyrtimi i kërkesës së SPAK “të lidhet me marrjen dhe vlerësimin paraprak të vendimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese”.

Peleshi vlerëson se; “një shqyrtim i tillë synon garantimin e një procesi vendimmarrjeje të plotë, objektiv dhe në përputhje me parimet kushtetuese, me qëllim shmangien e cenimit të parimit të sigurisë juridike dhe garantimin e rregullsisë kushtetuese të veprimtarisë dhe vendimmarrjes së Kuvendit”.

Zvarritja prej javësh e mbledhjes vjen në një linjë me qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama që paralajmëroi publikisht se mazhoranca që ai drejton do të priste të shprehej Gjykata Kushtetuese para se të merrte qëndrim për heqjen e imunitetit parlamentar të Ballukut.

Gjykata Kushtetuese ndërkohë pritet të shpallë vendimin për kërkesën e Ramës për të shqyrtuar ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të Ballukut, vendim që sipas tij është në konflikt kompetencash me rolin e Kryeministrit dhe të Këshillit të Ministrave. Më herët kjo gjykatë ka vendosur ngrirjen e efekteve të pezullimit duke e kthyer Ballukun në detyrë deri në vendimin përfundimtar të çështjes.

Çështja u shqyrtua në themel më 22 janar, por gjyqtarët kushtetues nuk janë mbledhur ende për të shpallur vendimin.

Balluku është rasti i parë kur një zyrtare kaq e lartë e qeverisë merret e pandehur nga SPAK me akuza për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindra milionë euro dhe vijon të qëndrojë në detyrë, ndërkohë që kryeministri ka marrë përsipër mbrojtjen e saj juridike dhe publike.

Shtyrja përtej 3 muajve e shqyrtimit të kërkesës së SPAK mund të çojë në rrëzimin automatik të saj, sipas parashikimeve të Rregullores së Kuvendit.

Kërkesa e SPAK në Kuvend ka mbërritur më 16 dhjetor dhe mbledhja e parë e Këshillit u thirr më 19 dhjetor, mbledhje e cila nuk arriti në asnjë rezultat pasi socialistët kërkuan 3 javë kohë që të njihen me një dosje hetimore voluminoze rreth 16 mijë faqe që prokuroria ka dorëzuar në Kuvend, përkundër kërkesës së prokurorëve që mjaftonin 3 deri në 5 ditë.

Gjithsesi asnjë anëtar socialist i këshillit dhe as avokati nuk e kanë tërhequr dosjen në Kuvend për t’u njohur me të, ndërsa Peleshi refuzoi në mënyrë të përsëritur të mblidhte Këshillin pavarësisht kërkesave të përsëritura të 5 anëtarëve të opozitës në Këshill, sipas parashikimeve të rregullores.

Në janar Partia Demokratike dorëzoi një kallëzim penal ndaj tij për “shpërdorim detyre” duke akuzuar se ka penguar drejtësinë duke cenuar hetimet e prokurorisë.

Është kjo strukturë bipartizane parlamentare që pas shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit.

Sipas ekspertëve të ligjit, zvarritja e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme bie në kundërshtim me frymën e dispozitave ligjore dhe vendos një precedent të rrezikshëm të qëndrimit të Kuvendit./BIRN

The post Vendimi i Peleshit në kundërshtim me rregulloren/ Kuvendi shtyu mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun, BIRN: Mbi një muaj e gjysmë zvarritje nga mazhoranca socialiste appeared first on Albeu.com.

Udhëtimi i fundit drejt Lionit/ Rrëfehet kushëriri i tifozit shqiptar të PAOK që vdiq në aksidentin tragjik: Vasili kishte lindur në Greqi, i ati…

By: V K
28 January 2026 at 12:33

Vasil Palo, ishte një prej dy shqiptarëve dhe 7 tifozëve të PAOK-ut, që humbi jetën në aksidentin tragjik të ditës së djeshme në Rumani, teksa udhëtonin drejt Lionit të Francës për ndeshjen e radhës në Europë.

Thoma Nika (foto sipër), i afërm i të riut shqiptar nga Korça, që ishte një prej tifozëve më aktivë të skuadrës greke, ka rrëfyer se si e njeh të ndjerin, lidhjet familjare me të dhe çfarë di për ngjarjen e rëndë.

“Jam kushëriri i parë i babait të Vasilit. Ne e morëm vesh lajmin nga TV, e dhanë lajmet. Djali kishte lindur në Greqi. Djem të rinj ndjekin ndeshjet, nuk e di çfarë ekipi ishte, pak e di, siç iknin me fugon ishin përplasur me një kamion edhe kjo është ngjarja. Jetonte në Greqi, i ati i kishte vdekur. Jetonte me motrën me të ëmën”, rrëfen ai.

Dhe më tej tregon për marrëdhëniet familjare, dramën sociale dhe të kaluarën.

“Nuk kemi pasur shumë lidhje që kur i vdiq i ati dhe e ëma u rimartua me një tjetër dhe ne nuk dimë se çfarë ndodhte andej, s’kanë ardhur ndonjëherë këtu në Shqipëri ata. Pavarësisht se ne nuk kemi pasur lidhje se siç ikën, se ne nuk vinim dot, se nuk kemi as kartat, pasaportat që të vemë dhe duke të vdekur dhe kushëriri mbyllen shumë gjëra, nuk e dimë, se e ëma u martua. Ka gati 10 vite i ati që i ka vdekur, kur ishte rreth 13-14 vjeç Vasili, kur i vdiq i ati”.

Thomai thotë se është fat i keq dhe fatkeqësi e madhe ajo që ka ndodhur.

“Ishin emigrantë në Greqi, nga Korça është edhe e ëma, të gjithë nga Korça dhe siç ikin shqiptarët. Andej kanë lindur dhe djali dhe vajza. Fat i keq, fatkeqësi e madhe”, shprehet Nika.

Vasil Palo humbi jetën në mënyrë tragjike nga një aksident së bashku me 6 tifozë të tjerë të PAOK FC, në një udhëtim drejt Lionit të Francës.

The post Udhëtimi i fundit drejt Lionit/ Rrëfehet kushëriri i tifozit shqiptar të PAOK që vdiq në aksidentin tragjik: Vasili kishte lindur në Greqi, i ati… appeared first on Albeu.com.

Përkujtimi për 90-vjetorin e lindjes të Kadaresë/ Presidenti Begaj vizitë në Shtëpinë Muze të shkrimtarit

By: V K
28 January 2026 at 12:22

Këtë të mërkurë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vizitoi Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ismail Kadare në Tiranë, në përkujtim të tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes.

Kreu i Shtetit, vlerësoi veprën e Kadaresë dhe kontributin e tij përmes letërsisë në njohjen ndërkombëtare të identitetit dhe historisë sonë.

“Muza e Kadaresë ishte Shqipëria. Por ai pati fuqinë e magjisë që me penën e tij të nxjerrë nga thellësitë e historisë mitet, kujtesën dhe dinjitetin e kombit tonë e t’i shndërronte në letërsi të papërsëritshme botërore”, – vlerësoi Presidenti Begaj.

Gjithashtu, Begaj theksoi edhe rëndësinë e përcjelljes së kësaj vepre te gjeneratat e ardhshme.

Mesazhi i plotë i Begajt:

“Muza e Kadaresë ishte Shqipëria. Por ai pati fuqinë e magjisë që me penën e tij të nxjerrë nga thellësitë e historisë mitet, kujtesën dhe dinjitetin e kombit tonë e t’i shndërronte në letërsi të papërsëritshme botërore. Sot, në 90-vjetorin e datëlindjes, vizitova muzeun e tij në Tiranë, shtëpinë ku ai shkroi pjesën më të madhe të veprave.

Besoj se ne duhet të edukojmë fëmijët e të rinjtë që të vijojnë letërsinë e mrekullueshme të tij”.

The post Përkujtimi për 90-vjetorin e lindjes të Kadaresë/ Presidenti Begaj vizitë në Shtëpinë Muze të shkrimtarit appeared first on Albeu.com.

I ngacmoi të dashurën në lokal/ Zbardhen detaje nga ngjarja në Shijak, 2 kushërinjtë plagosën 45-vjeçarin (EMRAT)

By: V K
28 January 2026 at 11:47

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shijak, ku mbeti i plagosur shtetasi Denis Çumani.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një vajzë. Hetimet tregojnë se i plagosuri kishte ngacmuar një vajzë, e cila ndodhej në një lidhje me shtetasin Dorian Ferra.

Në momentin e ngjarjes, Dorian Ferra ndodhej në një lokal së bashku me vajzën, ndërsa kjo e fundit po merrte vazhdimisht mesazhe nga Denis Çumani, të cilat ajo i kishte fshirë për të shmangur përplasjen.

Pas insistimit të Ferrës për të mësuar identitetin e personit që po i shkruante, ai është vënë në dijeni për situatën.

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shijak, ku mbeti i plagosur shtetasi Denis Çumani.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një vajzë. Hetimet tregojnë se i plagosuri kishte ngacmuar një vajzë, e cila ndodhej në një lidhje me shtetasin Dorian Ferra.

Në momentin e ngjarjes, Dorian Ferra ndodhej në një lokal së bashku me vajzën, ndërsa kjo e fundit po merrte vazhdimisht mesazhe nga Denis Çumani, të cilat ajo i kishte fshirë për të shmangur përplasjen.

Pas insistimit të Ferrës për të mësuar identitetin e personit që po i shkruante, ai është vënë në dijeni për situatën.

Sipas hetimeve, autorët e dyshuar i kanë vendosur armën e zjarrit fillimisht në kokë dhe më pas në brinjë, duke e qëlluar një herë dhe duke e lënë të plagosur rëndë.

I dëmtuari u transportuar fillimisht në spitalin e Durrësit dhe më pas është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, dy kushërinjtë Ferra janë larguar nga vendngjarja dhe vijojnë të jenë në kërkim, ndërsa Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

The post I ngacmoi të dashurën në lokal/ Zbardhen detaje nga ngjarja në Shijak, 2 kushërinjtë plagosën 45-vjeçarin (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

By: V K
28 January 2026 at 11:36

Shkrirja e Kadastrës së Vlorës, ka shkaktuar kaos dhe paqartësi institucionale, teksa 55 punonjësit e mbështetur edhe nga zv/drejtori i shkarkuar Sokol Shehaj, kanë protestuar dhe bërë peticion kundër zhvendosjes në Tiranë të drejtorisë.

Në këtë situatë të krijuar, Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës, ASHK, ka bërë një njoftim për punonjësit që të dërgojnë kërkesat nëse duan të transferohen me punë në Drejtorinë e Kadastrës Fier.

Në njoftim jepen edhe specifikat se si të veprojnë në shprehjen e interesit dhe ku të adresohen.

Por vetë punonjësit e Kadastrës së Vlorës, jashtë kamerave thonë se ky është “muhabet kot dhe për t’i përçarë”.

“Ata thonë se ka vende në Fier, por atje nuk ka vende bosh”, shprehen punonjësit, që vijojnë protestën e tyre dhe kërkojnë një zgjidhje zyrtare.

Ata shprehen se zhvendosja në Tiranë jo vetëm u rrezikon mbylljen e vendit të punës, por edhe pamundësinë për të shkuar çdo ditë në kryeqytet dhe kthyer, kur janë me familje e fëmijë.

Edhe qytetarët e Vlorës kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë vendim, duke deklaruar se “tani punët dhe hallet e tyre do shkretohen fare”, duke e krahasuar vendimin si një “varr”.

 

 

Nga ana e saj, Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka reaguar në lidhje me zhvendosje n e Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës.

Ajo shprehet se qytetarët nuk preken dhe se procesi i transferimit të institucionit ka nisur 5 vite më parë dhe më 1 shkurt hyn në fuqi.

Reagimi i plotë:

Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon punën për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, përmes thjeshtimit dhe lehtësimit të proceseve të brendshme institucionale.

Prej kohësh, proceset kadastrale për disa drejtori vendore janë të lokalizuara në Tiranë, si pjesë e një modeli organizimi që synon optimizimin e burimeve njerëzore dhe proceseve administrative.

Të gjitha aplikimet kryhen online përmes portalit e-Albania dhe shërbimet përkatëse ofrohen gjithashtu në mënyrë elektronike, drejtpërdrejt në profilin e qytetarit aplikues.

Gjithashtu, dokumentacioni i nevojshëm për trajtimin e aplikimit, përveç ngarkimit në sistemin elektronik, dërgohet përmes Postës Shqiptare pranë drejtorisë vendore, pavarësisht vendndodhjes së saj, për t’u administruar dhe bashkëlidhur me aplikimin e kryer në mënyrë të rregullt dhe të standardizuar.

Procesi i transferimit të drejtorive vendore në Tiranë ka nisur që në vitin 2021 me transferimin e Durrësit e Krujës, për të vijuar më tej edhe me drejtori të tjera si Shkodër, Kavajë, Kamëz -Vorë, dhe Vlorë.

Në kuadër të rritjes së efikasitetit dhe të mirëadministrimit të proceseve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, edhe pjesa e mbetur e punonjësve në qytetin e Vlorës, po zhvendoset në Tiranë. Ky riorganizim synon përshpejtimin e trajtimit dhe unifikimin e praktikave të punës.

Falë digjitalizimit dhe përdorimit të sistemeve të avancuara, një jurist mund të përpunojë të gjithë dokumentacionin ligjor dhe një hartograf mund të kryejë reflektimet hartografike në sistemet përkatëse, pa qenë prezent fizikisht në territorin në të cilin ndodhet prona apo aplikuesi.

Sigurojmë banorët e Vlorës se jemi të përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve kadastrale, për të rritur ritmin e legalizimit të ndërtimeve informale si dhe për të përfunduar procesin e Regjistrimit Fillestar në zonat e mbetura në të gjithë qarkun e Vlorës.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës mbetet e angazhuar që, përmes digjitalizimi të proceseve, të ofrojë shërbime gjithnjë e më të shpejta, transparente dhe të besueshme për çdo qytetar, në çdo drejtori vendore”.

The post Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, por Këshilli i Mandateve shtyu mbledhjen/ FletErion Braçe: Për sa kohë po hetohet, zv/kryeministrja s’ka imunitet

By: V K
28 January 2026 at 11:31

Deputeti socialist Erion Braçe, ka shprehur shqetësimin e tij për votimin e ndryshimeve në Kodin penal gjatë seancës maratonë të parlamentit, teksa ka lënë edhe një koment për kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku dhe shtyrjes së mbledhjes së sotme (28 janar) të Këshillit të Imuniteteve, me pretendimin se pritet vendimi i Kushtetueses mbi pezullimin nga detyra.

Ai tha se ai nuk bën pjesë te Këshilli i Imuniteteve, pasi interesi i tij më shumë janë çështjet ekonomike, por ndau mendimin se, “për sa kohë është nën hetim nga SPAK, zv/kryeministrja nuk ka imunitet”.

“Nuk ka imunitet sa kohë që duke u hetuar është pa imunitet. Është ngritur një akuzë për të, po hetohet dhe prezumohet e pafajshme deri një vendim të formës së prerë të gjykatës, se në Kuvend çfarë nuk dëgjova. Se si e koordinon punën Këshilli i Mandateve, pyesni kreun e Kuvendit”, tha ai.

“Nuk jam pjesë e Këshillit të Mandateve, nuk e di jam larg kësaj historie se si funksionon, Këshilli i Mandateve është larg fushës time të kompetencës unë merrem drejtpërdrejtë me ekonomisë. Më shqetëson ajo që pason pas miratimit të ndryshimit në Kodin Penal që u miratua dje. Po dal në zonën time në lagje të shoh pikërisht këtë gjë, Dje nuk e votova, është ligj qesharak”, tha ai.

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, por Këshilli i Mandateve shtyu mbledhjen/ FletErion Braçe: Për sa kohë po hetohet, zv/kryeministrja s’ka imunitet appeared first on Albeu.com.

Moisi Habilaj dënohet me 15 vite burg, ja sa vite u dënua ‘financieri’ i grupit

By: V K
28 January 2026 at 11:01

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dënuar Moisi Habilajn me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 10 vite heqje lirie.

Gjithshtu, GJKKO ka dënuar me 12 vite burg edhe “financierin” e grupit, Nezar Seiti. Por edhe ky për shkak të gjykimit të shkurtuar duhet të kryej 8 vite heqje lirie.

Ndërkohë, është pushuar çështja për dy persona të tjerë, Fatmir Minajn dhe Meridian Sulajn.

Moisi Habilaj, është kushëri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u akuzua se favorizonte këtë grup kriminal.

DËSHMIA E MOISI HABILAJT

“Në fashikullin e gjykimit të Shkallës së Parë, rezulton se prokurorët kanë marrë në pyetje si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet z. Moisi Habilaj, me datë 30.05.2018. Ai ka deklaruar ndër të tjera se ka filluar trafikun e marijuanës nga Shqipëria në Itali në vitin 2012 me këshillën e një farë “Fatosh”, i quajtur “Toshi”, mbiemrin e të cilit nuk e di, por ishte pronar i një hoteli, i quajtur “Europa” dhe se me të e ka prezantuar z. Sabaudin Çelaj.

Ai ka treguar se detyra e parë ka qenë trafikimi i lëndës narkotike 1600 kilogramë e sekuestruar në Brucoli, Itali. Ai ka sqaruar se merrej me dërgesat dhe se janë kryer katër të tilla dhe se transporti kryhej gjithmonë me det dhe me peshkarexha italiane. Ai ka deklaruar se në Shqipëri vepronte “Fatoshi” dhe se në Itali merrej ai, z. Maridian Sulaj, z. Sabaudin Çelaj, z. Nezar Seiti dhe se takohej me Fatoshin në Shqipëri dhe se shkëmbenin edhe mesazhe me telefon.

Ai deklaron se nuk flisnim asnjëherë në përgjimet e prokurorisë dhe se ai na kishte këshilluar që të mos ia përmendnim asnjëherë emrin dhe se ato i thërrisnin “kapo”, duke shtuar se ai ishte shumë i zgjuar dhe se ndryshonte disa herë numrin dhe se nuk mban mend asnjëherë numër të tij të telefonit.

Ai ka treguar se në episodin e peshkarexhës “Fatima” ishin njerëzit e Toshit dhe emrat nuk ua kujton. Ai ka deklaruar se garancia se kishin mbrojtje, që u thoshin italianëve, ishte për t’i qetësuar dhe se realisht nuk kishin mbrojtje në Shqipëri, duke shtuar se në ato momente i dërgonte mesazhe Fatoshit, sepse nuk ishte aty. Ai ka deklaruar se ka pasur kontakte me z. Sokol Bode edhe në periudhën kur merrej me trafikun e drogës dhe se nuk mban mend të ketë komunikuar me të me datë 5 maj 2015. Ai ka deklaruar se nuk kujton nëse z. Florian Habilaj ishte apo jo me të në datë 6 maj 2015 dhe se, nga ana tjetër, nuk i njeh z. Jaeld Çela dhe z. Gjergji Kohila.

Ai ka deklaruar se në dyqanin “Hugo Boss” ka blerë rroba vetëm për vete, sepse ka qenë një javë para ditëlindjes dhe se e ka mohuar se ka folur për z. Saimir Tahiri apo për të ëmën dhe gruan e tij, duke sqaruar se nuk e di pse e përmendte emrin e z. Saimir Tahiri kur ishte me z. Enea Sulaj te dyqani “Hugo Boss”.

Ai ka sqaruar se e ka përmendur emrin e z. Saimir Tahiri nga injoranca dhe për t’i dhënë rëndësi vetes, por jo më shumë. Ai ka sqaruar se bizhuteritë i ka blerë për Fatoshin, por nuk e di nëse ishin për të ëmën apo vjehrrën apo për ndonjë tjetër dhe se një javë më vonë në Shqipëri ia ka dhënë Fatoshit bizhuteritë.

Ai ka deklaruar se z. Saimir Tahiri e ka parë vetëm në televizor dhe se nuk ka folur asnjëherë me të personalisht apo në telefon dhe se e di që vëllai i tij, z. Artan Habilaj, ka blerë automjetin e z. Saimir Tahiri dhe se nuk e kishte realizuar kalimin e pronësisë për arsyen e një ndalimi administrativ, duke shtuar se nuk di se sa ka qenë çmimi dhe nuk e di nëse z. Artan Habilaj e njeh atë personalisht.

Ai ka sqaruar se të tre vëllezërit kishin një biznes frutaperimesh dhe se secili i shpenzon fitimet nga ky biznes sikur do. Ai nuk e mban mend se në çfarë periudhe është blerë automjeti i z. Saimir Tahiri dhe deklaron se e ka përdorur këtë automjet 4 ose 5 herë për të shkuar në Greqi, në Itali dhe në Mal të Zi. Ai ka sqaruar se në doganë kur shkonte atij i kërkonin vetëm dokumentet e makinës dhe asgjë tjetër.

Ai ka deklaruar se nuk e njeh z. Orges Liperi dhe se as z. Naim Brahimaj dhe se këtë të fundit beson se e ka njohur pasi kanë ardhur në Itali për të blerë gomone, duke qenë se ai ishte mekanik dhe nevojitej për të marrë motorin dhe se atë e ka dërguar vëllai i tij, z. Artan Habilaj, por se gomonia nuk i pëlqeu.

Ai ka deklaruar se kanë vajtur në Sardenja për gomonen dhe se z. Naim Brahimaj e ka gjetur atje dhe se nuk e di se si kishte udhëtuar. Ai më tej ka sqaruar se e njeh z. Aurel Konakçiu dhe bashkë me të dhe me z. Naim Brahimaj kanë çuar në Brindisi një gomone për riparime, duke sqaruar se kanë qenë së bashkë në gomone nga Shqipëria deri në Brindisi dhe se nuk e di se e kujt ishte gomonia.

Ai sqaron se i a ka kërkuar z. Naim Brahimaj që të shkonte me të në Brindisi dhe se nuk e mban mend se kush i pagoi shpenzimet e udhëtimit, duke shtuar se ai ka paguar të vetat dhe nuk di gjë tjetër. Ai ka sqaruar se nuk ka folur asnjëherë me vëllanë e tij, z. Artan Habilaj, për gomonen dhe se nuk e dinte se ishte përdorur nga ministri i Brendshëm, duke shtuar se nuk ka pasur kontakte të z. Aurel Konakçiu dhe z. Naim Brahimaj, por i ka takuar në Vlorë me vëllanë e tij, z. Artan Habilaj dhe se më pas janë nisur për në Brindisi. Ai përsërit sërish se z. Artan Habilaj nuk i ka folur asnjëherë për gomonen dhe se ai vetëm i ka shoqëruar ato për në Brindisi.

Z. Moisi Habilaj sqaron se nuk e di nëse gomonen e ka përdorur ndonjëherë vëllai i tij dhe se nuk e di se vëllai i tij e kishte sjellë atë gomone nga Greqia dhe se nuk mban mend asgjë në lidhje me lejet e lundrimit që janë marrë nga Kapiteneria e Portit Vlorë për të udhëtuar me të deri në Brindisi. Z. Moisi Habilaj ka deklaruar se ai nuk i njeh z. Alban Aliaj, z. Gentjan Ceka, z. Boge Budini, z. Elvis Rexha apo z. Krenar Cenollari. Ai ka deklaruar se nuk i kujtohet kush është z. Renato Avdulaj dhe se nuk i kujtohet z. Armand Koçerri, por beson se është infermier dhe kushëriri i tij i dytë që vinte ndonjëherë te lokali për të pirë kafe.

Ai ka deklaruar se nuk di gjë për lëndën narkotike të sekuestruar z. Armand Koçerri dhe se mbase ka pasur kontakte telefonike me të, duke shtuar se as ai dhe as familjarët e tij nuk kanë kultivuar ndonjëherë lëndë narkotike dhe se nuk di asgjë për sekuestron e tokave me lëndë narkotike në tetor 2016.

Moisi Habilaj ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë lidhje me funksionarë të Policisë dhe se e vetmja lidhje e tij ka qenë znj. Brunilda Alikaj, shoqja e tij aktuale, duke shpjeguar se ka udhëtuar me të në Greqi dhe në Itali bashkë me shoqen e saj, kushërirë, e cila ishte punonjëse Policie, znj. Natasha Shkoza, duke shtuar më tej se ajo nuk kishte lidhje fare me lëndën narkotike dhe se nuk ka kërkuar asnjëherë informacione lidhur me hetimet në Shqipëri.

Ai ka deklaruar se nuk mban mend të ketë folur në telefon me z. Sokol Bode në episodin e ngarkimit të lëndës narkotike në peshkarexhën “Fatima” dhe se nuk e di se ku janë ngarkuar peshkarexhat në rastet e tjera, përveç rastit të muajit maj 2015. Ai shton se z. Sokol Bode nuk u ka kërkuar asnjëherë atyre rekomandime për të bërë karrierë. Ai ka deklaruar se nuk ka folur asnjëherë në telefon me z. Gjergji Kohila dhe se hera e fundit që e ka takuar Fatoshin ka qenë muaji mars apo prill i vitit 2017. Për udhëtimin në Brindisi, ai ka sqaruar se mjetin lundrues e ka drejtuar z. Aurel Konakçiu.

MOISIU NË PORT

Edhe sipas procesverbalit për këqyrjen dhe marrjen e dokumenteve “Ditari i Monitorimit të Trafikut Detar”, mbajtur nga ana e Kapitenerisë së Portit Vlorë, datë 09.05.2018, rezulton se në fletën nr. 252, datë 08.09.2014, ndodhen shënimet ku është paraqitur shtetasi z. Moisi Habilaj për të kërkuar leje nisjeje pranë Kapitenerisë së Portit Vlorë: “Ora 13:00. Në kapiteneri u paraqit Moisi Habilaj, i cili kërkoi leje-nisje për jashtë shtetit. Gjatë kontrollit të dokumenteve që bëri inspektori, u konstatua se mjeti ishte në emër të dikujt tjetër dhe M. Habilaj nuk posedonte as prokurë të posaçme për përdorim”.

Në fletën nr. 253, datë 09.09.2014, shënimi se mjetit ujor “Auras” me tre persona në bord i është dhënë leje nisjeje përgjatë bregut, brenda 3 miljeve. Policia gjyqësore ka pyetur z. Dhoinis Andoni, me cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, i cili ka pasur detyrën e kapiten i Kapitenerisë së Portit Vlorë, detyrë të cilën e ka dorëzuar me datë 17.12.2015. Në deklarimin e tij, ky shtetas sqaron ndër të tjera se:

“…Mbaj mend se te zyra e oficerit Ardit Bani, i cili ka qenë në shërbimin 24-orësh, ishte paraqitur një shtetas i quajtur Moisi Habilaj nga Vlora, të cilin nuk e njihja, që po debatonte me oficerin e shërbimit, Ardit Bani, për listën e pasagjerëve të skafit të tij, ku në krye të listës ndodhej i shënuar emri i shtetasit Saimir Tahiri, si kapiten i skafit. Ne fillimisht e morëm se personi po bënte shaka, pasi shtetasi Saimir Tahiri në atë periudhë ishte ministër i Brendshëm.

Ne i kërkuam dokumentet e kapitenit të skafit, meqenëse ai paraqiste emrin e shtetasit Saimir Tahiri dhe personi në fjalë nuk dispononte prokurë të posaçme për përdorim të mjetit lundrues. Me një përgjigje si nënvleftësuese dhe si presion nuk na dha asnjë dokument, sipas listës që ai kishte paraqitur vetë për të mare Leje – Nisje për në Brindisi Itali, ku sipas tij, ai do të shkonte për të riparuar skafin.

Unë i thashë oficerit të shërbimit, Ardit Bani, se pa sjellë dokumentacionin e duhur, të mos i jepet leje nisje. Për këtë situatë, unë menjëherë kam njoftuar me celular shefin e Krimeve të Komisariatit Vlorë, për përdorimin e emrit të ministrit, ku me sa kujtoj unë, shefi i Krimeve e ka pasur emrin Berti, me sa di është nga Vlora, por mbiemrin nuk ia di, pasi vetëm dy herë e kam takuar për problem pune.

Ai më ktheu përgjigje po me telefon se për këtë person nuk kemi asnjë problem dhe, në rast se e ka përdor emrin e ministrit, ai mban përgjegjësi vetë. Në fakt nga punonjësit e Policisë dhe nga opinioni i tyre njihej se ky skaf përdorej nga ana e ministrit të Brendshëm, Z. Saimir Tahiri.

Të nesërmen në orën 10:00, pasi shtetasi Moisi Habilaj, kishte plotësuar të gjitha vërejtjet tona për një lundrim të sigurt dhe nuk patëm asnjë vërejtje nga ana e Policisë për këtë person, nga ana jonë i është dhënë leja e nisjes, por me kusht që ai të kapë brigjet italiane, duke kaluar përgjatë bregut, në distancën 3 milje deri sa të shkonte në destinacion, sepse radiot e komunikimit të tij nuk mundësonin komunikimin direkt Vlorë–Otranto. Personi që do të drejtonte mjetin ujor të nesërmen si kapiten, kishte mbaruar shkollën e lartë të Navigacionit, të cilit nuk ia mbaj mend emrin”.

The post Moisi Habilaj dënohet me 15 vite burg, ja sa vite u dënua ‘financieri’ i grupit appeared first on Albeu.com.

Qyteti i Napolit shquhet për incidente, tifozi i Çelsit plagoset para ndeshjes së Championsit

By: V K
28 January 2026 at 10:56

Ditën e djeshme, një tifoz anglez i Çelsit është plagosur në Napoli, pasi iu afrua një grup të rinjsh në Piazza Santa Maria la Nova.

I plagosuri u trajtua në Spitalin Veçhio Pellegrini për një plagë (nga një objekt i mprehtë, ndoshta një kaçavidë) në vithe dhe doli nga spitali.

Sipas Shtabit të Policisë, nuk ka tifozë të tjerë anglezë të lënduar. Rreth 250 tifozë të Çelsit u raportuan në qytet mbrëmë, dhe pritet të mbërrijnë edhe më shumë sot.

Policia njoftoi se është krijuar një grup i përbashkët sigurie për të monitoruar zonat kryesore të qytetit, duke përfshirë stacionin e trenit dhe qendrën e qytetit.

Klubi londinez gjithashtu, u bëri thirrje tifozëve të tregojnë kujdes të madh ndërsa janë në qytet dhe të marrin parasysh këshillat e ndara përpara kësaj ndeshjeje, duke pasur parasysh se qyteti italian ka një histori të gjatë incidentesh në të cilat tifozët vizitorë janë shënjestruar nga ultrasit e Napolit.

Sipas klubit, afërsisht 2,500 tifozë të Çelsit kanë blerë bileta për ndeshjen.

The post Qyteti i Napolit shquhet për incidente, tifozi i Çelsit plagoset para ndeshjes së Championsit appeared first on Albeu.com.

Miri flet me Selin: Jemi takuar si shoku i lagjes dhe më ike, duhet të më jepje forcë mua, edhe nëse nesër s’kemi lidhje…

By: V K
28 January 2026 at 10:50

Mbrëmjen e djeshme, pas surprizës që vëllai i bëri Selin, duket se ajo nuk e ka takuar Mirin. Të dy e kanë diskutuar këtë situatë, ndërsa Miri pretendon se Selin nuk e takoi për shkak të asaj që i tha vëllai “je vetëm”.

Selin tha se nuk e ka bërë me qëllim, ndërsa Miri pretendoi të kundërtën.

Pjesë nga diskutimi mes tyre:

Miri: Ke bërë dy lëvizje që mua nuk më kanë pëlqyer. Kemi ardhur 39 ditë bashkë, hyrja jote në shtëpi duhet të vije direkt më takoje mua. Edhe kur i takove të tjerët, detajet bëjnë diferencën, fillove duke takuar gjithë shtëpinë.

Selin: Po ia fut kot, u ula direkt në divan. Kur bëri mbylljen erdhën njerëzit më takuan.

Miri: Herën e dytë a dole dhe i takove të gjithë shtëpinë. Duhet të vije te unë. U ule u çove ike.

Selin: Nuk e kam bërë me qëllim.

Miri: Edhe sikur ne nesër nuk kemi lidhje me njëri-tjetrin, me jepje forcë mua. Duhet ta kishe imagjinuar, doli ajo që këta kanë tentuar se ta tha vëllai. Kaq donin këta. Minimumi duhet të vije të thoje faleminderit deri këtu. Po të isha unë do të kisha takuar ty, jo të tjerët se nuk i kam asgjë. Kur erdhe te unë, jemi takuar si shoku i lagjes dhe më ike.

The post Miri flet me Selin: Jemi takuar si shoku i lagjes dhe më ike, duhet të më jepje forcë mua, edhe nëse nesër s’kemi lidhje… appeared first on Albeu.com.

GJKKO i rrëzoi kërkesën për lirimin nga qelia, Meta ankimon vendimin në Apelin e Posaçëm

By: V K
28 January 2026 at 10:38

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë, e cila i rrëzoi sërish kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg” në një masë më të lehtë.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë, e cila i rrëzoi sërish kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg” në një masë më të lehtë.

The post GJKKO i rrëzoi kërkesën për lirimin nga qelia, Meta ankimon vendimin në Apelin e Posaçëm appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Kushtetuesja ende pa vendim, Kuvendi shtyn mbledhjen e Këshillit të Imunitetit

By: V K
28 January 2026 at 09:49

Ditën e sotme, pritej që të mblidhej Këshilli i Imunitetit për të trajtuar çështjen për mandatin e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin, kjo gjë nuk ka ndodhur. Kuvendi ka shtyrë mbledhjen për një tjetër datë të pacaktuar, pas kërkesës së socialistëve.

Këta të fundit kërkojnë që Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve,  të mblidhet pasi të japë verdiktin Gjykata Kushtetuese për këtë ccështje, dhe më pas të mblidhen ligjvënësit, për të vendosur nëse do t’i hapet apo jo rrugë arrestimit të Ballukut, e cila akuzohet për disa vepra penale.

“Në mbështetje të nenit 73 të Kushtetutës, nenit 13, pika 5, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, si dhe duke marrë në konsideratë se në mbledhjen e parë të Këshillit, të zhvilluar më datë 19.12.2025, deputetë anëtarë të këtij këshilli kanë kërkuar që shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “për dhënie e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”, të lidhet me marrjen dhe vlerësimin paraprak të vendimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese, duke vlerësuar se një shqyrtim i tillë synon garantimin e një procesi vendimmarrjeje të plotë, objektiv dhe në përputhje me parimet kushtetuese, me qëllim shmangien e cenimit të parimit të sigurisë juridike dhe garantimin e rregullsisë kushtetuese të veprimtarisë dhe vendimmarrjes së Kuvendit”, thuhet në njoftim.

GJKKO caktoi ndaj saj pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës, gjë që e rrëzoi poshtë Kushtetuesja.

Kryeministri Edi Rama, kërkoi rrëzimin e vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut. Në seancën e 22 janarit, qeveria kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me argumentet se pushteti gjyqësor kishte ndërhyrë në ekzekutiv, dhe pezullimi në këtë rast ishte de fakto shkarkim, duke penguar edhe veprimtarinë e Këshillit të Ministrave.

Gjykata e riktheu sërish Ballukun në detyrë, ndërkohë SPAK reagoi sërish, duke kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit.

AKUZAT PER BALLUKUN:

Ndryshe nga më parë, kur numri dy i qeverisë ishte e pandehur për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për tenderin loti 4 Unaza e Madhe, SPAK njoftoi më pas se po e heton Belinda Ballukun edhe për disa procedura të tjera, çka e rëndon ndjeshëm pozitën e saj përballë drejtësisë.

“Shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;

“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;

“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;

“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, thuhet në kërkesën e SPAK ku kërkohry dhe arrestimi i zv. Kryeministres.

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Kushtetuesja ende pa vendim, Kuvendi shtyn mbledhjen e Këshillit të Imunitetit appeared first on Albeu.com.

76 kryebashkiakë letër në mbështetje të Veliajt: T’i jepet fund masës së paraburgimit, cënim i demokracisë

By: V K
28 January 2026 at 09:32

Kryetarët e bashkive anëtare të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40, shprehin shqetësimin e tyre të thellë për paraburgimin pa afat të Kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një letër të përbashkët, krerët e 76 bashkive e quajnë mbajtjen në paraburgim pa afat të Imamoglusë dhe Veliajt një “trend të rrezikshëm” që kërcënon demokracinë vendore në Ballkan dhe më gjerë.

Ata kërkojnë t’i jepet fund masës së paraburgimit ndaj tyre: “Thirrja jonë e qartë është t’i jepet fund paraburgimit pa afat të Kryetarit Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarit Erion Veliaj, dhe t’u lejohet të presin në liri procedurat ligjore, duke ushtruar njëkohësisht detyrat që u janë besuar nga qytetarët që përfaqësojnë”.

Sipas nënshkruesve të letrës, largimi nga detyra i zyrtarëve të zgjedhur pa një vendim përfundimtar “nuk është drejtësi” dhe minon vullnetin e votuesve.

Ata i referohen edhe Raportit të tetorit 2025 të Komisionit të Venecias dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se ndalimi duhet të jetë masë e fundit dhe jo mjet për pengimin e mandatit.

B40 bën thirrje për drejtësi transparente, proporcionale dhe respektim të mandateve demokratike.

Më poshtë letra e plotë e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40:

Letër e përbashkët: Qëndrim solidarizues për Demokracitë Lokale dhe dhënien fund të masës së paraburgimit për Kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Ne, të nënshkruarit kryetarë të bashkive të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40, nisma më e rëndësishme e rajonit të Ballkanit, e themeluar nën udhëheqjen e z. Ekrem İmamoğlu, Kryetar i Bashkisë së Stambollit, shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me shfaqjen e një trendi të rrezikshëm që kërcënon demokracinë vendore në Ballkan dhe në botë.

Pavarësisht përkatësive tona të ndryshme politike, ne jemi të bashkuar në ngritjen e alarmit për paraburgimin pa afat të Kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, President themelues i Rrjetit B40, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Presidenti i tretë i Rrjetit B40, si edhe të kryetarëve të tjerë. Largimi nga detyra i zyrtarëve të zgjedhur në mënyrë demokratike, pa një vendim përfundimtar, nuk është drejtësi. Ai minon vullnetin e votuesve dhe paraqet kërcënime të drejtpërdrejta për demokracitë vendore.

Raporti i tetorit 2025 i Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës paralajmëron shprehimisht se përdorimi i paraburgimit ndaj kryetarëve aktualë të bashkive përbën rrezik serioz për qeverisjen demokratike. Kur zbatohet pa afat, një paraburgim i tillë i privon në praktikë qytetarët nga përfaqësimi, duke i mënjanuar përfaqësuesit e zgjedhur prej tyre pa një procedurë të rregullt ligjore.

Sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndalimi duhet të mbetet një masë e fundit, jo një mjet për ta penguar ushtrimin e mandatit për arsye politike. Kur një kryetar bashkie i zgjedhur mbahet i ndaluar pa kusht ose pa gjyq, qytetarët mbeten pa përfaqësim, çka gërryen besimin e publikut dhe legjitimitetin institucional.

Është e qartë se ndalimi dhe procedurat gjyqësore që lidhen me Kryetarin Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarin Erion Veliaj nuk përputhen me parimet dhe standardet e sanksionuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të artikuluara në Raportin e tetorit 2025 të Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës.

Ne theksojmë çfarë nuk po kërkojmë. Ne nuk kërkojmë imunitet, as nuk komentojmë mbi thelbësinë e akuzave apo mbi fajësinë ose pafajësinë. Apeli ynë është i kufizuar, parimor dhe plotësisht në përputhje me standardet evropiane.

Thirrja jonë e qartë është t’i jepet fund paraburgimit pa afat të Kryetarit Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarit Erion Veliaj, si edhe kryetarëve të tjerë të ndaluar, dhe t’u lejohet të presin në liri procedurat ligjore, duke ushtruar njëkohësisht detyrat që u janë besuar nga qytetarët që përfaqësojnë.

Drejtësia duhet të jetë transparente, proporcionale dhe respektuese ndaj zgjedhjes demokratike. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse t’i zbatojnë këto parime dhe të mbrojnë demokracinë vendore.

Ne, kryetarët e bashkive të nënshkruar më poshtë të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40, u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse të sigurojnë rivendosjen e mandateve demokratike dhe zbatimin e qëndrueshëm të normave evropiane në të gjitha rastet që kanë të bëjnë me zyrtarë vendorë të zgjedhur.

The post 76 kryebashkiakë letër në mbështetje të Veliajt: T’i jepet fund masës së paraburgimit, cënim i demokracisë appeared first on Albeu.com.

❌
❌