Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 January 2026Main stream

Tragjedia në Zvicër, Ambasada e Kosovës: Për momentin s’kemi informacion se ka të përfshirë shtetas kosovarë

1 January 2026 at 23:52

Ambasada e Kosovës në Bernë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për momentin nuk ka informata që ka të përfshirë shtetas kosovarë në mesin e viktimave apo të lënduarve, në ngjarjen tragjike në Crans-Montana.

Në njoftim, kjo ambasadë thekson se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zvicerane.

“Informatat e vetme të konfirmuara nga policia federale zvicerane janë që bëhet fjalë për rreth 40 viktima dhe 115 të lënduar, duke përfshirë edhe nacionalitete tjera jo-zvicerane, kurse identifikimi i viktimave merr pak kohë”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjedia në Zvicër, Ambasada e Kosovës: Për momentin s’kemi informacion se ka të përfshirë shtetas kosovarë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Hapi diskotekën e mbyllur nga inspektorët, procedohet penalisht i riu në Mitrovicë të Veriut

1 January 2026 at 23:43

Një rast i pazakontë është regjistruar në Mitrovicë të Veriut, ku një i ri ka hapur një lokal që ishte mbyllur me vendim zyrtar nga inspektorët sanitarë.

Sipas informatave, më 31 dhjetor 2025 rreth orës 21:00, në rrugën “Vardarska”, Policia ka hasur në funksionim lokalin “Disko”, i cili ishte mbyllur rreth dy muaj më parë nga autoritetet kompetente.

I dyshuari, Stefan Djordjevic, rreth 18-vjeçar dyshohet se ka hequr ose dëmtuar vulat zyrtare, duke e rihapur lokalin pa leje.

Pas konstatimit të rastit, njësitë policore kanë njoftuar Prokurorin e Shtetit, me urdhër të të cilit rasti është iniciuar si: “Heqje apo dëmtim i vulave ose sendeve zyrtare”.

Lokali është mbyllur sërish, ndërsa rasti është dërguar në procedurë të rregullt për trajtim të mëtejmë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Hapi diskotekën e mbyllur nga inspektorët, procedohet penalisht i riu në Mitrovicë të Veriut appeared first on Sinjali.

Plumbi qorr godet shtëpinë në Prishtinë, sekuestrohet predha

1 January 2026 at 23:41

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur gjatë ndërrimit të viteve në Prishtinë, ku një plumb qorr ka përfunduar në një shtëpi banimi, duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezik serioz për jetën e banorëve.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ahmet Delija”, ndërsa rasti është raportuar më 01.01.2026 rreth orës 16:00. Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, ankuesi E. Sh., rreth 18-vjeçar ka deklaruar se gjatë ditës, rreth orës 13:00, kishte vërejtur se një predhë kishte goditur dritaren e shtëpisë së tij, duke e thyer atë.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku përveç patrullës, kanë intervenuar edhe njësia e hetimeve dhe krim-teknika, të cilët kanë bërë ekzaminimin e vendit dhe kanë sekuestruar predhën e gjetur.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet për identifikimin e personit apo personave përgjegjës janë në vazhdim.

Policia apelon edhe një herë qytetarët që të përmbahen nga përdorimi i armëve të zjarrit dhe mjeteve të rrezikshme, pasi raste të tilla mund të përfundojnë me pasoja fatale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Plumbi qorr godet shtëpinë në Prishtinë, sekuestrohet predha appeared first on Sinjali.

Xhaka një lider në fushë: Sunderland frenon Manchester City në Premier League

1 January 2026 at 23:28

Nuk ka fitues në sfidën mes Sunderlandit të Granit Xhakës dhe Manchester City. Në ‘Stadium of Light’, kjo sfidë përfundoi me barazimin 0-0 me skuadrën e Pep Guardiolës që e pati të pamundur të mposhte skuadrën vendase që arriti të frenojë Citizens.

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje u mbyll me rezultatin 0-0 me të dyja skuadrat që i patën shanset e tyre për shënim por pa mundur t’i shfrytëzojnë ato. Rasti më flagrant i 45 minutave të para u regjistrua që në minutën e 5 kur Bernardo Silva shënoi për Manchester City por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Kështu që skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me barazimin pa gola. 

Pjesa e dytë nisi me një zëvendësim për Manchester City teksa në fushën e lojës u rikthye Rodri që mori vendin e Nico Gonzales. Ishte Sunderland që u shfaq më i rrezikshëmn në momentet e para të kësaj pjese, por Donnarumma në dy raste bëri ndërhyrje mjaft të mira duke mbajtur të paprekur portën e tij.

Në krahun tjetër Gvardiol iu afrua golit për Manchester City, por që u ndal nga portieri i Sunderland.

Kroati pati një tjetër shans të shkëlqyer, por pa sukses pasi topi rroku shtyllën edhe ose dukej se gardiani i Sunderland dukej sikur e kishte situatën në kontroll. në minutat në vijim u pa një dominim në fushë i Manchester City, ndërsa Sunderland kërkonte më shumë kundërsulmet. gjithsesi në fund kjo ndeshje nuk pati as gola e as fitues me skuadrat që morën nga 1 pikë secila, me Manchester City që sheh që Arsenal t’i shkëputet në 4 pikë, ndërsa Sunderland shkon në 29 pikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Xhaka një lider në fushë: Sunderland frenon Manchester City në Premier League appeared first on Sinjali.

Trumpi rrit dozën e aspirinës përtej këshillës së mjekëve: Dua që gjaku i hollë të rrjedhë nëpër zemrën time

1 January 2026 at 23:21

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha në një intervistë me gazetën “The Wall Street Journal” se është duke përdorur dozë më të lartë ditore të aspirinës sesa që ia kanë rekomanduar mjekët.

“Ata thonë se aspirina është e mirë për hollimin e gjakut dhe unë nuk dëshiroj që gjaku i trashë të qarkullojë nëpër zemrën time” – tha presidenti amerikan në intervistën e publikuar të enjten.

“Unë ua që gjaku i hollë të rrjedhë nëpër zemrën time”ukur, i hollë të rrjedhë nëpër zemrën time. A ka kuptim kjo” – shtoi ai, transmeton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Trumpi, 79 vjeç, është personi i dytë më i moshuar që e mban postin e presidentit, pas paraardhësit Joe Biden, i cili hoqi dorë nga gara në zgjedhjet e vitit 2024, kur ishte 82 vjeç.

Shëndeti i Trumpit ka marrë vëmendje muajve të fundit për shkak të mavijosjeve që i janë vërejtur në duar dhe një kontrolli me rezonancë magnetike të cilit raportohet t’i jetë nënshtruar presidenti në tetor, si dhe rasteve kur kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka mbajtur sytë mbyllur gjatë ngjarjeve publike.

Mjeku i Trumpit, Sean Barbabella, i tha gazetës se presidenti merr 325 miligramë aspirinë në ditë për parandalimin e problemeve kardiake.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, mavijosjet në duar Trumpit i janë shkaktuar nga përshendja me shumë njerëz për dore.

Kur u pyetën për rezonancën magnetike, Trumpi dhe mjeku i tij i thanë gazetës se, në të vërtetë, presidenti i është nënshtruar një skanimi me CT.

Barbabella tha se mjekët e Trumpit fillimisht kishin thënë se do të bënin ose një kontroll me rezonancë magnetike, ose një skanim me CT, por vendosën për të dytin “për të përjashtuar në mënyrë përfundimtare ndonjë problem kardiovaskular”.

Sipas mjekut, kontrolli me CT nuk zbuloi ndonjë abnormalitet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trumpi rrit dozën e aspirinës përtej këshillës së mjekëve: Dua që gjaku i hollë të rrjedhë nëpër zemrën time appeared first on Sinjali.

Vdes veterani i UÇK-së, Shaip Hoxha

1 January 2026 at 23:09

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaip Hoxha, nga fshati Peqan, Komuna e Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e bëri të ditur vetë fshati.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, e premte, më 02.01.2026, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Peqan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vdes veterani i UÇK-së, Shaip Hoxha appeared first on Sinjali.

Sllovakia thotë se Ukraina nuk do bëhet kurrë anëtare e NATO-s

1 January 2026 at 23:05

Ministri i Mbrojtjes së Sllovakisë Robert Kaliňák ka përsëritur qëndrimin e tij të ashpër kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Ai ka deklaruar se “Ukraina nuk do të bëhet kurrë anëtare e NATO-s” dhe se do të ketë vështirësi edhe për t’u bashkuar me Bashkimin Europian.

Kaliňák kritikoi rolin e Bashkimit Europian në mbrojtjen kolektive, duke thënë se BE-ja nuk duhet të ndërhyjë në këtë fushë, pasi komanda duhet të jetë ekskluzivisht e NATO-s: “Dy komanda nuk mund të sigurojnë mbrojtjen”

Ai shtoi se një ushtri e përbashkët europiane do të ishte një element i rëndësishëm i federalizimit: “Ose jemi në NATO dhe nuk na duhet, ose jemi në Europë”.

Ministri sllovak kritikoi ashpër edhe “Koalicionin e të Gatshëmve” (Coalition of the Willing) – një grup prej rreth 30-35 shtetesh (kryesisht europiane, të udhëhequra nga Britania e Madhe dhe Franca) që po punojnë për garanci sigurie për Ukrainën pas një armëpushimi të mundshëm, duke përfshirë mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse.

 Kaliňák tha se ky koalicion “nuk ka bërë asgjë”: “A ka dërguar ndonjë ushtar? Jo, sigurisht që jo.” Ai përmendi gjithashtu se Ukraina kishte mundësinë për të përfunduar luftën në 2022 (duke aluduar në negociatat e hershme).

Ky qëndrim i Kaliňákut përputhet me pozicionin pro-rus të qeverisë sllovake të kryeministrit Robert Fico, e cila ka ndaluar ndihmën ushtarake direkte për Ukrainën që nga marrja e pushtetit.

Ndërkohë, sondazhet e fundit tregojnë ndryshime në opinionin publik ukrainas. Sipas një ankete të Fondacionit Ilko Kucheriv dhe Qendrës Razumkov (dhjetor 2025), përqindja e ukrainasve që e shohin anëtarësimin në NATO si opsionin më të mirë për sigurinë e vendit ka rënë nga 55% në 38% brenda një viti.

Kjo rënie lidhet me dyshimet për realizmin e anëtarësimit të shpejtë, në kontekstin e luftës së zgjatur dhe sinjaleve të paqarta nga partnerët ndërkombëtarë.

Një studim tjetër (KIIS, dhjetor 2025) tregon rënie të ndjeshme të besimit në NATO (nga 43% në 34%) dhe në SHBA (nga 41% në 21%), ndërkohë që besimi në BE ka mbetur relativisht stabil (rreth 49%).

Kjo rënie atribuohet nga ekspertët te pritshmëritë për garanci më të forta sigurie, veçanërisht pas ndryshimeve në politikën amerikane.

Megjithatë, mbështetja e përgjithshme për anëtarësimin në NATO mbetet e lartë në sondazhe të tjera (rreth 70-80% do të votonin “po” në referendum), por fokusimi te NATO si “garancia më e mirë” po dobësohet në favor të opsioneve më pragmatike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sllovakia thotë se Ukraina nuk do bëhet kurrë anëtare e NATO-s appeared first on Sinjali.

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

1 January 2026 at 23:01

Presidentja Vjosa Osmani ka kërcënuar partitë politike në Kosovë se nëse nuk e votojnë atë, ajo do të formojë parti politike dhe do të dalë në zgjedhje për të marrë elektorat. “Në qoftë se vendosin që jo, atëherë unë e vazhdoj punën në një mënyrë tjetër, nëpërmjet angazhimit politik dhe kurdo që të ketë zgjedhje, atëherë i përballim idetë, nocionet, qëndrimet, energjinë besa e shumëçka tjetër”.

Shkruan: Mero Baze

Natyrisht shigjetat janë mbi LDK, e cila ka dalë e tronditur nga zgjedhjet me një rezultat katastrofik. Herën e kaluar ajo u bë presidente falë votave të LDK-së. Pasi i kishte marrë thuajse gjysmën e elektoratit dhe ia kishte çuar tek Albin Kurti, gjysmën që mbeti e mori në Kuvend.

Tani kërkon që skena të përsëritet. Pra deputetët e LDK-së duhet t’i japin votat për presidente, ndryshe ajo do të krijojë parti dhe do ta përgjysmojë edhe atë LDK që ka mbetur.

Ajo që është shqetësuese në këtë sindromë të nënshtrimit të opozitës në Kosovë, ka të bëjë me faktin që dy njerëzit e pushtetshëm në Kosovë, Kurti dhe Osmani, nuk mendojnë kurrë të ofrojnë diçka nga pushteti për kompromis, por të vetmin opsion kanë ose të gjunjëzojnë opozitën, ose të fusin vendin prapë në zgjedhje.

Kriza njëvjeçare e formimit të institucioneve në Kosovë përfundoi me zgjedhje të reja në prag të vitit të ri, duke mos iu dorëzuar dialogut me opozitën por votuesve. Dhe Albin Kurti arriti të marrë mandatin e kryeministrit pas 10 muajsh krize, duke bllokuar gjatë formimit të parlamentit dhe në fund edhe krijimin e qeverisë.

Tipari kryesor i asaj krize ishte që opozita ose duhet të nënshtrohej, ose nuk do kishte qeveri.
Në traditën e mëhershme të Kosovës, partia fituese ka toleruar duke i ofruar pushtet opozitës. Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi 47 deputetë në zgjedhjet e vitit 2004, po aq sa Albin Kurti në zgjedhjet e shkurtit, por i ofroi kryeministrin Ramush Haradinaj për të zgjidhur krizën dhe vetë mori Presidentin. Pra, LDK ofroi pushtet për të ruajtur shtetin, ndërsa Albin Kurti ofroi dërrmimin e institucioneve të shtetit për të mos dorëzuar pushtetin.

Tani kjo krizë u zgjidh pas një viti dhe ka filluar kriza e re.
Por nëse Albin Kurti kërcënonte duke pasur një numër të madh mandatesh dhe natyrisht narcizmin e udhëheqësit që nuk mund t’i shtrijë dorën armikut, Vjosa Osmani nuk ka aktualisht një parti. Votat që ia ka marrë LDK-së ia ka dhënë tanimë Albin Kurtit. Ata që janë mbështetës të Vjosa Osmanit brenda elektoratit të LDK-së shikohen nga rezultati që ia kanë dhënë votat Albinit.

E vetmja gjë që mund të përsëritet  në zgjedhjet pas tre muajsh është rezultati i mirë i Albinit dhe rezultati katastrofik i Abdixhikut. Por edhe kështu Abdixhiku është një lider i vdekur. Vjosa Osmani as e ngjall dot duke e marrë në ombrellën e pushtetit të saj, as s’ka çfarë t’i bëjë më keq.

LDK praktikisht është nën shantazh që ose të pranojë Vjosa Osmanin presidente, ose të dorëzohet duke u shkatërruar. Natyrisht, nëse nuk zgjedh një lider të ri që ta ringrejë në këmbë, do të shkatërrohet, mjerisht nga ata që flasin në emër të ‘rugovizmit’

Kjo është një krizë që e zgjidh shumica e Albin Kurtit duke ofruar qeveri koalicioni të gjerë qysh tani për të shmangur zgjedhjet pas tre muajsh dhe për të mos vazhduar lojën vrastare për Kosovën, duke lënë vendin edhe një vit tjetër pa qeveri tanimë për karrigen e Vjosa Osmanit.

Kosova nuk mund të vazhdojë të kalojë nga kriza në krizë, një herë për Albinin e një vit për Vjosën. Kjo është kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës dhe jo mesazh pozitiv nga një vend që kërkon të ndërtojë një shtet të ri: demokratik, tolerant, bazuar mbi institucione të forta dhe jo mbi politikanë “të fortë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës appeared first on Sinjali.

Dhjetë ngjarjet që shënuan vitin 2025 - çka ndodhi vitin e kaluar?

1 January 2026 at 23:50


Viti 2025 shënoi një sërë ngjarjesh historike dhe zhvillimesh që ndikuan fuqishëm në politikën, ekonominë dhe shoqërinë globale.

Nga kthimi i Donald Trump në pushtet në Shtetet e Bashkuara, i cili solli ndryshime të mëdha në politikat e brendshme dhe të jashtme, te arritja e një armëpushimi delikat në Rripin e Gazës pas dy vjetësh konflikti të ashpër, ky vit ka pasur momente që nuk mund të injorohen.

Një tjetër zhvillim vendimtar ishte rritja e jashtëzakonshme e investimeve në inteligjencën artificiale, e cila jo vetëm ndryshoi tregjet dhe sektorin teknologjik, por edhe ngriti çështje të reja etike dhe ligjore në lidhje me përdorimin e saj, raporton ntv.

Përtej këtyre, 2025 u karakterizua nga kriza klimatike me ngjarje ekstreme të motit që përfshinë përmbytje, uragane dhe zjarre rekord, kriza ndërkombëtare si lufta në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme, dhe transformime të rëndësishme sociale, duke përfshirë protestat masive të gjeneratës Z për drejtësi sociale dhe qeverisje më transparente, transmeton Telegrafi.

Nga vjedhja spektakolare në Louvre e deri te zgjedhja e një Pape të ri, këto ngjarje treguan se bota po përballet me sfida të shumta dhe ndryshime të shpejta që do të ndikojnë për dekada në vijim.

ARMËPUSHIMI DELIKAT NË GAZA

- YouTube www.youtube.com

Presioni i madh i SHBA-së çoi në arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, dy vjet pas fillimit të luftës. Falë marrëveshjes, të mbijetuarit e fundit të pengjeve dhe shumica e të vdekurve u kthyen në Izrael.

Në të njëjtën kohë, të burgosurit palestinez u liruan. Edhe pse thuhet se ndihmat humanitare për Gazën janë rritur, OKB dhe organizatat ndihmëse vlerësojnë se rajoni ende është larg përmbushjes së nevojave të tij.

Procesi i çarmatimit të Hamasit, pika më e ndërlikuar e planit të paqes së Trumpit, po ecën me shumë kujdes. Sulmet ajrore të fundit të Izraelit në Gaza dhe operacionet kundër Hezbollahut në Liban mbajnë rajonin në tension të lartë, ndërsa sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore të Iranit, me mbështetjen e SHBA-së, ishin një nga pikat kyçe të vitit.

TRUMP NË PUSHTET PËR HERË TË DYTË

- YouTube www.youtube.com

Veprimet tregtare që ndikojnë vendet e tjera, deportime masive të emigrantëve pa dokumente dhe shpërbërja faktike e disa agjencive federale…

Në muajin janar, kandidati republikan, Donald Trump rikthehet si president në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërmerr ndryshime të shumta.

Ai dërgoi Gardën Kombëtare në shtetet demokratike, ushtroi presion mbi median dhe sulmoi programet për diversitet dhe përfshirje.

Politika e jashtme pati kontakte të gjera, por rezultatet ishin të përziera. Pakënaqësia ekonomike dhe rritja e çmimeve u pasqyruan qartë në sondazhe. Humbjet e mëdha në zgjedhjet lokale dobësuan pozitat e republikanëve para zgjedhjeve të mesit të mandatit në vjeshtën e 2025.

DIPLOMACI E PANDALSHME NË UKRAINË

- YouTube www.youtube.com

Kthimi i Donald Trumpit në Uashington përshpejtoi përpjekjet për të përfunduar luftën në Ukrainë.

Por, qëndrimi i tij i papërcaktuar mes Kievit dhe Moskës krijoi pasiguri. Akuzat e liderit amerikan ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë, duke e fajësuar për “shkaktimin e Luftës së Tretë Botërore”, nxiti reagime të forta.

Samiti Trump–Putin në Alaska në muajin gusht u ndërpre shpejt ndërsa SHBA-ja shpalli një paketë të re sanksionesh pasi Rusia nuk pranoi të negocionte.

Plani amerikan i prezantuar në fund të muajit nëntor u kritikua nga Zelensky dhe aleatët evropianë si i favorshëm për Moskën. Ndërkohë, forcat ruse vazhduan përparimin me humbje të mëdha, dhe qytetet ukrainase u bombarduan nga raketat dhe dronët në nivele rekord.

LUFTA TREGTARE GLOBALE

- YouTube www.youtube.com

Tarifat e larta të vendosura nga Trump mbi çelikun, aluminin dhe bakrin shkaktuan një luftë tregtare globale.

Shtetet e prekura planifikuan hakmarrje, ndërsa negociatat SHBA–BE–Kinë rezultuan me disa marrëveshje.

Negociatat vazhduan me Meksikën, ndërsa kontaktet me Kanadanë u pezulluan për shkak të një reklame që kritikonte tarifat.

Nën presion për të ulur çmimet, Trump hoqi disa taksa mbi kafenë dhe mishin e viçit në mes të nëntorit.

PAPA I RI

- YouTube www.youtube.com

Më 8 maj, pas vdekjes së Papës Françesku, 69-vjeçari Robert Francis Prevost u zgjodh lideri i 267-të i Kishës Katolike.

Kleriku nga Chicago kishte marrë shtetësinë peruane dhe mori emrin Papa Leo XIV.-të

Ai vazhdoi fokusin te të varfrit, emigrantët dhe mjedisi, duke siguruar konservatorët se nuk do të ndërmerrte veprime të menjëhershme mbi çështje si priftërimi i grave si diakonë apo njohja e martesave homoseksuale.

PROTESTAT E GJENERATËS Z

- YouTube www.youtube.com

Në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine, protestat masive u udhëhoqën nga të rinjtë nën 30 vjeç kundër standardeve të ulëta të jetesës, censurës në rrjetet sociale dhe korrupsionit.

Në Marakesh, qeveria premtoi reforma, por mbi 2000 protestues po ndiqen penalisht. Kryeministri i Nepalit, KP Sharma Oli dhe lideri i Madagaskarit, Andry Rajoelina u detyruan të japin dorëheqje, ndërsa pas zgjedhjeve në Tanzani, protestat u shtypën me forcë.

Flamuri i kapelës së piratëve nga manga “One Piece” u bë simbol i lëvizjes anti-shtypëse ndërkontinentale.

BUMI I INTELIGJENCËS ARTIFICIALE

- YouTube www.youtube.com

Korporatat teknologjike dhe investitorët derdhën miliarda në rritjen e inteligjencës artificiale (AI).

Sipas Gartner, shpenzimet për AI do të arrijnë 1.5 trilion dollarë në 2025 dhe 2 trilionë në 2026. Vlera e prodhuesit të çipeve Nvidia arriti përkohësisht pesë trilionë dollarë, duke ngjallur shqetësime për një “flluskë” të re në treg.

AI akuzohet për përhapjen e dezinformatave, ka rritje të padive për të drejtat e autorit dhe shumë kompani justifikojnë shkarkime masive me “transformimin AI”.

OpenAI është nën hetim pas një padie nga familja e një adoleshenti që kreu vetëvrasje. Kompania ka forcuar kontrollet për prindërit, dhe Kalifornia ka vendosur rregullime për chatbot-et.

VJEDHJE E MADHE NË LOUVRE

- YouTube www.youtube.com

Më 19 tetor, hajdutët me jelek pune hynë në Muzeun Louvre në Paris përmes një shkalle mobile.

Ata morën bizhuteri mbretërore me vlerë të 88 milionë eurove dhe u larguan me skuter elektrik, por humbën një kurorë të mbuluar me diamante.

Vjedhja, që bëri bujë në të gjithë botën, rihapi debatin mbi sigurinë në muzeun më të vizituar në botë. Tre persona u arrestuan si të dyshuar, por objektet e vjedhura janë ende të humbura.

OPERACIONET SHBA-së NDAJ VENEZUELËS

- YouTube www.youtube.com

Që nga muaji gusht, SHBA ka vendosur një prezencë të gjerë ushtarake në brigjet e Amerikës Latine, duke u justifikuar me luftën kundër drogës.

Javët e fundit janë kryer mbi 20 sulme ndaj anijeve që dyshohet se transportonin drogë, duke shkaktuar viktima të shumta.

Departamenti i Drejtësisë thotë se operacionet janë “ligjore”, ndërsa një zyrtar i OKB-së kritikoi “ekzekutimet pa gjyq”.

Sulmet rritën tensionet me qeverinë e Venezuelës, Nicolas Maduro, të cilin SHBA e akuzon si lider të një karteli dhe ofron 50 milion dollarë shpërblim për kapjen e tij.

NGJARJE EKSTREME KALIMI I REKORDEVE TË MOTIT

- YouTube www.youtube.com

Në Vietnam ndodhën përmbytje vdekjeprurëse, ndërsa Karaibet dhe Filipinet u goditën nga stuhitë e fuqishme.

Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës e bën motin ekstrem më të shpeshtë dhe më vdekjeprurës.

Uragani Melissa shkatërroi pjesë të mëdha të Xhamajkës dhe shkaktoi përmbytje në Haiti dhe Kubë.

Në Azi Juglindore, Filipinet u goditën nga tre tajfunë brenda dy muajve.

Evropa regjistroi temperatura rekord dhe zjarre të shumta, ndërsa brigjet e Mesdheut përjetuan zjarrin më të madh në 50 vitet e fundit.

Në SHBA, zjarret nga rrufeja shkaktuan mbylljen e sezonit të gjithë anës veriore të Grand Canyon në mes të muajit korrik. /Telegrafi/

Operacion i suksesshëm - si inteligjenca ukrainase mashtronte shërbimet ruse me komandantin 'e vdekur' rus që lufton për Ukrainën?

1 January 2026 at 23:00


Komandanti i Korpusit Vullnetar Rus, Denis Kapustin, rezulton të jetë gjallë, njofton inteligjenca e Ukrainës në një deklaratë të fundit.

Kapustin, i njohur për rolin aktiv në radhët e luftëtarëve opozitarë rusë, ishte raportuar më parë si objekt i një operacioni për likuidim nga shërbimet sekrete ruse.

Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ukrainase, u shpreh se uron komandantin e Korpsit Vullnetar Rus dhe ekipin e tij të inteligjencës për suksesin e një mashtrimi të sofistikuar.

— (@)

Sipas raportimeve, ekipi ukrainas arriti të mashtrojë shërbimet e sigurisë ruse, duke i bërë ato të paguanin 500 mijë dollarë për një “eliminim” të rremë të Kapustinit.

Ky operacion jo vetëm që dërgon një mesazh të fuqishëm për aftësitë e inteligjencës ukrainase, por gjithashtu dobëson moralin dhe besueshmërinë e shërbimeve ruse.

Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se ky incident tregon nivelin e lartë të aftësive të operacioneve të inteligjencës ukrainase dhe rëndësinë e përdorimit të strategjive të avancuara për të ndikuar mbi kundërshtarët.

Suksesi i këtij operacioni, i cili duket si një “luftë psikologjike”, mund të ketë pasoja afatgjata për dinamiken e brendshme në radhët e forcave të Rusisë. /Telegrafi/

Yesterday — 1 January 2026Main stream

Drejt fundit numërimi i votave të rregullta: Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?

1 January 2026 at 22:55

Janë verifikuar votat për subjekte politike në 2,287 nga 2557 qendra të votimit, pra nga 89,44 për qind të vendvotimeve e po ashtu nga këto qendra janë numëruar edhe votat e kandidatëve për deputetë. 

Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 48.83 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.38 për qind dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.89 për qind. 

E në dhjetëshen e kandidatëve më të votuar nëntë janë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ku kryeson Albin Kurti me 311,074 vota. 

Bedri Hamza i PDK-së po ashtu është në mesin e më të votuarve. Ai ka 140,219 vota dhe aktualisht është i treti më i votuari pas Kurtit dhe Glauk Konjufcës (241,188 vota). 

Më poshtë listat e dhjetë kandidatëve më të votuar të partive më të mëdha shqiptare. 

Rezultatet për secilin kandidat mund t’i ndiqni në këtë link: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/mcc?

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Drejt fundit numërimi i votave të rregullta: Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit? appeared first on Sinjali.

“Një orë pritje tek Dheu i Bardhë ”, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare për dalje nga Kosova

1 January 2026 at 22:45

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat që pasqyrojnë gjendjen e vendkalimeve kufitare aktualisht, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një përditësimi në 21:53, bëhet e ditur se pritjet më të gjata për dalje janë nga Kosova në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, me rreth një orë pritje.

Përveç Dheut të Bardhë, pritjet nëpër pikat e tjera janë më së shumti deri në 10 minuta, në Merdarë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Një orë pritje tek Dheu i Bardhë ”, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare për dalje nga Kosova appeared first on Sinjali.

Çka sinjalizon shqetësimi dhe nervozizmi i brendshëm gjatë festave?

1 January 2026 at 22:34

Festat shpesh perceptohen si periudha e qetësisë, afrimitetit dhe pushimit. Megjithatë, për shumë njerëz, kjo kohë shoqërohet me shqetësim të brendshëm, nervozizëm dhe lodhje emocionale, të cilat bien ndesh me idenë se si “duhet” të përjetohet kjo periudhë.

Kur gjithçka rreth nesh flet për gëzim dhe relaks, ndërsa brenda ndjejmë tension, lind një ndjenjë faji pse nuk po e shijojmë pushimin “siç duhet”.

Psikologët theksojnë se kjo ndjenjë nuk është shenjë dobësie, por një sinjal i rëndësishëm për të kuptuar nevojat tona të brendshme.

Pushimi që nuk sjell qetësi

Në nivel psikologjik, shqetësimi gjatë festave nuk është rastësor. Ndryshimi i rutinës dhe hapësirat e zbrazura që lihen pas angazhimeve të përditshme bëjnë që të dalin në sipërfaqe ndjenjat e shtyra gjatë vitit: lodhja akumuluar, pakënaqësia e pashprehur dhe nevoja për pushim të vërtetë.

Festat shpesh krijojnë një paradoks: dëshira për të ngadalësuar ritmin dhe për t’u qetësuar ndeshet me pritshmëritë e takimeve, vizitave dhe përgjegjësive emocionale, duke kthyer pushimin në burim tensioni.

Nervozizmi – shenjë e mbingarkesës

Nervozizmi që shfaqet gjatë festave rrallë lidhet me të tjerët. Ai buron kryesisht nga presioni i brendshëm për të qenë i mjaftueshëm, i disponueshëm dhe i fortë për të gjithë. Frika për të mos zhgënjyer të tjerët, vështirësia për të thënë “jo” dhe ndjenja se pushimi duhet merituar rrisin ngarkesën emocionale.

Trupi ndjen këtë presion në mënyrë konkrete: tension në kraharor, ngurtësi në qafë, lodhje e vazhdueshme, irritim i shpejtë ose ndjenja shqetësimi pa arsye të qarta janë shenja të një sistemi nervor që mbetet në gjendje vigjilence, edhe kur rrethanat duken të qeta.

Shumë njerëz përpiqen ta menaxhojnë këtë tension përmes aktivitetit të vazhdueshëm: organizimi, gatimi, pastrimi dhe planifikimi krijojnë një ndjenjë kontrolli. Kur lodhja bëhet e madhe, shpërqendrimi me telefon, ushqim, seriale apo alkool ofron qetësi vetëm përkohësisht.

Si ta menaxhojmë realisht ritmi

Psikologët sugjerojnë se shqetësimi dhe nervozizmi gjatë festave tregojnë një mungesë të pushimit të vërtetë dhe kujdesit ndaj vetes. Festat e bëjnë këtë mungesë më të dukshme dhe ndalimi i ritmit mund të ndihet i pakëndshëm.

Hapat që ndihmojnë për t’u ndjerë më mirë janë:

Vendosja e kufijve të butë për detyrat dhe pritshmëritë.

Rikthimi i një gjumi të rregullt.

Momente të vogla qetësie pa produktivitet.

Shkëputja nga zhurma digjitale.

Pranimi se nuk duhet të jemi gjithmonë të disponueshëm.

Shqetësimi dhe nervozizmi nuk duhet shtypur ose injoruar. Ata janë mesazhe që tregojnë se ritmi dhe mënyra se si kujdeseni për veten kanë nevojë për rishikim. Dëgjimi i këtyre sinjaleve mund të kthejë festat nga burim tensioni në një mundësi për të ndërtuar një marrëdhënie më të shëndetshme me pushimin dhe qetësinë personale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çka sinjalizon shqetësimi dhe nervozizmi i brendshëm gjatë festave? appeared first on Sinjali.

Zvicra do të mbajë pesë ditë zie pas zjarrit që vrau rreth 40 persona në Crans-Montana

1 January 2026 at 22:12

Zvicra do të mbajë pesë ditë zie pas një zjarri “të paprecedent” që përfshiu një bar të mbushur me njerëz, duke lënë të vrarë rreth 40 persona dhe 115 të plagosur, të cilët po festonin natën e Vitit të Ri në resortin alpin të skive në Crans-Montana.

Presidenti i vendit, Guy Parmelin, e përshkroi zjarrin si një nga ngjarjet më traumatike në historinë e Zvicrës. “Ishte një dramë me një shkallë të panjohur,” tha ai, duke nderuar shumë “jeta e re që humbën dhe u ndërpre”, raporton theguradian.

Parmelin shtoi se Zvicra i detyrohej këtyre të rinjve, të cilëve u janë ndërprerë “projektet, shpresat dhe ëndrrat”, që të sigurojë që një tragjedi e tillë të mos ndodhë më.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zvicra do të mbajë pesë ditë zie pas zjarrit që vrau rreth 40 persona në Crans-Montana appeared first on Sinjali.

Legjenda e Real Madridit flet për herë të parë pas lajmeve për infarkt

1 January 2026 at 21:50

Legjenda e futbollit brazilian, Roberto Carlos, ka mohuar kategorikisht zërat për përkeqësim të gjendjes së tij shëndetësore, pas raportimeve se ishte shtruar në spital. Ish-mbrojtësi i Real Madridit ka sqaruar se bëhej fjalë për një procedurë mjekësore të planifikuar dhe jo për ndonjë rast emergjent.

52-vjeçari reagoi përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku përgënjeshtroi lajmet për një sulm në zemër.

“Dua të sqaroj informacionet e fundit që po qarkullojnë. Kohët e fundit iu nënshtrova një procedure mjekësore parandaluese, të planifikuar më parë me ekipin tim mjekësor. Procedura ishte e suksesshme dhe ndihem mirë. Nuk kam pësuar infarkt,” shkroi Roberto Carlos.

Ai shtoi se procesi i rikuperimit po ecën pozitivisht dhe shpreson të rikthehet së shpejti në aktivitetet e tij profesionale. Ish-futbollisti falënderoi gjithashtu stafin mjekësor dhe tifozët për mbështetjen, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye për shqetësim.

Roberto Carlos konsiderohet një nga mbrojtësit e majtë më të mëdhenj në historinë e futbollit. Me Real Madridin, ai zhvilloi 527 ndeshje, fitoi katër tituj kampion në Spanjë dhe triumfoi tri herë në Ligën e Kampionëve. Në vitin 2002, ai u shpall kampion bote me Brazilin.

Gjatë karrierës së tij, Carlos ka luajtur gjithashtu për Palmeiras, Inter, Fenerbahçe dhe Corinthians. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Legjenda e Real Madridit flet për herë të parë pas lajmeve për infarkt appeared first on Sinjali.

Protestat në Iran për rritjen e kostos së jetesës – Demonstruesit përleshen me forcat e sigurisë, ka të vdekur

1 January 2026 at 21:33

Përleshje të reja mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë kanë shkaktuar vdekjen e tre personave në Iranin perëndimor, sipas agjencisë së lajmeve Fars, në ditën e pestë të protestave për rritjen e kostos së jetesës.

Rreth orës 18:00 sot, një grup huliganësh shfrytëzuan një tubim proteste në Azna, në provincën Lorestan, për të sulmuar një komisariat policie. Tre persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën në përleshje”, thotë Fars, duke iu referuar dukshëm viktimave civile.

Më herët, agjencia e lajmeve raportoi se dy persona të tjerë ishin vrarë në jugperëndim të Iranit. Protestat, që filluan si greva të tregtarëve në Teheran për shkak të inflacionit të lartë dhe rënies së monedhës, janë përhapur në disa provinca dhe kanë marrë karakter më të dhunshëm.

Burime shtetërore i quajnë disa demonstrues “huliganë të armatosur”, ndërsa grupe për të drejtat e njeriut raportojnë përdorim force nga policia. Këto janë viktimat e para të konfirmuara që nga fillimi i demonstratave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protestat në Iran për rritjen e kostos së jetesës – Demonstruesit përleshen me forcat e sigurisë, ka të vdekur appeared first on Sinjali.

Prishtina nis vitin 2026 me ajër të ndotur, renditet e 18-ta në botë

1 January 2026 at 21:25

Këtë të enjte, Prishtina po renditet e 18-ta në botë për ndotje të ajrit.

Ky rezultat vjen sipas matjeve të “IQ Air”.

Sipas kësaj platforme, vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM është 74.3, që konsiderohet si ajër i dëmshëm për grupet sensitive të njerëzve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prishtina nis vitin 2026 me ajër të ndotur, renditet e 18-ta në botë appeared first on Sinjali.

Rusia ka kërkuar nga ShBA-ja që ta ndalë ndjekjen e anijes që po i afrohet Venezuelës

1 January 2026 at 21:19

Rusia ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që ta ndërpresin ndjekjen e një anijeje transportuese të naftës që është nisur drejt Venezuelës dhe tani po i ik Rojës Bregdetare të ShBA-së në Oqeanin Atlantik, raportoi të enjten gazeta e njohur amerikane, “The Neë York Times”, duke cituar dy persona që kishin njohuri rreth kësaj çështjeje.

Forcat amerikane e filluan ndjekjen e anijes transportuese para gati dy javëve. Grupet detare e kanë identifikuar atë si “Bella 1”, transmeton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Shtetet e Bashkuara të mërkurën vendosën sanksione kundër katër kompanive për të cilat thanë se operojnë në sektorin e naftës të Venezuelës si dhe ndaj anijeve transportuese të lidhura me to, kur administrata e presidentit Donald Trump po e shton presionin ndaj homologut të tij venezuelas, Nicolas Maduro.

Rusia e bëri kërkesën formale diplomatike në kohën kur Trumpi gjithashtu po mundohet që të ndërmjetësojë një marrëveshje të paqes mes Rusisë e Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit i ShBA-së dhe Ambasada e Rusisë në Uashington nuk ishin menjëherë të qasshme për të dhënë komente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia ka kërkuar nga ShBA-ja që ta ndalë ndjekjen e anijes që po i afrohet Venezuelës appeared first on Sinjali.

Kapet 31-vjeçari që postoi video duke shtënë me armë zjarri në Ferizaj

1 January 2026 at 21:15

Një 31-vjeçar nga Ferizaj është arrestuar nën dyshimin se kishte postuar në rrjete sociale një videoinçizim ku shtinte me armë zjarri. Lajmin e bëri të ditur Policia e Kosovës.

Sipas policisë, sot, Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj ka pranuar një informacion për videon e publikuar nga i dyshuari. Pas një pune intensive në terren, ai u identifikua si T.I., 31 vjeç, dhe më pas dorëzoi armën me të cilën dyshohet se kishte shtënë.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt,” thuhet në njoftim.

Tutje, Policia njofton se ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kapet 31-vjeçari që postoi video duke shtënë me armë zjarri në Ferizaj appeared first on Sinjali.

Aeroporti i Adenit mbyllet pas përplasjeve mes Arabisë Saudite dhe Emirateve, thellohet kriza në Jemen

1 January 2026 at 21:03

Trafiku ajror në aeroportin ndërkombëtar të Adenit në Jemen u ndërpre të enjten, ndërsa tensionet mes Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe po përshkallëzohen, duke riformësuar konfliktin e gjatë në vendin e shkatërruar nga lufta.

Reuters raporton se qeveria e Jemenit e njohur ndërkombëtarisht dhe e mbështetur nga Arabia Saudite vendosi kufizime të reja për fluturimet drejt dhe nga Emiratet, me synimin për të frenuar tensionet. Por ministri i Transportit, i lidhur me separatistët e jugut, reagoi duke urdhëruar mbylljen e plotë të trafikut ajror në vend që të zbatonte kufizimet.

Këshilli i Tranzicionit Jugor (STC), forca separatiste e mbështetur nga Emiratet që muajin e kaluar mori kontrollin mbi pjesën më të madhe të jugut të Jemenit, fajësoi mbylljen për “rregullat e reja të papritura” që Arabia Saudite kërkonte të impononte.

Ky zhvillim është episodi më i fundit në krizën e thelluar të Jemenit, që ka nxjerrë në pah ndarjen mes dy fuqive të naftës në Gjirin Persik. Arabia Saudite akuzoi Emiratet se po nxisnin separatistët të shtynin drejt kufijve të mbretërisë, duke e shpallur sigurinë kombëtare si një “vijë të kuqe”. Emiratet reaguan duke njoftuar se do të tërhiqnin forcat e mbetura nga Jemeni.

Tensionet u shtuan pas një sulmi ajror nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite mbi portin jugor të Mukalla-s, që sipas koalicionit shërbente si dok për mbështetje ushtarake të huaj ndaj separatistëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aeroporti i Adenit mbyllet pas përplasjeve mes Arabisë Saudite dhe Emirateve, thellohet kriza në Jemen appeared first on Sinjali.

❌
❌