Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 December 2025Main stream

Ngjarja tronditëse në Pogradec/ Policia jep detajet: Rushan Selko abuzoi me 12-vjeçaren në gusht…

By: V K
31 December 2025 at 10:38

Policia e Korçës, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të raportuar një ditë më parë, ku një e mitur dyshohet se është abuzuar seksualisht nga 67-vjeçari Rushan Selko.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur në muajin gusht të këtij viti, në fshatin Piskupat, ku Selko ka kryer mardhënie seksuale me 12-vjeçaren pa dëshirën e saj. Si pasojë kjo e fundit ka mbetur shtatzënë.

E mitura ka treguar rastin në prani të psikologes. 67-vjeçari Rushan Selko, është arrestuar për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin R. S., 67-vjeç, banues në fshatin Piskupat. Dje, ka kallëzuar në prani të prindërve, psikologut dhe prokurorit, një 12-vjeçare, se në muajin gusht 2025, shtetasi R. S. ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, në banesën e tij, dhe se ajo është shtatzënë”,– thuhet në njoftimin e Policisë.

The post Ngjarja tronditëse në Pogradec/ Policia jep detajet: Rushan Selko abuzoi me 12-vjeçaren në gusht… appeared first on Albeu.com.

Bilanci i Serisë A/ Vlerësimet e “bigëve” në merkatot e fundit, cilat janë blerjet e goditura nga skuadrat e mëdha?

By: V K
31 December 2025 at 10:06

Serie A mbylli këtë fundjavë, javën e 17 të saj e të fundit për këtë vit. Kur jemi vetëm dy javë nga fundi i gjysmës së parë, gara për titullin kampion duket se është më e hapur se kurrë.

Por si ka qenë ecuria e skaudrave të mëdha deri tani e sa ka ndikuar merkatoja e tyre verën e kaluar? Blerje të zgjuara që kanë patur ndikim të jashtëzakonshëm në rritjen e cilësisë së ekipit, porn ë të njëjtën kohë edhe blerje të “dështuara”, me lojtarë të ardhur që nuk kanë përmbushur ende pritshmëritë.

Merkatoja solli shumë “fytyra” të reja këtë sezon. Më poshtë gjeni edhe vlerësimet për secilin prej blerjeve të reja të afruara nga “bigët” e futbollit italian, sipas trajnerëve dhe gazetarëve të mirënjohur në vendin fqinj.

NAPOLI  Marianuçi – i pa gjykuar: ka vetëm një paraqitje, pa gola dhe as asistime, shumë pak për ta vlerësuar. Torino e ka kërkuar për në janar dhe nuk mund të përjashtohet që e ardhmja e tij të jetë larg Napolit.

De Brojne 6.5: ka ardhur si blerja më e rëndësishme e merkatos verore. Filloi me shkëlqim, por pati një rënie të vogël dhe një dëmtim më 25 tetor kundër Interit që e la jashtë deri tani. Gjatë kampionatit dhe Ligës së Kampionëve ka luajtur 11 ndeshje, me 4 gola dhe 2 asistime. Ka pasur paraqitje të shkëlqyera, por edhe nën nivelin e tij. Problemi më i madh? Përshtatja taktike me MekTominei, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kontes. Disa thonë që Napoli luan më mirë pa të, por ky është një mendim i pasigurt dhe pa mbështetje në statistika.

Luka 4.5: me investimin e tij, Luka ka qenë një nga zhgënjimet më të mëdha të merkatos. Ish-lojtari i Udineses ka 18 paraqitje dhe vetëm një gol. Pritshmëritë ishin të mëdha, por nuk i arriti. Me rikthimin e Lukaku, duket se largimi i tij në janar është i sigurt.

Bojkema 5.5: për shkak të mungesës së Rrahmanit dhe Buonxhornos, ai ka luajtur më shpesh, por ka pasur paraqitje të ndryshueshme. Ka 15 paraqitje dhe një gol. Nuk është dështim, por as një sukses.

Lang 5: pritej shumë nga ai, pasi cilësitë e tij janë të padiskutueshme, por ka luajtur vetëm tani, për shkak të mungesave të shumta në mesfushën e Kontes. Deri tani ka 20 paraqitje, por me vetëm 709 minuta dhe një gol kundër Atalantës. Fillimi i sezonit ishte i dobët, por tani duket se ka një rritje të vogël.

Milinkoviç-Saviç 7: erdhi për të garuar për një vend titullari me Meretin, dhe për shkak të dëmtimit të këtij të fundit, ai mori vendin e titullarit në tetor. Ka 20 paraqitje, 21 gola të pësuar, ka shpëtuar disa penallti dhe ka shënuar një gol nga penalltia. Ka bërë disa gabime, por gjithsej ka qenë i besueshëm.

Gutierrez 6: ka luajtur pak, vetëm 13 ndeshje me 538 minuta në total, por nuk ka dështuar. Nuk është ende gati për të qenë titullar, por mund të jetë i dobishëm në të ardhmen.

Elmas 6: ai ka një paradoks – ka luajtur shumë mirë, por ka 0 gola dhe asistime. Është një lojtar i rëndësishëm për Konten dhe ka kontribuar shumë me paraqitje të forta.

Hojlund 7: nuk është shumë i qëndrueshëm, por ka pasur një ndikim pozitiv. Ka 7 gola dhe 3 asistime në 19 ndeshje. Dy golat ndaj Milanit në Superkupë ishin shumë të rëndësishëm, pasi kontribuoi në fitimin e trofeut

INTER  Boni 7.5: ka tejkaluar çdo pritshmëri. Në Parma kishte filluar mirë, por kishte pasur rënie. Me Interin ka treguar cilësi të mëdha, me 20 paraqitje, 5 gola dhe 6 asistime.

Suçiç 6.5: ka pasur periudha të mira, pastaj më pak, por tani është rikthyer në formë. Ka 22 paraqitje, 1 gol dhe 2 asistime. Ka ende mundësi të rritet.

Luis Henrike 4.5: ka pasur vetëm 15 paraqitje dhe një asistim, shumë pak për një lojtar që do të duhej të garonte për vendin e titullarit me Dumfris. Ka pasur paraqitje të zakonshme, por mund të rritet.

• Pio Esposito 7.5: një lajm i shkëlqyer për të ardhmen e Interit. Ka një trup të shkëlqyer, inteligjencë taktike dhe një përkushtim të madh. Ka 19 paraqitje, 3 gola dhe 3 asistime, dhe ka marrë një thirrje në Kombëtaren e Italisë.

Diuf 4: është pritur shumë, por ka dështuar. Pasi ka luajtur vetëm 8 ndeshje, me 1 gol në Kupën e Italisë, ka pasur pak mundësi për t’u treguar.

Akanzhi 7: ka sjellë atë që pritej – përvojë, taktika dhe mbrojtje solide. Ka 19 paraqitje, por asnjë gol dhe asistim. Shumë i rëndësishëm për Interin.

MILAN Riçi 6: i blerë herët në merkato, do të ishte regjisori i ri i Milanit, por me ardhjen e Modriç, ka pasur më pak hapësira. Ka 15 paraqitje, një gol dhe dy asistime. Ka rritur nivelin në javët e fundit dhe mund të mësojë shumë nga Modriç.

Terracciano 6: është marrë si zëvendësues i Menjan, por ka luajtur vetëm dy herë dhe nuk ka pësuar gola. I besueshëm.

Estupinan 5: nuk ka pasur paraqitje të mira dhe ka lënë hapësirë për rritjen e Bartesaghi. Ka 11 paraqitje dhe vetëm një asistim.

Jashari i pa gjykuar: ka luajtur vetëm 4 ndeshje, por ka lënë përshtypje të mira, ndonëse duhet të rritet.

Atekame 6: ka qenë mbi pritshmëri. Nuk është i shkëlqyer, por ka pasur disa paraqitje të mira dhe një gol të rëndësishëm.

De Uinter 4.5: nuk ka qenë i mirë në paraqitjet e tij dhe ka pasur shumë vështirësi.

JUVENTUS Kostiç 5.5: pas fillimit të mirë, ka pasur një rënie të dukshme. Ka 12 paraqitje, 2 gola dhe 1 asistim.

Dejvid 4.5: ka pasur shumë mundësi, por ka dështuar. Ka 22 paraqitje, me vetëm 3 gola dhe 1 asistim.Sulmuesi kanadez i ardhur me bujë nga Lilë ka edne nevojë të konfirmohet.

Zhoao Mario 4: ka pasur 11 paraqitje dhe një asistim, por ka zhgënjyer.

Zhegrova i pa gjykuar: ka pasur shumë probleme me lëndimet dhe ka luajtur shumë pak.

Openda 5.5: ka rritur nivelin në ndeshjet e fundit, por ende ka shumë për të dhënë.

ROMA El Ajnaoui 5.5: pas një paraqitjeje të mirë në fazën përgatitore, nuk ka mundur të vazhdojë. Ka 18 paraqitje, një gol dhe një asistim.

Ferguson 4: ka pasur shumë vështirësi dhe ka arritur vetëm 3 gola dhe 1 asistim në 17 paraqitje.

Uesli 7: ka qenë i shkëlqyer për Gasperinin, me 18 paraqitje dhe 3 gola.

Ghilardi i pa gjykuar: ka luajtur pak, vetëm 4 ndeshje.

Beili 5: nuk ka arritur të japë atë që pritej nga ai.

Tsimikas 5: ka luajtur shumë pak dhe ka dhënë vetëm një asistim në Europa League.

The post Bilanci i Serisë A/ Vlerësimet e “bigëve” në merkatot e fundit, cilat janë blerjet e goditura nga skuadrat e mëdha? appeared first on Albeu.com.

Partneri dhe motra e tij u vranë në oborrin e shtëpisë, banorja e “Big Brother” bën rrëfimin tronditës: Nuk e doja më jetën, do martoheshim…

By: V K
31 December 2025 at 09:27

Juela ka bërë një rrëfim tronditës në “Big Brother VIP”, për vrasjen e partnerit dhe motrës së tij.

Në lot ajo ka treguar se si ndodhi e gjithë ngjarja, teksa ka qenë momenti tronditës që i ka dhënë goditje të fortë në jetë.

Banorja deklaroi se nuk e ka dashur më jetën pas vrasjes së njerëzve të saj të dashur, teksa ka shtuar se familjarët e kanë ruajtur gjatë gjithë kohës për të mos e lejuar t’i bëjë keq vetes.

“Besoj që ia kam dalë në jetë pavarësisht vështirësive që kam kaluar në jetë. Jam e bindur që jeta do të më përplasë përsëri, gjëra të bukura gjëra të vështira.

Familja ime jeton në Milano, kemi 21 vite atje. Kam tre motra të mrekullueshme, me dy prindër që lanë jetën e tyre për të na dhënë shkollimin e duhur neve. Babi është një burrë shumë i fortë, ai është rritur edhe jetim, mbase dashuria e madhe që ka për femrën si një figurë që duhet mbrojtur.

Dua vërtetë të bëj krenare familjen time, me gjithë shpirt.

Dashuria me Ledin ishte që ne kuptoheshim pa folur. Dashuria zgjati tre vite e gjysëm, deri në vitin 2020. Kishte një merak për motrën së bashku me tre vajzat e saj. Ai erdhi në Shqipëri, për të rregulluar situatën.

Ledi e donte motrën dhe donte t’i mundësonte një jetë më të mirë në Itali pas ndarjes nga burri, e po përpiqej t’i bënte letrat.

Një ditë motra e Ledit kishte mbyllur turnin dhe ai po e priste për tu kthyer në shtëpi, por ishte hera e parë që pasi më shkroi nuk më hapi më telefonin.

Kam marrë mamin e Ledit në telefon dhe ma ka hapur telefonin vajza e madhe e motrës së Ledit, më tha nëna po ulëret në oborr, kanë vrarë dajën dhe mamin. Kam nisur të ulëras.

Një vëlla dhe një motër të vrarë në rrëshen, i dyshuar ish-burri i motrës. Mu duk jeta e copëtuar në 1 mijë copa, akoma s’më besohej. Do martoheshim në verën e viti 2020.

Nuk e kam besuar nëse kjo është e vërtetë. Nuk doja të bërtisja. Nuk do të doja që Ledi të më shihte të shkatërruar edhe në ditën e vdekjes së tij. Nuk e kisha menduar që do të vishesha me të zezë. Ishte e tmerrshme që të shihja një vëlla dhe një motër që po varroseshin në një vend, në të njëjtën ditë.

Për një vit rresht mami më ruante në dush dhe motra flinte me mua. Kam thënë gjatë gjithë kohës që nuk e dua jetën, nuk e imagjinoja jetën time ma Ledin”, tha Juela në rrëfimin e saj.

The post Partneri dhe motra e tij u vranë në oborrin e shtëpisë, banorja e “Big Brother” bën rrëfimin tronditës: Nuk e doja më jetën, do martoheshim… appeared first on Albeu.com.

Çfarë duhet të dini në natën e ndërrimit të viteve, zakone të vjetra për një vit të mbarë

By: V K
31 December 2025 at 09:13

Nata e Vitit të Ri, festohet gjerësisht në botë dhe është një ditë kur të gjithë mundohen të harrojnë të gjitha streset dhe të kalojnë mirë në shoqërinë e njerëzve të dashur.

Mes shumë traditave që e shoqërojnë këtë festë, siç janë bakllavaja, gjeli i detit dhe mbushja e tryezës plot me ushqime të mira, ekzistojnë edhe shumë besëtytni, të cilat dashur-padashur i besojmë.

Disa besëtytni i kemi të dëgjuara nga gjyshet, disa të tjera i kemi huazuar nga vendet e ndryshme të botës, por shumë njerëz i respektojnë.

Cilat janë disa prej këtyre besëtytnive, që njerëzit besojnë për natën e ndërrimit të viteve?

Gatimi i thjerrëzave

Besëtytnia e gatimit të thjerrëzave vjen nga Italia dhe simbolizon monedhat, pasi në antikitetin romak dhurohej gjithmonë një çantë me thjerrëza duke shpresuar që ato të shndërroheshin në monedha.

Hapja e një kokërr shege

Një kokërr shegë e hapur dhe e vendosur mbi tryezën e shtëpisë mendohet të sjellë mbarësi. Grekët mendojnë se ky frut është fatsjellës për nisjen e vitit. Ata e përplasin shegën në derën kryesore të shtëpisë dhe sa më shumë kokrra të dalin prej saj, aq më i mbarë do të jetë viti.

Konsumimi i rrushit

Në Spanjë njerëzit konsumojnë 12 kokrra rrush natën e Vitit të R, nga një kokërr për çdo muaj. Sipas tyre ky frut simbolizon bollëkun.

Frutat e rrumbullakëta

Në disa vende të tjera, kryesisht në Filipine, tryeza mbushet me fruta të rrumbullakëta, pasi kjo është forma e monedhave dhe supozohet të sjellë të ardhura.

Puthja

Një tjetër gjë që mendohet të sjellë mbarësi është shkëmbimi i një puthjeje në mesnatë.

Hapja e një shisheje shampanjë

Edhe shampanja sjellë mbarësi, kështu që sigurohuni që të hapni një shishe shampanjë në mesnatë për të festuar mbërritjen e Vitit të Ri.

Por, cilat janë gjërat që nuk duhet të bëjmë natën e ndërrimit të viteve, pasi mendohet se sjellin fat të keq?

Viti i Ri nuk duhet t`ju gjejë me borxhe

Shumë njerëz mendojnë se nëse Viti i Ri ju gjen me borxhe, edhe vitin që vjen do ta kaloni duke marrë borxhe.

Mos e mbaroni të gjithë pjatën

Viti i Ri duhet t`ju gjejë me tavolinën plot, kështu që kujdesuni që të lini diçka në pjatë dhe të mos i konsumoni të gjitha para se ora të shënojë 00:00.

Mos i prisni bananet

Bananet mendohet se sjellin fat të keq. Nëse i keni në shtëpi, mos i prisni dhe as mos i konsumoni natën e Vitit të Ri, lërini për të nesërmen (gjithmonë nëse jeni supersticiozë).

Ushqime të tjera që duhet të evitohen janë gjërat me krahë, si pula, pasi mendohet se fati fluturon tutje nëse i konsumoni. Po ashtu, nuk duhet të konsumohet arragosta, duke qenë se ajo ecën mbrapsht dhe njësoj mund të ecë fati juaj vitin që vjen.

The post Çfarë duhet të dini në natën e ndërrimit të viteve, zakone të vjetra për një vit të mbarë appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
31 December 2025 at 08:39

Në tregun e këmbimit valutor sot, (31 dhjetor 2025) një dollar amerikan, do të blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.7 lekë.

Euro, blihet me 95.7 lekë dhe do të shitet me 97.1 lekë.

Franga zvicerane, blihet me 102.5 lekë dhe shitet me 104 lekë.

Paundi britanik, blihet me 109 lekë dhe shitet me 110.5 lekë.

Dollari kanadez, këmbehet me 59 lekë në blerje dhe me 60.5 lekë në shitje.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri në 2028

By: V K
31 December 2025 at 08:12

Aktiviteti i ambulancave, poliklinikave dhe spitaleve publike është në rritje vitet e fundit nga plakja e popullsisë dhe rritja e barrës së sëmundjeve në popullatë, por nga ana tjetër, shpenzimet për sektorin e shëndetësisë si në raport me PBB-në, ashtu edhe me shpenzimet buxhetore në përgjithësi vijnë në ulje në periudhën afatmesme.

Të dhënat në projektbuxhetin afatmesëm 2026–2028, që u botua së fundmi në Fletoren Zyrtare, tregojnë se fondet me target vetëm shëndetësinë janë shumë më të ulëta sesa raportohen zyrtarisht, për shkak se brenda buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë është përfshirë edhe ndihma ekonomike.

Këtë vit buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë është rreth 80 miliardë lekë, nga të cilat 53 miliardë lekë janë për funksionet e shëndetësisë dhe 27,3 miliardë lekë janë për ndihmën ekonomike.

Në total buxheti i shëndetësisë këtë vit është sa 3% e PBB-së, nga të cilat 2 për qind janë për shëndetësinë dhe 1% e PBB-së për ndihmën ekonomike.

Në vitin 2028 buxheti i total i shëndetësisë është planifikuar 82 miliardë lekë, nga të cilat 29.5 miliardë lekë janë për ndihmën ekonomike, duke zënë 1%, dhe 52 miliardë lekë për shëndetësinë, duke zënë vetëm 1.7% të PBB-së.

Të dhënat tregojnë se fondi i dedikuar shëndetësisë do të vijë në ulje si në vlerë ashtu edhe si për qind e PBB-së.

Nga 53 miliardë lekë këtë vit, për vitin 2028 janë planifikuar 52.6 miliardë lekë me rënie 1.4%.

Të dhënat tregojnë se ekonomia po rritet më shpejt sesa financimet për shëndetësinë. Kjo sjell ulje të peshës së sektorit në PBB dhe një presion në sistem, sidomos në një kohë që kërkesat për shërbime shëndetësore publike vijojnë të rriten.

Shqipëria mbetet nën mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor për financimet në shëndetësi. Serbia shpenzon rreth 5% të PBB-së për shëndetësinë publike, Maqedonia e Veriut mbi 4%, ndërsa Bosnja rreth 6%. Edhe vendet me të ardhura të ngjashme si Kosova (rreth 3% e PBB-së) kanë një peshë buxhetore më të lartë se Shqipëria.

Kjo diferencë është edhe më e dukshme kundrejt standardit europian, ku buxhetet publike të shëndetësisë variojnë mesatarisht nga 7% deri në 10% të PBB-së (me Italinë rreth 7.2%, Spanjën rreth 7.6% dhe Gjermaninë mbi 9%.

Të dhënat buxhetore tregojnë se teksa ekonomia rritet, qeveria nuk është aftë të shpërndajë atë në më shumë shërbime sociale të tilla si financimi i arsimit, shëndetësisë dhe familjeve të varfra./ Monitor

The post Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri në 2028 appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 31 Dhjetor 2025, temperatura të ulëta dhe reshje dëbore

By: V K
31 December 2025 at 07:49

Ditën e fundit të këtij viti, vendi ynë do të përjetojë mot tipik dimëror, i karakterizuar nga temperatura të ulëta dhe vranësira të shpeshta, veçanërisht në zonat veriore dhe malore.

Në relievet malore verilindje – lindje e juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës.

Prezencë e ngricave në akset rrugore kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

The post Parashikimi i motit 31 Dhjetor 2025, temperatura të ulëta dhe reshje dëbore appeared first on Albeu.com.

Nga ekzekutimi në sallën e gjyqit të gjyqtarit Kalaja, tek atentati në Rinas, ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën

By: V K
31 December 2025 at 07:40

Viti 2025 u shënua nga disa ngjarje të rënda kriminale që tronditën publikun dhe rendin në vend.

Gjatë periudhës 1 janar-30 nëntor 2025, janë regjistruar 39 vrasje në territorin e Shqipërisë, ndërsa 8 prej tyre mbeten ende me autorë të paidentifikuar, kryesisht në zonat e Shkodrës dhe Lezhës. BalkanWeb sjell si më poshtë ngjarjet kriminale më të bujshme të vitit që sapo lëmë pas.

SKEDAT E KRIMIT

-Në 6 janar 2025, u regjistrua vrasja e Ramzan Matajt në Dragoç, Shkodër, i gjetur i vrarë brenda makinës së tij. Për krimin u arrestuan Arjon dhe Klisman Hasaj.

-Në 12 janar të 2025-ës u vra Bujar Nasufi në Tiranë, krim për të cilin u arrestuan vëllezërit përmetarë Voltan e Jugert Xhani. Ata dyshohen të jenë të implikuar ne cilësinë e organizatorëve dhe financuesve në vrasjen e biznesmenit, ngjarje që ndodhi në afërsi të zonës së njohur si Pallati me Shigjeta në Tiranë.

-Në 13 janar u vra Kristian Marku në Vlorë. Dosja e tij penale përmbante një sërë akuzash që lidhen kryesisht me përfshirjen në konfliktin e përgjakshëm mes fiseve Reçi, Gjini dhe Bardhi në qytetin e Rrëshenit.

-Në 24 janar vritet Lulzim Visha në Tiranë. Në pranga për krimin përfundoi Eduart Lami, 37-vjeç.
27 shkurt 2025 solli një tjetër vrasje të rëndë në Shkodër, ku u vra Pavlin Preka, krim për të cilin janë arrestuar Vasel Koçeku, 43 vjeç dhe Klaudio Lisaj, 20-vjeç.

-Më 17 prill 2025 u regjistrua vrasja e Gjovalin Prendit në Lezhë, edhe ky rast pa autorë të arrestuar, ndërsa si motiv dyshohet se është hakmarrja.

-Sakaq, një tjetër krim u regjistrua më 1 qershor 2025, ku u vra Pjetër Kazës, në Lezhë. Edhe ky krim dyshohet se ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes që daton në 1994 mes fiseve Gjini dhe Kaza.

-Më 4 qershor 2025, në qytetin e Durrësit, u vra Ermir Dedja (29 vjeç), ngjarje e cila çoi në arrestimin e dy personave, Erion Ndoni dhe Klodian Berisha, ndërsa një tjetër i shpallur në kërkim Xhuljano Dyrmishi, dyshohet për përfshirje në këtë vrasje dhe në organizimin e saj kriminal.

-Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi më 4 gusht 2025 në Vau të Dejës, kur u vra Frrok Lleshaj, edhe ky rasti mbetet i pazbardhur nga policia. Ndonëse nuk ka të arrestuar, pista kryesore e vrasjes për policinë mbetet ajo e gjakmarrjes. Hasmëria mes familjes Lleshaj dhe dy familjeve të tjera ka prodhuar që nga fillim vitet ’90, 5 viktima deri më tani.

Frrok Lleshaj është i treti që vritet pas djalit dhe vëllait të tij në fillim vitet ’90 ndërsa të vrarë janë edhe kushëriri i tij Dodë Lleshaj me të cilin lindi konflikti dhe një shtetas tjetër nga Puka. Gjithçka nisi në vitin 1991 kur djali i 65-vjeçarit u vra në Greqi.

-Më 14 gusht mbeti i vrarë 14-vjeçar. I mituri Erald Xhejo u vra me thikë nga një bashkëmoshatar, pas një sherri për motive banale.

-Pirro Prroni (61 vjeç), u vra më 28 gusht 2025 në Abat i Postribë, ndërsa autori Ndoc Maçaj u dorëzua në polici.

-Kristian Kola (34 vjeç), u vra më 4 shtator 2025 pas një sulmi me armë në Shkodër.

-Armando Pali dhe Liridon Kraja (alias Lusha), u vranë më 8 shtator 2025 në një bar pranë Shkodrës në një sulm me armë, ku u plagosën edhe të tjerë. Autor Ragip Gila u arrestua.

-Më 18 shtator u nxor pa jetë në një humnerë Mirel Çokaj, ndërkohë familjarët e tij pretendojnë se ai është vrarë për parcelat e kanbanisit. Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet.

-Ndërkohë, ngjarja më kriminale e këtij viti padyshim ishte vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja më 6 tetor 2025 në sallën e gjyqit. Kalaja u qëllua për vdekje brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë nga një i pandehur gjatë një seance për një konflikt pronësie.

Dy persona të tjerë u plagosën, ndërsa për krimin u arrestua Elvis Shkambi, ndërsa për përkrahje të autorit u arrestua xhaxhai i tij, Gjon Shkambi. Akti tronditi sistemin e drejtësisë dhe pati reagime nga institucionet më të larta të shtetit.

-Krim i dyfishtë u regjistrua në 22 tetor, ku pas një sherri banal u vranë Flori Paluçi dhe Aranit Kurti. Ngjarja ndodhi jashtë një lokali në Manzë, ndërsa sherri nisi për një kafe.

-Një tjetër ngjarje e rëndë ishte ajo e ndodhur më 28 tetor të vitit që sapo lëmë pas, ku 42-vjeçari Keli Hoxha u vra nga Kristo Mema. Sherri nisi për kalin e autorit të dyshuar të krimit. Ky i fundit u arrestua pasi tentoi të arratisej.

-Po në këtë ditë, më 28 tetor, Filip Shehu, 41 vjeç, vrau kuzhinierin Indrit Ismaillari, 34 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital pas goditjeve fatale me thikë.

Ndërkohë, një tjetër ngjarje e rëndë pasoi atë ditë, ku 25-vjeçari Marjan Kodheli vrau me thikë në banesën e tyre babanë, Pjetër Kodhelin. Ndonëse tentoi të arratisej, ai u arrestua nga policia.

-Më 11 nëntor 2025 u regjistrua atentati në afërsi të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe agjenti i AMP-së, Muçi Shaliani (Sheqeri).

-Më 26 nëntor, në Durrës mbeti i plagos pas një sherri për motive të dobëta 15-vjeçari Erion Boba. Ai ndërroi jetë në spital pas 9 ditësh, ndërsa një bashkëmoshatar u arrestua për krimin që zanafillën e sherrit e kishte në TikTok.

-Më 30 nëntor vritet në ambientet e biznesit të tij, brenda makinës Mondi Mëhall, në Elbasan, krim për të cilin janë arrestuar disa persona.

The post Nga ekzekutimi në sallën e gjyqit të gjyqtarit Kalaja, tek atentati në Rinas, ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 30 December 2025Main stream

Aksident i trefishtë në aksin rrugor Lushnjë-Fier/ Përplasen 3 automjete, policia dhe ambulanca në vendngjarje

By: V K
30 December 2025 at 16:01

Një aksident me përfshirjen e tre mjeteve në aksin rrugor Lushnjë-Fier, ka ndodhur pasditen e sotme.

Policia e qarkullimit në vendngjarje po disiplinon trafikun e rënduar në autostradë dhe po dokumenton ngjarjen.

Dy ambulanca u nisën drejt vendit të ngjarjes por asnjë nga personat e përfshirë në aksidentin me tre mjete nuk ka lëndime serioze dhe ambulancat janë kthyer bosh.

Mjeti tip Benz pasi është përplasur ka përfunduar në kanalin përgjatë autostradës.

Fatmirësisht vetëm dëme materiale nga aksidenti ku trafiku është rënduar së tepërmi edhe pasi në vendngjarje kanë mbërritur 6 efektivë të policisë së qarkullimit rrugor.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe zjarrfikësit e Lushnjes, për të pastruar aksin rrugor nga plastikat dhe vaji i makinave që është derdhur në rrugë në mënyrë që të mos ketë probleme të mëtejshme.

The post Aksident i trefishtë në aksin rrugor Lushnjë-Fier/ Përplasen 3 automjete, policia dhe ambulanca në vendngjarje appeared first on Albeu.com.

U ekstradua nga Britania e Madhe, gjykata e Elbasanit i jep pafajësinë Donald Hoxhës

By: V K
30 December 2025 at 15:21

Gjykata e Elbasanit, rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për shpalljen fajtor dhe burgosjen e një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Roland Rexhepit (foto poshtë), agjentit të Antidrogës “Doda”, në vitin 2009.

Në përfundim të procesit, gjykata shpalli të pafajshëm Donald Hoxhën (foto poshtë), i cili ishte kapur në Angli dhe ekstraduar nga Londra, teksa në shkurt të këtij viti organi i akuzës mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për proces në Gjykatën e Elbasanit.

Ai ka qenë i dyshuar për veprën penale të vrasjes me paramendim, ndërsa në pretencë seancën e kaluar, Prokuroria kërkoi dënimin me 16 vite burgim. Hoxha akuzohej se kishte pasur rolin e ndihmësit në krim.

Më herët për vrasjen e Dodës, janë dënuar Florind Shabani, Armand Llakaj, Marjus Tafaj, ndërsa Gëzim Balla vijon të jetë në kërkim.

Çfarë deklaroi Prokuroria:

“Prokuroria e Elbasanit përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin Donald Hoxha për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ të ish-efektivit të policisë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin Donald Hoxha, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.833/3 të vitit 2009, prokuroria arriti në përfundimin se shtetasi në fjalë ka kryer veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/a dhe 25 i Kodit Penal ndaj viktimës R.R. ish-efektiv i policisë i vrarë në vitin 2009. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan vijon hetimet në lidhje me zbulimin dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm në lidhje me këtë ngjarje”, njofton Prokuroria.

 

 

Për ekzekutimit e ish-efektivit të antidrogës, deri tani janë arrestuar 4 autorë, Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, të dy të dënuar me 24 dhe 23 vite burg, Florind Shabani, i ekstraduar në fillim të janarit 2022 nga Gjermania, si dhe Donald Hoxha. Ndërkohë në kërkim rezulton Gëzim Ballën. Të pestë dyshohet se në bashkëpunim kanë ekzekurtuar ish-oficerin e krimeve.

Si u vra ish-agjenti Roland Rexhepi, me nofkën “Doda”

Ekzekutimi i ish-oficerit të Policisë, Roland Rexhepi u realizua mëngjesin e 23 korrikut të vitit 2009. Ai ka mbetur i vdekur në vend, pasi ndaj tij është qëlluar me breshëri nga dy armë zjarri të llojit automatik, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Autorët ishin të maskuar, por ekspertët e kriminalistikës kanë mundur të sigurojnë provat e ADN-së të gjetura në një motor, në bishta cigaresh apo në një kapuç të gjetur më vonë.

Krahasimi i tyre ka bërë të mundur zbardhjen e identiteteve të autorëve, edhe pse dy të dënuarit nuk e kanë pranuar asnjëherë krimin. Në rastin e Florind Shabanit kanë qenë autoritetet hetimore nga Gjermania ato që kanë sjellë provat e ADN-së së tij pasi rezulton i dënuar në shtetin gjerman për lëndë narkotike. Autoritetet shqiptare kanë krahasuar ADN-në e tij me atë të babait, Ismail Shabani.

Ndërkohë që Policia e Shtetit nuk kishte zbardhur ende vrasjen e ish-efektivit, në një atentat me armë zjarri dy vite më vonë vritet në qendër të Elbasanit biznesmeni Ilir Rexhepi, vëllai i ish-efektivit të antikrimit në Policinë e Elbasanit.

Rexhepi u ekzekutua më 30 dhjetor të vitit 2011. Në pamjet e kamerave të sigurisë duket një person që largohet duke çaluar, pasi ndaj atentatorit u kundërpërgjigj me armë biznesmeni, i cili humbi jetën pak momente më vonë.

The post U ekstradua nga Britania e Madhe, gjykata e Elbasanit i jep pafajësinë Donald Hoxhës appeared first on Albeu.com.

U denoncua nga ish-bashkëjetuesi, ndalohet nga policia drejtoresha e Ministrisë së Brendshme, ja për çfarë akuzohet

By: V K
30 December 2025 at 14:51

Pak ditë më parë, policia e Tiranës, ka ndaluar drejtoreshën e ministrisë së Brendshme, Alma Bime, e dyshuar për kanosjen e një shtetasi të huaj përmes mesazheve dhe djegien e orendive shtëpiake të ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori.

Tomori ka një vilë tre katëshe në rrugën “Hysen Xhura” në Kinostudio dhe prej disa kohësh kishte punësuar një të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri që jetonte në katin e parë të vilës dhe kujdesej për kopshtin.

Sipas News 24, Bime është zënë me ish-bashkëjetuesin kohë më parë dhe i ka djegur krevatin në vilë.

Më pas është konfliktuar edhe me të huajin, të cilin e ka akuzuar për bashkëpunim me ish-bashkëjetuesin e saj dhe se do t’ia hiqte lejen e qëndrimit.

Denoncimi është bërë nga Tomori, i cili ka marrë dëshmitarë edhe punëtorin e huaj, për të provuar mesazhet kërcënuese të Bimes ndaj tij.

The post U denoncua nga ish-bashkëjetuesi, ndalohet nga policia drejtoresha e Ministrisë së Brendshme, ja për çfarë akuzohet appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Rama: Akoma s’e kam marrë vesh se çfarë ka bërë Veliaj, kushtetuesja tha se Tirana e ka kryetarin, ta nxjerrin dhe të bëjë detyrën

By: V K
30 December 2025 at 14:37

Kryeministri Edi Rama, u ndal edhe te arrestimi i Erion Veliajt, teksa tha se kryebashkiaku i Tiranës mbahet në paraburgim pa gjyq.

Ai theksoi se tentuan që t’i jepnin Tiranës një kryetar të ri, por shtoi se u pengua nga organet e drejtësisë, duke iu referuar kthimit në detyrë të Veliajt nga Gjykata Kushtetuese.

Ky koment i kryeministrit, erdhi në përgjigje të një prej pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës së fundvitit se çfarë pritet të bëhet me bashkinë më të madhe në vend.

Ai theksoi se nuk mund t’ia adresojë këtë pyetje për shkak se tentativa e tyre u rrëzua nga vendimi që dha Kushtetuesja, e cila tha se Tirana e ka kryetarin.

“Po ku e ka”?- shtroi pyetjen kryeministri, duke shtuar se nuk ka edhe një vit e gjysmë për zgjedhjet, dhe se kryeqyteti duhet të ketë në zyrë kryetarin e bashki.

Kryeministri theksoi gjithashtu se ende nuk e ka kuptuar saktësisht se çfarë ka bërë Veliaj, duke shtuar se, “korrupsion në kuptimin e fjalës korrupsion s’e kam parë”.

Ai tha se kryetari duhet të gjykohet dhe nëse shpallet i fajshëm të futet në burg.

Pjesë nga fjala e Ramës:

I kyçur në qeli, pa gjyq. Ndërkohë që vazhdon kërkimi i provave. Unë akoma se kam marrë vesh se çfarë ka bërë konkretisht. S’e kam kuptuar çfarë ka bërë, korrupsion në kuptimin e fjalës korrupsion s’e kam parë. Mbase s’e kam parë unë. Di një gjë që çdo qytetar që nuk është pjesë e organizatave kriminale, jo për këtë konceptin e ri që ka dalë tani grup i strukturuar se grup i strukturuar do të thotë një grup njerëzish që bëjnë keq për një qëllim të përbashkët. Këta janë tjetër gjë dhe natyrisht që këta, për rrezikshmërinë që kanë, ka shumë më tepër arsye për të menduar se paraburgimi është gjëja e duhur. Pastaj këto rastet e veprave të rënda kur përfshin edhe korrupsionin, në flagrancë, që përsëri është padiskutim fare e natyrshme që të përfundojë në paraburgim, të gjitha rastet e tjera të paraburgimit duhet të jenë të argumentuara.

Merret kryetari i bashkisë së Tropojës jo ke firmos jo nuk ke firmos, është firma jote apo jo. Si e bën ti këtë mo? Ai është zgjedh nga populli. Merre, gjykoj dhe në fund me prova fute në burg, nëse është për burg. Nuk mund ta burgosësh ti se do ti dhe se ndihesh ti i fortë. Ne e kemi, në mos gabohem, atë numrin e të paraburgosurve, 94 në 100 mijë veta ose në 1 mijë veta. Belgjika e ka 10. Belgjika ka më shumë kriminalitet se Shqipëria. Duke qenë se është kryeqyteti, edhe Tropoja nuk e ka luksin ta ketë në burg kryetarin e bashkisë, pavarësisht se është në arrest shtëpie. U bë viti dhe ka deri në zgjedhje, edhe një vit e gjysmë. Ça do të bëjmë? Rri s’ka problem. Unë e bëra një provë që t’i jepnim Tiranës një kryetar bashkie. Gjykata Kushtetuese tha se Tirana e ka kryetarin e bashkisë, po ku e ka? Ta nxjerrin, të bëjë detyrën dhe nëse gjendet i fajshëm të bëjë dënimin. Nëse gjendet i fajshëm të shkojë edhe të bëjë dënimin. Kjo nuk shkon. Këto janë probleme që duhen marrë seriozisht nga të gjithë, qeverisja e gjyqësorit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

The post Kryeministri Rama: Akoma s’e kam marrë vesh se çfarë ka bërë Veliaj, kushtetuesja tha se Tirana e ka kryetarin, ta nxjerrin dhe të bëjë detyrën appeared first on Albeu.com.

Shkëlqeu me dy asiste, futbollisti shqiptar bëhet pjesë e formacionit të javës në Serie A

By: V K
30 December 2025 at 14:14

Është mbyllur java e 17-të në Serie A, me Mërgim Vojvodën që ka shkëlqyer me skuadrën e tij, Komo.

Ai dha dy asiste kundër Leçes, duke u bërë një ndër futbollistët më të vlerësuar të ekipit të Fabregas.

Vojvoda është bërë pjesë e formacionit të javës nga SofaScore, teksa është vlerësuar me notën 7,8.

 

The post Shkëlqeu me dy asiste, futbollisti shqiptar bëhet pjesë e formacionit të javës në Serie A appeared first on Albeu.com.

A është Ergys Agasi pjesë e skuadrës së suksesshme e AKSHI-t? Edi Rama: Mirlinda Karçanajn e njoh prej 20 vitesh, jeton në shtëpi me qira

By: V K
30 December 2025 at 14:00

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, u pyet nëse Ergys Agasi ka qenë apo jo pjesë e skuadrës së AKSHI-t, që ai e quajti një ‘skuadër të suksesshme’.

Ai nuk pranoi të japë shumë komente për të, por vlerësoi drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, që siç deklaroi e njeh prej 20 vitesh.

Rama tha se Karçanaj ndodhet me masë sigurie “arrest ne shtëpi” ne një banesë me qira.

Sipas tij, Karçanaj “është protagonistja e transforimit dixhital të Shqipërisë me një respekt ndërkombëtar”.

“Unë nuk mund të bëj asnjë koment për gjysmë të vërteta që dalin lart e poshtë, do bëhen hetime, do bëhet gjykim dhe është një proces që do tregohet në fund.

Unë di që gjë që në krye të skuadrës së AKSHI-t është një grua që ka respektin tim të padiskuteshëm, Linda Karçanaj, e cila është në masë sigurie në një shtëpi me qira ku jeton, pasi ka jetuar deri pak vite më parë në shtëpinë që dikur ishte e prindërve në një apartament të kohës së komunizmit. E njoh prej 20 vitesh, punon pa orar dhe që ka udhëhequr këtë transformim që është epokal për Shqipërinë. Këtë di ta them me plot gojën. Është protagonistja e transforimit dixhital të Shqipërisë me një respekt ndërkombëtar.

Për pjesën tjetër që ju më pyesni unë po e përsëris, çfarë thoni ju sot, bazuar në copëza të nxjerrë rrugëve nga ata që duhet të ruajnë sekretin e hetimor nuk është mjaftueshme për të dalë mbi fajin apo pafajësinë e njerëzve. E kujdo qoftë. Janë çerek të vërteta sepse gjëja është shumë më e madhe. Kjo është e njohur ka ndodhur edhe në vendet e tjera”, tha Rama.

The post A është Ergys Agasi pjesë e skuadrës së suksesshme e AKSHI-t? Edi Rama: Mirlinda Karçanajn e njoh prej 20 vitesh, jeton në shtëpi me qira appeared first on Albeu.com.

Për djegësit bëri kurban Arben Ahmetajn/ Berisha: Dosjet e Ballukut nxorën para botës fytyrën e hajdutit! Rama thotë se 16 faqet s’kanë prova, prandaj s’do i hiqet imuniteti

By: V K
30 December 2025 at 13:17

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, kryetari i partisë Demokratike, akuzoi nga konferenca e radhës për mediat ditën e sotme, kryeministrin Edi Rama se qëndron pas të gjitha aferave korruptive me “presto nome”, bashkë me zëvendësen e tij Belinda Balluku.

Ai u shpreh se abuzimet nisin që me inceneratorët në vend, për të vijuar te Tuneli i Llogarasë, Unaza e Madhe dhe së fundmi ajo e AKSHI-t, që e cilësoi “kopshtin privat” të kreut të ekzekutivit dhe familjes së tij.

Deklarata e Berishës për Ballukun dhe AKSHI-n:

“Damkosja e Edi Ramës nga mediat botërore, Kongresi amerikan, Parlamenti Evropian, Asambleja e OSBE-së, e çdo institucion ndërkombëtar botëror. Rama hoqi çdo maskë, ai është hajduti më i madh në historinë e kombit shqiptar.

E vërteta është se afera e tunelit të Llogarasë në vetëvete nuk është më e madhe, është më e vogël se afera e djegsit të Tiranës dhe djegësve në tërësi. Por në rastin e djegësve ai bëri kurban Arben Ahmetajt, që kishte refuzuar 5 herë të firmoste projektin e djegësit të Tiranës. Por me Troplinin e tij në SKAP arriti të mos merrej asnjëherë në pyetje për organizimin, si autor i djegësit të Tiranës dhe për kontot bankare të tij dhe Erion Velisë, ku u vodhën mbi 130 mln euro në Tiranë dhe mbi 400 milionë po të llogarisim edhe të Fierit. Por jo vetëm kaq, edhe në aferën e tunelit të Llogarasë, të Unazës së Madhe. Lubia nuk është gjë tjetër në aferë, veçse shërbëtore dhe hajdute, nuk vodhi pak, por zbatoi urdhrat e tij.

Dosjet e Lubi Ballukut nxorën para shqiptarëve dhe botës fytyrën e hajdutit të vërtetë, Edi Ramës. Ato dëshmuan se autori i vjedhjes së 93 mln eurove në tunel është Rama. Vjedhjet u bënë me firmë dhe urdhër të tij. Bëri provokimin më të madh për këto vjedhje, duke bllokuar kërkesat për Ballukun dhe veproi si organizatë e Partisë Socialiste. Dhe tani si një hajdut i papenduar thotë se 16 mijë faqet për Ballukun nuk kanë asgjë brenda, asnjë provë dhe ndaj nuk hiqet imuniteti i saj”.

The post Për djegësit bëri kurban Arben Ahmetajn/ Berisha: Dosjet e Ballukut nxorën para botës fytyrën e hajdutit! Rama thotë se 16 faqet s’kanë prova, prandaj s’do i hiqet imuniteti appeared first on Albeu.com.

PD kërkon mbledhje të Këshillit të Mandateve më 6 janar, Bardhi: Çështja Balluku po zvarritet

By: V K
30 December 2025 at 12:48

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha në një deklaratë për mediat se nuk ka ndodhur kurrë që të vonohet shqyrtimi i kërkesës nga Këshilli për Rregulloren e Mandateve për një periudhë dyjavore, me pretendimin absurd se e pandehura ka kërkuar tre javë për t’u mbrojtur.

Sipas tij, e pandehura, Belinda Balluku, që është përballur me akuza të rënda, mund të kërkojë edhe tre muaj ose tre vite, pasi çdo individ, kur kërkohet arrestimi i tij, tenton ta shtyjë dhe ta zvarrisë procesin sa më shumë të mundet.

Ai shprehu keqardhjen për faktin se në këtë rast, kërkesa e një personi që akuzohet për abuzim në vlerën e 1.1 miliardë eurove po merr prioritet, duke zvarritur procesin dhe duke e lënë pas kërkesën e prokurorisë.

Bardhi theksoi se kjo vonesë është pa precedent dhe ka për qëllim të mundësojë prishjen e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve dhe shtoi më tej se Partia Demokratike kërkon mbledhjen e Këshillit më 6 janar, ora 11:00.

“Nuk ka ndodhur kurrë që të vonohet shqyrtimi i kërkesës nga Këshilli dy javë, me pretendimin absurd se e pandehura ka kërkuar tre javë për t’u mbrojtur. E pandehura, e kam thënë edhe herës së shkuar, mund të kërkojë dhe tre muaj, mund të kërkojë edhe tre vite, sepse po kërkohet dërgimi i saj në burg. Dhe çdo njeri ndaj të cilit kërkohet arresti me burg, tenton ta shtyjë dhe ta zvarrisë këtë proces sa të mundet. Dhe unë ndjej keqardhje që për kryetarin e kuvendit dhe anëtarët e tjerë të mazhorancës në Këshillin e Mandateve, prevalon kërkesa e dikujt që akuzohet për abuzim 1.1 miliardë euro, përkundrejt kërkesës së prokurorisë.

Sepse siç e dini, prokuroria ka kërkuar shqyrtimin brenda tre, maksimumi pesë ditëve nga momenti që ka mbërritur kërkesa. Sot bëhen plot dy javë nga ky moment dhe ne ende nuk kemi as dëgjimin e prokurorisë për kërkesën që ajo ka sjellë në kuvend. Dhe nuk ka ndodhur kurrë me asnjë rast të mëparshëm që t’i jepet një kohë kaq e gjatë, aq më tepër kur është provuar që po prishen provat dhe po intimidohen. Dua të ju bëjm me dije se ne rithërrasim mbledhjen e këshillit ne 6 janar ora 11:00″,– tha Bardhi.

The post PD kërkon mbledhje të Këshillit të Mandateve më 6 janar, Bardhi: Çështja Balluku po zvarritet appeared first on Albeu.com.

Rama: SPAK nuk është opozita e qeverisë, puna e Prokurorisë së Posaçme, e vetmja pikë referimi e opozitës depresive për të goditur qeverinë

By: V K
30 December 2025 at 11:57

Për kryeministrin Edi Rama, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) nuk është opozita e qeverisë.

Rama konsideroi opozitën reale politike si depresive, ndërsa u shpreh se “puna e SPAK është e vetmja pikë referimi për të goditur qeverinë”.

“Dua t’ju them këtë, SPAK nuk është opozita e qeverisë, SPAK është një institucion i krijuar falë vullnetit të kësaj force qeverisëse, i mbështetur nga kjo forcë qeverisëse, i garantuar nga kjo forcë qeverisëse. Të tjerë u betuan që do ta shkrinin, por nuk e shkrinë dot sepse votat i kemi ne. Është një institucion që bën punën e vetë.

Depresioni i thellë në të cilën ndodhet opozita politike e qeverisë bën që puna e SPAK bën që të jetë e vetmja pikë referimi e opozitës depresive për të goditur qeverinë.

Natyrisht, të 700 tenxheret politike dhe mediatike, produktin e këtij procesi e marrin e ziejnë dhe gatuajnë gjellëra të ndryshme duke shfrytëzuar gjysmë të vërteta për të prodhuar një tym të jashtëzakonshëm që djeg sytë e publikut, që shurdhon publikun me presionin e vet dhe që dezinformon publikun thellësisht”, tha kryeministri Rama.

The post Rama: SPAK nuk është opozita e qeverisë, puna e Prokurorisë së Posaçme, e vetmja pikë referimi e opozitës depresive për të goditur qeverinë appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Rama: Në janar paga mesatare 833 euro, rroga minimale do të jetë 500 euro, ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

By: V K
30 December 2025 at 11:30

Ditën e sotme, në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama, foli për një rritje ekonomike pozitive.

Gjithashtu, kreu i shtetit u ndal tek rritja e pagave dhe pensioneve.

Sipas kreut të qeverisë në tremujorin e fundit paga mesatare ka qenë 833 euro, ndërsa duke nisur nga janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro.

Rama tha se rritja e pensioneve që nis në janar është përtej indeksimit.

Sipas tij, pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj nga janari i 2026 dhe keshtu do te vazhdojë te dyfishohet, trefishohet, katërfishohet vit pas viti.

Pensioni urban i pjesshëm do të rritet me 8 mijë lekë në muaj, pensioni rural me 1 mijë lekë në muaj, pensioni familjar do të rritet me 700 lekë në muaj dhe pensioni i invalidit do të rritet me 600 lekë në muaj.

Ndërkohë që bizneset e reja janë shtuar me 20%, investimet e huaja në 3 mujorin e 3 kanë pasur rritje mbi 10%. Stoku i investimeve të huaja është domethënës dhe më i lartë me mbi 10% krahasimisht me vitin e mëparshëm

Paga mesatare ka rezultuar 833 euro që është një rritje domethënëse. Kemi për pak ditë hyrjen në fuqi të ligjit për pagën 500 euro.

Duke filluar nga tetori i këtij viti është kryer indeksimi i pensioneve. Me hyrjen e vitit të ri nis edhe rritja e qëndrueshme e pensioneve përmes një mbështetje që do të shkojë duke u dyfishuar, trefishuar, katërfishuar, pesëfishuar vit pas viti.

Duke filluar nga janari pensionet do rriten përtej indeksimit. Rritja që ne do të bëjmë do të jetë domethënëse vit pas viti.

Kështu pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj. Do të dyfishohet në janarin 2027, trefishohet në janarin e 2028, katërfishohet në janarin e 2029 e kështu me radhë.

Pensioni urban i pjesshëm do të rritet me 8 mijë lekë në muaj

Pensioni rural me 1 mijë lekë në muaj

Pensioni familjar do të rritet me 700 lekë në muaj

Pensioni i invalidit do të rritet me 600 lekë në muaj”, tha Rama.

The post Kryeministri Rama: Në janar paga mesatare 833 euro, rroga minimale do të jetë 500 euro, ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Lezhë/ Një person gjendet pa shenja jete me plagë në trup nga arma e zjarrit, dyshimet e para

By: V K
30 December 2025 at 10:58

Ditën e sotme reth orës 10:05, një person është gjetur i vdekur në fshatin Spiten të Lezhës. Ai ka plagë nga arma e zjarrit dhe nga veprimet paraprake të dyshuara, dyshohet se ka qëlluar veten.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa policia ende nuk ka të dhëna për rrethanat e ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak:

Rreth orës 10:05, në banesën e tij, në fshatin Spiten, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, shtetasi P. P., 65-vjeç.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

The post E rëndë në Lezhë/ Një person gjendet pa shenja jete me plagë në trup nga arma e zjarrit, dyshimet e para appeared first on Albeu.com.

Nuk justifikonte pasuritë, Prokuroria e Shkodrës sekuestron llogaritë bankare të një personi të dënuar më parë (EMRI)

By: V K
30 December 2025 at 10:52

Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar llogaritë bankarë dhe të gjitha automjetet në pronësi të një personi, i cili ka qenë i dënuar më parë nga autoritetet franceze.

Bëhet fjalë për shtetasin Brigeno Binoshaj, i cili ka qenë i dënuar për trafik droge.

“Pas verifikimeve përkatëse kanë ekzistuar dyshime se ky shtetas dhe familjarët e tij zotërojnë pasuri apo të ardhura, shpërpjesëtimorë, në raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtari të ligjshme të deklaruara dhe as nuk përligjen prej tyre”, sqaron Prokuroria.

Njoftimi:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, u sekuestruan automjetet dhe mjetet motorrike të shtetasit B.B. dhe familjarëve të tij.

Nga hetimet rezultoi se, shtetasi Brigeno Binoshaj ka qënë dënuar më parë nga autoritetet franceze për veprën penale te “Trafikimit të lëndëve narkotike” të parashikuar nga neni 283/a të Kodit Penal dhe pas verifikimeve përkatëse kanë ekzistuar dyshime se ky shtetas dhe familjarët e tij zotërojnë pasuri apo të ardhura, shpërpjesëtimorë, në raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtari të ligjshme të deklaruara dhe as nuk përligjen prej tyre.

Për sa më sipër, bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” u sekuestruan:

Automjeti “Mercedes Benz”, Modeli S600L në emër të shtetasit B.B;

Motorri “Piaggio”, Modeli Gilera, në emër të shtetasit B.B;

Motorri “Yamaha”, Modeli MT09, në emër të shtetasit B.B;

Automjeti “Volkswagen”, Modeli Golf 2.0 TDI, në emër të shtetasit G.B;

Motorri “Yamaha”, Modeli YP250R, në emër të shtetasit G.B;

Automjeti “Lancia”, Modeli Y, në emër të shtetases E.B;

Të gjitha llogaritë bankare në emër të shtetasit B.B dhe familjarëve të tij.

The post Nuk justifikonte pasuritë, Prokuroria e Shkodrës sekuestron llogaritë bankare të një personi të dënuar më parë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

❌
❌