Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

ROMË – Papa Leone XIV takohet me udhëheqësen e opozitës venezueliane, Machado

12 January 2026 at 15:20

ROMË, 12 janar /ATSH-DPA/- Papa Leone XIV ka pritur sot udhëheqësen e opozitës venezueliane dhe laureaten e çmimit “Nobel për Paqen”, María Corina Machado.

Pas bastisjes së shpejtë të ushtrisë amerikane për të arrestuar udhëheqësin autoritar të Venezuelës, Nicolás Maduro, në Karakas më 3 janar, papa Leone bëri thirrje që sovraniteti i Venezuelës të respektohej.

“E mira e popullit të dashur venezuelian duhet të mbizotërojë ndaj çdo konsiderate tjetër”, tha ai.

Papa i parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha gjithashtu se po ndiqte “shqetësim të thellë” zhvillimet në vendin e Amerikës së Jugut.

Machado, e parë gjerësisht nga mbështetësit, si një shpresë kryesore për ndryshime politike në Venezuelë, ka vlerësuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump për ndërhyrjen e tij ushtarake, pavarësisht akuzave se ai ka shkelur ligjin ndërkombëtar.

Pas arrestimit të Maduros, Trump shprehu skepticizëm në lidhje me përshtatshmërinë e Machado si pasardhëse, duke thënë se ajo nuk kishte mbështetjen apo respektin e nevojshëm brenda Venezuelës për ta qeverisur atë.

Megjithatë, kohët e fundit, ai tha se një takim me të mund të ishte në shqyrtim.

Duke folur për “Fox News” në fund të javës së kaluar, Trump tha se Machado mund të vizitonte SHBA-në këtë javë. //a.i/

The post ROMË – Papa Leone XIV takohet me udhëheqësen e opozitës venezueliane, Machado appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VATIKAN – Papa Leone XIV: Të garantohet sovraniteti i Venezuelës dhe të sigurohet forca e ligjit

4 January 2026 at 16:33

VATIKAN, 4 janar /ATSH-ANSA/ – Papa Leone XIV ka shprehur shqetësimin e thellë për situatën aktuale në Venezuelë, gjatë lutjes së Angelus në Sheshin Shën Pjetri.

Ai theksoi nevojën që populli venezuelan të vendoset në qendër të çdo zgjidhjeje dhe të merren masa për të siguruar paqen dhe drejtësinë.

Papa bëri thirrje që të respektohet sovraniteti i Venezuelës, si dhe sundimi i ligjit, sipas Kushtetutës së vendit.

Ai kërkoi gjithashtu që të ruhen të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Një tjetër theks i rëndësishëm ishte kujdesi për të varfrit dhe ata që vuajnë nga kriza ekonomike, duke sugjeruar se çdo zgjidhje politike duhet të përqendrohet mbi mirëqenien e popullit.

Papa gjithashtu bëri thirrje përpjekje për për pajtimin dhe bashkëpunimin brenda vendit, duke shmangur dhunën dhe konfliktet.
Fjala e Papës vjen pas një operacioni ndërkombëtar në Venezuelë, ku Presidenti Nicolás Maduro u kap nga forcat amerikane dhe u dërgua jashtë vendit për akuza të rënda. Pas kësaj, Zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez u shpall presidente në detyrë nga autoritetet vendase

Në përfundim, Papa Leone XIV bëri apel që çdo vendim politik të marrë parasysh interesin e popullit, të respektojë sovranitetin dhe të drejtat e qytetarëve, dhe të punojë për një të ardhme paqësore dhe të drejtë për Venezuelën. /Ad.Ab./

The post VATIKAN – Papa Leone XIV: Të garantohet sovraniteti i Venezuelës dhe të sigurohet forca e ligjit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestimi i Nicolas Maduro, Papa Leone XIV bën thirrje: E mira e popullit venezuelian mbi çdo interes tjetër

By: M C
4 January 2026 at 16:50

Ditën e sotme, Papa Leone XIV shprehu shqetësimin e tij për situatën në Venezuelë, duke bërë thirrje për respektimin e sovranitetit dhe të Kushtetutës së vendit.

Gjatë lutjes së mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë theksoi se “e mira e popullit të dashur venezuelian duhet të mbizotërojë mbi çdo interes tjetër”.

Gjithashtu, ai u bëri thirrje palëve për bashkëpunim, me synimin e ndërtimit të një të ardhmeje të qetë, të qëndrueshme dhe të bazuar në bashkëjetesë, duke nënvizuar se vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet shtresave më të varfra, të prekura rëndë nga kriza ekonomike.

Deklarata e Papës vjen në një moment tensionesh të larta ndërkombëtare, pas arrestimit nga SHBA-ja të presidentit Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, të cilët pritet të përballen me akuza për trafik droge në territorin amerikan.

Më herët, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA do të “qeverisë Venezuelën deri në një tranzicion të sigurt”, duke paralajmëruar edhe një valë të dytë sulmesh në rast rezistence.

The post Arrestimi i Nicolas Maduro, Papa Leone XIV bën thirrje: E mira e popullit venezuelian mbi çdo interes tjetër appeared first on Albeu.com.

VATIKAN – Leone XIV: Do të ndryshojmë formimin priftëror për të evituar humbjen e besimit tek kisha

22 December 2025 at 20:18

VATIKAN, 22 dhjetor /ATSH/ – Papa Leo XIV ka publikuar një letër apostolike mbi priftërinë, duke bërë thirrje për ndryshime në formimin priftëror.

Letra, e publikuar të hënën, thotë se ‘’ky formim nuk duhet të kufizohet vetëm në kohën e kaluar në seminar’’.

Formimi duhet të vazhdojë edhe pas shugurimit për të lejuar ripërtëritje të vazhdueshme njerëzore, shpirtërore, intelektuale dhe baritore, shpjegoi Papa.

Papa trajtoi edhe çështjen e abuzimit nga priftërinjtë duke pranuar se “kriza e besimit në Kishë e shkaktuar nga abuzimi i kryer nga anëtarët e klerit na ka mbushur me turp dhe na ka thirrur për përulësi”.

‘’Bashkësia brenda Kishës mbetet gjithmonë një sfidë’’, deklaroi Papa.

Ai bëri thirrje për promovimin e “bashkëpunimit më të mirë midis priftërinjve për t’i mbrojtur ata nga rreziqet e mundshme që rrjedhin nga vetmia”.

Kuria Romake përfshin organet drejtuese dhe administrative të Selisë së Shenjtë.

Në fillim të fjalimit të tij drejtuar Kurisë, Papa kujtoi paraardhësin e tij, Papa Françeskun, i cili ndërroi jetë në prill.

Ai kishte ndikuar në rrugën e Kishës në vitet e fundit dhe e kishte inkurajuar atë të vendoste përsëri mëshirën në qendër të çdo debati.  /os/

 

The post VATIKAN – Leone XIV: Do të ndryshojmë formimin priftëror për të evituar humbjen e besimit tek kisha appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SOFT NEWS – ”Vogue”: Papa Leone XIV ndër personalitetet e veshura më mirë të vitit

17 December 2025 at 19:19

NJU JORK, 17 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Revista ”Vogue America” e ka përfshirë papa Leonen XIV midis personaliteteve të veshura më mirë për vitin 2025.

”Papa ka kombinuar respektin për traditën papale me një stil dallues duke u shkëputur nga shijet e paraardhësit të tij, papa Françeskut dhe duke përjetësuar trashëgiminë papale të veshjeve të bukura liturgjike”, shkruan revista.

Atelieja LAVS e Filippo Sorcinellit, partnere e Zyrës së Festimeve Liturgjike të Papës Suprem për më shumë se 20 vjet, është rrobaqepsia që krijon veshjet e shenjta, të veshura në ceremonitë më të rëndësishme dhe ka pasur nderin të veshë Atin e Shenjtë (si dhe papa Françeskun) në këto muajt e parë të pontifikatit të tij duke konfirmuar përsosmërinë e saj në artin e rrobaqepësisë liturgjike.

Në 55 vendet e para përfshihen modeli Alex Consani, këngëtari Bad Bunny, ylli i Wednesday, Jenna Ortega, Michelle Obama, aktorja Jennifer Lawrence, Rihanna, Rosalia, Colman Domingo, reperi A$AP Rocky, stilisti Haider Ackermann, i cili vesh Tilda Swinton, Kate Moss, Timothée Chalamet (gjithashtu në 55 vendet e para), dhe Pamela Anderson, atletet Yoshinobu Yamamoto dhe Shai Gilgeous-Alexander, ylli Cate Blanchett, gjithmonë të pranishmet Hailey Bieber dhe Kendall Jenner, aktoret Chloë Sevigny, Vicky Krieps dhe Elle Fanning.

Dhe pastaj zonja e parë e re e Nju Jorkut, Rama Duwaji, gruaja e kryetarit të ri të bashkisë Zohran Mamdani.

E vetmja italiane ishte stilistja Miuccia Prada./  a.jor.

The post SOFT NEWS – ”Vogue”: Papa Leone XIV ndër personalitetet e veshura më mirë të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

STAMBOLL – Papa Leone XIV viziton “Xhaminë Blu”, por nuk lutet

29 November 2025 at 10:35

STAMBOLL, 29 nëntor /ATSH-ANSA/- Papa Leone XIV vizitoi Xhaminë Blu ne Stamboll, në nderim të vendit kryesor të kultit të metropolit turk.

Papa Leone vizitoi vendin e adhurimit pa këpucë, siç kërkohet nga ligji islamik.

Ai është Papa i tretë që viziton këtë xhami pas Papa Benediktit XVI në vitin 2006 dhe Papa Françeskut në vitin 2014.

Ndryshe nga paraardhësit e tij, Papa Leone nuk vizitoi Shën Sofinë, e shndërruar nga muze në xhami vitet e fundit – e cila ndodhet përballë.

Papa nuk u ndal për një moment lutjeje në heshtje, ashtu siç bënë Papa Benedikti XVI – vizita e tij ndodhi pak muaj pas incidentit të fjalimit të Regensburgut – që shkaktoi kundërshtime të forta në botën myslimane – dhe disa vite më vonë, Papa Françesku.

“Më thanë se do të lutej dhe unë thashë po, dhe i thashë: nëse dëshironi të kryeni një akt adhurimi, mund ta bëni, kjo është shtëpia e Allahut, por Papa Leone tha: jo, unë preferoj të vizitoj xhaminë, të ndiej atmosferën e xhamisë”, u tha gazetarëve muezini i Xhamisë, Asgin Tunca.

“Papa Leone e kaloi vizitën e tij në Xhami në heshtje, në një frymë reflektimi dhe dëgjimi. Me respekt të thellë për vendin dhe për besimin e atyre që ishin mbledhur atje në lutje”, tha zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë,

Papa Leone XIV u prit nga Myftiu i Madh i Stambollit dhe muezini, të cilët i shpjeguan historinë dhe arkitekturën e vendit.

E ndërtuar në vitin 1600 nën sundimin e Sulltan Ahmetit I, xhamia është e zbukuruar me 21,043 pllaka qeramike ngjyrë turkeze, duke i dhënë asaj emërtimin “Xhamia Blu”.

Si çdo vizitor i xhamisë, Papa Leone hoqi këpucët në hyrje, duke qëndruar me çorape të bardha.

Ai ndaloi veçanërisht për të admiruar mirhabin, pikën që tregonte drejtimin e Mekës, të kurorëzuar nga një mbishkrim i një vargu nga Kurani, Surja 19, që lidhet me Marinë, një figurë e nderuar jo vetëm në Krishterim, por edhe në Islam. //a.i/

The post STAMBOLL – Papa Leone XIV viziton “Xhaminë Blu”, por nuk lutet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Papa Leone: Mos e lejoni Inteligjencën Artificiale t’ju bëjë detyrat e shtëpisë

By: lindita
22 November 2025 at 14:34

Ati i Shenjtë, Papa Leone mori pjesë në një sesion pyetje–përgjigje me rreth 15 mijë katolikë amerikanë, gjatë konferencës kombëtare të rinisë katolike, të zhvilluar më 21 nëntor në Indianapolis, Indiana. Gjatë bashkëbisedimit, Papa Leo, i pari Papë me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, iu përgjigj pyetjeve të të rinjve për besimin katolik, por edhe për sfidat e përditshme, duke u dhënë këshilla…

Source

Peruja nderon Papa Leone XIV, zbulohet statuja e tij madhështore

15 November 2025 at 18:29

PERU, 15 nëntor /ATSH/- Besimtarët u mblodhën në Perunë veriore për zbulimin e një statuje pesë metra të lartë të Papa Leone XIV, një monument që synon të nderojë lidhjet e Papës me vendin, sipas “Andina” (Agencia Peruana de Noticias).

Skulptura  qëndron në rrethrrotullimin Gran Chimu në Chiclayo, të cilin autoritetet lokale thanë se do ta riemërtojnë “Ovali Papal”.

Statuja është pjesë e një itinerari të ri turistik të quajtur “Shtigjet e Papa Leone XIV”, i projektuar për të shfaqur vendet e lidhura me punën e tij baritore në Peru, ku ai shërbeu nga viti 1985 deri në vitin 2023.

Lidhjet e tij me rajonin datojnë që nga viti 2014, kur Papa Françesku e emëroi atë peshkop të Dioqezës së Chiclayo në departamentin verior të Lambayeque. Itinerari do të përfshijë katër rajone: Lambayeque, Piura, La Libertad dhe Callao.

Artisti peruan, Juan Carlos Nanake dhe një ekip prej pesë vetash shpenzuan katër muaj duke krijuar monumentin gjysmë tonësh, të cilin udhëheqësit vendas e përshkruan si një simbol të unitetit dhe besimit për Chiclayo-n, i njohur si “Kryeqyteti i Miqësisë” i Perusë.

Zyrtarët rajonalë dhe bashkiakë iu bashkuan klerit dhe anëtarëve të forcave të armatosura gjatë ceremonisë, e cila përfshinte lutje, muzikë dhe kërcime tradicionale që festonin lidhjen shpirtërore midis qytetit dhe kreut të Kishës Katolike. //a.i/

The post Peruja nderon Papa Leone XIV, zbulohet statuja e tij madhështore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VATIKAN – Papa Leone dhe Abbas: Ndihmë urgjente për Gazën dhe zgjidhje me dy shtete

6 November 2025 at 15:03

QYTETI I VATIKANIT, 6 nëntor /ATSH/ – Papa Leone XIV u takua sot për herë të parë me presidentin palestinez Mahmoud Abbas, ku diskutuan nevojën urgjente për të ofruar ndihmë për civilët në Gaza dhe për të ndjekur një zgjidhje me dy shtete e  për t’i dhënë fund konfliktit në rajo, sipas AP.

Takimi, që zgjati rreth një orë dhe u përshkrua nga Vatikani si “korrekt”, vjen gati një muaj pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja në Rripin e Gazës.

Papa dhe Abbas kishin zhvilluar një bisedë telefonike në korrik më parë nëpërmjet telefonit në korrik, për të diskutuar zhvillimet në konfliktin e Gazës dhe dhunën në Bregun Perëndimor.

“Gjatë bisedimeve korrekte, u theksua se ekziston një nevojë urgjente për të ndihmuar popullsinë civile në Gaza dhe për të dhënë fund konfliktit duke ndjekur një zgjidhje me dy shtete,” tha Selia e Shenjtë.

Në shtator, Papa Leo dhe diplomatët e tij më të lartë i thanë presidentit të Izraelit se zgjidhja me dy shtete ishte “e vetmja rrugë për të dalë nga lufta,” duke kërkuar një armëpushim të përhershëm në Gaza.

Abbas vizitoi Vatikanin për të shënuar 10-vjetorin e nënshkrimit të “Marrëveshjes së Përgjithshme midis Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të Palestinës”.

Gjatë viteve, Abbas kishte takuar disa herë Papën e ndjerë Francis, duke mbajtur kontakte të shpeshta telefonike pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023 dhe sulmeve izraelite në Gaza. /Ad.Ab./

The post VATIKAN – Papa Leone dhe Abbas: Ndihmë urgjente për Gazën dhe zgjidhje me dy shtete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ROMË – Papa Leone XIV në udhëtimin e parë jashtë vendit, viziton Turqinë dhe Libanin me një thirrje për paqe

27 October 2025 at 19:16

ROMË, 27 tetor /ATSH/- Papa Leone XIV do të vizitojë këtë vit, tetë qytete në Turqi dhe Liban, udhëtimi i tij i parë jashtë Italisë si Papë, ku pritet të bëjë thirrje për paqe në të gjithë rajonin, njoftoi sot Vatikani, sipas “Reuters”.

Papa Leone, Papa i parë amerikan, do të vizitojë Turqinë nga 27 deri më 30 nëntor dhe më pas do të vizitojë Libanin nga 30 nëntori deri më 2 dhjetor.

Vizita do të përfshijë takime me udhëheqës, ngjarje ndërfetare dhe një lutje në vendin e shpërthimit në portin e Bejrutit.

Në Turqi, Papa Leone do të mbajë një sërë aktivitetesh të përbashkëta me Patriarkun Bartolomeu, pasardhësi i 270-të i Apostull Andreas dhe udhëheqësi shpirtëror i 300 milionë të krishterëve ortodoksë.

Gjithashtu, ai do të takohet me presidentin Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë Xhaminë Blu në Stamboll dhe do të kremtojë Meshën në “Volkswagen Arena”.

Pas kësaj, Papa Leone do të udhëtojë në Liban, ku do të takohet me presidentin Joseph Aoun, do të drejtojë një takim ndërfetar në Bejrut dhe do të kremtojë një Meshë në bregdetin e qytetit.

Një pjesë e veçantë e vizitës do të jetë një lutje në vendin e shpërthimit në portin e Bejrutit në vitin 2020, i cili mori jetën e më shumë se 200 personave.

Sipas ekspertëve, zgjedhja e vendeve me shumicë myslimane nënvizon dëshirën e Papës për të vazhduar dialogun midis të krishterëve dhe myslimanëve. //a.i/

The post ROMË – Papa Leone XIV në udhëtimin e parë jashtë vendit, viziton Turqinë dhe Libanin me një thirrje për paqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MYNIH – Një motoçikletë e nënshkruar nga Pap Leone XIV shitet për 130 mijë euro

18 October 2025 at 17:34

MYNIH, 18 tetor /ATSH-DPA/ –  Një motoçikletë e nënshkruar nga Papa Leone XIV është shitur në ankand për 130 mijë euro, pa përfshirë tarifat dhe taksat.

Sipas shtëpisë së ankandit “RM Sotheby’s”, Papa Leone e nënshkroi motoçikletën në shtator, në Vatikan.

Fotot në faqen zyrtare të ankandit e tregojnë Atin e Shenjtë të ulur mbi motoçikletë dhe me një helmetë të përshtatur me të.

Një grup motoristësh të quajtur “Jesus Bikers” udhëtuan me motoçikletën e nënshkruar nga “papamobili”, për tre ditë nga qyteti i vogël gjerman Schaafheim, afër Frankfurtit, deri në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë.

Modeli  tip “BMW R 18 Transcontinental” nisi ankandin me çmimin fillestar prej 30 mijë eurosh, por vlera u rrit shpejt.

Sipas faqes së “RM Sotheby’s, të ardhurat nga shitja do t’i dhurohen Shoqatave Papnore të Misioneve në Austri, për të ndihmuar fëmijët në Madagaskar.

Blerësi do të paguajë më shumë se çmimi përfundimtar, pasi shtëpia e ankandit njoftoi se aplikohet një tarifë shtesë prej 20%, si dhe 19% TVSH mbi këtë tarifë. /Ad.Ab./

The post MYNIH – Një motoçikletë e nënshkruar nga Pap Leone XIV shitet për 130 mijë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VATIKAN – Papa Leone XIV bën thirrje për armëpushim në Gaza

4 September 2025 at 18:45

ROMË, 4 shtator /ATSH-DPA/ – Papa Leone XIV priti në Vatikan presidentin izraelit, Isaac Herzog dhe ngriti çështjen e luftës në Gaza duke kërkuar rifillimin sa më shpejt të negociatave për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve, njoftoi sot Selia e Shenjtë.

Pas bisedimeve me kreun e kishës katolike bëhet e ditur se Herzog u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin.

Selia e Shenjtë përsëriti qëndrimin e saj se zgjidhja me dy shtet, e cila parashikon bashkëjetesën paqësore të një shteti të pavarur palestinez përkrah Izraelit, është e vetmja rrugëdalje e qëndrueshme për konfliktin, që mund të garantojë një të ardhme për popullin palestinez.

Qeveria izraelite e kundërshton zgjidhjen me dy shtete, duke pretenduar se kjo do të përbënte kërcënim për ekzistencën e vendit.

Pas takimit me papën, Herzog shkroi në rrjetin social X për t’i falënderuar për ”pritjen e ngrohtë sot në Vatikan”.

”Mbi të gjitha, Izraeli po përpiqet në çdo mënyrë të mundshme të sjellë në shtëpi pengjet që mbahen në robëri brutale nga Hamasi”, shkroi ai.

Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Vatikanit u ftohën dukshëm gjatë kohës së paraardhësit të  papa Leones XIV, papa Françeskut, i cili në mënyrë të përsëritur bëri thirrje për lirimin e pengjeve nga Gaza dhe u takua disa herë me familjet e tyre.

Gjatë paraqitjeve publike, papa Leone XIV ka përsëritur thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm në rajonin e rrethuar. Ai ka bërë thirrje për dialog dhe pajtim, duke kujtuar mbi të gjitha vuajtjet e fëmijëve./  /Ad.Ab./

The post VATIKAN – Papa Leone XIV bën thirrje për armëpushim në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Papa Leo takim me presidentin izraelit, shpreh shqetësim për situatën në Gazë dhe bën thirrje për një a*mëpushim të përhershëm

By: D Marku
4 September 2025 at 17:44

Papa Leo XIV ka diskutuar për situatën tragjike në Gaza në një takim me Presidentin izraelit Isaac Herzog të martën dhe bëri thirrje për një armëpushim të përhershëm në enklavën palestineze. Papa bëri thirrje gjithashtu për lirimin e pengjeve që ende mbahen nga grupi islamist palestinez Hamas, tha Vatikani në një deklaratë, dhe përsëriti mbështetjen e tyre për një zgjidhje me dy shtete për konfliktin e gjatë izraelito-palestinez.

“U shpreh shpresa për një rifillim të menjëhershëm të negociatave… me qëllim që të sigurohet lirimi i të gjithë pengjeve, të arrihet urgjentisht një armëpushim i përhershëm, të lehtësohet hyrja e sigurt e ndihmës humanitare në zonat më të prekura dhe të sigurohet respektimi i plotë i ligjit humanitar”, thuhet në deklaratë.

Herzog më parë e kishte falënderuar Papën për takimin në një postim në X dhe tha se kishte marrë një mirëpritje të ngrohtë në Vatikan.

Macron konfirmon garancitë e sigurisë për Ukrainën, 26 shtete të BE-së gati të dërgojnë trupa, Meloni refuzon

“Udhëheqësit fetarë dhe të gjithë ata që zgjedhin rrugën e paqes duhet të qëndrojnë të bashkuar në thirrjen për lirimin e menjëhershëm të pengjeve si një hap i parë dhe i nevojshëm drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë rajonin”, tha presidenti izraelit.

Vatikani nuk publikoi menjëherë detaje të mëtejshme dhe as nuk tha se sa zgjati takimi midis Papës dhe presidentit izraelit. Leo, i cili u zgjodh nga kardinalë nga e gjithë bota në maj për të pasuar të ndjerin Papa Françesku, mbajti një ton më të kujdesshëm se parardhësi i tij kur diskutoi fushatën ushtarake të Izraelit në Gaza. Françesku, i cili drejtoi Kishën Katolike Romake për 12 vjet, ka qenë një kritik i shpeshtë i Izraelit. Ai ka sugjeruar një hetim nëse Izraeli po kryen gjenocid kundër popullit palestinez, duke shkaktuar kritika të ashpra nga zyrtarët izraelitë.

Leo kohët e fundit ka shtuar thirrjet për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Javën e kaluar, ai bëri atë që e quajti një “apel të fortë” për t’i dhënë fund luftës gjatë audiencës së tij javore publike. Deklarata e Vatikanit sot ishte dukshëm më shumë se zakonisht në lidhje me takimet e Papës me udhëheqës të huaj, të cilat zakonisht regjistrojnë informacion në disa rreshta dhe nuk japin detaje specifike rreth çështjeve që diskutoi Papa.

The post Papa Leo takim me presidentin izraelit, shpreh shqetësim për situatën në Gazë dhe bën thirrje për një a*mëpushim të përhershëm appeared first on Albeu.com.

UDHËTIMI I PARË/ Papa Leoni XIV po përgatitet të vizitojë Libanin

By: D Marku
21 August 2025 at 13:39

Papa Leoni XIV po përgatitet të vizitojë Libanin këtë vit, në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar që pas zgjedhjes në krye të Kishës Katolike në muajin maj.

Lajmi u konfirmua nga Kryepeshkopi Paul Sayah, përfaqësues i lartë i Kishës Katolike në Liban, i cili tha për BBC se data e vizitës së Atit të Shenjtë është ende në shqyrtim.

Kjo vizitë ka një simbolikë të veçantë për Papën e parë amerikan, i cili e ka theksuar shpesh nevojën për paqe dhe dialog në Lindjen e Mesme.

“Libani është një vend dialogu dhe bashkëjetese ndërfetare, ku myslimanët dhe katolikët bashkëjetojnë me respekt”, tha Peshkopi Sayah, duke nënvizuar se prania e Papës do të dërgojë një mesazh shprese për të gjithë rajonin.

Spekulimet për destinacionin e parë jashtë Italisë kanë qenë të shumta, pasi vizitat papnore shpesh pasqyrojnë prioritetet e një papati. Në dekadat e fundit, ato janë shndërruar në gur themeli të shërbimit papnor, duke bashkuar komunitetet katolike dhe forcuar diplomacinë e paqes.

Libani, vend me mbi dy milionë katolikë dhe një histori të gjatë fetare, ka një rëndësi të veçantë për Selinë e Shenjtë.

Së fundmi, Papa Leoni shprehu solidaritet me popullin libanez në përvjetorin e tragjedisë së portit të Bejrutit, duke e cilësuar Libanin “të dashur dhe të vuajtur” dhe duke e vendosur në qendër të lutjeve të Kishës.

The post UDHËTIMI I PARË/ Papa Leoni XIV po përgatitet të vizitojë Libanin appeared first on Albeu.com.

Papa Leone XIV reagon pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë: Ka shpresë, por duhet të punojmë shumë

By: M C
19 August 2025 at 23:17

Pas zhvillimeve të fundit diplomatike mes SHBA-së dhe Rusisë në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, Papa Leone XIV ka dhënë një deklaratë shprese, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme dhe lutjes së përbashkët.

“Ka shpresë, por ne ende duhet të punojmë shumë, të lutemi shumë dhe të gjejmë një rrugë përpara”, – u shpreh Ati i Shenjtë, duke riafirmuar gatishmërinë e Vatikanit për të mbështetur çdo iniciativë që synon paqen dhe pajtimin.

The post Papa Leone XIV reagon pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë: Ka shpresë, por duhet të punojmë shumë appeared first on Albeu.com.

ROMË – Papa Leone XIV lutet për paqe përpara takimit SHBA-Rusi për luftën në Ukrainë

15 August 2025 at 16:27

ROMË, 15 gusht /ATSH-DPA/- Papa Leone XIV u lut sot për një fund paqësor të “dhunës” së luftërave në të gjithë botën, ndërsa mori pjesë në një festë katolike që përkon me takimin SHBA-Rusi – të planifikuar sot në mbrëmje në Alaskë, për luftën në Ukrainë, sipas AP.

Papa i parë amerikan në histori nuk e përmendi takimin e sotëm në Alaskë midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Por, ai ka bërë vazhdimisht thirrje për dialog mes Putinit dhe udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelensky – dhe për t’i dhënë fund konfliktit.

Papa Leone kujtoi sot se 15 gushti – dita kushtuar Virgjëreshës Mari – ishte shpallur një dogmë nga Papa Piu XII në kulmin e Luftës së Dytë Botërore.

“Papa Piu shpresonte që jetët njerëzore nuk do të shkatërroheshin më kurrë nga luftërat”, tha Papa Leone.

“Sa të rëndësishme janë këto fjalë sot? Fatkeqësisht, edhe sot, ne ndihemi të pafuqishëm përballë përhapjes së dhunës gjithnjë e më të madhe dhe të pandjeshëm ndaj çdo lëvizjeje të njerëzimit”, shtoi ai.

Papa Leone u lut për një të ardhme paqësore.

“Nuk duhet t’i dorëzohemi mbizotërimit të logjikës së konfliktit të armatosur”, tha ai. //a.i/

 

The post ROMË – Papa Leone XIV lutet për paqe përpara takimit SHBA-Rusi për luftën në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Papa amerikan që po rikthen hijeshinë e Vatikanit”. Si po ndryshon Kisha Katolike në 100 ditët e para të Leonit XIV

By: lindita
15 August 2025 at 10:59

Papa Leoni XIV, i zgjedhur më 8 maj si pasardhësi i Françeskut, ka mbushur 100 ditët e para në fronin papnor me një profil që ndërthur përkushtimin ndaj traditës me një natyrë njerëzore dhe energjike. I njohur për origjinën e tij amerikane dhe për qasjen më të tërhequr në media, ai ende nuk ka dhënë asnjë intervistë, por ndikimi i tij brenda mureve të Vatikanit po ndjehet gjithnjë e më shumë.

Source

Papa frymëzon 120 mijë të rinj në Sheshin e Shën Pjetrit të mbushur me simbole palestineze: Bërtisni për paqe

By: V K
30 July 2025 at 10:05

Një valë entuziazmi dhe shprese pushtoi të martën Sheshin e Shën Pjetrit dhe të gjithë zonën e Vatikanit, ku rreth 120,000 të rinj nga e gjithë bota u mblodhën për të hapur Jubileun e tyre me një meshë mikpritëse. Prania masive, e papritur në këtë shkallë qysh në fillim të ngjarjeve, dëshmon dëshirën e madhe për t’u bashkuar me thirrjen e Papës.

Papa bëri një paraqitje të papritur, duke përshëndetur turmën nga Popemobile dhe duke i dhënë energji të rinjve, shumë prej të cilëve nuk kishin arritur të hynin në Sheshin e Shën Pjetrit për shkak të numrit të madh.

Mesazh shprese dhe thirrje për paqe

Në fund të kremtimit, i kryesuar nga Imzot Rino Fisichella, Papa i drejtoi një mesazh të fuqishëm të rinjve:

“Ju jeni kripa e tokës, ju jeni drita e botës… bota ka nevojë për mesazhin e shpresës dhe ju jeni kjo shenjë shprese në botë.” Ai theksoi rolin e tyre në ndriçimin e Romës, Italisë dhe mbarë botës.

Më pas, Papa bëri një thirrje të qartë dhe të bujshme për paqe, duke theksuar se “britma jonë duhet të jetë për paqe në botë”, “ne duam paqe në botë”, dhe “ne lutemi për paqe dhe jemi dëshmitarë të paqes dhe pajtimit”. Ai e mbylli përshëndetjen me fjalët: “Shihemi! Do të takohemi në Tor Vergata. Javë të mbarë!”, duke lënë të kuptohet për takime të tjera me të rinjtë.

Në një moment simbolik dhe tejet domethënës, gjatë ofrimit në meshë, dy të rinj palestinezë shfaqën një keffiye në altar – një simbol kulturor dhe politik i Palestinës. Flamujt palestinezë valëviteshin gjithashtu në Via della Conciliazione. Kjo veprimtari u shoqërua me duartrokitje të gjata dhe të fuqishme nga mijëra të rinj të pranishëm, kur pamjet e të rinjve palestinezë u shfaqën në ekranet gjigante. Ky moment thekson qartësisht ndjeshmërinë e thellë ndaj çështjeve të prekura nga lufta, veçanërisht në kontekstin e thirrjes së Papës për paqe.

Pjesëmarrja e paprecedentë dhe mesazhi i Papës Leo

Bumi i pjesëmarrjes në këtë festim fillestar konfirmon vlerësimet se numri i të rinjve mund të arrijë deri në një milion deri në fund të javës së Jubileut. Komisioneri i policisë së Romës, Roberto Massucci, shprehu optimizëm, duke vënë në dukje se “gjithçka po shkon mirë” dhe se “do të ketë një pjesëmarrje të madhe”.

Mëngjesi i sotëm shënoi edhe një takim të veçantë mes Papës Leo dhe influencuesve, si dhe një grupi katekumenësh francezë. Papa Leo foli për çështje që ndikojnë jetën e brezave të rinj, si mediat sociale, lajmet e rreme, seksi dhe drogat. Mbi të gjitha, ai theksoi nevojën për të ndërtuar rrjete dhe ura, pasi bota ka një dëshpërim të madh për paqe dhe marrëdhënie të vërteta.

Papa Leo XIV u kërkoi të rinjve të “heqin dorë nga një kulturë vdekjeje kaq e përhapur në shoqërinë tonë,” e cila manifestohet në “indiferencë, përbuzje për të tjerët, drogë, ndjekje të një jete të lehtë, seksualitet që bëhet argëtim dhe objektivizim i personit njerëzor, [dhe] padrejtësi.” Kjo thirrje e fuqishme synon të frymëzojë të rinjtë të jenë agjentë të ndryshimit dhe paqes në një botë të trazuar./ ANSA

 

The post Papa frymëzon 120 mijë të rinj në Sheshin e Shën Pjetrit të mbushur me simbole palestineze: Bërtisni për paqe appeared first on Albeu.com.

Papa Leone thirrje për paqe në Lindjen e Mesme: Jepini fund barbarisë së luftës në Gaza

By: V K
20 July 2025 at 15:59

Ditë e sotme, pas lutjes së Engjëllit, Papa Leo XIV, në një mesazh të fuqishëm përsëriti thirrjen e tij për t’i dhënë fund “barbarisë së luftës” në Gaza, ndërsa shprehu dhimbjen e thellë për sulmin izraelit ndaj kishës së vetme katolike në Gaza, ku humbën jetën tre civilë të pafajshëm.

Ati i Shenjtë lexoi me zë të lartë emrat e viktimave të sulmit të ndodhur të enjten – Saad Issa Kostandi Salameh, Foumia Issa Latif Ayyad dhe Najwa Ibrahim Latif Abu Daoud – duke theksuar se; “pas çdo viktime qëndron një histori dhe një familje që nuk duhet harruar”.

Papa i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të respektojë ligjin humanitar, të mbrojë civilët dhe të ndalojë ndëshkimin kolektiv, përdorimin pa dallim të forcës dhe zhvendosjen me dhunë të popullsive.

The post Papa Leone thirrje për paqe në Lindjen e Mesme: Jepini fund barbarisë së luftës në Gaza appeared first on Albeu.com.

ROMË – Papa Leone XIV: Vatikani i gatshëm për të mirëpritur negociatat Ukrainë-Rusi

ROMË, 9 korrik /ATSH-ANSA/- Papa Leone XIV rikonfirmoi sot gatishmërinë e tij për të mirëpritur përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës në Vatikan për negociata.

Njoftimi erdhi gjatë një deklarate të Vatikanit pas takimit të Papa Leone XIV dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Gjatë takimit, Papa Leone dhe presidenti ukrainas, Zelensky diskutuan rreth konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë dhe urgjencës për arritjen e paqes së drejtë dhe të qëndrueshme.

Gjithashtu, ata rikonfirmuan rëndësinë e dialogut si rruga e vetme për t’i dhënë fund armiqësive.

“Papa Leone shprehu keqardhje për viktimat dhe popullin ukrainas, duke inkurajuar çdo përpjekje që synon lirimin e të burgosurve dhe kërkimin e zgjidhjeve të përbashkëta”, sipas deklaratës. //a.i/

The post ROMË – Papa Leone XIV: Vatikani i gatshëm për të mirëpritur negociatat Ukrainë-Rusi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌