Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Makthi i dhunës në familje: Gruaja vritet brutalisht nga partneri i saj, ai më pas kryen vetëvrasje

By: D Marku
22 December 2025 at 14:52

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Cava dei Tirreni në jug të Italisë, ku një grua 40-vjeçare u vra brutalisht nga partneri i saj, i cili më pas kreu vetëvrasje. Viktima, Ana Tagliaferri, e njohur për pastiçerinë e saj të suksesshme në qytet, u godit të paktën tetë herë me thikë në fytyrë dhe qafë nga Diego Di Domenico, partneri i saj.

Sipas mediave lokale, gjatë sulmit, nënën e Anës e plagosi lehtë kur përpiqej ta mbronte vajzën e saj. Ajo mbeti dëshmitare e vetme e ngjarjes dhe tani ndodhet në spital në gjendje shoku. Autoritetet kanë konfirmuar se pas vrasjes, Di Domenico ngjiti në çatinë e shtëpisë ku jetonin dhe i dha fund jetës së tij duke u hedhur.

Ngjarja ka lënë komunitetin vendas në tronditje. Kryetari i bashkisë së Cava dei Tirreni ka bërë një nderim për Anën dhe familjen e saj, duke i dhënë çmimin për pesëdhjetë vjet aktivitet të suksesshëm tregtar, njohje që reflekton kontributin e saj të madh në jetën ekonomike dhe sociale të qytetit.

Për shkak të kësaj tragjedie, bashkia ka vendosur të anulojë të gjitha ngjarjet festive të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, si shenjë zie dhe respekti ndaj familjes së viktimës. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të ofruar mbështetje psikologjike për të mbijetuarit.

Komuniteti i Cava dei Tirreni ndodhet ende në dhimbje dhe shok, ndërsa rasti rikthen vëmendjen mbi problematikën e dhunës në familje dhe nevojën për mbrojtje më të madhe të viktimave.

The post Makthi i dhunës në familje: Gruaja vritet brutalisht nga partneri i saj, ai më pas kryen vetëvrasje appeared first on Albeu.com.

Nicki thotë ‘model’ për Trump: Reperja befason me mbështetjen e hapur politike

By: D Marku
22 December 2025 at 14:12

Reperja e famshme Nicki Minaj bëri një paraqitje surprizë të dielën në një tubim konservatorësh në Arizona, të organizuar nga Turning Point USA, i cili ishte gjithashtu një aktivitet përkujtimor për aktivistin e ndjerë Charlie Kirk. Gjatë fjalimit të saj, Minaj shprehu mbështetje të hapur për Presidentin Donald Trump dhe Zëvendëspresidentin JD Vance, duke i quajtur ata “modele” për të rinjtë.

Minaj u intervistua në skenë nga Erika Kirk, e veja e Charlie Kirk dhe udhëheqësja e re e Turning Point USA. Ajo foli për ndryshimin e qëndrimit të saj politik, duke pranuar se në të kaluarën kishte kritikuar Trumpin, por tani ndiente admirim për udhëheqjen e tij. Reperja tha se “është në rregull të ndryshosh mendje”, duke theksuar rëndësinë e të shprehurit të lirë të ideve.

Paraqitja e saj në AmericaFest ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi Minaj më parë kishte qenë kritike ndaj politikave të Trump, përfshirë politikën e emigracionit në vitin 2018, kur ajo e kishte quajtur veten një emigrante ilegale që kishte ardhur në SHBA në moshën 5-vjeçare.

Gjatë fjalimit, Minaj ironizoi Guvernatorin e Kalifornisë Gavin Newsom dhe shprehu mbështetje për qëndrimet e Trumpit mbi dhunën ndaj të krishterëve në Nigeri. Ajo theksoi se është lodhur duke u “shtyrë përreth” dhe se njerëzit nuk po mendojnë më në mënyrë kritike.

Megjithë reagimet negative nga industria e argëtimit, Minaj tha se nuk i kushton vëmendje kritikave. “Ne jemi fëmijët cool,” tha ajo, duke e mbyllur fjalimin me tone sfiduese dhe vetëbesim.

Nicki Minaj, e lindur në Trinidad dhe Tobago, është e njohur për hite si “Anaconda”, “Starships” dhe “Super Freaky Girl”, dhe ka marrë 12 nominime për çmimet Grammy.

The post Nicki thotë ‘model’ për Trump: Reperja befason me mbështetjen e hapur politike appeared first on Albeu.com.

Familja e Fjollës me reagim publik: Një grua që ka kaluar sfida të mëdha në jetë!

By: D Marku
22 December 2025 at 13:33

Familjarët dhe mbështetësit e këngëtares Fjolla Morina kanë reaguar me një deklaratë të fortë pas zhvillimeve të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Ata shprehen shqetësimin e tyre për mënyrën se si është trajtuar këngëtarja gjatë disa momenteve të fundit, duke e konsideruar gjuhën dhe sulmet ndaj saj si të papranueshme dhe jashtë çdo norme respekti.

Në reagimin e tyre publik, ata kujtojnë se Fjolla nuk është thjesht një banore e reality show, por një artiste dhe nënë që ka kaluar sfida të mëdha në jetë. Sipas familjarëve, çdo sulm ndaj dinjitetit të saj prek edhe ata dhe komunitetin e saj të mbështetësve jashtë shtëpisë së BBVK-së.

Një pjesë e deklaratës u drejtohet direkt organizatorëve të programit, me kërkesën për një reagim të menjëhershëm dhe masat e nevojshme për të parandaluar përdorimin e gjuhës ofenduese dhe sulmeve personale ndaj banorëve. Ata theksojnë se një emision me audiencë të madhe ka përgjegjësinë të vendosë standarde të qarta për komunikimin dhe respektin brenda shtëpisë.

Familjarët dhe mbështetësit e Fjollës shprehin vendosmërinë për të mos heshtur dhe për të mbrojtur integritetin e këngëtares gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj në BBVK. Ata nënvizojnë se respekti nuk është opsional, por një detyrim për të gjithë, duke paralajmëruar se do të qëndrojnë të bashkuar dhe vigjilentë për çdo situatë që mund të cenojë figurën dhe dinjitetin e saj.

The post Familja e Fjollës me reagim publik: Një grua që ka kaluar sfida të mëdha në jetë! appeared first on Albeu.com.

Egla Ceno mbështet këtë banor të “BBVA”: Jo tifozëri për mua, por respekt reciprok

By: D Marku
22 December 2025 at 12:20

Pas debateve dhe tensioneve të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, aktorja dhe fituesja e edicionit të kaluar, Egla Ceno, ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë një mesazh të drejtpërdrejtë në mbështetje të Ilir Vrenozit, banorit qe iu bashkua mbreme shtepise se Big Brother Vip Albania.

Në postimin e saj, Egla thekson se qëndrimi i saj nuk ka të bëjë me tifozëri personale, por me respektin reciprok që ajo thotë se ka ndërtuar me Ilir Vrenozi jashtë syrit të kamerave.

“Jo sepse ka bërë tifo për mua, por për respektin reciprok sa herë u ulëm për kafe në Korçë. Njeri prej vërteti, pa doreza, me shpirt të madh dhe një grua të mrekullueshme”, shkruan Egla, duke vënë theksin te ana njerëzore e Vrenozit, qe solli shume humor ne shtepi.

Ajo shton se shpreson që emocionet e “performancës” të lihen mënjanë dhe publiku të ketë mundësinë të shohë Vrenozin ashtu siç është në të vërtetë. Postimi mbyllet me mesazhin motivues: “Forca Vrenoz”.

Reagimi i Eglës ka nxitur diskutime të shumta në rrjet, ku ndjekësit e kanë interpretuar si një thirrje për më shumë autenticitet dhe më pak lojë brenda formatit të reality show-t.

The post Egla Ceno mbështet këtë banor të “BBVA”: Jo tifozëri për mua, por respekt reciprok appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik me autobus në Indonezi: 16 të vdekur dhe disa të plagosur

By: D Marku
22 December 2025 at 12:02

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Indonezinë, pasi një autobus pasagjerësh u përmbys në një autostradë në ishullin Java, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 16 personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale të emergjencës, të cilat ndërhynë menjëherë në vendngjarje.

Sipas deklaratës së Budionos, kreut të agjencisë lokale të kërkim-shpëtimit, autobusi ishte nisur nga kryeqyteti Xhakarta dhe kishte si destinacion qytetin Yogyakarta. Mjeti i transportit publik dyshohet se po lëvizte me një shpejtësi mjaft të lartë kur mori një kthesë të rrezikshme, humbi kontrollin, goditi barrierën mbrojtëse të rrugës dhe më pas u përmbys.

Ekipet e shpëtimit dhe ambulancat mbërritën shpejt në vendngjarje për të nxjerrë pasagjerët nga autobusi i dëmtuar dhe për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve, të cilët u transportuan në spitale të afërta. Disa prej tyre raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidentet rrugore mbeten një problem serioz në Indonezi. Ekspertët theksojnë se një pjesë e madhe e mjeteve të transportit publik janë të vjetra dhe të mirëmbajtura dobët, ndërsa rregullat e qarkullimit rrugor nuk respektohen gjithmonë. Këta faktorë rrisin ndjeshëm rrezikun e aksidenteve fatale.

Ky nuk është rasti i parë tragjik. Në vitin 2019, të paktën 35 persona humbën jetën kur një autobus ra në një përrua në ishullin Sumatra, duke rikujtuar nevojën urgjente për masa më të forta sigurie në rrugët e vendit.

The post Aksident tragjik me autobus në Indonezi: 16 të vdekur dhe disa të plagosur appeared first on Albeu.com.

Alis flet pas fitores në Fest 64: Ende nuk më besohet

By: D Marku
22 December 2025 at 11:26

Kënga “Nan” u shpall fituese e Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH, duke i dhuruar artistit Alis një moment të paharrueshëm. Kënga fituese u shpall përmes votimit të jurisë profesioniste, bashkuar me votat me SMS nga Shqipëria dhe Kosova.

Në Post Fest 64, ai ndau emocionet e fitores, duke e cilësuar si realizimin e një ëndrre të madhe.
“Jam njeriu më i lumtur në botë dhe nuk më besohet akoma. Më është bërë ëndrra realitet dhe qershia mbi tortë ishte përqafimi i publikut që nuk e prisja të ishte në këtë masë. E prisja të më shtynte për mirë, të ishte ai suporti i përhershëm që kam pas, por jo në këtë formë. Ishte një surprizë dhe kam mbetur pa fjalë,” tha Alis.

Në vendin e dytë u rendit Inis Neziri me këngën “Ta kam fal”, ndjekur nga Sheila me “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në vendin e katërt u pozicionua dueti i Fifit dhe Tiri Gjocit, “Rri”, dhe top 5-shja u plotësua me “Kur fjala mbaron” nga Vedat Ademi.

Eurovision Song Contest 2026 do të zhillohet në Vjenë, Austri, pas fitores së JJ me këngën “Wasted Love” vitin e kaluar. Konkursi do të mbahet më datat 12, 14 dhe 16 maj.

The post Alis flet pas fitores në Fest 64: Ende nuk më besohet appeared first on Albeu.com.

Selvija zbulon pyetjen që Shpati ia bëri për BBV

By: D Marku
22 December 2025 at 11:17

Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit Big Brother VIP Albania, por u shndërrua në një kujtesë të dhimbshme për një vend që mbeti bosh. Gjatë Prime-t të parë, publiku u përball me një homazh prekës për këngëtarin e njohur Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta tragjikisht më 26 nëntor, vetëm pak javë para se të bëhej banor i shtëpisë më të famshme në vend.

Ajo që duhej të ishte nisja e një aventure të re televizive për Shpatin, u kthye në një plagë të hapur për bashkëshorten e tij, Selvije Jao. Përmes një reagimi rrëqethës, Selvia ndau me publikun për herë të parë bisedën e fundit që kishin bërë rreth hyrjes së tij në Big Brother një bisedë që sot tingëllon si një paralajmërim i hidhur.

Ajo rrëfen se shqetësimi kryesor i Shpatit nuk ishte loja apo fama, por familja.

“Kur Shpati mendonte të hynte në Big Brother, më pyeti: ‘Do mundesh ta përballosh mungesën time dhe të kujdesesh e vetme për Roelin, derisa unë të jem në Big?’”, shkruan ajo.

Në atë moment, përgjigjja e saj ishte plot mbështetje dhe optimizëm:

“Patjetër… do të të kem 24/7 para syve.”

Por Selvia pranon se atëherë e kishte menduar mungesën si diçka të thjeshtë, fizike, brenda ekranit, pa e ditur se data 26 nëntor do ta kthente këtë bisedë në kujtimin më të dhimbshëm të jetës së saj.

Homazhi i zhvilluar në Top Channel rihapi plagën e faktit se “të gjitha ato plane, strategji dhe ëndrra” për lojën televizive përfunduan në një mungesë të përjetshme. Selvia rrëfen se, pavarësisht dhimbjes, kishte ende një fije shprese të pavetëdijshme:

“Unë prita deri në këto momente. Prita që të hysh në Big, sikur gjithçka të ishte vetëm një vonesë e gjatë.”

Dhimbja bëhet edhe më e madhe kur mendon për djalin e tyre të vogël, Roelin. Selvia shprehet se zemra i copëtohet çdo ditë, pasi e kërkon Shpatin kudo dhe nuk e gjen askund.

“Roeli rritet pa dorën tënde, dhe unë mësoj çdo ditë të jetoj me një dhimbje që nuk mësohet kurrë të shuhet”, shkruan ajo, duke e mbyllur mesazhin me fjalët:

“Më mungon më shumë sesa fjalët mund ta mbajnë.”

The post Selvija zbulon pyetjen që Shpati ia bëri për BBV appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja

By: D Marku
22 December 2025 at 00:05

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes ka qenë shëndeti i banorit Londrimit.

Transmetimi është ndërprerë për pak kohë, ndërsa në rrjetet sociale shpërthyen menjëherë raportimet se Londrimit i kishte rënë të fikët dhe ishte larguar me urgjencë për të marrë trajtim mjekësor jashtë shtëpisë.

Reagimi i fansave ka qenë i menjëhershëm, duke ngritur pikëpyetje edhe mbi kushtet brenda shtëpisë. “Londrimit i ka rënë të fikët në BBV nga ushqimi. Çfarë po ndodh me këtë Big? Drejtësi për Londrim Mekaj”, shkruhej në një nga komentet virale.

Këto aludime duket se u konfirmuan tërthorazi edhe nga vetë llogaria zyrtare e Londrimit në Instagram (e menaxhuar nga familja), e cila rishpërndau mesazhet e shqetësimit të fansave.

Fatmirësisht, gjendja e tij duket se është stabilizuar, pasi banori është parë sërish brenda shtëpisë në pamjet e mëvonshme.

Ky incident vjen vetëm pak ditë pasi një situatë e ngjashme shëndetësore preku edhe banoren tjetër, Alba Pollozhani.

The post FOTO/ Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja appeared first on Albeu.com.

Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri

By: D Marku
21 December 2025 at 23:07

Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në Nigeri, duke konfirmuar se të gjithë fëmijët e marrë peng tashmë janë të lirë.

Zëdhënësi i presidentit, Sunday Dare, shkroi në rrjetin social X se “130 nxënësit e rrëmbyer janë liruar, asnjë nuk ka mbetur në robëri”, duke e shoqëruar njoftimin me një foto të fëmijëve të buzëqeshur.
Rrëmbimi ndodhi në fund të nëntorit, kur persona të armatosur sulmuan shkollën e konviktit St Mary, në zonën rurale Papiri, në Nigerin qendror, duke marrë me vete qindra nxënës dhe anëtarë të stafit. Më herët, rreth 100 nxënës ishin liruar në fillim të dhjetorit, ndërsa disa të tjerë kishin arritur të shpëtonin menjëherë pas sulmit.

Numri i saktë i personave të rrëmbyer ka qenë i paqartë që nga fillimi. Shoqata e Krishterë e Nigerisë (CAN) deklaroi se gjithsej 315 nxënës dhe punonjës ishin marrë peng. Sipas qeverisë, pas lirimit të mëparshëm, rreth 115 persona mbeteshin ende në robëri, një shifër që ka shkaktuar konfuzion mbi bilancin real.
Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë publik se kush qëndron pas rrëmbimit, as mënyrën se si u sigurua lirimi i fëmijëve. Rrëmbimet për shpërblim janë një fenomen i shpeshtë në Nigeri dhe përdoren si burim fitimi nga banda kriminale dhe grupe të armatosura.
Ngjarja vjen në një kohë kur Nigeria po përballet me një valë të re rrëmbimesh masive, që kujton rrëmbimin famëkeq të vajzave nga Chibok nga Boko Haram në vitin 2014. Vetëm në nëntor janë raportuar rrëmbime të nxënëseve myslimane, besimtarëve në një kishë, si edhe të një nuseje me shoqërueset e saj.
Situata e sigurisë ka hyrë gjithashtu në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi ish-presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar se vrasjet masive të të krishterëve në Nigeri përbëjnë “gjenocid”, një pretendim që qeveria nigeriane dhe analistë të pavarur e hedhin poshtë.
Nigeria, një vend me rreth 230 milionë banorë dhe me përkatësi të ndryshme fetare, përballet me kërcënime të shumta sigurie – nga xhihadistët në verilindje, te bandat e armatosura në veriperëndim – ndërsa dhuna ka prekur si të krishterë, ashtu edhe myslimanë.

The post Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri appeared first on Albeu.com.

800 emigrantë në Angli brenda ditës/ Rekord i ri kalimesh ilegale, 13 gomone kaluan La Manshin vetëm të shtunën

By: D Marku
21 December 2025 at 22:45

E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me 13 gomone, arritën t’u shmangen autoriteteve franceze dhe ato britanike bën vetëm taksinë nga ujërat ndërkombëtare drejt brigjeve angleze, duke shënuar numrin më të lartë të kalimeve në muajt e fundit.

Ky është një rekord për muajin dhjetor në një ditë të vetme që nga viti 2018, kur filluan të regjistrohen për herë të parë kalimet me gomone.
Dhjetori tradicionalisht është një nga muajt më të qetë për kalimet në La Mansh kur përgjithësisht temperaturat janë më të ulta, si në atmosferë dhe në ujë, tejdukshmëria është më e kufizuar, dhe ka më pak orë me ndriçim dhe koha me mot të keq i bën më të vështira kalimet për shkak të erës dhe dallgëve.

Ky rekord vjen në kohën kur qeveria laburistë e Sir Keir Starmer ka forcuar në mënyrë drastike ligjet anti-emigracion në përpjekje për të dekurajuar kalimet që me sa duket, i injorojnë këto ligje.
Ose këta emigrant dhe grupet kriminale nuk kanë arritur të marrin këto sinjale përmes ndryshimeve në ligjet britanike të emigracionit ose autoritetet franceze të kufirit ende bëjnë sikur tentojnë të frenojnë gomonet, edhe pse financohen bujarisht nga autoritetet britanike me shpresën naive se francezët nuk do donin t’i shkarkonin nga territori i tyre si në këtë rast 800 emigrantë të paligjshëm.
Me shumë gjasa të dyja variantet qëndrojnë. Vetëm këtë javë Gjermania miratoj një ligj që do dënonte deri në 10 vjet trafikantë që tentonin të sillnin emigrantë drejt Britanisë, ndërkohë edhe Ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper ishte javën e kaluar në Greqi për një marrëveshje në luftën kundër bandave të trafikantëve të qenieve njerëzore.
Por Ministri hije i opozitës Chris Philp, thotë se “kjo qeveri e ka dëshiruare La Manshin në një sistem ku hyrja është e garantuar dhe kthimi mbrapsht i emigrantëve është një opsion”.
Në fakt pas Brexitit dhe gjatë kohës së qeverisjes së konservatorëve, sic është sot e kësaj dite ka qenë, dhe çeshtja shqetësuese është edhe përsa kohë do mbesë e tillë gjendje edhe pse ka ligje më të ashpra që për momentin dukshëm nuk i frenon dot trafikantët të ndezin motorët e gomoneve dhe emigrantët që me çdo çmim duan të vijnë drejt Anglisë.

The post 800 emigrantë në Angli brenda ditës/ Rekord i ri kalimesh ilegale, 13 gomone kaluan La Manshin vetëm të shtunën appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Plagosja në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë pl*gë në gjoks dhe bark

By: D Marku
21 December 2025 at 22:11

Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një taksisti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, konkretisht në sektorin “Hekurudha” të plazhit, ku gjatë një konflikti dyshohet se 45-vjeçari është goditur me thikë nga persona ende të paidentifikuar.

45-vjeçari i plagosur, Florant Sinanaj, banues në Tiranë, u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ka marrë dy plagë shpuese në gjoks dhe bark, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

Rrethanat e konfliktit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të saj, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar.

The post EMRI/ Plagosja në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë pl*gë në gjoks dhe bark appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 21 December 2025Main stream

Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Kamioni ngarkuar me agrume del nga rruga, lëndohet shoferi (PAMJE)

By: D Marku
21 December 2025 at 21:55

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçëm, ku një kamion i ngarkuar me fruta portokalle, mandarina është përfshirë në një ngjarje aksidentale.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip ‘Volvo’, ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi O. Rr., i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pasagjeri O. Sh. ndodhet në vendin e ngjarjes dhe, fatmirësisht, nuk ka pësuar probleme shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, zjarrfikësja dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

The post Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Kamioni ngarkuar me agrume del nga rruga, lëndohet shoferi (PAMJE) appeared first on Albeu.com.

Berisha: U ndërruan 1200 shishe vere me vlerë 4 mln euro, u morën me ndihmën e zyrtarëve të lartë. Agasi i vendosi pllakatën…

By: D Marku
21 December 2025 at 21:30

Kryetari i Partisë Demokratike ka denoncuar sot se i akuzuari nga SPAK, Ergys Agasi, zhvendosi 1200 shishe vere të vjetër shekullore nga kantina me vlerë 4 mln euro, me ndihmën e zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit dhe Doganave.

Ai akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama të lidhur me këtë “vjedhje shtetërore”, teksa informon se Agasi i kishte vendosur edhe emër kantinës: “Vinoteka e Edit”.

“Vjedhje e bujshme shtetërore! Zhduken, vidhen nga vinoteka e Gys Agasit shishet e verës 70 vjeçare, madje edhe të vitit 1920 që kushtonin 4 milionë euro apo 33-40 mijë euro. Vinoteka u zbulua nga kontrolli i befasishëm BKH-së në Vilën e Agasit. Thuhet se Agasi kishte vendosur aty pllakën “Vinoteka e Edit”! Nga kontrolli i BKH-së shishet të gjitha rezultonin të futura kontrabandë pa pullat fiskale. Meqenëse ata ishin mall kontrabandë u ngarkua dogana dhe tatimet e Tiranës t’i merrnin në roje ato si ç’veprohet në rastset e mallrave kontrabandë”, shkruan ai mes të tjerash.

Me një postim të radhës në rrjetin social Facebook, kreu i selisë blu bën me dije se vera e vjetër ishte hequr me shpejtësi edhe me ndihmën e krerëve të karteleve të krimit, teksa aty u lanë 1200 shishe me etiketa të vejtra pa vlerë të madhe tregu dhe me pulla fiskale.

Protesta e opozitës më 22 dhjetor/ Xhixho: Korrupsioni nuk është keqqeverisje, por krim ndaj qytetarëve, të gjithë nesër para kryeministrisë
Postimi i plotë i Sali Berishës:

“Vjedhje e bujshme shtetërore!

Zhduken, vidhen nga vinoteka e Gys Agasit shishet e verës 70 vjeçare, madje edhe të vitit 1920 që kushtonin 4 milionë euro apo 33-40 mijë euro. Vinoteka u zbulua nga kontrolli i befasishëm BKH-së në Vilën e Agasit. Thuhet se Agasi kishte vendosur aty pllakën “Vinoteka e Edit”! Nga kontrolli i BKH-së shishet të gjitha rezultonin të futura kontrabandë pa pullat fiskale. Meqenëse ata ishin mall kontrabandë u ngarkua dogana dhe tatimet e Tiranës t’i merrnin në roje ato si ç’veprohet në rastset e mallrave kontrabandë. Por sipas qytetarit dixhital nën kujdesin e drejtorit të doganës së Tiranës, drejtorit të përgjithshëm të policisë Proda një komando e përbërë nga Elvis Doçi, Suel Çela dhe dy persona të tjerë të gjitha shishet e verës u ngarkuan në pesë kamionë të cilët sipas kamerave u transportuan drejt Linxës.

Ndërkohë në kantinë u vendosën 1200 shishe vere me etiketë jo Romanee Conti, por tjetër dhe që të gjitha me pulla fiskale. Pra kemi të bëjmë me një vjedhje të mirëfilltë shtetërore. Kështu pronari i vërtetë Edi Rama duket se mori mallin e vetë të futur kontrabandë prej 4 milionë euro. Kurse Gysi shpëtoi nga vepra penale e kontrabandës së mallrave të akcizës. Ky është narkoshteti apo shteti kriminel në çdo veprim, në çdo lëvizje në çdo segment”.

The post Berisha: U ndërruan 1200 shishe vere me vlerë 4 mln euro, u morën me ndihmën e zyrtarëve të lartë. Agasi i vendosi pllakatën… appeared first on Albeu.com.

Këngëtarja shqiptare Loredana po përçan Adyemin me Dortmundin, lojtari u largua pa përshëndetur shokët, klubi gati ta ndëshkojë

By: D Marku
21 December 2025 at 20:49

Futbolli është një sport kolektiv dhe çdo pjesë e ekipit duhet të funksionojë pa probleme në çdo nivel që të ketë sukses. Por klubet me yje të mëdhenj shpesh hasin probleme.

E tillë është situata këto ditë te Borussia Dortmund, ku ylli i tyre kryesor, Karim Adeyemi, po bëhet një barrë gjithnjë e më e madhe për ekipin.

Adeyemi është i pakënaqur që klubi nuk e shiti atë këtë verë gjatë afatit kalimtar dhe aktualisht po përpiqet të ushtrojë presion mbi bordin që ta bëjë këtë në janar, dhe për sjelljen e tij tani do të ndëshkohet.

Konkretisht, Adeyemi u zëvendësua në minutën e 60-të në fitoren e Dortmundit ndaj Monchengladbach në Kupën e Gjermanisë, dhe për shkak të kësaj ai ishte dukshëm i frustruar, kështu që vendosi të mos i përshëndeste shokët e ekipit, por të shkonte direkt në dhomën e zhveshjes.

Për këtë, ‘Milionerët’ do ta ndëshkojnë, gjë që u konfirmua nga drejtori sportiv Sebastian Kehl. “Zëvendësimi i tij ishte plotësisht i justifikuar. Ai nuk luajti mirë dhe do të ndëshkohet për sjelljen e tij. Sigurisht që kemi tema për të folur pas gjithë kësaj. Nuk më pëlqeu reagimi i tij, ashtu si trajnerit dhe shokëve të tij të ekipit”, ka thënë Kehl.

Adeyemi dëshiron të shkojë në Ligën Premier, ku disa klube e duan atë, por Dortmund nuk e lejoi të bënte një transferim këtë verë.

Kontrata e Adeyemit skadon në verën e vitit 2027, kështu që Dortmundi ka të ngjarë të detyrohet ta shesë atë për të shmangur një situatë në të cilën lojtari i kombëtares gjermane do të largohej nga klubi falas.

Ndërkohë që vetë lojtari pak ditë më parë i kërkoi klubit largimin duke u justifikuar me kërkesën që I ka bërë e dashura e tij, këngëtarja shqiptare Loredana që sipas tij kërkon të jetojë në një qytet tjetër të madh europian.

The post Këngëtarja shqiptare Loredana po përçan Adyemin me Dortmundin, lojtari u largua pa përshëndetur shokët, klubi gati ta ndëshkojë appeared first on Albeu.com.

Plagosje me th*kë në Durrës, 45-vjeçari në gjendje kritike për jetën

By: D Marku
21 December 2025 at 20:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës.

Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë, në sektorin Hekurudha, të lagjes 13 në zonën e Plazhit.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit,në gjendje të rëndë, ku edhe po merr ndihmën mjekësore.

Ende nuk dihet motivi dhe rrethanat e ngjarjes.

The post Plagosje me th*kë në Durrës, 45-vjeçari në gjendje kritike për jetën appeared first on Albeu.com.

“Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit”, Bardhi publikon pjesë nga dosja e AKSHI-t: Rama ka rënë në rrjetë

By: D Marku
21 December 2025 at 19:50

Gazment Bardhi publikon pjesë nga dosja e AKSHI-t: Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi Rama ka rënë në rrjetë dhe është në hall të madh. Agasi vetëm për një tender sekret përfitoi 30.2 milion euro si taksë korrupsioni.

Reagimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi Rama ka rënë në rrjetë dhe është në hall të madh. Largimi i tij i menjëhershëm është shpëtimi i vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai ka kryer genocid ndaj Buxhetit të Shtetit dhe parave të qytetarëve shqiptarë!

Dosja e AKSHI-t provon se skema korruptive e ndjekur është identike me atë që kemi parë edhe në çështjet e tjera. Paracaktim i kritereve, paracaktimi i fitueseve, dyfishimi i fondit limit, ndarja e parave mes kompanisë fituese dhe autoritetit që përcakton fituesin. Sepse korrupsioni nuk është një akt i izoluar i Belinda Ballukut apo dikujt tjetër, por skemë qeverisjeje e Edi Ramës.
Logjika që ndiqet është se, nëse shërbimi kushton 2 milion, fondi limit bëhet 4 milion. Pra, taksa e korrupsionit merret po nga paratë e Buxhetit të Shtetit, jo nga vlera e fitimit të kompanive private.

Sipas SPAK-ut vetëm për 9 muaj, për periudhën 11.12.2024-26.9.2025, përmes kësaj skeme, vetëm nga fondet e AKSHI-t, Ergys Agasi, krahu i djathtë i lidhjeve me krimin e organizuar i Edi Ramës, ka përfituar plot 30.2 milion euro. Po po, 30.2 milion euro për 9 muaj ka përfituar taksë korrupsioni vetëm nga AKSHI, për një tender sekret që fondin limit ia kanë caktuar 60 milion euro.

Kjo nuk është vjedhje! Ky është genocid ndaj Buxhetit të Shtetit. Prandaj nuk kanë fonde për të rritur pensionet dhe pagat. Prandaj nuk kanë fonde për t’u dhënë punonjësve të shtetit shpërblim për fundvit, prandaj s’kanë fonde për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Këta nuk janë Qeveri. Këta janë një bandë që ka marrë peng vendin përmes një Kryeministri të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, që ndryshe nga Belinda Balluku që e quante “Palloshi i gjatë”, Ergys Agasi e respektonte dhe e quante “Kapo”! Prandaj, ka nisur pengimin e drejtësisë, sepse e ka kuptuar që ka rënë në rrjetën e drejtësisë, në mos si “Palloshi i gjatë”, ka rënë si “Kapo”!

The post “Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit”, Bardhi publikon pjesë nga dosja e AKSHI-t: Rama ka rënë në rrjetë appeared first on Albeu.com.

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja

By: D Marku
21 December 2025 at 18:28

Në episodin e kësaj të diele në ‘Flasim’, Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për drejtësinë shqiptare.

Rama përmendi pjesën e kërkesës së SPAK në Kuvend për pezullimin dhe arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.
“Jam shumë kurioz, pse prokurorët që u ngutën me një vrap mbresëlënës t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme, në ditët e fundit, nuk e mbajtën parasysh që si fillim jemi në një çështje ballë për ballë në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar ku gjykata më e lartë e vendit, duhet të gjykojë në themel çështjen e masës së pezullimit antidemokratik të një anëtari qeverie me kërkesë prokurorie.

E ngre këtë pyetje sepse në çdo vend, ku drejtësia nuk vrapon, po gjykon, ajo do të priste fundin e gjykimit për një masë, para se të kërkonte një masë tjetër, sepse shteti i të drejtës nuk është shesh as për karshillëk mes pushteteve të pavarura, as për përsheshin e një pushteti në territorin kushtetues të një pushteti tjetër.
Sot, nuk e kam përgjigjen, por do të vazhdoj të lexoj, do vazhdoj të mësoj dhe do të vazhdoj të bëj të gjithë përpjekjet e mia që të kuptoj sa më mirë nga analiza e thelluar e simptomave të brutalitetit në ushtrimin e pushtetit gjyqësor, e me siguri do ta kem në kohën e duhur edhe përgjigjen time për sa më lart.
Por në ndërkohë, sikundër është bërë e qartë edhe në Komisionin e Mandateve në Kuvend, nuk ka asnjë gjasë që ne shumica qeverisëse dhe parlamentare e këtij vendi ta shqyrtojmë kërkesën e ngutur të prokurorëve për të autorizuar masa të reja ekstreme, të cilat edhe në dritën e raportit të ekspertëve të Këshillit të Europës, edhe në dritën e raportit të Komisionit të “torturave” të Këshillit të Europës, edhe në dritën e shumëçkaje tjetër janë vërtetë për t’u marrë dhe për t’u gjykuar me shumë qetësi, por jo pa mbaruar njëherë me themel procesi që kemi hapur në Gjykatën Kushtetuese, për masën ekstreme, për masën antidemokratike dhe antikushtetuese të pezullimit nga prokurorët që sikur s’kishte ndodhur dhe s’ka ndodhur asgjë erdhën me vrap të kërkojnë masa të tjera. Drejtësia nuk vrapon, drejtësia gjykon”, tha ndër të tjera Rama.

The post Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja appeared first on Albeu.com.

“Eh mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, aktori i njohur Viktor Zhusti përplaset me Adriatik Lapajn: As më shkon ndërmend të të përkrah ty

By: D Marku
21 December 2025 at 18:25

Aktori i njohur Viktor Zhusti ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie me kreun e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Sipas tij, fotoja ishte realizuar vetëm për përdorim personal dhe me premtimin se nuk do të publikohej, por u përdor më pas për qëllime politike, duke e paraqitur padrejtësisht si mbështetës të kësaj force.
Zhusti thotë se publikimi i fotos i ka sjellë shqetësim, reagime negative dhe zhgënjim për shkak të shkeljes së besimit. Ai ka publikuar edhe mesazhe ku i kishte kërkuar Gerti Kames që fotoja të mos postohej, kërkesë për të cilën, sipas tij, kishte marrë garanci.

Ndër të tjera Zhusti i drejtohet Lapajt duke i thënë ‘Më bën përkrahës e simpatizant të partisë e lëvizjes tënde, “Shqipëria bëhet”, gjë që as më ka shkuar ndonjëherë ndërmend’.
Reagimi i plotë i Viktor Zhustit:
Eh, mor LLAPA…
Nuk di a të kam sjellë ndonjë të mirë me dëshirën që të bëje një foto private, kur isha duke kaluar për në shtëpi mbas shfaqjes, por mua, veç dëm e shqetësim më ke sjellë.
Pranova të beje foto vetëm për albumin tënd privat meqë “ kishe shumë simpati si aktor” dhe më premtove që nuk do ta postosh, madje i thashë dhe bashëluftëtarit tënd, artistit të kaq e ka filmave dhe kandidatit për deputet të “Shqipëria bëhet”, djalit të mikut tim të çmuar, Gent Kames, që të mos e postosh
(po vendos dhe mesazhin për të dhe premtimin e tij) por juve, duket e kishit të nevojshme, një shashkë propagandistike për 22 dhjetorin…
Duke e shoqëruar foton me komentin “erdhi na takoi dhe na dha energji pozitive”… më bën përkrahës e simpatizant të partisë e lëvizjes tënde, “Shqipëria bëhet”, gjë që as më ka shkuar ndonjëherë ndërmend, pasi, sipas meje, Shqipëria, vërtet do bëhet, emancipohet, modernizohet, europianizohet, por, VETËM me ata, kundër të cilëve ju, po luftoni me çdo mjet e mënyrë.
Me postimin tënd më ke sjellë mjaft armiqësi, qejf mbetje dhe komente negative, për të cilat nuk kisha nevojë.
Po, nuk është hera e parë që dal i zhgënjyer nga miqësitë e rrugës…

The post “Eh mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, aktori i njohur Viktor Zhusti përplaset me Adriatik Lapajn: As më shkon ndërmend të të përkrah ty appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Deklarata e Luiz Ejlli për Kiarën: Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij

By: D Marku
21 December 2025 at 18:02

Vetëm disa orë pas prime-t të parë të Big Brother VIP 5 ka startuar gjithashtu edhe Big Brother VIP Fan Club nën moderimin e Kiara Titos.

Ky program nisi ndryshe, ku i pari që hyri në skenë ishte fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli, i cili prezantoi bashkëshorten e tij.

“Zonja dhe zotërinj, çapaçula. Në shtëpinë e tretë më të famshme, se e para është Shtëpia e Bardhë, e dyta është Shtëpia e Big Brother, e treta është kjo ku jam unë, shtëpia e Fan Club BBVIP.

Kam ardhur vetëm për një qëllim. Ju do thoni çfarë do ky këtu. Unë do prezantoj atë që do e prezantoj. Ajo është një vajzë, një grua tashmë, që nuk do të jetë kurrë vetëm sepse më ka mua në krah. Janë munduar ta lënë në hije, por hija nuk e mbulon kurrë dritën. Ajo është drita e diellit. Bashkëshortja ime, nëna e Lunës, Kiara Tito Ejlli. Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij. Tani mua më duhet të iki se më vjen nëna në Rinas. A të rri unë apo merresh vetë ti me këto”, u shpreh me batuta Luiz Ejlli.

Në fund nuk munguan as momentet romantike, me Luizin që i dhuroi një puthje Kiarës përpara se të largohej.

The post VIDEO/ Deklarata e Luiz Ejlli për Kiarën: Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij appeared first on Albeu.com.

Puthja e papritur mes Marsielës me Bledi Manen, konkurrentja e ‘Për’puthen’: Dua t’i lë shenjë…

By: D Marku
21 December 2025 at 17:59

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në episodin e sotme të ‘Trotuar’ pjesë e ‘E Diell’, ku Bledi Mane është puthur me Marsielën e ‘Për’puthen’.

Pas puthjes së Bledi Manës, Marsiela u shpreh se donte t’i linte një shenjë në faqe.

Pjesë nga biseda:

Bledi Mane: Po që bën sikur s’do

Marsiela: Dua ti lë një shenjë Bledit te faqja

Bledi Mane: Faleminderit për të dyja puthjet. Të premtoj që do ti kthej. Vitin tjetër do të avancoj më shumë. Nuk dua të jenë dëshmitarë Nevina, apo Laerti, por yjet.

Marsiela: Unë e përmbusha misionin këtë sezon, u përputha me Bledin.

The post Puthja e papritur mes Marsielës me Bledi Manen, konkurrentja e ‘Për’puthen’: Dua t’i lë shenjë… appeared first on Albeu.com.

❌
❌