Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Gjyqi për Berishën/ Shtyhet seanca për dosjen “Partizani”

22 December 2025 at 14:44

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për dosjen Partizani. Mësohet se seanca e radhës do të zhvillohet më 12 janar.

Më herët gjatë seancës, avokatja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Klodiana Gjyzari ka bërë parashtrimet e saj.

Mësohet se mbrojtja e Berishës ka argumentuar se SPAK nuk ka asnjë provë apo veprim konkret se çfarë ka bërë Berisha.

“SPAK si në aktet e formulimit të akuzës nuk ka parashtruar fakte të qarta, çfarë ka bërë Berisha, cila është pasoja, nuk ka sjellë asnjë provë dhe veprim konkret se çfarë ka bërë Sali Berisha. Gjatë këtij procesi do provojmë se ndjekja penale është kryer për qëllime politike duke cenuar pluralizmin ne Shqipëri. Janë shtrembëruar në mënyrë të dukshme faktet. Me këtë rast, kanë thënë për çdo gjë ‘fajin e ka Saliu’, por harrohet që gjatë vendimmarrjeve organet janë kolegjiale. Ka parashtrim të rremë të fakteve”, ka thënë ajo, duke shtuar: “Taulant Balla nuk e ka bërë kallëzimin si shtetas; me këtë duam të themi se nuk është e vërtetë ajo që tha gjyqtarja paraprake, se kallëzimi është bërë nga një shtetas. Balla e ka bërë kallëzimin si përfaqësues i shumicës politike. Dhe gjatë kohës së hetimeve, z. Balla ka qenë ministër i Brendshëm. SPAK e regjistroi drejtpërdrejt sapo u paraqit kallëzimi. Pavarësisht se Balla kishte paraqitur kallëzim publik, Prokuroria nuk e kishte regjistruar këtë çështje si procedim penal kryesisht. Nga përmbajtja e kallëzimit janë regjistruar këto elementë: interesi i shpronësimit të ish-pronarëve, sipas Ballës, ka nisur në vitin 2008. Sipas zotit Balla, në vitin 2008 kanë ndodhur të gjitha, dhe sipas kallëzuesit fakti që Malltezi është i afërt me kryeministrin e kohës ka sjellë këtë proces”.

Sulme të reja ruse në Odessa, dëme në objektet dhe portet energjetike

22 December 2025 at 14:05

Rajoni i Odesës, në Ukrainën jugore u shënjestrua përsëri sot me sulme që dëmtuan infrastrukturën energjetike dhe të transportit detar.

Kjo kundërpërgjigje e forcave ruse erdhi pas sulmeve ukrainase ndaj anijeve cisternë të lidhura me Rusinë në Detin e Zi dhe Mesdhe.
Në javët e fundit, ushtria ruse ka goditur porte, ura dhe termocentrale në këtë rajon të Ukrainës jugore në Detin e Zi.

Presidenti rus Vladimir Putin kishte kërcënuar të shtonte sulmet ndaj porteve ukrainase në përgjigje të operacioneve të Kievit.

 

Footage shows a large-scale fire at the Yuzhny port in Odessa Region following a nighttime strike. pic.twitter.com/TK8Y1oUMJs

— cvetko35 (@cvetko35) December 22, 2025

Gjyqi për Berishën/ Hoxha: Proces që do të zgjasë. Ndërrimi i avokatëve, truk për ta zvarritur!

22 December 2025 at 13:32

Avokati Arbër Hoxha në një intervistë në “News Line” në ABC News, komentoi procesin për gjyqin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë intervistës, Hoxha shpjegoi se nga të gjitha zhvillimet e deritanishme është një proces që do të marrë shumë kohë. Sipas tij, ndërrimi i avokatëve duket se është një strategji e përdorur për të zvarritur sa më shumë procesin.

“Si duket është strategji e mbrojtjes për të ngritur edhe një herë kërkimet Pritet të jetë një proces i gjatë dhe besoj se Berisha do ta dalë edhe në pension politik dhe besoj se do të jenë procese të gjata si ajo e Berlusconit, ku çështja e tij pushoi vetëm pasi ai ndërroi jetë.  Pra besoj se do vazhdojë me dekada dhe gjyqi më famëkeq nuk besoj se është vetëm ky por edhe gjyqi i Fatmir Mediut që zvarritet në dyert e drejtësisë deri më sot. Pra është edhe ai një proces që ka zgjatur dhe do të zgjatet akoma. Por me rëndësi nuk është vetëm zgjatja e procesit por edhe dhënia e drejtësisë që duhet të jepet brenda një afati të arsyeshëm. Pasi një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar. Por ky është një gjyq që ka të gjitha premisat të jetë i zvarritur gjatë gjithë procesit të jetës së zotit Berisha. Do t’i kushtojë ky proces shtetit shqiptar. Sigurisht mbrojtja e zotit Berisha nuk do t’i lërë të bëjnë punën e ngarkuar me ligj.  Ecuria e procesit nuk varet vetëm nga mbrojtja, ka të pandehur që kërkojnë të zvarrisin procesin gjyqësor dhe ka truke të caktuara si është ndërrimi i avokatëve për të shtyrë procesin., Por edhe gjykata në limitet e saj nga njëra anë është e detyruar të japë kohë të caktuar mbrojtjes, por edhe nga ana tjetër të caktojë avokatë që të mos ketë zvarritje të tillë”, tha ai.

Më tej avokati Hoxha tha se edhe pse gjykata është në dije të plotë që kemi të bëjmë me zvarritje, duke shtuar se “për shkak të pozicionit, jemi edhe në këtë situatë”.

“Finishi nuk shihet më me dylbi, por as me teleskop. Për të ardhur keq apo mirë këtë e vlerëson gjykata. Por besoj që do jetë një proces që do zgjasë por edhe që do vendosë standard të caktuara, është hera parë që ish-presidenti dhe ish-kryeministri po gjykohet nga Gjykata e Posacme dhe ndaj gjykata është e kujdesshme. Edhe pse është në dijeni të plotë që kemi të bëjmë me zvarritje, por për shkak të pozicionit, kemi këtë situatë dhe gjykata e posaçme përpiqet të tregohet e kujdesshme ne këtë pikë”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Kosovë/ Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, në gjyq publikohen pamje të momentit të krimit

22 December 2025 at 12:27

Para trupit gjykues në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, janë prezantuar pamje të natës fatale të 29 nëntorit.

Prokurorja Javorka Perliçenviç ka prezantuar pamje të asaj dite, ku shfaqet Naim Murseli, i akuzuari kryesor për planifikimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, teksa del nga banesa në Bernicë dhe i bënë me shenjë, Granit Plavës, personit që akuzohet se shkrepi armën mbi viktimën.

Në këto pamje shihet edhe Liridona Ademaj para shtëpisë në Bërnicë.

Në vazhdim të prezantimit të këtyre provave, janë shfaqur edhe pamje ku Murseli është takuar me Plavën në një pikë karburanti, pompë të derivateve, ku shihen Naim Murseli dhe Granit Plava teksa flasin sëbashku.

Atë ditë Murseli së bashku me familjen, darkuan në një restorant, ku më parë prokuroria ka faktuar se ka qenë edhe Plava.

Në seancë janë shfaqur edhe pamje të renda, nga momenti kur bëhet gjuajta me armë ndaj Liridonës, ndërsa në veturë ishte së bashku me dy fëmijët e saj, e më pas dëgjohen të qarat dhe britmat e dy djemve.

Plava kishte deklaruar se vet Naim Murseli kishte përgatitur armën me 5 fishekë.

Ndër të tjera, Plava në dëshminë ka pranuar në natën e krimit ishte Naimi ai që e hapi pak xhamin e veturës, ndërsa ky i fundit shtiu me armë.

I pranishëm në seancën e fundit për këtë vit ishin të tre të akuzuarit: Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plava.

Po ashtu, i pranishëm ishte edhe vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi dhe avokati mbrojtës, Leutrim Syla.

Familjarët e viktimës vijojnë të kërkojnë drejtësi për ngjarjen e shënuar më 29 nëntor të vitit 2023 ndërsa prokuroria akuzon Murselin se ka inskenuar vrasjen për të përfituar nga siguracioni i jetës së Liridona Ademajt.

Shkup, Spiropali pritet nga homologu Mucunski: Mbështetje dhe vendosmëri për avancimin e rrugëtimit europian

22 December 2025 at 11:33

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka nisur vizitën zyrtare në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku mëngjesin e sotëm u prit nga Ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timčo Mucunski.

Spiropali tha se “me kolegun Timčo Mucunski bashkëndajmë vizionin, perspektivën dhe vendosmërinë e përbashkët për të avancuar në rrugën drejt integrimit në BE”.

Spiropali theksoi se “bashkë me Maqedoninë e Veriut, Italinë, Bullgarinë dhe Rumaninë na pret një punë e mirë për projektin strategjik të Korridorit të VIII-të.”

“Forumi i parë që do të mbahet në Tiranë në shkurt të 2026, do të institucionalizojë më tej bashkëpunimin pesëpalësh për këtë projekt që i shërben sigurisë Euro-Atlantike, transformimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në rajon e më gjerë”, tha Spiropali.

Ministri Mucunski deklaroi se thellimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dy vende partnere dhe aleatë në NATO, i shërben në vetvete përparimit të të gjithë rajonit tonë.

Spiropali do të pritet gjatë ditës nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministri Hristijan Mickoski, si dhe Kryetari i Parlamentit Afrim Gashi.

Ministrja Spiropali do të theksojë përgjatë kësaj vizite rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe e rajonale.

Protesta e transportit interurban në Vlorë/ Shoferët: Konkurrenca e pandershme po na penalizon

22 December 2025 at 11:21

Linjat e transportit interurban në Vlorë janë ngritur këtë të hënë në protestë. Drejtuesit e autobusëve që bëjnë linjat me Tiranën, Beratin, Elbasanin, Sarandën dhe qytete të ndryshme në këto intenerare kanë pezulluar aktivitetin.

Në intervistat e tyre kërkojnë dënimin dhe ndalimin e aktivitetit të paligjshëm të taksive dhe furgonave private dhe te palincesuara si dhe ndërtimin e terminalit ku sipas tyre Vlora mbetet i vetmi qytet që ende se ka një të tillë.

Thonë se do të pezullojnë aktivitetin duke penalizuar qytetin deri në zgjidhje. Kërkojnë një takim me përfaqësuesit e pushtetit lokal pasi kundërshtojnë dhe zhvendosjen drejt periferisë.

Plagosja në Kukës, dorëzohen në polici dy vëllezërit

22 December 2025 at 10:48

KUKËS- Dy vëllezërit,  Fatri dhe Ndricim Iseberi, autorë të dyshuar të plagosjes në Kukës, janë vetëdorëzuar në polici.

Në një njoftim zyrtar policia sqaron se këta dy shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasin 65 vjeç, për motive të dobëta, një ditë më parë në vendin e quajtur “Dëshmorët”.

Gjatë konfliktit, shtetasi Ndricim Iberi e ka goditur me qytën e pistoletës shtetasin Sadik Kapica si dhe ka plagosur rëndë nga pakujdesia, shtetasin Amarildo Cena 36 vjeç, i cili nuk ishte i përfshirë në konflikt.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar përdorur në ngjarje.

Materialet procedurale shtesë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Japonia pritet të miratojë rifillimin e centralit më të madh në botë, 15 vite pas katastrofës së Fukushimës

22 December 2025 at 10:20

Japonisë pritet të miratojë rifillimin e centralit bërthamor Kashiwazaki-Kariwa, më i madhi në botë, në një vendim historik në rikthimin gradual të Japonisë në energjinë bërthamore pas katastrofës së Fukushimës.

Centrali, i vendosur rreth 220 kilometra në veriperëndim të Tokios, u mbyll së bashku me dhjetëra reaktorë të tjerë pas tërmetit dhe cunamit të vitit 2011 që shkaktuan aksidentin më të rëndë bërthamor që nga Çernobili.

Që atëherë, Japonia ka rifilluar 14 nga 33 reaktorët e saj që mbeten teknikisht të zbatueshëm, ndërsa kërkon të zvogëlojë varësinë e saj nga lëndët djegëse fosile të importuara.

Kashiwazaki-Kariëa do të jetë centrali i parë që do të rihapet nën menaxhimin e Tokyo Electric Power Company (TEPCO), kompanisë që operoi centralin e Fukushimës, gjë që po rrit shqetësimet e banorëve.

Qeveria e Kryeministrit Sanae Takaichi e mbështet hapur rinisjen, duke përmendur sigurinë energjetike, koston e lartë të importeve të LNG-së dhe qymyrit dhe kërkesën në rritje për energji elektrike nga qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale.

Në këtë kontekst, Japonia ka vendosur një objektiv për të dyfishuar pjesën e energjisë bërthamore në përzierjen e saj të energjisë në 20% deri në vitin 2040, pavarësisht reagimeve të vazhdueshme shoqërore.

/abcnews.al/

Dumani i dorëzon detyrën/ Braho merr drejtimin e SPAK: Misioni, përtej mandateve individuale

22 December 2025 at 10:09

Altin Dumani i ka dorëzuar këtë të hënë detyrën kreut të Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho.

Gjatë fjalës së tij, Braho shprehu vlerësim për zgjedhjen e tij në krye të këtij institucioni, duke thënë se misioni i SPAK shkon përtej mandateve.

“Shpreh falënderimin tim, marrja e detyrës është angazhim për të respektuar ligjin, për të mbrojtur pavarësinë e SPAK. Vlerësoj paraardhësit e mi në detyrë, zotin Kraja, zotin Dumani për guximin duke forcuar profilin e SPAK. Fokusi im do të mbetet respektimi rigoroz dhe respektimin e ligji. Institucioni do komunikojë në mënyrë të qartë, misioni i SPAK shkon përtej mandateve”, tha Braho.

/abcnews.al/

Gjenerali rus vritet në një shpërthim në Moskë

22 December 2025 at 09:26

Një gjeneral rus është vrarë në një shpërthim në Moskë, kanë njoftuar zyrtarët e këtij vendi, raportoi BBC-ja.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se gjenerallejtënant Fanil Sarvarov vdiq të hënën në mëngjes pas shpërthimit të një pajisje shpërthyese që ishte vendosur nën një veturë.

Siç bëhet e ditur, Sarvarov ishte kreu i departamentit të trajnimit operativ të forcave të armatosura.

Thuhet se një hetim është nisur për përfshirjen e shërbimeve të inteligjencës ukrainase.

EMRI/ Akuzohet për drogë, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari, pritet ekstradimi në Spanjë

22 December 2025 at 08:41

Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 76”. Në pranga ka rënë 37-vjeçari, Gjergji Ceka alias Gjergj Kola.

Ky shtetas akuzohet nga Gjykata e Malagës, për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Malagës, Spanjë, me vendimin e datës 14.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

VIDEO/ I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëllojë dy herë një oficer policie, arma bllokohet

22 December 2025 at 08:14

Momente dramatike janë regjistruar nga kamerat e sigurisë në një dyqan në Ohajo, ku një i dyshuar për grabitje tentoi të qëllonte dy herë një oficer policie, por arma e tij u bllokua.

Pamjet tregojnë të dyshuarin, 21-vjeçarin Shane Newman, të ulur në një divan në një dhomë sigurie të dyqanit, pranë tij një vajzë e re.

Situata përshkallëzohet papritur kur Newman nxjerr një armë nga brezi dhe e drejton drejt oficerit të policisë, ndërsa vajza pranë tij dëgjohet duke bërtitur me panik: “Jo, jo, jo!”.

 

HEART-STOPPING MOMENT: A suspected shoplifter allegedly pulled a gun on a police officer inside an Ohio Walmart.

Shane Newman, 21, has reportedly been charged with attempted murder and felonious assault on a police officer, court records show. pic.twitter.com/j3TTnAwuob

— Fox News (@FoxNews) December 21, 2025

Paris/ Punonjësi i Pallatit Elysee akuzohet për vjedhje, vlera arrin rreth 40 mijë euro

22 December 2025 at 07:43

Një punonjës në Pallatin Elysee në Paris është arrestuar për vjedhje të enëve të argjendit dhe porcelanit, mes një vale vjedhjesh në institucionet franceze të profilit të lartë, raporton “The Guardian”.

Hetuesit kanë arrestuar një burrë dhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar. Ata akuzohen për vjedhje të sendeve me vlerë nga rezidenca zyrtare e presidentit francez në Paris dhe ishin përpjekur më pas t’i shesin në faqet e ankandit online si “Vinted”.

Kryepunëtori në Pallat njoftoi autoritetet për objekte të humbura, disa prej të cilave konsiderohen objekte të trashëgimisë kombëtare.

Sendet vlerësohen të kenë një vlerë totale rreth 40 mijë euro.  Shumica e tyre vinin nga “Sevres Manufactory” në Paris, një fabrikë e famshme porcelani që është në pronësi të shtetit francez që nga viti 1759.

Hetuesit nisën të merrnin në pyetje stafin në Elysee pasi personeli i fabrikës vërejti disa gjësende të humbura që po shiteshin në faqet e ankandeve.

Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë vende pune, ashtu si gjatë Revolucionit Industrial

22 December 2025 at 07:16

Përhapja e gjerë e inteligjencës artificiale ka të ngjarë të zhvendosë njerëzit nga vendet e punës në një mënyrë ashtu si gjatë Revolucionit Industrial, paralajmëroi guvernatori i Bankës së Anglisë, ndërsa rriten shqetësimet në lidhje me ndikimin e teknologjisë tek të rinjtë që hyjnë në tregun e punës.

Andrew Bailey tha se Mbretëria e Bashkuar duhet të ketë “trajnimin, arsimimin (dhe) aftësitë e nevojshme” për të ndihmuar punëtorët të kalojnë në punë që përdorin inteligjencën artificiale.

Duke folur për BBC Radio 4, Bailey tha se njerëzit që kërkojnë punë do të gjenin punë “shumë më lehtë” nëse do t’i kishin këto aftësi.

Megjithatë, ai paralajmëroi se inteligjenca artificiale mund ta bëjë më të vështirë për profesionistët më të rinj dhe pa përvojë të sigurojnë role të nivelit fillestar.

“Duhet të mendojmë: çfarë po i bën kjo rrjedhës së njerëzve? A po e ndryshon apo jo?” tha ai duke shtuar se “mendoj se nëse janë njerëz që punojnë me inteligjencën artificiale, nuk jam i sigurt nëse do ta ndryshojë rrjedhën e punës, por mendoj se kemi të drejtë ta kemi parasysh këtë pikë”.

AI po integrohet gjithnjë e më shumë në të gjithë ekonominë, duke i mundësuar kompjuterëve të përpunojnë sasi të mëdha të dhënash, të identifikojnë modele dhe të ndjekin udhëzime komplekse.

Ndërsa shumë e shohin potencialin e saj për të rritur produktivitetin, ka frikë në rritje për efektin e saj në vende pune.

Shifrat zyrtare të publikuara këtë javë treguan se shkalla e papunësisë në Mbretërinë e Bashkuar u rrit në 5,1 për qind në tre muajt deri në tetor, me të rinjtë që u goditën më rëndë.

Zyra për Statistikat Kombëtare raportoi se numri i të papunëve të moshës 18-24 vjeç u rrit me 85 000 gjatë kësaj periudhe, rritja më e madhe që nga nëntori i vitit 2022.

Disa kritikë kanë fajësuar rritjet e pagës minimale dhe taksat më të larta për shkak se i kanë bërë firmat më të ngurruara për të punësuar staf të ri.

Parashikimi i motit, 22 dhjetor 2025

22 December 2025 at 07:10

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare.

Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek.

Deti – Valëzimi forcës 1 ballë.

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22 December 2025 at 07:00

Dashi

Dialogu thuajse do mungoje fare gjate kësaj dite për te dashuruarit. Kjo do çoje ne debate te njëpasnjëshme te cilat zor se do zgjidhen deri ne orët e mbrëmjes.

Beqaret do njohin personin me te cilin shume shpejt do fillojnë edhe një lidhje. Me financat duhet te bëni akoma edhe me shume kujdes duke qene se yjet do influencojnë negativisht.

Demi

Do merreni vesh mire me parterin tuaj gjate kësaj dite dhe pritet te kaloni momente te këndshme pranë tij. Beqaret do jene te parezistueshëm prandaj do kenë mundësi te shumta për te marre propozime dhe për te ndryshuar status.

Me financat mos u tregoni impulsive. Arsyeja duhet te jete ajo qe duhet te mbizotërojë ne çdo moment.

Binjaket

Do i qëndroni besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite edhe pse te shumte do jene personat qe do ju tundojnë pa mase. Marrëdhënia do jete përgjithësisht e ngrohte.

Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do jete ashtu si ata e kishin ëndërruar. Mos bëni gjera qe nuk i dëshironi. Ne planin financiar do jeni me fat dhe situata do ketë përmirësime te mëdha.

Gaforrja

Marrëdhënia juaj ne çift do ketë probleme te shumta gjate kësaj dite. Për çdo gjë do konfliktoheni me te dhe do qëndroni me kokën mënjanë. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te filluar një histori dashurie, prandaj do mbeten serish vetëm. Financat duhet t’i menaxhoni me më tepër kujdes dhe maturi, përndryshe gjendja mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Luani

Pas një periudhe jo shume te qete për jetën tuaj ne çift sot do rivendoset harmonia ne çift. Do jeni me tolerante dhe me te hapur me atë qe keni ne krah.

Beqaret qe ne mëngjes do kenë takime te jashtëzakonshme dhe nuk do ndihen për asnjë çast vetëm. Financat nuk do jene shume te mira, kështu qe mos rrezikoni shume duke shpenzuar pa fund.

Virgjëresha

Asgjë e keqe nuk ka për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift kështu qe merrini gjerat si t’iu vijnë dhe dashurohuni si ta ndjeni.

Beqaret nuk do kërkojnë ndryshim te statusit sepse do ndihen mire ashtu si janë. Gjithë kohës do kenë diçka me çfarë te merren. Ne planin financiar do keni me shume fat se kurrë dhe gjendja do jete e shkëlqyer.

Peshorja

Mos kërkoni nga partneri qe t’ua sjelle Hënën ne toke sepse kjo është një gjë e pamundur, por mundohuni te kënaqeni me aq sa ai iu jep. Dashuria e tij për ju është e pashtershme. Beqaret do jene me shume fat dhe ka mundësi ta gjejnë personin e përshtatshëm.

Edhe financat do fillojnë te kenë disa përmirësime te vogla. Nuk do keni për çfarë te qaheni.

Akrepi

Nëse nuk tregoheni me te dashur me partnerin tuaj sot dhe nëse nuk e toleroni atë për disa gjera te vogla, mund te lindin debate te paimagjinueshme.

Ai nuk do jete ne humorin e duhur, prandaj mire do jete te veproni me delikatese. Beqaret nuk do kenë aspak te reja. Ne planin financiar mos u tregoni te pamatur me shpenzimet sepse do mbeten pa para.

Shigjetari

Do jeni plot energji dhe humor gjate kësaj dite ju te dashuruarit. Pranë partnerit do përjetoni emocione te papërshkrueshme dhe do ju duket sikur jeni ne ëndërr.

Ata qe janë vetëm nuk do mërziten edhe sikur te mos e gjejnë dashurinë sepse do kalojnë një dite te animuar. Ne planin financiar duhet te ndiqni një disipline strikte ne mënyrë qe te mos keni vështirësi.

Bricjapi

Do jeni konfuze sot ne jetën tuaj ne çift dhe ne shume momente nuk dini se çfarë te bëni. Partneri gjithashtu do jete si ne ajër.

Beqaret duhet te reflektojnë me kujdes para se te vendosin te pranojnë ftesën e dikujt sepse me pas nuk do ketë kthim mbrapa. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë para se te shpenzoni kontrolloni njëherë portofolin.

Ujori

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën tuaj ne çift, sot do pajtoheni me partnerin dhe do kaloni momente te këndshme me te. Do i kuptoni gabimet e kryera. Beqaret do kenë veçse takime, por asgjë me tepër sesa aq. Me financat duhet te merreni pak me tepër.

Peshqit

Klima ne jetën tuaj ne çift do ngrohet edhe me shume gjate kësaj dite. Do bini ne një mendje për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe do ndiheni mjaft mire.

Beqaret mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare nëse dalin dhe tregohen me te hapur. Dielli do jete planeti qe do i favorizoje financat.

Sherr mes disa personave në Greqi, dy të plagosur me thikë, mes tyre një shqiptar

21 December 2025 at 22:46

Një sherr mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Greqi.

Sipas mediave greke dy persona u transportuan në spital pas plagëve të marra pasi u goditën me thikë.

Sipas mediave greke, mes të plagosurve është edhe një shqiptar. Autoritetet po punojnë për kapen e autorit të dyshuar.

Sulmet izraelite në Liban, një i vrarë dhe një i plagosur

21 December 2025 at 22:36

Një person u vra dhe një tjetër u plagos pas sulmeve izraelite në Libanin jugor. Ushtrinë izraelite njoftoi se kishte në shënjestër anëtarët e grupit terrorist të Hezbollah.

Izraeli ka vazhduar të kryejë sulme në Liban, duke thënë se po synon të godasë lëvizjen e mbështetur nga Irani, pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi që hyri në fuqi më 27 nëntor 2024.

Izraeli gjithashtu mban forca në pesë pozicione në Libanin jugor që i konsideron strategjike.

Ushtria izraelite fillimisht njoftoi se kishte “goditur një terrorist të Hezbollahut në zonën e Yater”.

❌
❌