Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 6 January 2026Main stream

Rinas/ Dokumente false e mallra kontrabandë, në pranga 6 kinezë dhe 1 shtetase bjelloruse

6 January 2026 at 14:59

Pas kontrolleve për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit, 6 shtetas kinezë dhe 1 shtetase nga Bjellorusia, janë vënë në pranga. Ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar 6 dokumente false dhe një sasi mallrash kontrabandë.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave, kryer në bashkëpunim”, shtetasit 29 vjeç, 66 vjeç, 52 vjeç, 45 vjeç, 38 vjeç dhe shtetasja 43 vjeçe, të gjithë shtetas kinezë.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të këtyre shtetasve, ata kanë paraqitur pasaporta të shtetit të Hong Kongut, për të cilat shërbimet e Policisë Kufitare dyshuan se ishin të falsifikuara.

Nga ekzaminimi në laborator, pasaportat rezultuan të falsifikuara.

Po ashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit në hyrje, shtetasja 45 vjeçe, me shtetësi bjelloruse, e cila udhëtonte në itinerarin Treviso–Tiranë, në intervistimin nga punonjësi i Policisë ka qenë dyshuese për qëllimin e udhëtimit në Republikën e Shqipërisë dhe për këtë arsye ka kaluar për kontroll në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve, kësaj shtetasje, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi mallrash për qëllime estetike (botox dhe fillera), për të cilat kërkohen kushte të veçanta për transport, si dhe licencë e posaçme posedimi dhe përdorimi, të cilat kjo shtetase nuk i dispononte.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

VIDEO/ Durrësi ‘nën ujë’, evakuohen mbi 40 familje, Emergjencat Civile, FA dhe Ushtria në terren

6 January 2026 at 14:47

Durrësi është ‘paralizuar’ nga moti i keq. Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur gjatë natës dhe vijuar edhe përgjatë ditës së sotme ka bërë që qyteti të përballet me një situatë shqetësuese.  Rrugët janë kthyer në lumenj, ndërsa banesat të shumta janë përmbytur.

Mbi 40 familje janë evakuuar nga shtabi Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura. Ushtria ndodhet në Durrës që prej orëve të para të paradites me katër pompa te fuqishme.

Një është vendosur në Shkozet, një në afërsi të burgut, një në ish kënetë dhe një në Porto Romano. Ndërkohë numri i kërkesave për evakuimi mbetet i lartë.

 

Aksident në aksin Elbasan-Shushicë, përplasen dy makina, një i plagosur

6 January 2026 at 14:31

Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Shushicë. Mësohet se dy automjete me targa të huaja janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë drejtuesi i një automjeti ka mbetur i lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Përmbytjet/ Mblidhet Komiteti i Emergjencave Civile për koordinimin e punës në terren, Vengu: Masa për sigurimin e furnizimit me energji

6 January 2026 at 14:18

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë problematika të mëdha në disa qytete. Durrësi është i “paralizuar”, nga përmbytjet, pir gjithashtu edhe Lezha, Kukësi dhe vende të tjera po përballem me problematika.

Ndërkohë është mbledhur edhe Komiteti i Emergjencave Civile, për koordinimin e punës në terren dhe përballimin e pasojave të reshjeve të shiut.

Ministri Pirro Vengu u shpreh se parashikohet rritje e kuotave në lumenjtë në Lezhë. Ndërsa theksoi se janë evakuuar 10 familje në Durrës e Shijak.

“Jemi në terren me forca të shtuara, mjete, pompa të gatishmërisë maksimale. Edhe në Lezhë jemi në monitorim ora orës për të parandaluar situatën që është krijuar në Gjadër. Për momentin situata konsiderohet të jetë në kontroll”, tha ai.

Moti i keq në Bosnjë Hercegovinë, probleme me qarkullimin e mjeteve dhe ndërprerje të energjisë elektrike

6 January 2026 at 14:13

Për shkak të reshjeve të borës, trafiku në zonën e qytetit të Konjicit është i vështirë, por nuk ka ndërprerje. Buturoviç Polje dhe vendbanimet përreth aktualisht janë pa energji elektrike.

Mbrëmë pati përmbytje në rrugën rajonale në qytetin e Tushices. Gjashtë shtëpi përgjatë rrugës u përmbytën dhe riparimet janë duke u bërë.

Sipas informacionit të mëngjesit të sotëm, trafiku po lëviz në një korsi. Nivelet e lumenjve në zonën e Çapljinës po rriten.

”Argjinaturat u inspektuan dhe zjarrfikësit pompuan ujë nga ndërtesat e banimit”, njoftoi Qendra Federale e Operacioneve të Mbrojtjes Civile në raportin e saj të rregullt mbi gjendjen e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës.

Hetim pasurie për Vjosa Osmanin/ Prona në Prishtinë dhe Australi, Presidenca: Nuk kemi informacion

6 January 2026 at 12:45

Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë ka filluar një procedurë zyrtarë për verifikimin e pasurisë së presidentes Vjosa Osmani.

Sipas mediave në Kosovë, ky hap erdhi pasi u vunë re dallime të dukshme në deklarimet e pasurisë së Osmanit për vitet 2024 dhe 2025.

Nisja e verifikimeve erdhi pas shqetësimeve në lidhje me ndryshimet në sasinë e pasurisë së deklaruar në formularët zyrtarë të zyrtarëve publikë.

Ndryshimet lidhen kryesisht me rritjen e kursimeve, si dhe shtimin e shumës së parave të gatshme të deklaruara.

Në dokumentet e dorëzuara për vitin që sapo lamë pas, vihet re lëvizje e konsiderueshme në krahasim me një vit më parë dhe ky detaj e  shtyu agjencinë kundër korrupsionit të ndërmarrë verifikime të mëtejshme sipas ligjit.

Në deklarimet e vitit 2025, Osmani ka raportuar se bashkë me bashkëshortin e saj zotërojnë një banesë tjetër në Prishtinë.

Por jo vetëm kaq, Osmani zotëron prona edhe jashtë vendit, konkretisht tokë dhe një shtëpi shtesë në Australi.

Megjithatë pas raportimeve në lidhje me verifikimin e pasurisë, nga Presidenca e Kosovës kanë thënë se nuk kanë informacione të tilla.

Këshilltari i presidentes Osmani tha se ajo mirëpret çdo lloj verifikimi nga çdo institucion, që është i bazuar në pavarësi, ligj dhe fakte, por jo në fushata njollosjeje.

Tërmeti 6.2 ballë godet Japoninë, pasohet nga një tjetër brenda disa minutash

6 January 2026 at 10:50

Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë goditi bregun perëndimor të Japonisë.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se nuk ka paralajmërime për cunami.

Ndërkohë autoritetet thanë se pas tërmetit 6.2 ballë, është regjistruar një i dytë me magnitudë 5.1 ballë rreth dhjetë minuta më vonë.

Tërmeti u regjistrua në Prefekturën Shimane, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Borë e akull në Holandë, pezullohen shërbimet hekurudhore, anulohen qindra fluturime

6 January 2026 at 10:45

Bora dhe akulli shkaktojnë probleme në Holandë. Edhe sot të gjitha shërbimet hekurudhore janë të pezulluara dhe qindra fluturime të anuluara.
Kompania holandeze hekurudhore NS tha se asnjë tren nuk mund të qarkullojë deri në një njoftim tjetër, për shkak të problemeve të shkaktuara nga dëbora dhe temperaturat nën zero.

Në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, linja ajrore KLM anuloi të paktën 300 fluturime të planifikuara për sot.

Këto problemet e mëdha të shkaktuara nga moti në një nga qendrat kryesore të transportit të Evropës, vijojnë për të pestën ditë radhazi.

 

…meanwhile at Schiphol ☃#KLM #Transavia#Amsterdam #Porto pic.twitter.com/LKz3L3ptxm

🟠 (@champ_ian) January 5, 2026

Autor i disa grabitjeve në Krujë, identifikohet dhe shpallet në kërkim 30-vjeçari

6 January 2026 at 10:11

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 30-vjeçarin, si autor i dyshuar i 3 vjedhjeve me armë.  30-vjeçari, me precedentë të theksuar kriminal në disa fusha.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti i vjedhur taxi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje me armë, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Ends”, është zbardhur ky rast vjedhjeje dhe është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi 30 vjeç, banues në Mamurras.

Nga hetimet dyshohet se 30-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ka vjedhur automjetin taksi me të cilin lëvizte, pasi ka kanosur me armë zjarri, drejtuesin e saj.

Më pas, dyshohet se ka lëvizur me automjetin e vjedhur në drejtim të qytetit të Laçit, ku në dy karburante, iu ka marrë punonjësve, shuma parash dhe sende personale, duke i kanosur ata, me armë zjarri.

Autoritetet po punojnë për kapjen e 30-vjeçarit, për dokumentimin e këtyre rasteve dhe të vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Before yesterdayMain stream

Gjermania: NATO mund të forcojë mbrojtjen e Groenlandës

5 January 2026 at 15:21

Ministri i Jashtëm gjerman Johannes Vandeful tha se Groenlanda i përket Danimarkës dhe se aleanca e NATO-s mund të zhvillojë bisedime për të forcuar mbrojtjen e saj nëse është e nevojshme.

Deklarata erdhi pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump përsëriti kërcënimet e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës, një perspektivë që ka alarmuar aleatët e NATO-s dhe që ka fituar më shumë peshë pasi Trump zbatoi kërcënimin e tij për të rrëzuar udhëheqësin venezuelian Nicolas Maduro.

Trump ka thënë vazhdimisht se dëshiron të marrë kontrollin e Groenlandës, një ambicie që e shprehu për herë të parë në vitin 2019 gjatë mandatit të tij të parë në detyrë.

Duke folur me gazetarët në Lituani , Vanderful tha se Gjermania kishte pyetje në lidhje me largimin e Maduros dhe theksoi se populli venezuelian duhet të përcaktojë të ardhmen e vendit të tij përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Dialogu Kosovë-Serbi në ngërç: Pse viti 2025 kaloi pa progres?

5 January 2026 at 14:55

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë vitit 2025 ka mbetur i bllokuar, pa ndonjë progres të dukshëm.

Mungesa e formimit të institucioneve në Kosovë dhe trazirat politike në Serbi, kanë bërë që ky proces të ngecë.

Ndërkohë i kërkohet Bashkimit Evropian që të adresojë disa parakushte ndaj Serbisë, si për përgjegjësit e saj për sulmin terrorist në Banjskë, e po ashtu lobimin intensiv kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Megjithatë, dialogu në nivel të kryenegociatorëve është zhvilluar, ku Besnik Bislimi dhe homologu i tij serb, Petar Petkoviç, janë takuar dy herë në Bruksel gjatë këtij viti, por pa u dakorduar për hapat konkret drejt zbatimit të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit të arritur mes palëve në vitin 2023.

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialog, Avni Arifi, thotë për KosovaPress se progres në dialog s’ka mundur të ketë gjatë vitit 2025, derisa sipas tij, qeveria ka qenë në detyrë dhe s’ka pasur legjitimitet.

“Kur s’ke qeveri, s’ka legjitimitet me marrë pjesë dikush në dialog, prandaj s’ka pasur dialog. Problemi kryesor që e kam është se fajësia pse s’ka pasur dialog ka qenë Kosova. Domethënë, arsyeja pse s’ka pasur dialog është sepse Kosova ka qenë e paaftë t’i krijojë institucionet. Këto takimet që kanë qenë, takime sociale, me mbajtur shpirtin gjallë Sorensen-i në mandatin e tij, me biseduar me palët çka mendojnë, qysh është vizioni i tyre. Po tërësisht, domethënë, takime të papërfillshme. Sorensen-i edhe Kaja Kallas nuk e kanë provuar veten në dialogun Kosovë-Serbi. Domethënë, kjo iu pamundësua për shkak të zhvillimeve tona të brendshme”, thotë ai.

Ndërkaq, hulumtuesja në GLPS, Arbëreshe Loxha, thotë se Bashkimi Evropian duhet t’i analizojë mirë sjelljet e Serbisë për të pasur progres në dialog. Ajo përmend qasjen refuzuese të Serbisë dhe lobimin e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe sulmin terrorist në Banjskë si shkelje e marrëveshjes së Ohrit.

“Nuk mund të shohim ndonjë progres në kuptimin e hapave të rinj në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi për faktin që nuk kemi pasur një qeveri e cila ka mandat të plotë, por kemi pasur një qeveri në detyrë. Në anën tjetër, trazirat politike në Serbi kanë qenë të vazhdueshme dhe nuk kanë lejuar vëmendje nga qeveria e Serbisë në procese siç është dialogu. Konsideroj se edhe BE-ja për këto dy arsye kryesore nuk është se ka ndërmarrë përpjekje për të pasur diçka konkrete në kuptim të dialogut… Ajo çka është e rëndësishme të bëhet në kuptim të dialogut Kosovë-Serbi është të kemi implementim të plotë të marrëveshjeve të kaluara. Gjithashtu të kemi zbardhje të plotë edhe vënien para drejtësisë për të gjithë ata që kanë qenë përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë. Marrëveshja e Ohrit është shkelur fillimisht me lobimin e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe pastaj me sulmin terrorist në Banjskë. Për të njëjtin nuk kemi vënë para drejtësisë ose ndihmesë për vënien e tyre para drejtësisë as nga pala serbe”, thekson ajo.

Dje, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë në një intervistë për KosovaPress se për të vazhduar dialogu duhet që ‘kryeterroristi Milan Radoiçiç t’u dorëzohet organeve të sigurisë në Kosovë’.

 “Për të vazhduar dialogu, ne duhet t’i zbatojmë marrëveshjet. Por për të vazhduar dialogu, natyrisht, ne kemi nevojë që Milan Radoiçiq, kryeterroristi që na e vrau rreshterin policor, heroin e Kosovës, Afrim Bunjakun, t’u dorëzohet organeve të sigurisë në Kosovë, meqenëse ka aktakuzë me 160 faqe nga Prokuroria Speciale, së bashku me 44 paramilitarë të tjerë, të cilët deshën që në Banjskë të Zveçanit ta fillojnë një konflikt të përmasave të gjera, nga i cili ata shpresonin se do të mund të provokohej ndërhyrja e Serbisë për ta aneksuar veriun e Kosovës. Dështuan. Dështuan edhe me hedhjen në erë më pas të kanalit Ibër-Lepenc, për të cilin po ashtu ka aktakuzë, dhe do të dështojnë secilën herë. Veçse, marrëveshja për fqinjësi të mirë, evropiane, bazuar në marrëveshjen bazë të Brukselit dhe në aneksin e zbatimit nga Ohri, nuk mund të ecë përpara përderisa Milan Radojçiq, sot që po flasim, është më i afërt me presidentin Vuçiq sesa edhe mbrojtja e tij e afërt”, thekson ai.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor. Në bazë të rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 49 për qind dhe e njëjta pritet të formojë qeveri në koalicion vetëm me komunitet jo-shumicë.

Kosova dhe Serbia kanë rritur dakordimin për marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit në vitin 2023, por deri më tani kjo marrëveshjeje nuk ka gjetur zbatim.

Gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, Kosova dhe Serbia zhvilluan një sërë takimesh në nivel të liderëve si dhe në atë të kryenegociatorëve, mirëpo palët nuk u dakorduan për zbatimin e marrëveshjes.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por Qeveria e Kosovës ende nuk ka bërë ndonjë hap për zbatimin e tij.

Me gjithë kërkesën e faktorit ndërkombëtar që drafti i BE-së të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, Qeveria ka thënë se ai draft është një dokument “non paper” dhe si i tillë nuk do të dërgohet në Kushtetuese./kosovapress/

EMRI/ Goditi më thikë një shtetas, ekstradohet nga Greqia pas 4 vitesh, 32-vjeçari

5 January 2026 at 14:20

32-vjeçari Ardit Miha është ekstraduar nga Greqia. I riu, kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2024, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas akuzohet se mbrëmjen e datës 06.10.2022, për motive të dobëta, ka plagosur disa herë me thikë, një person në lagjen nr. 13, Durrës.

“Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të tyre në Athinë, u finalizua në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit 32 vjeç, të lindur në Bulqizë”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Protestat në Iran/ “The Times”: Khamenei po përgatit një plan arratisjeje në Moskë

5 January 2026 at 14:17

“Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duket se ka një plan për t’u larguar nga vendi nëse forcat e sigurisë nuk arrijnë të shuajnë protestat ose nuk i binden më urdhrave të tij”, kështu thuhet në një raport të inteligjencës, citon “The Times”.

Në këtë raport, sipas The Times, 86-vjeçari Khamenei po planifikon të largohet nga Teherani me një rreth të ngushtë prej deri në 20 personash, përfshirë djalin e tij Mojtaba Khamenei, i cili shihet si një pasardhës i mundshëm.

Plani do të aktivizohet nëse shihet se ushtria dhe forcat e sigurisë po dezertojnë apo refuzojnë të zbatojnë urdhra.

Një ish-zyrtar i inteligjencës izraelite tha se destinacioni më i mundshëm i arratisjes do të ishte Moska, duke vënë në dukje se Khamenei mban marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe shpreh admirim për Vladimir Putinin.

Plani, sipas të njëjtave burime, bazohet në precedentin e arratisjes së ish-presidentit sirian Bashar al-Assad.

VIDEO/ Shpërndante kokainë, arrestohet 26-vjeçari në Fier

5 January 2026 at 13:55

Finalizohet operacioni i koduar “New Start”. Në pranga ka rënë një 26-vjeçar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që i riu drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi prej 81 gramësh lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

26-vjeçari ka tentuar t’u ikë punonjësve të Policisë, por është neutralizuar dhe më pas vënë në pranga. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 1 automjet dhe 3 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Meta mbetet në qeli/ Gjykata rrëzoi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

5 January 2026 at 13:47

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për ndryshimin  e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës.

Gazetari Ervin Leka për ABC News se Meta ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë, gjë e cila nuk është pranuar.

Duke lënë në këtë mënyrë në qeli Ilir Metën.

Kujtojmë se SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit; dosje që përfshiu tre hetime në një: aferën CEZ–DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror.

Meta e Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Emigrantët kthehen pas festave në Greqi, radhë të gjatë në Kakavijë, pala greke me dy sportele

5 January 2026 at 10:51

Pika e kalimit kufitar në Kakavijë ka regjistruar fluks të shtuar të emigranteve të cilët rikthehen në Greqi pas festave.

Sipas informacioneve bëhet me dije se pala shqiptare po punon me 4 sportele, ndërsa ajo greke me 2.

Vetë emigrantet janë shprehur se kjo është një situate e përsëritur, ndërsa shtojnë se shkak është edhe mbërritja e tyre në njëjtën kohë pranë doganës së Kakavijës.

“Qytetarët janë shprehur të shqetësuar, dhe kërkojnë një zgjidhje, pasi kjo problematikë është shumë shqetësuese dhe se nuk merr zgjidhje edhe pse është e përsëritur.

Përplasja me armë zjarri mes dy grupeve në Podujevë, dy të plagosur/ Arrestohen 3 persona të përfshirë në ngjarje

5 January 2026 at 10:38

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me sherrin e ndodhur në Podujevë, ku u raportua edhe për të shtëna me armë zjarri.

Në njoftimin e policisë, sqarohet se gjatë përplasjes mes dy grupeve, një person ka qëlluar me armë zjarri, duke lënë të plagosur dy persona.

Ngjarja ndodhi pranë një vend parkimi të një lokali, në rrugën “Zahir Pajaziri”.

Tre nga personat e përshirë në ngjarje janë arrestuar nga policia, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

“Qyteti i Sigurt”/ Çfarë ndryshon nga shkurti për shoferët në Maqedoninë e Veriut?

5 January 2026 at 10:26

Maqedonia e Veriut po ndërmerr hapa drejt rritjes së sigurisë në komunikacion, duke vendosur një sistem të avancuar të mbikëqyrjes me kamera. Përmes projektit “Qyteti i Sigurt”, autoritetet synojnë t’i zvogëlojnë shkeljet rrugore, t’i parandalojnë aksidentet dhe ta ulin numrin e të lënduarve dhe viktimave në trafik.

Gjatë një periudhe testimi, kamerat kanë regjistruar katër shkelje rrugore. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se diapazoni do të zgjerohet dhe se projekti “Qyteti i Sigurt” do të zbatohet në të gjithë territorin e shtetit.

Sipas statistikave dhe pohimeve të policisë, kamerat tashmë po i “edukojnë” shoferët, pasi në Shkup është ulur si numri i shkeljeve dhe i të lënduarve në komunikacion.

Çfarë dihet deri tani para se të nisë zbatimi i projektit më 1 shkurt?

Periudha testuese filloi më 1 dhjetor 2025 dhe do të përfundojë në fund të janarit. Gjatë periudhës testuese, shoferët do të marrin vetëm vërejtje, ndërsa nga 1 shkurti 2026 do të shqiptohen gjoba për shkeljet që do t’i regjistrojnë kamerat.

Përveç kryeqytetit Shkup, sistemi do të jetë aktiv edhe në Kumanovë dhe Tetovë. Pajisje janë vendosur edhe në korridoret 8 dhe 10.

Ministria e Brendshme thotë se synimi është që gjatë vitit 2026 projekti të zbatohet në të gjithë territorin e shtetit.

Në fazën fillestare, kamerat regjistrojnë katër shkelje: parkim të parregullt, kalim në dritë të kuqe, drejtim të automjetit me regjistrim të skaduar dhe tejkalim shpejtësie.

Për tejkalimin e shpejtësisë, është paralajmëruar një prag tolerance që do të jetë: 6 kilometra në orë për vendet ku shpejtësia maksimale është deri në 100 kmh; 8 kmh për shpejtësi mbi 100 kmh dhe 12 kmh për vendet ku shpejtësia maksimale e lejuar është mbi 200 kmh.

“Kjo nuk do të thotë se nëse dikush bën ndonjë shkelje gjatë drejtimit të automjetit dhe vozit me 52 kmh, për të nuk do të vlejnë dispozitat e Kodit Penal, nëse kemi lëndim trupor ose lëndim të rëndë trupor të ndonjë pjesëmarrësi në komunikacion”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Përveç kamerave në rrugë, Ministria paralajmëron se do të vihen në përdorim edhe automjete policore, të cilat, gjithashtu përmes kamerave të integruara në sistemin “Qyteti i Sigurt”, do të regjistrojnë shkelje dhe do të dërgojnë vërejtje.

Në të ardhmen, përveç shtrirjes së sistemit në të gjithë shtetin, Ministria planifikon të zgjerojë edhe gamën e shkeljeve që do të detektohen nga kamerat. Megjithatë, për momentin nuk ka afat të saktë.

“Zgjerimi i diapazonit të shkeljeve që do t’i detektojë sistemi ka për qëllim të ulim shkaqet dhe jo vetëm pasojat. Qëllimi përfundimtar është siguria në të gjithë territorin dhe ulja e numrit alarmant të viktimave në komunikacion”, tha Ministria për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Si funksionon sistemi “Qyteti i Sigurt”?

Kur bëhet një shkelje në komunikacion, përmes një mesazhi në numrin e telefonit dhe në adresën e emailit që pronari i automjetit ka lënë gjatë regjistrimit, mbërrin një vërejtje. Në mesazh ka një lidhje (link) që çon drejtpërdrejt te procesverbali i shkeljes. Në ka të dhëna se me cilin automjet është kryer shkelja, në cilën orë, në cilin vend dhe gjoba që duhet të paguhet.

Gjoba i dërgohet në emër të pronarit të automjetit, pavarësisht se kush e ka drejtuar atë.

Gjatë periudhës testuese, një pjesë e qytetarëve kishin edhe vërejtje për dobësitë e sistemit, të cilat institucionet përgjegjëse duhet t’i zgjidhin.

Për parregullsi, ndryshim të të dhënave dhe çështje të tjera që kanë shoferët, Ministria ka hapur një sportel në ndërtesën e vet në Shkup. Ekziston edhe mundësia për dërgimin elektronik të vërejtjeve në adresën e emailit.

Ministria paralajmëron se do të vihet në përdorim edhe një platformë digjitale përmes së cilës qytetarët do të mund t’i përditësojnë të dhënat dhe të marrin informacione nga sistemi “Qyteti i Sigurt”.

Që sistemi të mund të zbatohet, institucionet përkatëse kanë përgatitur edhe ndryshime në një sërë zgjidhjesh ligjore, si ligjet për automjetet, për ekzekutimin e sanksioneve, për kundërvajtjet dhe Kodin Penal. Një pjesë e ndryshimeve tashmë janë miratuar në Kuvend, ndërsa një pjesë janë në procedurë dhe ende duhet të marrin dritën jeshile nga deputetët.

Shumica e qytetarëve e mbështesin projektin

Po çfarë mendojnë qytetarët – a është futja e projektit “Qyteti i Sigurt” një gjë e mirë apo e keqe dhe a do ta përmirësojë sigurinë në komunikacion – ishte edhe pyetja që REL-i ua parashtroi qytetarëve në një video-anketë nëpër kryeqytet. Shumica e tyre e mbështetën projektin.

“Është një punë e shkëlqyer. Duhet të zgjidhet ky kaos në komunikacion. Mendoj se kjo do të jetë parandaluese. Por, ne jemi të tillë – vetëm ndëshkimi funksionon. Politikë ndëshkuese, pa mëshirë për askënd, jo selektive, për disa kështu e për disa ashtu. Për të gjithë njësoj dhe do të vendoset rregulli”, thotë Sllobodan Danevski.

“Është mirë për të vendosur rregull, sepse vozitet shumë shpejt”, theksoi një qytetare nga Shkupi, Dragana.

Megjithatë, ajo shtoi se çështja e privatësisë duhet të rregullohet me ligj.

“Eh, do të përmirësohet”, komentoi me skepticizëm një tjetër qytetar nga Shkupi, duke shtuar: “Do të mbledhin para për Qeverinë”.

Toshkovski: Është ulur numri i të lënduarve

Nga ana tjetër, institucionet përgjegjëse pohojnë se rezultate tashmë ka edhe gjatë rreth një muaji të kaluar – sa zgjat periudha testuese në Shkup – kur bëhet fjalë për sigurinë në komunikacion.

“Me qetësimin e komunikacionit në Shkup, qytetarët kontribuuan drejtpërdrejt në uljen e numrit të të lënduarve që trajtohen në Qendrën e Traumës pranë Qendrës Klinike. Me respektimin e rregullave, që është dukshëm më i madh krahasuar me fillimin e projektit, janë ulur ndjeshëm vërejtjet dhe kemi një ulje konkrete të numrit të personave të lënduar që dërgohen në Klinikën e Traumës”, deklaroi Toshkovski më 26 dhjetor.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria, ditën e parë të fillimit të periudhës testuese – më 1 dhjetor – kamerat në Shkup regjistruan plot 110.000 shkelje. Prej tyre, rreth 90% ishin për tejkalim shpejtësie. Vetëm një ditë më pas, më 2 dhjetor, shifra ra ndjeshëm në 50.652 shkelje për 24 orë.

Pasojat fatale nga aksidentet e komunikacionit në Maqedoninë e Veriut janë mbi mesataren evropiane, e cila është 45 viktima në vit për një milion banorë. Bilanci i zi në rrugët maqedonase është 65 viktima në vit për një milion banorë, ose një të katërtën më shumë se vendet evropiane.

Në tetë muajt e parë të vitit 2025, në aksidente komunikacioni në vend kanë humbur jetën 91 persona, ose mesatarisht 11.3 persona në muaj.

Në vitin 2024, numri i viktimave në rrugë ishte 142 persona, ose mesatarisht 11.8 jetë të humbura në muaj./REL

Koreja e Jugut dhe Kina zgjerojnë bashkëpunimin në fushat e inteligjencës artificiale e produkteve kulturore

5 January 2026 at 10:24

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae-myung deklaroi se vendi i tij dhe Kina duhet të zgjerojnë bashkëpunimin në fushat e inteligjencës artificiale, industrisë, dhe produkteve kulturore, duke theksuar se partneritete të tilla mund të përfaqësojnë një shtysë të re për tregtinë dypalëshe.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Industrisë e Koresë së Jugut njoftoi sot se kompanitë koreano-jugore dhe kineze kanë nënshkruar nëntë memorandume mirëkuptimi në fusha të tilla si mallrat e konsumit dhe zinxhirët e furnizimit.

Li i bëri akuzat në lidhje me zgjerimin e bashkëpunimit në një forum biznesi me udhëheqësit e kompanive më të mëdha të të dy vendeve në Pekin, pak para samitit me Presidentin kinez Xi Jinping, raportoi Yonhap.

Sali Berisha në SPAK/ Dosja “Partizani”, paraqitet për masën e sigurisë

5 January 2026 at 10:13

Kreu i PD Sali Berisha është paraqitur në SPAK, në kuadër të masës së sigurisë për dosjen “Partizani”.

Ashtu siç ka ndodhur në çdo paraqitje të ish-kryeministrit në Prokurorinë e Posaçme, ai është pritur nga mbështetës përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

❌
❌