Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Aksident me vdekje në aksin “Tepelenë-Memaliaj”, makina përplas këmbësorin

By: Rovena
22 December 2025 at 18:45

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”. 42-vjeçari Andi Jaupi duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur 45-vjeçarin Besmir Beta
, i cili ka ndërruar jetë në vend.

“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin B. B., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

“SPAK instrument politik i opozitës”/ Meçe: Berisha të largohet, është i vetmi nder që mund t’i bëjë vendit

By: Rovena
22 December 2025 at 18:36

Këtë të hënë, kreu i PD Sali Berisha ka thirrur qytetarët për një protestë ndërkombëtarë në sheshin para Kryeministrisë. Megjithatë pjesëmarrja vazhdon që të jetë e ulët. Analisti Arben Meçe i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, tha se qytetarët kanë arsye për të protestuar, por Berisha nuk ngjall më frymëzim për protesta.

Sipas Meçes e vetmja gjë e mirë që mund t’i bëjë Berisha Shqipërisë dhe shqiptarëve është që të largohet nga Partia Demokratike.

“Ka 20 minuta që ka filluar protesta dhe duhet që të kishte njerëz. Është një nga situatat më të rënda të qeverisë Rama. Dy denoncimet që ka bërë SPAK është një nga më seriozet. Dy çështjet më serioze që ka Shqipëria arrijnë të mblidhen në shesh shumë pak veta. Përballë këtij problem që është serioz. Sot shqiptarët nuk e morën seriozisht thirrjen e Sali Berishës dhe të Gazmend Bardhit. Gjëja më serioze që ka Shqipëri, është Sali-Ramë-Berisha.

Kjo tregon mungesë totale të qytetarëve. Kjo protestë ka vetëm një emër Berishë largohu urgjentisht nga PD dhe opozita shqiptare. E vetmja gjë që mund të bëjë Berisha është që të deklarojë humbjen e tij. SPAK është kthyer në një instrument politik të PD. SPAK bashkë me PD në këtë protestë ndaj Ballukut të inskenuar ishte një dështim. Ka vetëm një zgjidhje. Berisha të largohet dhe t’i japë rrugën PD-së. Të vetmin nder që mund t’i bëjë Sali Berisha popullit shqiptar është që të largohej dhe të tregonte arsyen pse shqiptarët nuk e kanë më frymën e protestës.

Fillimi i fundit të Sali Berishës është ky sot. Berisha duhet që të përshpejtojnë fundin e tij. Nuk ka më vazhdim të kësaj proteste. Kam bindjen e plotë që populli shqiptar ka të drejtë që të protestojë, për gjithë atë perceptim që ka prodhuar SPAK së bashku me PD. SPAK dhe PD prodhuan një inskenim”, tha Berisha.

Një zyrtar i lartë i Pallatit Elize do të dalë në gjyq për vjedhje të sendeve luksoze

By: Rovena
22 December 2025 at 17:51

Një anëtar i lartë i stafit të Pallatit Elize në Francë do të dalë para gjykatës, i akuzuar për vjedhjen e sendeve të çmuara të tryezës, përfshirë gota shampanje Baccarat dhe pjata porcelani Sèvres.

Sipas hetuesve, rreth 100 objekte që ishin raportuar të zhdukura nga koleksioni presidencial janë gjetur më vonë në dollapin personal, në makinën dhe në banesën e Thomas M., i cili sipas mediave franceze ushtronte detyrën e kryeshërbyesit (shef butler) të Pallatit Elize. Ai do të gjykohet së bashku me dy persona të tjerë.

Autoritetet bëjnë të ditur se një pjesë e sendeve, me vlerë të përllogaritur nga 15 mijë deri në 40 mijë euro, janë gjetur të ekspozuara për shitje në llogarinë e tij në platformën online Vinted.

Ngjarja vjen vetëm disa muaj pas një grabitjeje të bujshme në Muzeun e Luvrit në Paris, ku u vodhën bizhuteri me vlerë rreth 88 milionë euro. Mediat franceze raportojnë se Thomas M., në rolin e tij si përgjegjës për argjendarinë dhe argjendurinat e çmuara, kishte për detyrë shtrimin e tavolinave për darkat shtetërore dhe evente të tjera prestigjioze.

Ai dyshohet se i ka përvetësuar sendet gjatë disa muajve dhe ka falsifikuar dokumentacionin për të fshehur veprimet e tij. Mes sendeve të dyshuara të vjedhura janë gjithashtu takëme argjendi masiv dhe një figurë dekorative e artistit René Lalique.

Sipas prokurorisë, inventari i mbajtur nga Thomas M. sugjeron se ai kishte planifikuar të vidhte edhe objekte të tjera. Ndërkohë, Pallati Elize ka shpallur tashmë një njoftim pune për gjetjen e zëvendësuesit të tij, raporton TF1 Info.

Edhe përfaqësues të fabrikës shtetërore të porcelanit Sèvres kanë identifikuar disa nga produktet e tyre në faqe ankandesh online, përfshirë një pjatë me stemë të forcave ajrore dhe disa tavëll duhani.

Thomas M. u arrestua të martën, më 16 dhjetor, nën dyshimin për vjedhje, së bashku me partnerin e tij Damien G., koleksionist dhe drejtues i një kompanie ankandesh online. Një person i tretë, Ghislain M., u arrestua një ditë më pas, i dyshuar për përvetësim të sendeve të vjedhura. Avokati i tij ka deklaruar se pasioni për antikuaret e rralla qëndron në themel të përfshirjes së tij të dyshuar.

Sipas gazetës Le Parisien, e cila e raportoi e para çështjen, Ghislain M. punonte si roje sigurie në Muzeun e Luvrit dhe i është ndaluar rikthimi në punë deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Gjyqi pritet të mbahet në muajin shkurt.

Shuhet Chris Rea/ Ndërron jetë kantautori i njohur britanik

By: Rovena
22 December 2025 at 16:08

Këngëtari britanik Chris Rea, i njohur për hitin e famshëm “Driving Home for Christmas”, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare, bëri të ditur një zëdhënës i familjes së tij.

Përveç këngës së shumëdashur të Krishtlindjeve, Rea shënoi sukses të madh muzikor në fund të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80 me hite si “Fool (If You Think It’s Over)”, “Let’s Dance” dhe “The Road to Hell”.

Në një deklaratë të përbashkët, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij njoftuan se artisti “u nda nga jeta paqësisht më herët gjatë ditës së sotme në spital, pas një sëmundjeje të shkurtër, i rrethuar nga familja”.

Chris Rea, i lindur në Middlesbrough, ishte diagnostikuar më herët me kancer në pankreas dhe në vitin 2001 iu nënshtrua një operacioni për heqjen e pankreasit./abcnews.al

Trump rikthen përplasjet me Danimarkën pas emërimit të një të dërguari special për Groenlandën

By: Rovena
22 December 2025 at 16:03

Donald Trump ka rindezur tensionet me Danimarkën pas emërimit të një të dërguari special të Shteteve të Bashkuara për Groenlandën, ishullin arktik që ai ka shprehur më herët dëshirën për ta aneksuar.

Presidenti amerikan njoftoi të dielën se Jeff Landry, guvernatori republikan i Luizianës, do të marrë detyrën e të dërguarit special për Groenlandën, e cila është një territor gjysmëautonom brenda Mbretërisë së Danimarkës.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se Landry e kupton se sa “thelbësore është Groenlanda për sigurinë tonë kombëtare” dhe se ai do të avancojë interesat e SHBA-së.

Kryeministri i Groenlandës reagoi duke theksuar se ishulli duhet “të vendosë vetë për të ardhmen e tij” dhe se “integriteti territorial duhet të respektohet”.

Vendimi ka shkaktuar zemërim në Kopenhagë. Autoritetet daneze njoftuan se do të thërrasin ambasadorin amerikan për të kërkuar “një shpjegim”. Ndërkohë, vetë guvernatori Landry shkroi në platformën X se ishte një nder të shërbente në një “pozicion vullnetar për ta bërë Groenlandën pjesë të Shteteve të Bashkuara”, duke shtuar se kjo detyrë nuk do të ndikonte në punën e tij si guvernator i Luizianës.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, e cilësoi emërimin si “thellësisht shqetësues” dhe paralajmëroi Uashingtonin të respektojë sovranitetin danez. Duke folur për televizionin publik danez TV2, ai tha: “Për sa kohë që kemi një mbretëri të përbërë nga Danimarka, Ishujt Faroe dhe Groenlanda, nuk mund të pranojmë veprime që minojnë integritetin tonë territorial.”

Edhe kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, u shpreh se territori është i gatshëm të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, por vetëm mbi bazën e respektit të ndërsjellë. “Emërimi i një të dërguari special nuk ndryshon asgjë për ne. Ne vendosim vetë për të ardhmen tonë. Groenlanda u përket groenlandezëve dhe integriteti territorial duhet të respektohet,” deklaroi ai.

Që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar, Trump ka ringjallur interesin e tij të hershëm për Groenlandën, duke përmendur pozicionin strategjik dhe pasuritë minerare të saj. Ai nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës për të siguruar kontrollin mbi ishullin, një qëndrim që ka tronditur Danimarkën, aleate e NATO-s dhe tradicionalisht partnere e afërt e SHBA-së.

Groenlanda, me rreth 57 mijë banorë, gëzon vetëqeverisje të gjerë që prej vitit 1979, megjithëse mbrojtja dhe politika e jashtme mbeten nën përgjegjësinë e Danimarkës. Ndërsa shumica e groenlandezëve mbështesin pavarësinë e ardhshme nga Danimarka, sondazhet tregojnë kundërshtim të fortë ndaj bashkimit me Shtetet e Bashkuara.

Përplasja vjen në një kohë kur konkurrenca strategjike në Arktik po rritet, ndërsa shkrirja e akullit hap rrugë të reja detare dhe rrit aksesin në burime të çmuara minerare. Pozicioni i Groenlandës mes Amerikës së Veriut dhe Europës e bën atë kyçe për planifikimin e sigurisë së SHBA-së dhe NATO-s, si dhe pjesë të korridorit më të shkurtër për raketat mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Before yesterdayMain stream

SHBA mban hapur TikTok/ Marrëveshje për pronësi amerikane, mbështetësi i Trump vendos për algoritmet

By: Rovena
19 December 2025 at 14:49

TikTok nuk do të mbyllet në Shtetet e Bashkuara, pasi kompania që zotëron platformën, ByteDance, pranoi të nënshkruante një marrëveshje me investitorë amerikanë. Kështu, në Shtetet e Bashkuara, TikTok nuk do të funksionojë nën mbikëqyrjen e pronësisë kineze, ndryshe nga vendet e tjera të botës.

Gjysma e sipërmarrjes së përbashkët do të jetë në pronësi të një grupi investitorësh, përfshirë Oracle, Silver Lake dhe firmën e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe MGX. Marrëveshja, e cila do të mbyllet më 22 janar, do t’i jepte fund viteve të tëra përpjekjesh nga Uashingtoni për të detyruar ByteDance të shesë aksionet e saj në Shtetet e Bashkuara për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare.

TikTok tha se marrëveshja do t’u mundësojë “mbi 170 milionë amerikanëve të vazhdojnë të zbulojnë një botë me mundësi të pafundme si pjesë e një komuniteti global jetësor”.

Sipas marrëveshjes, ByteDance do të mbajë 19.9% ​​të biznesit, ndërsa Oracle, Silver Lake dhe MGX me seli në Abu Dhabi do të mbajnë nga 15% secila.

Një tjetër 30.1% do të mbahet nga bashkëpunëtorët e investitorëve ekzistues të ByteDance. Shtëpia e Bardhë tha më parë se Oracle, e cila u bashkëthemelua nga mbështetësi i Trump, Larry Ellison (Lerri Elison), do të licencojë algoritmin e rekomandimeve të TikTok si pjesë të marrëveshjes.

Në prill 2024, gjatë administratës së Presidentit Joe Biden, Kongresi Amerikan miratoi një ligj për të ndaluar aplikacionin për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare, përveç nëse do të shitej.

Ligji ishte planifikuar të hynte në fuqi më 20 janar 2025, por u shty disa herë nga Trump, ndërsa administrata e tij përpunoi një marrëveshje për të transferuar pronësinë./abcnews.al

“Me firmosjen e marrëveshjes fillon zbatimi”/ Rama: Brenda 2 viteve Shqipëria do jetë ndër vendet më të sigurta në botë

By: Rovena
19 December 2025 at 12:42

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zbatimi i teknologjisë së lartë në menaxhimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore do të sjellë një ndryshim rrënjësor në kontrollin e pronës publike dhe rendin në rrugët kombëtare.

Gjatë aktivitetit “Smart City Albania”, Rama theksoi se shkeljet në rrugë, dëmtimet e infrastrukturës dhe mungesa e reagimit nga autoritetet nuk do të tolerohen më, pasi sistemi i ri do t’i identifikojë automatikisht shkelësit dhe do të rrisë transparencën.

Sipas tij, me nisjen e zbatimit të marrëveshjes, rezultatet do të jenë të dukshme në një kohë të shkurtër, ndërsa brenda dy viteve Shqipëria synon të renditet mes vendeve më të sigurta në botë, duke përfituar si institucionet vendore ashtu edhe qytetarët e ndershëm.

“Cenimi i pronës, bëhet shumë më transparente ajo që ndodh me rrugët kombëtare. Policia Rrugore ka mbyllur sytë që të çahen rrugë, të bëhen gropa dhe lloj-lloj çudish në rrugët kombëtare. Kjo nuk do të lejohet më . Asnjë punonjës atje në sallë nuk do i mbyllë dot sytë më, sepse nuk ngelen vetëm në sytë e tij. Pastërtia është po ashtu një çështje. Sistemi sjell të gjithë shkelësit rresht në ekran, të sjell futura të identifikuara.

I identifikon dhe i sjell vetë. Është një revolucion që vjen në tërësinë  transformimeve që ne do të bëjmë në sajë të teknologjisë së lartë. Sot me firmosjen e marrëveshjes fillon zbatimi. Më herët se vonë, do të fillojmë që të shikojmë rezultatet. Është sigurt që në harkun e dy viteve Shqipëria do të jetë në rangun e vendeve më të sigurta të botës. Do të jetë shumë e vështirë në mos e pamundur që të lëvizës rrugëve të Shqipërisë për të bërë keq. Jam shumë i sigurt që me këtë projekt do të përfitojnë shumë edhe bashkitë, por edhe qytetarët e ndershëm, e përsëris do përfitojnë edhe drejtuesit e punonjësit e ndershëm”, tha kryeministri Rama./abcnews.al

Putini i bindur se Rusia do t’i arrijë objektivat ushtarake në Ukrainë

By: Rovena
19 December 2025 at 11:55

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar të premten se trupat ruse po avancojnë në të gjithë frontin e luftës në Ukrainë dhe ka shprehur bindjen se objektivat ushtarake të Moskës do të arrihen, gati katër vjet pasi ai urdhëroi nisjen e luftës kundër vendit fqinj.

Gjatë konferencës së tij vjetore për shtyp, Putini tha ka theksuar se forcat ruse kanë marrë plotësisht iniciativën strategjike dhe se do të arrijnë përparime të tjera deri në fund të vitit.

Në fillim të luftës në vitin 2022, ushtria ukrainase arriti të ndalojë përpjekjen e Rusisë, e cila ka një ushtri më të madhe dhe më të pajisur, për të pushtuar kryeqytetin Kiev. Më pas, luftimet u kthyen në beteja të gjata dhe të lodhshme. Gjatë këtyre viteve, trupat ruse kanë bërë përparime të ngadalta, por të vazhdueshme. Putini e përmend shpesh këtë përparim, edhe pse nuk është një avancim i shpejtë, siç pritej në fillim, raporton AP.

“Trupat tona po avancojnë në të gjithë vijën e frontit. Në disa zona më shpejt, në të tjera më ngadalë, por armiku po tërhiqet në të gjitha drejtimet”, tha Putin gjatë konferencës vjetore, e cila përfshin edhe pyetje nga qytetarë të ndryshëm të Rusisë.

Putin, i cili ka qenë në pushtet për 25 vjet, e përdor këtë ngjarje për të forcuar autoritetin e tij dhe për të shprehur qëndrimet mbi çështjet e brendshme dhe ato ndërkombëtare.

Këtë vit, vëmendja është përqendruar te deklaratat e tij për Ukrainën dhe te plani i paqes i propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Përpjekjet diplomatike të SHBA-së kanë hasur vështirësi për shkak të kërkesave të kundërta të Moskës dhe Kievit.

Putin përsëriti se Rusia është e gatshme për një zgjidhje paqësore, por vetëm nëse trajtohen “shkaqet kryesore” të konfliktit, duke iu referuar kushteve të ashpra që vendos Kremlini për paqen.

Më herët gjatë kësaj jave, Putin paralajmëroi se Rusia do të përpiqet të zgjerojë territorin e saj në Ukrainë nëse Kievi dhe aleatët perëndimorë nuk pranojnë kërkesat e Moskës.

Presidenti rus kërkon që të njihen si territore ruse të gjitha zonat e pushtuara në katër rajone të Ukrainës, si dhe Gadishulli i Krimesë, i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014. Ai gjithashtu kërkon që Ukraina të tërhiqet nga disa zona lindore që ende nuk janë pushtuar nga ushtria ruse, kërkesa që Kievi i ka refuzuar.

Putin ka deklaruar vazhdimisht se Ukraina duhet të kufizojë madhësinë e ushtrisë së saj dhe t’i japë status zyrtar gjuhës ruse, kërkesa që ai i ka bërë që nga fillimi i konfliktit.

Rrëzohet avioni i ish-pilotit të NASCAR në SHBA, raportohen viktima

By: Rovena
19 December 2025 at 10:41

Një tragjedi ka ndodhur këtë të enjte në SHBA, ku një avion biznesi me gjashtë persona në bord, i përdorur nga ekipet e NASCAR-it dhe kompani që bëjnë pjesë në listën e famshme “Fortune 500”, është rrëzuar në një aeroport në Karolinën e Veriut, ku ka shpërthyer në flakë.

Associated Press shkruan se avioni Cessna C550 ishte i regjistruar në një kompani të drejtuar nga ish-piloti i NASCAR, Greg Biffle.

Avioni u rrëzua gjatë uljes në Aeroportin Rajonal të Statesville, rreth 72 km në veri të Charlotte.

“Po, mund të konfirmoj se ka viktima,” tha sherifi i qarkut Iredell, Darren Campbell.

Lojtarët e golfit që po luanin pranë aeroportit u tronditën kur panë aksidentin, madje u shtrinë përtokë në klubin Lakewood ndërsa avioni kalonte sipër tyre. Gropa e nëntë u mbulua me mbeturina.

“Ne thamë: ‘Oh Zot! Është shumë poshtë,’” tha Joshua Green nga Mooresville. “Ishte e frikshme.”

Pamjet televizive treguan ekipet e emergjencës duke vrapuar në pistë mes flakëve dhe mbeturinave.

Hetimet po kryhen nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit dhe Administrata Federale e Aviacionit. Në momentin e aksidentit kishte reshje të lehta dhe re.

Ky aksident shton numrin e ngjarjeve ajrore në SHBA gjatë vitit 2025, ku janë regjistruar mbi 1 mijë e 300 aksidente, ndërsa vitin e kaluar ishin regjistruar 1 mijë e 482.

Kaosi në Parlament/ PS kërkon masa disiplinore për 29 deputetët e PD, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës

By: Rovena
19 December 2025 at 09:14

Pas kaosit në Parlament ditën e djeshme, ku deputetët e PD bllokuan vendet e ministrave dhe ndezën flakadanë, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga salla e Kuvendit të 29 deputetëve të opozitës, përfshirë edhe kryedemokratin Sali Berisha.

Sekretariati i Etikës, do ta shqyrtonte kërkesën këtë të premte, më 19 dhjetor, është shtyrë për ditën e martë, 23 dhjetor, në orë 10:00.

Kujtojmë se PS kërkoi dje të merreshin masa dispilinorë për 29 nga deputetët e PD. Konkretisht për Belind Këlliçin, Fidel Kreta, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kërkohet 60 ditë përjashtim nga aktivitetet parlamentare; për 30 ditë ndaj deputetes Elda Hoti, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha; për 10 ditë ndaj deputetëve Edi Paloka, Ina Zhupа, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti.

Gjatë kohës kur ishte planifikuar të bëhej betimi i Avokatit të Popullit, Endrit Shabani, deputetët e PD bllokuan vendet e ministrave dhe ndezën flakadanë./abcnews.al

TikTok shmang ndalimin në SHBA

By: Rovena
19 December 2025 at 09:03

Pronari kinez i TikTok, ByteDance, ka nënshkruar një marrëveshje detyruese me investitorë amerikanë dhe globalë për pjesën kryesore të biznesit të tij në SHBA, siç u komunikua nga shefi i TikTokut, Shou Zi Chew, punonjësve të kompanisë.

Gjysma e bashkëpronësisë së përbashkët do t’i përkasë një grupi investitorësh, përfshirë Oracle, Silver Lake dhe firmën e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, MGX, sipas një memorandumi të dërguar nga drejtori ekzekutiv, raporton bbc.

Marrëveshja, e cila pritet të përfundojë më 22 janar, vjen pas viteve të përpjekjeve të Uashingtonit për ta detyruar ByteDancen të shesë operacionet e saj në SHBA për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë kombëtare. Ky vendim përkon me një marrëveshje të raportuar në shtator, kur presidenti amerikan, Donald Trump kishte shtyrë zbatimin e një ligji që do të ndalonte aplikacionin nëse nuk shitej.

Në memorandum, TikTok thekson se marrëveshja do t’u mundësojë më shumë se 170 milionë amerikanëve të vazhdojnë të eksplorojnë një botë mundësish të pafundme, brenda një komuniteti global aktiv.

Sipas marrëveshjes, ByteDance do të mbajë 19.9 për qind të biznesit, ndërsa Oracle, Silver Lake dhe MGX nga Abu Dhabi do të kenë nga 15 për qind secila. Një pjesë tjetër prej 30.1 për qind do të mbahet nga partnerët e investitorëve ekzistues të ByteDance.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar më parë se Oracle, e themeluar nga mbështetësi i Trumpit, Larry Ellison, do të licencojë algoritmin e rekomandimeve të TikTokut si pjesë e marrëveshjes. Kjo marrëveshje vjen pas një serie vonesash dhe sfidash në përpjekjet për ta finalizuar atë.

Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në një makinë në Selitë të Vogël

By: Rovena
19 December 2025 at 08:42

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Sulmi në Brown/ Ekzekutoi dy studentë në universitet, gjendet i vdekur autori

By: Rovena
19 December 2025 at 08:39

I dyshuari për sulmin masiv në Universitetin Brown, Claudio Neves Valente, 48 vjeç, është gjetur i vdekur në një depo në Salem, Hampshire, pas një ndjekjeje gjashtëditore në disa shtete, sipas policisë. Valente, një shtetas portugez që kishte studiuar në Universitetin Brown rreth 25 vjet më parë, dyshohet gjithashtu se vrau një profesor dy ditë pas sulmit në Providence.

Policia thotë se informacioni nga videot dhe ai publik çoi hetuesit te një qendër makinash me qira, ku u identifikua emri i tij dhe u lidh me vendin e ngjarjes. Zyrtarët njoftuan se Valente u gjet me një çantë dhe dy armë, ndërsa prova në makinë u lidh me vendin e sulmit në Brown. Hetimet e para tregojnë se ai ka vdekur nga plumbi, por nuk është e qartë sa kohë, trupi i pajetë kishte qëndruar në depo.

Sulmi në Brown shkaktoi vdekjen e dy studentëve dhe plagosjen e nëntë të tjerëve, ndërsa gjashtë prej tyre ndodhen në spital. Viktimat që humbën jetën janë Ella Cook, 19 vjeçe, nga Alabama, dhe Mukhammad Aziz Umurzokov, 18 vjeç, një student nga Uzbekistani.

Autoritetet besojnë gjithashtu se Valente vrau profesorin e MIT, Nuno F Gomes Loureiro, 47 vjeç, në shtëpinë e tij në Brookline, Massachusetts, rreth 80 km nga Providence. Të dy kishin studiuar në të njëjtin universitet në Portugali në fund të viteve 1990. Ngjarjet u lidhën kur automjeti i dyshuar u identifikua nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitarët.

Hetuesit theksuan se Valente ishte i aftë të fshehte gjurmët e tij, duke përdorur një telefon, që e bënte të vështirë gjurmimin. Autoritetet nuk kanë dhënë ende ndonjë motiv të dyshuar për sulmet.

Presidentja e Universitetit Brown, Christina Paxson, tha se Valente nuk kishte lidhje aktive me universitetin dhe kishte studiuar për doktoraturë në fizikë në vitet 2000–2001.

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

By: Rovena
19 December 2025 at 08:27

Ekspertët e udhëtimit kanë zbuluar disa nga destinacionet më emocionuese evropiane këtë vit, nga ishujt e paprekur në Finlandë, vendpushimet me çmime të përballueshme në Bullgari e deri te shtigjet e fshehura në Shqipëri.

“The Guardian”, gazeta e përditshme britanike, e ka renditur Shqipërinë midis 26 vendeve më emocionuese dhe të përballueshme për pushime familjare.

Vizitoni shtigjet e fshehura në Shqipëri

Vizita jonë e parë familjare me pushime në Shqipëri na la një përshtypje të paharrueshme dhe vërtetoi se largimi nga destinacionet turistike të njohura dhe të mbipopulluara shpesh sjell shpërblime më të mëdha.

Kaluam dy netë në bujtinën “Lëpushë”, një shtëpi mysafirësh e rrethuar nga pemishte, koshere bletësh dhe ferma të vogla që shtriheshin drejt një amfiteatri gjigant – që kufizohej nga majat e thepisura të Bjeshkëve të Nemuna.

Ndërsa mbërritëm në muzg, fëmijët 10 dhe 12 vjeç luanin me kotelet në verandën e shtëpisë sonë, ndërsa ne bisedonim me pronarin për jetesën në Lëpushë.

Migrimi jashtë vendit ose në qytete më të mëdha dhe turizmi janë një litar shpëtimi për këdo në rajon.

Por për fat të mirë, në Lëpushë mundësitë për zhvillim në fushën e turizmit janë të mëdha.

Ditën e parë, vizituam një vendpushim të qetë dhe u hodhëm nga shkëmbinjtë për të shijuar notin në ujërat e kristalta ngjyrë blu.

Më pas, hëngrëm djathë dhe bukë të bërë në shtëpi, në një kamp veror.

Në ditën e dytë, ne ecëm deri në majën e Majës së Nagvacit (2,412 metra e lartë) në disa shtigje pothuajse të shkreta, duke shijuar boronica të egra gjatë rrugës.

Lëpusha pret një pjesë të turistëve – që akomodohen nga banorët e Thethit aty pranë, të cilët e vizitojnë zonën për të bërë ecje në shtegun e famshëm që të çon në “Majat e Ballkanit”.

❌
❌