Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 January 2026Main stream

Përmbytjet, Rama: Gati plani për dëmshpërblim - presim rezultatin nga verifikimi

11 January 2026 at 11:51


Kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka gati planin për shpërblimin e dëmeve nga përmbytjet që prekën vendin ditët e fundit.

Duke folur në podcastin e tij “Flasim”, Rama u shpreh se niveli i dëmeve gjatë përmbytjeve të fundit është shumëfish më i vogël se ai i përmbytjeve që ndodhnin 10 vjet më parë, dhe kjo në sajë të investimeve shumë të mëdha në infrastrukturë.

“Ti nuk do të jesh kurrë vetëm’ është motoja ime dhe e jona sa herë që përballemi me fatkeqësi. Të goditurit e kësaj fatkeqësie dua t’u them se qëndrojmë krah tyre për banesat dhe gjënë e gjallë, për rregullimin e çdo dëmi me të cilin përballemi. Është tashmë gati plani me skenarët për dëmshpërblimet dhe pritet nisja e shpërndarjes së tyre pas rezultateve nga verifikimi në terren”, tha Rama./euronews/

Jaka: Kosova është investitori kryesor i huaj në Shqipëri në vitin 2025

11 January 2026 at 11:46


Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, në një bisedë për Radio Kosovën, ka thënë se një trend i veçantë i periudhës së fundit është se Kosova është bërë investitori më i madh në Shqipëri, duke çuar në rritje të ndjeshme të investimeve direkte dhe duke shfrytëzuar potencialin e tregut shqiptar në sektorë si pasuritë e paluajtshme, ndërtimi, energjia dhe turizmi.

Z. Jaka, si e vlerësoni nivelin aktual të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë?

Nikolin Jaka: Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka njohur përmirësime të dukshme gjatë viteve të fundit, duke reflektuar vullnetin politik dhe interesin në rritje të komunitetit të biznesit në të dy vendet. Shkëmbimet tregtare kanë arritur në nivele historike. Për pjesën e parë të vitit 2025, eksportet shqiptare në Kosovë vlerësohen rreth 420 milionë euro (rreth 41 miliardë lekë), pothuajse dyfish më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Importet nga Kosova drejt Shqipërisë janë gjithashtu në rritje, por në përgjithësi mbeten në nivele më të ulëta krahasuar me eksportet e Shqipërisë.

Megjithatë, pavarësisht këtyre rezultateve, niveli aktual i bashkëpunimit mbetet ende nën kapacitetin real që dy ekonomitë mund të arrijnë, duke pasur parasysh afërsinë gjeografike, lidhjet historike dhe kulturore, si dhe strukturën komplementare të tregjeve. Tregtia është e përqendruar kryesisht në sektorë tradicionalë si materialet e ndërtimit, karburantet, pijet, metalet dhe mineralet, ndërsa sektorë të tjerë me vlerë të shtuar mbeten të pashfrytëzuar.

Nga perspektiva e biznesit, pengesat administrative, procedurat doganore, si dhe zbatimi jo gjithmonë efektiv i marrëveshjeve ekzistuese, vazhdojnë të konsiderohen si barriera në thellimin real të bashkëpunimit ekonomik. Për këtë arsye, është e nevojshme një qasje më praktike dhe e koordinuar, e fokusuar në lehtësimin e procedurave, harmonizimin e rregulloreve dhe krijimin e kushteve konkrete që bizneset të operojnë më lirshëm dhe më konkurrueshëm në të dy tregjet.

Cilët janë sektorët kryesorë ku bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve ka shënuar rritje vitet e fundit?

Nikolin Jaka: Vitet e fundit, bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar rritje në disa sektorë kyçë, ku interesimi i bizneseve dhe mbështetja institucionale kanë dhënë rezultate konkrete.

Një nga fushat kryesore mbetet tregtia e mallrave industriale, veçanërisht materialet e ndërtimit, mineralet, energjia dhe produkte të tjera industriale, të cilat përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.

Sektori i energjisë përfaqëson një drejtim të rëndësishëm dhe relativisht të ri bashkëpunimi, veçanërisht përmes funksionimit të bursës shqiptare të energjisë ALPEX dhe projekteve të përbashkëta në fushën e energjisë elektrike, të cilat po krijojnë mundësi për optimizimin e burimeve dhe stabilizimin e tregut energjetik në nivel rajonal.

Gjithashtu, transporti dhe infrastruktura logjistike janë fusha ku bashkëpunimi është intensifikuar, veçanërisht në drejtim të përdorimit të porteve shqiptare nga bizneset e Kosovës dhe realizimit të projekteve infrastrukturore që synojnë lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe shërbimeve.

Në sektorin e bujqësisë dhe produkteve ushqimore, ka pasur rritje të shkëmbimeve tregtare dhe nisma bashkëpunimi në nivel qeveritar, megjithëse ekziston ende potencial i pashfrytëzuar për rritjen e vlerës së shtuar dhe standardizimin e produkteve.

Megjithatë, pavarësisht këtyre zhvillimeve pozitive, investimet direkte ndërmjet dy vendeve mbeten ende relativisht modeste. Sektori privat vazhdon të kërkojë një mjedis më të favorshëm biznesi, infrastrukturë më të zhvilluar dhe mekanizma mbështetës që do të nxisnin bashkëpunime më të thelluara dhe afatgjata.

Çfarë ndikimi kanë pasur marrëveshjet ndërqeveritare në rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve?

Nikolin Jaka: Marrëveshjet ndërqeveritare kanë pasur një rol të rëndësishëm në krijimin e bazës institucionale dhe ligjore për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Nga këndvështrimi i biznesit, këto marrëveshje janë thelbësore pasi krijojnë siguri juridike për investitorët. Veçanërisht marrëveshjet për mbrojtjen dhe nxitjen e investimeve dypalëshe që synojnë të rrisin kapitalin ndërkufitar dhe të inkurajojnë angazhimin më aktiv të sektorit privat në të dy tregjet.

Gjithashtu, marrëveshjet e reja në fusha si bujqësia, sigurimet shoqërore, hekurudhat, energjia dhe bashkëpunimi kufitar kanë zgjeruar ndjeshëm kornizën e bashkëpunimit ekonomik, duke krijuar premisa për integrim më të thelluar të tregjeve dhe përmirësim të kushteve operacionale për bizneset.

Lehtësirat doganore, njohja reciproke e dokumenteve dhe standardeve industriale, si dhe masat për thjeshtimin e procedurave, kanë ndihmuar në reduktimin e barrierave për tregti dhe në rritjen e mobilitetit të mallrave dhe shërbimeve ndërmjet dy vendeve.

Mirëpo, duhet theksuar se, pavarësisht progresit në nivel formal dhe institucional, ndikimi real i këtyre marrëveshjeve në terren shpesh mbetet më i kufizuar për shkak të sfidave në zbatimin praktik. Për komunitetin e biznesit, fokusi kryesor duhet të jetë tani te monitorimi i zbatimit, koordinimi institucional dhe shndërrimi i këtyre marrëveshjeve nga dokumente formale në instrumente funksionale që prodhojnë rezultate konkrete ekonomike.

Sa i interesuar është sektori privat për investime të ndërsjella ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë?

Nikolin Jaka: Mungesa e barrierave gjuhësore dhe kulturore, afërsia gjeografike dhe lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës e bëjnë procesin e integrimit të bizneseve shumë më të lehtë dhe më të shpejtë.

Megjithatë, një trend i dukshëm i viteve të fundit është se bizneset nga Kosova tregojnë një interes shumë më të lartë për të investuar në Shqipëri sesa bizneset shqiptare në Kosovë. Në fakt, Kosova është bërë investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2025, duke shënuar një vit rekord për flukset e kapitalit dhe blerjet strategjike në tregun shqiptar.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vetëm për tremujorin e tretë të 2025, investimet nga Kosova arritën 90 milionë euro, katër herë më shumë se një vit më parë. Për të gjithë 9-mujorin e vitit, investimet direkte nga Kosova kapën 153 milionë euro, duke regjistruar një rritje dramatike prej 139% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Referuar këtyre shifrave, mund të themi se janë disa arsye pse Shqipëria paraqet interes për shumë biznese nga Kosova. Së pari, Shqipëria ofron një treg në rritje, veçanërisht falë zhvillimit të turizmit dhe rritjes së konsumit, si dhe mundësive për zgjerim në sektorë të ndryshëm, që e bëjnë vendin një destinacion shumë të favorshëm për investime.

Në Shqipëri, ndërkohë, ka kërkesë të lartë për banesa dhe prona, veçanërisht nga të huajt dhe diaspora shqiptare. Për pasojë, duke qenë se tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka shënuar një rritje të ndjeshme, kompanitë e ndërtimit në Kosovë kanë shfaqur interes të lartë. Kompani ndërtimi nga Kosova kanë blerë pjesë në kompani shqiptare për të pasur lehtësi ligjore, për të marrë leje ndërtimi më shpejt dhe për të ndërtuar me partnerë lokalë, duke parë mundësi të shumta për projekte të reja. Në ndryshim nga Kosova, ku tregu është i tejngopur, Shqipëria ofron një hapësirë më të madhe.

Nga ana tjetër, Shqipëria ofron një gamë të gjerë incentiva për bizneset nga Kosova, si në formë zyrtare, ashtu edhe përmes lehtësirave praktike.

Nga perspektiva jonë institucionale, ky trend duhet parë jo si një largim i kapitalit, por si një mundësi për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mbarëkombëtar dhe për të krijuar një hapësirë më të integruar biznesi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Nikolin Jaka: Ky është momenti që të punojmë shumë që institucionet të krijojnë mekanizma mbështetës për bizneset, duke e bërë këtë proces më të strukturuar, më të sigurt dhe me përfitime afatgjata për të dyja palët./rtk/

Plagosja në Pejë, prokurori i Krimeve të Rënda në vendngjarje

11 January 2026 at 11:28


Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku një person është plagosur me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55, dhe se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Me të pranuar informatën, prokurori i Krimeve të Rënda së bashku me njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkëndor Nikçi, ka deklaruar për Telegrafin se në vendin e ngjarjes po kryhen të gjitha veprimet hetimore nga njësitë e krimteknikës.

Ai shtoi se po punohet intensivisht për identifikimin e personave të dyshuar dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.

“Prokurori i Krimeve të Rënda së bashku me njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë edhe krimteknika duke u kryer të gjitha veprimet hetimore, dhe njëkohësisht duke punuar për identifikimin e peronave të dyshuar”, ka thënë Nikçi.

Sipas raportimeve në media, i plagosur është afaristi i njohur J.B., i cili është dërguar menjëherë në trajtim mjekësor në spitalin e Pejës e më pas është transferuar për në QKUK. /Telegrafi/

Rruga Ferizaj-Gjilan vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të ujit

11 January 2026 at 11:10


Rrugët në rajonin e Ferizajt, duke përfshirë qytetet Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë kryesisht të kalueshme për qarkullim, njofton Policia Rajonale e Ferizajt.

Përjashtim bën aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin tek fshati Sojev, i cili për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë mbetet i mbyllur për qarkullim.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli shtoi se të gjitha automjetet që udhëtojnë në këtë drejtim udhëzohen të shfrytëzojnë rrugën alternative: Ferizaj – Mirosal – Gjilan dhe anasjelltas.

Ai apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes nëpër fshatra, ku kushtet atmosferike dhe sasia e borës mund të ndikojnë në qarkullim.

Veslei gjithashtu u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës.

Policia njofton se patrullat janë në terren dhe do të monitorojnë vazhdimisht gjendjen e rrugëve për sigurinë e qytetarëve./Telegrafi/

Arrestohet një person për bixhoz të paligjshëm në Skenderaj, policia interviston edhe 14 dëshmitarë

11 January 2026 at 10:58


Policia e Kosovës ka arrestuar një person për organizim të lojërave të fatit të paligjshme në Skenderaj.

Ngjarja ka ndodhur më 11 janar 2026, rreth orës 01:00, kur njësitë policore kanë marrë informacion për një lokal ku dyshohej se po zhvilloheshin lojëra fati të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit në lokal, policia ka konstatuar 14 persona që dyshohet se po merrnin pjesë në lojëra fati.

Sipas raportit të policisë, gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar një tavolinë pokeri dhe mjete të tjera të nevojshme për organizimin e lojërave të fatit.

Pronari i lokalit është arrestuar, ndërsa të tjerët janë shoqëruar dhe intervistuar si dëshmitarë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është inicuar rasti penal për “Organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, dhe ai është ndaluar në ndalim policor. /Telegrafi/

Plagoset një person në Pejë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

11 January 2026 at 10:45


Një plagosje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Adem Jashari” në Pejë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55, kur policia është njoftuar për incidetin.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar ngjarjen për Telegrafin, duke bërë të ditur se reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm.

“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugen “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Personi i plagosur është dërguar fillimisht në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve është transferuar në QKUK, Prishtinë", ka thënë Rugova.

Ai ka shtuar se personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur

Policia ka njoftuar se hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.

Për momentin nuk janë dhënë detaje mbi motivin e sulmit, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë të gjitha pistat e mundshme. /Telegrafi/

Shfuqizimi i Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë, sipas njohësve është i drejtë por i vonuar

11 January 2026 at 10:16


Në seancën e 5 dhjetorit të vitit 2024, në Kuvend ishin miratuar disa projektligje. Por, 13 prej tyre, Gjykata Kushtetuese i shfuqizoi të premten më 9 janar.

Kjo pasi sipas tyre, ishin shkelur nenet kushtetuese që rregullojnë formën e qeverisjes dhe ndarjen e pushtetit. Ndër këto vendime, ishte edhe edhe Ligji për Konfiskimin e Pasurisë.

E shfuqizimi i tij po mirëpritet nga monitorues të punës së Kuvendit.

Nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thonë se i njëjti ishte një mesazh i qartë për të ardhmen e Kosovës.

“Mendoj që ka dhënë një mesazh të qartë edhe për të ardhmen që çdo proces legjistativ, çdo nismë legjistative që procedohet në Kuvend duhet të procedohet sipas rregullave dhe procedurave të parapara parlamentare dhe asesi që këto procedura të procedohen me nguti”, deklaroi Vullnet Bugaqku nga KDI.

Bugaqku thotë se Kushtetuesja është dashur që këtë vendim ta marrë më herët.

“Është pak shqetësuese mënyra se si Gjykata pothuajse për dy vjet e mbajti në procedim këtë projektligj. Për arsye procedurale, Gjykata Kushtetuse ka mundur edhe më herët t’i nxjerr këto vendime dhe konstatimet në fjalë”, thotë ai.

I të njëjtit mendim është edhe avokati, Asdren Bytyqi.

“Prej aspekteve të cilat konsideroj ka qenë kyqe anti-kushtetuse është për faktin që nuk mund të zhvillohen njëkohësisht dy procedura edhe procedura penale edhe procedura civile. Konsideroj se mënyra e themelimit të këtij organizmi, përkatësisht të këtij Agjencionit është në kundështim me Kushtetutën dhe Ligjin, sepse në këtë rast kjo themelohet nga Qeveria dhe me votën e shumicës parlamentare, e cila mund të ndikojë në pavarësinë dhe paanshmërinë e këtij institucioni”, tha ai.

Këtë vendim të Kushtetueses e kanë mirëpritur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës të cilët e patën kontestuar procedurën e miratimit të ligjeve.

Ndërsa ministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se vendimi është joligjor, joprofesional dhe joetik.

Në seancën plenare të 5 dhjetorit të 2024-s, Kuvendi pati miratuar 20 ligje, ku votimi ishte bërë pa praninë e deputetëve të opozitës./Teve1/

27-vjetori i vrasjes së Enver Malokut, Abdixhiku nderon jetën dhe veprën e tij

11 January 2026 at 10:11


Në 27-vjetorin e vrasjes së Enver Malokut, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar dhe nderuar jetën dhe veprën e njërit prej themeluesve të fjalës së lirë në Kosovë.

Abdixhiku e përshkroi Malokun si një patriot të madh dhe veprimtar të palodhur të lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci.

“Enver Maloku ishte patriot i madh, veprimtar i palodhur i lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci dhe një nga figurat më të rëndësishme të publicistikës kosovare", u shpreh Abdixhiku.

Kreu i LDK-së theksoi kontributin e Malokut si themelues i Qendrës për Informim të Kosovës.

“Ai hapi një dritare të fuqishme informimi në kohën e errësirës së madhe, duke e bërë të vërtetën e Kosovës zë që dëgjohej në mbarë botën. Përmes shkrimeve dhe lajmeve të tij, Maloku denoncoi dhunën, masakrat, gjenocidin dhe eksodin e popullit të Kosovës”, tha ai.

Abdixhiku kujtoi tragjedinë e vrasjes së tij më 11 janar 1999, duke theksuar se idealet e Malokut mbeten udhërrëfyes për të ardhmen.

“Ndonëse nuk arriti ta përjetojë lirinë për të cilën punoi gjithë jetën, vepra e tij mbeti themel i fuqishëm i saj dhe trashëgimi e përhershme për brezat që gëzojnë sot këtë liri. Sot nuk kujtohet vetëm njeriu që dha gjithçka për Kosovën, por edhe idealet e tij që mbeten udhërrëfyes për të ardhmen, besimi në lirinë e shprehjes, në fuqinë e fjalës dhe në mbrojtjen e vlerave kombëtare. Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Enver Maloku!”, theksoi Abdixhiku. /Telegrafi/

Lumi Vjosa del sërish nga shtrati, rrezik rritjeje në vijim

11 January 2026 at 10:00


Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit. Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra, duke sjellë përsëri përmbytjen e tregut të Mifolit.

Prurjet vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa në zonën e Memaliajt niveli i ujit ka arritur në 7 metra. Kjo situatë paralajmëron një rritje të mëtejshme të nivelit të Vjosës.

Autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa banorët në zonat pranë shtratit të lumit janë në gatishmëri për marrjen e masave parandaluese./euronews/

Vidhen 127 euro në një objekt fetar në veri të Mitrovicës

11 January 2026 at 09:55


Persona të panjohur kanë kryer një vjedhje në një objekt fetar në Mitrovicë të Veriut, duke marrë rreth 127 euro.

Ngjarja ka ndodhur më 10 janar 2026, rreth orës 15:30.

Rasti është raportuar në polici, ndërsa me hetimin e tij po merren njësitet kompetente. /Telegrafi/

Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë, njëri i mitur

11 January 2026 at 09:20


Dy persona të dyshuar, njëri prej tyre i mitur, janë arrestuar pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike ku kanë sulmuar dy viktima meshkuj kosovarë.

Ngjarja ka ndodhur më 10 janar 2026, rreth orës 17:17, në rrugën “17 Shkurti” në Fushë Kosovë.

Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit kompetent, pas inicimit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet përkatëse. /Telegrafi/

Kryetari i Dragashit: Ata që shfrytëzojnë LDK-në për interesa personale, herët a vonë do të përballen me pasoja

11 January 2026 at 09:11


Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka paralajmëruar se ata që e shfrytëzojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për përfitime personale, duke përgatitur skenarë kundër partisë, do të përballen me pasoja si personalisht ashtu edhe familjarisht.

Ai e përshkroi këtë si një “rregull të pashkruar dhe të sigurt”, duke shtuar se, sipas tij, ata që tradhtojnë partinë herët apo vonë do të paguajnë për veprimet e tyre.

“Ata që e shfrytëzojnë LDK-në për përfitime personale, që ndreqin kurthe, që e tradhtojnë dhe që përgatisin skenarë kundër saj, nga fuqia e të madhit Zot, herët a vonë, do ta paguajnë, personalisht, kolektivisht apo edhe familjarisht. Ky është një rregull i pashkruar, po aq i sigurt sa fakti që një plus një bëjnë dy", ka shkruar Xheladini. /Telegrafi/

Dy persona arrestohen në Prizren, slumuan fizikisht një person brenda lokalit të tij

11 January 2026 at 09:06


Dy persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kanë sulmuar një person brenda lokalit të tij në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur më 10 janar 2026, rreth orës 02:10, në rrugën “Fehmi Lladrovci”.

Sipas raportimit, të dyshuarit kanë hyrë në lokalin e viktimës, mashkull kosovar, ku kanë kryer sulmin. Dëshmitarët kanë deklaruar se gjatë incidentit të dyshuarit kanë pasur me vete armë zjarri.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar te të dyshuarit dy pistoleta lodra të plastikës dhe dy thika. Me vendim të prokurorit kompetent, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër, mashkull kosovar, ndodhet në arrati.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa hetimet janë në vazhdim. /Telegrafi/

SMS mashtrues, gruaja nga Prishtina humb mijëra euro pasi përditësoi të dhënat bankare

11 January 2026 at 09:01


Një grua kosovare ka raportuar në polici se ka qenë viktimë e mashtrimit përmes një SMS telefonik, si pasojë e të cilit i janë marrë para nga kartela e saj bankare dhe nga kartela e firmës.

Ngjarja ka ndodhur më 10 janar 2026, rreth orës 20:01, në Prishtinë.

Sipas ankueses, ajo ka pranuar një mesazh në telefonin e saj në të cilin i kërkohej të përditësonte të dhënat bankare, përndryshe i ishte thënë se nuk do të mund t’i përdorte llogaritë e saj bankare.

Ankuesja ka klikuar në linkun e dërguar në mesazh dhe ka përditësuar të dhënat e kërkuara.

Pas disa minutash, ajo është njoftuar se nga kartela e saj bankare janë tërhequr para, ndërsa nga kartela e firmës së saj janë marrë mijëra euro.

Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti për “Lëshim të çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorim të kartelave të bankës apo të kreditit”, ndërsa rasti mbetet në hetime.

Ndryshe, Policia e Kosovës ditë më parë ka bërë thirrje për vigjilencë ndaj qytetarëve pas përhapjes së një fushate mashtruese (phishing) përmes mesazheve SMS, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si dërguar nga Posta e Kosovës dhe institucione tjera.

Sipas njoftimit, këto mesazhe përmbajnë lidhje mashtruese që synojnë marrjen e të dhënave personale dhe të kartelave bankare, me qëllim keqpërdorimin financiar. /Telegrafi/

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora - situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër

11 January 2026 at 08:33


Vendi ynë ka hyrë në ditën e pestë të përmbytjeve, ku situata vijon të jetë e vështirë për shkak të reshjeve të vazhdueshme.

Qarku i Durrësit ka qenë një ndër më të prekurit nga reshjet e shiut të ditëve të fundit.

Sipas njoftimit të autoriteteve në Bashkinë Durrës janë evakuuar 848 banorë dhe vazhdon puna për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga uji nëpër banesa. Sakaq, në Sukth 2800 ha tokë ndodhen ende nën “pushtetin e ujit”.

Gjatë natës dhe në vazhdim ne qarkun Fier ka patur reshje shiu me intensitet të ulët.

Qarku i Lezhës ka qenë një ndër më të prekurit në reshjet intensive të shiut të kësaj jave.

Pas 5 ditësh në “pushtetin” e ujit zona më problematike në qark vazhdon të jetë ajo e Kurbinit, ku konkretisht fshati Adriatik vijon të ketë probleme edhe pse një pjesë e urës së dëmtuar, e cila sillte prurje të mëdha uji në anën veriore të fshatit është riparuar përkohësisht.

Në Qarkun e Gjirokastrës reshjet e shiut kanë qenë me intensitet. Aksi nacional Gjirokastër- Tepelenë, në vendin e quajtur Shkalla e Zezë vazhdon të jetë i kalueshëm me një sens dhe lëvizja e automjeteve menaxhohet nga efektivët e policisë.

Vlorë, vijojnë prurjet e lumit Vjosë. Gjatë ditës së sotme, niveli i Vjosës ka zbritur në rreth 5.5 metra mbi nivelin e detit dhe lumi është rikthyer në shtratin e tij, duke mos përbërë më rrezik për zonën.

Megjithatë, pasojat e përmbytjeve janë ende evidente në disa banesa. Në njësinë administrative Novoselë janë prekur rreth 13 banesa, ndërsa në fshatin Bishan janë raportuar rreth 15 banesa te cilat kane pasur prezencë uji ne oborre dhe disa ka hyre uji brenda.

Në Qarkun e Korçës vijojnë problematikat e lidhura kryesisht me furnizimin me energji elektrike dhe infrastrukturën rrugore si pasojë e kushteve atmosferike./tch/

Borë dhe ngrica në rrugë, vështirësi qarkullimi në dy akse rrugore që shpien drejt kufirit

11 January 2026 at 08:18


Si pasojë e temperaturave të ulëta dhe kushteve të motit, ngricat dhe bora janë prezente në shumicën e akseve rrugore në vend.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në të gjitha magjistralet që shpijnë drejt pikave të kalimit kufitar është evidentuar borë dhe akull, ndërsa mjegull dhe rrëshqitje dheu nuk janë raportuar.

Pavarësisht kushteve të vështira, të gjitha pikat kufitare mbesin të kalueshme.

Megjithatë, në disa segmente qarkullimi zhvillohet me vështirësi, ndërsa në aksin Pejë-Kullë qarkullimi lejohet vetëm për automjete të vogla.

Situata më e ndjeshme paraqitet edhe në magjistralen Prishtinë–Mutivodë, ku rruga është e kalueshme, por me vështirësi për shkak të ngricave.

Ndërkohë, parashikimi i motit për të dielën tregon se temperaturat do të mbesin në vlera negative.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet -6 dhe -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 0 deri në 5 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 12 metra për sekondë.

Autoritetet u rekomandojnë ngasësve të mjeteve motorike që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të përdorin pajisje dimërore, veçanërisht në zonat malore dhe gjatë orëve të mëngjesit dhe të natës. /Telegrafi/


E diela me temperatura nën zero, rrezik nga ngricat në rrugë

11 January 2026 at 08:08


Të dielën pritet që të dy vlerat ekstreme të temperaturave të mbesin në vlera negative, duke sjellë kushte të vështira moti në disa zona.

Autoritetet u bëjnë thirrje ngasësve të mjeteve motorike që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, pasi ngricat do të jenë evidente gjatë gjithë ditës.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 dhe -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë nga 0 deri në 5 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 12 metra për sekondë.

Kushtet e motit mund të ndikojnë në sigurinë në trafik, veçanërisht në orët e hershme të mëngjesit dhe gjatë natës. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Policia e Kosovës apelon për kujdes në trafik për shkak të reshjeve të shiut

7 January 2026 at 15:51


Policia e Kosovës njofton se reshjet e shiut kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në disa zona të vendit, duke përfshirë: dëmtime të rrugëve, rrëshqitje të dheut dhe dëmtime në ura të caktuara.

Policia po monitoron situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe ka rritur praninë policore në terren për të siguruar qarkullimin dhe për të parandaluar aksidentet.

“U bëjmë thirrje të gjithë shoferëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të përshtatin vozitjen me kushtet aktuale të rrugës dhe dukshmërinë e reduktuar,” njofton Policia e Kosovës.

Autoritetet theksojnë se siguria fillon nga ju, dhe kur kushtet në rrugë ndryshojnë, kujdesi duhet të rritet për të shmangur aksidentet e mundshme. /Telegrafi/

Edhe 25 kuti për t’u numëruar nga votat me postë, prin bindshëm Vetëvendosje

7 January 2026 at 15:46


Procesi i numërimit të votave të ardhura me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2025 po shkon drejt përmbylljes, ndërsa kanë mbetur edhe 25 kuti për t’u numëruar.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri tani janë numëruar 120 nga gjithsej 145 kuti, që përbëjnë 82.76 për qind të votave me postë.

Rezultatet aktuale tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje, kryeson me 73.18 për qind të votave, apo 25,828 vota.

Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.02 për qind ose 3,536 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka 8.77 për qind apo 3,096 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 3.91 për qind të votave.

Nga KQZ është bërë e ditur se numërimi po vazhdon sipas planit dhe se rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të plotë të procesit dhe verifikimeve përkatëse. /Telegrafi/

Përmbytjet në vend, Berisha: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

7 January 2026 at 15:34


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjitha zonat e përmbytura nga reshjet e shiut.

“Ajo dramë që shohim ne sot, ajo vërtet ka si shkak natyror dhe ndaj unë kërkoj shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por këto përmasa nuk i merrte kurrë në qoftë se do ishin në gatishmëri dhe funksion hidrovoret, të cilët janë të përllogaritur për të mbrojtur zonat nga përmbytjet dhe në qoftë se do funksiononte sistemi i tyre i kanalizimeve”, u shpreh Berisha, raporton A2 CNN.

Berisha thotë se edhe qeveria ka përgjegjësi për situatën ku ndodhet vendi, duke e akuzuar për keqmenaxhim. Para gazetarëve, lideri opozitar deklaroi se investimet për hidrovore janë bërë pa studim, ndaj dhe Durrësi prej më shumë se 24 orësh ndodhet nën ujë.

“Durrësi kurrë nuk ka njohur një përmbytje të tillë. Dhe shkaqet e përmasave të kësaj përmbytje janë absolutisht vjedhja, vjedhja dhe vetëm vjedhja e fondeve. Taksapaguesit shqiptarë kanë paguar për mbrojtjen e qarkut të Durrësit, Porto Romano dhe zonat e tjera, 42 milionë euro investim. Por korrupsioni ka bërë që hidrovori i Porto Romanos, kolektorin ta ketë në kuotën mbi 70 centimetra”, tha Berisha, përcjell A2 CNN.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, lideri demokrat iu rikthye akuzave ndaj Ramës për dosjen e AKSHI-t. Berisha e quan kryeministrin si kryemafioz dhe e akuzon se në bashkëpunim me Ergys Agasin ka vjedhur të dhënat e shqiptarëve për t’ua servirur vendeve jo mike të Shqipërisë.

“Është kryemafiozi që ka vjedhur të dhënat personale të shqiptarëve. Që ka vënë në përgjim telefona, kompjutera, të të gjithë ambasadave në Shqipëri dhe përfaqësuesve të huaj. Që ka eksportuar tek armiqtë e NATO-s, të dhënat e NATO-s që i janë besuar Shqipërisë. Që ka eksportuar të dhënat më sekrete tek kartelet e drogës dhe organizatat kriminale”, theksoi kreu demokrat, raporton A2 CNN.

Situata në të cilën ndodhet vendi kërkon reagim, tha Berisha, ndaj sërish ftoi të gjitha forcat opozitare që të bashkohen në tryezën e organizuar prej ditës së premte, ku do të vendoset edhe data e protestës së radhës kombëtare.

❌
❌