Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 14 January 2026Main stream

SHBA pezulloi vizat, deputetja e PD, Ina Zhupa: Vendimi i Trump, kambanë alarmi për dështimin e qeverisjes Rama!

By: Fax Web
14 January 2026 at 21:15

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të pezulluar vizat për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një sinjal alarmi për gjendjen ku ndodhet vendi nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Zhupës, për vite me radhë qytetarëve u është servirur ideja e një Shqipërie me imazh të përmirësuar dhe me besueshmëri të lartë ndërkombëtare, ndërkohë që sot vendi, sipas saj, renditet në të njëjtën kategori me shtete të njohura për izolim dhe mungesë standardesh.

Deputetja demokrate thekson se ky vendim nuk është i rastësishëm, por pasojë e drejtpërdrejtë e dobësimit të shtetit, të shkaktuar nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe lidhjet me narkotrafikun, si dhe nga institucione që, sipas saj, i shërbejnë interesave politike dhe jo qytetarëve.

“Pasojat bien mbi qytetarët shqiptarë”, shprehet Zhupa, duke nënvizuar se vendimi i SHBA-së përbën një hap pas për Shqipërinë.

Në reagimin e saj, ajo shton se problemi nuk qëndron te marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, por te dështimi i qeverisjes aktuale, për të cilën kërkon largimin sa më parë, në interes të vendit.

Statusi i Ina Zhupës:

Vendimi i SHBA-së për të pezulluar vizat për Shqipërinë është një kambanë alarmi për realitetin ku ka përfunduar vendi me qeverisjen e Edi Ramës!

Për vite kemi dëgjuar slogane për “partneritet strategjik”, “imazh të përmirësuar” dhe “besueshmëri ndërkombëtare”, ndërsa sot vendi ynë renditet në të njëjtën kategori me shtete që njihen për izolim, paqëndrueshmëri dhe mungesë standardesh.

Kjo nuk është rastësi. Është pasojë e drejtpërdrejtë e një shteti të dobësuar nga lidhjet me narkotrafikun, nga korrupsioni, nga krimi i organizuar dhe nga institucione që funksionojnë për interesa politike, jo për qytetarët.

Në fund, ata që dëmtohen janë qytetarët shqiptarë!

Ky është një hap prapa për Shqipërinë, jo sepse partnerët na kanë braktisur, por sepse qeverisja ka dështuar. Kjo qeveri e dështuar duhet larguar një orë e më parë për të mirën e vendit!

Nën dyshimin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, arrestohet një person

By: Elva
14 January 2026 at 18:03

Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të mërkurën një burrë nën dyshimet se kishte sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në vend, si dhe të Policisë së Kosovës, gjatë protestave të vitit 2023 në veri të vendit. Në një njoftim të shkurtër në Facebook, Prokuroria Speciale e Kosovës nuk dha më shumë hollësi për të […]

The post Nën dyshimin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, arrestohet një person appeared first on BoldNews.al.

Ulet dënimi për shitësin e armës me të cilën u vra Liridona Ademaj

By: Elva
14 January 2026 at 16:37

Gjykata e Apelit të Kosovës ia ka ulur dënimin Tom Dodajt, i akuzuar për shitjen e armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj në nëntor të vitit 2023. Dodaj, që kishte pranuar fajësinë për veprën e shitjes së paautorizuar të armëve, u dënua në shkurt të vitit 2025 me pesë vjet burgim […]

The post Ulet dënimi për shitësin e armës me të cilën u vra Liridona Ademaj appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet shpallja e rezultateve/ Kosovë, rinumërohen 914 vendvotime, gabime tek votat për kandidat

14 January 2026 at 17:39

Formimi i institucioneve të reja do të vonoj…të paktën edhe dy javë të tjera.

Kjo pas vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për rinumërimin e 914 vendvotimeve që i takojnë të gjithë komunave të Kosovës nga 2557 që janë në total.

Po pse KQZ e mori një vendim të tillë?

Ai erdhi pasi sekretariati i intitucionit të zgjedhjeve në vend pa video incizimet e kamerave në tavolinat e Qendrave Komunale të Numërimit, nga ku edhe është evidentuar se ka raste të mospërputhjeve të votave për kandidatë.

Rinumërimi prek jo pak, por një të tretën e vendvotimeve në mbarë vendin për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Në një mbledhje të martën, komisioni paraqiti një raport nga verifikimi i votave të kandidatëve për 2 për qind të vendvotimeve nga zgjedhjet e dhjetorit, i cili gjeti se raste të mospërputhjeve të votave për kandidatë, ç’ka zgjeroj më tej problemin.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se, nëse pas rinumërimit vërehen manipulime të mundshme me votat e kandidatëve brenda subjekteve politike, komisioni do t’i çojë në organet kompetente anëtarët e ekipeve të numërimit.

Ky proces ka ngritur një problem serioz përsa i përket numërimit. Aty nuk vihet në diskutim saktësia e numërimit të votave për subjektet politike, por votat preferenciale për kandidatë.

Rinumërim të plotë, sipas komisionit, do të ketë në 10 komuna, ndërkaq në 28 komunat tjera, do të ketë rinumërim vetëm në 10 për qind të vendvotimeve.

Vonesat gjithësesi nuk janë një luks për Kosovën.

Vendi e humbi një vit të tërë në vitin 2025 duke mos arritur ta formojë qeverinë e re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ç’ka shkaktoj një krizë të gjatë politike.  / abcnews.al /

“Optimisit”/ Djali i Hashim Thaçit pa vizitës në Hagë: Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë!

14 January 2026 at 17:27

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka vizituar babanë e tij në Hagë, aty ku po mbahet në paraburgim për më shumë se pesë vjet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endriti shprehet optimist se babai i tij, bashkë me ish-ushtarët e UCK do të dalë së shpejti nga objekti ku mbahen në paraburgim.

“Optimist. Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë babi me shokët e tij. Dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar ai.

 

“Përparim Rama kandidat potencial në krye të LDK”/ Hamidi: PDK pati rënie në zgjedhje, por humbësja më e madhe LDK

14 January 2026 at 17:27

Analisti Lavdim Hamidi ka vlerësuar se dorëheqja e Abdixhikut nuk do të pranohet nga partia LDK sepse sipas tyre humbja është si pasojë e ‘kontributit’ të përbashkët.

Sipas tij, përgjegjësia nuk bie vetëm mbi kryetarin, por edhe mbi strukturat drejtuese në nivel qendror dhe lokal. Hamidi tha ndër të tjera se Pëparim Rama është kandidat potencial, por nuk ka ambicie drejtuese.

Sa i takon PDK, Hamidi tha se nuk ka shënuar një humbje të konsiderueshme në raport me LDK.

“Flitet që nuk do ta pranojnë dorëheqjen. Konsiderohet se nuk ka qenë vetëm faji i kryetarit, por edhe i kryetarëve të komunave, sekretarëve etj. Dihet se LDK nuk mund të rritet dhe të zhvillohet me disa drejtues nga e kaluara. Në kohën e Hotit, LDK kishte rënë në 12 për qind dhe nuk kishte një rritje të konsiderueshme. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ishte kandidat potencial në krye të LDK-së, por nuk ka ambicie për ta drejtuar.

Isa Mustafa, në mandatin e dytë si kryetar i Prishtinës, ishte zgjedhur edhe si kryetar i LDK-së. Edhe PDK në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka humbje të votave, por një humbje më të lehtë. Tani, në orën 5, ka pasur një konferencë për media në PDK, por nuk dihet nëse do të flitet për këtë, për energjinë apo për zgjedhjen e presidentes. Humbjen më të madhe në zgjedhje e ka pasur LDK.”

/ abcnews.al /

Investimet e Huaja Direkte ranë me 12.5% në Bosnjë dhe Hercegovinë

14 January 2026 at 14:28

Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Bosnjë dhe Hercegovinë ranë me 12.5% në bazë vjetore në gjysmën e parë të vitit 2025, në kushtet e perspektivave të dobëta globale për investimet, njoftoi Agjencia për Promovimin e Investimeve të Huaja e vendit (FIPA).

Të dhënat paraprake nga Banka Qendrore e Bosnjës dhe Hercegovinës tregojnë se Investimet e Huaja Direkte, përfshirë fitimet e riinvestuara, arritën në 780.1 milionë marka (468.06 milionë dollarë amerikanë) nga janari në qershor, nga 891.5 milionë marka në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

FIPA tha se rënia pasqyron tendenca më të gjera globale. Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) ka paralajmëruar se fërkimet tregtare, rritja e pasigurisë ekonomike dhe politike, si dhe luhatjet në tregjet financiare kanë çuar në një tkurrje të fortë të aktivitetit investues global në fillim të vitit 2025.

Pavarësisht rënies së përgjithshme, pjesëmarrja në kapital u rrit me 65.4% në bazë vjetore, duke arritur në 241.4 milionë marka, dhe përbënte 30.9% të flukseve totale, krahasuar me 16.4% një vit më parë. Fitimet e riinvestuara mbetën përgjithësisht të qëndrueshme në 458.7 milionë marka, ndërsa kapitali tjetër shënoi rënie të fortë.

Kroacia, Gjermania dhe Serbia ishin burimet më të mëdha të investimeve gjatë kësaj periudhe, ndërsa sektorët që tërhoqën flukset më të mëdha ishin shërbimet financiare, tregtia me pakicë dhe tregtia me shumicë.

FIPA theksoi se, ndonëse investimet e huaja në gjysmën e parë të vitit 2025 ishin mbi mesataren 10-vjeçare, ato mbetën nën mesataren e pesë viteve të fundit dhe paralajmëroi se blerjet e kompanive me kapital të huaj nga investitorë vendas mund të ndikojnë negativisht në flukset e ardhshme të investimeve.

 

The post Investimet e Huaja Direkte ranë me 12.5% në Bosnjë dhe Hercegovinë appeared first on Revista Monitor.

Seri tërmetesh në Greqi

By: Ela
14 January 2026 at 14:16

Një seri tërmetesh goditën përsëri sot Greqinë, duke shkaktuar panik te qytetarët dhe frikë për paslëkundje të tjera më të fuqishme. Pas tërmetit në ishullin turistik të Santorinit, me forcë 3,2 ballë orët e mëngjesit, pak pas mesditës është njoftuar për një zinxhir lëkundjesh tektonike në zonën e Kyllini. Ekspertët thanë se forca ishte 3,5 ballë e […]

The post Seri tërmetesh në Greqi appeared first on BoldNews.al.

Sorensen në Prishtinë: Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime

By: Ela
14 January 2026 at 13:06

Peter Sorensen – i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – tha gjatë një vizite në Prishtinë të mërkurën se do të punojë për të gjetur një mënyrë që dy vendet fqinje të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë, në përpjekje për t’i normalizuar marrëdhëniet. Sorensen u takua mëngjesin […]

The post Sorensen në Prishtinë: Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime appeared first on BoldNews.al.

07:40 Zjarri përfshin një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

By: Klara
14 January 2026 at 07:40

Last Updated on 14/01/2026 by Klara

Një zjarr raportohet se ka përfshirë një banesë në Tetovë.

Sipas informacioneve të para dyshohet një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka marrë plagë si pasojë e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e rastit./K.M

Kosovë/ KQZ fillon rinumërimin e votave, pas gjetjes së parregullësive

By: Brisi
13 January 2026 at 22:43

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur t’i rinumërojë votat në një të tretën e vendvotimeve në mbarë vendin për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, pasi kishte vërejtur mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë. Rinumërimi i votave në 36 për qind të vendvotimeve në mbarë vendin rrezikon ta vonojë edhe më shumë themelimin […]

The post Kosovë/ KQZ fillon rinumërimin e votave, pas gjetjes së parregullësive appeared first on BoldNews.al.

Zjarri përfshin një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

13 January 2026 at 21:56

Një zjarr raportohet se ka përfshirë një banesë në Tetovë.

Sipas informacioneve të para dyshohet një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka marrë plagë si pasojë e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e rastit.

Before yesterdayMain stream

Sherr mes të miturve në Gjakovë, plagoset me thikë njëri prej tyre

By: Brisi
13 January 2026 at 16:20

Disa të mitur janë përfshirë këtë të martë në një përleshje fizike në rrugën “Beqir Kastrati”, në Gjakovë. Konflikti ka agravuar në përdorimin e thikave ku si pasojë është plagosur njëri pre tyre. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi konfirmoi plagosjen e të miturit dhe shtoi se ai ka marrë ndihmë mjekësore […]

The post Sherr mes të miturve në Gjakovë, plagoset me thikë njëri prej tyre appeared first on BoldNews.al.

Pas 17 vjetësh, Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

By: Fax Web
13 January 2026 at 16:40

Viti i ri sjell me vete një sfidë të vjetër në një formë të re për të rinjtë në Kroaci. Në ditët e para të vitit 2026, rreth 1.200 prej tyre kanë marrë letra që i njoftojnë se janë thirrur për dy muaj shërbim ushtarak.

Ata janë brezi i parë që përballet me shërbimin ushtarak të detyrueshëm që kur ai u hoq në vitin 2008, një vit para se Kroacia t’i bashkohej NATO-s.

Në atë kohë, ideja ishte të profesionalizohej forca e armatosur dhe të braktisej shërbimi kombëtar i detyrueshëm.

Tani, me vetëm Hungarinë që e ndan Kroacinë nga Ukraina, perspektiva e një konflikti të armatosur duket tepër e afërt.

Një dron i humbur, ndoshta ukrainas por kurrë i identifikuar zyrtarisht, u rrëzua në kryeqytetin kroat, Zagreb, në vitin 2022. Ai nuk shkaktoi shumë dëm, por padyshim që i bëri njerëzit të mendojnë.

Mbështetje e gjerë për rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm

Qeveria kroate kuptoi se mund të mbështetej vetëm në më pak se 15,000 personel ushtarak aktiv. Përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024, ajo propozoi rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm për meshkujt që kishin braktisur shkollën.

Ministri i Mbrojtjes, Ivan Anušić, tha se kjo do t’u ndihmonte të rinjve të ndryshonin “zakonet e tyre të këqija” dhe t’i përgatiste ata për “çdo kërcënim të madh”.

Anketat treguan mbështetje të gjerë për idenë, me shtatë nga dhjetë kroatë në favor. Votuesit rizgjodhën partinë HDZ, e cila tani e ka zbatuar këtë politikë. Legjislacioni i nevojshëm u miratua shpejt në Parlament në tetorin e kaluar, me 84 deputetë në favor dhe vetëm 11 kundër.

Pak protesta

Ministria e Mbrojtjes nuk humbi kohë në kontaktimin e grupit të parë të rekrutëve, me pak ose aspak protesta.

“Nuk shoh asnjë pengesë për shërbimin ushtarak të detyrueshëm,” thotë Gordan Akrap, rektor i zëvendësuar i Universitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë “Franjo Tudjman” të Kroacisë.

“Do të ketë më shumë njerëz që duan të jenë pjesë e kësaj sesa mund të regjistrohen, sepse në momentin e tanishëm numri është i kufizuar,” shton ai.

“Disa grupe populiste të majta ekstreme thonë se duhet të investojmë në kopshte dhe gjëra të tilla. Por e vërteta është se dikush duhet t’i mbrojë kopshtet, mënyrën tonë evropiane të jetesës dhe demokracinë tonë, dhe në fund të fundit, këtë mund ta bëjë ushtria.”

Një tendencë më e gjerë në të gjithë rajonin

Rihyrja në fuqi e shërbimit ushtarak të detyrueshëm në Kroaci është pjesë e një tendence më të gjerë në vendet që ishin pjesë e Jugosllavisë.

Disa prej tyre kanë qenë duke konsideruar rikthimin e një forme të shërbimit të detyrueshëm, si një rikthim në ditët e regjimit socialist të Josip Broz Titos.

Në atë kohë, të rinjtë duhej të shërbenin për një vit në Ushtrinë Popullore, e cila krijoi një forcë luftarake të konsiderueshme. Pak para se vendi të fillonte të shpërbëhej në vitet 1990, dy të tretat e forcave tokësore ishin rekrutë, me një milion rezervistë të trajnuar të tjerë në dispozicion.

Pas luftërave jugosllave

Vendet e pavarura që dolën nga luftërat jugosllave të viteve 1990 hoqën gradualisht shërbimin ushtarak të detyrueshëm.

Sllovenia ishte e para që hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2003; rekrutët e fundit serbë përfunduan shërbimin e tyre në vitin 2010.

Me perspektivën — ose, në rastin e Sllovenisë dhe Kroacisë, arritjen — e anëtarësimit në BE, dukej se kishte pak nevojë për një lloj force ushtarake që kërkonte nga të rinjtë e vendit të kalonin muaj trajnimi.

Por edhe para pushtimit të Ukrainës nga Rusia, situata po fillonte të ndryshonte. Sllovenia po e diskuton rivendosjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm Në vitin 2020, partitë që formuan qeverinë e re nacionaliste të djathtë të Sllovenisë përfshinë rivendosjen e shërbimit ushtarak në marrëveshjen e tyre të koalicionit. Kryeministri i saj, Janez Jansa, u bë i famshëm si ministër i Mbrojtjes gjatë luftës dhjetëditore të pavarësisë së Sllovenisë në vitin 1991.

Ai deklaroi se forcat e armatosura të vendit, me vetëm 7.000 trupa, nuk mund ta mbronin më vendin nga një sulm dhe u ankua se të rinjtë nuk dijnë si të përdorin armët.

Qeveria aktuale e qendrës së majtë e Robert Golobit nuk e ka përqafuar këtë ide, por zgjedhjet parlamentare janë planifikuar për në mars dhe partia SDS e Jansa-s kryeson në sondazhet e opinionit.

A do ta ndjekë Serbia shembullin?

Në Serbi, qeveria ka diskutuar për disa vjet mundësinë e futjes së shërbimit ushtarak të detyrueshëm. Kanë kaluar disa afate pa u rekrutuar askush, por kjo mund të ndryshojë këtë vit, pasi ministri i Mbrojtjes Bratislav Gasic thotë se së shpejti legjislacioni  do të paraqitet në Parlament.

Ndërsa vendet në rajon po rrisin shpenzimet e tyre ushtarake dhe po punojnë për të rritur personelin, lind pyetja e vjetër nëse pjesa tjetër e Evropës duhet të shqetësohet për Ballkanin.

Toby Vogel nga qendra kërkimore Këshilli për Politikën e Demokratizimit beson se mundësia e një konflikti të vërtetë mbetet e vogël.

“Aspekti ushtarak i gjithë kësaj është kryesisht një çështje përgatitjeje, më shumë sesa planifikimi konkret, dhe sigurisht jo planifikimi ofensiv,” i tha ai DW. “Serbia nuk do të sulmojë Kroacinë, dhe Kroacia nuk do të pushtojë Serbinë.”

“Në një situatë ku mjedisi i përgjithshëm është i paqëndrueshëm dhe i paparashikueshëm, mendoj se qeveritë ndoshta po veprojnë me kujdes duke marrë masa parandaluese dhe duke vendosur elementët e nevojshëm për të ndjekur një qasje më strategjike ndaj çështjeve ndërkombëtare,” tha ai. “Por është një rikthim në të kaluarën.” /DW

Kush do ta blejë rafinerinë serbe të naftës?/ Vuçiç nga Abu Dhabi: Ndoshta edhe arabët

13 January 2026 at 17:38

Kush do ti blej aksionet ruse të rafinerisë së naftës në Serbi?
Kjo është tani pyetja më e rëndësishme për sektorin ekonomik të vendit, që e ka vënë qeverinë e presidentit Vuçiç jo pak në vështirësi.

Vuçiç iu përgjigj kësaj pyetje nga Abu Dhabi ku po merr pjesë në Javën e Qendrueshme.

“Besoj që brenda dy ose tre ditësh do të dihet përfundimisht se kush do të jetë blerësi i aksioneve ruse në Industrinë e Naftës së Serbisë. Për NIS-in do të diskutojë edhe me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed, dhe vlerësoi se ky takim do të jetë me rëndësi të madhe, gjithësesi një shansë e kanë edhe hungarezët.”

Gjithësesi Vuçiç theksoj se nuk pret që marrëveshja përfundimtare për shitjen e NIS të përfundojë brenda dy ose tre ditësh.

“Kur të paraqiten kushtet detyruese të kontratës, atëherë do të jetë e qartë se në cilin drejtim po shkon kjo çështje dhe nuk ka gjasa që të ketë ndonjë prishje të marrëveshjes pas kësaj. Pres që kjo të ndodhë dhe shpresoj se do të ndodhë, në 48 orët e ardhshme, pra brenda afatit kohor që kemi deklaruar, domethënë, deri më 15 janar.”

Vuçiç ndodhet në Abu Dhabi në të njejtën kohë kur vendin po e viziton një delegacion i Parlamentit Evropian. Për këtë opozita e akuzon se ai dhe Ana Bernabiç po largohen nga vendi pikërisht për të mos I takuar të dërguarit nga Brukseli, por presidenti serb deklaroj se delegacioni europian ka mbërritur në Beograd pa ftesë.

Rafineria serbe e naftës është nën sanksionet e SHBA-ve për shkak të aksioneve të saj me shumicë ruse, ç’ka ka detyruar Beogradin të kërkoj për një tjetër blerës, ndërsa për Uashingtonin Vucic pati një mesazh: kutia e pandorës është hapur nga të gjitha anët dhe askush nuk mund ta kontrollojë më atë.  / abcnews.al /

Marrëveshje LDK-LVV?/ Përparim Rama: I hapur për çdo koalicion që i shërben qytetarëve

13 January 2026 at 17:29

Rezultati i dobët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit e ka lënë Lidhjen Demokratike të Kosovës pa shumë komente për rezultatin.

Megjithatë, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar një nga skenarët e përfolur së fundmi në vend, atë të një koalicioni mes LDK dhe Lëvizjes Vetevendosje të Albin Kurtit.

Ai tha se çfarëdo koalicioni që do të shërbente për të mirën e qytetarëve do të ishte i mirëseardhur.

“Unë po them që mendoj që të gjithë të zgjedhurit në kryeqytet, në vend, në Kosovë janë rezultat i votave të qytetarëve për të mirën e Kosovës, çfarëdo koalicioni që hap proceset me transformu vendin tonë për të mirë janë të mirëseardhura.”

Ai tha se brenda LDK-së ka mjaftueshëm njerëz që mund të çojnë procese përpara dhe se ai nuk do të jetë personi që do të marrë drejtimin e kësaj partie.

“Unë kam cekur këtë çështje dhe më përpara se jam kryetar i Kryeqyteti dhe kam mandat katërt vjeçar. Kemi njerëz të mrekullueshëm brenda partisë që çojnë procese përpara, nuk mendoj që kanë nevojë për mua. Mirëpo unë jam këtu për kryeqytetin, për qytetarët e kryeqyteti, jam aty për ndihmë, për çfarëdo ndihme që ka nevojë, por fokusi im është për kryeqytetin”

Lidhja Demokratike e Kosoves siguroj vetëm 15 vende ne parlamentin e ri nga 20 që mori në 9 shkurt. Analistët në vend e kanë quajtur LDK humbesen me te madhe ne keto zgjedhje.

“Kurti i shmanget Gjykatës”/ Rezervat Shtetërore, ish-ministri Shatra: U dëmtua buxheti i shtetit

13 January 2026 at 17:21

Haki Shatra, ish-ministër i Financave në Kosovë, ka deklaruar se dëmtimi i parasë publike nuk matet me shumën, por me pasojat që i shkaktohen pasurisë kombëtare.
Ai theksoi se vaji dhe mielli të paguara nga buxheti i shtetit nuk kanë ardhur, duke e cilësuar këtë si fakt të pakontestueshëm.
Sipas Shatrës, këto mungesa nuk janë çështje politike, por përgjegjësi institucionale. Ai tha se Kurti i shmanget Gjykatës dhe se u dëmtua buxheti i shtetit.

“Dëmtimi i parasë publike nuk matet me shumën, por me veprimin e dëmshëm që i është bërë pasurisë kombëtare. Është fakt se malli i paguar, vaji dhe mielli i paguar nga buxheti i shtetit, nuk kanë ardhur. Çfarë politike ka këtu, nëse një institucion i pavarur merr një akt të tillë?

Jam i kënaqur që më në fund sot është zhvilluar një seancë që duhej të mbahej më herët, por për shkak të zgjedhjeve është shtyrë, në mënyrë që ky proces të mos ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.

Si mundet një kryeministër i zgjedhur nga populli t’i shmanget ftesës për të dëshmuar?

Pasuria kombëtare, buxheti i shtetit, është dëmtuar për një shumë të madhe dhe këta jo vetëm që nuk e ndjejnë për obligim të përgjigjen, por kryeministri në disa paraqitje publike ka deklaruar se ministrat janë të pafajshëm dhe po akuzohen për qëllime politike.

Opozita mund të akuzojë dikë, por nuk mund të sajojë argumente, siç janë këto: mungesa e mallrave në depot e shtetit.”  / abcnews.al /

SHBA: Presim veprime nga Qeveria e re e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit

13 January 2026 at 17:03

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur se është e gatshme të forcojë partneritetin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe të rifillojë Dialogun Strategjik mes dy vendeve.

Megjithatë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ambasada theksoi se realizimi i këtij synimi do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës, të cilat “çojnë përpara agjendën e përbashkët për paqe dhe stabilitet rajonal”, si dhe “prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”.

Këto qëndrime u shprehën në përgjigje të pyetjes se si Shtetet e Bashkuara planifikojnë bashkëpunimin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës, që pritet të formohet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, fitoi mbi 51 për qind të votave.

Partia deklaroi se synon formimin e shpejtë të institucioneve të reja.

Numërimi i votave përfundoi më 9 janar, por procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht, për shkak të afateve ligjore për ankesa dhe certifikimin e rezultateve.

Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë udhëhequr Qeverinë e Kosovës edhe gjatë periudhës 2021-2025.

Viti i kaluar ka shkuar kryesisht me Qeveri në detyrë, pasi Kurti – ndonëse i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 – nuk ka arritur të formojë Qeverinë e re, çfarë ka çuar në shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme.

Gjatë mandatit të mëparshëm, Qeveria e tij është përballur shpesh me kritika nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht për shkak të veprimeve që janë cilësuar si të pakoordinuara dhe të njëanshme.

Nga mbyllja e shumicës së institucioneve serbe në Kosovë deri te heqja e dinarit serb nga përdorimi, këto veprime janë parë si të dëmshme për komunitetin serb dhe si faktor që ka rritur tensionet në veri të vendit.

Kritikat kanë shkuar deri në atë pikë sa është folur edhe për lëkundje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, Kurti ka insistuar vazhdimisht se SHBA-ja mbetet partneri kryesor i Kosovës, ndonëse ka pranuar se ekzistojnë dallime në qasje për disa çështje.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë marrë një nga masat më të ashpra ndaj Kosovës, duke pezulluar Dialogun Strategjik mes dy vendeve – një mekanizëm i krijuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Uashingtoni e ka lidhur këtë vendim me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës, derisa vendi është përballur me bllokadë institucionale, dhe me rritjen e tensioneve në vend, por Qeveria e Kosovës i ka hedhur poshtë kritikat./REL/

Ministrja e Kurtit, gjyq me dyer të mbyllura/ Hajdari për “rezervat shtetërore”: Është sulm politik

13 January 2026 at 17:03

Ministrja e Albin Kurtit zyrtarisht në duart e drejtësisë.

Seanca e shqyrtimit fillestar për korrupsion në rastin e “Rezervave shtetërore” ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj zyrtareve te ministrise Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit është zhvilluar me dyer të mbyllura për publikun.

Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së gjyqtarit Avni Syla me argumentin se në seancë shtrohen edhe cështje që kanë të bëjnë me sekrete shtetërore. Sipas tij kështu ruhen edhe kushtet ligjore si ruajtja e konfidencialitetit apo mbrojtja e dëshmitarëve të ceshtjes.

Përpara fillimit te seancës me dyer të mbyllura, avokati i ministres së Kurtit, Florent Latifja, u shpreh se gjithësesi nuk pajtohet as me hetimin, as me aktakuzën e prokurorisë.

Seancë fillestare për Rozeta Hajadrin ishte caktuar  më 10 dhjetor të vitit të kaluar, por dështoj pasi ministrja nuk mori pjesë në seancë dhe as avokati i saj.

Hajdari dhe dy zyrtarët Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, sipas akuzës së Prokurorisë, dyshohen se në bashkëpunim i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim duke i shkaktuar dëmë buxhetit të shtetit prej 3 milionë euro me veprimet e kryera gjatë muajit shkurt dhe mars të vitit 2022.

Ata dyshohet se gjatë kësaj kohe blerë vaji dhe grur jashtë vendit, por që nuk arritën kurrë në Kosovë.

Ndërsa i akuzuari i katërt, Ridvan Muharremi, dyshohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari, e ka cilësuar si “tendencë politike” ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, akuzën e ngritur ndaj saj, ndërsa bastisjen e policisë në ministri e cilësoj si “futje e duarve” në dokumenta të klasifikuara si sekrete shtetërore.

Si dëshmitar për këtë rast është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por deri më tani nuk ka pranuar të shkojë në Prokurorinë Speciale, duke ngulur këmbë të japë dëshminë në Kryeministri.  / abcnews.al /

Kroacia, drejt një transformimi të madh digjital

13 January 2026 at 14:25

Kroacia po përgatitet për një transformim të rëndësishëm digjital, i cili pritet të riformësojë sistemin e saj tatimor dhe të reduktojë barrët administrative që prej vitesh rëndojnë mbi bizneset.

Ministri i Financave, Marko Primorac, e ka përshkruar digjitalizimin e Administratës Tatimore, futjen e Fiskalizimit 2.0 dhe krijimin e një Regjistri të Popullsisë, si hapa historikë drejt modernizimit të ekonomisë kroate.

Duke folur për sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm, Primorac theksoi se këto reforma synojnë uljen e burokracisë dhe rritjen e produktivitetit, raporton televizioni publik kroat HRT.

Shumë shpejt, deri në 80% e detyrimeve tatimore në Kroaci do të regjistrohen në mënyrë digjitale, duke shënuar një shkëputje vendimtare nga administrimi në letër, i cili prej kohësh ka qenë burim pakënaqësie për bizneset.

Një ndryshim brezash larg burokracisë

Sipas ministrit, kërkesat e tepruara administrative kanë qenë një pengesë madhore për sipërmarrësit, veçanërisht për bizneset e vogla.

“Kjo ishte një barrë shumë e madhe administrative dhe një vështirësi reale për shumë pronarë biznesesh”, tha Primorac.
“Me arkivimin digjital, faturat elektronike dhe kontabilitetin e automatizuar, po e transformojmë shoqërinë drejt një modeli që fokusohet te produktet me vlerë më të lartë të shtuar. Nuk është e thjeshtë, por këta hapa digjitalë përfaqësojnë ndryshime brezash”.

Reformat pritet të thjeshtojnë proceset, të reduktojnë gabimet dhe t’u japin bizneseve kohë që të përqendrohen te rritja dhe inovacioni, në vend të dokumentacionit dhe procedurave burokratike.

Mbështetje, por edhe shqetësime për penalitetet

Ndërsa përfaqësuesit e biznesit në përgjithësi e mbështesin digjitalizimin e Administratës Tatimore dhe Fiskalizimin 2.0, shqetësimet lidhen me mënyrën e zbatimit të reformës, veçanërisht në lidhje me penalitetet për mosrespektim.

Boris Antunović, president i Shoqatës së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme pranë Unionit të Punëdhënësve Kroatë (HUP), paralajmëroi se jo të gjithë sipërmarrësit kanë aftësitë e nevojshme digjitale.

“Jo të gjithë pronarët e bizneseve janë të aftë në teknologjinë e informacionit. Ne po kërkojmë një periudhë tolerance, gjatë së cilës të jemi të sigurt se nuk do të penalizohemi për gabime të vogla”, tha ai për HRT.

Sipas Ligjit për Fiskalizimin, gjobat mund të arrijnë deri në 63,360 euro për çdo shkelje, duke shtuar shqetësimin te bizneset e vogla që po përshtaten me sistemin e ri.

Transparenca dhe lufta kundër ekonomisë informale

Pavarësisht këtyre shqetësimeve, shoqatat e punëdhënësve theksojnë se bizneset që operojnë në mënyrë transparente kanë pak arsye për t’u frikësuar.

Irena Weber, drejtoreshë e përgjithshme e HUP, vuri në dukje se ekonomia informale në Kroaci mbetet një problem serioz, i vlerësuar sipas disa llogaritjeve se përfaqëson deri në një të tretën e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Kjo ul të ardhurat tatimore dhe krijon konkurrencë të pandershme”, – tha Weber. “Ne e mbështesim Fiskalizimin 2.0. Pagesat dixhitale janë provuar se reduktojnë ekonominë informale dhe kufizojnë transaksionet e paregjistruara”.

Thirrje për reforma më të gjera fiskale

Punëdhënësit argumentojnë gjithashtu se digjitalizimi, edhe pse i domosdoshëm, nuk është i mjaftueshëm. Ata theksojnë se kostot e punës në Kroaci mbeten ndër më të lartat në Bashkimin Europian.

Ngarkesa tatimore mbi të ardhurat nga puna vijon të jetë e lartë, ndërsa taksimi i pronës dhe i të ardhurave nga qiraja mbetet relativisht i ulët. Përfaqësuesit e biznesit bëjnë thirrje për ndryshime urgjente për të ribalancuar sistemin tatimor dhe për të përmirësuar konkurrueshmërinë.

Ndërsa Kroacia ecën drejt një ekonomie më digjitale dhe më transparente, suksesi i këtyre reformave do të varet jo vetëm nga teknologjia, por edhe nga zbatimi i kujdesshëm dhe dialogu i vazhdueshëm me komunitetin e biznesit.

The post Kroacia, drejt një transformimi të madh digjital appeared first on Revista Monitor.

❌
❌