Normal view

Në 26 nëntor protesta e radhës e opozitës

By: user 4
22 November 2024 at 13:05

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët ka njoftuar protestën e radhës që do të mbahet nga opozita.

Kreu i PD-se ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë të bashkohen në protestë më 26 nëntor në Tiranë.

“Në datë 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishme që ka njohur Shqipëria. Ndaj ftoj shqiptarët, në datën 26 marshim në Tiranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë. Mosbindja civile është rrugë e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë”, tha ai.

The post Në 26 nëntor protesta e radhës e opozitës appeared first on Lapsi.al.

Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Manastirliut

By: user7
21 November 2024 at 12:15

Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme në protestë para Ministrisë së Arsimit në lidhje në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Protestuesit gjatë thirrjeve të tyre kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Protestuesit gjithashtu kanë shpalosur pankarta ndërsa kanë kërkuar që institucionet duhet tu sigurojnë atyre siguri. Më tej ata shtuan se duan drejtësi për vrasjen e të riut.

The post Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Manastirliut appeared first on Lapsi.al.

Protesta/ Prindërit dhe fëmijët hedhin bojë të kuqe para Ministrisë së Arsimit

By: user7
21 November 2024 at 12:11

Protesta për vrasjen e 14-vjeçarin Martin Cani në derën e shkollës Fan Noli po mbahet para Ministrisë së Arsimit. Qindra qytetarë janë mbledhur në protestë, ndërkohë që me kova me bojë të kuqe kanë lyer muret e Ministrisë së Arsimit.

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili dyshohet se ka dëmtuar ligamentet e dorës dhe po trajtohet në një klinikë private.

Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin “Snapchat”, kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart. Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.

The post Protesta/ Prindërit dhe fëmijët hedhin bojë të kuqe para Ministrisë së Arsimit appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Martin Canit/ Nis marshimi nga shkolla “Fan Noli”

By: user7
21 November 2024 at 11:29

Ka nisur protesta në formë marshimi nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit, e cila mbahet pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Canit nga bashkëmoshatari i tij.

Pjesëmarrësit kanë shprehur keqardhjen e tyre për ngjarjen e rëndë, ndërsa i kanë bërë apel organeve qeverisëse të marrin masa për parandalimin e ngjarjeve të tilla. Ata kanë kërkuar drejtësi për të miturin dhe siguri nga autoritetet në shkolla dhe në vend.

Disa nga prindërit janë të shoqëruar edhe nga fëmijët e tyre, ndërsa në duar mbajnë pankarta dhe parulla me shkrimet, “Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, “Martin Cani një fëmijë më pak, një dështim më shumë”, “Pse bën sikur jeton në një vend normal”, “Heshtja jonë po na vret fëmijët. Sa viktima duhen që ne të ngremë zërin? Martin, të kemi vrarë të gjithë nga pak”.

The post Vrasja e Martin Canit/ Nis marshimi nga shkolla “Fan Noli” appeared first on Lapsi.al.

Mungesa e sigurisë rrugore/ Banorët protestë në aksin Elbasan-Peqin

By: user7
8 November 2024 at 10:13

Banorë të Njësisë Administrative Pajovë kanë zhvilluar një protestë masive për të sensibilizuar strukturave shtetërore për marrjen e masave që të eliminohet rreziku nga aksidentet rrugore.

Duket iu drejtuar Autoritetit Kombëtar Rrugor, Bashkisë, Komisariatit të Policisë Peqin banorët kanë kërkuar vendosjen e sinjalistikës rrugore, ngadalësuesve të shpejtësisë përgjatë aksit të rrugës kombëtare Peqin -Pajovë-Elbasan.

Protesta vjen pas aksidenteve të shumta me pasoja për jetën. Pak ditë më parë në Pajovë humbi jetën nga aksidenti një 8-vjeçar, çka nxiti më tepër zemërimin e banorëve. Ata deklarojnë iu rrezikohet jeta dhe masat janë emergjente.

The post Mungesa e sigurisë rrugore/ Banorët protestë në aksin Elbasan-Peqin appeared first on Lapsi.al.

Mbyllet protesta për Salianjin, buxheti rikthen opozitën në parlament

By: user 4
5 November 2024 at 13:10

Duket se është përmbyllur faza e protestës së deputetëve të opozitës në parlament, që mori shkas nga burgosja e deputetit Ervin Salianji. Tashmë demokratët do t’i rikthehen punimeve në parlament, pasi afrohet diskutimi dhe miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Gazment Bardhi tha se nuk do të thotë rikthim në një marrëdhënie të plotë normale me Kuvendin, por se opozita do të jetë përballë mazhorancës në diskutimin e këtij projektbuxheti të rëndësishëm.

“Deputetët e mazhorancës siç e kanë shfaqur në 12 vite të miratimit të buxhetit janë kartona që i shërbejnë interesave të Ramës dhe enjë grushti njerëzish pa patur në vëmendje pensionistët, fermerët, shtresat në nevojë.
Grupi i PD do të jetë përballë mazhorancës në diskutimin për Buxhetin”, tha ai.

The post Mbyllet protesta për Salianjin, buxheti rikthen opozitën në parlament appeared first on Lapsi.al.

Protesta nga nacionalistët grekë në Selanik: Rama jashtë Greqisë

By: user7
3 November 2024 at 12:24

Mbështetës të forcave nacionaliste greke të ekstremit të djathtë kanë duke protestuar kundër pranisë së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Selanik.

Mediat greke kanë nxjerrë pamje të një grupi protestuesish që mbajnë në duar flamuj të Vorio Epirit dhe fotografi të Kostandinos Kacifas i vrarë nga policia në Bularat të Gjirokastrës në tetor të 2018-ës.

Demonstruesit kanë varur pankarta me sloganin “Edi Rama largohu” dhe kanë mbajtur flamuj të Vorio Epirit.

Ata kanë hedhur slogane: “Rama jashtë Greqisë”.

The post Protesta nga nacionalistët grekë në Selanik: Rama jashtë Greqisë appeared first on Lapsi.al.

Dalin PAMJET/ Rama pritet me protesta nga nacionalistët grekë në Selanik

By: user 6
3 November 2024 at 10:17

Mbështetës të forcave nacionaliste greke të ekstremit të djathtë janë duke protestuar kundër pranisë së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Selanik. Mediat greke kanë nxjerrë pamje të një grupi të vogël protestuesish që mbajnë në duar flamuj të Vorio Epirit dhe fotografi të Kostandinos Kacifas i vrarë nga policia në Bularat të Gjirokastrës në tetor të 2018-ës.

Tubimi i kryeministrit Rama po mbahet nën masa të forta sigurie. Demonstruesit kanë varur pankarta me sloganin “Edi Rama largohu” dhe kanë mbajtur flamuj të Vorio Epirit. Ata kanë hedhur slogane: “Rama jashtë Greqisë” dhe “Katsifas rron, ti na drejton”.

Nëpër makina janë shpërndarë fletëpalosje me foton e Kacifas ku thuhet se ai është vrarë nga shteti shqiptar. Policia greke i ka mbajtur protestuesit në distancë duke mos i lejuar të afrohen.

Ata thonë se po reagojnë kundër pranisë së kryeministrit shqiptar në Selanik në një kohë që “shteti shqiptar po shkel sistematikisht të drejtat e njeriut të minoritetit grek të Vorio Epirit”, ndërsa protestojnë edhe për vrasjen e Katsifas. Në hotelin Porto Palace ka nisur ndërkohë takimi i Ramës. ©LAPSI.al

Νέα φιέστα Έντι Ράμα στη Θεσσαλονίκη – Δρακόντεια τα μέτρα ασφαλείας στην πόλη

The post Dalin PAMJET/ Rama pritet me protesta nga nacionalistët grekë në Selanik appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Edi Rama do mbash përgjegjësi për dhunën ndaj demokratëve

By: user7
30 October 2024 at 15:01

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se po të lexosh raportin e fundit, të projektit botëror të drejtësisë, aty kuptohet se kombi shqiptar është në një pushtim të egër. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka theksuar se ky është një pushtim që krerët e opozitës i rrëmben dhe i tërheq zvarrë në burg.

“Ju keni falënderimin e kombit shqiptar. Sepse po të lexosh raportin e fundit, të projektit botëror të drejtësisë, aty kuptohet se kombi shqiptar është në një pushtim të egër. Një pushtim i cili i ka shkatërruar drejtësinë. Një pushtim që e ka renditur Shqipërinë 10 shkallë më keq se Vietnami, në të cilin monizmin e është i sanksionuar në kushtetutë. Një pushtim që ka zbrazur Shqipërinë me të paktën 38% vetëm në zonën e Shengenit të banorëve të saj, sipas raportit të fundit të Eurostat. Një pushtim që krerët e opozitës i rrëmben, i tërheq zvarrë në burg. Që denoncuesit e krimit i burgos nga frika dhe tmerri i narkodiktatorit prej tyre.

Që denoncuesit e krimi i burgosur, dhe që bosët e krimit i lumturon duke i shpallur investitor strategjik. Prandaj miqtë e mi, 3 orët e djeshme që narkoshteti u paralizua, ishin në fakt 3 orë çlirimi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ato 3 orë, mbrëmë hynë në historinë epike të përpjekjes së shqiptarëve për liri dhe demokraci dhe beteja nuk ndalet Ne nuk ndalemi! Ne nuk tërhiqemi! E provuan dje dhe dështuan. Narkopolicia ndërhyri dje ndaj protestuesve paqësor. Narkopolicia kishte urdhër të qartë për të ndërprerë protestën. Por dështuan. Dështuan sepse mosbindja vazhdoi aq sa ishte paralajmëruar.

Narkopolicia nuk na e shkurtoi dot as me 1 sekondë mosbindjen tonë civile. Edi Rama e di mirë. Që dje ishin vetëm 3 orë. Por herën tjetër do të jenë 3 ditë. 3 javë po të jetë nevoja. Dhe jo bllokim rrugësh. Por okupim të atyre institucioneve pa të cilat narkoshteti nuk do mund të funksionojë. Prandaj Edi Rama ke vetëm një mundësi! Së pari, të ndërpresë dhunën dhe terrorin ndaj demokratëve, se për çdo akt që po ndërmerr do të bëhet përgjegjës, po ai vetë,” tha Berisha.

The post Berisha: Edi Rama do mbash përgjegjësi për dhunën ndaj demokratëve appeared first on Lapsi.al.

Protesta e opozitës në Lezhë, procedohet Luçiano Boçi

By: user7
30 October 2024 at 14:12

Pas tubimit të djeshëm, policia vendore e Lezhës mësohet se ka proceduar në gjendje të lirë 14 protestues, por edhe drejtuesin politik të qarkut Shkodër dhe njëkohësisht zëvendëskryetar i PD Luçiano Boçi. 14 protestuesit, bashkë me Boçin, akuzohen për veprat penale “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “mosbindje ndaj punonjësit të rendit publik” dhe “ndotja e ajrit”. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe 5 automjete të cilat dyshohet se kanë shkelur ligjin tek rrethrrotullimi i Milotit.

Opozita protestoi këtë të martë në gjashtë akse kryesore të vendit “aktin e revoltës së mosbindjes civile”, e dyta radhazi pas asaj të 7 tetorit. Protestuesit përsëritën kërkesat për formimin e një qeverie teknike deri në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, si dhe lirimin e liderëve të opozitës në Shqipëri. Protesta u shoqërua me djegie të gomave dhe disa përplasje mes protestuesve dhe policisë.

The post Protesta e opozitës në Lezhë, procedohet Luçiano Boçi appeared first on Lapsi.al.

Fotot/ Protesta e pensionistëve dhe Lëvizjes Bashkë para kryeministrisë

By: user 4
30 October 2024 at 12:19

Qindra pensionistë janë mbledhur para kryeministrisë në protestë për diskriminimin që iu është bërë ndër vite me pensionet e pakta që marrin. Fotot më poshtë tregojnë pensionistët që iu përgjigjën thirrjes së Lëvizjes Bashkë dhe dolën para kryeministrisë për të treguar se rritja me 3 mijë apo 4 mijë lekë të vjetra që qeveria u bëri pensioneve ishte një tallje.

Gjatë protestës, Arlind Qori bëri një krahasim të pensioneve në rajon me ato në Shqipëri, ndërsa inkurajoi pensionistët të ngrenë zërin për padrejtësinë që u bëhet.

“Do të protestojmë derisa mali i padrejtësive të bëhet hi. Ju e keni mundësinë të bëheni lokomotiva e shoqërisë. Jeni shpresa më e madhe që ka Shqipëria sot”, tha Qori.

The post Fotot/ Protesta e pensionistëve dhe Lëvizjes Bashkë para kryeministrisë appeared first on Lapsi.al.

Arlind Qori në protestë: Pagat e deputetëve 41 herë më të larta se pensioni!

By: user 4
30 October 2024 at 11:30

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, në protestën e pensionistëve para Kryeministrisë është shprehur se qeveria e ka justifikim mungesën e parave për rritjen e pensioneve.

Ai u shpreh se po të krahasosh pagat e deputetëve me pensionin minimal në Itali, janë 10 fish më të lartë, ndërsa në Shqipëri 41 herë më të larta.

“Qeveria e Edi Ramës justifikohet se nuk i rrit pensionet se nuk ka para. E njëjta qeveri thotë se PBB është dyfishuar. E njëjta qeveri justifikohet se nuk ka para, e njëjta thotë se 4 miliardë euro ka fituar nga turizmi. 1 miliardë lekë mjaftojnë për rritjen e pensionit dhe që pensioni minimal të ishte 220 euro.

Në Italinë e zhvilluar, rroga e deputetit është sa 10-fishi i pensionit minimal. Në Shqipëri 41 herë më lartë, në vendin që ka pensionet më të ulëta në Europë.

Ne nuk mund të bëhemi Italia, Gjermania dhe Zvica, por mund të bëhemi si vendet e rajonit. Shqipëria ka pension mesatar 180 euro në muaj. Si ka mundësi që fqinjët tanë në të njëjtin nivel ekonomik si ne ka pensione të larta? Ua them unë, kemi qeverinë më të korruptuar dhe më të paafta”, tha Qori.

Ai inkurajoi pensionistët ta vazhdonin protestën, teksa u tha se janë shpresa më e madhe që ka Shqipëria.

“Ju me këtë protestë, e keni gozhduar Edi Ramën. Kurrë nuk ka qenë në vështirësi sa protestat e studentëve në 2018. Atë që arritën 30 mijë student, e arritët ju këtu. Mos u ndalni, motra dhe vëllezër. Jemi sot grushti i fuqishëm që i bjerë malit të korrupsionit. Do të protestojmë derisa mali i padrejtësive të bëhet hi. Ju e keni mundësinë të bëheni lokomotiva e shoqërisë. Jeni shpresa më e madhe që ka Shqipëria sot”, tha Qori.

The post Arlind Qori në protestë: Pagat e deputetëve 41 herë më të larta se pensioni! appeared first on Lapsi.al.

Protesta, Meta reagon nga burgu: Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë

By: user 5
29 October 2024 at 21:48

Ilir Meta ka reaguar përmes faqes së tij në Facebook pas protestës disa orëshe të opozitës në disa akse kryesore të vendit.

“Falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë. Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë”, shkruan Ilir Meta.

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë u arrestua disa ditë më parë teksa po kthehej nga Kosova.

The post Protesta, Meta reagon nga burgu: Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë appeared first on Lapsi.al.

Associated Press: Opozita shqiptare bllokon rrugët, kërkon qeveri teknike

By: user 5
29 October 2024 at 20:33

Media prestigjoze “Washington Post” ka shkruar një artikull për protestën e opozitës që u zhvillua sot në vendin tonë, duke bllokuar rrugët krysore në vend në shenjë revolte.

“Opozita shqiptare bllokoi të martën rrethrrotullimet në të gjithë vendin në një tubim mbarëkombëtar duke kërkuar që qeveria të zëvendësohet nga një qeveri teknike përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Ligjvënësit udhëhoqën qindra mbështetës të opozitës në mitingje në hyrjen kryesore të kryeqytetit, Tiranë, dhe në pesë udhëkryqe të tjera kryesore në të gjithë vendin për të bllokuar trafikun. “Bllokadë civile, o sot o kurrë!” ishte motoja e protestës”, shkruan Washington Post.

Protesta e opozitës e cila sot u shtri në mbarë vendin u thirr nga opozita në kuadër të mosbindjes civile.

Kërkesa kryesore e opozitës është qeveria teknike, Protesta e thirrur nga opozita nisi sot në orën 17:00 dhe përfundoi në orën 20:00.

Ishte një protestë e qetë në përgjithësi, pa incidente e as përplasje të dhunshme.

The post Associated Press: Opozita shqiptare bllokon rrugët, kërkon qeveri teknike appeared first on Lapsi.al.

Opozita bllokon rrugët, përplasje me policinë në Tiranë dhe Elbasan

By: user 4
29 October 2024 at 20:05

Për thuajse tre orë, opozita mbajti të bllokuar disa nga rrugët kryesore të vendit, jo vetëm si një formë e proteste kundër arrestimit të Sali Berishës, Ilir Metës dhe Ervin Salianjit, por edhe si një test për të dhënë prova të rezistencës ndaj presioneve të pushtetit.

Protesta kishte parashikuar bllokimin e sheshit Shqiponja në Tiranë, të rrethrrotullimit të Milotit, të rrethrrotullimit të Shkozetit, në rrethrrotullimin e Bradasheshit, në rrethrrotullimin e Rrogozhinës dhe në Levan.

Në pjesën më të madhe të kohës, protesta ka kaluar e qetë. Qytetarët u grumbulluan në sheshet e paracaktuar rreth orës 17:00, pasi deputetët e PD vendosën në mes të rrugës makinat e tyre, ndërsa policia ka qëndruar në distancë.

Në disa raste ambulancat janë lejuar të kalojnë, ndërsa protestuesit kanë djegur goma në rrugë.

Megjithatë në orën 19:00 u duk se policia mori urdhër të bëjë një përpjekje për të prishur protestën. Në Tiranë dhe në Bradashesh pati përplasje. Policët ishin afruar ngadalë, hap pas hapi dhe në fund, kur protestuesit u gjetën të mënjanuar, ata kanë reaguar.

Pankartat në protestë kundër burgosjes së Salianjit
Pankartat në protestë kundër burgosjes së Salianjit
Përplasje mes protestuesve dhe policisë në Tiranë
Përplasje mes protestuesve dhe policisë në Tiranë
Përplasje në sheshin Shqiponja
Përplasje në sheshin Shqiponja

Përpjekjet e policisë për të liruar rrugën kanë qenë të suksesshme në Bradashesh, ku mbështetësit e opozitës u tërhoqën pas disa përplasjeve me uniformat blu.

Ndërkohë në Tiranë, protestuesit nuk janë tërhequr dhe kanë qëndruar deri në fund, kur ishte vendosur mbyllja e protestës deri në orën 20:00. Flamur Noka që kishte marrë përsipër të udhëhiqte protestën në sheshin Shqiponja, tha se, nëse policia do t’i shpërndante protestuesit me dhunë, atëherë “destinacioni i radhës ishte Surreli”.

Por ndërkohë që një pjesë e qytetarëve ndoqën Flamur Nokën në Tiranë apo Tomorr Alizotin në Bradashesh që u përplasën me policinë, një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike nuk morën pjesë në protestë.

Ina Zhupa, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi zgjodhën të shkojnë në takim me një delegacion deputetësh nga Parlamenti Europian.

Prezenca e deputetëve në një takim me eurodeputetët nuk ishte në sintoni me sakrificën që i kërkohet mbështetësve të opozitës për mosbindje civile dhe bllokim rrugësh, akte për të cilat policia paralajmëroi disa herë se do të ndiqen penalisht dhe ata që i kryejnë, rrezikojnë burgun./Lapsi.al

The post Opozita bllokon rrugët, përplasje me policinë në Tiranë dhe Elbasan appeared first on Lapsi.al.

Protesta në Bradashesh, përplasje me policinë

By: user 5
29 October 2024 at 19:54

Situata në Bradashesh është tensionuar ndërsa ka patur përplasje mes protestuesve policisë. Mësohet se protestuesit u përplasen fizikisht me policinë ndërsa ka patur edhe një të shoqëruar. Po ashtu ata thonë se protestuesit janë provokuar nga ana e policisë.

Situata është tensionuar edhe kryeqytet ku policia ka tentuar të bëjë shpërndajë protestuesit. Kjo ka sjellë reagim nga orotestuesit dhe deputetët e opozitës ndërsa kanë bërë thirrje se nuk do të largohen.

Deputeti demokrat, Tomor Alizoti ndodhet në Bradashesh ndërsa thotë se askush nuk ka frikë më nga burgu, pasi njerëzit janë pa bukë.

“Ka pasur shoqërime, por nuk ka më njeri frikë nga burgu, njerëzit janë pa bukë. Edhe këta janë pa bukë,” tha Alizoti.

The post Protesta në Bradashesh, përplasje me policinë appeared first on Lapsi.al.

Protestuesit e opozitës djegim goma në disa akse

By: user 5
29 October 2024 at 19:51

Aksioni opozitar ditën e sotme është përshkallëzuar, ku në disa momente pati edhe përplasje me policinë. Pas këtij akti, protestuesit kanë djegur disa goma dhe koshat e mbeturinave. Është dashur ndërhyrja e policisë për të fikur zjarrin. Bllokimet e akseve kryesore kanë ndodhur në disa pika nga jugu në veri.

The post Protestuesit e opozitës djegim goma në disa akse appeared first on Lapsi.al.

Flamur Noka: Nëse ndërhyn policia, nisemi për Surrel

By: user 4
29 October 2024 at 18:58

Deputeti i PD-së, Flamur Noka tha se “Surreli do të jetë destinacioni ynë” nëse policia ndërhyn për të prishur protestën në mbikalimin pranë Casa Italia në hyrje të Tiranës. Policia nuk ka ndërhyrë për më shumë se 1 orë e gjysëm në protestën e opozitës, por më pas ka ndërhyrë duke u afruar me disa hapa, në një përpjekje për të hapur rrugën për qarkullimin e makinave.

Në fshatin Surrel të Tiranës është shtëpia e kryeministrit Edi Rama, ku ai jeton me familjen e tij.

The post Flamur Noka: Nëse ndërhyn policia, nisemi për Surrel appeared first on Lapsi.al.

Sot vetëm 3 orë, por opozita po gatuan protesta që zgjasin me “ditë të tëra”

By: user 8
29 October 2024 at 18:18

Protesta e sotme e opozitës do të zgjasë tre orë, por nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili ndodhet në Milot, tha se do të ketë akte të tjera në ditët në vijim, që mund të zgjasin edhe me ditë të tëra.

“Kjo është mosbindje civile, e cila ka aktet e veta. Është një akt proteste në kuadër të mosbindjes civile. Kërkojmë qeveri teknike, për ti dhënë fund inkuizicionit politik të opozitës, për ti dhënë liri liderit të opozitës, për të sigururuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Do të ketë akte të tjera në vazhdimësi, që mund të jenë më të gjata se 3 orë, mund të jenë me ditë të tëra, për ti dhënë këtij vendi, shqiptarëve, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Policia të zbatojë Kushtetutën, direktivat që vijnë nga Parlamenti Europian, dhe protesta e qytetarëve mund të bëhet në formën që ata zgjedhin. Ne kemi zbatuar ligjin duke njoftuar Policinë e Shtetit, e cila në anën tjetër duhet të respektojë ligjin”, tha Boçi.

Lexo më tej: Noka bllokon rrugën me makinë: Do vazhdojmë deri sa të triumfojë kauza jonë 

The post Sot vetëm 3 orë, por opozita po gatuan protesta që zgjasin me “ditë të tëra” appeared first on Lapsi.al.

Pamjet/ Mbështetësit e opozitës djegin goma në Durrës

By: user 4
29 October 2024 at 17:49

Opozita ka bllokuar rrethrrotullimin e Shkozetit në formë proteste, madje mbështetës të saj kanë djegur edhe gomat në rrugë. Pamjet më poshtë vijnë nga Durrësi dhe tregojnë se si po mbahet rruga e bllokuar deri në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme.

Ndarja e deputetëve

Në sheshin Shqiponja do të jenë të pranishme degët e Tiranës dhe qarkut Dibër që do të bllokojnë hyrje-daljet në këtë rrugë dhe lëvizjen e automjeteve. Deputetët që do të jenë në këtë pikë janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe aleatët të cilët do të jenë bashkë me qytetarët.

Pika e dytë do të jetë rrethrrotullimi Milot, ku do të vendosen deputetët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë, përkatësisht deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli.

Tek rrethrrotullimi Shkozet, do të jenë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja, Shijaku.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të jenë degët e qarkut Korçë, Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti.

Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë me Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati;

Në rrethrrotullimin Levan, degët e Fierit, Gjirokastrës, Vlorë, Berat, Luan Baçi, Kasem Mahmutaj, Tritan Shehu, Bujar Leskaj”.

The post Pamjet/ Mbështetësit e opozitës djegin goma në Durrës appeared first on Lapsi.al.

❌