Normal view

Tragjike në Fushë Kosovë – 32-vjeçari humb jetën pasi dyshohet se u ngufat duke ngrënë shalqi

25 July 2026 at 22:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Fushë Kosovë, ku një i ri ka humbur jetën pasi dyshohet se u ngulfat gjatë ngrënies së ushqimit.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Andi Spahiu, 32 vjeçar.

Sipas informacioneve, 32-vjeçari fillimisht ishte dërguar me autoambulancë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se gjatë ngrënies së shalqirit një copë i kishte ngecur në fyt, duke i shkaktuar vështirësi të rënda në frymëmarrje.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij rreth orës 14:15.

Pas njoftimit nga QKUK-ja, në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda.

Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekje”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të sqaruar rrethanat e plota të vdekjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjike në Fushë Kosovë – 32-vjeçari humb jetën pasi dyshohet se u ngufat duke ngrënë shalqi appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit që u përfshinë në rrahjen në “Hangover” – Policia gjeti edhe armë gjatë bastisjes

25 July 2026 at 22:33

Sinjali ka siguruar identitetin e personave të dyshuar që u përfshinë në përleshjen fizike të ndodhur në orët e para të mëngjesit në diskotekën “Hangover” në Gjakovë, incident që përfundoi me të lënduar, arrestime dhe sekuestrimin e një arme zjarri.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të dyshuar janë Albin Shala, 21 vjeçar, Valon Shala, 31 vjeçar, Taulant Jakupi, 22 vjeçar dhe Brahim Shala, 61 vjeçar, ndërsa viktima janë S.J. 16 vjeçar dhe B.J, 23 vjeçar.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën “Gasper Karaqi”, ku pas një mosmarrëveshjeje verbale mes palëve situata ka eskaluar në përleshje fizike. Si pasojë, disa nga të përfshirët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, Policia ka kryer kontroll në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, Valon Shala, si dhe në automjetin e tij, ku në bagazh është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit “Stoeger”, së bashku me një karikator me 15 fishekë të kalibrit 9×19 mm.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Albin Shala, Valon Shala dhe Taulant Jakupi janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq, ndaj Brahim Shalës është iniciuar rast për veprën penale “Kanosja”, ndërsa ai është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit që u përfshinë në rrahjen në “Hangover” – Policia gjeti edhe armë gjatë bastisjes appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Rrahje masive në diskotekën “Hangover” në Gjakovë – Policia gjen armë gjatë bastisjes, katër persona përfundojnë në telashe

25 July 2026 at 22:30

Një përleshje fizike mes disa personave në diskotekën “Hangover” në Gjakovë ka përfunduar me të lënduar, sekuestrim të një arme zjarri dhe arrestimin e tre të dyshuarve.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të 25 korrikut në rrugën “Gasper Karaqi”, pas një mosmarrëveshjeje verbale që eskaloi në rrahje.

Sipas informacioneve, të përfshirë në incident dyshohen të jenë A.SH, 21 vjeçar, V.SH, 31 vjeçar, T.J, 22 vjeçar dhe Brahim Shala, 60 vjeçar, ndërsa viktima janë S.J. 16 vjeçar dhe B.J, 23 vjeçar.

Të gjithë personat e përfshirë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, Policia ka kryer kontroll në shtëpinë e V.SH, si dhe në bagazhin e automjetit të tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit “Stoeger”, së bashku me një karikator me 15 fishekë të kalibrit 9×19 mm.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rasteve për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosje”.

Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit të katërt, B.SH, është iniciuar procedurë për veprën penale “Kanosja” dhe ai është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Rrahje masive në diskotekën “Hangover” në Gjakovë – Policia gjen armë gjatë bastisjes, katër persona përfundojnë në telashe appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Plagosja për pronë në Vushtrri – i dyshuari që u vetëdorëzua përfundon në paraburgim, iu sekuestrua edhe arma

25 July 2026 at 22:27

Ka përfunduar në paraburgim njëri nga të dyshuarit për plagosjen me armë zjarri që ndodhi më 23 korrik në rrugën “Viciana” në Vushtrri, pas një konflikti për çështje pronësore mes dy familjeve.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Gjykata Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit Nehat Berishës, 37 vjeçar, i cili një ditë pas incidentit ishte vetëdorëzuar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë-Jug.

Sipas burimeve, gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, Berisha u ndal për 48 orë me urdhër të Prokurorit, ndërsa u ka treguar hetuesve edhe vendin ku kishte fshehur armën që dyshohet se ishte përdorur gjatë incidentit.

Krim-Teknika ka sekuestruar armën e tipit VZOR 50 cal, së bashku me një karikator me katër fishekë, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Ngjarja kishte ndodhur pasditen e 23 korrikut, kur, sipas hetimeve, një mosmarrëveshje e mëhershme rreth pronës eskaloi në rrahje, gjatë së cilës u përdor edhe arma e zjarrit. Si pasojë, A.M, 49 vjeçar mbeti i plagosur në pjesën e poshtme të abdomenit dhe, pasi mori ndihmën e parë në Vushtrri, u dërgua në QKUK për trajtim të mëtejshëm. Lëndime pësoi edhe djali i tij, L.M, 19 vjeçar.

Në vendin e ngjarjes, hetuesit gjetën tri gëzhoja të armës së shkurtër. Gjatë aksionit policor u arrestuan katër persona, ndërsa dy të tjerë, përfshirë të dyshuarin për gjuajtjen me armë, fillimisht ishin në arrati.

Pas vetëdorëzimit të Nehat Berishës dhe sekuestrimit të armës, Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet për caktimin e masës së paraburgimit, ndërsa hetimet për rastin e cilësuar si “Vrasje në tentativë”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Pjesëmarrje në rrahje” janë duke vazhduar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Plagosja për pronë në Vushtrri – i dyshuari që u vetëdorëzua përfundon në paraburgim, iu sekuestrua edhe arma appeared first on Sinjali.

Policia zbarkon në shtëpinë e 27-vjeçarit në Gjilan – i sekuestrohet arma pa leje

25 July 2026 at 22:21

Një aksion i Policisë së Kosovës është zhvilluar të premten në lagjen Arbëria në Gjilan, ku gjatë kontrollit të një shtëpie është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet se mbahej pa autorizim.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është Valon Isufi, 27 vjeçar.

Sipas informacioneve, njësia e hetimeve, duke zbatuar një urdhërkontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të markës “Zoraki” kalibër 7.65 mm, një karikator dhe një fishek.

Arma dyshohet se mbahej pa leje të organeve kompetente dhe, sipas procedurës, do t’i nënshtrohet ekzaminimeve balistike.

I dyshuari është shoqëruar dhe intervistuar nga Policia, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që procedura të vazhdojë në rrugë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia zbarkon në shtëpinë e 27-vjeçarit në Gjilan – i sekuestrohet arma pa leje appeared first on Sinjali.

Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës brenda 48 orëve

25 July 2026 at 21:42

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia mund të kryejë një sulm të ri masiv ndaj Ukrainës brenda 48 orëve të ardhshme.

Në një postim në platformën X, Zelensky tha se të dhënat e inteligjencës ukrainase tregojnë se Moska ka përgatitur raketa për një ofensivë të re.

“Ju lutemi, kujdesuni për veten dhe kushtojuni vëmendje alarmeve për sulme ajrore”, shkroi presidenti ukrainas.

Paralajmërimi vjen pas sulmeve ruse me raketa në rajonin e Kievit, ku të premten u vranë të paktën 10 persona dhe u plagosën rreth 100 të tjerë.

Sipas autoriteteve ukrainase, raketat goditën një ekspozitë të teknologjisë ushtarake, ku ndodheshin përfaqësues të industrisë së mbrojtjes.

Pesë persona të tjerë u vranë gjatë sulmeve ajrore me bomba të drejtuara në qytetin Sloviansk.

Ministrja e Jashtme e Letonisë njoftoi se nga bombardimet u dëmtua edhe konsullata letoneze në këtë qytet.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Kaja Kallas, deklaroi se goditja e konsullatës dëshmon shpërfilljen e Moskës ndaj ligjit ndërkombëtar, duke shprehur mbështetjen e plotë të BE-së për Letoninë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës brenda 48 orëve appeared first on Sinjali.

Fury shpërthen ndaj Kristian Prengës: “Është si një konservë domatesh”

25 July 2026 at 21:24

Tyson Fury ka bërë një deklaratë të ashpër para përballjes mes Anthony Joshuas dhe boksierit shqiptar Kristian Prenga, duke thënë se ish-kampioni britanik duhet ta mbyllë karrierën nëse nuk arrin të triumfojë.

Joshua do të përballet me Prengën të shtunën mbrëma në Arabinë Saudite, ndërsa një fitore mund t’ia hapë rrugën duelit të shumëpritur me Furyn në muajin nëntor.

Fury e ka fituar tashmë sfidën e tij ndaj Mariusz Wach në Tajlandë dhe tani është në pritje të rezultatit të Joshuas.

Duke folur për “BoxingScene”, britaniku tha se një humbje ndaj Prengës do ta vinte seriozisht në pikëpyetje të ardhmen e Joshuas në ring.

“Po ju them, nëse nuk mund të fitojë kundër Prengës, ai duhet ta harrojë boksin”, deklaroi Fury.

Ai bëri gjithashtu një vlerësim përçmues ndaj boksierit shqiptar, duke pretenduar se Prenga është përzgjedhur si një kundërshtar i lehtë për Joshuan.

“Prenga është ajo që amerikanët do ta quanin një ‘konservë domatesh’, një kundërshtar i zgjedhur me kujdes. Nuk dua të tregohem mosrespektues ndaj tij”, tha Fury.

Britaniku vuri në pikëpyetje edhe nivelin e kundërshtarëve me të cilët është përballur Prenga gjatë karrierës.

“Ai nuk është përballur me askënd që ka një emër të njohur. Madje, njëri prej kundërshtarëve të tij e ka nokautuar”, shtoi Fury.

Për Prengën, dueli me Joshuan përbën sfidën më të madhe të karrierës, ndërsa një rezultat pozitiv do të ishte një nga befasitë më të mëdha në boksin e peshave të rënda.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fury shpërthen ndaj Kristian Prengës: “Është si një konservë domatesh” appeared first on Sinjali.

Gjendja në pikat kufitare të Kosovës, përditësohen të dhënat

25 July 2026 at 21:07

Fluksi i automjeteve është shtuar në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa pritjet më të gjata janë regjistruar te Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 20:27, qytetarët që hyjnë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare po presin deri në 90 minuta, ndërsa kolona ka arritur në rreth 500 metra.

Në dalje nga Dheu i Bardhë, pritjet janë rreth 60 minuta, me kolonë prej afërsisht 300 metrash.

Pritje të shtuara ka edhe në Muçibabë, ku në dalje qytetarët po presin deri në 45 minuta, ndërsa kolona arrin në rreth 400 metra. Në hyrje, pritjet variojnë nga pesë deri në dhjetë minuta.

Në Han të Elezit, pritjet janë rreth 25 minuta në të dyja drejtimet, me kolona prej rreth 100 metrash.

Në Vërmicë, pritjet në hyrje janë nga pesë deri në dhjetë minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare pritjet kryesisht variojnë nga tri deri në pesë minuta.

Për kamionët nuk janë raportuar kolona, ndërsa pritjet në të gjitha vendkalimet kufitare janë nga tri deri në pesë minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjendja në pikat kufitare të Kosovës, përditësohen të dhënat appeared first on Sinjali.

Krasniqi: Besoj te e vërteta, lufta jonë ishte e drejtë

25 July 2026 at 20:58

Nga paraburgimi në Hagë, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një intervistë  për RTK-në, shpreh bindjen se aktgjykimi i 16 shtatorit do të dëshmojë, sipas tij, pastërtinë e luftës së UÇK-së. Ai flet edhe për procesin gjyqësor, situatën politike në Kosovë, familjen dhe mesazhin që ua përcjell brezave të rinj.

RTK: A mendoni se procesi ndaj jush ka qenë i drejtë dhe i balancuar?

Krasniqi: Si historian dhe si një njeri që gjithë jetën ia ka kushtuar lirisë dhe shtetndërtimit, unë e shoh këtë proces me qetësi të plotë. Nuk kam asnjë dyshim se në fund, kur të peshohen të gjitha faktet, drejtësia do të triumfojë dhe pastërtia e luftës sonë çlirimtare do të konfirmohet plotësisht. Kam pasur fatin dhe nderin e jashtëzakonshëm të jem zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Armët e mia kanë qenë LAPSI dhe FJALA, përmes tyre kam prezantuar të vërtetën dhe vuajtjet e popullit tim para botës demokratike. Besoj fuqishëm se kyproces do të shërbejë për të vërtetuar para historisë se lufta jonë është një përpjekje e drejtë, e pastër dhe e pashmangshme për liri.

Që nga fillimi, kam bashkëpunuar plotësisht me drejtësinë, duke respektuar çdo vendim të gjykatës me durim dhe seriozitet. Si njeri i shkencës dhe i shërbimit publik, besimin tim e kam vendosur tek dokumentet dhe provat e pakontestueshme.

Në këtë pikë, dëshiroj të shpreh një falënderim të thellë publik për ekipin tim mbrojtës. Me profesionalizëm të lartë, integritet dhe një përkushtim të pakursyer njerëzor e profesional, ata kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të ndriçuar çdo fakt dhe për të shpërfaqur të vërtetën tonë para kësaj gjykate. Falë kësaj pune voluminoze dhe dinjitoze, ndërgjegjja ime dhe pastërtia e jetës sime publike mbeten krejtësisht të patrazuara.

Ajo që më bën më së shumti optimist dhe më jep forcën më të madhe, nuk është fati im personal, por fakti që Kosova sot është një shtet i lirë, sovran dhe i pavarur, ku gjeneratat e ardhshme mund ta ndërtojnë të ardhmen e tyre me liri dhe dinjitet.

RTK: Pas gjithë këtyre viteve, si dëshironi të kujtohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?

Krasniqi: Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kujtohet ashtu siç ishte në të vërtetë: një kryengritje popullore e lindur nga një popull i shtypur dhe një projekt sublim për lirinë e dinjitetin njerëzor. Ajo nuk ishte zgjedhje apo dëshirë e jonë për luftë, por ishte rruga e vetme e mbetur për të shpëtuar nga politika gjenocidale e Serbisë. Dua që historia ta shënojë atë si një luftë që u rreshtua përkrah vlerave më të larta të qytetërimit perëndimor dhe botës demokratike. Ajo duhet të kujtohet me krenari, sepse pa atë sakrificë kolektive, sot nuk do të kishim as lirinë dhe as Republikën e Kosovës!

RTK: A besoni se në fund do ta bindni opinionin ndërkombëtar për versionin tuaj të ngjarjeve?

Ne nuk kemi krijuar një “version” të historisë, ne thjesht dëshmojmë për të vërtetën që ka ndodhur.

Krasniqi: Opinioni ndërkombëtar, veçanërisht bota perëndimore, e njeh të vërtetën e Kosovës sepse ishte pjesë e saj dhe e shpëtimit të këtij populli, ku mbështetja e aleatëve tanë në vitin 1999 dhe njohja e shtetit tonë rrodhën pikërisht nga një kauzë e drejtë. Bota nuk mund ta harrojë atë që ka parë me sytë e vet, sakrificën e një populli për liri, andaj jam plotësisht i bindur se, kur të shpërndahet mjegulla e politikës së ditës, e vërteta e pastërt e luftës sonë çlirimtare do të mbetet e pacenuar në memorien globale.

Kam besim se dëshmitë e dokumentuara, historia dhe memoria publike do të vlerësohen me kujdes dhe në mënyrë të drejtë. Prandaj, pavarësisht proceseve gjyqësore në vazhdim në Hagë, historia nuk mundet dhe nuk duhet ta ridifinojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si një organizatë kriminale apo terroriste.UÇK-ja ishte një forcë çlirimtare që buronte natyrshëm nga lufta e popullit për liri, dinjitet dhe për të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për të jetuar të lirë në vendin e tyre, së bashku me të gjithë qytetarët e tjerë pa dallime etnike, race apo feje.

RTK: Çfarë mesazhi keni për të rinjtë që nuk e kanë përjetuar luftën?

Krasniqi: Mesazhi im për të rinjtë është i thjeshtë: duajeni dhe mbroni Kosovën. Liria që gëzoni sot nuk ka ardhur falas; ajo është paguar me çmimin më të lartë njerëzor, me sakrificën e shumë brezave.

Liria është si ajri, vlerën e saj e kupton plotësisht vetëm atëherë kur të mungon. Ju jeni gjenerata e lirisë dhe kjo është përgjegjësi e jashtëzakonshme. Prandaj, kjo liri tani duhet të mbrohet përmes arsimimit, përgjegjësisë qytetare, respektit për ligjin dhe shërbimit ndaj të mirës publike.

Kam besim dhe shpresë se rinia do të ndërtojë një vend ku dallimet politike zgjidhen përmes demokracisë, drejtësisë dhe respektit të ndërsjellë; asnjëherë përmes dhunës apo shtypjes. E ardhmja e Kosovës kërkon seriozitet dhe jo konfrontim të përhershëm. Mosmarrëveshjet politike janë normale në një demokraci, por ato kurrë nuk duhet t’i dobësojnë institucionet apo të zhvendosin vëmendjen nga puna e përbashkët për njohjet, zhvillimin dhe integrimin euroatlantik.

Prandaj ju them, ndërtojeni të ardhmen tuaj këtu, mbi këtë tokë, sepse asnjë vend në botë nuk peshon më rëndë se atdheu juaj. Hapni horizontet drejt botës, bëhuni pjesë e saj, por kurrë mos i harroni rrënjët. Me besim tek vetja dhe me dashuri për vendin, ju do ta dërgoni Republikën tonë në ato maja që brezi im vetëm i ka ëndërruar. E ardhmja e Kosovës është sot në mendjet dhe në duart tuaja.

RTK: Si dëshironi të kujtoheni në historinë e Kosovës?

Krasniqi: Thjesht si një njeri që bëri detyrën e tij ndaj atdheut në momentet më të vështira të historisë sonë.

Si një mësues i historisë që nuk u mjaftua vetëm duke ua shpjeguar historinë brezave, por që u përpoq, bashkë me mijëra burra e gra të këtij vendi, ta shkruajnë atë përmes përpjekjes për liri. Për mua, nderi më i madh i jetës sime ishte t’i shërbeja Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si zëdhënës i saj dhe më pas, si Kryetar i Kuvendit, të udhëhiqja seancën historike të 17 Shkurtit 2008, kur shpallëm Pavarësinë e Kosovës. Të drejtoje parlamentin në atë ditë të shenjtë ishte një përgjegjësi dhe privilegj që i jepet një njeriu vetëm një herë në jetë.

Nëse brezat që vijnë do të më kujtojnë si një njeri që punoi me ndershmëri, që besoi te lapsi, fjala dhe drejtësia, dhe që nuk kurseu asgjë për Republikën, kjo do të ishte mirënjohja më e madhe për mua. Unë jam i qetë me të kaluarën time dhe plot shpresë për të ardhmen e popullit tim!

RTK: Si e shihni zhvillimin politik nga Haga?

Krasniqi: Kur e sheh Kosovën nga kjo distancë, gjërat fillojnë të shihen me një perspektivë tjetër, më historike. Ndërtimi i shtetit nuk është kurrë proces i lehtë, prandaj mesazhi im për ata që udhëheqin sot është se pushtetet dhe mandatet qeverisëse janë të përkohshme, por Republika e Kosovës është e përhershme.

Në këtë rrugëtim, kurrë nuk duhet të harrojmë çmimin e lartë njerëzor që është paguar për institucionet që gëzojmë sot.Kosova thjesht nuk e ka luksin për përçarje të brendshme artificiale apo për interesa të ngushta partiake. Sfidat tona, si ato të brendshme, edhe ato në skenën ndërkombëtare e gjeopolitike, kërkojnë një vizion strategjik afatgjatë që shkon përtej mandateve katërvjeçare.

Në këtë drejtim, Kosova duhet të vazhdojë punën drejt një njohjeje më të gjerë ndërkombëtare. Koha është për maturi, për gjetjen e një uniteti kombëtar rreth institucioneve vitale të shtetit dhe për ruajtjen e partneriteteve strategjike.

Ata që drejtojnë sot duhet të punojnë me vetëdijen e lartë për sakrificën që na solli këtu, në mënyrë që brezat e ardhshëm të trashëgojnë një Kosovë më të fortë, më të bashkuar dhe më të sigurt.

RTK: Si duket një ditë e zakonshme për ju në paraburgim?

Krasniqi: Në moshën 75-vjeçare, rutina në izolim nuk është e lehtë. Ditët i kam kaluar duke lexuar libra të ndryshëm, duke shkruar shënime dhe reflektime, dhe duke u përgatitur për procesin gjyqësor. Unë bëj çmos që kohën ta kthej në aleat, duke ndjekur një disiplinë të rregullt me ecje në hapësirën e lejuar për të ruajtur shëndetin.Për një njeri që tërë jetën ka qenë i lidhur me librin dhe shkrimin, kjo veprimtari mbetet dritarja ime drejt lirisë dhe mënyra më e mirë për të mbajtur shpirtin imun ndaj izolimit.Gjatë ditës ndajmë kohë dhe biseda edhe me shoket që ndodhen këtu.

RTK: Cili ka qenë momenti më i vështirë gjatë festave në paraburgim?

Krasniqi: Kur je në këtë moshë, çdo vit dhe çdo festë larg familjes rëndon dyfish. Festat supozohet t’i bëjnë njerëzit bashkë. Momentet më të vështira janë kur dëgjon nipërit dhe mbesat përmes telefonit, apo kur i shoh përmes lidhjeve me video. Ata rriten pa praninë time dhe kjo është pjesa më e dhimbshme e këtij izolimi. Të ndjesh gëzimin në zërin e tyre, por të mos jesh aty për t’i përqafuar apo për t’i parë se si ndryshojnë nga viti në vit, është një sprovë e rëndë për çdo prind e gjysh. Megjithatë, edhe në ato momente, dashuria dhe zëri i tyre bëhen forca ime më e madhe.Ata janë arsyeja pse duhet të qëndroj i fortë dhe dinjitoz deri në fund!

RTK: Si do t’ua shpjegonit nipërve apo fëmijëve këtë periudhë të jetës suaj?

Krasniqi: Nëse do t’u rrëfeja pasardhësve të mi këtë kapitull të jetës, do t’u tregoja se përpjekja për liri është një mision sublim, ku çmimi që paguhet matet me vetë fatin dhe qenien tonë. Ajo kërkon sakrificë, qëndresë dhe besnikëri të palëkundur ndaj popullit. Kjo periudhë është pjesë e rrugëtimit të gjatë e të vështirë për lirinë e Kosovës, një dëshmi se mbrojtja e historisë dhe e të drejtës sonë kolektive kërkon edhe këtë sakrificë, e qëshpresoj të jetë e fundit.

Dua që fëmijët dhe nipërit e mi ta kuptojnë se liria që gëzojnë sot nuk erdhi vetvetiu, çmimi i saj vazhdon të paguhet. Porosia ime për ta është e qartë: të mos ia shesin shpirtin djallit, pavarësisht çmimit apo presioneve që mund të kenë. Kjo kohë e largësisë do të kalojë, por ajo që mbetet përjetë është dinjiteti dhe emri i pastër që po u lëmë trashëgimi. Liria, nderi dhe e drejta e një kombi për të jetuar i lirë ia vlejnë çdo sakrifice. Dua që ata të rriten të lirë dhe ta dinë me bindje të plotë se gjyshi i tyre, edhe pas këtyre mureve, ishte krejtësisht i qetë sepse ka kryer detyrën më të lartë ndaj atdheut!

RTK: Nëse do të kishit mundësi t’ju drejtoheshit drejtpërdrejt liderëve ndërkombëtarë, çfarë do t’u thoshit?

Krasniqi: Fillimisht, do të shprehja mirënjohjen time më të thellë për liderët botërorë që në kohën më të vështirë për popullin e Kosovës u rreshtuan në anën e lirisë dhe ndihmuan çlirimin e vendit tonë. Populli i Kosovës do ta kujtojë gjithmonë atë mbështetje historike dhe humane.

Ndërsa liderëve të sotëm botërorë do t’u bëja thirrje që të qëndrojnë në mbrojtje të vlerave dhe trashëgimisë së paraardhësve të tyre, të atyre që besuan se populli i Kosovës meritonte liri, drejtësi dhe dinjitet. Sot, kjo trashëgimi mbrohet më së miri duke e mbështetur Kosovën drejt një njohjeje më të gjerë ndërkombëtare, sepse anëtarësimi i plotë i shtetit tonë në strukturat euroatlantike është dëshmia më e mirë se rreshtimi i tyre krah nesh ishte një triumf i drejtësisë!

RTK: A ju ka ndryshuar kjo periudhë si baba dhe si njeri?

Krasniqi: Unë e di se çfarë është burgu. Siç e thashë edhe në fjalën time përfundimtare, tani gjendem në vitin e 16-të të burgut. Kam kaluar mbi 10 vite burg nën regjimin serb, duke përjetuar burgosjen dhe torturat gjatë disa prej viteve më të errëta të popullit tonë. Ato përvoja lënë gjurmë që nuk fshihen kurrë plotësisht. Megjithatë, përvojat e vështira ose të thyejnë si njeri, ose ta forcojnë besimin te dinjiteti, drejtësia dhe liria. Unë zgjodha të mos dorëzohem para bindjeve të mia atëherë, dhe nuk do të dorëzohem as tani.

Asnjë burg nuk është i lehtë. Ndarja nga familja, pasiguria dhe pesha e akuzave janë bërë barra shumë të rënda. Megjithatë, kjo kohë e izolimit, përtej dhimbjes, më ka falur gëzimin e madh të jetës: jam bërë katër herë gjysh. Natyrisht, të përjetosh lindjen e nipërve e mbesave, fejesat e martesat e fëmijëve nga largësia, nga Holanda, nuk është e lehtë për asnjë prind apo gjysh. Por ne jemi mësuar që çmimin e proceseve tona kombëtare ta paguajmë edhe me ndarje nga familja.

Pas gjithë asaj që kaluan shumë kosovarë gjatë viteve të luftës, unë kam mësuar rëndësinë e durimit, disiplinës dhe forcës së brendshme. Ajo që më jep forcë sot është besimi se e vërteta ka rëndësi, se historia nuk mund të fshihet e as të tjetërsësohet, dhe se gjeneratat e ardhshme duhet të jetojnë në një Kosovë ku askush nuk mund të përndiqet, keqtrajtohet apo t’i mohohen të drejtat e tij përsëri.

RTK: A ka ndonjë gjë që sot e vlerësoni më shumë se kurrë më parë?

Krasniqi: Izolimi të zhvesh nga gjërat materiale dhe të detyron të kthehesh tek thelbi i ekzistencës. Sot, më shumë se kurrë më parë, vlerësoj dy gjëra që nuk mund të blihen me asgjë: kohën dhe lirinë e brendshme. Kur je i mbyllur, kupton se sa e çmuar është çdo minutë e kaluar pranë njerëzve të dashur, pranë familjes, fëmijëve dhe nipërve. Koha që na ikën pa u vënë re në liri, këtu merr një peshë tjetër.

Vlerësoj çdo kujtim të thjeshtë njerëzor, çdo bisedë pa rregulla dhe çdo ecje nën qiellin e hapur pa mure rreth vetes. Po ashtu, vlerësoj paqen me veten dhe pastërtinë e ndërgjegjes. Këtu brenda kupton se liria e vërtetë nuk është vetëm fizike; nëse mendja dhe shpirti yt janë të lirë, muret humbasin fuqinë e tyre!

RTK: Nëse mund ta ktheni një ditë nga jeta juaj, cilën do ta zgjidhnit?

Krasniqi: Pa asnjë mëdyshje, do të kthehesha në ditën e çlirimit të Kosovës dhe do ta rijetoja atë çast kur vendi ynë më në fund mori frymë lirishëm. Jo sepse aty mbaruan të gjitha vuajtjet, por sepse sakrificat, dhimbja dhe shpresa e brezave të tërë më në fund mori kuptim. Sepse, ky ishte çasti kur populli ynë u çlirua nga shtypja dhe kur dinjiteti u rikthye në jetët tona!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Krasniqi: Besoj te e vërteta, lufta jonë ishte e drejtë appeared first on Sinjali.

Rita Ora flet me krenari për rrënjët shqiptare: Do të jem gjithmonë krenare që jam emigrante

25 July 2026 at 20:57

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka folur hapur për prejardhjen e saj, historinë e familjes dhe ndikimin që rrugëtimi si emigrante ka pasur në formimin e saj personal dhe profesional.

Artistja, e cila ka lindur në Prishtinë, ka treguar se familja e saj u largua nga Kosova në fillim të viteve ’90, gjatë përndjekjes së shqiptarëve, dhe u vendos në Mbretërinë e Bashkuar për ta nisur jetën nga e para.

Nëna e saj, Vera, punonte si mjeke, ndërsa babai, Besniku, ishte ekonomist. Pas zhvendosjes në Londër, të dy mësuan gjuhën angleze dhe u përshtatën me jetën e re. Babai i saj nisi të menaxhonte një lokal, ndërsa nëna u rikualifikua dhe u bë psikiatre.

Në një intervistë për “The Times”, Rita tha se ndihet mirënjohëse për mundësitë që ka pasur dhe krenare për historinë e saj si emigrante.

“Do të jem gjithmonë mirënjohëse për arsimimin që kam marrë dhe krenare që jam emigrante”, deklaroi ajo.

Sipas këngëtares, shumë emigrantë kanë një shtysë të veçantë për të dëshmuar veten dhe për të ecur përpara.

“Mendoj se shumë emigrantë kanë një energji të veçantë dhe një ndjenjë se duhet ta dëshmojnë veten, gjë që i shtyn të përmirësohen vazhdimisht”, u shpreh Rita.

Krahas punës për albumin e saj të katërt, artistja ka folur edhe për dëshirën që në të ardhmen të bashkëpunojë në një film me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Ajo zbuloi gjithashtu se po kujdeset më shumë për shëndetin afatgjatë dhe po informohet rreth ndryshimeve që lidhen me menopauzën. Rita tregoi se në të njëzetat kishte ngrirë dy herë vezët e saj, në moshën 24 dhe 27-vjeçare, me rekomandimin e mjekëve.

Përvoja e nënës së saj me kancerin e gjirit dhe menopauzën e hershme e ka nxitur këngëtaren të tregojë më shumë kujdes ndaj shëndetit dhe së ardhmes së saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rita Ora flet me krenari për rrënjët shqiptare: Do të jem gjithmonë krenare që jam emigrante appeared first on Sinjali.

Sorensen në vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, çfarë u diskutua në takimin me Kurtin?

25 July 2026 at 20:52

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, u takua të premten në Prishtinë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në një vizitë të paparalajmëruar. Mes temave të shtjelluara ishte edhe çështja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të dorëhequr serbë, të cilët po kërkojnë kthimin në punë.

Në një njoftim për media, zyra e Kurtit tha se ai u pyet nga Sorensen për kthimin e dhjetëra gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në punë, të cilët kishin dhënë dorëheqje më 2022.

BE-j ka kërkuar që çështja e riintegrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të dorëhequr serbë të zgjidhet në kuadër të dialogut mes dy vendeve fqinje, por Kosova dëshiron t’i lirojë ata nga detyra dhe t’i plotësojë vendet e tyre përmes konkurseve të reja për gjyqtarë dhe prokurorë serbë, shkruan REL.

Kurti e përsëriti se është i hapur për përfshirjen e serbëve në gjyqësor dhe prokurori, por jo për rikthimin e tyre automatik në punë, duke ngulur këmbë se çdo vendim të bëhet sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

“Dorëheqjet kolektive të para katër viteve në veri të Ibrit kishin pikërisht si synim rrënimin e përbërjes shumetnike të sistemit tonë demokratik. Tani, rruga përpara është ajo që e përcaktojnë Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, e cila në rastin e sistemit gjyqësor nënkupton ruajtjen e shumetnisë, por njëkohësisht edhe garantimin e pavarësisë dhe cilësisë së drejtësisë”, i tha Kurti Sorensenit, sipas zyrës së tij.

Sorensen nuk është deklaruar deri më tani për këtë vizitë të papritur.

I dërguari i bllokut evropian erdhi në Prishtinë në ditën kur si Kurti, ashtu edhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e shtynë Këshillin Gjyqësor (KGJK) të vendit të bëjë kërkesë për lirimin nga detyra të gjyqtarëve të dorëhequr serbë, pavarësisht thirrjeve nga BE-ja për të mos i bërë trysni institucionit të pavarur të gjyqësorit.

Kurti tha më herët të premten gjatë një mbledhjeje të kabinetit të tij se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës më 2022 ishte “akt i organizuar politik” dhe se kthimi i tyre në punë tani do të binte ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Po të njëjtën ditë, Haxhiu i bëri thirrje KGJK-së “të mos bjere pre e ndikimeve të askujt, qoftë vendore apo ndërkombëtare”, dhe t’i dërgojë asaj kërkesën për lirimin nga detyra të gjyqtarëve të dorëhequr serbë.

Një mbledhje e KGJK-së të premten ku pritej të shqyrtohej edhe çështja e gjyqtarëve të dorëhequr serbë, dështoi për shkak të kuorumit.

Rreth 130 prokurorët dhe gjyqtarët serbë kishin dhënë dorëheqje në fund të nëntorit 2022, në kuadër të largimit kolektiv të serbëve nga institucionet e Kosovës në katër komunat me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Ky veprim – i nxitur nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që mbështetet nga Beogradi – erdhi në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i hequr nga përdorimi targat e automjeteve të lëshuara nga Serbia dhe për t’i zëvendësuar ato me targa të Kosovës.

Ndërkohë, të martën, Haxhiu i liroi nga detyra shtatë prokurorë serbë që kishin dhënë dorëheqje në fund të vitit 2022.

Vendimi i saj u mor pasi Këshilli Prokurorial i refuzoi kërkesat e pesë prokurorëve dhe 15 punonjësve administrativë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për të tërhequr dorëheqjet e tyre.

Vendimi i saj u kritikua nga BE-ja.

Të premten, Haxhiu tha po ashtu se ka informacione që disa gjyqtarë dhe prokurorë serbë që kanë dhënë dorëheqje janë paguar nga Serbia, duke pretenduar se disa ende vazhdojnë të paguhen.

Ajo mandje pretendoi se ka dyshime që ata të jenë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme dhe janë ndikuar nga Serbia gjatë administrimit të drejtësisë.

“Ka shumë raste, ku disa prej tyre janë edhe publike, ku ish-gjyqtarë dhe prokurorë kanë marrë pjesë në takime të ndryshme në Serbi dhe Kosovë ku janë diskutuar plane dhe janë marrë veprime, përfshirë edhe bllokimin e rrugëve” në Kosovë, tha Haxhiu.

Ushtruesja e detyrës së presidentit tha se uron që KGJK-ja të mos marrë vendim, që sipas saj nuk është në përputhje me ligjin, pasi shtoi se do të ishte një “precedent i rrezikshëm”. Megjithatë, ajo tha se sapo t’i ketë emrat e gjyqtarëve të dorëhequr, do të dekretojë lirimin e tyre.

Haxhiu tha se dyert e institucioneve të Kosovës janë të hapura për serbët që nuk ndikohen nga Serbia, duke shtuar se KPK veçse ka njoftuar për hapjen e një konkursi të ri dhe KGJK duhet të veprojë po njësojë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sorensen në vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, çfarë u diskutua në takimin me Kurtin? appeared first on Sinjali.

Huthitë sulmojnë me raketa Arabinë Saudite

25 July 2026 at 20:30

Tensionet mes rebelëve Huthi dhe Arabisë Saudite kanë hyrë në një fazë të re, pasi grupi i mbështetur nga Irani ka intensifikuar sulmet me raketa ndaj objektivave saudite.

Sipas CNN-it, Huthit paralajmëruan javën e kaluar se do të nisnin një fushatë sulmesh kundër anijeve saudite në Detin e Kuq, nëse nuk hiqet bllokada ndaj Jemenit.

Më pas, rebelët pretenduan se kishin goditur dy cisterna saudite. Arabia Saudite konfirmoi se të paktën njëra prej anijeve ishte goditur dhe u kundërpërgjigj me sulme ajrore ndaj portit të Hodeidahut, i cili kontrollohet nga Huthit.

Të shtunën në mëngjes, grupi lëshoi raketa balistike drejt dy provincave saudite, përfshirë Jizanin, qytet me rëndësi strategjike për eksportin e naftës dhe infrastrukturën energjetike të mbretërisë.

Huthit kontrollojnë kryeqytetin Sanaa dhe pjesën më të madhe të bregdetit jemenas të Detit të Kuq që nga viti 2014. Ata kanë vazhduar aktivitetin ushtarak pavarësisht ofensivës së udhëhequr nga Arabia Saudite, e nisur në vitin 2015.

Të mbështetur nga Irani dhe grupet e tij aleate në rajon, Huthit kanë kryer sulme ndaj Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa nga viti 2023 kanë lëshuar raketa edhe drejt Izraelit, duke deklaruar se veprojnë në mbështetje të Hamasit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Huthitë sulmojnë me raketa Arabinë Saudite appeared first on Sinjali.

Praktikantja në selinë ushtarake të NATO-s arrestohet nën dyshimet për spiunazh

25 July 2026 at 20:08

Një shtetase kanadeze me origjinë kineze, e cila punonte si praktikante në selinë kryesore ushtarake të NATO-s në Belgjikë, është arrestuar nën dyshimet për spiunazh.

Zyra e Prokurorit Publik Federal të Belgjikës njoftoi se gruaja dyshohet se ka spiunuar në emër të një shteti të tretë dhe se ka qenë pjesë e një organizate kriminale.

E dyshuara ishte e angazhuar në Shtabin Suprem të Fuqive Aleate për Evropën, i njohur si SHAPE, në qytetin Mons. Autoritetet nuk kanë publikuar identitetin e saj dhe as shtetin apo organizatën për të cilën dyshohet se ka vepruar.

Sipas prokurorëve, sjellja e saj kishte tërhequr vëmendjen e shërbimeve të sigurisë, të cilat më pas e raportuan rastin te inteligjenca belge.

Hetuesit kontrolluan banesën dhe vendin e saj të punës, ndërsa arrestimi u krye të premten.

SHAPE është selia kryesore ushtarake e NATO-s dhe qendra e Komandës Aleate të Operacioneve, përgjegjëse për planifikimin dhe realizimin e operacioneve të aleancës.

Një zëdhënës i NATO-s deklaroi se deri më tani nuk ka indikacione që rasti të ketë ndikuar në gatishmërinë operacionale, sistemin komandues apo aktivitetet e vazhdueshme të aleancës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Praktikantja në selinë ushtarake të NATO-s arrestohet nën dyshimet për spiunazh appeared first on Sinjali.

Arsyeja prekëse pse Cucurella i mban flokët e gjatë: E ndihmojnë djalin e tij autik ta njohë në fushë

25 July 2026 at 19:55

Futbollisti i Spanjës, Marc Cucurella, ka zbuluar historinë prekëse që qëndron pas flokëve të tij të gjatë dhe kaçurrela, të cilat janë kthyer në një nga tiparet më të dallueshme të pamjes së tij.

Cucurella ka treguar se nuk i mban flokët vetëm për arsye stili, por edhe për ta ndihmuar djalin e tij, Mateo, i cili është autik, që ta dallojë më lehtë kur ai ndodhet në fushën e futbollit.

Duke folur për “La Media Inglesa” dhe në dokumentarin “Married to the Game”, futbollisti u emocionua teksa rrëfeu se diagnoza e të birit kishte sjellë ndryshime të mëdha në jetën e familjes.

Sipas Cucurellas, prindërit nuk ishin të përgatitur për sfidat që pasuan dhe u është dashur të mësojnë gjithçka nga fillimi, në mënyrë që t’i përgjigjen sa më mirë nevojave të Mateos.

Një nga periudhat më të vështira ishte ajo kur djali ndiqte një shkollë të zakonshme. Ai shpesh kthehej në shtëpi duke qarë, ndërsa në raste të tjera prindërit detyroheshin ta merrnin nga shkolla vetëm pak orë pas nisjes së mësimit.

Partnerja e futbollistit, Claudia Rodriguez, ka treguar se familja kishte marrë pak mbështetje pas diagnozës dhe ishte detyruar të informohej vetë për autizmin dhe nevojat e fëmijës.

Ajo shpjegoi se sot çdo vendim familjar, nga udhëtimet dhe pushimet deri te shkollimi, terapia dhe rutina e përditshme, merret duke pasur në qendër mirëqenien e Mateos.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arsyeja prekëse pse Cucurella i mban flokët e gjatë: E ndihmojnë djalin e tij autik ta njohë në fushë appeared first on Sinjali.

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

25 July 2026 at 19:47

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të dielën, më 26 korrik, nuk do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet me peshë mbi 20 tonë.

Sipas Ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara për zbatimin e kësaj mase.

“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit”, thuhet në njoftim.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike dhe se qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë në rast se plotësohen kushtet për vendosjen e kufizimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë appeared first on Sinjali.

Pritje deri në një orë te Dheu i Bardhë

25 July 2026 at 19:38

Fluksi i automjeteve është shtuar në disa pika të kalimit kufitar, ndërsa pritjet më të gjata janë regjistruar te Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 18:43, qytetarët që hyjnë në Kosovë përmes kësaj pike po presin deri në 60 minuta, me kolonë rreth 300 metra. Në dalje, pritjet arrijnë në 40 minuta, ndërsa kolona është rreth 150 metra.

Në Muçibabë, pritjet në dalje janë nga 20 deri në 25 minuta, me kolonë rreth 300 metra. Në hyrje, pritjet variojnë nga pesë deri në dhjetë minuta, ndërsa kolona arrin në 100 metra.

Në Han të Elezit, pritjet janë rreth 20 minuta në të dyja drejtimet, ndërsa kolonat arrijnë në rreth 80 metra.

Te Bërnjaku janë krijuar kolona prej 250 metrash në hyrje dhe 100 metrash në dalje, megjithëse pritjet variojnë nga tri deri në pesë minuta.

Në Jarinje, pritjet në dalje janë nga 10 deri në 15 minuta, ndërsa në hyrje nga pesë deri në dhjetë minuta. Në pikat e tjera kufitare, pritjet kryesisht variojnë nga tri deri në dhjetë minuta.

Për kamionët nuk janë raportuar kolona, ndërsa pritjet në të gjitha pikat kufitare janë nga tri deri në pesë minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pritje deri në një orë te Dheu i Bardhë appeared first on Sinjali.

I vrau ish-dhëndri, çifti Plaku u varros sot – autori varroset nesër

25 July 2026 at 19:31

Familjarë, miq dhe banorë të shumtë u dhanë lamtumirën e fundit çiftit Kosta dhe Belere Plaku. Një përcjellje mes dhimbjes së madhe dhe lotëve, ku një komunitet i tërë u bashkua për të nderuar kujtimin e tyre.

Bashkëshortët u vranë me armë gjahu një ditë më parë në banesën e tyre nga ish-dhëndri në fshatin Vidhisht të Roskovecit, raporton ReportTv.

Kosta Plaku, 58-vjeç, humbi jetën menjëherë, ndërsa e shoqja, Belere Plaku, 51-vjeçe mori plagë të rënda dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, por nuk mundi të mbijetojë.

Autori i krimi të rëndë është ish-dhëndri i tyre, Refit Buzi i cili i dha fund jetës me pushkën që vrau ish-vjehrrit pas krushqisë së prishur. 35-vjeçari, i cili nuk pranonte dot ndarjen nga Rozalinda, vajza 24-vjecarja e çiftit, shkoi i armatosur në banesën e tyre dhe i qëlloi me breshëri plumbash.

Më pas mori me forcë ish-partneren dhe u largua në drejtim të ish-fushës së Aviacionit në Kurjan. Policia dhe forcat RENEA e rrethuan dhe ai e liroi ish-të fejuarën, ndërsa vetë qëndroi i ngujuar për disa orë në makinë. Ai nuk iu bind urdhrit të policisë për t’u dorëzuar dhe vrau veten në kushtet e depresionit të thellë.

Për të shmangur tensionet mes dy familjeve, të cilat jetojnë në të njëjtën zonë dhe kanë të njëjtën varrezë, ceremonia mortore e autorit është planifikuar të zhvillohet të dielën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I vrau ish-dhëndri, çifti Plaku u varros sot – autori varroset nesër appeared first on Sinjali.

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

25 July 2026 at 19:19

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit.

Për fat të mirë, banorët e shtëpisë nuk ndodheshin aty në momentin e përplasjes. Ndërkohë, ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të përcaktuar nëse në bord ndodhej edhe ndonjë person tjetër përveç pilotit.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 11:00 të paradites së të shtunës. Sipas dëshmitarëve, para rrëzimit u dëgjua një zhurmë e fortë, ndërsa më pas pjesa e përparme e avionit u përplas me çatinë e banesës.

Kabina e pilotit u shkatërrua plotësisht nga goditja, ndërsa mbetjet e avionit u shpërndanë përreth ndërtesës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti appeared first on Sinjali.

“Lulet”: Si e kritikonte Von Cramon “ushtrinë digjitale” të VV-së

25 July 2026 at 19:01

Përveç politikanëve dhe ish-zyrtarëve në Kosovë, shqetësime për të ashtuquajturën “ushtri digjitale” të Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e së cilës pretendohet se është edhe profili “Lule Gjeli”, kishin ngritur edhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Para dy vjetësh, Viola von Cramon, atëkohë raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, kishte deklaruar se aktiviteti i kësaj strukture në rrjetet sociale kufizonte lirinë e shprehjes.

“Faleminderit për këtë pjesë të rëndësishme. Në të vërtetë, ushtria digjitale e VV-së kufizon lirinë e fjalës”, kishte shkruar ajo.

Von Cramon kishte shpërndarë një artikull të “Balkan Insight”, në të cilin thuhej se ish-anëtarë të partisë në pushtet kishin konfirmuar ekzistencën e një strukture digjitale që merrej me shpërndarjen e informacioneve, rritjen e pranisë së VV-së në internet dhe goditjen e qëndrimeve kundërshtuese.

Deklaratat e saj kishin nxitur reagimin e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili kishte mohuar se ekzekutivi sponsorizonte apo mbështeste llogari të tilla në internet.

“Qeveria e Kosovës nuk është përfshirë dhe nuk do të përfshihet kurrë në abuzim të pushtetit duke sponsorizuar trollët në internet. Ne i mohojmë akuzat e Von Cramonit dhe u bëjmë thirrje asaj dhe të tjerëve që të mos mbështesin teori konspirative kundër një qeverie demokratike”, kishte deklaruar Kryeziu.

Edhe ish-deputeti Florin Krasniqi kishte pretenduar më herët se brenda VV-së ekzistonte një zyrë e veçantë që merrej me aktivitetin në rrjetet sociale dhe me sulmimin e personave që kishin bindje të ndryshme politike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Lulet”: Si e kritikonte Von Cramon “ushtrinë digjitale” të VV-së appeared first on Sinjali.

Foda vlerëson lart Asllanin: Shënon, asiston dhe punon gjithmonë për skuadrën

25 July 2026 at 18:54

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, mund të jetë shumë pranë një transferimi të madh brenda Bundesligës, me Leipzigun që po raportohet si destinacioni i tij i ardhshëm.

Asllani ka munguar në dy ndeshjet e para miqësore të Hoffenheimit gjatë fazës përgatitore. Ai nuk ishte pjesë e skuadrës ndaj SGV Heilbronn-Freibergut dhe mungoi edhe në përballjen kundër Greuther Fürthit.

Sipas mediave gjermane, përfshirë “Kicker”, Hoffenheimi nuk dëshiron të rrezikojë me aktivizimin e 23-vjeçarit, pasi negociatat për transferimin e tij te Leipzigu janë në një fazë të avancuar.

Klubi nga Leipzigu raportohet se mund të paguajë rreth 30 milionë euro për sulmuesin kosovar, i cili mund të bëhet një nga largimet më të rëndësishme të Hoffenheimit gjatë kësaj vere.

Për Asllanin më herët është raportuar interesim edhe nga Barcelona dhe Borussia Dortmundi, ndërsa cilësitë e tij janë vlerësuar lart edhe nga përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda.

“Fisniku ka cilësi të jashtëzakonshme në zonë. Teknikisht është shumë i aftë, përshtatet mirë në hapësira të ngushta, e ruan topin dhe ka ndjeshmëri të mirë për situatat e lojës. Ai shënon dhe asiston”, ka deklaruar Foda.

Përzgjedhësi i Kosovës ka vlerësuar gjithashtu angazhimin e Asllanit në fazën defensive dhe karakterin e tij si lojtar ekipor.

Asllani e përfundoi sezonin e fundit me 11 gola dhe 10 asistime në 35 paraqitje në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Foda vlerëson lart Asllanin: Shënon, asiston dhe punon gjithmonë për skuadrën appeared first on Sinjali.

❌