Normal view

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk ka marrëveshje

5 August 2026 at 17:57

Takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa një marrëveshje mes dy subjekteve politike.

Pas përfundimit të takimit, Kurti ka thënë se aktualisht nuk ka ndonjë dakordim të arritur.

“Përderisa nuk kemi marrëveshje, nuk kemi lajme”, u shpreh Kurti para mediave.

Bisedimet mes dy partive janë zhvilluar në prag të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është caktuar të mbahet nesër në orën 10:00.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk ka marrëveshje appeared first on Sinjali.

Dyshohet se “i zhduku” 500 mijë euro nga investimi – arrestohet në Prishtinë

5 August 2026 at 17:32

Një person është arrestuar sot në Prishtinë, nën dyshimin se ka keqpërdorur një investim në vlerë prej rreth 500 mijë eurosh.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë zhvilluar veprime hetimore pas pranimit të informacioneve për veprimet e dyshimta të të arrestuarit.

Sipas dyshimeve të ngritura, personi ka keqpërdorur investimet e një shtetasi të huaj, duke i shkaktuar atij dëm financiar prej rreth gjysmë milioni euro.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi” dhe “Mashtrim”.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet për rastin po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dyshohet se “i zhduku” 500 mijë euro nga investimi – arrestohet në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Gjendet dron me eksploziv në aeroportin gjerman

5 August 2026 at 17:26

Një dron i pajisur me pajisje shpërthyese është gjetur në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, ka njoftuar policia.

Pajisja u zbulua gjatë natës nga një punonjës pranë avionëve ukrainas të transportit të mallrave.

Pas alarmit, autoritetet përdorën një robot për ta kontrolluar objektin, ndërsa detonatori i eksplozivit është hequr, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Po ashtu, një objekt tjetër i paidentifikuar është përplasur me një avion transporti në afërsi të të njëjtit aeroport. Avioni, pasi u ul në Hanover, kishte pësuar dëme të vogla.

Aeroportet gjermane janë vendosur në gjendje të lartë gatishmërie pas një serie fluturimesh të paautorizuara të dronëve mbi zona të ndjeshme, përfshirë baza ushtarake, aeroporte, porte dhe terminale energjetike. Policia ka paralajmëruar se disa prej këtyre incidenteve mund të jenë të organizuara nga agjentë rusë.

Aeroporti Leipzig/Halle përdoret nga ushtria gjermane dhe aleatët e NATO-s për transportin e pajisjeve ushtarake, ndërsa shërben edhe si bazë për kompaninë ukrainase Antonov Airlines, e cila kryen transportet më të mëdha ajrore të Ukrainës.

Ministri i Brendshëm i Saksonisë, Armin Schuster, e ka cilësuar rastin si një “incident shumë serioz të sigurisë”.

Pista veriore e aeroportit u rihap pas mesnatës, ndërsa pista jugore mbetet e mbyllur. Autoritetet gjermane ende nuk kanë dhënë detaje të tjera për autorët e dyshuar.

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Oleksii Makeiev, ka deklaruar për mediat gjermane se dyshon se pas këtij rasti qëndron Rusia, ndërsa Moska nuk ka komentuar akuzat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjendet dron me eksploziv në aeroportin gjerman appeared first on Sinjali.

Mbi gjysmë ore pritje në kufi për dalje nga vendi

5 August 2026 at 17:21

Pritjet më të gjata në pikat kufitare të Kosovës po regjistrohen në dalje nga vendi, ku në disa raste udhëtarët po përballen me kolona dhe vonesa.

Sipas të dhënave të fundit, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për automjete në dalje arrijnë deri në 30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është rreth 300 metra.

Në pikën Merdarë, pritjet në dalje janë nga 30 deri në 40 minuta, ndërsa në hyrje rreth 3 deri në 5 minuta.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Muçibabë, ku për dalje udhëtarët po presin deri në 25 minuta, me kolonë rreth 200 metra.

Hani i Elezit, pritjet për hyrje dhe dalje janë rreth 10 minuta, ndërsa kolonat arrijnë deri në 100 metra.

Në pikat tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra dhe kryesisht variojnë nga 3 deri në 10 minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi gjysmë ore pritje në kufi për dalje nga vendi appeared first on Sinjali.

Raportohet se Kurti dhe Abdixhiku po zhvillojnë takim të ri pas bisedimeve të djeshme

5 August 2026 at 17:12

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, raportohet se janë takuar sërish të mërkurën.

Sipas raportimit të Klan Kosovës, dy liderët aktualisht janë duke zhvilluar një takim.

Ky zhvillim vjen një ditë pas takimit mes delegacioneve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, ku palët u shprehën optimiste për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike për krijimin e institucioneve të reja.

Pas takimit të djeshëm, përfaqësuesit e të dy partive deklaruan se do të vazhdojnë diskutimet në këtë drejtim.

Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të partisë, kishte deklaruar se nuk kishte ndonjë zhvillim të ri sa i përket një takimi të mundshëm me Kurtin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Raportohet se Kurti dhe Abdixhiku po zhvillojnë takim të ri pas bisedimeve të djeshme appeared first on Sinjali.

Bileta 1 milionëshe e lotarisë përfundoi në plehra – gjendet pas dy ditësh kërkimesh në Itali

5 August 2026 at 16:57

Një lojtar lotarie në Itali për pak sa nuk humbi një pasuri prej 1 milion eurosh, pasi hodhi gabimisht në kosh biletën fituese.

Ngjarja ndodhi në qytetin Bitonto, pranë Barit, në rajonin jugor të Pulias, ku një biletë lotarie u gjet pas dy ditësh kërkimesh intensive mes rreth gjashtë tonë mbeturinash.

Sipas drejtorit të kompanisë së grumbullimit të mbeturinave Sanb, Roberto Nicola Toscano, lojtari anonim e kishte hedhur biletën pasi një terminal vetëshërbimi në një pikë shitjeje shfaqi mesazhin “nuk paguhet”.

Në fakt, kjo nuk nënkuptonte se bileta ishte humbëse. Sipas rregullave të lotarisë italiane, fitimet e mëdha nuk paguhen direkt nga shitësit, por duhet të kërkohen përmes një procedure tjetër.

Gabimi u kuptua vetëm pasi lojtari u kthye në shtëpi dhe një familjar njohu kombinimin e numrave fitues, të cilin ata e luanin gjithmonë.

Por kur u kthyen te pika e shitjes, biletat e hedhura në kosh tashmë ishin marrë nga ekipi i pastrimit.

Kështu nisi një kërkim i pazakontë. Punëtorët e Sanb arritën të identifikonin kamionin që kishte marrë mbeturinat dhe e ndaluan para se ato të përfundonin në kompaktor.

“E izoluam kompaktorin dhe e vendosëm nën mbikëqyrje”, tregoi Toscano për mediat italiane.

Më pas, punëtorët nisën kërkimin mes gjashtë tonë mbeturinash. Pas orëve të tëra punë, rreth orës 05:30 të mëngjesit, bileta u gjet.

Ajo ishte brenda një qeseje të grisur, mes biletave të tjera të dëmtuara, por çuditërisht kishte mbetur ende e paprekur.

“E preka biletën me fat, duke shpresuar se do të na sillte edhe neve pak fat”, tha Toscano.

Dhe duket se ndodhi pikërisht kjo: pas përfundimit të operacionit, ekipi bleu një biletë gërvishtëse vetëm për argëtim dhe fitoi 50 euro.

Kostoja e gjithë operacionit të kërkimit do t’i faturohet fituesit, i cili më herët kishte pranuar përgjegjësinë për shpenzimet shtesë të shkaktuara gjatë rikuperimit të biletës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bileta 1 milionëshe e lotarisë përfundoi në plehra – gjendet pas dy ditësh kërkimesh në Itali appeared first on Sinjali.

Rruga “Ilir Konushevci” mbetet e mbyllur deri më 10 gusht

5 August 2026 at 16:02

Rruga “Ilir Konushevci” do të jetë e mbyllur për qarkullim për disa ditë, për shkak të punimeve për riasfaltimin e këtij segmenti rrugor.

Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, mbyllja do të jetë në fuqi nga data 5 gusht deri më 10 gusht 2026.

Segmenti i mbyllur përfshin pjesën nga parkingu prapa objektit të Komunës në rrugën “UÇK”, deri te semaforët në kryqëzimin e rrugëve “Lidhja e Prizrenit” dhe “Ahmet Haxhiu”.

Qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik janë lutur që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugët alternative, me qëllim shmangien e pengesave në qarkullim.

Nga Komuna e Prishtinës kanë kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët deri në përfundimin e punimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rruga “Ilir Konushevci” mbetet e mbyllur deri më 10 gusht appeared first on Sinjali.

Abdixhiku pas mbledhjes me Grupin Parlamentar të LDK-së: S’ka asgjë tjetër të re

5 August 2026 at 15:54

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka dalë nga mbledhja e sotme me Grupin Parlamentar të kësaj partie.

I pyetur nga gazetarët nëse gjatë ditës do të ketë një takim tjetër me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Abdixhiku ka thënë se nuk pritet të ketë zhvillime të reja.

“Nuk ka asgjë tjetër të re”, ka deklaruar Abdixhiku.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku pas mbledhjes me Grupin Parlamentar të LDK-së: S’ka asgjë tjetër të re appeared first on Sinjali.

Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtarin e lartë të Mbrojtjes së Finlandës, diskutohet situata e sigurisë

5 August 2026 at 15:51

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë, gjenerallejtënant Kari Nisula, zëvendësshef i Shtabit për Operacione në Komandën e Mbrojtjes së Finlandës.

Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi është fokusuar në situatën e sigurisë në Kosovë, ndërsa komandanti i misionit ka rikonfirmuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Në këtë kuadër, gjeneralmajor Ulutaş ka shprehur mirënjohjen e tij të sinqertë për kontributin e kahershëm dhe të vlefshëm të Finlandës në misionin e KFOR-it.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtarin e lartë të Mbrojtjes së Finlandës, diskutohet situata e sigurisë appeared first on Sinjali.

Tejkaloi kolonën në rrugën Prizren-Reqan, shoferi gjobitet me 200 euro dhe i merret leja për 3 muaj

5 August 2026 at 15:40

Një shofer është identifikuar dhe ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi ishte raportuar nga qytetarët për tejkalim të kolonës në rrugën Prizren-Reqan.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, raportimi është bërë më 2 gusht 2026 përmes aplikacionit mobil, ndërsa pas verifikimeve, më 5 gusht është identifikuar kundërvajtësi.

“Qytetarët anë e mbanë Kosovës po vazhdojnë të raportojnë policinë për dyshime apo shkelje të mundshme të ligjit duke përfshirë edhe kundërvajtjet në komunikacion. Një njoftim të tillë policia nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka pranuar me datën 02.08.2026”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren i ka shqiptuar shoferit vendim për kundërvajtje, duke e gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe duke ia ndaluar të drejtën e ngasjes për tri muaj.

Tutje, PK-ja ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin tejkalimet e rrezikshme dhe shpejtësinë e lartë, me qëllim të ruajtjes së jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tejkaloi kolonën në rrugën Prizren-Reqan, shoferi gjobitet me 200 euro dhe i merret leja për 3 muaj appeared first on Sinjali.

Grabitje me kallashnikov në një argjendari në Tiranë, autorët i’a mbathin me motor

5 August 2026 at 15:37

Një grabitje e armatosur ka tronditur zonën e Paskuqanit në Tiranë, ku një argjendari ka qenë cak i dy personave të dyshuar të armatosur.

Sipas informacioneve paraprake, dy autorët e dyshuar kanë hyrë në argjendari të pajisur me armë zjarri të tipit kallashnikov, ku kanë marrë sende me vlerë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se dy personat kanë përdorur një motor për t’u larguar dhe dyshohet se kanë marrë drejtimin e zonës së Institutit Bujqësor pas grabitjes.

Ndërkohë Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Grabitje me kallashnikov në një argjendari në Tiranë, autorët i’a mbathin me motor appeared first on Sinjali.

SHBA-ja dhe Irani sinjalizojnë shpresë për marrëveshjen e Hormuzit, por kushtet janë të paqarta

5 August 2026 at 15:32

Zyrtarët amerikanë, përfshirë presidentin Donald Trump, kanë thënë se një marrëveshje për ngushticën e Hormuzit mund të arrihet sot, ndërsa përpjekjet e vazhdueshme diplomatike mund t’i hapin rrugë rifillimit të bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit.

“Është e mundur të ndodhë. Nesër ose pasnesër”, u tha Trump gazetarëve mbrëmjen e kaluar. “Është bërë shumë përparim.”

Ky optimizëm u shpreh edhe nga Irani, i cili tha se bisedimet me Omanin për rihapjen e kësaj rruge të rëndësishme detare po përparojnë “pozitivisht”.

Kjo pasoi deklarata të ngjashme nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe sekretari i Thesarit, Scott Bessent, të cilët të dy thanë se në këto negociata është shënuar përparim, shkruan theguardian – transmeton Sinjali.

Megjithatë, mbetet për t’u parë se çfarë do të përfshijë një marrëveshje e mundshme, pasi Irani ka kërkuar kontroll më të madh mbi ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës para luftës kalonte rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë dhe gaz, ndërsa SHBA-ja i ka kundërshtuar fuqishëm këto kërkesa.

Ngushtica ka mbetur praktikisht e mbyllur që nga 28 shkurti, duke shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve globale të energjisë.

Një marrëveshje gjithashtu nuk garanton se ngushtica e Hormuzit do të rihapet menjëherë, sipas mediave shtetërore iraniane. Një kërkesë kryesore e Teheranit ka qenë heqja e bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane, ndërsa Irani ka kërcënuar se do ta mbajë të mbyllur ngushticën nëse “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kërcënojnë Iranin”.

Të dyja vendet kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar në qershor, i cili kishte zgjatur rreth një javë para se të shpërthenin sërish përplasjet në Gjirin Persik.

Duke cituar një “burim të informuar”, transmetuesi shtetëror iranian IRIB raportoi: “Një marrëveshje e mundshme mes Iranit dhe Omanit për rregullimin e kalimit të anijeve përmes ngushticës së Hormuzit nuk ka të bëjë me hapjen e menjëhershme të ngushticës. Negociatat për rregullimin e trafikut të anijeve përmes ngushticës së Hormuzit janë çështje vetëm mes Iranit dhe Omanit dhe nuk kanë lidhje me Shtetet e Bashkuara. Nëse shkeljet amerikane vazhdojnë, ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet edhe në rast të një marrëveshjeje mes Iranit dhe Omanit. Hapja e ngushticës së Hormuzit varet nga ndryshimi i sjelljes dhe korrigjimi i shkeljeve nga SHBA-ja.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-ja dhe Irani sinjalizojnë shpresë për marrëveshjen e Hormuzit, por kushtet janë të paqarta appeared first on Sinjali.

Vuçiq: Vetëm falë Republikës Serbe, Bosnja nuk e ka njohur Kosovën

5 August 2026 at 15:27

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës vetëm për shkak të qëndrimit të Republikës Serbe në kuadër të saj.

Vuçiq, i cili po qëndron në Republikën Serbe të Bosnjës, ka thënë se Beogradi është mirënjohës ndaj këtij entiteti për raportet e afërta me Serbinë dhe për qëndrimin e tij ndaj çështjes së Kosovës.

“Jemi shumë mirënjohës ndaj Republikës Serbe për afërsinë që ka ruajtur me ne, para së gjithash me qytetarët. Kemi arsye t’u jemi mirënjohës atyre. Vetëm falë Republikës Serbe, Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, përndryshe në Sarajevë dhe Mostar mezi do të prisnin ta bënin këtë”, ka thënë Vuçiq.

Deklaratat e tij u bënë gjatë vizitës në Republikën Serbe, ku presidenti serb po zhvillon takime dhe po merr pjesë në aktivitetet përkujtimore lidhur me operacionin “Oluja”.

Sipas Vuçiqit, pozicioni i Republikës Serbe brenda Bosnjës dhe Hercegovinës ka qenë vendimtar në ruajtjen e qëndrimit të këtij shteti për të mos e njohur Kosovën.

“Unë as nuk kam arrestuar serbë dhe nuk i kam dorëzuar në Hagë, edhe pse kam pasur kërkesa nga Haga. As nuk kam lejuar që dikush të shkëpusë pjesë të territorit të Serbisë. As nuk kam marrë pjesë në dëbimin e popullit serb”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se disa persona, sipas tij, “në fjalë paraqiteshin si nacionalistë të mëdhenj”, por kur përballeshin me presione nga jashtë, vepronin ndryshe.

Duke folur për termin “serbët e Kroacisë”, Vuçiq ka thënë se kjo nuk është vetëm një përcaktim gjeografik, por një mënyrë për t’i paraqitur serbët si pjesë të dikujt tjetër.

“Ne jemi ‘serbë të dikujt’, sepse gjoja i përkasim dikujt tjetër. Jo, ne jemi vetëm serbë, por kemi heshtur për dekada ndaj këtyre gjërave”, ka shtuar ai.

Vuçiq ka folur edhe për situatën në Mal të Zi, duke deklaruar se rreth 50 për qind e njerëzve atje flasin serbisht, por sipas tij, gjuha serbe nuk mund të bëhet gjuhë zyrtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vuçiq: Vetëm falë Republikës Serbe, Bosnja nuk e ka njohur Kosovën appeared first on Sinjali.

Zhegrova shënon eurogol ndaj Chelseas

5 August 2026 at 15:20

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, ka gjetur për herë të parë rrugën e rrjetës me fanellën e Juventusit.

Ylli kosovar realizoi një gol spektakolar në ndeshjen miqësore ndaj Chelseat, duke kaluar “Zonjën e Vjetër” në epërsi.

Pas një asistimi nga Kenan Yildiz, Zhegrova lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit të skuadrës londineze.

pic.twitter.com/NtQCfWvArV

— ✦ @TalkFootX ✦ (@AddinallKa55892) August 5, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zhegrova shënon eurogol ndaj Chelseas appeared first on Sinjali.

Edhe në rajonin e Ferizajt evidentohen SMS mashtruese, Policia: Mos klikoni në linke të dyshimta

5 August 2026 at 15:12

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe në rajonin e Ferizajt janë evidentuar raste të mesazheve (SMS) mashtruese, të cilat dërgohen në emër të Policisë së Kosovës, duke pretenduar në mënyrë të rreme se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke i ftuar ata të klikojnë në lidhje (linke) për të kryer pagesa.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, këto mesazhe nuk janë zyrtare dhe janë pjesë e tentativave për mashtrim.

“KËTO MESAZHE NUK JANË ZYRTARE DHE JANË PJESË E TENTATIVAVE PËR MASHTRIM”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos klikojnë në linke të dyshimta, të mos japin të dhëna personale apo bankare dhe të mos kryejnë pagesa përmes lidhjeve të dërguara me SMS.

Në rast se pranojnë një mesazh të tillë, qytetarët këshillohen që ta fshijnë menjëherë, ta raportojnë rastin në Policinë e Kosovës, në stacionin më të afërt, si dhe të kontaktojnë bankën e tyre nëse kanë ndarë të dhëna personale ose bankare.

“Qytetarët mund të raportojnë raste të tilla përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin 192”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Edhe në rajonin e Ferizajt evidentohen SMS mashtruese, Policia: Mos klikoni në linke të dyshimta appeared first on Sinjali.

Policia në Gjilan apelon qytetarët: Mos lini sende me vlerë në vetura

5 August 2026 at 15:06

Policia Rajonale në Gjilan u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë parkimit të automjeteve, me qëllim të parandalimit të vjedhjeve nga veturat.

Përmes një komunikate për media, Policia ka theksuar se shumë raste të vjedhjeve ndodhin pasi në brendësi të automjeteve lihen sende me vlerë në vende të dukshme, duke u krijuar mundësi personave keqbërës të dëmtojnë automjetin dhe t’i përvetësojnë ato.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos lënë çanta, portofola, telefona celularë, llaptopë, tabletë, dokumente personale apo sende të tjera me vlerë brenda veturës, sidomos në vende të dukshme.

Po ashtu, rekomandohet që para largimit nga automjeti të kontrollohet nëse dyert janë të kyçura dhe dritaret të jenë të mbyllura plotësisht.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan fton qytetarët që, nëse vërejnë persona apo veprime të dyshimta pranë automjeteve ose në parkingje, të njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës përmes numrit pa pagesë 192 ose aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia në Gjilan apelon qytetarët: Mos lini sende me vlerë në vetura appeared first on Sinjali.

Pritje deri në 40 minuta kjo është gjendja në pikat kufitare

5 August 2026 at 14:58

Qarkullimi në shumicën e pikëkalimeve kufitare të Kosovës po zhvillohet pa vonesa të mëdha, ndërsa pritjet në pjesën më të madhe të pikave janë nga 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje, shkruan Sinjali.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku për hyrje qytetarët po presin deri në 40 minuta, ndërsa për dalje rreth 15 minuta.

Vonesa më të theksuara janë raportuar edhe në Merdarë, shkruan Sinjali ku pritjet në dalje arrijnë 30 deri në 40 minuta, ndërsa hyrja zhvillohet brenda 3 deri në 5 minutave.

Në Jarinjë, pritjet janë 5 deri në 10 minuta për hyrje dhe 15 deri në 20 minuta për dalje, ndërsa në Hanin e Elezit qarkullimi zhvillohet me pritje prej rreth 10 minutash në të dy drejtimet.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Glloboçicën, Kullën, Muçibabën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin dhe Vërmicën, pritjet për hyrje dhe dalje janë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të gjata apo vonesa të konsiderueshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pritje deri në 40 minuta kjo është gjendja në pikat kufitare appeared first on Sinjali.

Real Madridi përgatit goditjen e vitit, 140 milionë euro për talentin e Leipzigut

5 August 2026 at 13:55

Real Madridi është shumë pranë finalizimit të transferimit të talentit të RB Leipzigut, Yan Diomande, teksa bisedimet mes dy klubeve kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Sipas gazetarit të Sky Germany, marrëveshja për anësorin nga Bregu i Fildishtë pritet të arrijë një vlerë totale prej 130 deri në 140 milionë euro, nëse përfshihen edhe bonuset e lidhura me paraqitjet dhe objektivat sportive.

Aktualisht, drejtuesit e Real Madridit dhe RB Leipzigut janë duke diskutuar detajet e fundit të kontratës, përfshirë mënyrën e pagesës dhe strukturën financiare të transferimit.

Edhe pse palët janë shumë afër arritjes së një akordi përfundimtar, lojtari ende nuk ka marrë lejen për të kryer kontrollet mjekësore.

Trajneri i madrilenëve, Jose Mourinho, synon ta ketë 19-vjeçarin në dispozicion sa më shpejt dhe dëshiron që ai t’i bashkohet ekipit gjatë fazës përgatitore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Real Madridi përgatit goditjen e vitit, 140 milionë euro për talentin e Leipzigut appeared first on Sinjali.

Rruga e Kombit me pagesë, por jo me standarde? Një korsi e bllokuar prej javësh në Kolsh, qytetarët vijojnë të paguajnë tarifën e plotë

5 August 2026 at 13:52

Qytetarët që udhëtojnë në autostradën “Rruga e Kombit” po shprehin pakënaqësi për gjendjen e një segmenti në zonën e Kolshit, ku, sipas raportimeve dhe pamjeve të publikuara, njëra korsi vijon të jetë e bllokuar prej javësh, ndërsa tarifa e kalimit mbetet e pandryshuar.

Përdoruesit e rrugës kritikojnë faktin se paguajnë tarifën e plotë të autostradës, ndërkohë që qarkullimi zhvillohet me kufizime dhe infrastruktura, sipas tyre, nuk ofron standardin që pritet nga një rrugë me pagesë.

Ankesat nuk ndalen vetëm te gjendja e korsisë. Shumë qytetarë shprehen të pakënaqur edhe me mënyrën e llogaritjes së pagesës për ata që paguajnë me euro, duke pretenduar se kursi i këmbimit i aplikuar është më i lartë se ai i tregut.

Deri më tani nuk ka një reagim publik nga kompania koncesionare apo autoritetet përgjegjëse lidhur me arsyet e bllokimit të korsisë, afatin e përfundimit të punimeve apo pretendimet e ngritura nga përdoruesit e rrugës.

Qytetarët kërkojnë që, për sa kohë autostrada është me pagesë, të garantohet mirëmbajtja, funksionaliteti i plotë i infrastrukturës dhe transparencë lidhur me tarifat që paguajnë çdo ditë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rruga e Kombit me pagesë, por jo me standarde? Një korsi e bllokuar prej javësh në Kolsh, qytetarët vijojnë të paguajnë tarifën e plotë appeared first on Sinjali.

Njësia raketore e Koresë së Veriut vendoset në Rusi për luftën në Ukrainë, thotë Kievi

5 August 2026 at 13:47

Një njësi raketash e Koresë së Veriut ka filluar të vendoset në Rusinë perëndimore dhe mund të pajiset me 120 raketa balistike dhe gjashtë lançues për sulme kundër Ukrainës, tha një zyrtar në agjencinë e inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

Ukrainës i mungojnë shumë mbrojtjet ajrore të nivelit të lartë dhe Rusia është përpjekur ta shfrytëzojë këtë duke përdorur më shumë raketa balistike, të cilat janë veçanërisht të vështira për t’u rrëzuar, shkruan Reuters.

Rusia ka qëlluar dhjetëra raketa balistike të Koresë së Veriut drejt Ukrainës që nga fundi i vitit 2023, por vendosja e forcave raketore të Koresë së Veriut do të ishte një zgjerim i bashkëpunimit tashmë të gjerë ushtarak midis Moskës dhe Phenianit, transmeton Sinjali.

Andrii Cherniak i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ukrainës tha se Rusia planifikonte të vendoste njësinë raketore prej rreth 90 personash të Koresë së Veriut në rajonin perëndimor rus të Voronezh, brenda Brigadës së saj të 112-të të Raketave.

Pheniani ka dërguar tashmë një grup të ri prej 40 raketash KN-23 dhe KN-24 dhe personel në Rusi, por konfigurimi i vendosjes dhe numri i përgjithshëm i raketave do të finalizohen në bisedimet e nivelit të lartë muajin e ardhshëm, tha ai.

Rusia pret që vendosja të përfshijë 120 raketa balistike të Koresë së Veriut dhe gjashtë lançues, tha ai.

Nuk është e qartë se çfarë roli të saktë do të luajnë koreano-veriorët në operacionet raketore ruse.

Vendosja e përshkruar nga Cherniak duket se përkon me lëshimin nga Rusia javën e kaluar të dy raketave të para të Koresë së Veriut drejt Ukrainës që nga gushti i kaluar.

Rob Lee, një bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme, një organizatë me seli në Filadelfia, tha se burimet e Koresë së Veriut ishin një kërcënim i rëndësishëm për Kievin.

“Mbrojtja nga raketat balistike është një nga dobësitë më të mëdha të Ukrainës, kështu që çdo rritje në sasitë e raketave balistike me të cilat përballet ajo do të paraqesë një sfidë më të madhe”, tha ai.

Një shqetësim veçanërisht i madh për Ukrainën do të jetë gjendja e mbrojtjes së saj ajrore këtë dimër, kur Rusia mund të synojë përsëri rrjetin e energjisë elektrike me sulme të rënda si në vitet e kaluara, shtoi ai.

Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur pohimet e Cherniak, të cilat ai tha se bazoheshin në informacione inteligjence që nuk mund të zbuloheshin për shkak të ndjeshmërisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes dhe ambasada e Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara në Nju Jork nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave me shkrim për koment.

Koreja e Veriut është shfaqur si një aleat i ngushtë i Rusisë që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska në vitin 2022, dhe të dy fuqitë nënshkruan një pakt mbrojtjeje të ndërsjellë në vitin 2024.

Koreja e Veriut ka furnizuar me miliona predha artilerie përpjekjet luftarake të Rusisë dhe ka dërguar 14,000 trupa në rajonin Kursk të Rusisë për të zmbrapsur një pushtim tokësor të Ukrainës në vitin 2024, thonë zyrtarët ukrainas.

Javën e kaluar, autoritetet ukrainase thanë se një raketë e Koresë së Veriut kishte shembur një shtëpi banimi në fshatin Radushne të Ukrainës qendrore, duke vrarë të paktën pesë anëtarë të së njëjtës familje.

Cherniak tha se sulmi i javës së kaluar ishte i pari që ishte regjistruar si përdorim i raketave balistike të Koresë së Veriut që nga gushti i vitit 2025 dhe se ishte përdorur nga grupi i ri prej 40 raketash, duke konfirmuar raportimin e mëparshëm të Reuters .

Raketat KN-23 dhe KN-24 të Koresë së Veriut kanë një rreze veprimi dhe ngarkesë më të madhe se ekuivalenti rus, Iskander, por janë shumë më pak të sakta dhe janë lidhur me sulme me numër të lartë të viktimave midis civilëve, thonë burime ushtarake ukrainase.

Përdorimi i raketave KN-23/24 përputhet me një model në të cilin Rusia është përpjekur të përdorë më shumë raketa balistike si Iskander 9M723 e saj, të cilat mund të ndalen vetëm nga sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot të prodhuara në SHBA.

Rusia filloi të qëllonte me raketa KN-23 dhe KN-24 drejt Ukrainës drejt fundit të vitit 2023. Koreja e Veriut furnizoi 150 nga këto raketa midis fundit të vitit 2023 dhe gushtit 2025, tha Cherniak.

Ai tha se kishte rreth 9,500 trupa të Koresë së Veriut në rajonin Kursk të Rusisë, i cili kufizohet me Ukrainën, por se ata aktualisht nuk ishin të përfshirë drejtpërdrejt në operacione ushtarake kundër Ukrainës.

Zelenskiy tha muajin e kaluar se Kremlini donte që Koreja e Veriut të dërgonte 30,000 trupa të tjera dhe se përgatitjet ruse ishin duke u zhvilluar për t’i pritur ata në rajonin e Voronezhit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Njësia raketore e Koresë së Veriut vendoset në Rusi për luftën në Ukrainë, thotë Kievi appeared first on Sinjali.

❌