Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 January 2026Sinjali

Azemi për sektorin privat: Punëtorët punojnë jashtë orarit të punës dhe nuk paguhen

18 January 2026 at 09:55

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, ka thënë se punëtorët në sektorin privat po vazhdojnë të përballen me shumë padrejtësi, e me mosrespektim të të drejtave nga më elementaret.

Azemi ka renditur sfidat me të cilat po përballen punëtorët në sektorin privat, duke theksuar se pavarësisht disa përmirësimeve në paga, shkeljet e të drejtave të punëtorëve dhe mungesa e përkrahjes institucionale mbeten shqetësuese.

“Duhet të themi diçka për punëtorët, aty nuk kemi të bëjmë aspak me qeverinë dhe kuvendet komunale, aty gjendja është shumë më e mirë. Ndërsa te kompanitë private, në raste të rralla kemi paga nën 400 euro. Gjendja është e mirë, por jo e mjaftueshme. Kemi probleme sepse punëtorët punojnë jashtë orarit të punës, punojnë edhe gjatë natës dhe nuk paguhen. Punëtorët e sektorit privat, pjesa dërmuese, gjatë javës punojnë gjashtë ditë, ndërsa dita e gjashtë nuk u kompensohet”, ka deklaruar Azemi.

Ai për eo tha se përveç kushteve të vështira të punës, punëtorët përballen edhe me probleme të shumta shëndetësore dhe mungesë të mbështetjes institucionale.

“Normalisht se kemi probleme me çështje shëndetësore dhe probleme të tjera, që janë një mal me probleme. Por megjithatë, paramendojeni që ne nuk kemi qeveri dhe institucione të tjera dhe shpeshherë nuk kemi kujt t’i drejtohemi për problemet që kemi”, është shprehur ai.

Azemi ka kritikuar edhe mungesën e angazhimit të qeverive të deritanishme ndaj sektorit privat, duke e lidhur këtë me trendin e lartë të emigrimit nga Kosova.

“Së pari, qeveria e re, po themi shpresojmë që të bëhet ajo qeveri, kushdo qoftë, nuk është me rëndësi, por ne tani më shumë e kemi problemin se si do të bëhet qeveria sesa me problemet tona. Sepse edhe në të kaluarën, në mandatin e kësaj qeverie, absolutisht nuk është marrë fare me problemet e sektorit privat të Kosovës. Vetë fakti që nga viti 2020 e deri në fund të vitit 2025 kemi mbi 400 mijë të ikur nga Kosova, të bën me dije që po të kishte qenë mirë, së paku ky numër do të ishte shumë më i vogël. Ne e kuptojmë që në gjithë botën bëhen ndryshime dhe lëkundje të vendeve të punës dhe njerëzit ikin në vende të tjera, por megjithatë, në një vend kaq të vogël, me një ikje kaq të madhe, mjafton që edhe 5–6 vite të vazhdojë kjo ikje dhe pastaj Kosova mbetet me njerëz të moshës mbi 60 vjeç”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Azemi për sektorin privat: Punëtorët punojnë jashtë orarit të punës dhe nuk paguhen appeared first on Sinjali.

Rinumërimi sjell ‘avullim votash’ edhe te kandidatët për kryeministër – humbjes i paraprinë Kurti

18 January 2026 at 09:45

Përveç ndryshmeve në vota të kandidatëve për deputet, ndryshim pati edhe tek kandidatët për kryeministër nga të gjitha partitë e mëdha politike, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati nga Lëvzija Vetëvendosje, Albin Kurti nga rinumërimi është shënuar një ulje prej 141 votash krahasuar me rezultatet paraprake.

Kurse, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka siguruar gjithsej 24,277 vota, ku nga rinumërimi atij i janë shtuar 59 vota më shumë.

Ndryshim pati edhe kandidati i Lidhjes Demokraitke të Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili ka pasur një rritje prej 5 votave më shumë nga rinumërimi.

Ndërkaq 14 vota më pak nga procesi i rinuërimit ka pasur kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi sjell ‘avullim votash’ edhe te kandidatët për kryeministër – humbjes i paraprinë Kurti appeared first on Sinjali.

Vetura e godet një këmbësore në Prishtinë – përfundon në spital me lëndime trupore

18 January 2026 at 09:41

Një këmbësore është goditur nga një veturë gjatë ditës së djeshme në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton Policia e Kosovës, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të pakujdesisë nga ana e shoferit të veturës.

Për pasojë, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vetura e godet një këmbësore në Prishtinë – përfundon në spital me lëndime trupore appeared first on Sinjali.

Trump thotë se ka ardhur koha për “udhëheqje të re” në Iran

18 January 2026 at 09:35

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se kishte ardhur koha që udhëheqës të rinj të merrnin kontrollin në Iran, pasi dhjetëra mijëra protestues kanë dalë në rrugë në vend, duke e vënë republikën islamike përballë një prej kërcënimeve më serioze ndaj legjitimitetit të saj që nga revolucioni i vitit 1979.

“Është koha të kërkohet një udhëheqje e re në Iran”, i tha Trump Politico-s në deklarata të publikuara më 17 janar.

Trump sulmoi drejtpërdrejt edhe udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili ka përfaqësuar pushtetin real në vend për 37 vitet e fundit dhe që më herët kishte sulmuar presidentin amerikan në rrjetet sociale.

“Ajo për të cilën ai [Khamenei] është fajtor, si udhëheqës i një vendi, është shkatërrimi i plotë i vendit dhe përdorimi i dhunës në nivele që nuk janë parë kurrë më parë”, tha Trump.

“Për ta mbajtur vendin funksional — edhe pse ky funksionim është në një nivel shumë të ulët — udhëheqja duhet të fokusohet në qeverisjen e vendit të tij siç duhet, ashtu siç bëj unë me Shtetet e Bashkuara, dhe jo të vrasë njerëz me mijëra për të ruajtur kontrollin”, tha ai.

“Udhëheqja ka të bëjë me respektin, jo me frikën dhe vdekjen”, shtoi Trump.

Sfida më e fundit ndaj qeverisë teokratike shpërtheu më 28 dhjetor 2025, kur demonstruesit dolën në rrugë për shkak të ekonomisë së dobët të Iranit, përpara se protestat të shndërroheshin në protesta kundër establishmentit.

Grupi Iran Human Rights me seli në Norvegji ka verifikuar të paktën 3.428 vdekje protestuesish nga forcat e sigurisë, ndërsa HRANA me seli në SHBA ka vendosur numrin e verifikuar të viktimave në 3.090, përfshirë 2.885 protestues, me më shumë se 22.000 arrestime.

Grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se numri real ka të ngjarë të jetë më i lartë për shkak të një bllokade të internetit të vendosur që nga 8 janari, e cila ka penguar rëndë përpjekjet për verifikim.

Kufizimet e internetit u hoqën për një periudhë të shkurtër më 17 janar, por grupi monitorues NetBlocks tha se bllokada dukej se ishte rivendosur më vonë gjatë ditës, njofton rel.

Trump ka marrë rolin udhëheqës mes liderëve perëndimorë në sulmet ndaj sundimtarëve të linjës së ashpër të Iranit për shtypjen brutale të protestuesve në të gjithë vendin. BE-ja, OKB-ja dhe grupet e të drejtave të njeriut gjithashtu kanë dënuar qeverinë iraniane.

Trump fillimisht paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara ishin “të gatshme dhe të armatosura” për të vepruar nëse forcat e sigurisë iraniane do të vrisnin protestues. Më vonë ai kërcënoi me “veprim shumë të fortë” nëse Irani do të varte protestues, pasi u përhapën lajme për ekzekutime të mundshme të personave të ndaluar.

Më 17 janar, Khamenei përsëriti pretendimin e tij se Shtetet e Bashkuara kishin nxitur protestat në Iran dhe ia hodhi fajin për viktimat Trumpit.

“Ne e shohim presidentin e SHBA-së fajtor për viktimat, dëmet dhe shpifjet që ai i ka shkaktuar kombit iranian”, tha ai në një fjalim vjetor që shënonte një rast fetar.

Ekzekutimet e planifikuara të protestuesve të ndaluar

Më 16 janar, Trump falënderoi publikisht udhëheqjen e Iranit në Truth Social, duke shkruar: “Unë e respektoj shumë faktin që të gjitha varje­t e planifikuara, të cilat do të ndodhnin dje (mbi 800 prej tyre), janë anuluar nga udhëheqja e Iranit. Faleminderit!”

“Ju kishit planifikuar dje mbi 800 varje. Nuk varën askënd. I anuluan varje­t. Kjo pati një ndikim të madh”, tha Trump në deklarata të veçanta.

Irani nuk ka konfirmuar publikisht planet për të ekzekutuar 800 protestues, as nuk ka njoftuar anulimin e ndonjë ekzekutimi të tillë të planifikuar.

Të ashpërit e Iranit kanë kontrolluar të gjitha levat e pushtetit në republikën islamike — të udhëhequr nga sundimtari suprem dhe Këshilli i fuqishëm i Gardianëve — që nga rrëzimi i Shahut aleat të SHBA-së në vitin 1979.

Ekspertët thonë se po rritet një hendek i thellë mes klerikëve sundues dhe popullsisë së re të Iranit, shumë prej të cilëve prej kohësh kanë kërkuar liri më të mëdha sociale dhe politike në këtë vend të Lindjes së Mesme me rreth 89 milionë banorë.

Peyman Jafari, ekspert për Iranin në The College of William & Mary në Williamsburg, Virxhinia, u citua nga The Wall Street Journal të ketë thënë: “Hendeku midis popullsisë dhe shtetit është bërë i pakapërcyeshëm pa kompromise të mëdha”.

“Nuk mund të shoh se si, pa ndryshime të mëdha, rojet e vjetra mund të mbijetojnë”, shtoi ai.

Pas më shumë se dy javësh, protestat e natës në rrugë dukeshin se ishin zbehur disi më 17 janar, por raportet janë të pamundura për t’u verifikuar pasi autoritetet iraniane e zhytën vendin në atë që dëshmitarët e përshkruajnë si një bllokadë digjitale pothuajse totale në përgjigje të protestave.

Reza Pahlavi, djali i Shahut të ndjerë të Iranit, tha më 16 janar se ishte i bindur se republika islamike dhe regjimi i saj do të shemben përballë protestave masive.

“Republika islamike do të bjerë — jo nëse, por kur”, i tha ai një konference për shtyp në Uashington. “Unë do të kthehem në Iran”.

Ish-princi i kurorës është shfaqur si një figurë kryesore e opozitës gjatë trazirave, megjithëse opozita iraniane në tërësi mbetet e fragmentuar dhe e paorganizuar.

Mbështetje nga jashtë

Protestuesit kanë marrë mbështetje të gjerë në rrugë dhe në aktivitete në një numër qytetesh në SHBA dhe Evropë, si dhe gjetkë.

Regjisori iranian Jafar Panahi dhe vajza e tij Solmaz Panahi në Çmimet Evropiane të Filmit në Berlin më 17 janar

Regjisori iranian Jafar Panahi bëri një apel urgjent në Çmimet Evropiane të Filmit në Berlin që bota të “reagojë” ndaj shtypjes qeveritare.

“Nëse bota nuk reagon ndaj kësaj dhune flagrante sot, jo vetëm Irani, por e gjithë bota është në rrezik”, tha ai gjatë ceremonisë hapëse.

“Dhuna, kur lihet pa përgjigje, normalizohet. Dhe kur normalizohet, ajo përhapet. Ajo bëhet ngjitëse”, tha ai.

Panahi, i cili më parë është përballur me burgim në Iran, është zotuar të kthehet në vend për të vazhduar thirrjet e tij për liri në vend.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump thotë se ka ardhur koha për “udhëheqje të re” në Iran appeared first on Sinjali.

Ylli i Real Madridit po martohet?

18 January 2026 at 09:31

Thashethemet për një martesë të afërt mes Vinicius Junior dhe influencueses Virginia Fonseca janë mohuar nga vetë Fonseca.

Ajo sqaroi se lidhja e tyre sapo ka nisur, nuk kanë kaluar as tre muaj dhe martesa nuk është aktualisht në plan, edhe pse nuk e përjashton mundësinë në të ardhmen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ylli i Real Madridit po martohet? appeared first on Sinjali.

Superliga e Basketbollit sonte sjell dy përballjet e fundit të javës së 16-të

18 January 2026 at 09:30

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon edhe sonte me përballje interesante, që shënojnë fundin e javës së 16-të.

Dy ndeshje të rëndësishme zhvillohen në qytetet e Gjakovës dhe Prizrenit.

Në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Vëllaznimi do të presë Trepçën, ndërsa në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren zhvillohet përballja mes Bashkimit dhe Rahovecit 029.

Orari i ndeshjeve të së dielës është:

17:00 – Vëllaznimi vs Trepça

19:45 – Bashkimi vs Rahoveci 029

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Superliga e Basketbollit sonte sjell dy përballjet e fundit të javës së 16-të appeared first on Sinjali.

Selena Gomes shfaqet e bukur edhe pa grim

18 January 2026 at 09:17

Selena Gomez ndau një selfie pa grim në Instagram, duke krijuar kontrast me paraqitjet e saj zakonisht glamuroze.

Fotoja, e postuar në Stories, e tregonte 33-vjeçaren me bluzë të bardhë dhe flokë të kapur mbrapa.

Vetëm një ditë më parë, ajo kishte publikuar imazhe me grim të plotë për të promovuar bronzerin e ri të linjës së saj Rare Beauty, duke theksuar sytë me grim smokey dhe qerpikë të dendur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Selena Gomes shfaqet e bukur edhe pa grim appeared first on Sinjali.

Kryeministri spanjoll: Pushtimi amerikan i Grenlandës do ta bënte Putinin njeriun më të lumtur në tokë

18 January 2026 at 09:04

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se një pushtim amerikan i Grenlandës “do ta bënte Putinin njeriun më të lumtur në tokë” në një intervistë për gazetën të botuar të dielën.

Sanchez tha se çdo veprim ushtarak nga SHBA-të kundër ishullit të madh arktik të Danimarkës do të dëmtonte NATO-n dhe do të legjitimonte pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

“Nëse përqendrohemi te Groenlanda, duhet të them se një pushtim i atij territori nga SHBA-të do ta bënte Vladimir Putinin njeriun më të lumtur në botë. Pse? Sepse do të legjitimonte përpjekjen e tij për pushtimin e Ukrainës”, tha ai në një intervistë në gazetën La Vanguardia.

“Nëse Shtetet e Bashkuara do të përdornin forcën, kjo do të ishte kambana e vdekjes për NATO-n. Putini do të ishte dyfish i lumtur.”, shkruan Reuters.

Presidenti Donald Trump të shtunën duket se ndryshoi qëndrim ndaj Groenlandës, duke u zotuar të zbatojë një valë tarifash në rritje ndaj aleatëve evropianë derisa Shtetet e Bashkuara të lejohen të blejnë Groenlandën.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se tarifat shtesë prej 10% të importit do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt për mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Holanda, Finlanda dhe Britania e Madhe – të gjitha tashmë të nënshtruara ndaj tarifave të vendosura nga Trump.

Këto tarifa do të rriten në 25% më 1 qershor dhe do të vazhdojnë derisa të arrihet një marrëveshje që SHBA-të të blejnë Groenlandën, shkroi Trump.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeministri spanjoll: Pushtimi amerikan i Grenlandës do ta bënte Putinin njeriun më të lumtur në tokë appeared first on Sinjali.

Pesë minuta më shumë ecje çdo ditë mund të zgjatin jetën

18 January 2026 at 09:00

Pesë minuta në kohën e duhur, vetëm pesë minuta më shumë në ditë. Shkenca po fillon të na tregojë se, kur përdoren në mënyrën e duhur, ato minuta mund ta ndryshojnë vërtet ekuilibrin e jetëgjatësisë, shkruan salute.eu.

Dhe pikërisht këtu fillojnë dy studime, të cilat përpiqen të përcaktojnë vlerën e kësaj diference.

Studimi i botuar në ”The Lancet” fillon pikërisht këtu dhe përpiqet të përcaktojë sasinë e efektit të ndryshimeve të vogla, por realiste, të matura me pajisje dhe jo vetëm të treguara teorikisht.

Të dhënat më konkrete janë këto: shtimi i pesë minutave aktivitet fizik me intensitet të moderuar në ditë, për shembull, ecja me rreth 5,0 km/h, shoqërohet me një ulje prej rreth 10% të të gjitha vdekjeve midis shumicës së të rriturve që bëjnë 17 minuta aktivitet të moderuar në ditë – dhe rreth 6% midis më pak aktivëve, atyre që mesatarisht bëjnë vetëm dy minuta në ditë me atë intensitet.

Studimi shton një tjetër pjesë të enigmës që shpesh e nënvlerësojmë: nuk është vetëm “të lëvizësh më shumë” që ka rëndësi, por edhe “të ulesh më pak”.

Ulja e kohës së qëndrimit ulur me 30 minuta në ditë shoqërohet me një ulje prej 7% të vdekjeve të cilët kalojnë rreth 10 orë në ditë ulur, dhe rreth 3% nga më sedentarët, të cilët kalojnë deri në 12 orë.

Përfitimi më i madh, siç pritej, shfaqet kur nëse 20% më pak aktivë do të rrisnin aktivitetin e tyre me pesë minuta në ditë, ndikimi i përgjithshëm do të ishte më i theksuari.

Kur numri i minutave dyfishohet, kurba vazhdon të zhvendoset: 10 minuta më shumë në ditë me të paktën aktivitet të moderuar shoqërohen me një ulje prej 15% të vdekjeve midis shumicës dhe një ulje prej 9% midis më pak aktivëve, ndërsa 1 orë më pak ulur shoqërohet me një ulje prej 13% midis shumicës dhe një ulje prej 6% midis më pak aktivëve.

Sa më shumë ushtrime bëjnë njerëzit midis moshës 50 dhe 70 vjeç, aq më e ulët është incidenca e sëmundjes së Alzheimerit dhe demencës.

Studimi kombinon të dhëna nga mbi 135 000 të rritur nga grupe të shumta në Norvegji, Suedi dhe Shtetet e Bashkuara, me një studim mesatar prej tetë vjetësh.

Një kombinim faktorësh

Për njerëzit me gjumin, aktivitetin fizik dhe zakonet më të këqija të të ushqyerit, autorët vlerësojnë se një numër i vogël rregullimesh të koordinuara mund të përkthehen në përfitime të habitshme: pesë minuta më shumë gjumë, dy minuta më shumë aktivitet nga mesatarja në energji dhe gjysma e një porcioni shtesë perimesh në ditë teorikisht mund t’u shtojnë një vit shtesë jetë atyre që fillojnë nga më e keqja.

Rreth 7-8 orë gjumë, më shumë se 40 minuta aktivitet në ditë dhe një dietë e shëndetshme shoqërohet me mbi nëntë vjet jetë shtesë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pesë minuta më shumë ecje çdo ditë mund të zgjatin jetën appeared first on Sinjali.

Rama publikon letrën e presidentit amerikan, Trump: Ftoj Shqipërinë si shtet themelues në Bordin e Paqes

18 January 2026 at 08:40

Kryeministri Edi Rama ka publikuar letrën e marrë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ku Shqipëria ftohet për të qenë si shtet anëtar themelues, dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës.

Në letrën e tij Trump shpjegon se si më 29 shtator 2025, ai shpalli “Planin Gjithëpërfshirës për fundin e konfliktit në Gaza, një plan veprimi me 20 pika, i mbështetur menjëherë nga të gjithë Udhëheqësit Botërorë, përfshirë edhe Krerët kryesorë në Botën Arabe, Izrael, dhe Europë”. Ndërsa më pas thekson se Bordi i Paqes “do të themelohet si një Organizatë e Re Ndërkombëtare dhe Administratë Qeverisëse Tranzitore.

Si Kryetar i Bordit, ftoj zyrtarisht Republikën e Shqipërisë të përfaqësuar prej jush, të na bashkohet si Shtet Anëtar Themelues, dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes. Ky bord do të jetë aq i veçantë sa kurrë më parë nuk ka ezistuar diçka e ngjashme me të! Çdo Shtet Anëtar mund të caktojë një përfaqësues të autorizuar në emër të tij për të marrë pjesë dhe kontribuar në takime. Bashkëngjitur gjeni Planin Gjithëpërfshirës, dhe Statutin e Bordit, i cili tani është i disponueshëm për nënshkrimin tuaj dhe ratifikimin”, shkruan Trump në letrën e tij drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Letra e plotë: 

Shkëlqësia e Tij

Edi Rama

Kryeministër i Shqipërisë

Tiranë

I nderuar Kryeministër,

Është një nder i madh për mua t’ju ftoj ju, si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, të më bashkoheni në një përpjekje Historike dhe Madhështore për forcimin e Paqes në Lindjen e Mesme dhe, njëkohësisht, të ndërmarrim një qasje të re plot guxim për zgjidhjen e Konfliktit Global!

Më 29 shtator 2025, shpalla Planin Gjithëpërfshirës për fundin e konfliktit në Gaza, një plan veprimi me 20 pika, i mbështetur menjëherë nga të gjithë Udhëheqësit Botërorë, përfshirë edhe Krerët kryesorë në Botën Arabe, Izrael, dhe Europë. Në vijim të këtij Plani, më 17 Nëntor, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë mbizotëruese Rezolutën 2803, duke mirëpritur dhe mbështetur këtë plan.

Tani është koha që t’i kthejmë gjithë Ëndrrat në realitet. Bordi i Paqes është në zemër të këtij Plani dhe ky është Bordi më mbresëlënës dhe më me ndikim i krijuar ndonjëherë, i cili do të themelohet si një Organizatë e Re Ndërkombëtare dhe Administratë Qeverisëse Tranzitore.

Arritja jonë sjell së bashku një grup kombesh të dalluara që janë gati të marrin mbi supe përgjegjësinë fisnike të ndërtimit të PAQES së PËRHERSHME, një Nder i rezervuar për ata që janë të përgatitur të udhëheqin me shembullin e tyre, dhe të përkushtohen me mjeshtëri për një të ardhme të sigurtë e të begatë për brezat që do të vijnë. Në një te ardhme të afërt, ne do t’i mbledhim partnerët tanë të mrekullueshëm e të përkushtuar, shumica e të cilëve janë Udhëheqës Botërorë shumë të respektuar.

Si Kryetar i Bordit, ftoj zyrtarisht Republikën e Shqipërisë të përfaqësuar prej jush, të na bashkohet si Shtet Anëtar Themelues, dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes. Ky bord do të jetë aq i veçantë sa kurrë më parë nuk ka ezistuar diçka e ngjashme me të! Çdo Shtet Anëtar mund të caktojë një përfaqësues të autorizuar në emër të tij për të marrë pjesë dhe kontribuar në takime. Bashkëngjitur gjeni Planin Gjithëpërfshirës, dhe Statutin e Bordit, i cili tani është i disponueshëm për nënshkrimin tuaj dhe ratifikimin.

Me kënaqësi pres të punojmë së bashku, edhe për shumë gjatë në të ardhmen, drejt qëllimit të vendosjes së përhershme të PAQES BOTËRORE, MIRËQËNIES, DHE MADHËSHTISË PËR TË GJITHË!

Me urimet më të mira, Unë jam,

Sinqerisht,

𝗗𝗢𝗡𝗔𝗟𝗗

DONALD J. TRUMP

PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rama publikon letrën e presidentit amerikan, Trump: Ftoj Shqipërinë si shtet themelues në Bordin e Paqes appeared first on Sinjali.

Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?

18 January 2026 at 07:53

Dashi

Energjia jote është e lartë dhe të shtyn të marrësh iniciativa, sidomos në çështje pune. Kujdes me reagimet e shpejta në biseda personale, sepse jo të gjithë ecin me të njëjtin ritëm. Një vendim i matur sot sjell përfitime afatgjata.

Demi

Kjo ditë të fton të përqendrohesh te stabiliteti dhe siguria personale. Mund të mendosh më seriozisht për financat ose për një hap të rëndësishëm profesional. Në marrëdhënie, sinqeriteti është çelësi për të shmangur keqkuptimet.

Binjakët

Komunikimi është pika jote më e fortë sot dhe të ndihmon të zgjidhësh çështje të mbetura pezull. Ide të reja mund të lindin nga një bisedë e papritur. Mos e shpërnda energjinë në shumë drejtime njëkohësisht.

Gaforrja

Ndjeshmëria është e theksuar dhe të bën më të vëmendshëm ndaj nevojave të të tjerëve. Është një ditë e mirë për të forcuar lidhjet familjare ose emocionale. Kujdes të mos neglizhosh veten duke u marrë vetëm me problemet e të tjerëve.

Luani

Dëshira për t’u dalluar është e fortë, por sot vlerësohet më shumë bashkëpunimi sesa imponimi. Një projekt i përbashkët mund të sjellë rezultate pozitive. Në dashuri, gjestet e vogla kanë më shumë peshë se fjalët e mëdha.

Virgjëresha

Detajet kërkojnë vëmendje dhe aftësia jote organizative del në pah. Është moment i mirë për të rregulluar çështje praktike ose për të planifikuar ditët në vijim. Mos u bëj tepër kritik, as me veten dhe as me të tjerët.

Peshorja

Balanca mes dëshirave personale dhe kërkesave të të tjerëve është tema kryesore e ditës. Mund të përballesh me një zgjedhje që kërkon diplomaci. Harmonia arrihet kur shpreh qartë atë që ndjen.

Akrepi

Intuita është shumë e fortë dhe të ndihmon të kuptosh situata që nuk janë të qarta në sipërfaqe. Është ditë e mirë për vendime strategjike dhe për reflektim të brendshëm. Shmang debatet e panevojshme.

Shigjetari

Optimizmi të shtyn të shohësh përpara dhe të mendosh për plane të reja. Një lajm ose kontakt mund të hapë mundësi interesante. Kujdes me premtimet, sepse jo çdo ide është gati për t’u realizuar menjëherë.

Bricjapi

Përgjegjësitë janë në plan të parë dhe kërkojnë përqendrim maksimal. Puna e palodhur sot vë bazat për suksesin e ardhshëm. Në aspektin personal, lejoji vetes pak më shumë fleksibilitet.

Ujori

Origjinaliteti yt bie në sy dhe të ndihmon të dalësh nga rutina. Është ditë e favorshme për ide kreative dhe për diskutime ndryshe nga zakonisht. Dëgjo mendimet e të tjerëve, edhe nëse nuk pajtohesh menjëherë.

Peshqit

Imagjinata dhe ndjeshmëria të udhëheqin në vendimet e ditës. Një moment qetësie të ndihmon të kuptosh më mirë dëshirat e tua. Në marrëdhënie, empatia krijon afërsi dhe mirëkuptim më të thellë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju? appeared first on Sinjali.

Gruaja e ambasadorit Walker në gjendje të mirë shëndetësore, lirohet nga QKMF-ja në Viti

18 January 2026 at 07:40

Bashkëshortja e ambasadorit William Walker dje ka pasur një shqetësim shëndetësor gjatë vizitës së saj në qytetin e Vitisë.

Ajo u trajtua menjëherë nga ekipi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli, ka bërë të ditur për Plus TV se pas trajtimit të menjëhershëm, gjendja shëndetësore e saj është stabilizuar dhe ajo është liruar për të vazhduar aktivitetet e planifikuara.

Siç raportojnë mediat lokale, reagimi i shpejtë dhe profesional i Qendrës së Emergjencës në Viti ka qenë kyç për menaxhimin e situatës dhe trajtimin me sukses të saj.

Me këtë rast, ambasadori Walker ka falënderuar stafin mjekësor për intervenimin e tyre profesional.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gruaja e ambasadorit Walker në gjendje të mirë shëndetësore, lirohet nga QKMF-ja në Viti appeared first on Sinjali.

Rinumërimi i gjysmës së votave: Kush janë kandidatët më të favorizuar dhe cilët u dëmtuan më shumë?

18 January 2026 at 07:34

Kur janë rinumëruar gati gjysma e kutive të votimit nga 914 që janë dërguar për verifikim, janë vërejtur ndryshime të dukshme në votat e kandidatëve për deputetë.

Nga tri partitë më të votuara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shfaq më së shumti ndryshime në votat për kandidatët pas nisjes së rinumërimit të pjesshëm.

Në shumicën e rasteve, kandidatëve të caktuar u janë shtuar vota në masë të madhe, derisa pas rinumërimit ka pasur edhe kandidatë të dëmtuar me mbi 500 vota.

Dyshime për manipulime masive janë raportuar në Prizren, ku mbi 4 mijë vota iu shtuan vetëm një kandidati. Në partitë tjera, ndryshimet kanë qenë të vogla.

PDK – Kandidatët që më së shumti iu hoqën vota pas rinumërimit:

  • Fetah Paçarizi: -4,633 vota
  • Nait Hasani: -2,603 vota
  • Kujtim Gashi: -1,819 vota
  • Arianit Çollaku: -1,416 vota

PDK – Kandidatët që më së shumti iu rikthyen votat nga KQZ pas rinumërimit:

  • Uran Ismaili: +563 vota
  • Arian Tahiri: +502 vota
  • Përparim Gruda: +324 vota
  • Vlora Çitaku: +372 vota

LDK – Kandidatët që më së shumti iu hoqën vota pas rinumërimit:

  • Xhavit Uka: -1,202 vota
  • Driton Selmanaj: -828 vota
  • Anton Quni: -425 vota
  • Visar Azemi: -353 vota

LDK – Kandidatët që më së shumti iu rikthyen votat nga KQZ pas rinumërimit:

  • Paris Guri: +125 vota
  • Gëzim Hazrolli: +118 vota
  • Festim Kabashi: +89 vota
  • Ukë Rugova: +74 vota

LVV – Kandidatët që më së shumti iu hoqën vota pas rinumërimit:

  • Arbër Rexhaj: -526 vota
  • Rea Krasniqi: -430 vota
  • Valon Ramadani: -382 vota
  • Dafina Alishani: -321 vota

LVV – Kandidatët që më së shumti iu rikthyen votat nga KQZ pas rinumërimit:

  • Glauk Konjufca: +100 vota
  • Hajrulla Çeku: +91 vota
  • Ejup Maqedonci: +72 vota
  • Xhelal Sveçla: +61 vota
  • Shqipe Mehmeti Selimi: +60 vota

Procesi i rinumërimit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim. KQZ-ja ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare do të publikohen vetëm pas përfundimit të plotë të verifikimit të të gjitha vendvotimeve të përfshira në këtë proces.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi i gjysmës së votave: Kush janë kandidatët më të favorizuar dhe cilët u dëmtuan më shumë? appeared first on Sinjali.

Thyen rregullat e Vëllait të Madh, kush përfundoi në televotim?

18 January 2026 at 07:28

Mbrëmë, në shtëpinë e Big Brother u hap Zarfi i Zi, një vendim që ndryshoi menjëherë rrjedhën e lojës.

Si pasojë e shkeljes së rregullave, Ina, Kejisi dhe Eriku u dërguan direkt në televotim.

Pas këtij vendimi, në qendër të vëmendjes u vendos Brikena, liderja aktuale e shtëpisë, e cila kishte avantazhin e shpëtimit. Ajo kishte mundësinë të zgjidhte mes Inës dhe Stelinës, dy banoreve të vetme që mund të përfitonin nga ky avantazh.

Në vend të kësaj, ajo zgjodhi ta bashkonte Mateon me televotimin, duke dhënë qartë mesazhin se mes saj dhe Mateos nuk ka asgjë të veçantë.

Ky lëvizje e Brikenës ka ngjallur reagime të ndryshme brenda shtëpisë dhe ka rikthyer tensionin mes banorëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Thyen rregullat e Vëllait të Madh, kush përfundoi në televotim? appeared first on Sinjali.

Udhëheqësit evropianë thonë se kërcënimi i Trumpit me tarifa për Grenlandën është i papranueshëm

18 January 2026 at 07:16

Një kërcënim nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për të vendosur tarifa të reja ndaj tetë aleatëve që kundërshtuan planin e tij për marrjen nën kontroll të Grenlandës, ka nxitur reagime dhe dënime të forta nga liderët evropianë.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, e quajti këtë veprim “plotësisht të gabuar”, ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se është “i papranueshëm”.

Këto reagime erdhën pasi Trump njoftoi se një tarifë prej 10 për qind ndaj mallrave nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda do të hyjë në fuqi më 1 shkurt, por mund të rritet më vonë në 25 për qind dhe të zgjasë deri në arritjen e një marrëveshjeje, njofton bbc, transmeton Sinjali.

Trump këmbëngul se territori autonom danez është jetik për sigurinë e SHBA-së dhe nuk e ka përjashtuar marrjen e tij edhe me forcë. Pas këtyre kërcënimeve, Bashkimi Evropian thirri një takim urgjent për të dielën në orën 17:00 në Bruksel (16:00 GMT). Në takim do të marrin pjesë ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së, sipas agjencisë Reuters.

Ndërkohë, mijëra persona dolën në rrugë në Grenlandë dhe Danimarkë të shtunën për të protestuar kundër planit amerikan për marrjen nën kontroll të territorit.

Grenlanda është pak e populluar, por e pasur me burime natyrore dhe pozicioni i saj mes Amerikës së Veriut dhe Arktikut e bën strategjike për sistemet e paralajmërimit të hershëm në rast sulmesh raketore dhe për monitorimin e lëvizjeve detare në rajon.

Trump ka deklaruar më herët se Uashingtoni do ta marrë territorin “në mënyrën e lehtë” ose “në mënyrën e vështirë”. Vendet evropiane janë rreshtuar në mbështetje të Danimarkës, duke argumentuar se siguria e rajonit të Arktikut duhet të jetë përgjegjësi e përbashkët e NATO-s.

Franca, Gjermania, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar kanë dërguar një numër të vogël trupash në Grenlandë në kuadër të një misioni të ashtuquajtur zbulues.

Duke shpallur tarifat e reja përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump tha se këto vende po luanin “një lojë shumë të rrezikshme”. Në rrezik, sipas tij, është “siguria dhe mbijetesa e planetit tonë”.

Ai shtoi se tarifa prej 10 për qind për mallrat e eksportuara drejt SHBA-së do të rritet në 25 për qind në qershor dhe do të mbetet në fuqi “derisa të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë dhe totale të Grenlandës”.

Në reagimin e tij, Starmer tha: “Vendosja e tarifave ndaj aleatëve për shkak të ndjekjes së sigurisë kolektive të NATO-s është plotësisht e gabuar. Ne do ta trajtojmë këtë çështje drejtpërdrejt me administratën amerikane”.

Edhe liderët opozitarë në Mbretërinë e Bashkuar e kritikuan njoftimin e Trump. Kryetarja e Partisë Konservatore, Kemi Badenoch, i quajti tarifat “një ide të tmerrshme”, ndërsa lideri i Reform UK, Nigel Farage, tha se ato “do të na dëmtojnë”.

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi: “Kërcënimet me tarifa janë të papranueshme në këtë kontekst… Ne nuk do të ndikohemi nga asnjë formë intimidimi”.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, tha: “Ne nuk do të lejojmë të shantazhohemi”. Ai shtoi se Suedia po zhvillon diskutime intensive me vendet e tjera të BE-së, Norvegjinë dhe Mbretërinë e Bashkuar për të gjetur një përgjigje të përbashkët.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkroi në X se “integriteti territorial dhe sovraniteti janë parime themelore të së drejtës ndërkombëtare”, duke paralajmëruar se tarifat do të minonin marrëdhëniet transatlantike dhe do të rrezikonin një spiralë të rrezikshme përshkallëzimi.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se “Kina dhe Rusia po përfitojnë nga kjo situatë”, duke shtuar se ndarjet mes aleatëve u shërbejnë vetëm atyre.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi se Bashkimi Evropian do të jetë “shumë i vendosur në mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare”, duke theksuar se kjo nis nga territori i shteteve anëtare të BE-së.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, tha se kërcënimi kishte ardhur “si befasi”.

Ndërkohë, eurodeputeti gjerman Manfred Weber, kreu i grupit konservator PPE në Parlamentin Evropian, tha se veprimi i Trump ngre pikëpyetje për marrëveshjen tregtare BE-SHBA, e cila ende nuk është ratifikuar.

Sipas kësaj marrëveshjeje, SHBA-ja do të vendoste tarifa prej 15 për qind ndaj mallrave të BE-së, ndërsa blloku evropian do të hapte tregjet për eksportuesit amerikanë me tarifa zero për disa produkte.

“PPE është pro marrëveshjes BE-SHBA, por për shkak të kërcënimeve të Donald Trump lidhur me Grenlandën, miratimi nuk është i mundur në këtë fazë”, shkroi Weber në X, duke shtuar se tarifat zero për produktet amerikane duhet të pezullohen.

Nga ana tjetër, ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, tha se Danimarka “nuk ka burimet apo kapacitetet e nevojshme” për rajonin verior, duke shtuar se jeta e banorëve të Grenlandës do të ishte “më e sigurt, më e fortë dhe më e begatë nën ombrellën e Shteteve të Bashkuara”.

Trump ka deklaruar shpesh se “tarifa” është fjala e tij e preferuar dhe e sheh atë si një mjet presioni për të detyruar vendet të përshtatin politikat e tyre sipas interesave të Shtëpisë së Bardhë.

Megjithatë, ky njoftim përfaqëson një përshkallëzim të madh të përpjekjeve të tij për të marrë Grenlandën, pavarësisht kundërshtimeve.

Nuk është e qartë se çfarë e nxiti menjëherë këtë vendim, i cili u përmend për herë të parë nga Trump të premten gjatë një deklarate për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo ndodhi vetëm pak ditë pasi zyrtarë amerikanë dhe danezë ranë dakord për krijimin e një grupi të nivelit të lartë pune për të diskutuar të ardhmen e ishullit, një zhvillim që në qarqet diplomatike u pa si skenari më i mirë i mundshëm për Danimarkën dhe aleatët e saj evropianë.

Në vend të kësaj, tarifat e fundit kanë shtuar urgjencën e çështjes dhe kanë tensionuar marrëdhëniet me aleatët e NATO-s dhe partnerët tregtarë.

Gregory Meeks, demokrati më i lartë në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, tha se do të propozojë një rezolutë për t’i dhënë fund menjëherë këtyre “tarifave të paligjshme dhe absurde”.

Ai shtoi se Trump po krijon një krizë të rreme të jashtme, ndërkohë që po injoron shqetësimin kryesor të amerikanëve: koston e jetesës.

Sipas sondazheve, 85 për qind e banorëve të Grenlandës kundërshtojnë bashkimin me SHBA-në.

Protesta kundër planeve të Trump u mbajtën të shtunën në qytete daneze dhe në kryeqytetin e Grenlandës, Nuuk, ku u panë pankarta me mbishkrimet “Duart larg Grenlandës” dhe “Grenlanda për grenlandezët”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Udhëheqësit evropianë thonë se kërcënimi i Trumpit me tarifa për Grenlandën është i papranueshëm appeared first on Sinjali.

Google teston “Personal Intelligence”, asistentin që “di më shumë për ju”

18 January 2026 at 07:05

Kompania Google ka prezantuar një funksion të ri në versionin beta të aplikacionit të saj të inteligjencës artificiale, Gemini, të quajtur “Personal Intelligence”.

Ky funksion i ri synon të ndryshojë mënyrën se si inteligjenca artificiale ndihmon përdoruesit në detyrat e përditshme, duke ofruar përgjigje më të personalizuara dhe më kontekstuale. Përmes tij, përdoruesit mund të lidhin disa nga shërbimet e Google-it, si Gmail, Google Photos, Search dhe YouTube, në mënyrë që Gemini të ketë qasje të sigurt në disa të dhëna personale.

Falë kësaj qasjeje, në vend që të japë vetëm informacion të përgjithshëm, Gemini mund të “kuptojë” kontekstin nga emailet, fotot apo kërkimet e mëparshme dhe të sugjerojë zgjidhje më të sakta, të përshtatura për situata specifike të përdoruesit.

Google bën të ditur se funksioni “Personal Intelligence” është i fikur si parazgjedhje dhe se përdoruesit vendosin vetë se cilat aplikacione duan t’i lidhin me Gemini. Kompania thekson se privatësia është në qendër të këtij sistemi, pasi të dhënat mbeten nën kontrollin e përdoruesit dhe përdoren vetëm pasi ai të ketë dhënë leje.

Aktualisht, “Personal Intelligence” është i disponueshëm vetëm në versionin beta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryesisht për abonentët e paketave Google AI Pro dhe AI Ultra. Megjithatë, Google ka paralajmëruar se ka plane për ta zgjeruar këtë funksion edhe në vende të tjera, si dhe për përdoruesit falas në muajt e ardhshëm.

Me këtë risi, Google synon të bëjë një hap përpara në konkurrencë me sistemet e tjera të inteligjencës artificiale, duke shfrytëzuar ekosistemin e vet të shërbimeve të ndërlidhura.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Google teston “Personal Intelligence”, asistentin që “di më shumë për ju” appeared first on Sinjali.

Parashikimi i motit për sot: Me vranësira, temperaturat minimale prej -5 deri në 0°C

18 January 2026 at 06:59

Sot parashikohet që vranësirat e ulëta të jenë të pranishme deri në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë orëve vijuese të ditës pritet të tërhiqen. Në jug të vendit, vranësirat mund të mbeten deri vonë pasdite ose në mbrëmje.

Era do të fryjë nga veriu dhe lindja me shpejtësi prej 10-33 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton Sinjali.

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -5 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 6°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parashikimi i motit për sot: Me vranësira, temperaturat minimale prej -5 deri në 0°C appeared first on Sinjali.

SHBA-të vrasin një person të lidhur me Al-Qaeda-n, kishte lidhje me terroristin e ISIS-it që vrau tre amerikanë muajin e kaluar

17 January 2026 at 23:39

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi të shtunën se një udhëheqës i lidhur me al-Kaedën, i cili kishte lidhje të drejtpërdrejta me një terrorist të ISIS-it përgjegjës për vrasjen e dy anëtarëve të shërbimit amerikan dhe një përkthyesi amerikan më 13 dhjetor, u vra në një sulm amerikan në veriperëndim të Sirisë të premten.

Zyrtarët e CENTCOM thanë se Bilal Hasan al-Jasim ishte një udhëheqës terrorist me përvojë i cili komplotoi sulme dhe ishte “i lidhur drejtpërdrejt” me personin e armatosur të ISIS-it i cili vrau dhe plagosi personelin amerikan dhe sirian muajin e kaluar në Palmyra, Siri, raporton Fox News.

“Vdekja e një operativi terrorist të lidhur me vdekjen e tre amerikanëve tregon vendosmërinë tonë në ndjekjen e terroristëve që sulmojnë forcat tona”, tha komandanti i CENTCOM-it, Admirali Brad Cooper. “Nuk ka vend të sigurt për ata që kryejnë, komplotojnë ose frymëzojnë sulme ndaj qytetarëve amerikanë dhe luftëtarëve tanë. Ne do t’ju gjejmë.”

Operacioni Hawkeye Strike rezultoi në goditjen e më shumë se 100 objektivave të infrastrukturës dhe vendeve të armëve të ISIS-it nga forcat amerikane dhe partnere me mbi 200 municione precize.

Më shumë se 300 operativë të ISIS-it u kapën dhe më shumë se 20 u vranë në të gjithë Sirinë brenda vitit të kaluar, sipas CENTCOM.

I Dërguari Special i SHBA-së për Sirinë, Tom Barrack, u takua me Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa, Ministrin e Jashtëm Asaad al-Shaibani dhe anëtarët e ekipit të tyre në Damask më 10 janar për të diskutuar zhvillimet e fundit në Aleppo dhe rrugën më të gjerë përpara për tranzicionin historik të Sirisë.

Në një deklaratë për X, Barrack tha se Presidenti Donald Trump ra dakord të heqë sanksionet në mënyrë që “t’i japë Sirisë një shans” për të ecur përpara.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara mirëpret tranzicionin historik të Sirisë dhe i ofron mbështetjen e saj qeverisë siriane nën Presidentin Ahmed al-Sharaa ndërsa ajo punon për të stabilizuar vendin, për të rindërtuar institucionet kombëtare dhe për të përmbushur aspiratat e të gjithë sirianëve për paqe, siguri dhe prosperitet”, shkroi Barrack në postim.

Ai shtoi se qeveria siriane ka riafirmuar angazhimin e saj ndaj marrëveshjes së integrimit të marsit 2025 me Forcat Demokratike Siriane (SDF), por i quajti zhvillimet në Aleppo që “duket se sfidojnë kushtet e kësaj marrëveshjeje”, thellësisht shqetësuese.

“Ne i nxisim të gjitha palët të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të ndërpresin menjëherë armiqësitë dhe të kthehen në dialog në përputhje me marrëveshjet e 10 marsit dhe 1 prillit 2025 midis qeverisë siriane dhe SDF-së”, shkroi Barrack. “Dhuna rrezikon të minojë progresin e arritur që nga rënia e regjimit të Asadit dhe fton ndërhyrje të jashtme që nuk i shërbejnë interesave të asnjë pale. … Objektivi mbetet një Siri sovrane dhe e bashkuar – në paqe me veten dhe fqinjët e saj – ku barazia, drejtësia dhe mundësitë u ofrohen të gjithë njerëzve të saj.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-të vrasin një person të lidhur me Al-Qaeda-n, kishte lidhje me terroristin e ISIS-it që vrau tre amerikanë muajin e kaluar appeared first on Sinjali.

Tarifat e Trump, ambasadorët e BE-së thirren për bisedime emergjente në Bruksel

17 January 2026 at 23:27

Ambasadorët e Bashkimit Evropian janë thirrur për një takim emergjent në Bruksel.

Kjo vjen në një kohë kur vendet evropiane po diskutojnë se si të përgjigjen ndaj kërcënimit të Donald Trump për tarifa lidhur me Groenlandën, raportonSky News.

Tre diplomatë të BE-së i kanë thënë Reuters-it se bisedimet do të zhvillohen nesër.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tarifat e Trump, ambasadorët e BE-së thirren për bisedime emergjente në Bruksel appeared first on Sinjali.

Flamuri kombëtar shqiptar nxit tensione në protestën në Novi-Sad

17 January 2026 at 23:19

Aktivisti politik në Serbi, Miodrag Kapor, ka nxitur tensione në protestën e mbajtur të shtunën në Novi-Sad duke e shpalosur flamurin kombëtar shqiptar.

Sapo që turma e kishte parë, aty nisën shtyrjet e fyerjet. Kapor menjëherë u nxor nga turma me dhunë.

“Ai e solli flamurin shqiptar këtu që të tallet me ne”, tha një nga protestuesit, sipas gazetës serbe “blic”.

Pas ngjarjes, Kapor ka thënë se ka dhënë deklaratë në Polici. Siç ka thënë ai, me vete e ka pasur edhe një flamur kroat.

“I solla një flamur të Shqipërisë dhe një të Kroacisë. Të qartësohem, këta flamuj janë simbole zyrtare të njohura nga Këshillat e Komuniteteve në Serbi. I solla sepse studentët kanë thënë se janë pikërisht këta flamuj që mund të sillen në protesta. Siç e kemi parë rregullisht, flamuri boshnjak shfaqet në protesta. I sollëm këta dy flamuj për të rritur tolerancën, ashtu që të gjithë të jemi bashkë në këtë luftë”, ka thënë ai.

Në Novi-Sad u protestua sërish nga studentët që vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për vdekjen e 16 personave vitin e shkuar nga rënia e një strehe të një stacioni të trenit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Flamuri kombëtar shqiptar nxit tensione në protestën në Novi-Sad appeared first on Sinjali.

❌
❌