Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 January 2026Sinjali

Përdorte ChatGPT për taktika dhe vendime, drejtuesit e klubit shkarkuan trajnerin pasi po i rrëzonte nga kategoria

24 January 2026 at 12:52

Ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Sochit, Andrei Orlov, ka zbuluar se si ish-trajneri kryesor i klubit, Robert Moreno, e përdori ChatGPT në punën e tij dhe në çdo vendim rreth ekipit dhe ndeshjeve.

Moreno udhëhoqi ekipin rus nga dhjetori i vitit 2023 deri në shtator 2025 dhe drejtuesit e klubit vendosen ta shkarkojnë pasi një fillimi të dobët të sezonit dhe vetëm 1 pikë në 7 ndeshjet e para pas rikthimit në ligën superiore.

Aktualisht, nën udhëheqjen e Igor Osinkin, Sochi zë vendin e fundit, të 16-të, në renditjen e kampionatit rus me nëntë pikë dhe Orlov tashmë e ka akuzuar Morenon rreth punës së tij duke e cilësuar si një trajner që nuk pranonte mendimet e të tjerëve.

“Moreno nuk i respektonte fare asistentët dhe lojtarët e tij – njerëzit e ndienin këtë. Asistentët ishin vetëm ekzekutorë, ata kurrë nuk mund ta mbronin pozicionin e tyre”, ka thënë fillimisht Orlov për championat.com.

Ai gjithashtu theksoi pa-efektshmërinë e Morenos sepse, pavarësisht rezultateve të dobëta, qasja ndaj lojës nuk ndryshoi.

“Gjatë krizës, Moreno tregoi se ishte një tifoz i ChatGPT”, shtoi ai, ku si shembull përmendi përgatitjet për ndeshjen jashtë fushe në Khabarovsk.

“Roberti tha: ‘I kam zgjidhur të gjitha. I kam futur të gjithë parametrat e ndeshjes jashtë fushe në ChatGPT. Duhet të fluturojmë ditën e ndeshjes. Në Sochi, do të stërvitemi një orë më parë dhe dy ditë para nisjes, do të fillojmë stërvitjen në orën shtatë të mëngjesit'”, tha ai.

Pasi Orlov e shqyrtoi prezantimin, ai e kuptoi se plani do t’i mbante lojtarët zgjuar për 28 orë.

“Unë thashë, ‘Robert, kjo është shumë mirë, por kur do të flenë djemtë?’ Moreno futi parametrat e rinj, prezantimi u përditësua. Në fund, ne vazhduam me orarin që kishte hartuar ChatGPT”.

Përzgjedhja e lojtarëve bazuar në analizën e inteligjencës artificiale

Inteligjenca artificiale u përdor gjithashtu në përzgjedhjen e lojtarëve. Verën e kaluar, klubi rus po kërkonte një sulmues dhe përzgjedhja përfshinte Vladimir Pisarski, Pavel Meljosin dhe Artur Susenacev.

“Moreno futi të dhënat e Pisarski, Meljosin dhe Susenacev nga Ëyscout në ChatGPT. Sipas GPT, Susenacev ishte më i miri”, tha Orlov.

Kur u pyet nëse një qasje e tillë i dukej absurde, Orlov shpjegoi se përdorimi i mjeteve shtesë në vetvete nuk ishte problematik.

“Një mjet shtesë – pse jo? Por për Morenon, ChatGPT në një moment u bë një nga kryesoret”, përfundoi Orlov.

Andrei Orlov

Ndryshe, Moreno është një ish-trajner i Spanjës dhe gjithashtu ka drejtuar Monacon. Si trajner, ai u rrit përmes akademisë së Barcelonës dhe punoi si asistent në ekipin e parë. Ai gjithashtu punoi si asistent te Celta Vigo dhe Roma, dhe si trajner kryesor te Granada.

Moreno në të kaluarën është lidhur edhe me stolin e Kombëtares së Kosovës, teksa te asnjëra prej këtyre skuadra nuk ka pasur deri tani ndonjë sukses të veçantë. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përdorte ChatGPT për taktika dhe vendime, drejtuesit e klubit shkarkuan trajnerin pasi po i rrëzonte nga kategoria appeared first on Sinjali.

Trump nxit diskutime për ‘rendin e ri botëror’, ndërsa udhëheqësit sinjalizojnë ndryshimin e aleancave globale

24 January 2026 at 12:47

Presidenti amerikan Donald Trump jep. Dhe merr. I mjaftuan vetëm gjashtë ditë për të ndërtuar një botë të re. Ditën e shtatë, aleatët e deridjeshëm në Evropë mund të shpresonin me të drejtë për pak qetësi.

Që nga kërcënimet për tarifa dhe deri te synimi për të marrë Grenlandën, sjellja e Trumpit ka thyer tabu dhe e ka bërë të qartë se normat e rendit të vjetër botëror janë zhdukur, ka shkruar Associated Press në një analizë të shtunën.

Është “çarje, jo tranzicion”, siç e përshkroi prerazi kryeministri kanadez Mark Carney. Gjatë dekadave në jetën publike, Trumpi nuk ka qenë kurrë i njohur për delikatesë, por trazirat e javës së fundit kanë qenë të jashtëzakonshme edhe sipas standardeve të tij.

Ato kanë kristalizuar vendosmërinë e tij për të fshirë rendin e bazuar në rregulla që ka udhëhequr politikën e jashtme amerikane – dhe për rrjedhojë edhe atë perëndimore – që nga Lufta e Dytë Botërore. Në vend të tij po lind një arenë pa rregulla, ku fitojnë më të zhurmshmit dhe më të fortët, ndërsa themeli i vjetër – besimi transatlantik, dikur i pathyeshëm – nuk ekziston më.

Një javë e paprecedentë

Trumpi e kishte shprehur dëshirën për territorin danez të Grenlandës që në vitin 2019. Por vetëm shpërthimi i javës së kaluar, me kërcënime të hapura ndaj një aleati të NATO-s, e tronditi vërtet Evropën. “Në një mënyrë apo në një tjetër, ne do ta kemi Grenlandën”, premtoi Trump, edhe nëse “duhet ta bëjmë në mënyrën e vështirë”.

Para se të shtynte tarifat ndaj disa vendeve evropiane, ai i bëri presion Danimarkës që të “thoshte po” ndaj kërkesës amerikane për kontrollin e Grenlandës.

“Dhe ne do të jemi shumë mirënjohës. Ose mund të thoni jo, dhe ne do ta mbajmë mend”, ka shtuar ai, duke vënë në pikëpyetje edhe vetë aleancën e NATO-s.

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Trumpi foli për vendosjen e tarifave ndaj Zvicrës pasi lideri zviceran “ia kishte prishur nervat” gjatë një telefonate. Por më pas i zbuti fjalët.

I fyer nga qëndrimi gjithnjë e më i ashpër i kryeministrit kanadez Mark Carney, Trump tërhoqi ftesën për Kanadanë për t’u bashkuar me Bordin e Paqes – një organizatë që e kryeson dhe që shumë aleatë perëndimorë dyshojnë se mund të shndërrohet në një rival të OKB-së. Pjesë e kësaj organizate u bë edhe Kosova.

Realitet i ri

“Është krijuar një realitet i ri. Një realitet që shpesh është shumë i paqëndrueshëm”, u shpreh një diplomat i lartë i BE-së, duke përmendur “retorikën shumë joortodokse të administratës amerikane”. Mesazhi më në fund duket se ka mbërritur: SHBA-ja nuk është më miku dhe aleati i besueshëm që ishte dikur.

Për disa, ky është zgjim i vonuar.

“Marrëdhëniet transatlantike kanë pësuar goditje të madhe javën e kaluar”, ka thënë shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas. Ndërsa ish-presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ishte edhe më i drejtpërdrejtë: marrëdhënia transatlantike “siç e kemi njohur për dekada, ka vdekur”.

Në kërkim të një rruge të re

Përballë ambicieve të Trumpit, Evropa ka përpara një zgjedhje të qartë: sfidë apo nënshtrim. “Qetësimi nuk sjell rezultate, vetëm poshtërim”, ka thënë kryeministri polak Donald Tusk, ndërsa kryeministri belg Bart De Wever deklaroi në Davos se do të preferonte të ishte një “vasal i lumtur” sesa një “skllav i mjerë” i SHBA-së.

Liderë të tjerë, që gjatë administratës Trump kishin kërkuar mënyra për të bashkëpunuar me të, po bëhen gjithnjë e më të zëshëm. Kryeministri kanadez Carney po shfaqet shpejt si lider i një lëvizjeje që synon të bashkojë dhe balancojë fuqinë amerikane.

“Nëse nuk je në tavolinë, je në menu”, ishte fjalia e famshme e tij në Davos.

Trump reagoi ashpër, me kërcënime dhe duke tërhequr ftesën për Bordin e Paqes.

“Kanadaja jeton falë Shteteve të Bashkuara. Mbaje mend këtë, Mark, herën tjetër kur bën deklarata”, ka thënë ai.

Neni 5

Carney nuk u tërhoq. Në Britani, kryeministri Keir Starmer e dënoi Trumpin për komente “fyese dhe tronditëse”, ku presidenti amerikan dyshonte se NATO-ja do ta mbështeste SHBA-në në rast sulmi. Trumpi duket se ka harruar se Neni 5 i NATO-s, i cili obligon mbrojtjen kolektive, është aktivizuar vetëm një herë – pas sulmeve të 11 shtatorit ndaj SHBA-së.

Starmer përmendi sakrificën e 457 ushtarëve britanikë të vrarë në Afganistan, duke thënë se nuk do ta harronte kurrë “guximin dhe flijimin e tyre”. Edhe Danimarka, e përbuzur nga Trumpi, pati numrin më të lartë të viktimave për frymë mes forcave të koalicionit.

Bisedat me diplomatët e BE-së tregojnë se Evropa më në fund është bashkuar rreth nevojës për pavarësi nga kapriçot e Shtëpisë së Bardhë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes. “Krejtësisht e papranueshme”, i quajti Macron tarifat amerikane, duke shtuar: “Ne preferojmë respekt, jo bullizëm”.

Kujdes dhe zakone të vjetra

Megjithë retorikën e Trumpit, Evropa përballet me të njëjtat kërcënime si më parë. Rusia vazhdon sulmet ndaj Ukrainës, ndërsa inteligjenca ushtarake finlandeze paralajmëron për rreziqe ndaj infrastrukturës nënujore në Baltik. Edhe pse askush nuk pajtohet me dorëzimin e territoreve sovrane, rezistenca nuk është kudo e hapur.

Fuqia ushtarake dhe ekonomike amerikane mbetet thelbësore, dhe kontinenti ende nuk është gati të mbrohet i vetëm kundër Rusisë. Edhe pasi Trumpi u tërhoq nga përplasja për Grenlandën, kancelari gjerman Friedrich Merz foli për “mirënjohje” ndaj ndryshimit të qëndrimit të tij.

Vendet baltike të rezervuara

Vendet baltike, zakonisht shumë të zëshme, ishin dukshëm më të rezervuara.

“Në vend që të fokusohemi te emocionet, duhet të përqendrohemi te aspekti ushtarak dhe teknik”, ka thënë ish-ministrja lituaneze e Mbrojtjes, Dovile Sakaliene, duke shtuar se Evropës do t’i duheshin 5 deri në 10 vjet për të barazuar fuqinë ushtarake amerikane në kontinent.

“Bashkëpunimi duhet të jetë fjala kyçe, jo konfrontimi. SHBA-ja mbetet miku ynë më i afërt”, u shpreh presidenti lituanez Gitanas Nauseda.

Në Washington, megjithatë, administrata nuk po tregon shenja të tërheqjes. Steve Bannon, ish-këshilltar i Trumpit, ka thënë se presidenti po ndjek një “strategji maksimaliste” dhe duhet të vazhdojë “derisa të përballet me rezistencë”.

“Dhe ende nuk kemi hasur rezistencë”, përfundoi ai.

Senatori demokrat Chris Coons vuri në dukje se Trumpi tërhiqet vetëm kur vendet si Kina “tregojnë forcë dhe qëndrueshmëri”.

“Ata që janë treguar të butë dhe kanë negociuar me mirëbesim, si BE-ja, nuk duket se kanë fituar respektin e tij. Secili mund të nxjerrë përfundimet e veta, por për mua, përpjekja për të qetësuar dikë me kërkesa të paekuilibruara tregon qartë se cili duhet të jetë kursi i veprimit”, ka thënë Coons.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump nxit diskutime për ‘rendin e ri botëror’, ndërsa udhëheqësit sinjalizojnë ndryshimin e aleancave globale appeared first on Sinjali.

E vrau partneren para syve të fëmijës, drejtësia franceze dënon Liridon Berishën me burgim të përjetshëm

24 January 2026 at 12:35

Pas katër ditësh debat, Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle e dënoi sërish Liridon Berishën, 27-vjeç, me burgim të përjetshëm për vrasjen e partneres së tij, Stephanie Di Vincenzo, e cila u godit me thikë në mes të rrugës në Hayange (Moselle), natën mes 23 dhe 24 majit të vitit 2021.

Dënimi u shoqërua me një periudhë pa të drejtë lirimi me kusht prej 18 vitesh. Në vitin 2024, në shkallë të parë, dënimi ishte shoqëruar me një periudhë pa të drejtë lirimi me kusht prej 22 vitesh, maksimumi i paraparë, raporton AFP, transmeton Klankosova.tv.

Viktima u godit me thikë para syve të fëmijës së çiftit

Viktima, 22-vjeçe, ishte masakruar nga partneri i saj teksa përpiqej në mënyrë dëshpëruese të kërkonte ndihmë nga forcat e rendit, duke i rënë ziles së interfonit të komisariatit të Hayange, i cili ndodhet 45 metra larg banesës së saj, prej nga kishte ikur përmes dritares.

Partneri i saj e kishte ndjekur me thikë në rrugë, duke e goditur në sytë e fqinjëve dhe të fëmijës së çiftit, e cila në atë kohë ishte 4-vjeçe.

Një skenë e cilësuar “jashtë normales për nga dhuna” nga prokurori i përgjithshëm, Nicolas Burkel, të premten. “As prania e dëshmitarëve dhe as ajo e vajzës së tij nuk e penguan të vazhdonte aktin”, vijoi ai. “Si në korrida, ai e ka shpuar për ta dobësuar para se t’ia merrte jetën, e më pas ka pështyrë mbi trupin e saj, një goditje shtesë e poshtërsisë!”

Ai kishte kërkuar konfirmimin e dënimit të dhënë në shkallë të parë, duke e cilësuar atë si një “dënim të eliminimit shoqëror”, transmeton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, Arnaud Blanc, avokati i Liridon Berishës, sipas medias “Ouest-France”, kujtoi se klienti i tij ishte “lindur në vitin 1998, në mes të luftës së Kosovës, aty ku ndodhi masakra më e madhe e asaj lufte, dhe se pas mbërritjes në territorin francez ishte vendosur nën kujdes, pasi ‘brenda familjes mbizotëronte tmerri’”.

Por, femicidi shkaktoi polemikë. Forcat e rendit kishin ndërhyrë rreth dhjetë herë në banesën e çiftit para se të kryhej akti i tmerrshëm. Disa muaj para vrasjes, viktima kishte paraqitur një kallëzim, i cili nuk ishte përcjellë në prokurori.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E vrau partneren para syve të fëmijës, drejtësia franceze dënon Liridon Berishën me burgim të përjetshëm appeared first on Sinjali.

Gjykata në Prizren sot mban seancë dëgjimore ndaj 109 të arrestuarve për manipulim të votave

24 January 2026 at 12:32

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se sot, më 24.01.2026, nga ora 14:00, do të zhvillohen seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë për rastin ku, më 23 janar 2026, janë ndaluar 109 persona nën dyshimin për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit.

Sipas Gjykatës, ky njoftim vlen vetëm për oraret e seancave dëgjimore, ndërsa procesi i pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore Prizren për caktimin e masës së sigurisë ende nuk ka përfunduar.

Numri përfundimtar i kërkesave dhe personave për të cilët do të kërkohet masa e sigurisë nuk është ende i përcaktuar.

Gjykata thekson se seancat dëgjimore janë caktuar për të siguruar organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht emrat e të ndaluarve:

Granit Paqarizi, Burim Poniku, Egzona Elshani, Drilon Berisha, Arbnore Maksuti, Hasan Kryeziu, Jetmir Hajdari, Ali Likaj, Edita Krasniqi, Burim Qollopeku, Demet Kaçka, Merita Shehu, Afrim Gashi, Bashkim Xhabali, Vjollca Nikollbinaj-Kuzhnini, Dreni Ukaj, Ercin Kervan, Elma Thaqi, Arta Shishko, Votim Gjugja, Lulzim Gashi, Fitore Bahtjari, Arlinda Osmanollaj, Nuri Luboteni, Ensar Geshtenja, Erma Shkurti, Taulant Skoro, Alket Vorfi, Blerta Bislimaj, Ardit Vehapi, Ramiz Uka, Egzona Kryeziu, Art Ukaj, Alban Xhemaj, Rufan Llutfiu, Sadrija Dili, Gjevdet Shemsedini, Qendrim Islami Look, Arian Osmani, Ilknur Haci, Arben Kamberaj, Durim Shala, Elison Muqaj, Cengiz Subi, Rashim Dzaferi, Edona Gashi, Lot Kyqyku, Senada Bajrami, Arlind Gashi, Sead Maksuti, Sanel Alija, Sumea Thaqi, Samir Selmani, Arza Hasani, Arjeta Shehu, Muhamed Jakupi, Flandra Bytyqi, Astrit Ajgeraj, Nashide Gashi, Vildan Basha, Mentor Ponik, Bestar Salla, Sabrije Bytyqi, Arlinda Osmanollaj, Vehbi Berisha, Hajrie Papaj, Bekim Basha, Gani Germizaj, Aulon Krasniqi, Edis Sylejmani, Edin Ramani, Berat Seferçaj, Flutura Ramadani, Milaim Sajranaj, Fatime Dadale, Samir Hamzaj, Blerta Bislimaj, Sead Maksuti, Burim Krasniqi, Olta Shehu, Fejsall Shemsedini, Alaudin Demiri, Kushtrim Krasniqi, Pren Qollaku, Vjollca Nikollbinaj-Kuzhnini, Agon Daka, Labinot Memaj, Elsa Paqarizi, Samel Birdaini, Bekim Berisha, Hasani Paqarizi, Hajrie Kryeziu-Dara, Urim Arifaj, Varis Jorganxhi, Edin Ramani, Arbnore Maksuti, Ardit Vehapi, Jeton Krasniqi, Granit Paqarizi, Elhan Tafili, Edin Ramani, Arben Kamberaj, Arlinda Osmanollaj, Elma Thaqi, Arlind Gashi, Vjollca Nikollbinaj-Kuzhnini, Burim Qollopeku, Merita Shehu, Arta Shishko, Dreni Ukaj, Olta Shehu, Lulzim Gashi, Gjevdet Shemsedini, Ensar Geshtenja, Hasan Paqarizi, Egzona Kryeziu, Arza Hasani, Arian Osmani.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata në Prizren sot mban seancë dëgjimore ndaj 109 të arrestuarve për manipulim të votave appeared first on Sinjali.

Witkof dhe Kushner sot në Izrael, takim me Netanyahun rreth rindërtimit të Gazës

24 January 2026 at 12:12

Të dërguarit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Whitkof dhe Jared Kushner, pritet të takohen në Izrael me kryeministrin Benjamin Netanyahu, ku sipas raportimeve të mediave izraelite, fokus do të jenë hapja e pikës kufitare Rafah me Egjiptin dhe fillimi i rindërtimit të Gazës, në kuadër të fazës së dytë të marrëveshjes.

Media izraelite KAN raporton se takimit mund t’i bashkohet edhe kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, admirali Brad Cooper.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse do të hapet kalimi kufitar i Rafah, pasi Hamas ende nuk ka kthyer trupin e pengut të fundit që mbetet në Gaza.

Agjencia e lajmeve Reuters, shkruan se Izraeli po kërkon të kufizojë numrin e palestinezëve që kthehen në Gaza përmes pikës kufitare Rafah, për t’u siguruar që numri i atyre që largohen të tejkalojë ata që hyjnë.

Po ashtu, Reuters citon burime sipas të cilave Izraeli planifikon të krijojë një pikë kontrolli ushtarak brenda Rripit të Gazës, pranë kufirit, ku të gjithë palestinezët që largohen ose kthehen do të kalojnë dhe do t’i nënshtrohen kontrollit të sigurisë në Izrael.

Kalimi në Rafah është e vetmja rrugë hyrëse dhe dalëse për më shumë se 2 milionë banorë të Gazës, çka e bën çështjen tepër të ndjeshme dhe të rëndësishme për situatën humanitare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Witkof dhe Kushner sot në Izrael, takim me Netanyahun rreth rindërtimit të Gazës appeared first on Sinjali.

Perimet që mbrojnë zemrën nga sëmundjet

24 January 2026 at 11:58

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se personat që konsumojnë më shumë perime, sidomos brokoli, lakër, lakër të vogël dhe lulelakër, janë më pak të prekur nga arterioskleroza.

Arterioskleroza është një nga shkaktarët kryesorë të atakut në zemër dhe ishemisë.

Studimet shkencore konfirmojnë se ngrënia e perimeve të tilla në rini, ju ndihmon të mbani enët e gjakut të shëndetshme edhe në pleqëri.

Një prej studimeve sugjeron se një regjim ushqimor i pasur me perime ju mbron nga dëmet në sistemin kardiovaskular.

Perimet e familjes botanike ‘Cruciferous’ përfshijnë rukolën, lakrën, lulelakrën dhe brokolin.

Në këtë grup përfshihen edhe lakra e vogël apo siç njihet lakra e Brukselit, sallata e ujit, lakrat e egra apo edhe rrepa.

Ato janë të pasura me fibër, vitamina C, E, K dhe minerale.

Perimet për shëndetin kardiovaskular

Gjatë gatimit, disa prej substancave kryesore të këtyre perimeve aktivizohen dhe mbrojnë organizmin nga radikalet e lira që shkatërrojnë qelizat.

Megjithatë, deri më tani, studimet kanë konfirmuar se konsumi në rritje i perimeve pakëson gjasat e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë.

Arterioskleroza është një sëmundje që ka të bëjë me akumulimin e kolesterolit, molekulave të yndyrës, kalciumit e të tjerë në gjak.

Me kalimin e kohës, enët e gjakut ngushtohen e forcohen.

Kështu ato pengojnë qarkullimin e gjakut dhe transportimin e oksigjenit dhe ushqyesve të tjerë.

Eventualisht, qarkullimi i mangët i gjakut shkakton atak në zemër, ishemi dhe vdekje të parakohshme.

Perimet e duhura kundër arteriosklerozës

Të dhënat tregojnë se regjimi mesdhetar është efikas në mbrojtjen e enëve të gjakut.

Arsyeja përse këto regjime ushqimore janë të suksesshme është se ato përfshijnë konsumin e shumë perimeve.

Perimet me ngjyrë të verdhë, portokalli apo të kuqe janë pjesë e këtyre regjimeve ushqimore.

Këtu futen edhe bishtajat, barishtet, qepët, hudhra, preshi, brokoli, lulelakra e të tjerë janë pjesë e këtyre regjimeve ushqimore.

Ngrënia e këtyre perimeve dhe në veçanti brokoli, lulelakra, lakrat e vogla, garanton mbarëvajtjen e qarkullimit të gjakut.

Këto perime mbrojnë enët e gjakut në vazhdimësi./AgroWeb.org

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Perimet që mbrojnë zemrën nga sëmundjet appeared first on Sinjali.

Aksident tragjik në Elbasan: Shoferi i dehur përplas një pemë, humb jetën pasagjeri 21-vjeçar

24 January 2026 at 11:45

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku si pasojë ka humbur jetën një 21-vjeçar.

Uniformat blu bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit, shtetasi R. R., 26 vjeç, është arrestuar pasi ka humbur kontrollin e mjetit në gjendje të dehur dhe është përplasur me një pemë anësore. Pasagjeri në automjet, N. U., 21 vjeç, ka humbur jetën.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi mëngjesin e sotëm, në rrugën ‘Janaq Kilica’, automjeti që ai drejtonte, në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident tragjik në Elbasan: Shoferi i dehur përplas një pemë, humb jetën pasagjeri 21-vjeçar appeared first on Sinjali.

Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime

24 January 2026 at 11:37

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërim.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, nga fillimi i këtij procesi më 13 janar 2026, ora 18:00, dhe deri më 24 janar 2026, ora 10:00, janë rinumëruar mbi 55% e vendvotimeve, konkretisht 1,423 nga gjithsej 2,557 vendvotime.

Komisioni ka bërë të ditur se rezultatet pas rinumërimit të çdo vendvotimi do të publikohen në platformën e KQZ-së për rezultate në hapësirën QNR > Rinumërim: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime appeared first on Sinjali.

Bisedimet Ukrainë-Rusi-SHBA rifillojnë në Abu Dhabi

24 January 2026 at 11:22

Bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA mes Ukrainës dhe Rusisë rifilluan të shtunën në Abu Dhabi, sipas një burimi të njohur me situatën, i cili foli për Reuters.

Këto bisedime të rralla trilaterale për të ndalur gati katërvjeçarin e luftës nisën të premten në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se përfaqësues të lartë nga forcat e armatosura dhe inteligjenca ushtarake e Ukrainës do t’i bashkohen bisedimeve të shtunën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bisedimet Ukrainë-Rusi-SHBA rifillojnë në Abu Dhabi appeared first on Sinjali.

KQZ-ja njofton se fletëvotimet e vendvotimeve të dyshuara për manipulim nuk do të shkatërrohen

24 January 2026 at 11:17

Pas përfundimit të çdo procesi zgjedhor, një pyetje e natyrshme që lind është: çfarë ndodh me fletëvotimet e shtypura për zgjedhje?

Me miliona fletëvotime dhe materiale tjera zgjedhore nuk mund të ruhen, por ato duhet të shkatërrohen.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka shpjeguar se këto materiale s’mund të përdoren si të tilla për qëllime të tjera, andaj, shkatërrimi i tyre është një detyrim ligjor. 

“Shkatërrimi i materialit zgjedhor përbën një detyrim ligjor për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Zakonisht, në këtë proces përfshihen fletëvotimet, formularët e rezultateve, listat e votuesve si dhe materiale të tjera, përfshirë ato me karakter administrativ. Këto materiale janë përdorur jo vetëm gjatë ditës së zgjedhjeve, por edhe në fazat e ndryshme të procesit zgjedhor”,  theksoi Elezi.

Ndërkohë, çdo material zgjedhor që është pjesë e hetimeve apo procedurave gjyqësore nuk i nënshtrohet procesit të asgjësimit.

Elezi shpjegoi se si zakonisht nga ky proces do të përjashtohen materialet e vendvotimeve që janë objekt i hetimit nga institucionet shtetërore dhe disa materiale që do t’i shërbejnë KQZ-së për qëllime të trajnimit të stafit të zgjedhjeve të ardhshme.

“Materiali zgjedhor i cili është objekt i shqyrtimit apo hetimit nga institucionet e drejtësisë, nuk do të shkatërrohet, por do të ruhet deri në përfundimin e të gjitha procedurave ligjore. Gjithashtu, edhe një pjesë tjetër e materialit zgjedhor do të ruhet nga KQZ dhe kjo bëhet për qëllime të trajnimit të stafit, i cili do të angazhohet në proceset e ardhshme zgjedhore”, tha Elezi.

Sipas Elezit, shkatërrimi dhe ruajtja e materialit zgjedhor që është pjesë e hetimeve, përveç si detyrim ligjor, është një praktikë ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ-ja njofton se fletëvotimet e vendvotimeve të dyshuara për manipulim nuk do të shkatërrohen appeared first on Sinjali.

Erëra të forta nesër në Prishtinë, komuna del me udhëzime dhe këshilla për qytetarët

24 January 2026 at 10:56

Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes qytetarëve për shkak të rrezikut nga erërat e forta që priten të dielën, më 25 janar 2026.

Sipas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga mëngjesi i së dielës pritet të ketë erëra me intensitet mesatar deri të fortë, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe ato kodrinoro-malore, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca.

Drejtoria ka dhënë këshilla për qytetarët për të parandaluar rreziqet e mundshme:

Siguroni ose largoni objektet e lehta në ballkone, oborre apo çati, si vazo, reklama ose panele të përkohshme.

Tregoni kujdes gjatë qarkullimit në zona me pemë të larta, tabela reklamuese ose objekte ndërtimore.

Shmangni qëndrimin e panevojshëm në hapësira të hapura gjatë intervaleve me erë më të fortë.

Drejtuesit e automjeteve, veçanërisht të mjeteve të larta, duhet të lëvizin me kujdes të shtuar.

Në rast se vëreni rrezik potencial, si degë të rëna, objekte të lëvizshme apo dëmtime të tjera, njoftoni menjëherë shërbimet kompetente.

Parashikimet meteorologjike tregojnë se erërat pritet të dobësohen nga mëngjesi i së hënës, më 26 janar 2026.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Erëra të forta nesër në Prishtinë, komuna del me udhëzime dhe këshilla për qytetarët appeared first on Sinjali.

Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga Limi

24 January 2026 at 10:43

Gjatë spektaklit “Prime” të së premtes, Limi dhe Dolce kanë surprizuar publikun duke bërë të ditur se kanë vendosur të marrin një hap prapa në raportin e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Ky vendim ka nxitur reagime të shumta si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj.

Sipas çiftit, vendimi erdhi si pasojë e presionit të vazhdueshëm nga Alba, e cila ka qenë më parë e dashura e Limit në një format tjetër televiziv.

Xhelozia e theksuar e saj ndaj afrimit mes Limit dhe Dolces ka krijuar tension të vazhdueshëm, duke sjellë akuza dhe përplasje të shpeshta gjatë ditëve të fundit, çka duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në marrëdhënien e çiftit.

Pas këtij zhvillimi, ka reaguar edhe ish-banori Edit, i cili gjatë qëndrimit të tij në BBVK kishte krijuar një lidhje me Dolcen. Ai ka publikuar në InstaStory një video-selfie nga vetura e tij, të shoqëruar me mbishkrimin:

“little bitch (bushtra e vogël)”

Kjo frazë u interpretua gjerësisht si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj Dolces.

Reagimi i Edit nuk ka kaluar pa kritika, pasi një pjesë e ndjekësve e kanë dënuar përdorimin e një termi kaq pezhorativ dhe ofendues, duke e konsideruar të papërshtatshëm dhe të panevojshëm, pavarësisht zhvillimeve brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga Limi appeared first on Sinjali.

Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulime votash s’kanë amnisti

24 January 2026 at 10:29

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar sot lidhur me rastet e dyshuara të manipulimeve të votave brenda subjekteve politike, duke bërë thirrje që institucionet përgjegjëse t’i hetojnë deri në fund këto raste.

Ai ka bërë me dije se komisionerë e individë që në mënyrë klandestine janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike nuk ka amnisti.

Tutje, ka theksuar se “Kosova është shembull i demokracisë në rajon dhe i proceseve zgjedhore”

Postimi i plotë:

Komisionerë e individë që në mënyrë klandestine janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike duke dëmtuar kolegë e subjekte politike nuk kanë amnisti. I inkurajojmë institucionet përgjegjëse që hetimet të shkojnë deri në fund.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka qenë gjithnjë gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të shprehur përmes votës në kuti të votimit dhe ashtu do të qëndrojë përherë.

Republika e Kosovës është shembull i demokracisë në rajon dhe i proceseve zgjedhore. Adresimi përmes ligjit dhe llogaridhënies për rastet e dyshimeve të manipulimeve brenda subjekteve politike, është i domosdoshem për integritetin e procesit.

Vullneti i qytetarëve është i shenjtë, vota është e lirë, dhe kjo do të garantohet deri në fund. Dyshimet duhet të hetohen, manipuluesit duhet të ndëshkohen, këto raste nuk duhet të na shfaqen kurrë më në të ardhmen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulime votash s’kanë amnisti appeared first on Sinjali.

E rëndë: Ndërron jetë tragjikisht vajza e futbollistit të Tiranës

24 January 2026 at 10:18

Vajza e futbollistit Freddy Alvarez ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, një ngjarje që ka tronditur jo vetëm klubin e Tiranës, por edhe gjithë komunitetin sportiv në vend.

Lajmi i hidhur u bë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të klubit, i cili shprehu dhimbjen e thellë dhe solidaritetin me lojtarin dhe familjen e tij në këtë moment tepër të vështirë.

Sipas deklaratës së klubit, e gjithë skuadra, stafi teknik dhe drejtuesit janë në zi dhe pranë Freddy Alvarez, duke ndarë me të dhimbjen për këtë humbje të parakohshme.

“Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë. Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit bardheblu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E rëndë: Ndërron jetë tragjikisht vajza e futbollistit të Tiranës appeared first on Sinjali.

Katër sulme në 48 orë: Si u bënë plazhet e Australisë Lindore një ‘stuhi perfekte’ për peshkaqenët

24 January 2026 at 10:08

“Është e jashtëzakonshme”, thotë studiuesi i peshkaqenëve, Chris Pepin-Neff: katër sulme nga peshkaqenët brenda 48 orësh, dhe tre prej tyre brenda një harku 15 kilometra në bregun lindor të Australisë.

Më 18 janar, një djalë 12-vjeçar u dërgua në spital me plagë kritike dhe më pas vdiq, pasi u sulmua gjatë notit në Sydney Harbour. Dita tjetër, një fëmijë 11-vjeçar pësoi dëmtime në bordin e tij të surfit në plazhin Dee Why, disa orë para se një burrë tjetër të sulmohej në plazhin Manly pranë dhe të dërgohej në spital në gjendje kritike.

Më 20 janar, një surfer i katërt “pësoi një plagë në gjoks” pasi peshkaqeni kafshoi bordin e tij rreth 300 km larg bregut.

“Ky është seria më e afërt – si në distancë ashtu edhe në kohë – e sulmeve nga peshkaqenët që kam parë në 20 vitet e mia kërkimore,” shpjegon Pepin-Neff, profesor asociuar i politikave publike në Universitetin e Sydney, njofton BBC, transmeton Sinjali.

Shpërthimi i shpejtë i incidenteve shkaktoi alarm lokal dhe ndërkombëtar, duke bërë që dhjetëra plazhe të mbyllen për shkak të frikës nga sulme të tjera. Natyrisht, thirrjet për prerjen e peshkaqenëve fituan përkrahje dhe intensitet.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë kundër këtij lloji masash, duke sugjeruar në vend të kësaj një vetëdijesim më të madh mbi sjelljen e peshkaqenëve dhe një rishikim të marrëdhënies së njeriut me këto peshq.

Pse ndodhin sulme të shumta nga peshkaqenët në Australi?

Sulmet jo të provokuara zakonisht shkaktohen nga kushte mjedisore, pranueshmëria e ushqimit në ujë ose të dyja.

Tre incidentet e fundit në Sydney – të gjitha mendohet të kenë përfshirë bull sharks – ndodhën pas disa ditësh reshjesh të dendura, gjatë të cilave stacioni zyrtar meteorologjik i qytetit regjistroi 127 mm shi brenda 24 orësh – dita më e lagësht e janarit në 38 vitet e fundit.

Kjo reshje krijoi “kushtet perfekte” për bull sharks, thotë Rebecca Olive, studiuse e lartë në RMIT University.

“Bull sharks zhvillohen mirë në ujë të ngrohtë dhe pak të kripur, ku shumica e peshkaqenëve të tjerë shmangen,” shpjegon Olive. “Ata preferojnë gojat e lumenjve dhe estuaret, kështu që uji i freskët që përmbyti tokën pas reshjeve të fundit ishte perfekt për ta.”

Olive dhe ekspertë të tjerë theksojnë se ky ujë i freskët ka shpërndarë mbeturina dhe lëndë ushqyese në det, duke tërhequr peshq të vegjël dhe, për pasojë, peshkaqenët.

“Ka qartësisht një tërheqës në ujë,” thotë Pepin-Neff, duke sugjeruar se një “stuhi perfekte” e ujit me pak kripë mund të ketë shkaktuar një “shpërthim të biodiversitetit”.

“Peshqit e vegjël shfaqen sipër, bull sharks shfaqen sipër, të gjithë janë pranë bregut – dhe tani kemi një problem.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Katër sulme në 48 orë: Si u bënë plazhet e Australisë Lindore një ‘stuhi perfekte’ për peshkaqenët appeared first on Sinjali.

Superliga e Basketbollit të Kosovës: Përballje të zjarrta në javën e 17-të

24 January 2026 at 09:59

Superliga e Basketbollit të Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshje interesante në kuadër të javës së 17-të.

Xhiroja hapet të shtunën me dy përballje të forta. Në orën 17:00, Rahoveci 029 do të përballet me Sigal Prishtinën.

Më pas, nga ora 19:30, Bora do të përballet me Golden Eagle Ylli.

Të dielën zhvillohen dy ndeshjet e tjera. Në orën 17:00, Trepça do të jetë nikoqire e Bashkimit, në një nga derbit më të pritur të xhiros.

Java e 17-të do të mbyllet me përballjen mes Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimit, e cila zhvillohet të dielën nga ora 19:30.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Superliga e Basketbollit të Kosovës: Përballje të zjarrta në javën e 17-të appeared first on Sinjali.

India dhe BE-ja gati për “marrëveshjen më të madhe”, derisa pasiguria e tarifave të Trumpit po rritet

24 January 2026 at 09:55

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Luis Santos da Costa, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jenë mysafirët kryesorë në festimet e Ditës së Republikës në Indi, të hënën e ardhshme.

Përveç banketeve shtetërore dhe pompës ceremoniale të ngjarjes, të dy udhëheqësit kanë një pikë më të ngutshme në axhendën e tyre – avancimin e bisedimeve për tregti të lirë me ekonominë e tretë më të madhe të Azisë.

Kjo ndodh në një moment veçanërisht sfidues gjeopolitik për Europën, ku Presidenti Donald Trump fillimisht kërcënoi të eskalonte luftën tregtare me aleatët evropianë përkundër përpjekjeve amerikane për të marrë kontrollin e Grenlandës, dhe më pas tërhiqet.

Zgjedhja e mysafirëve përmban gjithashtu një mesazh të rëndësishëm diplomatik nga India – Delhi po përshpejton lidhjet strategjike dhe tregtare me pjesën tjetër të botës, ndërsa impasi mbi tarifat 50% të SHBA-së ndaj Indisë vazhdon në vitin e ri.

“[Kjo] jep sinjalin që India mban një politikë të jashtme të diversifikuar… dhe se nuk i nënshtrohet kapriçove të administratës Trump,” tha Chietigj Bajpaee nga think-tank-u i Chatham House në Londër për BBC.

Disa raporte thonë se marrëveshja mund të shpallet që më 27 janar, kur udhëheqësit nga të dyja palët do të takohen për një samit të nivelit të lartë. Si von der Leyen ashtu edhe Ministri i Tregtisë i Indisë, Piyush Goyal, e kanë quajtur këtë marrëveshje “nënën e të gjitha marrëveshjeve” – duke nxjerrë në pah rëndësinë që i kanë dhënë përfundimit të negociatave që kanë zgjatur pothuajse dy dekada.

Kjo marrëveshje do të jetë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e nëntë e Indisë brenda katër viteve, duke vijuar një seri marrëveshjesh me Mbretërinë e Bashkuar, Omanin, Zelandën e Re dhe vende të tjera. Për Brukselin, kjo ndjek marrëveshjen e sapo përfunduar me bllokun tregtar Mercosur si dhe me Japoninë, Korenë e Jugut dhe Vietnamin.

“Të dyja palët tani kërkojnë partnerë tregtarë të besueshëm, pasi kërcënimet gjeopolitike kanë krijuar një mjedis të trazuar për tregtinë. Kërkesa është po aq e fortë – për Indinë për të zbutur problemet me tarifat amerikane, dhe për BE-në për të zvogëluar varësinë nga Kina, të cilën e konsideron të paqëndrueshme,” thotë Sumedha Dasgupta, analiste e lartë në Economist Intelligence Unit.

Marrëveshja gjithashtu shënon një “përpjekje të vazhdueshme dhe të rëndësishme për të hequr qafën mbrojtëse të njohur për Indinë,” shton Dasgupta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post India dhe BE-ja gati për “marrëveshjen më të madhe”, derisa pasiguria e tarifave të Trumpit po rritet appeared first on Sinjali.

Pentagoni publikon strategjinë e re të Mbrojtjes Kombëtare: Rusia, kërcënim i vazhdueshëm

24 January 2026 at 09:48

Pentagoni ka publikuar Strategjinë e tij të përditësuar të Mbrojtjes Kombëtare, duke përcaktuar prioritetet dhe qasjet e reja të Shteteve të Bashkuara ndaj hemisferës perëndimore, Evropës dhe Rajonit Azi-Paqësor.

Dokumenti e cilëson Rusinë si një “kërcënim të vazhdueshëm” për vendet e NATO-s dhe thekson se parandalimi i Kinës mbetet prioriteti kryesor strategjik i Uashingtonit.

Sipas medias ruse Tass, më poshtë janë pikat kryesore të dokumentit.

Rusia, Ukraina dhe Evropa
Strategjia e Pentagonit e përshkruan Rusinë si një kërcënim të vazhdueshëm për krahun lindor të NATO-s. Sipas dokumentit, përgjegjësia kryesore për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë duhet të bjerë mbi Evropën. Forcat e armatosura amerikane do të përqendrohen kryesisht në pengimin e Kinës dhe mbrojtjen e territorit të SHBA-së, e jo të Evropës, ndërsa Uashingtoni vlerëson se vendet evropiane duhet të fokusojnë burimet e tyre në mbrojtjen e vet.

Modernizimi i mbrojtjes dhe arsenali bërthamor
Dokumenti thekson se modernizimi i industrisë mbrojtëse amerikane do të kërkojë mobilizimin e përpjekjeve të të gjithë kombit. SHBA-ja planifikon një modernizim të gjerë të forcave të saj bërthamore, duke nënvizuar se “Shtetet e Bashkuara nuk duhet – dhe nuk do – të mbeten kurrë të cenueshme ndaj shantazhit bërthamor”. Pentagoni do të përqendrohet gjithashtu në zhvillimin dhe vendosjen e sistemeve për t’iu kundërvënë dronëve dhe kërcënimeve të tjera ajrore bashkëkohore.

Hemisfera Perëndimore dhe aleatët
Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin dorë nga aksesi apo ndikimi në territore kyçe të hemisferës perëndimore, nga Arktiku deri në Amerikën e Jugut, me synimin që “Doktrina Monroe të mbështetet në kohën tonë”. Dokumenti thekson se qasja ndaj aleatëve ka ndryshuar: vendet partnere në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Gadishullin Korean pritet të marrin mbi vete përgjegjësinë kryesore për sigurinë e tyre.

Rajoni Indo-Paqësor
Rajoni Indo-Paqësor renditet ndër prioritetet kryesore të mbrojtjes kombëtare të SHBA-së. Strategjia sqaron se politika afatgjatë ndaj Kinës nuk përfshin përpjekje për ndryshim qeverie apo forma të tjera konflikti të drejtpërdrejtë. Po ashtu, SHBA-të theksojnë se nuk do të lejojnë Iranin të pajiset me armë bërthamore, ndërsa vlerësojnë se Koreja e Veriut po rrit potencialin e saj bërthamor, duke përbërë “një rrezik të qartë dhe të pranishëm të sulmit bërthamor ndaj atdheut amerikan”.

Luftimi i terrorizmit
Pentagoni njofton se do të ruajë një qasje “të qëndrueshme nga ana e burimeve” në luftën kundër grupeve terroriste islamike, duke u fokusuar te organizatat që kanë kapacitetin dhe qëllimin për të goditur territorin e SHBA-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pentagoni publikon strategjinë e re të Mbrojtjes Kombëtare: Rusia, kërcënim i vazhdueshëm appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | 108 telefona të sekuestruar në operacionin “Manipulimi” – të gjithë do t’i nënshtrohen ekzaminimit

24 January 2026 at 09:38

Në kuadër të aksionit të madh policor që u zhvillua në Prizren lidhur me dyshimet për manipulim të votave në Qendrën Komunale të Numërimit, janë sekuestruar 108 telefona celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimit të plotë.

Burime brenda hetimit bëjnë të ditur se pajisjet e sekuestruara do të analizohen në detaje, me qëllim të identifikimit të çdo komunikimi, koordinimi apo prove të mundshme që mund të lidhet me falsifikimin e rezultateve të votimit.

Telefonat pritet të jenë pjesë kyçe e hetimeve, pasi përmes tyre mund të zbardhen udhëzimet, marrëveshjet, kontaktet dhe rrjedha e veprimeve gjatë numërimit të votave.

Ndryshe, në këtë operacion janë ndaluar për 48 orë 109 persona, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”, ndërsa një person po trajtohet edhe për “Kanosje”.

Hetimet po vazhdojnë.

Sinjali raportoi ekskluzivisht edhe emrat e të ndaluarve:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | 108 telefona të sekuestruar në operacionin “Manipulimi” – të gjithë do t’i nënshtrohen ekzaminimit appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë 109 të ndaluarit për manipulim me vota në Prizren – aksioni “Manipulimi” trondit QKN-në

24 January 2026 at 09:34

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Prizren, ku janë ndaluar 109 persona nën dyshimin për manipulim gjatë numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN).

Të dyshuarit po hetohen kryesisht për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”, ndërsa një person është trajtuar edhe për “Kanosje”, vepra të dyshuara të kryera në periudhën 29.12.2025 deri më 02.01.2026.

Aksioni është realizuar më 23.01.2026, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale në Prizren, me asistimin e njësive tjera policore, në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Sipas të dhënave, në kuadër të plan-operacionit “Manipulimi” janë angazhuar 103 hetues, 25 zyrtarë policorë të uniformuar dhe 6 operatorë të NJSO-së, ndërsa si prova janë sekuestruar 108 telefona mobil.

Pas intervistimit në prezencë të avokatëve, me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në zhvillim dhe priten veprime të tjera.

Gazeta Sinjali sjell emrat e të ndaluarve:

Granit Paqarizi, Burim Poniku, Egzona Elshani, Drilon Berisha, Arbnore Maksuti, Hasan Kryeziu, Jetmir Hajdari, Ali Likaj, Edita Krasniqi, Burim Qollopeku, Demet Kaçka, Merita Shehu, Afrim Gashi, Bashkim Xhabali, Vjollca Nikollbinaj-Kuzhnini, Dreni Ukaj, Ercin Kervan, Elma Thaqi, Arta Shishko, Votim Gjugja, Lulzim Gashi, Fitore Bahtjari, Arlinda Osmanollaj, Nuri Luboteni, Ensar Geshtenja, Erma Shkurti, Taulant Skoro, Alket Vorfi, Blerta Bislimaj, Ardit Vehapi, Ramiz Uka, Egzona Kryeziu, Art Ukaj, Alban Xhemaj, Rufan Llutfiu, Sadrija Dili, Gjevdet Shemsedini, Qendrim Islami Look, Arian Osmani, Ilknur Haci, Arben Kamberaj, Durim Shala, Elison Muqaj, Cengiz Subi, Rashim Dzaferi, Edona Gashi, Lot Kyqyku, Senada Bajrami, Arlind Gashi, Sead Maksuti, Sanel Alija, Sumea Thaqi, Samir Selmani, Arza Hasani, Arjeta Shehu, Muhamed Jakupi, Flandra Bytyqi, Astrit Ajgeraj, Nashide Gashi, Vildan Basha, Mentor Ponik, Bestar Salla, Sabrije Bytyqi, Arlinda Osmanollaj, Vehbi Berisha, Hajrie Papaj, Bekim Basha, Gani Germizaj, Aulon Krasniqi, Edis Sylejmani, Edin Ramani, Berat Seferçaj, Flutura Ramadani, Milaim Sajranaj, Fatime Dadale, Samir Hamzaj, Blerta Bislimaj, Sead Maksuti, Burim Krasniqi, Olta Shehu, Fejsall Shemsedini, Alaudin Demiri, Kushtrim Krasniqi, Pren Qollaku, Vjollca Nikollbinaj-Kuzhnini, Agon Daka, Labinot Memaj, Elsa Paqarizi, Samel Birdaini, Bekim Berisha, Hasani Paqarizi, Hajrie Kryeziu-Dara, Urim Arifaj, Varis Jorganxhi, Edin Ramani, Arbnore Maksuti, Ardit Vehapi, Jeton Krasniqi, Granit Paqarizi, Elhan Tafili, Edin Ramani, Arben Kamberaj, Arlinda Osmanollaj, Elma Thaqi, Arlind Gashi, Vjollca Nikollbinaj-Kuzhnini, Burim Qollopeku, Merita Shehu, Arta Shishko, Dreni Ukaj, Olta Shehu, Lulzim Gashi, Gjevdet Shemsedini, Ensar Geshtenja, Hasan Paqarizi, Egzona Kryeziu, Arza Hasani, Arian Osmani.

Në cilësi të dëshmitarëve janë intervistuar në këtë rast S. Vebic dhe E. Musliu.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë 109 të ndaluarit për manipulim me vota në Prizren – aksioni “Manipulimi” trondit QKN-në appeared first on Sinjali.

❌
❌