Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Sinjali

Sa pak ushtrime fizike ju nevojiten për të qenë në formë?

15 January 2026 at 20:46

Nëse e keni vendosur që 2026-a të jetë më në fund viti kur do të merreni seriozisht me aktivitetin fizik, atëherë lajm i mirë, sipas The New York Times, është se nuk keni nevojë për orë të tëra në palestër.

Studime të shumta kanë treguar se përfitimet për shëndetin dhe formën fizike mund të vijnë edhe nga ushtrime shumë të shkurtra, nëse bëhen me intensitet të mjaftueshëm. Kjo qasje njihet si “doza minimale efektive” e ushtrimeve.

Ideja është e thjeshtë: pak kohë, por përpjekje e madhe.

Ushtrime me peshëngritje apo ato të forcës: edhe disa minuta mjaftojnë. Ushtrimet e forcës janë të lidhura drejtpërdrejt me jetëgjatësinë dhe shëndetin e përgjithshëm.

“Sa duhet të ushtrohesh për të pasur përfitime shëndetësore? Çdo sasi është e mjaftueshme”, ka thënë Patroklos Androulakis-Korakakis, studiues në Lehman College dhe autor i librit “Train Smarter, Not Longer”.

Një analizë e vitit 2022 ka treguar se të rriturit që bënin vetëm disa minuta ushtrime fizike në ditë kishin rrezik më të ulët vdekjeje nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe shkaqe të tjera, krahasuar me ata që nuk ushtronin fare.

Edhe forcimi i muskujve është i mundur me pak kohë, por kushti është intensiteti. James Steele, fiziolog ushtrimesh dhe kontribuues në udhëzimet britanike të aktivitetit fizik, ka shpjeguar se ushtrimi duhet të çojë trupin drejt lodhjes.

“Nëse ndihesh sikur nuk mund të bësh më shumë se një ose dy përsëritje të tjera, atëherë ke bërë mjaftueshëm”, ka thënë ai.

Sipas studiuesve, edhe një seri e vetme e vështirë për çdo grup muskujsh në javë mund të sjellë rritje reale të forcës, si për fillestarët ashtu edhe për sportistët me përvojë.

Ushtrimet mund të bëhen me pesha, me shirita elastikë apo edhe vetëm me peshën e trupit.

“Nuk ka shumë rëndësi mënyra, për sa kohë ushtrimi është sfidues”, ka thënë studiuesi Zac Robinson.

Edhe sportistët me përvojë përfitojnë nga kjo qasje.

“Kur bën pak ushtrime, por të rënda, ndihesh edhe më pak i lodhur pas tyre”, ka shtuar Androulakis-Korakakis.

Kardio: edhe 5-10 minuta bëjnë diferencë

Udhëzimet zyrtare rekomandojnë 150 minuta ushtrime aerobike në javë, por studime të reja tregojnë se përfitimet mund të arrihen edhe me shumë më pak.

“Edhe 5 deri në 10 minuta ushtrime intensive, disa herë në javë, mund të ulin ndjeshëm rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru”, ka thënë Duck-chul Lee, drejtor i Qendrës për Studime mbi Aktivitetin Fizik në Universitetin e Pittsburghut.

Studime të tjera kanë treguar se tre seanca 10-minutëshe në javë, me intensitet të lartë, përmirësojnë rezistencën ndaj insulinës dhe shëndetin metabolik po aq sa ushtrime shumë më të gjata.

Një studim gjerman i vitit 2020 ka treguar se persona që punonin ndërkohë që qëndronin ulur, e që bënin vetëm pesë intervale njëminutëshe ushtrimesh shumë intensive përmirësonin tensionin e gjakut, perimetrin e belit dhe formën kardiovaskulare brenda tre muajsh.

Aktivitet i fortë në jetën e përditshme

Nëse palestra nuk është për ju, ekziston një alternativë e thjeshtë: rritni intensitetin e aktiviteteve të përditshme. Ky quhet aktivitet fizik intensiv i ndërprerë.

“Ecni më shpejt për ndonjë punë të vogël që keni për të kryer, ngjitni shkallët me ritëm të fortë, mjafton që rrahjet e zemrës të rriten”, ka thënë studiuesi Thijs Eijsvogels nga Holanda.

Për ata që kanë qenë plotësisht pasivë, çdo minutë lëvizje ka vlerë. Në Japoni, rekomandimi zyrtar është “plus dhjetë”, shtoni thjesht 10 minuta aktivitet fizik në ditë.

“Nëse nuk jeni gati për ushtrime intensive, edhe pak më shumë lëvizje është më mirë se asgjë”, ka përfunduar Lee.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sa pak ushtrime fizike ju nevojiten për të qenë në formë? appeared first on Sinjali.

Forcat amerikane kapin në Detin e Karaibeve një cisternë të gjashtë nafte të lidhur me Venezuelën – publikohen pamjet

15 January 2026 at 20:27

Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar tankerin e gjashtë në Detin e Karaibeve në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të kontrolluar eksportet e naftës venezueliane, thanë zyrtarë amerikanë.

Anija, e quajtur Veronica, u hip në bord në një operacion para agimit “pa incidente”, ndërsa po vepronte në shkelje të karantinës së vendosur nga Presidenti Donald Trump për anijet e sanksionuara, tha Komanda Jugore e SHBA-së, raporton BBC , transmeton Sinjali.

“Vetëm nafta që largohet nga Venezuela do të jetë ajo e koordinuar në mënyrë të ligjshme,” tha Komanda Jugore e forcave amerikane.

Operacioni u zhvillua me marinës dhe rojës bregdetare amerikane, të ngritura nga avionëbërësja USS Gerald R. Ford, dhe u krye në koordinim të ngushtë me Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Shtetit dhe Drejtësisë së SHBA-së, tha Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem. Ajo postoi gjithashtu një video ku shihen anëtarë të rojës bregdetare duke hipur në bordin e cisternës.

Veronica, një cisternë nafte që udhëtonte me flamurin e Guajanës, konsiderohet pjesë e flotës së ashtuquajtur “flotë e errët” që përpiqet të shmangë sanksionet amerikane duke transportuar naftë në mënyrë të paligjshme. Kjo është tankeri i gjashtë i sekuestruar nga forcat amerikane si pjesë e përpjekjes për të kontrolluar prodhimin, rafinimin dhe shpërndarjen globale të produkteve të naftës venezueliane, tha njoftimi.

Veprimi vjen vetëm pak orë para një takimi të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit Trump dhe lideres së opozitës venezueliane Maria Corina Machado. Trump më herët e ka përshkruar Machado-n si një “luftëtare për liri”, por ka hedhur poshtë idenë e emërimit të saj si udhëheqëse pas largimit të Maduros, duke thënë se i mungon mbështetja vendore.

Një përfaqësues i qeverisë venezueliane, Félix Plasencia, pritet gjithashtu të udhëtojë drejt Uashingtonit për të takuar zyrtarë amerikanë dhe për të marrë hapat e parë drejt rihapjes së ambasadës së vendit, raportoi New York Times.

Through #OpSouthernSpear, the Department of War is unwavering in its mission to crush illicit activity in the Western Hemisphere in partnership with @USCG through @DHSgov and @TheJusticeDept.

In another pre-dawn action, Marines and Sailors from Joint Task Force Southern Spear,… pic.twitter.com/brxO9xXUu3

— U.S. Southern Command (@Southcom) January 15, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Forcat amerikane kapin në Detin e Karaibeve një cisternë të gjashtë nafte të lidhur me Venezuelën – publikohen pamjet appeared first on Sinjali.

Edhe Hoti kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

15 January 2026 at 20:11

Avdullah Hoti, ish-kryeministër dhe një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nuk e ka pranuar metodën e “ofrimit të dorëheqjes” nga pozita e kryetarit të partisë nga Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar këtë si devijim nga Statuti i LDK-së.

Hoti ka paralajmëruar se në rast të mosreflektimit nga Abdixhiku, ai do të dorëhiqet nga pozitat drejtuese brenda partisë.

Në postimin e tij, Hoti ka shkruar:“Në këtë moment të ndjeshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës, angazhimi im dhe thirrja ime është për unitet dhe reflektim të përbashkët për rrugën përpara. Secili prej nesh që mban përgjegjësi politike ka detyrimin të mos qëndrojë anash proceseve vendimtare për të ardhmen e LDK-së. Vetëm me qetësi, pjekuri politike dhe gjithëpërfshirje mund ta rikthejmë besimin e qytetarëve dhe ta kthejmë LDK-në në shërbim të Kosovës.”

Ai ka theksuar gjithashtu se procedurat statutare për dorëheqjen e kryetarit janë të qarta.

“Statuti i LDK-së është i qartë. Në rast dorëheqjeje të Kryetarit të LDK-së, Kuvendi i LDK-së thirret për t’u njoftuar zyrtarisht për këtë dorëheqje. Pas këtij akti të njoftimit, Kuvendi e zgjedh Kryetarin e ri të LDK-së. Kaq. Kështu ka ndodhur në vitin 2021. Çdo devijim nga kjo procedurë statutare është tendencë për ta shtyrë, relativizuar ose deformuar përgjegjësinë politike të lidershipit të LDK-së.”

Hoti ka kujtuar se standardi për dorëheqjen pas një rezultati të dobët zgjedhor është vendosur në vitin 2021 dhe është përqafuar nga vetë Abdixhiku.

“Standardi i dorëheqjes pas rezultatit të dobët zgjedhor është vendosur në vitin 2021. Ky standard është përqafuar dhe promovuar me këmbëngulje nga vetë z. Abdixhiku. Prandaj, çdo përpjekje për ta shmangur sot këtë standard është në kundërshtim të hapur me parimet që vetë lidershipi aktual i ka shpallur si vlera udhëheqëse.”

Ai ka shtuar se pas rezultatit të dobët të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, LDK-së i nevojitet një lidership i ri dhe një riorganizim gjithëpërfshirës.

“Askush nuk mund ta mohojë se LDK-së i nevojitet lidership i ri dhe, më pas, riorganizim në të gjitha nivelet përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës. Besimi i qytetarëve në LDK është dëmtuar dhe ai nuk mund të rikthehet pa një akt të qartë përgjegjësie dhe pa një proces të sinqertë reformimi.”

Hoti ka përkujtuar potencialin politik të partisë dhe ka theksuar rëndësinë e një procesi transparent dhe statutar për zgjedhjen e lidershipit të ri.

“LDK-ja ka potencial të jashtëzakonshëm politik, njerëzor dhe programor. Ky potencial duhet të vihet në shërbim të interesave të shtetit dhe të qytetarëve përmes një reformimi të thellë, gjithëpërfshirës, transparent dhe statutar.”

Ai ka paralajmëruar edhe vendimin e tij personal.

“Për këtë arsye, në takimin konsultativ të para dy ditëve kam paralajmëruar qartë se, nëse lidershipi i LDK-së nuk merr përgjegjësinë që i takon dhe nuk hapet rruga për një reformim të tillë, do të pasojë dorëheqja ime nga organet drejtuese të LDK-së. Ky nuk është akt emocional, por një qëndrim politik parimor në mbrojtje të statutit, standardeve dhe identitetit politik të LDK-së.”

Hoti ka përmbyllur mesazhin duke theksuar detyrimin e të gjithë pjesëmarrësve në procesin politik të LDK-së.

“Të gjithë ne që kemi përgjegjësi politike para elektoratit të LDK-së kemi për obligim të sigurojmë një proces gjithëpërfshirës, transparent dhe statutar të zgjedhjes së lidershipit të ri të LDK-së. Secili nga ne, përfshirë anëtarët e Kryesisë, të Këshillit të Përgjithshëm, kryetarët e degëve dhe delegatët e Kuvendit të LDK-së, kemi përgjegjësi për t’i dhënë LDK-së drejtimin e duhur.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Edhe Hoti kërkon dorëheqjen e Abdixhikut appeared first on Sinjali.

Dy të arrestuar në Gjilan, bibliotekisti i shkollës dyshohet se mori rroga mbi 19 mijë euro për 3 vjet pa punuar e zyrtari s’e raportoi

15 January 2026 at 20:03

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Gjilan, ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë hetimeve të koordinuara me prokurorinë kompetente, janë siguruar prova të besueshme që lidhin të dyshuarit me këtë veprim të paligjshëm.

I dyshuari i parë, një mashkull kosovar me detyrë bibliotekist në një shkollë dhe kontratë pune për kohë të pacaktuar, për një periudhë kohe nuk është paraqitur në vendin e punës, por ka përfituar paga mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Nga viti 2023 deri në tetor 2025, ky person ka shkaktuar dëm financiar në vlerë prej 19,067.69 euro, duke kryer kështu veprën penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

I dyshuari i dytë, gjithashtu mashkull kosovar dhe person zyrtar, nuk ka raportuar mungesën e bibliotekistit pranë autoriteteve kompetente, duke lejuar vazhdimin e pagesave pa bazë ligjore. Ai po ashtu akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të dy të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve dhe, sipas vendimit të prokurorit, janë ndaluar për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy të arrestuar në Gjilan, bibliotekisti i shkollës dyshohet se mori rroga mbi 19 mijë euro për 3 vjet pa punuar e zyrtari s’e raportoi appeared first on Sinjali.

BE-ja dhe G7-a paralajmërojnë sanksione të reja kundër Iranit

15 January 2026 at 19:53

Bashkimi Evropian dhe grupi i ekonomive të zhvilluara, G7, kanë paralajmëruar se mund t’i vendosin Iranit sanksione të reja për shkak të shtypjes së dhunshme të protestave që kanë shpërthyer atje.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur në Limassol të Qipros, tha: “Ajo që është duke ndodhur në Iran është e neveritshme dhe vrasja e njerëzve të rinj është tragjedi njerëzore”, shkruan gazeta “The Guardian”.

Bashkimi Evropian tashmë ka në fuqi sanksione të gjera kundër Teheranit, përfshirë masat kufizuese ndaj më shumë se 230 zyrtarëve qeveritarë iranianë, policëve, gjykatësve e më shumë se 40 organizatave shtetërore, përfshirë burgjet dhe policinë e moralit.

Sanksionet e BE-së propozohen nga Komisioni Evropian, por për to duhet të ketë pajtim të njëzëdhëm nga të gjitha 27 vendet anëtare. Edhe pse blloku ka sanksione kundër anëtarëve të Rojave Revolucionare, asnjëherë nuk ka mundur që të arrijë pajtim të brendshëm për ta cilësuar atë zyrtarisht si organizatë terroriste.

“Jemi duke e shqyrtuar thellimin e sanksioneve kundër Iranit. Sanksionet japing ndihmë për të shtyrë përpara që këtij regjimi t’i vijë fundi dhe të ketë një ndryshim” – tha zonja Von der Leyen.

Sipas saj, protestuesit kundër regjimit po kërkojnë që në listën e masave ndëshkuese të futen Roja Revolucionare dhe organizata të tjera përgjegjëse për mizoritë në Iran.

Përmes një deklarate të përbashkët, minsitrat e jashtëm të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara si dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së thanë se vendet e grupit G7 janë “seriozisht të shqetësuara” nga zhvillimet rreth protestave në Iran dhe se ato “e kundërshtojnë fuqishëm intensifikimin e shtypjes brutale të popullit iranian nga autoritetet iraniane”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE-ja dhe G7-a paralajmërojnë sanksione të reja kundër Iranit appeared first on Sinjali.

Gjeneral Jashari njoftohet me ‘Black Hawk’ në Ajova: Kapacitet shumë i nevojshëm për FSK-në

15 January 2026 at 19:49

Në margjinat e vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), Bashkim Jashari, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës, e cila njihet si një nga njësitë kyçe të saj.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë vizitës, gjeneral Jashari pati mundësinë të njohë nga afër aftësitë dhe kapacitetet e bazës, duke përfshirë helikopterët e modelit “Black Hawk”.

Stafi i bazës informoi KOMFSK dhe delegacionin e tij për procedurat e trajnimit të personelit të aviacionit, mirëmbajtjen e helikopterëve, infrastrukturën mbështetëse dhe inspektimet e nevojshme për helikopterët.

“Gjatë vizitës, Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Stephen Osborn u pajtuan për krijimin e grupeve punuese të përbashkëta për planifikimin e ngritjes së këtij kapaciteti në kuadër të FSK-së, duke përfshirë trajnimin, operimin, mirëmbajtjen dhe infrastrukturën adekuate”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të vizitës, Jashari e vlerësoi lartë profesionalizmin e njësisë së aviacionit dhe falënderoi stafin e bazës për gatishmërinë për të ofruar mbështetje për FSK-në lidhur me helikopterët Black Hawk, duke theksuar se ky është një kapacitet shumë i nevojshëm për të ardhmen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjeneral Jashari njoftohet me ‘Black Hawk’ në Ajova: Kapacitet shumë i nevojshëm për FSK-në appeared first on Sinjali.

Aksident tragjik në Slloveni, humb jetën 28-vjeçari nga Kosova

15 January 2026 at 19:40

Një aksident i rëndë në Slloveni ka marrë jetën e një 28-vjeçari nga Kosova.

Bëhet fjalë për Leunin Kastratin, nga fshati Turjakë i Malishevës, kështu bën të ditur faqja Fshati Turjakë.

“Lusim Zotin që në këto momente të vështira t’ua lehtësojë dhembjen familjarëve që u goditën nga kjo tragjedi e rëndë. Për kohën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, shkruan në postim faqja e fshatit.

Ngjarja tragjike ka tërhequr vëmendjen edhe mediat në Slloveni.

Aksidenti ndodhi kur një autocisternë me karburant u përmbys dhe u përfshi nga flakët në autostradën A1, mes Lubjanës dhe Mariborit, pranë Slovenska Bistricës, në verilindje të vendit.

Sipas raportimeve të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit. Shoferi i autocisternës, i cili udhëtonte drejt Mariborit, humbi kontrollin mbi mjetin, përplasi barrierën ndarëse të korsive dhe u përmbys në kahun e kundërt të autostradës, ku më pas u përplas edhe një furgon.

Përveç viktimës, dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime. Shkaqet e humbjes së kontrollit mbi mjet mbeten ende të paqarta dhe janë në hetim nga autoritetet sllovene.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident tragjik në Slloveni, humb jetën 28-vjeçari nga Kosova appeared first on Sinjali.

Zelensky thotë se situata energjetike në Ukrainë është emergjente

15 January 2026 at 19:35

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se autoritetet e kryeqytetit (Kyiv) nuk kanë bërë mjaftueshëm për t’u përgatitur për një emergjencë në sektorin e energjisë.

Kreu i shtetit e bëri këtë njoftim pas një konference të veçantë telefonike për energjinë në Telegram.

Situata në Kiev është veçanërisht e vështirë — autoritetet e qytetit kanë humbur kohë, dhe tani qeveria do të duhet të rregullojë atë që nuk është bërë në nivel qyteti. Është formuar tashmë një shtab i përhershëm për kryeqytetin, dhe puna e tij do të mbikëqyret në nivel qeveritar. Pres bashkëpunim dhe ndërveprim të plotë nga autoritetet lokale,” tha Zelensky.

Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi autoritetet rajonale dhe qytetare të Kharkiv për qasjen shumë të përgjegjshme në organizimin e sektorit të energjisë në rrethana emergjente.

“Kemi marrë parasysh kërkesat nga rajoni i Dnipropetrovsk – Dnipro, Kryvyi Rih, qytete dhe komunitete të tjera në rajon. I kam udhëzuar qeverisë të shqyrtojë veçmas kërkesat dhe situatën në rajonin e Chernihiv,” tha Presidenti.

Veçmas, sipas tij, në konferencë u diskutua situata në rrethet Boryspil dhe Brovary të rajonit të Kyiv.

Zelensky njoftoi se do të shpallet gjendje emergjence në sektorin e energjisë të Ukrainës dhe udhëzoi qeverinë të rishikojë rregullat e orës policore gjatë motit ekstrem të ftohtë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky thotë se situata energjetike në Ukrainë është emergjente appeared first on Sinjali.

E dhimbshme: Nesër i jepet lamtumira e fundit taksistit që u gjet pa shenja jete në Prizren

15 January 2026 at 19:30

Një rast i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit në Prizren, ku një taksist është gjetur pa shenja jete në rrugën “Hajdar Shalla”.

Sinjali mësoi se viktima është Avgustin Spaqi, 55-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur më 15.01.2026 rreth orës 01:00, kur Policia ka pranuar informacion se në këtë lokacion ishte gjetur një person i shtrirë dhe pa shenja jete.

Familjarët e viktimës kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Shpenadi, në ora 13:00.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E dhimbshme: Nesër i jepet lamtumira e fundit taksistit që u gjet pa shenja jete në Prizren appeared first on Sinjali.

‘Plisat’ e ndërprejnë përkohësisht ndeshjen ndaj Yllit, protestojnë kundër Bekë Berishës

15 January 2026 at 19:21

Ndeshja e xhiros së 15-të mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës u ndërpre pak para përfundimit të çerekut të parë.

Tifogrupi “Plisat” reagoi ashpër pas zgjedhjes së Bekë Berishës si kryetar i klubit.

Ata fyen nga tribunat Blerand Stavilecin, Florian Miftarin dhe vetë Bekë Berishën, duke kërkuar largimin e këtij të fundit nga posti i kryetarit.

Ndeshja ka riflliuar tashmë dhe rezultati është 18-8.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ‘Plisat’ e ndërprejnë përkohësisht ndeshjen ndaj Yllit, protestojnë kundër Bekë Berishës appeared first on Sinjali.

E trishtë: Prej tre muajsh e zhdukur, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali

15 January 2026 at 18:56

Floresha Prengu, 35 vjeç, banore e Trentos në Itali dhe nënë e dy vajzave, u gjet e vdekur 40 kilometra larg shtëpisë së saj, përgjatë lumit Adige.

Trupi i saj u identifikua këtë të enjte nga familja e saj, e cila kishte shpresuar deri në fund për një rezultat tjetër.

Floresha, me origjinë shqiptare, u pa për herë të fundit në qendër të qytetit më 22 tetor. Pas zhdukjes së saj, familja menjëherë kontaktuar policinë dhe publikun, duke kërkuar ndihmën e tyre për të gjetur një të afërm. Kërkimi për Floreshën u bë në shkallë të gjerë, duke përdorur patrulla të lumit, zjarrfikës vullnetarë përgjatë lumit Adige, si dhe helikopterë për kontrolle ajrore, por nuk dha rezultate konkrete, shkruan Corriere.

Për më shumë se dy muaj, kërkimet u shpërndanë përtej kufijve të Trentinos dhe të gjitha prefekturat italiane u informuan për zhdukjen e saj.

Sipas autoriteteve, mendohet se 35-vjeçarja u mor nga rryma e lumit Adige, të cilës nuk arriti dot t’i mbijetonte.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Prej tre muajsh e zhdukur, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali appeared first on Sinjali.

Prishtina bën ‘pazar’ në Holandë, siguron shërbimet e mbrojtësit 26 vjeçar

15 January 2026 at 18:48

Skuadra e Prishtinës ka siguruar nënshkrimin e një tjetër lojtari nga jashtë.Mbrojtësi 26 vjeçar, Sylian Mokono, do të transferohet nga VVV Venlo, skuadër kjo në Ligën e Dytë të Holandës.

Skuadra holandeze e ka konfirmuar largimin e tij për tek Prishtina, me mbrojtësin që ka 13 paraqitje në këtë edicion.

Kujtojmë që Mokono ka luajtur për disa skuadra të tjera gjatë karrierës së tij në Holandë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prishtina bën ‘pazar’ në Holandë, siguron shërbimet e mbrojtësit 26 vjeçar appeared first on Sinjali.

Ina thumbon Brikenën: Ke ardhur për të gjetur sponsor për të paguar Miss-in

15 January 2026 at 18:34

Ditën e sotme, banoret e Big Brother VIP Kosova 4, Brikena Selmani dhe Ina Aderi, janë përfshirë në një debat të ashpër, i cili kaloi edhe në ofendime personale.

Debati nisi kur Brikena iu drejtua Inës me fjalët: “Çfarë nuk bën për një copë famë”, duke aluduar në motivet e saj për të qëndruar në shtëpi.

Përgjigjja e Inës nuk vonoi: “Ti mendon se këtu kam ardhur për famë. Mendon se më mungon. Po ti për çfarë ke ardhur apo për të gjetur ndonjë sponsor për të të paguar Miss-in”, tha ajo, duke kthyer akuzën.

Brikena, megjithatë, nuk u lëkund: “Nuk më nxjer nga vetja se nuk më djegin fjalët e tua”, u shpreh ajo mes të tjerash, duke theksuar se nuk e preku kritika e Inës.

Gjatë debatit, konkurrentet përmendën edhe gjëra që kanë ndodhur jashtë shtëpisë dhe si ato kanë ndikuar në marrëdhëniet brenda saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ina thumbon Brikenën: Ke ardhur për të gjetur sponsor për të paguar Miss-in appeared first on Sinjali.

Bie në prangat e policisë një person në Podujevë, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

15 January 2026 at 18:21

Është arrestuar një person në Podujevë si i dyshuar për veprën penale falsifikim i dokumenteve.

A.B. dyshohet se ka përdorur një vulë jozyrtare, duke falsifikuar dokumente për regjistrimin e së paku një automjeti.

Me urdhër të prokurorit kompetent, është kryer kontroll në zyrën e tij, agjenci sigurimi, ku janë gjetur dhe sekuestruar një vulë dhe disa prova materiale që ndërlidhen me rastin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bie në prangat e policisë një person në Podujevë, dyshohet për falsifikim të dokumenteve appeared first on Sinjali.

Detaje nga aksioni në Veri: Kapen tre të dyshuar për bixhoz të paligjshëm

15 January 2026 at 18:01

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në tri lokale në Zubin Potok, të cilat dyshohen se ishin përdorur për organizimin e lojërave të fatit.

Detaje për aksionin ka dhënë për Sinjalin zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani.

Ai ka treguar se tre nga pesë të dyshuarit po intervistohen nga policia, ndërsa janë marrë në pyetje edhe pesë dëshmitarë.

“Me datën 15.01.2026 njësia e hetimeve e stacionit policor në Zubin Potok, në kuadër të DRP Mitrovicë Veri, ka pranuar një informatë nga rrugët operative se në tri lokale në qytetin e Zubin Potokut po zhvilloheshin veprimtari të kundërligjshme, konkretisht organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Njësia e hetimeve e stacionit policor Zubin Potok, me asistimin e njësive relevante të DRP Mitrovicë Veri, ka kryer bastisjen në të tri lokalet”, deklaroi Elshani.

Ai shtoi se gjatë kontrollit janë gjetur pajisje teknologjike që mundësojnë zhvillimin e lojërave të fatit.

“Janë të dyshuar pesë persona, ku tre prej tyre janë duke u intervistuar, ndërsa dy të tjerët nuk janë hasur aty, por janë të njohur për policinë. Po ashtu janë intervistuar edhe pesë dëshmitarë. Është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të iniciohen tri raste për ‘Organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, të sanksionuara me nenin 294 të KPRK-së”, përfundoi Elshani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Detaje nga aksioni në Veri: Kapen tre të dyshuar për bixhoz të paligjshëm appeared first on Sinjali.

Putin: Rusia vazhdon të kërkojë zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë

15 January 2026 at 17:58

Në paraqitjen e tij të parë publike për vitin e ri, Presidenti rus, Vladimir Putin, shoqëroi ceremoninë e dorëzimit të kredencialeve për ambasadorët e rinj të huaj në Kremlin dhe foli për zhvillimet ndërkombëtare, duke përfshirë të ardhmen e konfliktit në Ukrainë.

“Ne besojmë se do të ishte e vlefshme të ktheheshim në një diskutim thelbësor mbi këto çështje, në mënyrë që të përcaktonim kushtet në të cilat mund të arrihet një zgjidhje paqësore e konfliktit në Ukrainë, dhe sa më shpejt aq më mirë”, tha udhëheqësi rus.

Megjithatë, ai theksoi se jo të gjithë janë të gatshëm për një dialog të tillë, duke përfshirë Kievin dhe vendet që e mbështesin atë, por shprehu shpresën se njohja e kësaj nevoje do të vijë “herët a vonë”.

Ai shtoi se deri atëherë, Rusia do të vazhdojë të ndjekë qëllimet e saj: “Nuk është rastësi që thonë: paqja nuk vjen vetvetiu, ajo ndërtohet çdo ditë. Paqja kërkon përpjekje, përgjegjësi dhe një zgjedhje të vetëdijshme.”

Duke komentuar rreth sigurisë dhe origjinës së krizës ukrainase, Putin tha se “siguria e vendeve nuk mund të sigurohet në kurriz të të tjerëve. Kriza ukrainase u shkaktua nga injorimi i interesave legjitime të Rusisë.”

Në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, ai theksoi gatishmërinë për dialog me Evropën: “Moska është e gatshme të rikthehet në dialogun me vendet evropiane.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Putin: Rusia vazhdon të kërkojë zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë appeared first on Sinjali.

KQZ njofton se janë rinumëruar 158 nga 914 vendvotime

15 January 2026 at 17:54

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e enjte, 15 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar 158 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave të ndryshme, si: Deçan (5), Gjakovë (15), Gllogoc (7), Gjilan (13), Dragash (57), Istog (6), Kaçanik (44), Klinë (5), Fushë Kosovë (3) dhe Mitrovicë e Jugut (3).

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ njofton se janë rinumëruar 158 nga 914 vendvotime appeared first on Sinjali.

BE-ja nis heqjen e masave kundër Kosovës, mbi 400 milionë euro pritet të lirohen

15 January 2026 at 17:49

Bashkimi Evropian ka nisur fazën e heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës dhe synon që në javët në vijim t’i eliminojë ato të natyrës financiare.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Evropian, Jan Gert Koopman, gjatë një seance dëgjimore në Parlamentin Evropian.

“Kemi filluar tashmë t’i zbusim masat dhe jemi në një fazë kyçe ku dëshirojmë të avancojmë programimin”, ka thënë Koopman, duke saktësuar se shuma në fjalë tejkalon 400 milionë euro, raporton “Agencia Nova”.

Ai ka shtuar se po zhvillohen konsultime të gjera me autoritetet kompetente dhe Komisioni shpreson ta finalizojë vendimin deri në fund të muajit, ndonëse mbetet i domosdoshëm miratimi i Komitetit të Shteteve Anëtare.

Koopman ka shpjeguar se, pasi të përfundojnë procedurat e programimit dhe nënshkrimit të kontratave, do të jetë e mundur të arrihet në heqjen e plotë të masave financiare, në përputhje me atë që ka njoftuar presidentja e Komisionit Evropian.

Deklaratat e tij janë bërë në përgjigje të një pyetjeje nga raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, gjatë një seance në Komisionin për Punë të Jashtme.

Sa i përket Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Koopman ka theksuar se Kosova do të mund të marrë pagesat e para të parafinancimit vetëm pasi të konstituohet Kuvendi dhe të ratifikohet marrëveshja e nevojshme.

“Programi i reformave ka kohë që është gati dhe, në një nivel thelbësor, po zbatohet, por ratifikimi është thelbësor për të vazhduar me pagesat”, ka shtuar ai, duke rikujtuar se vendi ka qenë pa një qeveri plotësisht funksionale për rreth një vit.

Koopman ka shprehur shpresën se, pas zgjedhjeve të dhjetorit, ekzekutivi i ri do të formohet shpejt, duke mundësuar finalizimin e dokumenteve të nevojshme për mbrojtjen e buxhetit të BE-së dhe interesave të taksapaguesve evropianë.

“Në atë moment do të jemi gati të veprojmë shpejt”, ka përfunduar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE-ja nis heqjen e masave kundër Kosovës, mbi 400 milionë euro pritet të lirohen appeared first on Sinjali.

Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim të dyshuarit për protestat e dhunshme më 2023 në Zveçan

15 January 2026 at 17:43

Një muaj paraburgim i është caktuar Sllobodan Radenkoviqit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Sinjali nga zëdhënësja Mirlinda Gashi.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale hetimore ndaj të pandehurit S.R. për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, Sulmi ndaj personit zyrtar dhe Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e PSRK-së për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.R. ashtu që të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një ) muaji.“, tha ajo.

Radenkoviq u arrestua më 14 janar në Zveçan dhe ndaj tij rëndojnë dyshime për disa vepra penale.

“S.R. është ndaluar mbi dyshimet për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar. Gjithashtu, në vendbanimin e të dyshuarit është zbatuar urdhër kontrolli, ku janë gjetur prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Pas arrestimit, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij është realizuar kontroll, me asistencën e Sektorit Rajonal të Hetimeve Mitrovicë Veri, me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive.

Gjatë kontrollit, Policia ka sekuestruar disa prova materiale, përfshirë: Dy telefona mobilë, një trenerkë sportive “Underarmour”, ngjyrë hiri me të zezë, një leje qëndrimi në emër të Milorad Bulatoviç.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim të dyshuarit për protestat e dhunshme më 2023 në Zveçan appeared first on Sinjali.

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë – dyshohet për vjedhje të rëndë

15 January 2026 at 17:39

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme, duke publikuar fotografinë e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftim thuhet se i dyshuari kërkohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Postimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Podujevë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje e rëndë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë – dyshohet për vjedhje të rëndë appeared first on Sinjali.

❌
❌