Normal view

Mot i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

By: ela
8 May 2026 at 08:47

Autoritetet detare kanë njoftuar për përkeqësim të kushteve hidrometeorologjike në Gjirin e Vlorës dhe në det të hapur gjatë ditës së sotme, 8 maj 2026. Sipas parashikimeve, duke nisur nga ora 08:00 priten erëra të forta nga drejtimi jug-juglindje me forcë deri në 6-7 ballë dhe shpejtësi 15-20 m/s, ndërsa lartësia e dallgëve do të […]

The post Mot i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla appeared first on BoldNews.al.

Bizneset protestë para Bashkisë së Vlorës: Ndaloni shembjet në prag të sezonit turistik

By: Brisi
6 May 2026 at 17:21

Dhjetëra përfaqësues biznesesh janë mbledhur sot para Bashkisë së Vlorës, ku kërkojnë një takim me kryetaren Brunilda Mersini, lidhur me aksionet e prishjeve në prag të sezonit veror. Në një kërkesë zyrtare drejtuar Bashkisë, Shoqata Turistike Rajonale Aulona (ARTA) kërkon “shtyrjen e afatit të prishjeve deri në fund të muajit shtator”. Sipas bizneseve, ndërhyrjet në […]

The post Bizneset protestë para Bashkisë së Vlorës: Ndaloni shembjet në prag të sezonit turistik appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Vlorë, makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal

By: armand
5 May 2026 at 15:49

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lumit të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, çka ka bërë që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin. Si pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë […]

The post Aksident në Vlorë, makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Fier-Vlorë, dy të plagosur pas përplasjes së automjeteve

By: armand
4 May 2026 at 09:40

Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier–Vlorë, ku si pasojë janë plagosur dy persona. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit rrugor.  

The post Aksident në aksin Fier-Vlorë, dy të plagosur pas përplasjes së automjeteve appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari, ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit!

By: armand
2 May 2026 at 15:53

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një motomjet në një prej lagjeve të qytetit. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, rreth orëve të drekës, në lagjen “28 Nëntori”, kurse arrestimi u konfirmua sot (2 maj). I ndaluari është i riu me inicialet V.M., i cili u […]

The post Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari, ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit! appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Vlorë, gjendet një person i varur në kullën e vrojtimit të plazhit

By: Brisi
2 May 2026 at 08:51

Një person është gjetur i pa jetë, mëngjesin e kësaj të shtunë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, viktima është gjetur i varur në një prej kullave të vrojtimit në plazhin e Vjetër. Sipas policisë dyshohet për vetëvarje ndërsa ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm. Grupi hetimor ka nisur hetimet […]

The post E rëndë në Vlorë, gjendet një person i varur në kullën e vrojtimit të plazhit appeared first on BoldNews.al.

Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë

By: ela
1 May 2026 at 21:56

Një 23-vjeçar është plagosur me thikë në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, i riu  është shoqëruar në spital nga policia e Vlorës, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e plagosjes së 23-vjeçarit. Pritet të merret edhe dëshmia e tij pas ndihmës mjekësore.

The post Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Peshku helmues sërish në ujërat e Vlorës, specialistët ngrenë alarmin: Kujdes, të merr jetën

By: Brisi
1 May 2026 at 14:23

Rritja e pranisë së një peshku shumë helmues në ujërat shqiptare, veçanërisht në Gjirin e Vlorës, po shqetëson gjithnjë e më shumë peshkatarët dhe ekspertët e mjedisit. Bëhet fjalë për peshkun Top, një specie e njohur për përmbajtjen e lartë të toksinës helmuese e cila mund të jetë fatale për njeriun nëse konsumohet. Sipas specialistit […]

The post Peshku helmues sërish në ujërat e Vlorës, specialistët ngrenë alarmin: Kujdes, të merr jetën appeared first on BoldNews.al.

Shkrumbohet makina në Selenicë, shpëton mrekullisht shoferi (VIDEO)

By: armand
30 April 2026 at 13:07

Një incident ka ndodhur në qytezën e Selenicës, pasi një makinë është shkrumbuar totalisht. Rreth orës 11:00 të ditës së sotme dyshohet se për shkak të një shkëndije me makinë, e cila ishte duke ecur ka marrë flakë, ku siç duket dhe nga pamjet makina është djegur totalisht ndërsa drejtuesi ka dalë nga makina dhe […]

The post Shkrumbohet makina në Selenicë, shpëton mrekullisht shoferi (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

💾

Drejtonte motorin pa dokumente, vajza nga Ukraina përfshihet në aksident në Vlorë

By: armand
29 April 2026 at 14:10

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (28 prill) në qytetin e Vlorës, ku u përfshi edhe një turiste nga Ukraina. Vajza 23-vjeçare u mor në procedim nga policia pas ngjarjes, sepse drejtonte motomjetin e saj pa dokumente, teksa u përplas me një veturë në ecje e sipër. Vajza që banonte aktualisht në Durrës nuk […]

The post Drejtonte motorin pa dokumente, vajza nga Ukraina përfshihet në aksident në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

“Gropa financiare” në Bashkinë Vlorë, 1.49 miliardë lekë asete pa dokumente, miliona të humbura dhe tenderë me shkelje

By: ela
27 April 2026 at 20:27

Bashkia e Vlorës ka pasur probleme të shumta në menaxhimin e financave dhe zbatimin e ligjit, sipas auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të publikuar në raportin vjetor të performancës së institucionit. Raporti ka gjetur pasaktësi në pasqyrat financiare, detyrime të paarkëtuara në vlera të larta dhe shkelje në tenderë e leje ndërtimi, duke […]

The post “Gropa financiare” në Bashkinë Vlorë, 1.49 miliardë lekë asete pa dokumente, miliona të humbura dhe tenderë me shkelje appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Vlorë, e moshuara tenton ti japë fund jetës, kërcënon se do hidhet nga ballkoni

By: Brisi
27 April 2026 at 10:21

Një ngjarje e rëndë është regjistruar nga qyteti i Vlorës ku një grua 80-vjeçare është kyçur në banesën e saj duke tentuar të vetëvritet. Bëhet me dije se e moshuara jetonte e vetme. Ngjarja ndodhi në lagjen Pavarësia 3, ku e moshuara prej minutash qëndroi në ballkonin e shtëpisë në katin e tretë dhe kërcënoi […]

The post E rëndë në Vlorë, e moshuara tenton ti japë fund jetës, kërcënon se do hidhet nga ballkoni appeared first on BoldNews.al.

Kësaj i thonë jetë, një qen në Vlorë paguhet 260 euro muaji

By: Brisi
26 April 2026 at 20:16

Nga Boldnews.al Një qen vlonjat, madje endacak, tani e tutje, për të paktën tetë muaj radhazi do të marrë “pagë” prej 260 eurosh në muaj. Ky është projekti më i fundit, i nisur dhe bitisur nga Bashkia Vlorë, e cila parashikon ngritjen e përkohëshme të një strehëze për kafshët endacake. Plot 26 milionë lekë të […]

The post Kësaj i thonë jetë, një qen në Vlorë paguhet 260 euro muaji appeared first on BoldNews.al.

Vlorë/ Një person dhunohet me shkopinj e sende të forta

By: ela
25 April 2026 at 22:37

Një person është goditur me shkopinj e sende të forta në zonën e Lungomares në Vlorë mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve paraprake, i lënduari është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të incidentit.

The post Vlorë/ Një person dhunohet me shkopinj e sende të forta appeared first on BoldNews.al.

Aksioni “blic” në burgun e Vlorës përfundon me sekuestrimin e 3 televizorëve

By: armand
25 April 2026 at 15:39

Forcat Operacionale kanë kryer ditën e sotme një aksion në paraburgimin e Vlorës. Ata kanë kryer verifikime të imtësishme brenda ambienteve të paraburgimit. Përmes një njoftimi, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaroi se kontrolli u ushtrua nga Forcat Operacionale dhe Speciale, në bashkëpunim me forcat e Grupeve te Sigurisë nga IEVP Durrës, Elbasan, Fier dhe Berat. […]

The post Aksioni “blic” në burgun e Vlorës përfundon me sekuestrimin e 3 televizorëve appeared first on BoldNews.al.

Çfarë ndodhi në paraburgimin e Vlorës? Forcat operacionale kontroll të befasishëm

By: armand
25 April 2026 at 10:06

Forcat operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në ambientet e paraburgimit në Vlorë. Burime bëjnë me dije se efektivët kanë mbërritur pak minuta më parë dhe po kryejnë verifikime të detajuara, si dhe kontrolle të imtësishme në të gjitha ambientet e institucionit. Deri më tani nuk dihen […]

The post Çfarë ndodhi në paraburgimin e Vlorës? Forcat operacionale kontroll të befasishëm appeared first on BoldNews.al.

Sherri me thika mes të rinjve në Vlorë, policia nis hetimet për 9 persona!

By: armand
22 April 2026 at 14:11

Një konflikt mes të rinjve ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë teksa përplasja është përshkallëzuar me përdorimin e thikave dhe sendeve të forta. Ndërkohë me anë të një njoftimi ditën e sotme Policia bën me dije se ka proceduar penalisht 9 persona, mes tyre edhe katër të mitur. Sherri ka […]

The post Sherri me thika mes të rinjve në Vlorë, policia nis hetimet për 9 persona! appeared first on BoldNews.al.

Plagosje me thikë në Vlorë, një person në gjendje të rëndë (EMRI)

By: armand
21 April 2026 at 16:36

Një person ka mbetur i plagosur rëndë sot në Vlorë si pasojë e një sulmi me thikë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se i plagosur ka mbetur 50-vjeçari Soni Latifaj. Raportohet se ai është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa bëhet me dije se ndodhet në gjendje të […]

The post Plagosje me thikë në Vlorë, një person në gjendje të rëndë (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Nga kulla 38 kate në Vlorë, tek ato në Durrës, Shëngjin, Linzë dhe Tiranë, të gjjtha lejet e reja nga KKTU

By: ela
21 April 2026 at 10:31

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit i ka hapur rrugë një vale të re kullash, me përqendrim në Tiranë, por jo vetëm pasi ato shtrihen edhe në Durrës, Vlorë apo Shëngjin. Ekofin.al zbardh rendin e ditës të mbledhjes së mbajtur në 17 tetorit 2025, por që është publikuar së fundmi në faqen e AZHT, që […]

The post Nga kulla 38 kate në Vlorë, tek ato në Durrës, Shëngjin, Linzë dhe Tiranë, të gjjtha lejet e reja nga KKTU appeared first on BoldNews.al.

Vlora nesër sërish pa ujë

By: Brisi
20 April 2026 at 21:13

Disa lagje të qytetit të Vlorës do të përballen ditën e nesërme me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm. Sipas njoftimit të Ujësjellës Kanalizime Vlorë, ditën e martë, më 21 prill, në qytetin bregdetar, do të kryhen punime për lidhjen e rrjetit të ri të ujësjellësit me atë ekzistues në disa zona, përfshirë rrugët […]

The post Vlora nesër sërish pa ujë appeared first on BoldNews.al.

❌