Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 February 2026Reporter

Fushata kundër ligjit për ‘Barazinë Gjinore’ u frymëzua nga Donald Trump

11 February 2026 at 08:42

Miratimi i ligjit ‘Për barazinë gjinore në Shqipëri’ në nëntor, i cili përfshiu në përdorim termin e ‘identitetit gjinor’ sipas standardeve ndërkombëtare për barazi dhe mosdiskriminim, ndezi debate në media dhe në platformat e rrjeteve sociale. Ligji u kundërshtua ashpër nga një aleancë midis partive opozitare dhe grupimevekonservatore ‘pro-familjes’, të cilat ndërmorën një fushatë të […]

The post Fushata kundër ligjit për ‘Barazinë Gjinore’ u frymëzua nga Donald Trump appeared first on Reporter.al.

Yesterday — 10 February 2026Reporter

Transparency International: Ballkani po përballet me “stagnacion” serioz në luftën kundër korrupsionit

10 February 2026 at 18:50

Institucionet e dobëta dhe regresi demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë Evropën Juglindore po nxisin korrupsionin dhe po ngushtojnë hapësirën qytetare, thuhet në Indeksin vjetor të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025 të Transparency International, të publikuar të martën. Raporti i organizatës kundër korrupsionit me seli në Berlin paralajmëron se korrupsioni po përkeqësohet […]

The post Transparency International: Ballkani po përballet me “stagnacion” serioz në luftën kundër korrupsionit appeared first on Reporter.al.

Skandali i mbetjeve toksike, organizatat e mjedisit kërkojnë ndalimin e eksporteve dhe reformë ligjore

10 February 2026 at 18:42

Organizatat ndërkombëtare dhe lokale të mbrojtjes së mjedisit reaguan të martën, disa ditë pas finalizimit të hetimeve nga Prokuroria e Durrësit, e cila lëshoi 33 urdhër-arreste lidhur me skandalin e eksportit të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme nga Porti i Durrësit. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të hënën, Basel Action Network (BAN), EARTH […]

The post Skandali i mbetjeve toksike, organizatat e mjedisit kërkojnë ndalimin e eksporteve dhe reformë ligjore appeared first on Reporter.al.

Prokuroria e Hagës këmbëngul se krerët e UÇK-së në gjyq i kanë mbështetur “direkt” krimet

10 February 2026 at 18:23

Gjatë deklaratave përmbyllëse në gjyqin e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe tre të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, prokurorët këmbëngulën se të pandehurit kishin përgjegjësi komanduese për krimet e kryera nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK. Prokurorët gjithashtu këmbëngulën se të pandehurit shpesh dëshmuan ose morën pjesë në […]

The post Prokuroria e Hagës këmbëngul se krerët e UÇK-së në gjyq i kanë mbështetur “direkt” krimet appeared first on Reporter.al.

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Aurel Zarka

10 February 2026 at 17:25

Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqësoi drejtuesin e SPAK pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kërkoi të martën shkarkimin nga detyra të prokurorit Aurel Zarka për cënimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Lidhur me kriterin e figurës, Xholi konstatoi se Autoriteti për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK ka ndryshuar konstatimin fillestar […]

The post Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Aurel Zarka appeared first on Reporter.al.

Shqipëria shënon rritje të perceptimit të korrupsionit për vitin 2025

10 February 2026 at 17:18

Perceptimi i shqiptarëve për korrupsionin në institucionet publike u rrit gjatë vitit 2025, pavarësisht hetimit nga Prokuroria e Posaçme të një serie çështjesh korruptive dhe zyrtarësh të nivelit të lartë. Raporti i fundit vjetor i Transparency International mbi nivelin e perceptimit të korrupsionit në botë për vitin 2025 e ka vlerësuar me përkeqësim Shqipërinë, e […]

The post Shqipëria shënon rritje të perceptimit të korrupsionit për vitin 2025 appeared first on Reporter.al.

Shoqëria Civile: Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për Ballukun

10 February 2026 at 14:09

Mbledhja e menjëhershme e Këshillit konsiderohet nga organizatat respektim i plotë i parimit se “askush nuk është mbi ligjin” dhe garanton “funksionimin normal, transparent dhe të paanshëm të procedurave parlamentare”. Apeli i shoqërisë civile vjen pas paralajmërimit të Kryeministrit Edi Rama se Kuvendi do të fuste në ‘kalendat greke’ çështjen e imunitetit të Ballukut. Organizatat […]

The post Shoqëria Civile: Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për Ballukun appeared first on Reporter.al.

Drejtuesi i SPAK kërkon mbylljen e vetingut të Mimoza Margjekës pa vendim përfundimtar

10 February 2026 at 13:15

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 10 shkurt me parashtrimet dhe konkluzionet në çështjen e vetingut të ish-gjyqtares së shkarkuar nga KLGJ, pas dënimit të saj me vendim të formës së prerë për korrupsion. Margjeka nuk ishte e pranishme në seancë, ndërkohë që Kolegji konstatoi se ajo nuk kishte paraqitur […]

The post Drejtuesi i SPAK kërkon mbylljen e vetingut të Mimoza Margjekës pa vendim përfundimtar appeared first on Reporter.al.

Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion

10 February 2026 at 07:50

Kryeministri Edi Rama kaloi nga fjalët tek veprat në raport me drejtësinë të hënën, kur paralajmëroi një ofensive ligjore për të penguar Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme që të ndërmarrë masën e pezullimit nga detyra për ministrat e kabinetit të tij dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Deklaratat publike të Ramës erdhën si kundërpërgjigje ndaj […]

The post Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayReporter

KPA lë në fuqi konfirmimin e ndihmëses ligjore Jurida Bajraktari

9 February 2026 at 17:39

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 9 shkurt vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të ndihmëses ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Jurida Bajraktari, duke i rrëzuar si të pabazuara shkaqet e ngritura në ankim lidhur me pasurinë e profesionalizmin. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konstatoi probleme […]

The post KPA lë në fuqi konfirmimin e ndihmëses ligjore Jurida Bajraktari appeared first on Reporter.al.

Trump ose vetëshkatërrimi i një superfuqie

9 February 2026 at 16:21

Presidenti amerikan Donald Trump duket i vendosur të riformësojë rajonin e Atlantikut të Veriut dhe është i gatshëm të shkatërrojë Perëndimin transatlantik gjatë këtij procesi. Trump dhe këshilltarët e tij duket se besojnë se aleancat si NATO-ja janë një barrë dhe se “Amerika vetëm” do të arrijë madhështinë e vërtetë. Megjithatë, duke shqyrtuar të dhënat […]

The post Trump ose vetëshkatërrimi i një superfuqie appeared first on Reporter.al.

Apeli lë në fuqi dënimin me 1 vit burg të kryebashkiakut të Rrogozhinës

9 February 2026 at 15:01

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të hënën më 9 shkurt lënien në fuqi të vendimit të dënimit me 1 vit burg të kryetarit socialist të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, si dhe për tre personat e tjerë të pandehur në këtë […]

The post Apeli lë në fuqi dënimin me 1 vit burg të kryebashkiakut të Rrogozhinës appeared first on Reporter.al.

Prokuroria e Hagës kërkon 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së

9 February 2026 at 13:45

Në ditën e parë të deklaratave përmbyllëse në gjyqin për krime lufte ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre të tjerëve, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të hënën, Zyra e Prokurorit të Specializuar (SPO) kërkoi dënim me 45 vjet burg për secilin nga katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). […]

The post Prokuroria e Hagës kërkon 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së appeared first on Reporter.al.

Kalon për gjykim çështja e Erion Veliajt për korrupsion e pastrim parash

9 February 2026 at 13:17

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Etleva Deda, shpalli të hënën më 9 shkurt vendimin për kalimin për gjykim të çështjes penale për korrupsion e pastrim parash në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ish-deputetes socialiste Klotilda Bushka dhe 15 personave të tjerë, përfshirë pronarë kompanish […]

The post Kalon për gjykim çështja e Erion Veliajt për korrupsion e pastrim parash appeared first on Reporter.al.

“Ndryshime ligjore”: Rama shpall kabinetin e tij të paprekshëm nga masat e SPAK

9 February 2026 at 13:04

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të hënën se do të ndërmarrë një ofensivë ligjore për të mbrojtur kabinetin e tij qeveritar dhe poste të tjera kushtetuese ndaj masave të pezullimit nga detyra nga ana e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin nga detyra për numrin 2 […]

The post “Ndryshime ligjore”: Rama shpall kabinetin e tij të paprekshëm nga masat e SPAK appeared first on Reporter.al.

Pse ka rëndësi Groenlanda

9 February 2026 at 12:23

Një çështje dominoi Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti në Davos: kërcënimet e presidentit Donald Trump për të marrë kontrollin e Groenlandës nga SHBA-ja. Shpallja e një marrëveshjeje të shkurtër midis presidentit Trump dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ishte një lajm i mirë – edhe nëse rezulton të jetë vetëm një mbulesë […]

The post Pse ka rëndësi Groenlanda appeared first on Reporter.al.

I burgosuri boshnjak në Ukrainë tregon se si iu bashkua luftës së Rusisë

9 February 2026 at 12:20

Për Selver Hrustic, që t’i bashkohej luftës së Rusisë në Ukrainë ai u desh thjesht të mbërrinte në aeroportin Sheremetyevo të Moskës vonë më 4 shtator të vitit të kaluar dhe t’i tregonte policisë për qëllimin e tij. “E dija tashmë se si shkonte procesi”, tha ai. “Atje i thua policisë në aeroport se dëshiron […]

The post I burgosuri boshnjak në Ukrainë tregon se si iu bashkua luftës së Rusisë appeared first on Reporter.al.

Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale

9 February 2026 at 07:48

Revolucioni i energjisë diellore mbërriti pa paralajmërim shtatorin e vitit të kaluar në fshatin Boçovë të Fierit – vetëm pak kilometra larg plazhit të Semanit në Adriatik – kur makineritë e rënda nisën të gërmonin përbri arave të mbjella. Në fshat askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte, por alarmi u rrit me kalimin […]

The post Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale appeared first on Reporter.al.

Tre persona akuzohen për ndikim të paligjshëm në procedurën e transferimit të një të burgosuri

8 February 2026 at 22:14

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi të shtunën më 7 shkurt përfundimin e hetimeve ndaj tre personave të akuzuar për ndikim të paligjshëm në procedurën e transferimit të një të dënuari në Turqi, një prej të cilëve oficer i Gardës së Republikës. Po ashtu, çështja penale është dërguar në gjykatë […]

The post Tre persona akuzohen për ndikim të paligjshëm në procedurën e transferimit të një të burgosuri appeared first on Reporter.al.

Analogji e frikshme apo paralajmërim për “fatin” e SPAK-ut?

8 February 2026 at 17:38

Vetëm një javë më parë, Asambleja Kombëtare (Parlamenti) e Serbisë miratoi ndryshimet në ligjet kryesore gjyqësore, të propozuara nga një deputet i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet (U. Mrdić). Kritikët në Serbi pretendojnë se këto ndryshime, të miratuara shpejt dhe pa konsultime publike, do të kufizojnë pavarësinë e gjykatave dhe prokurorëve; dobësojnë kompetencat e […]

The post Analogji e frikshme apo paralajmërim për “fatin” e SPAK-ut? appeared first on Reporter.al.

❌
❌