Normal view

Moti i keq/ Emergjencat në Vlorë në terren, ndërhyrje për të forcuar argjinaturën pranë lumit Vjosë

18 November 2025 at 17:25

Vendi është përfshirë që prej orëve të para të mëngjesit nga moti i keq dhe përmbytje në të gjithë vendin.

Emergjencat pranë Bashkisë së Vlorës janë pozicionuar në terren pranë urës së Mifolit, në shtratin e lumit Vjosë, ku po kryhet përforcimi i argjinaturës me rreth 800 metra kub dhe për ta ngritur mbi nivel.

Ndërhyrja po kryhet në ato pjesë Ku ka patur dëmtime të argjinaturës dhe qëllimi mbetet për të ndërhyre në kohë për të mos patur rrezik.

Kanan Shakaj, kreu i njësisë administrative Novosele tha se Vjosa ka kohë që nuk ka dalë nga shtrati, megjithatë situata duhet mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm.

“Po hedhim dhe presim normalisht situatën që pritet në orët e mbrëmjes,” u shpreh ai, referuar edhe parashikimeve për reshje intensive.

Ndërkohë Shakaj ka theksuar edhe se janë bërë edhe njoftimet për çdo emergjencë të mundshme, kryesisht në familjet që kanë banesat apo gjenë e gjallë pranë shtratit të lumit Vjosë në mënyrë që strukturat të ndërhyjnë menjëherë nëse paraqitet nevoja. Për momentin nuk ka rrezik megjithatë po merren të gjitha masat e nevojshme.

Moti i keq/ Vlorë, era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim

By: Rovena
18 November 2025 at 09:28

Si pasojë e erës së forte gjatë natës ka patur pemë të rëna në zonën e “Skelës’ dhe në zonën e “Pyllit të Sodës”, në qytetin e Vlorës.

Ka pat vështirësi në qarkullim ndërsa po punohet në zonat e prekura nga forcat zjarrfikëse dhe nga shërbimet publike për largimin e pemëve dhe hapjen totale të rrugës.

Nga reshjet deri tani nuk ka patur probleme në akset e qytetit kanë qenë me intensitet mesatar.

Vodhi shuma parash në 3 biznese/ Vlorë, arrestohet 36-vjeçari

By: Rovena
17 November 2025 at 14:49

Vodhi shuma parash në 3 biznese, policia arreston 36-vjeçari, autor i dyshuar i këtyre vjedhjeve.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, finalizuan operacionin policor të koduar “Cashline”, si rezultat i të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi:

* E. Xh., 36 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i 3 rasteve të vjedhjeve në qytetin e Vlorës, konkretisht:

* Më datë 17.10.2025, në lagjen “1 Maji”, ka vjedhur shumën 200 000 lekë në lokalin e një shtetasi;

* Më datë 14.11.2025, në lagjen “1 Maji”, ka vjedhur shumën 100 000 lekë në një furrë buke;

* Më datë 16.11.2025, në lagjen “Lef Sallata”, ka vjedhur shumën 200 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Vlorë, makina me katër persona del nga rruga

15 November 2025 at 16:14

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Vlorë-Peshkëpi, pasditen e kësaj të shtune. Mjeti është përmbysur, ndërsa katër persona që ndodheshin brenda tij kanë pësuar dëmtime të lehta.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po heton shkaqet e aksidentit.

Sipas informacioneve të para, raportohet se shkak i aksidentit ka qenë lëvizja tej normave të lejuara.

Goditën me thikë 39-vjeçarin në Vlorë, arrestohen dy të rinjtë

15 November 2025 at 13:58

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy të rinjtë, 23 dhe 26 vjeçar, të dyshuar për plagosjen e 39-vjeçarit, pas sherrit të ndodhur mes tyre.

Sipas policisë, këta 2 shtetas kanë plagosur rëndë me mjet prerës (thikë) shtetasin 39 vjeç, banues në Mal të Zi, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

 

Goditet me thikë 39-vjeçari në Vlorë, dy të shoqëruar në polici

15 November 2025 at 09:24

VLORË- Një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin e thikës. Ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 22 vjeçar dhe një 26 vjeçar, të dy banues në Vlorë kanë goditur me mjet prerës një 39 vjeçar. Ky i fundit si pasojë e plagëve ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Të dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Transportonin kokainë në Vlorë, arrestohen 3 persona

14 November 2025 at 10:36

VLORË- Finalizohet operacioni policor i koduar “Triple”. Gjatë këtij operacioni është goditur një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, ndërsa në pranga kanë rënë tre shtetas që transportonin kokainë, me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.

Nga policia është sekuestruar lënda narkotike, 4 aparate celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin 3 shtetasit e vënë në pranga.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen”, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, u gjetën të fshehura poshtë timonit 101 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e cila dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Vlorë, arrestohen dy persona pas plagosjes me thikë të një 30-vjeçari

12 November 2025 at 08:44

Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 30-vjeçari. Nga veprimet hetimore rezultoi se më herët, këta dy shtetas kishin pasur një konflikt për motive të dobëta, të cilin nuk e kishin kallëzuar. Për shkak të përshkallëzimit të tij, mbrëmjen e datës 10 tetor 32-vjeçari Edi Latifaj është konfliktuar fizikisht dhe me thikë me dy persona.

Ai ka goditur në pjesën e kraharorit dhe të qafës, 30 vjeçarin, i cili mbeti i plagosur. Atualisht i riu ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në banesën e autorit u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu, pa leje, si dhe një thikë, e dyshuar si i përdorur në këtë ngjarje.

Po ashtu është arrstuar edhe një shtetas tjetër i përfshirë në konflikt.

Nga kontrollet e kryera, në automjetin e 23-vjeçarit, me të cilin ky i fundit ka transportuar të lënduarin drejt spitalit, u gjet dhe u sekuestrua një thikë.

 

Iu dogj biznesi/ Pronari në Vlorë: Nuk kam konflikte me askënd! Kamerat fiksojnë autorin

11 November 2025 at 09:19

VLORË– Një biznes mobilierie në qytetin e Vlorës është përfshirë nga zjarri, mëngjesin e kësaj të marte. Flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e brendshme të biznesit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Pronari i biznesit, Edi Aliko thotë se nuk ka konflikte me njeri, ndërsa dëmi i shkaktuar përllogaritet në vlerën e 3 milionë lekëve. Ai kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe nxjerrjen e autorit para përgjegjësisë ligjore.

“Unë nuk kam ndonjë konflikt dhe nuk jam njeri konfliktual, jam shumë paqësor. Ja lë drejtësisë këtë shërbim, e cili është e detyruar ta bëjë, sepse kamerat janë aty, personi është i dukshëm dhe mendoj se shumë shpejt do të zbardhet ngjarja. Dëmi duhet të shkoj 3  milionë lekë të reja. Unë nuk kam konflikte dhe prandaj Ja kam lënë edhe drejtësisë. Me njerëzit që punoj dhe bashkëpunoj nuk kam asnjë lloj dyshimi”, tha ai.

Po ashtu kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin, i cili vendosi zjarr në ambientet e biznesit. Nga pamjet shquhet qartë momenti kur autori afrohet te dera e mobilierisë, thyen xhamin dhe më pas spërkat ambientin me lëndë djegëse./abcnews.al

E para grua që qeveris Vlorën/ Mersini për ABC News: E privilegjuar nga besimi i qytetarëve

10 November 2025 at 16:31

Brunilda Mersini, do të jetë e para kryebashkiake grua në Bashkinë e Vlorës, e dalë me votën e qytetarëve më 9 nëntor.

Në një intervistë për gazetarin Andon Kello, për ABC News, Mersini tha se ndihej e privilegjuar për besimin e marrë nga qytetarët dhe se me punën e saj në Bashki, do të cojë Vlorën në një nivel tjetër ku nuk kanë qenë më parë.

Intervista:

Si ndiheni që në qytetin e historisë, aty ku zakonisht iështë kënduar burrave, prej kohës së Pavarësisë, ju shkruani një histori të re, gruaja e parë kryebashkiake.

Padiskutim që ndihem e nderuar, edhe e emocionuar. Ky qytet është qyteti ku ka lindur pavarësia, identiteti ynë kombëtar dhe ka patur burra të mëdhenj që kanë shkruar historinë, por sot ky qytet hapi një faqe të re për një grua. Dhe fitorja ime personale është mesazh për cdo grua dhe për cdo vajzë në këtë qytet, që përmes punës dhe përkushtimit, misioni i tyre mund të lëvizë një qytet të tërë.

Megjithatë duket se vlonjatët në krahasim me vitet e tjera nuk patën një pjesëmarrjë, 12.54% si e patë ju këtë pjesëmarrje, statistikisht të ulët?

Historia e zgjedhjeve lokale gjithmonë kanë patur përqindje të ulëta pjesëmarrje, por unë dua të fokusohem te mesazhi i qartë që patën këto zgjedhje. Dhanë mandatin e kryebashkiakes dhe në ato kuti votimi mesazhi ishte shumë i qartë që vlonjatët zgjodhën stabilitetin për vazhdimin e projekteve të Bashkisë, kudo ku bashkia ka projekte në infrastrukturë, turizëm, në menaxhimin e mbetjeve dhe kudo të bërë Vlorën një qytet gjithë përfshirës, modern. Një qytet ku rinia do ta shikojë të ardhmen e vet, të moshuarit do ndihen të respektuar, dhe padiskutim vizitorët do të rikthehen në këtë qytet.

Shënuat rekord personal por edhe politik në Vlorë, fituat me 78% duke e bërë opozitën të duket inekzistente. Megjithatë, ndiheni pak në faj që nuk e arritët dot 80% që i premtuat kryeministrit.

Unë nuk kam qenë në garë për përqindje por për të fituar besimin e qytetarëve, tashmë këtë besim e kam. Dhe padiskutim ky besim u pasua me një përqindje të qytetarëve, nuk dhash atë shifër se isha e bindur se qytetarët dinë të zgjedhin njeriun e përkushtuar, njeriun e punës, një njeri që ka ardhur nga energjia e këtij qyteti, që e njeh këtë qytet dhe i ka kushtuar edhe jetën këtij qyteti me përkushtimin tim në punë si mjeke në këtë qytet.

Kryeministri Rama ka shfaqur pakënaqësinë në Vlorë nga pushteti vendor..

Nuk janë vetëm shqetësime të kryeministrit por të një qyteti të tërë, një qytet turistik dhe tashmë me aeroportin do të jetë edhe një qytet europian, do të hapë dyert për gjithë pjesën e botës dhe janë të dukshme problemet në menaxhimin e mbetjeve, por në programin tim elektoral, i cili ka qenë kryesisht në përmirësimin e shërbimeve bazë të qytetit është shumë i qartë se si do të realizojë me projekte të financuara të matshme për publikun me objektiva të qarta edhe në afate kohore, sepse landifilli i Sherishtës sot është një instrument që do e ndihmojë bashkinë me menaxhimin e mbetjeve, po ashtu mobiliteti ka projekte të qarta dhe produkti do të jetë i matshëm për qytetin, dhe kudo ku ka probleme infrastruktura, Bashkia në vijimin e zgjidhjeve që ka parashtruar kryebashkiaku i parë, stafi do përfshihet në zgjidhje të reja alternative, për ta bërë qytetin në fillimin e sezonit turistik, një qytet që do ta ndjejë ndjeshëm kudo cilësinë e shërbimit.

Me profesion jeni mjeke, a ka Vlora nevojë për shërim, do ia dilni në më pak se dy vite.

Unë nuk hy në garë për karrierë. Kam hyrë në këtë garëpër t’iu përkushtuar punës janë qytetarët që në 2027 do të vendosin kush do jetë kryebashkiaku i radhës. Kjo pjesë e mandatit politik që me të drejtë qytetarët vlonjatë më kanë besuar, do të jetë një mandat që do të shfaqë rezultate të prekshme për qytetarët. Ajo që duhet të ndryshojë është efikasiteti i administratës, në opinionin tim drejtimi nuk është vetëm për të marrë vendime, por është për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të patur përgjigjet e pyetjeve drejt të ardhmes dhe padiskutim do të cojmë njerëzit në një nivel tjetër ku ata nuk kanë qenë më parë./abcnews.al

Vlora me pjesëmarrjen më të ulët, kreu i PS mesazh qytetarëve: Vota, e drejtë legjitime

9 November 2025 at 16:49

Pak para mbylljes së orarit zyrtar të votimit, kreu i PS në Vlorë, qyteti me pjesëmarrjen më të ulët në këto zgjedhje, apelon qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit.

“Qytetarë të Vlorës, kanë mbetur edhe shumë pak caste nga mbyllja e procesit zgjedhor, do iu lutesha t’i drejtoheshit kutive të votimit, për të shprehur vullnetin me votë.

Vota është e drejtë legjitime dhe ju takon juve për të ardhmen e qytetit të Vlorës” thotë ai.

Sondazhi trondit demokratët në Vlorë/ Analistët: PD është gati e shpartalluar, vijon në rënie të lirë

3 November 2025 at 22:50

TIRANË– Në Bashkinë e Vlorës, nëse zgjedhjet do mbaheshin sot, kandidatja e PS, Brunilda Mersini do shpallej fituese me rezultat të thellë me 69.8 % të votave, kundrejt Partisë Demokratike, e cila nuk do merrte më shumë se 30.2% të votave./

Këto janë të dhënat e dala pas anketimit të 571 banorëve të Vlorës, në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News. Analisti Roland Bejko u shpreh se Partia Demokratike në Vlorë është pothuajse e shpartalluar dhe perceptimi qytetar e dëshmon këtë.

“PD në Vlorë është gati e shpartalluar. PD atje është në ditë të hallit. PD në jug gati është shpartalluar. Si strukturë nuk është më ajo që ka qenë. Kur Berisha ka shkuar në Vlorë në 2000 ka pasur më shumë atmosferë se sot”, tha ai.

Analisti Roland Lami u shpreh se PD është në rënie të lirë dhe për fat të keq kjo rënie sa vjen e po bëhet më e shpejtë.

“PD është në rënie të lirë dhe nuk ka perëndi që e ndalon rrjedhën. Për mënyrën se si  është organizuar dhe për mënyrën se si i është qasur tregut politik, PD është në gërryerje”, tha ai./abcnews.al

“Zëri i Shqiptarëve”/ Nëse zgjedhjet në Vlorë do të mbaheshin sot, Bashkia do të drejtohej nga …

3 November 2025 at 22:34

TIRANË- Nëse zgjedhjet e pjesshme vendore do të mbaheshin sot, Bashkia e Vlorës do të kishte në krye të saj kandidaten e PS, Brunilda Mersini.

Linku i sondazhit në ‘Zëri i shqiptarëve’, iu dërgua në mënyrë rastësore, 571 banorë në Vlorë, nga të cilët vlonjatët e vendosur për të votuar që sot, do të votonin 69.8 % kandidaten socialiste dhe 30.2% kandidatët opozitarë.

Marzhi i gabimit statistikor në këtë sondazh përllogaritet në +/- 3.9%.

Rezultati i pyetësorit:

Vrasja e 36-vjeçarit/ Shoqërohen pesë persona në Polici, mes tyre dhe kushëriri i viktimës

1 November 2025 at 22:08

SELENICË- Mbrëmjen e së shtunës,  rreth orës 20:25 minuta në fshatin Gjorm, të bashkisë së Selenicës, është gjetur i pajetë një 36-vjeçar me emrin Dalan Alliaj.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca, ku kjo e fundit ka transportuar trupin e 36-vjecarit, por pa shenja jete.

Forcat e rendit, FNSH  bashku me ekspertët e kriminalistikës, kanë bërë këqyrjen e vendngjarjes dhe kanë shoqëruar në polici pesë persona, përfshirë djalin e xhaxhait, i cili ka qenë me 36-vjeçarin, kryeplakun e fshatit, dhe tre banorë të tjerë, që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Policia e Vlorës dhe forcat e FNSH janë duke krehur zonën për kapjen e autorit apo autorëve , ndërkohë që nga këqyrja e trupit të 36 vjecarit janë gjetur gjashtë shenja plumbash, të cilat i kanë marrë jetën.

Trupi i pajetë i 36-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës, ku kanë mbërritur edhe familjarë të shumtë të viktimës.

Viktima kishte një biznes në fshatin Levan të Fierit. Policia e Vlorës ende nuk ka një pistë dyshimi , por është ende duke marrë në pyetje banorë që mund te kenë lidhje me ngjarjen.

Po ashtu vendi i ngjarjes në fshatin Gjorm është i rrethuar, por mungon ndriçimi kamerat e sigurisë/abcnews.al

Vrasja në Selenicë, në trupin e viktimës gjenden gjashtë plumba

1 November 2025 at 21:39

VLORË- Një i ri nga Fieri u qëllua për vdekje në fshatin Gjorm në Selenicë. Ai kishte shkuar tek të afërmit e tij, por befas është përballur me breshërinë e plumbave, të cilët i morën edhe jetën.

Viktima është identifikuar si Dalan Alliaj.

Sipas informacioneve nga policia e Vlorës, 36-vjeçarit i janë gjetur gjashtë plumba në trup.

Policia dhe grupi hetimor ka ngritur disa pista hetimi për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit ose autorëve/abcnews.al

Vrasja e 36-vjeçarit në Selenicë/ Policia jep detajet: U gjet i pajetë nga familjarët e tij

1 November 2025 at 21:10

VLORË- Policia e Vlorës ka reaguar duke dhënë detaje shtesë për vrasjen e 36-vjeçarit në fshatin Gjorm të Selenicës.

Sipas bluve të Vlorës, i riu nga Fieri Dalan Alliaj është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al

EMRI/ Vrasje në Selenicë, qëllohet për vdekje me armë 36-vjeçari

1 November 2025 at 20:35

VLORË-  Një 36-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Gjorm, në Selenicë, mbrëmjen e kësaj të shtune.

Ai humbi jetën në spitalin e Vlorës, si pasojë e plagëve të marra.

Viktima ka qenë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm, por nuk dihet ende kush e ka qëlluar.

Sipas policisë, viktima Dalan Alliaj është nga Fieri.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat./abcnews.al

 

Përplasi për vdekje të miturin/ Vlorë, Gjykata lë në burg 32-vjeçarin

30 October 2025 at 14:13

VLORË- Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 32-vjeçarin Hajri Bajramaj që shkaktoi aksidentin e rëndë me humbjen e jetës së 17-vjeçarit, Leandro Shametaj.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, ndërsa 32-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

Gjatë seancës i akuzuari ka kërkuar falje për ngjarjen.

Ndërkohë jashtë gjykatës të pranishëm edhe familjarë të 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident.

Daja i 17-vjeçarit të ndjerë, Partiot Deraj, tha se ky rast duhet të cilësohet si vrasje me dashje dhe jo thjesht si një aksident rrugor.

“Ne kërkojmë nga drejtësia, që vërtet ai e ka marrë atë çfarë meriton, por ne kërkojmë të ashpërsohet ky ligj pasi ai nuk është një aksident, por për ne është një vrasje me dashje.

Në momentin që ecën ne bulevard me 200 km/h dhe të jesh i papërgjegjshëm dhe të të dalin të dyja testet e bëra të alkoolit pozitiv, për ne kjo është…ku di unë, nuk ka fjalë dhe nuk e përshkruajmë dot.

Nuk arrijmë dot ta besojmë të gjithë atë që ka ndodhur. Kërkojmë të ashpërsohet ligji dhe të mos ngelet me burg apo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, se kjo nuk është shkelje e qarkullimit rrugor, por për ne është vrasje me dashje.”, tha ai.

/abcnews.al

Vlorë, bie prodhimi i ullirit/ Fermerët: Cilësia e vajit është më e mirë

30 October 2025 at 13:31

Në Novoselë të Vlorës fermerët kanë nisur vjeljen e ullinjve.  Kultivojnë varietete të ndryshme, por prodhim i marrë këtë vit ka qenë më i pakët se vitin e shkuar.

Kushtet e motit sipas specialistëve të bujqësisë janë ato që kanë ndikuar në rënien e prodhimit në disa varietete të ullirit.

Ndonëse prodhimi është më i pakët cilësia  e ullinjve të këtij viti  është më  e lartë.  Kjo vihet re në sasinë e vajit të marrë prej tyre. Në fabrika ka nisur prodhimi.

Prodhimi plotëson nevojat e tregut vendas, por specialistët thonë se  Shqipëria ka mundësinë  të jete një nga shtete kryesore të   eksportit  të vajit të ullirit.

Në vendin tonë prodhohet rreth 25 mijë ton vaj ulliri në vit. Çmimi i tij varet  edhe nga vendet e tjera si psh Spanja qe mbetet vendi i parë për prodhimin e ullirit dhe vajit të tij në botë.

❌