Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Abc News

Disidentët e të majtës shqiptare/ Ndoji rendit emrat e të rinjve të pushkatuar. Kasmi: Opozita e parë brenda Partisë Komuniste

By: Rovena
23 December 2025 at 20:27

Disidentët e të majtës shqiptare/ Ndoji rendit emrat e të rinjve të pushkatuar. Kasmi: Opozita e parë brenda Partisë Komuniste

Historiani Mariglen Kasmi ka prezantuar librin e tij më të ri “Sadik Premtaj, Trockisti i fundit”, një biografi politiko-historike që trajton një nga figurat më të debatueshme të lëvizjes komuniste shqiptare dhe përplasjet e brendshme në vitet e para të saj.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Kasmi theksoi se Sadik Premtaj përfaqësonte një opozitë të organizuar brenda Partisë Komuniste, e cila u godit ashpër për të shmangur përçarjen dhe për të garantuar unitetin e brendshëm të partisë së sapokrijuar.

Libri mbështetet në burime arkivore të panjohura më parë dhe sjell një analizë kritike të fatit tragjik të të rinjve që u konsideruan fraksionistë, duke hedhur dritë mbi një kapitull të errët të historisë politike shqiptare.

Mariglen Kasmi: Sadiku është opozitari i brendshëm i Partisë Komuniste. Fraksion, se për sa kohë doli me një program politik dhe krijoi një organizatë të re komuniste dhe i fundit sepse një nga arsyet që u godit fort grupi i të rinjve por sidomos dy drejtuesit e këtij grupi është fakti se ishte moment historik. Që Partia Komuniste e sapokrijuar nuk donte dhe s’mund të toleronte një opozitë dhe një përçarje të tillë menjëherë pas themelit të saj. Duhej që të godiste këtë grupim me qëllim që të siguronte unitetin e saj të brendshëm dhe duhet thënë se u arrit qëllimi. Partia Kominuste kalon në një lloj stabiliteti të brendshëm. Enveri e përmend gjithmonë Sadik Premtajn si krimineli, terroristi, tradhtari, pa i thënë asnjë herë çfarë krimi. Duhet parë edhe çfarë përfaqësonin të dy. Sadik Premtaj vinte në këtë histori me një mbështetje shumë të madhe në Vlorë, Anastasi ishte i formuar por nuk kishte mbështetjen që kishte Sadiku, ndaj kaloi në plan të parë për goditjen sepse rreziku vinte nëse kjo parti do të përçahej.

Lek Ndoji: Nga ana historike ne nuk jemi në atë historinë intertaitment, që duan politikanët, jemi në analizën kritike. Marengleni përdor disa burime në këtë libër, përdor burime arkivore, të pahapura, por duke futur edhe  analizën, shkrimi bëhet intensive. Historiani është shkrimtar, të dijë të shkruajë. Duke bërë leximin, mora shënim emrat, ku shoh Simon Gjonin, ishte te aleatët, ishte në Bari erdhi u pushkatua. Anastas Lulo, u pushkatua, Kasem Trebeshina ka qenë pjesë e grupit të ekzekutimit. Sadik Staveleci, Perlat Rexhepi ka luftuar në Shkodër vetëm. Ramadan Citaku i del emri në çdo dokument, pushkatuar. Të gjithë këta janë grupi i të rinjve, të gjithë të vrarë.

Mariglen Kasmi: Grupi i të rinjve së bashku me grupin e Shkodrës, ishin dy grupet që morën lidhje me partinë komuniste jugosllave u kujdesën për ardhjen e dy emisarëve jugosllavë mund t’i quajmë edhe nismëtarët e partisë komuniste duke patur parasysh që kontradikta dihej se nuk po merreshin vesh. Grupi i të rinjve ndryshonte, ishin të shkolluar, aktiv dhe është grupi me të cilin do të përplaseshe menjëherë Mugosha, aty mungon emri i profesor Kristo Frashërit, është anëtar i grupit të të rinjve, është përjashtuar nga partia në të njëjtën ditë bashkë me Sadik Premtajn, Anastas Lulon e disa të tjerë. Dhe mori pushkën doli në mal luftoi si partizan. Dushan Mugosha nga formimi i tij, shquhet për arrogancë, fjalor banal, e distancon këtë grup e godet ashpër. Përplasja e parë vjen edhe si pasojë e mospërputhjes së këtyre personazheve me të.  Citaku ishte anëtar i grupit të të rinjve por u bë njeriu më i afërt i Dushanit dhe këtu hyn edhe gjuha e komunikimit. Grupi i të rinjve me të drejtë, ka dalë lista është grupi që mund të quhet si opozita e parë brenda kësaj partie dhe që është grupi që mori edhe goditjet më të mëdha./abcnews.al

Rusia vijon përparimin, trupat ukrainase tërhiqen nga qyteti lindor i Siverskut

By: Re Nato
23 December 2025 at 20:17

Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti lindor i Siverskut, i cili është i përfshirë nga betejat, ndërsa Rusia vazhdon përparimin e saj të qëndrueshëm – megjithëse të ngadaltë.

Ushtria ukrainase tha të martën se veproi “për të ruajtur jetën e ushtarëve tanë dhe aftësinë luftarake të njësive”, duke shtuar se forcat ruse kishin një “avantazh të konsiderueshëm në fuqi punëtore”.

Pushtimi i Siverskut e afron Rusinë më shumë me qytetet e fundit të mbetura të “rripit të fortesës”, Sloviansk dhe Kramatorsk, që janë ende në duart e ukrainasve në rajonin industrial të Donetskut.

Më herët gjatë ditës, zyrtarët thanë se tre persona – përfshirë një fëmijë të vogël – u vranë në sulmet masive me dronë dhe raketa ruse gjatë natës në Ukrainë.

“Përballë Enver Hoxhës”/ Kasmi: Sadik Premtaj, personazh historik. U tentua të eliminohej…

By: Rovena
23 December 2025 at 20:13

Historiani Mariglen Kasmi ka prezantuar librin e tij më të ri “Sadik Premtaj, Trockisti i fundit”, një biografi politiko-historike që hedh dritë mbi një nga figurat më komplekse dhe të debatueshme të lëvizjes komuniste shqiptare.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Kasmi theksoi se Premtaj përfaqëson një rast unik në historinë politike shqiptare, duke u pozicionuar përballë Enver Hoxhës dhe Komitetit Qendror, njësoj si Lev Trocki përballë Stalinit.

Libri trajton rrugëtimin politik të Premtaj pas largimit nga Shqipëria, angazhimin e tij në Internacionalen e Katërt Komuniste dhe fundin e jetës në prag të ndryshimeve demokratike të vitit 1991.

Ndërkohë, historiani Pëllumb Xhufi e vlerësoi veprën si një punë të vështirë, por të ndershme shkencërisht, e ndërtuar mbi dokumente, letra dhe dëshmi arkivore, duke e cilësuar librin si një hap të rëndësishëm drejt një leximi kritik të historisë së brendshme të Partisë Komuniste.

Mariglen Kasmi: Nëse Trocki u vendos përballë Stalinit, Sadik Premtaj vendoset përballë Enver Hoxhës si sekretar i Partisë komuniste por edhe përballë Komitetit Qendror. Edhe në libër është trajtuar Premtaj pas largimit në Shqipëria u bë anëtar i Internacionales së katërt komuniste dhe si i tillë vdiq. Vdiq menjëherë me ndryshimet demokratike në prill 1991, nuk arriti të vijë dot, kishte probleme shëndetësore, edhe pse kishte dëshirë të kthehej. Është një personazh historik. Lulo u ekzekutua gjatë luftës në 1943, pas përjashtimit nga partia të dy largohen nga Tirana. Lulo u vra më parë, u tentua edhe të eliminohej edhe Premtaj. 

Pëllumb Xhufi: Është një libër, që nuk ishte i lehtë për t’u realizuar. Në fillim i dedikohet Zijait, vëllait të Sadik Premtes, që edhe ai ka vuajtur në burgje gjatë periudhës 50-vjeçare. Por ai e pësoi nga i vëllai. Zijai ishte njeri i hapur, me humor. Mëdyshja që ka pasur Marigleni ka qenë mëdyshja nga një anë e historianit, nga një anë e mikut, ndaj të cilit ndjenim një atraksion jo vetëm për historinë e tij. Marengleni ka bërë historianin në libër, jep faktet, nuk shprehet nuk gjykon. Shohim biografi që shkruhen sot edhe janë skandalin, fshehin. Enveri ishte politikan e dinte që disa gjëra duhen thënë. Maringleni këtë ka bërë, ka marrë personazhin ka gjetur dokumentet, ato që thuhen për Sadikun, letër këmbimet e tij me personazhe nga më të ndryshme, dhe shënimet që ka mbajtur kur u vendos në Francë. Libri më nxit të hap edhe ndonjë libër tjetër për ta krahasuar. Hedh një hap të parë në këtë gjini të leximit kritik, edhe të atyre që ishin brenda Partisë Komuniste.

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

By: Rovena
23 December 2025 at 19:21

37 burra janë bllokuar në këtë ‘cikël tragjik’, si pasojë e këmbënguljes së Donald Trump për të rikthyer dhe forcuar dënimin me vdekje në nivel federal.

Paraardhësi i tij, Joe Biden, kishte synuar ta ndalte këtë praktikë, duke ua kthyer dënimet me vdekje në burgim të përjetshëm autorëve të vrasjeve. Por me rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, këta të dënuar rrezikojnë sërish të përfundojnë në radhën e ekzekutimit. Vendimi shihet pjesërisht si përpjekje për të përmbysur politikat e Biden në çdo fushë, por mbi të gjitha si strategji për të forcuar imazhin e Trump si udhëheqës i “ligjit dhe rendit”, veçanërisht në rastet që përfshijnë pakicat.

Në Shtetet e Bashkuara, dënimi me vdekje vazhdon të zbatohet si në nivel federal, ashtu edhe në nivel shtetëror. Sipas të dhënave të Death Penalty Information Center, gjatë vitit 2025 janë dhënë vetëm 22 dënime të reja me vdekje, një shifër që përputhet me nivelin më të ulët historik, ndërsa numri i ekzekutimeve ka arritur në 47, kryesisht për shkak të një rritjeje të ndjeshme në Florida.

Shumica e të dënuarve dhe e ekzekutimeve ndodhen në 50 shtetet e Unionit, ku tendenca është në rënie. Edhe mbështetja publike po zbehet: sipas sondazheve të Gallup, vetëm 52% e amerikanëve e mbështesin dënimin me vdekje, përqindja më e ulët në gjysmë shekulli.

Në këtë kontekst, Biden kishte vendosur të jepte shembull në nivel federal, duke ua kthyer dënimet 37 të dënuarve nga ekzekutim në burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi. Ai nuk i fali, por i hoqi nga rreshti i vdekjes, duke e konsideruar dënimin kapital si një metodë të vjetruar dhe çnjerëzore ndëshkimi.

Ky qëndrim ishte në linjë edhe me zhvillimet brenda Kishës Katolike, e cila tashmë kundërshton ekzekutimet, si për të mbrojtur jetën njerëzore në çdo rrethanë, ashtu edhe sepse ekzistojnë forma të tjera ndëshkimi të sigurta dhe efektive.

Trump, megjithatë, e kundërshton hapur këtë qasje, si në plan personal ashtu edhe politik. Ai e paraqet veten si president i ligjit dhe rendit, një koncept që, sipas tij, përfshin edhe logjikën e “sy për sy, dhëmb për dhëmb”.

Për këtë arsye, ai ka vendosur të sfidojë vendimet e Biden. Edhe pse nuk mund t’i rikthejë drejtpërdrejt dënimet me vdekje dhe as t’i riprocesojë të dënuarit në nivel federal, për shkak të parimit kushtetues të “double jeopardy” (ndalimi i gjykimit ose ndëshkimit dy herë për të njëjtin krim), ekziston një përjashtim ligjor.

Ky përjashtim lejon që një person i gjykuar në nivel federal të ndiqet penalisht edhe në nivel shtetëror për të njëjtën vepër. Më 20 janar, ditën e parë të mandatit të dytë, Trump firmosi një dekret që inkurajon shtetet të nisin procedura të reja gjyqësore ndaj 37 të dënuarve, të cilëve Biden u kishte kthyer dënimin në burgim të përjetshëm. Në të paktën katër raste, kjo strategji tashmë është vënë në zbatim.

Një prej tyre është rasti i Brandon Council, i dënuar për vrasjen e Donna Major dhe një kolegu të saj gjatë një grabitjeje banke në Conway, Karolina e Jugut, në vitin 2017. Sipas The New York Times, prokurorët shtetërorë kanë ngritur akuza të reja për ta sjellë sërish para gjykatës dhe për të kërkuar dënimin me vdekje.

Situatë e ngjashme edhe për Daniel Troya dhe Ricard Sanchez, të dënuar për vrasjen e një familjeje në Florida në vitin 2006. Edhe pse dënimet e tyre ishin kthyer në burgim të përjetshëm, ata tani presin një proces të ri në qarkun St. Lucie. Shumë shtete, veçanërisht në jug të vendit, po shqyrtojnë ose po ndërmarrin iniciativa të ngjashme.

Trump beson se kjo linjë politike gëzon mbështetje popullore, por treguesit sugjerojnë se terreni po ngushtohet. Brezat më të rinj e kundërshtojnë gjithnjë e më shumë dënimin me vdekje, dhe në një të ardhme të afërt, mbështetja për këtë praktikë mund të bjerë edhe nën pragun e 50% të opinionit publik amerikan.

Si Jeffrey Epstein u pasurua përmes seksit, mashtrimit e pabesisë

By: Rovena
23 December 2025 at 19:10

eksa Shtetet e Bashkuara po përqendrohen te përmbajtja e dosjeve të reja “Epstein”, të publikuara pak ditë më parë, një hetim i New York Times hedh më në fund dritë mbi origjinën e pasurisë së miliarderit pedofil, e cila për vite me radhë ka qenë e mbuluar nga misteri. Pikërisht ky boshllëk ka ushqyer teori të shumta konspirative, përfshirë edhe atë që e përshkruante Epstein-in si ish-agjent të shërbimeve sekrete, në krye të operacioneve të sofistikuara shantazhi.

E vërteta, sipas hetimit, është shumë më tokësore: Jeffrey Epstein ishte një mashtrues dhe gënjeshtar, i cili arriti të depërtojë në rrethet më të pasura duke vepruar në mënyrë të ngjashme me Anna Sorokin – gruaja që për vite jetoi në kurriz të elitës së Manhatanit, duke u shtirur si trashëgimtare e pasur.

I etur për para dhe pushtet, Epstein mashtroi edhe ata që i besuan, duke i bindur se ishte “një prej tyre”. Në realitet, ai kishte lindur në një familje hebreje modeste: i ati kopshtar, e ëma pastruese, dhe ishte rritur në Coney Island, periferi e largët e Neë York buzë Oqeanit Atlantik, e njohur për parkun e lodrave dhe për mitologjinë urbane të “Luftëtarëve të Natës”.

Mundësia e parë e madhe i vjen në vitin 1976. Jeffrey ishte 23 vjeç dhe siguroi jetesën duke dhënë mësim matematikë dhe fizikë në Dalton, një shkollë private prestigjioze në Manhatan, edhe pse nuk kishte përfunduar studimet universitare. Aty bie në sy për veshjen e tij ekstravagante, në stilin e Tony Manero-s, dhe për afërsinë e tepruar me nxënëset. Kjo mjafton që drejtuesit e shkollës ta shkarkonin. Megjithatë, nxënësit e pëlqenin po ashtu edhe prindërit e tyre.

Njëri prej tyre, i bindur se Epstein ishte një gjeni i matematikës, i ndryshon jetën. E takon rastësisht dhe e pyet nëse do të donte të punonte në Ëall Street. Përgjigjja ishte pa diskutim po. Kështu, ai prezantohet me Ace Greenberg, drejtues i lartë i bankës Bear Stearns. Greenberg mbetet i impresionuar nga i riu i varfër, agresiv dhe ambicioz dhe i ofron një vend pune me pagë vjetore 25 mijë dollarë (rreth 140 mijë dollarë me vlerën e sotme). Për më tepër, i hap edhe dyert e jetës private, duke e afruar me vajzën e tij 20-vjeçare, Lynne.

Nuk kalon shumë dhe zyra e burimeve njerëzore zbulon se dy diplomat universitare që Epstein pretendonte se kishte ishin të rreme. Kur ai e pranon hapur se “nuk do të kishte pasur asnjë shans po të thoshte të vërtetën”, Greenberg e fal. Në vitin 1980, Epstein ishte tashmë ortaku i ri, fitonte 200 mijë dollarë në vit dhe revista Cosmopolitan e shpalli “beqarin e muajit”. Lidhja me Lynne Greenberg përfundoi (“gënjen për gjithçka”, u ankua ajo), por Epstein krijuar shpejt miqësi me një tjetër figurë kyçe të Bear Stearns, Jimmy Cayne, i cili e prezantoi me klientë të pasur, duke marrë në këmbim gra dhe drogë.

Kur banka e akuzoi për shpenzime të papërshtatshme 10 mijë dollarë për bizhuteri dhe rroba, si dhe 15 mijë dollarë të tjerë të dhënë hua pa autorizim, Epstein u shpreh i “fyer” nga hetimi i brendshëm dhe nga gjoba simbolike prej 2 mijë e 500 dollarësh, e vendosur falë ndërhyrjes së Greenbergut, tashmë CEO. Ai largohet nga puna, por vazhdon të shpenzojë shuma të mëdha, madje lëshou edhe disa çeqe pa mbulim, pa u vënë kurrë në dyshim.

Duke u paraqitur ende si punonjës i Bear Stearns, Epstein frekuentonte gra të bukura dhe të pasura, si socialisten spanjolle Ana Obregón dhe ish-Miss Suedinë Eva Andersson. Këto “kredenciale” e çuan, në vitin 1982, drejt mashtrimit të parë të madh: i merr 450 mijë dollarë Michael Stroll-it, drejtor ekzekutiv i një kompanie pinball-i dhe videolojërash, duke i premtuar një investim fitimprurës në naftë bruto.

Paratë nuk iu kthyen kurrë. Edhe kur çështja përfundoi në gjykatë, Epstein shpëtoi! Një gjyqtar tha se ai nuk mbante përgjegjësi personale dhe e shpalli të pafajshëm.

Këto para bëhen trampolina e tij. Ai rikthehet të kryejë transaksione me Bear Stearns, i ndihmuar nga Patricia Schmidt, asistente e kreut të bankës, me të cilën kishte një lidhje dhe që i siguronte informacione konfidenciale.

Paralelisht, vepronte si konsulent i Steven Hoffenberg, drejtues i Toëers Financial, një kompani për mbledhjen e borxheve. Së bashku tentojnë madje të blejnë kompaninë ikonike Pan American, duke u financuar përmes një skeme të ndërlikuar Ponzi. Ndërsa Hoffenberg u akuzua për zhvatjen e 500 milionë dollarëve nga investitorët, Epstein doli sërish pa pasoja. Pas vetëvrasjes së tij në vitin 2019, ish-ortaku pranon përfshirjen e Epstein-it.

Ndërkohë, mashtrimet vazhduan: ai tërhiqte investitorë dhe nuk u kthente paratë. Në vitin 1990, Epstein kishte grumbulluar tashmë rreth 15 milionë dollarë. Pikërisht atëherë, gjatë një udhëtimi në Florida, ai takon Les Ëexner-in, drejtor ekzekutiv i Victoria’s Secret. I fiton besimin e plotë, duke marrë kontroll mbi financat dhe rrethin e modeleve të tij. Pjesa tjetër e historisë tashmë është e njohur!

Aksident në Korçë-Pogradec, plagoset rëndë 65-vjeçari

By: Re Nato
23 December 2025 at 19:03

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Sovjan, Maliq.

Automjeti tip “Volkswagen” ka përplasur një 65-vjeçar i cili lëvizte me biçikletë në rrugë. 65-vjeçari u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al

Arrestohet Greta Thunberg pasi mbështeti një grup palestinez

By: Re Nato
23 December 2025 at 18:34

Greta Thunberg u arrestua në Londër gjatë një proteste në mbështetje të aktivistëve pro-palestinezë që janë në grevë urie.

Aktivistja e njohur suedeze për klimën, Greta Thunberg, u arrestua të martën në qendër të Londrës gjatë një demonstrate në mbështetje të anëtarëve të grupit Palestine Action që ndodhen në burg dhe po bëjnë grevë urie për të protestuar ndaj arrestimit të tyre pa garanci lirimi dhe për trajtimin e tyre si të ndaluar.

Ngjarja ndodhi para zyrave të kompanisë Aspen Insurance në zonën financiare të Londrës, ku dhjetëra protestues ishin mbledhur për të shprehur solidaritet me grevistët e urisë.

Thunberg u pa duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “unë mbështes të burgosurit e Palestine Action. Unë kundërshtoj gjenocidin”.

🚨Greta Thunberg was arrested in London for publicly supporting the terrorist organization Palestine Action. pic.twitter.com/Qqto7o6lei

— NEXTA (@nexta_tv) December 23, 2025

Organizatorët e protestës thanë se zgjodhën vendin përpara Aspen Insurance sepse kompania synohej për lidhje me firmat e mbrojtjes që furnizojnë armë, përfshirë kontrata me kompaninë izraelite Elbit Systems.

Para arrestimit të saj, disa protestues të tjerë përdorën pikturë të kuqe për të spërkatur hyrjen e ndërtesës, duke shkaktuar dëmtime të vogla materiale, dhe policia ndaloi një burrë dhe një grua nën dyshimin e shkaktimit të dëmit.

“Partia s’kërkon më ‘non grata’”/ Nura: Protesta dje tregoi që ai ecën me moralin e vjetër

By: Rovena
23 December 2025 at 18:45

Analisti Artur Nura, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC Neës, tha se ish-kryeministri Sali Berisha mbështetet aktualisht vetëm nga militantët, duke theksuar se protesta e fundit tregoi mungesën e një morali të ri politik.

Sipas Nurës, Berisha nuk përbën më shqetësim për kryeministrin Edi Rama dhe përpiqet të rregullojë vetëm imazhin e jashtëm të Partisë Demokratike, pa adresuar problemet thelbësore morale.

Ai u shpreh se figura si Berisha, të cilët konsiderohen “non grata”, nuk përfaqësojnë më të ardhmen e partisë, ndërsa roli i deputetit Ervin Salianji duhet të jetë përballja e drejtpërdrejtë me realitetin dhe jo ndërtimi i një force të re politike.

“Sali Berisha mbështetet vetëm nga militantët. Mesazhi i Salianjit është që ndërton rrugën e tij përpara teje, ndërto partinë e re. Por, kjo nuk do të ishte dinjitoze për Salianjin. Salianji është ai që i merr lajmin Berishës. I tregon Berishës së si ishte dikur dhe nuk është sot. Nuk kërkojnë më persona që janë ‘non grata’, por persona që mund ta çojë përpara partinë. Berisha nuk është shqetësues për Ramën.

Dje protesta tregoi që Berisha nuk vjen me një moral të ri, por me një moral të vjetër. Berisha kërkon që të bëjë një operacion estetik që kërkon ta rregullojë nga pikëpamja estetike, por jo biologjike. Berisha nuk arrin dot që të rregullojë moralin e vjetër. Berisha sa herë që del nga SPAK nuk lë gjë pa anatemuar ndaj SPAK”, tha Nura.

Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështet Ukrainën në shumë aspekte vendimtare

By: Re Nato
23 December 2025 at 18:01

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Zelensky, me anë të një postimi në X, shkruan se është mirënjohës ndaj BE për të gjithë mbështetjen, ndihmën dhe angazhimin maksimal të treguar jo vetëm këtë vit, por që nga fillimi i pushtimit të plotë rus.

“Javën e kaluar, Këshilli Evropian miratoi një vendim për 90 miliardë dollarë ndihmë financiare për Ukrainën për periudhën 2026-2027, dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Ne e vlerësojmë shumë faktin që BE po e mbështet Ukrainën në këtë mënyrë në këtë fazë diplomatike, në shumë aspekte vendimtare”, tha ai.

Sipas Zelensky, negociatat në vazhdim mund ta ndryshojnë rrënjësisht situatën dhe është thelbësore të sigurohet presioni i duhur mbi Rusinë.

Google po punon për të sjellë sugjerime kontekstuale në çdo telefon të mençur Android

By: Rovena
23 December 2025 at 17:52

Familja Pixel 10 e Google ka një mori veçorish ekskluzive të softuerit, dhe njëra prej tyre quhet Magic Cue.

Tani një raport i ri thotë se Google po e sjell këtë funksionalitet në të gjithë telefonat inteligjentë Android si Sugjerime Kontekstuale. Siç nënkupton edhe emri, kjo do të thotë që do të merrni “sugjerime të dobishme nga aplikacionet dhe shërbimet tuaja”, të cilat bazohen në aktivitetet dhe vendndodhjet tuaja rutinë.

Shembujt që Google jep në përshkrimin e veçorisë janë: “aplikacioni juaj i muzikës mund të sugjerojë një listë dëgjimi në palestër që e dëgjoni shpesh gjatë stërvitjes suaj në mbrëmje” dhe “nëse shpesh transmetoni lojëra sportive në televizorin e dhomës së ndenjes të shtunave, pajisja juaj mund të sugjerojë transmetimin në kohën e duhur”.

Këto sugjerime funksionojnë në një hapësirë të koduar në telefonin tuaj, dhe të dhënat e përdorura për to nuk ndahen kurrë me aplikacionet ose Google, dhe nuk dalin kurrë nga pajisja juaj (përveç nëse i ndani këto të dhëna për ndonjë qëllim tjetër).

Ju mund t’i fshini këto të dhëna kurdo që dëshironi, dhe si parazgjedhje ato fshihen automatikisht pas 60 ditësh. Mënyra se si funksionon e gjithë kjo është se aktiviteti i pajisjes dhe të dhënat e vendndodhjes ruhen në hapësirën e enkriptuar për të cilën folëm më parë, dhe në atë hapësirë, AI mëson nga të dhënat dhe bën parashikime rreth asaj që mund të jetë e dobishme.

Aplikacionet dhe shërbimet nuk mund t’i shohin të dhënat që përdor AI, por mund t’i përdorin parashikimet për t’ju ofruar sugjerime në kohë. Sugjerimet Kontekstuale po shfaqen për disa përdorues si pjesë e versionit më të fundit beta të aplikacionit Shërbimet Google Play, por nuk janë të disponueshme për të gjithë ata që janë në atë program beta, kështu që është qartësisht ende një test i kufizuar.

Kur ta merrni, do ta gjeni në Cilësimet > Google (ose shërbimet Google) > Të gjitha shërbimet > Të tjera.

28 dhjetori, ndryshe nga 9 shkurti? Abazi: LVV ka pësuar rënie, rritje e opozitës

By: Re Nato
23 December 2025 at 17:31

Kandidati për deputet i AAK, Haki Abazi thotë se fushata e kësaj force politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit është e mirëorganizuar.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Abazi u shpreh se LVV ka pësuar rënie, ndërsa partitë e opozitës kanë shënuar rritje.

“Fushata po vazhdon me instentit të shtuar. Jemi në ditët e fundit. Fushata e Aleancës është e mirëorganizuar. Që do ketë ndryshime, qytetari i Kosovëska treguar mundësi, aftësi, shoh  rënie të LVV dhe rritje të partive në opozitë. Për shkak të rritjes së çmimeve, izolimit të Kosovës. Slogani i LVV tregon mendësi politike të një monopilizimi të një pluralizmi politik. Kur zgjodhëm kryetarin e parlamentit, zotimet e Kurtit se ka numrat për qeverinë, nuk ishin. Demokracia kërkon 51 përqind dhe nuk mund të ndryshojë asgjë në këtë format. Sot jemi në rrugë për në Suharekë. Presim një tubim madhështor, ku do të jetë edhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj”, theksoi ai./abcnews.al

Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës

By: Re Nato
23 December 2025 at 17:13

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur disa draft-dokumente kyçe që synojnë një përfundim të qëndrueshëm të luftës me Rusinë.

Draftet përfshijnë çështje të garancive të sigurisë, rindërtimit të Ukrainës dhe kornizën e negociatave për paqen, shkruan kyiv post.

Zelensky tha se megjithëse ka një përparim të rëndësishëm, ende ekzistojnë dallime midis asaj që është shkruar dhe realitetit në terren.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, Rustem Umerov, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Andrij Hnatov, raportuan tek presidenti pas takimeve me përfaqësues të SHBA-së se punimi ka përfunduar dhe draftet janë gati.

“Draftet janë të strukturuara për të siguruar një fund të vërtetë të luftës dhe për të parandaluar një pushtim të ri rus”, tha ai.

Lideri ukrainas shtoi se procesi diplomatik dhe diskutimet ndërkombëtare do të vazhdojnë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme.

Rehabilitimi i lumit Gjanica në Fier, Rama ndan pamje nga faza e tretë e punimeve

By: Rovena
23 December 2025 at 17:08

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga faza e tretë e projektit për rehabilitimin e lumit Gjanica në Fier, duke theksuar se zona, e cila për vite me radhë ishte një gangrenë mjedisore dhe burim rreziku për përmbytje, tashmë është transformuar në një nga shëtitoret më të bukura të qytetit.

“Lumi Gjanica në Fier, faza 3, nga një gangrenë mjedisore dhe rrezik përmbytjesh, është kthyer në një nga shëtitoret më të bukura”, ka shkruar Rama.

Dubai shkëlqen nga dritat festive

By: Rovena
23 December 2025 at 16:54

Dubai ka veshur petkun festiv, duke shndërruar disa prej pikave më turistike të qytetit në hapësira magjike për festat e Krishtlindjes.

Me drita shumëngjyrëshe, pemë gjigante dhe aktivitete festive, qyteti po tërheq mijëra turistë nga e gjithë bota.

Në Global Village, shtatorët janë ndriçuar me drita vezulluese, ndërsa pavijonet që përfaqësojnë kultura të ndryshme botërore ofrojnë ushqime tradicionale, suvenire dhe dekorime tipike të Krishtlindjes. Vizitorët shetisin mes dekorimeve festive, duke shijuar atmosferën dhe performancat artistike.

“Kur dal në këto vende, ndiej sikur po festohet vërtet tradita e Krishtlindjes dhe kjo më pëlqen shumë. Është një mënyrë shumë e bukur për të përhapur mirësinë dhe gëzimin e Krishtlindjes”, u shpreh një banore.

Atmosfera festive ka impresionuar edhe turistët e huaj. Pemët e mëdha të Krishtlindjes, dhuratat dekorative dhe bora artificiale e bëjnë përvojën edhe më të veçantë.

“Është vërtet shumë ‘christmassy’. Gjithçka ka drita, ka një pemë të madhe Krishtlindjeje me dhurata dhe dekorime shumë të bukura. Mendoj se është fantastike. Kanë bërë shumë përpjekje për Krishtlindjet në Dubai”, tha një turist.

Festimet vazhdojnë edhe në Madinat Jumeirah, ku vizitorët shëtisin me varka përgjatë kanaleve, ndërsa muzika festive dhe performancat live krijojnë një atmosferë unike.

Vuçiç konfirmon bisedimet për t’ia shitur NIS një kompanie hungareze

By: Re Nato
23 December 2025 at 16:32

Gjiganti rus i energjisë, Gazprom, është në bisedime me kompaninë hungareze, MOL, për një shitje të mundshme të aksioneve të tij shumicë në NIS, rafinerinw e vetme tw naftës në Serbi, tha të martën presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Shtetet e Bashkuara shpallën sanksione të gjera që synonin sektorin e naftës të Rusisë në janar, për shkak të luftës së Moskës në Ukrainë, por për NIS-in zbatimi i tyre u shty disa herë përpara se të hynte përfundimisht në fuqi më 8 tetor.

“Ne kemi informacione se përfaqësuesit e Gazpromit po bisedojnë, mes të tjerash, me kompaninë hungareze MOL, dhe ne nuk kemi asgjë kundër kësaj. Hungarezët janë miqtë tanë”, u tha Vuçiç gazetarëve të martën.

“Ne duhet ta përfundojmë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, deri më 15 janar”, shtoi ai.

Ushtarët e Finlandës po stërviten për një luftë të mundshme me Rusinë

By: Rovena
23 December 2025 at 16:25

Rojet kufitare të Finlandës po zhvillojnë stërvitje intensive ushtarake në kuadër të përgatitjeve për një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve me Rusinë.

Këto ushtrime po mbahen përtej Rrethit Arktik, në zona të izoluara dhe me kushte ekstreme klimatike, shumë pranë kufirit lindor të vendit me Rusinë.

Autoritetet finlandeze kanë bërë të qartë se po përgatiten për skenarin më të keq të mundshëm dhe nuk po e fshehin këtë strategji mbrojtëse.

Pas ndryshimeve të fundit në situatën e sigurisë në Evropë, Finlanda ka rritur ndjeshëm nivelin e gatishmërisë dhe vëmendjes ndaj kufirit të saj lindor.

Pamjet e publikuara tregojnë rojet kufitare gjatë ushtrimeve në kushte të vështira arktike: lëvizje të koordinuara në borë të thellë, patrullime të vazhdueshme në terrene pyjore të dendura, si dhe simulime të reagimit në rast të një pushtimi të armatosur. Stërvitjet fokusohen në mbijetesë, reagim të shpejtë, mbrojtje territoriale dhe bashkëpunim mes njësive.

Këto përgatitje nënvizojnë seriozitetin me të cilin Finlanda po e trajton sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e sovranitetit të saj, veçanërisht në një rajon ku tensionet gjeopolitike mbeten të larta.

WIZZ AIR dhe Aeroporti Ndërkombetar i Tiranës shpallin rritje për sezonin e verës 2026

By: xhir jeta
23 December 2025 at 16:22

Avioni i 15-të i alokuar në Tiranë mbështet rritjen e kapacitetit dhe shton 120,000 vende  gjatë pikut të sezonit veror

Wizz Air, linja ajrore udhëheqëse në Shqipëri, vijon të forcojë praninë e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me një zgjerim të rëndësishëm të operacioneve për sezonin Verë 2026, i mbështetur nga alokimi i një avioni shtesë në bazë.

Si pjesë e programit të Verës 2026, Wizz Air do të hapë katër linja të reja nga Tirana, duke zgjeruar më tej rrjetin e saj dhe duke përmirësuar lidhjet me tregje kryesore turistike dhe rajonale në të gjithë Evropën. Linja ajrore do të nisë një linjë të re tre herë në javë drejt Talinit (Estoni), e cila do të operojë të hënave, të mërkurave dhe të premteve, me fluturimin e parë të planifikuar më 22 qershor 2026. Një lidhje e re me Algheron (Sardenja) do të operojë dy herë në javë, të mërkurave dhe të dielave, duke nisur nga data 24 qershor 2026. Fluturimet drejt Palma de Mallorcës do të nisin me dy frekuenca javore, të martave dhe të shtunave, nga data 23 qershor 2026, ndërsa linja e re drejt Radomit (Poloni) do të fillojë më 25 qershor 2026 me dy fluturime javore, të enjten dhe të dielën.

Paralelisht me hapjen e linjave të reja, Wizz Air do të rrisë ndjeshëm frekuencat në disa prej destinacioneve me kërkesë të lartë nga Tirana, si përgjigje ndaj thirrjes së fortë gjatë pikut të sezonit veror. Krahasuar me sezonin e kaluar veror, rritjet e frekuencave përfshijnë:

  • Tiranë – Milano Malpensa: nga 21 në 23 fluturime javore
  • Tiranë – Stokholm Arlanda: nga 4 në 5 fluturime javore
  • Tiranë – Malmo: nga 3 në 4 fluturime javore
  • Tiranë – Torino: nga 11 në 12 fluturime javore
  • Tiranë – Trieste: nga 2 në 3 fluturime javore
  • Tiranë – Athinë: nga 7 në 9 fluturime javore

Këto rritje të kapacitetit bëhen të mundura falë alokimit të avionit të 15-të të Wizz Air në bazën e Tiranës gjatë pikut të Verës 2026, duke i mundësuar linjës ajrore të përmirësojë fleksibilitetin e orareve, të rrisë numrin e vendeve të disponueshme dhe t`i shërbejë më mirë si kërkesës dalëse, ashtu edhe asaj hyrëse, gjatë periudhës më të ngarkuar të udhëtimeve.

Në total, Wizz Air do të ofrojë 5.6 milionë vende dy-drejtimëshe për sezonin Verë 2026, të mbështetura nga operacionet me 15 avionë të bazuar në Tiranë gjatë pikut veror. Midis mesit të qershorit dhe mesit të shtatorit, efekti i kombinuar i linjave të reja dhe rritjes së frekuencave do të sjellë 120,000 vende shtesë, duke mbështetur më tej flukset turistike dhe lidhjen e Shqipërisë me tregjet kryesore europiane.

Salvatore Gabriele Imperiale, Menaxher i Komunikimeve  Korporative në Wizz Air, u shpreh: “Shqipëria mbetet një nga tregjet tona kryesore të rritjes dhe ky zgjerim nënvizon angazhimin tonë afatgjatë për forcimin e lidhjeve dhe për ta bërë udhëtimin ajror gjithnjë e më të arritshëm. Duke alokuar një avion shtesë në bazën tonë në Tiranë, duke hapur drejtime të reja dhe duke rritur frekuencat në disa nga linjat tona më të kërkuara për Verën 2026, ne u ofrojmë klientëve tanë më shumë zgjedhje dhe lehtësira, duke përmirësuar njëkohësisht lidhjet e Shqipërisë me destinacione kryesore europiane. Let’s Wizz, Tirana!” 

 

❌
❌