Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 February 2026Telegrafi

Real Madridi pozicionohet si favoriti kryesor për transferimin e super yllit gjerman

11 February 2026 at 23:50


Real Madrid ka plane për të nënshkruar një mbrojtës qendre të ri këtë verë, me dyshime rreth vazhdimësisë së Antonio Rudiger dhe David Alaba.

Ata tashmë kanë humbur shansin për Marc Guehi dhe Dayot Upamecano, por ende kanë një listë kryesore objektivash për të zgjedhur para hapjes së afatit kalimtar veror në korrik.

Një nga lojtarët në garë për t’u bashkuar me Real Madridin është Nico Schlotterbeck.

Ylli i Borussia Dortmund dhe Gjermanisë pritet të jetë një nga emrat më të mëdhenj për t’u ndjekur gjatë verës, pasi do të ketë më pak se një vit të mbetur në kontratën aktuale.

Real Madrid e sheh Schlotterbeck si një mundësi në treg, prandaj po bën përgatitjet e nevojshme për t’u vendosur në krye të radhës për firmën e tij, sipas Bild.

Real Madrid po konkurron me klube si Bayern Munich për Schlotterbeck, prandaj është e nevojshme të bëhen lëvizje të hershme.

Të dy klubet janë të vetëdijshëm se mbrojtësi 26-vjeçar do të ishte i disponueshëm për rreth 45 milionë euro nëse nuk nënshkruan një kontratë të re me Dortmundin, me këtë vendim që pritet të merret deri në fund të pushimit ndërkombëtar në mars.

Nënshkrimi i Schlotterbeck do të kishte shumë kuptim për Real Madridin.

Ai është një mbrojtës fantastik me topin në këmbë dhe duke qenë se është i majtë, do të mund të luante pranë çdo opsioni aktual në klub, përfshirë Dean Huijsen, i cili mund të luajë në të dyja anët falë aftësisë së tij të fortë me të dyja këmbët./Telegrafi/

Koci ngre dyshime për keqtrajtim të Lozhanit në Serbi

11 February 2026 at 23:46


Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se ndodhet në Beograd, ku po vepron si mbrojtës ligjor i Mit’hat Lozhanit, i arrestuar nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte, duke deklaruar se ndihet edhe vetë i rrezikuar.

“Jam në Beograd, për lirimin e Mit’hat Llozhanit. Kam informata që jam edhe unë i rrezikuar”, ka shkruar Koci në Facebook.

Sipas tij, ka informacione se gjendja e Lozhanit nuk është e mirë, ndërsa më herët gjatë ditës kishte ngritur shqetësime për trajtim të papërshtatshëm brenda qendrës së paraburgimit.

Koci ka përmendur dyshime për presion, marrje në pyetje të vazhdueshme dhe trajtim fizik që, sipas tij, kërkojnë verifikim të menjëhershëm.

Avokati ka kërkuar që pretendimet të hetohen urgjentisht përmes një ekzaminimi mjekësor të pavarur dhe dokumentimit zyrtar të çdo lëndimi të mundshëm, si dhe ka kërkuar transparencë për kushtet e marrjes në pyetje.

Po ashtu, ai ka bërë thirrje për masa konkrete për garantimin e sigurisë fizike dhe psikologjike të të arrestuarit, përfshirë veçimin nga të paraburgosurit e tjerë nëse ekziston rrezik për sigurinë e tij. /Telegrafi/


​Rozeta Hajdari tregon pse nuk u propozua për ministre

11 February 2026 at 23:40


Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Rozeta Hajdari, ka dhënë detaje pse ajo nuk është propozuar sërish për ministre të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ajo tha se është e lumtur që këtë post qeveritar tashmë e ka kolegia e saj, Mimoza Kusari-Lila.

Ndërkaq, potencoi se për këtë ndryshim në qeverinë Kurti III, nuk ka ndikuar ngritja e aktakuzës ndaj saj.

“Unë i uroj suksese qeverisë së re. Jam e lumtur që zonja Kusari-Lila e ka postin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Nuk është patjetër një me qenë, duhet me pas një kombinim më të mirë. Jo, asnjëherë”, tha ajo pas votimit të qeverisë Kurti III. /kp/

Presidenti i La Ligas tallet brutalisht me Perezin pas dështimit të projektit të Superligës Evropiane

11 February 2026 at 23:37


Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka reaguar ashpër ndaj Florentino Perez pasi Real Madridi arriti marrëveshje me UEFA-n për t’i dhënë fund projektit të Superligës.

Sipas Tebas, klubi madrilen ishte i vetmi që vazhdonte ta mbështeste planin për një garë të shkëputur nga strukturat tradicionale të futbollit evropian.

Ai ironizoi situatën duke deklaruar: “Një garë me një kundër vetes ishte e pamundur”.

Tebas ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të Superligës që nga shpallja e saj, duke bashkëpunuar ngushtë me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, për ta kundërshtuar projektin.

Qëndrimi i tij, së bashku me presionin institucional dhe publik, bëri që disa klube të tërhiqeshin që në fazat e para.

Pas konfirmimit të marrëveshjes mes Real Madridit dhe UEFA-s, Tebas reagoi në rrjetet sociale, duke rikujtuar deklaratat e mëparshme të Perez.

“Më pak se 90 ditë më parë, Florentino Pérez pohonte se arritja e një marrëveshjeje me UEFA-n ishte pak a shumë një kapitullim”, shkroi ai.

Më pas, kreu i La Ligës shtoi një tjetër thumbim të drejtpërdrejtë ndaj presidentit të Real Madridit.

“Problemi nuk është ndryshimi, por mohimi që ndryshimi ka ndodhur. Kur ke lidership të vërtetë, nuk ke nevojë të rishkruash atë që the 90 ditë më parë”, deklaroi i pari i La Ligas.

Komentet e Tebas u interpretuan gjerësisht si një tallje e hapur ndaj lidershipit dhe kredibilitetit të Florentino Perez, duke thelluar edhe më tej përplasjen publike mes dy figurave të fuqishme të futbollit spanjoll./Telegrafi/

​Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

11 February 2026 at 23:35


Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e cila në mandatin e fundit ishte ministre e Arsimit, ka reaguar pas votimit të Qeverisë Kurti 3.

Ajo tha se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti qysh në zgjedhjet e 9 shkurtit për angazhime të tjera.

“Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit me kryeministrin kemi diskutuar qysh në atë kohë për angazhime të tjera dhe kontributin tim në pozita tjera... Mbi të gjitha do të jem deputete, shpejt i shohim dhe angazhimet tjera”, tha Nagavci.

Jashtë kabinetit të ri qeveritar ka mbetur edhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Në vend të Rozeta Hajdarit është emëruar Mimoza Kusari Lila, dhe në vend të Arbërie Nagavcit është emruar Hajrulla Çeku. /kp/

Zelensky për 90 miliardë euro nga BE-ja: Ky është pikërisht sinjali që duhet t'i dërgohet agresorit

11 February 2026 at 23:35


Presidenti Volodymyr Zelensky shprehu mirënjohjen e tij ndaj Parlamentit Evropian për vendimin e tij për t'i dhënë Ukrainës një kredi mbështetëse prej 90 miliardë eurosh dhe theksoi se Ukraina do të mbijetojë falë fondeve që Rusia duhet të rimbursojë.

"Sot, Parlamenti Evropian votoi për Kredinë Mbështetëse të BE-së prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën. Falënderoj presidentin e Parlamentit Evropian dhe të gjitha grupet politike të Parlamentit Evropian për udhëheqjen dhe përgjegjësinë e tyre", deklaroi ai, përcjell Telegrafi.

Presidenti ukrainas vuri në dukje se "ky është pikërisht sinjali që duhet t'i dërgohet agresorit".

"Ukraina do të durojë dhe mund të mbrojë jetët. Evropa është e bashkuar dhe e fortë, dhe mbështet Ukrainën. Dhe e gjithë kjo financohet nga vetë fondet që Rusia duhet të rimbursojë", theksoi Zelensky.

Kujtojmë se të mërkurën, Parlamenti Evropian miratoi një paketë propozimesh që synojnë mbështetjen e Ukrainës sipas një procedure urgjente, duke përfshirë një kredi të BE-së prej 90 miliardë eurosh për vitet 2026 dhe 2027.

Anëtarët e Parlamentit Evropian miratuan kredinë për Ukrainën për periudhën 2026-27 me 458 vota pro, me 140 ligjvënës që votuan kundër dhe 44 abstenime, transmeton Telegrafi.

Kredia për Ukrainën përbëhet nga 60 miliardë euro ndihmë ushtarake dhe 30 miliardë euro mbështetje buxhetore të financuara përmes huamarrjes së BE-së. /Telegrafi/

Kush është Blerim Gashani - i cili u emërua ministër i Sportit dhe Rinisë

11 February 2026 at 23:23


Blerim Gashani, një emër i njohur në fushën e administratës publike dhe projektet ndërkombëtare në Kosovë, është emëruar sot ministër i Sportit dhe Rinisë në Qeverinë Kurti 3.

Gashani ka një karrierë të gjatë dhe të pasur në fushën e drejtësisë, sigurisë dhe menaxhimit publik. Ai ka punuar më parë në UNMIK, EULEX dhe organizatën britanike NI-CO, ku ka menaxhuar projekte të rëndësishme në Kosovë.

Që nga 16 prilli 2021, ai shërbente si Zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku ndër të tjera ka qenë Koordinator Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, Anti-Trafikimin dhe Migrimin.

Blerim Gashani, ministri i Sportit

Gashani është i njohur edhe si publicist dhe gazetar, me qindra artikuj të botuar në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, si dhe dy libra të botuar: “Vjeshtë e ngrime” (2017) dhe “Kronikë e rrënimit të Kosovës” (2020).

I lindur më 25 dhjetor 1974 në Tërstenik të Drenasit, Gashani ka përfunduar studimet për Komunikim Masiv dhe Gazetari në Universitetin AAB dhe është duke finalizuar studimet master. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Emërimi i tij vjen në një moment të rëndësishëm për sportin kosovar, ku pritshmëritë janë të larta për avancimin e infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e talenteve të rinj në vend.

Blerim Gashani dhe Albin Kurti

Kosova mban Lojërat Mesdhetare në vitin 2030, ku 20 stadiume do të kompletohen dhe shumë palestra do të rinovohen. /Telegrafi/

Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re të Kosovës

11 February 2026 at 23:22


Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka përshëndetur votëbesimin në Parlament të qeverisë së re të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Kos ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe është shprehur se pret me padurim për të vizituar Kosovën.

Kos tha gjithashtu se fokusi i Kosovës tani duhet të jetë në avancimin e reformave të BE-së dhe marrjen e përfitimeve të Planit të Rritjes në Kosovë.

“Lajm i mirë nga Prishtina sot. Kuvendi është në detyrë. Një qeveri e re ka marrë detyrën. Urime Kryeministër Albin Kurti. Fokusi tani mund të zhvendoset në avancimin e reformave të BE-së dhe sjelljen e përfitimeve të plota të Planit të Rritjes në Kosovë. Pres me padurim të vizitoj Kosovën së shpejti”, ka shkruar Marta Kos. /Telegrafi/


Good news from Pristina today.

The Assembly is in place. A new government has taken office. Congratulations PM @albinkurti

The focus can now shift to advancing EU reforms & bringing the full benefits of the Growth Plan to Kosovo.

Looking forward to visiting Kosovo soon.
— Marta Kos (@MartaKosEU) February 11, 2026

Liverpool fiton minimalisht ndaj Sunderland dhe ngjitet në vendin e gjashtë

11 February 2026 at 23:12


Liverpool ka marrë tre pikë të rëndësishme si mysafir, duke mposhtur Sunderlandin me rezultatin 1-0.

Reds dominonte lojën që nga minuta e parë, duke krijuar mundësi me Florian Wirtz dhe Hugo Ekitike.

Florian Wirtz pati një mundësi të artë në minutën e 33-të, por goditja e tij u përplas në shtyllë, ndërsa Chris Kavanagh mbylli pjesën e parë me Sunderlandin që mbijetoi pa marrë gol.

Sunderland provoi të kërcënonte me disa goditje nga jashtë zonës, por portieri Robin Roefs ishte në vendin e duhur për të shmangur surprizat.

Gol i vetëm u shënua nga Virgil van Dijk në minutën e 61-të, pas një goditjeje këndi të ekzekutuar perfekt nga Mohamed Salah. Mbrojtësi holandez u gjend i paprekur në zonën e rreptësisë dhe nuk gaboi, duke siguruar fitoren për ekipin e Arne Slot.

Liverpooli vazhdoi të krijojë raste, por Sunderland tregoi rezistencë dhe u mbrojt mirë deri në fund.

Me këtë fitore, Liverpool ngjitet në vendin e gjashtë me 42 pikë, duke mbajtur gjallë shpresat për të përfunduar në top 4. Sunderland mbetet larg zonës së rrezikut me në pozitën e 11-të me 32 pikë. /Telegrafi


Standings provided by Sofascore

Ambasada gjermane uron Kurtin për rizgjedhjen, thekson partneritetin e fortë me Kosovën

11 February 2026 at 23:06


Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka uruar Albin Kurtin për rizgjedhjen si Kryeministër i Kosovës, duke theksuar gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha kyçe.

“Urime për rizgjedhjen si Kryeministër, i dashur Albin Kurti”, thuhet në postimin e Ambasadës gjermane në Facebook.

Sipas njoftimit, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Gjermanisë, Christian Bottcher, ka përcjellë urimet e ambasadorit menjëherë pas përfundimit të seancës parlamentare për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

“Duke u bazuar në marrëdhëniet e ngushta dhe unike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, presim të vazhdojmë dhe të thellojmë më tej bashkëpunimin tonë dypalësh në fushat e ekonomisë, sigurisë, politikës dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, thuhet në deklaratë.

Ambasada ka theksuar se Kosova ka një partner të fortë dhe të besueshëm në Gjermani. “Kosova nuk ka vetëm një mik, por një partner të fortë dhe të besueshëm në Gjermani”, thuhet më tej.

Në fund, Ambasada gjermane ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në mbështetje të integrimit euroatlantik të Kosovës dhe i ka uruar sukses Kurtit në mandatin e ri.

“Presim të punojmë së bashku në mbështetje të integrimit euroatlantik të Kosovës. Urimet më të mira për sukses në mandatin e ri, i dashur Kryeministër”, thuhet në postim. /Telegrafi/


Sezoni i tretë i serialit “XO Kitty” vjen më 2 prill

11 February 2026 at 22:55


Netflix ka njoftuar datën e publikimit të sezonit të tretë të serialit “XO Kitty”.

Sezoni i ri i këtij seriali shumë të dashur, i është spin-off i “To All the Boys I’ve Loved Before”, do të publikohet më 2 prill, njoftoi platforma të mërkurën, duke zbuluar edhe detaje të reja mbi atë që pritet nga episodet e ardhshme.

Në këtë sezon të ri personazhi Kitty Song Covey rikthehet për vitin e saj të fundit në KISS, me një plan të qartë për ta bërë vitin e maturës perfekt.

Ajo synon të krijojë kujtime të veçanta me miqtë e saj, të afrohet më shumë me të afërmit në Kore dhe të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen.

Gjithashtu, ajo do të sqarojë njëherë e mirë marrëdhënien e saj me Min Ho-n. Por kur zbulime të papritura i prishin planet dhe marrëdhëniet e saj, Kitty do të duhet të mësojë të përqafojë të papriturën.

Së bashku me këto detaje, Netflix publikoi edhe disa foto të para nga sezoni 3. Njëra prej tyre paraqet Kitty-n duke shkëmbyer momente romantike me Min Ho-n.

Yesterday — 11 February 2026Telegrafi

Sindikata e hotelerisë mbështet ligjin e ri për duhanin, por kërkon masa për ruajtjen e vendeve të punës

11 February 2026 at 22:50


Ligji i ri për duhanin sërish hap debatin për balancën mes shëndetit publik dhe efekteve ekonomike mbi hotelierinë, gastronominë dhe turizmin.

Sindikata e punëtorëve të këtyre sektorëve paralajmëron vërejtje ndaj ndryshimeve të propozuara, por nuk është kundër Ligjit. Ata duan të parandalojnë zvogëlimin shtesë të kuadrit tashmë deficitare në sektor.

Nga Sindikata e hotelieri-turizmit porosisin se e mbështesin miratimin e Ligjit, por paralajmërojnë se zbatimi i tij mund të ketë pasoja ekonomike nëse nuk parashihen mekanizma mbrojtës për vendet e punës.

“Duhet të gjenden mënyra dhe masa që i njëjti të mos kontribuojë në uljen e numrit të punëtorëve në këtë sektor. E dimë se këta dy sektorë janë deficitare me kuadër, përveç pagave të ulëta, një pjesë e punëtorëve po largohen jashtë vendit. Kështu që konsiderojmë se edhe kjo do të jetë një lloj goditjeje e vogël për po ashtu uljen e numrit të punëtorëve në këta dy sektorë”, tha Stojançe Kashikovski.

Sipas Sindikatës, hotelieria dhe turizmi edhe tani përballen me mungesë fuqie punëtore. Një pjesë e punëtorëve largohen jashtë vendit për shkak të pagave të ulëta, ndërsa çdo restriksion shtesë që do të ndikonte në qarkullimin e objekteve mund të nënkuptojë edhe goditje të re ndaj punësimit. Pikërisht për këtë arsye, propozimi i tyre shkon në drejtim të një zgjidhjeje të ngjashme me zgjidhjen e mëparshme ligjore.

“E dimë se edhe në Ligjin e deritanishëm që parashihte hapësira të caktuara për duhanpirësit ose të ashtuquajturat veranda, parashihte pra një pjesë të tillë ku duhanpirësit do të jenë në mundësi të gëzojnë thjesht atë kënaqësinë e tyre”, deklaroi Stojançe Kashikovski.

Nga sindikata theksojnë se verandat ose pjesët e veçanta për duhanpirës janë pjesë kyçe për biznesin, por kyç është edhe zbatimi i qëndrueshëm dhe kontrollet e shtuara inspektuese.

Mesazhi i sindikatës është mbështetje për një ligj që do ta mbrojë shëndetin publik, por me zgjidhje të dizajnuara me kujdes që nuk do të shkaktojnë largim shtesë të kuadrit dhe mbyllje të vendeve të punës në një sektor që edhe ashtu përballet me sfida serioze. /tv21

Bayern Munich mposht Leipzigun dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë

11 February 2026 at 22:47


Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Leipzig, duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Ndeshja nisi në mënyrë të fortë për Leipzig, të cilët kaluan në avantazh në minutën e katërt me anë të Christoph Baumgartner, i cili shfrytëzoi një top pas një harkimi dhe e dërgoi saktë në pjesën e poshtme të portës.

Megjithatë, gëzimi i mysafirëve zgjati pak, pasi në minutën e gjashtë arbitri Daniel Siebert anuloi golin pas verifikimit me VAR për pozicion jashtë loje në fazën e ndërtimit të aksionit.

Pas kësaj, Bayern kontrolloi lojën dhe krijoi disa raste të rrezikshme, por portieri i Leipzig, Maarten Vandevoordt, u tregua i shkëlqyer në disa pritje kyçe, duke i mbajtur skuadrën e tij në lojë deri në fund të pjesës së parë.

Në minutën e 64-të, Bayern fitoi penallti pas një ndërhyrjeje në zonë dhe Harry Kane nuk gaboi nga pika e bardhë, duke shënuar për 1-0.

Ky gol ndryshoi rrjedhën e takimit, teksa bavarezët fituan kontrollin total të lojës. Vetëm tri minuta më vonë, në minutën e 67-t, Bayern shënoi edhe golin e dytë.

Luis Diaz përfitoi nga një asistim i shkëlqyer i Michael Olise, përballë portierit dhe finalizoi me qetësi për 2-0, duke vulosur fitoren dhe kualifikimin.

Pjesa e dytë kaloi në kontroll të Bayern, ndërsa Leipzig provoi të rikthehej në lojë, por nuk arriti të rrezikojë seriozisht portën e Manuel Neuer dhe kështu vendasit siguruan kualifikimin në fazën tjetër./Telegrafi/

Të shtënat ndër më vdekjeprurëset në Kanada, policia zbulon detaje rreth sulmuesit – motivi ende i paqartë

11 February 2026 at 22:45


Policia kanadeze të mërkurën, më 11 shkurt, tha se një banor vendas 18-vjeçar kreu atë që kryeministri Mark Carney e quajti një akt "mizorie të padëgjuar" duke vrarë tetë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në një qytet të largët minerar.

Oficeri i policisë Dwayne McDonald tha se autoritetet ende nuk kanë asnjë ide për motivin e të shtënave masive të së martës në Tumbler Ridge, por e identifikoi autoren e vrasjes si “një grua që kishte lindur biologjikisht mashkull”.

Flamujt do të ulen në të gjithë vendin në gjysmë shtizë për shtatë ditë pas tragjedisë, ndër të shtënat më vdekjeprurëse në historinë e Kanadasë – me mesazhe mbështetjeje kanë vërshuar nga udhëheqësit botërorë.

Kryeministri Carney tha se "ajo që ndodhi e ka lënë kombin tonë në shok dhe të gjithë ne në zi", shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

🚨 NEW 🚨

I’ve obtained exclusive footage captured by locals in Tumbler Ridge.

Truly harrowing scenes…

🧵 pic.twitter.com/8XrwUigAxe
— Jarryd Jäger (@JarrydJaeger) February 11, 2026

"Këta fëmijë dhe mësuesit e tyre dëshmuan një mizori të padëgjuar. Dua që të gjithë ta dinë këtë: I gjithë vendi ynë qëndron me ju, në emër të të gjithë kanadezëve", tha ai në një fjalim emocional para parlamentit.

Tumbler Ridge, një komunitet i lidhur ngushtë me rreth 2,400 banorë, shtrihet në rrëzë të Maleve Shkëmbore Kanadeze pranë kufirit provincial me Albertën, qindra kilometra nga çdo qytet i madh.

Carney e përshkroi atë si një vend të ashpër, me punëtorë "minatorësh, mësuesish, punëtorësh ndërtimi" që përfaqësojnë "më të mirën e Kanadasë”.

"Ne jemi një familje e madhe këtu", tha kryebashkiaku Darryl Krakowka për transmetuesin publik CBC.

Sipas raportimeve, ekipet e ndihmës së shpejtë gjetën gjashtë persona të vrarë të martën në shkollën e mesme të Tumbler Ridge, ndërsa një person i shtatë vdiq gjatë transportit për në spital, tha Policia Mbretërore Kanadeze në një deklaratë.

Dy të tjerë u vranë në një banesë aty pranë, ndërsa të paktën 25 persona u plagosën në sulm.

We're thankful that world leaders have been reaching out to extend their condolences on this horrific tragedy in Tumbler Ridge. pic.twitter.com/DHj5i79fTJ
— Canada Proud (@WeAreCanProud) February 11, 2026

I dyshuari, i përshkruar fillimisht nga policia në një alarm emergjence si një "femër me fustan me flokë ngjyrë kafe", u gjet i vdekur në shkollë.

“Do ta kalojmë këtë. Do të mësojmë nga kjo. Por tani, është koha për t'u bashkuar, siç bëjnë gjithmonë kanadezët", tha Carney.

Ai anuloi një udhëtim të planifikuar në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në Gjermani.

Të shtënat në shkolla mbeten të rralla në Kanada. Kjo tragjedi renditet ndër më vdekjeprurëset e vendit, pas të shtënave masive në Nova Scotia në vitin 2020 që morën 22 jetë dhe çuan në ndalimin e shumë armëve sulmuese. /Telegrafi/

Kurti premtoi investime 1 miliard euro në mbrojtje: Do të prodhojmë dronë luftarakë "Made in Kosova"

11 February 2026 at 22:41


Albin Kurti, kryeministër i Kosovës tha sot në Kuvend se në mandatin e ardhshëm qeverisësdo të investojnë 1 miliard euro në mbrojtje.

Ai tha se në mandatin e tij të ardhshëm do ta funksionalizojnë fabrikën e municionit dhe do të prodhojnë dronët luftarakë ‘Made in Kosova’.

“Në katër vitet e ardhshme do të forcojmë aleancat, do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje, do të rekrutojmë ushtarë të rinj, do të shumëfishojmë numrin e oficerëve, do ta funksionalizojmë fabrikën e municionit, do ta zhvillojmë industrinë ushtarake të Kosovës dhe do të prodhojmë dronët luftarakë ‘Made in Kosova’”, ka premtuar Kurti.

Kurti ka folur edhe për procesin e dialogut me Serbinë, duke shtuar se normalizimi është çështje e rregullimit të marrëdhënieve në mes dy shteteve.

Mandatari për formimin e Qeverisë tha se do të vazhdojnë të mbështesin Procesin e Berlinit. /Telegrafi/

Bashkimi mposht Sigal Prishtinën dhe i bashkohet Trepçës në finale

11 February 2026 at 22:31


Bashkimi ka shënuar një fitore të qartë edhe në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në basketboll, duke siguruar kështu vendin në finalen e këtij edicioni.

Pas fitores 83:67 në “Sezai Surroi” në Prizren, prizrenasit dominuan edhe në “1 Tetori” në Prishtinë, ku fituan 85:69.

Me këtë sukses, Bashkimi i bashkohet Trepçës në finale, e cila do të zhvillohet më 18 shkurt. Kjo finale sjell përballjen e njëjtë që u luajt edhe në shkurt të vitit të kaluar, kur Trepça fitoi për të katërtin herë radhazi trofeun e Kupës së Kosovës.

Ndeshja në Prishtinë ishte e barabartë vetëm në pjesën e parë, ku rezultati ishte 40:36 në favor të Bashkimit.

Më pas, epërsia e prizrenasve u thellua në periudhën e tretë dhe të katërt, duke e siguruar fitoren me një diferencë të konsiderueshme.

Te Bashkimi, Lejson Zeqiri ishte lojtari më i dalluar, me 11 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime.

Ndërsa te Sigal Prishtina, Adrio Bailey shënoi 27 pikë, mori nëntë kërcime dhe dha dy asistime, duke qenë më i dalluari i ekipit.

Bashkimi tashmë pritet të jetë rival serioz edhe për titullin kampion, duke qenë se në Superligë ndodhet në vendin e dytë, pas Trepçës që mban kreun e tabelës. /Telegrafi/

Votohet Qeveria “Kurti 3”

11 February 2026 at 22:31


Kuvendi i Kosovës ka votuar sonte për formimin e Qeverisë së re, të udhëhequr nga Albin Kurti, duke shënuar nisjen e mandatit të ri qeverisës, i njohur si “Kurti 3”.

Pas paraqitjes së ekspozesë, emrave të kabinetit qeverisës dhe fjalimeve nga opozita, Kuvendi kaloi në votimin e Qeverisë.

Me 66 vota për, 49 kundër dhe asnjë abstenime, është votuar kabineti qeverisës i drejtuar nga Kurti që do t'i ketë 19 ministri.

Ky është mandati i tretë qeverisës i qeverisur nga Kurti, derisa Kosova kaloi një vit pa të, shkaku i bllokadave të krijuara.

Andaj, “Kurti 3” nis nga sot (11 shkurt), në një mandat katërvjeçar, derisa qytetarët e vendit presin që të përmirësohet kushtet e jetës.

Ky është kabineti qeverisë:

Zv. Kryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca;

– Zv/kryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla;

– Zv/kryeministër për çështje të pakicave dhe bashkëpunim – Fikrim Damka;

– Ministër i Financave – Hekuran Murati;

– Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare – Andin Hoti;

– Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci;

– Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla;

– Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulëzon Jagxhiu;

– Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia;

– Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrullah Çeku;

– Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Saranda Bogujevci;

– Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani;

– Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi;

– Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli;

– Ministër i Bujqërisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja;

– Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha;

– Ministër i Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane – Mimoza Kusari;

– Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli;

– Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq;

– Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri. /Telegrafi/

Man City afrohet me kreun, vetëm tri pikë larg Arsenalit

11 February 2026 at 22:24


Manchester City ka marrë një fitore të pastër 3-0 ndaj Fulhamit në javën e 26-të, duke vazhduar presionin në garën për titull.

Man City e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe e zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-të, kur Antoine Semenyo reagoi më së miri pas një topi të kthyer brenda zonës dhe realizoi për 1-0.

Në minutën e 30-të erdhi edhe goli i dytë: një aksion model i skuadrës, me Nico O’Reilly që u shërbye bukur dhe finalizoi saktë për 2-0.

Vetëm nëntë minuta më vonë, Phil Foden asistoi për Erling Haaland, i cili nga kufiri i zonës dërgoi topin në këndin e poshtëm për 3-0.

Në pjesën e dytë, Man City menaxhoi epërsinë, ndërsa Pep Guardiola bëri disa ndryshime.

Fulhami pati disa tentativa, me Raul Jimenez dhe Rodrigo Muniz që provuan të rrezikojnë, por Gianluigi Donnarumma ishte i sigurt në portë.

Me këtë triumf, skuadra e Pep Guardiolës shkon në 53 pikë, vetëm tre më pak se Arsenali kryesues. Gara për titull mbetet plotësisht e hapur. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Tahiri në Kuvend: Kurti prezantoi një kabinet qeveritar të përmasave të Kinës

11 February 2026 at 22:20


Deputeti Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se Albin Kurti ka themeluar një kabinet qeveritar që është i përmasave të Kinës.

Sipas tij, ky kabinet qeveritar nuk është asgjë tjetër përveç akomodim i një pushteti të marr në mënyrë demokratike, por që synim të vetëm e ka të shtyjë një agjendë partiake.

“Në emër të AAK-së, zotohemi se në çdo punë të mirë, në çdo projekt të mirë që kjo qeveri e sjell në këtë Kuvend pa marr parasysh a ju duhen a s’ju duhen votat tona ne do të ju mbështesim.

Por, do të jemi këtu me këta numra që kemi me ju ballafaqu në atë që mendojmë se nuk është e drejtë dhe është kundërshtim me interesin publik”, tha ai. /Telegrafi/

Ndahet nga jeta aktori i njohur James Van Der Beek

11 February 2026 at 22:14


Aktori James Van Der Beek, i njohur më së miri për rolin e tij në serialin televiziv "Dawson's Creek", ka ndërruar jetë pas një beteje me kancerin e zorrës së trashë. Ai ishte 48 vjeç.

Gruaja e tij Kimberly Van Der Beek e konfirmoi lajmin e trishtueshëm në rrjetet sociale.

"I dashuri ynë James David Van Der Beek ndërroi jetë në paqe këtë mëngjes. Ai i përballoi ditët e tij të fundit me guxim, besim dhe dinjitet. Ka shumë për të ndarë në lidhje me dëshirat e tij, dashurinë për njerëzimin dhe shenjtërinë e kohës. Ato ditë do të vijnë. Për momentin, kërkojmë privatësi ndërsa vajtojmë humbjen e bashkëshortit, babait, birit, vëllait dhe mikut tonë të dashur", shkroi ajo.


Ai u diagnostikua me kancer në vitin 2023 dhe e njoftoi publikisht diagnozën e tij në vitin 2024. Në atë kohë, ai tha se kishte arsye për optimizëm.

Aktori lindi më 8 mars 1977 dhe u rrit në Connecticut. Si djalë, ai luajti në shfaqje shkollore dhe iu lut prindërve të tij ta linin të shkonte në New York për të bërë audicione.

Që në adoleshencë, ai filloi të aktronte në skenë. Pasi mori rolin e Dawson Leery në Dawson's Creek, Van Der Beek ndërpreu studimet në Universitetin Drew në New Jersey.

Seriali "Dawson's Creek", ku luanin edhe Katie Holmes, Michelle Williams dhe Joshua Jackson, filloi transmetimin në vitin 1998 dhe pati një sukses të madh.

❌
❌