Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor ka dënuar ashpër sulmin fizik të ndodhur sot në Repartin e Ortopedisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku gjatë kryerjes së detyrës janë sulmuar një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik.
Në reagimin e odës thuhet se ky akt i papranueshëm dhune ka ndodhur pikërisht në momentin kur stafi po zbatonte rregullat institucionale për kontrollin e hyrjes dhe mbrojtjen e rendit në repart, duke rrezikuar seriozisht sigurinë fizike dhe dinjitetin profesional të punëtorëve shëndetësorë.
“Oda shpreh shqetësimin e thellë për përsëritjen e rasteve të dhunës ndaj stafit shëndetësor në institucionet publike shëndetësore dhe thekson se sulmet e tilla janë të patolerueshme dhe përbëjnë shkelje të rëndë të ligjit dhe të të drejtave themelore të punëtorëve”, thuhet tutje në reagim.
Oda ka kërkuar nga organet kompetente që rasti të trajtohet me urgjencë dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë, ndërsa institucionet shëndetësore dhe ato të sigurisë të marrin masa konkrete për garantimin e sigurisë së stafit në vendin e punës. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë për vitin që lamë pas, njoftoi faqja e specializuar për biznesin sportiv Sportico.
Sportico publikoi një listë të 100 atletëve më të paguar në vitin 2025, ku përfshihen përfaqësues të tetë sporteve nga 28 vende që fituan gjithsej 5.2 miliardë euro, dhe ky është viti i tretë radhazi që Ronaldo kryeson këtë listë.
Cristiano fitoi gjithsej 224 milionë euro në vitin 2025, që është dyfishi i asaj të nënkampionëve të tij të parë, Canelo Alvarez dhe Lionel Messi.
Ronaldo fitoi 172 milionë euro nga Al-Nassr dhe 52 milionë të tjera nga reklamat.
Në vendin e dytë është boksieri Canelo Alvarez me fitime prej 117 milionë eurosh dhe në vendin e tretë është rivali i madh i Ronaldos, Lionel Messi me 112 milionë euro.
Sporti më i përfaqësuar është basketbolli, me 40 lojtarë të NBA-së në listë.
I udhëhequr nga LeBron James, i cili ka qenë basketbollisti më i paguar në 12 nga 13 sezonet e fundit, duke fituar 110 milionë euro vitin e kaluar./Telegrafi/
Americans dominate Sportico’s annual look at the world’s 100 highest-paid athletes, nabbing 62 entries. Yet, the very top of the athlete financial table is a global affair with 12 different countries represented by the 15 best-paid sports stars. LeBron James the only American in… pic.twitter.com/r8fltdiyDp — Sportico (@Sportico) January 14, 2026
Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Suzana Joshevska-Anastasovska dhe Arlinda Kadri-Shahinoviq, sot në Kuvend realizuan betimin solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.
Avokatja Suzana Joshevska-Anastasovska, së bashku me profesoreshën Arlinda Kadri-Shahinoviq, përpara dy ditësh në Kuvend u zgjodhën si anëtare të Këshillit Gjyqësor me propozim të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.
Këshilli Gjyqësor përbëhet nga 15 anëtarë, prej të cilëve tetë zgjidhen nga radhët e gjyqtarëve, tre zgjidhen nga Kuvendi dhe dy anëtarë janë me propozim të presidentit të shtetit. Anëtarë, pa të drejtë vote, janë gjithashtu kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i drejtësisë.
Mandati i anëtarëve të zgjedhur zgjat gjashtë vjet me të drejtë një rizgjedhjeje, ndërsa kryetarit të Gjykatës Supreme dhe ministrit të drejtësisë, me përfundimin e funksionit të tyre, i përfundon edhe mandati në Këshill.
Me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, ka kujtuar civilët e pafajshëm të vrarë në këtë masakër, duke e cilësuar Reçakun si një plagë të hapur në kujtesën kolektive dhe një thirrje të vazhdueshme për drejtësi.
Në një njoftim publik, Vishi ka theksuar se, ndonëse në Reçak u shuan jetë të pafajshme, e vërteta nuk u shua kurrë.
“Reçaku mbetet plagë e hapur në kujtesën tonë. Aty u shua jeta e civilëve të pafajshëm, por kurrë nuk u shua e vërteta dhe kërkesa për drejtësi”, ka deklaruar ai.
Kryetari i Kaçanikut ka shtuar se dhimbja e Reçakut përbën obligim moral për brezat e sotëm dhe të ardhshëm që të mos harrojnë dhe të nderojnë sakrificën për liri.
“Dhimbja e Reçakut na obligon të mos harrojmë dhe të nderojmë përjetësisht ata që u flijuan për liri”, ka theksuar Vishi.
Në përfundim të mesazhit të tij, Vishi ka nderuar të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës, duke shprehur respekt të veçantë për viktimat e Masakrës së Reçakut.
“Lavdi të rënëve të Reçakut! Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka kujtuar martirët e këtij fshati, duke nderuar sakrificën për liri dhe duke ritheksuar kërkesën gjithëpopullore për drejtësi.
Në një postim në Facebook, Aliu ka vlerësuar Masakrën e Reçakut si një nga krimet më të rënda të kryera nga shteti serb ndaj popullatës civile shqiptare. “Në Reçak, shteti serb me ushtrinë e policinë gjakatare, kreu gjenocid, një nga masakrat më të llahtarshme mbi popullatën e pafajshme civile, pa kursyer të moshuarit e fëmijët, gratë e burrat e këtij fshati”, ka shkruar ai.
Kryetari i Ferizajt ka theksuar se liria e Kosovës është arritur përmes sakrificës sublime të dëshmorëve dhe martirëve, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë. “Liria e Kosovës erdhi me gjak dëshmorësh e martirësh, me luftën e luftëtarëve të lirisë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me aleatët tanë ndërkombëtarë në Paktin NATO, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka theksuar Aliu.
Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker, për rolin e tyre në ndërkombëtarizimin e krimeve të kryera në Reçak.
“Mirënjohje përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadorit të OSBE-së, William Walker, që ia shpalosën botës së civilizuar këtë gjenocid, këtë krim makabër që kreu Serbia, për t’i dhënë më pas kthesë vendimtare luftës për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ai.
Në përfundim, Aliu ka nderuar të rënët për liri, duke theksuar se kujtesa dhe respekti për ta do të mbeten të përhershme. “Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Lavdi martirëve të Reçakut! Lavdi të rënëve për liri!”, ka përfunduar kryetari i Ferizajt. /Telegrafi/
Edi ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u rikthyer sërish në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, duke iu drejtuar drejtpërdrejt fansave përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
Përmes kanalit të tij të komunikimit në Instagram, ai ka kërkuar mbështetjen e publikut, duke i ftuar ndjekësit të reagojnë masivisht në faqet dhe postimet zyrtare të formatit.
Në mesazhin e publikuar, Edi u ka bërë thirrje fansave që të komentojnë kudo për rikthimin e tij në lojë. “E kam një lutje, në çdo postim te faqja zyrtare e Big Brother, në çdo gazetë, në çdo postim të komentoni dhe të kërkoni rikthimin e Eduard Kuqit (Edit). Hajde sepse ju mundeni ta riktheni Edin në Big Brother”, ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet se shpreson ende në një mundësi të dytë.
Foto: cobrakuci/Instagram
Kujtojmë se Edi u eliminua nga gara pas një televotimi vendimtar, ku publiku u pyet nëse ai duhej të vazhdonte apo jo qëndrimin në shtëpi. Ky vendim erdhi pas ofendimeve të rënda që ai kishte drejtuar ndaj publikut dhe banorit Ardit, situatë që shkaktoi reagime të shumta dhe debat të gjerë jashtë shtëpisë.
Në fund, ishte vetë publiku ai që vendosi për largimin e tij nga BBVK 4, duke votuar që Edi të mos qëndronte më në lojë. Megjithatë, me mesazhin e fundit, Edi duket i vendosur të kërkojë një rikthim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo thirrje do të marrë përgjigje nga produksioni dhe publiku i spektaklit. /Telegrafi/
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka thënë të enjten se Ankaraja është kundër veprimeve ushtarake në Iran dhe përparësia e saj është të shmangë destabilizimin.
"Ne jemi kundër një ndërhyrje ushtarake kundër Iranit", tha Fidan në një konferencë për shtyp në Stamboll, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ai ka shtuar se Turqia do të vazhdojë iniciativat e saj diplomatike në lidhje me Iranin.
"Ata janë nën sanksione për shkak të disa politikave rajonale dhe ndërkombëtare që kanë ndjekur. Ne i themi Iranit, duhet të zgjidhësh problemet e tua në rajon", shtoi ai.
Ministri i Jashtëm turk argumentoi gjithashtu se disa njerëz po i keqinterpretojnë protestat që vijnë nga problemet dhe ankesat e justifikuara ekonomike si një kryengritje kundër regjimit.
"Kjo po krijon një zonë gri", citohet të ketë thënë ai.
I pyetur në lidhje me njoftimin e fundit të administratës Trump se vendet që bëjnë biznes me Iranin do të përballen me një tarifë të re prej 25%, e cila ka të ngjarë të zbatohet për Turqinë, Fidan tha se ishte vetëm një deklaratë dhe jo një "dekret konkret presidencial".
Si rezultat, ai theksoi se Turqia ende nuk e ka vënë në axhendën e saj shqyrtimin e tarifave të reja. /Telegrafi/
27 vjet më parë, në fshatin Reçak të Shtimes, ndodhi një nga krimet më të rënda gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë u masakruan mizorisht nga forcat paramilitare serbe.
Masakra u bë e njohur për opinionin ndërkombëtar falë reagimit të menjëhershëm të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.
Walker pa nga afër trupat e pajetë të civilëve dhe ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Rreth tre dekada më vonë, në Akademinë Përkujtimore të Masakrës së Reçakut, Walker deklaroi se, nëse dikush do t’i kishte thënë para 27 vitesh se Kosova do të ishte e lirë, ai nuk do ta kishte besuar.
“27 vite më parë kam vizituar Reçakun për herë të parë dhe për 27 vjet jam intervistuar. Unë fola për atë që kishte ndodhur dhe që pash atë ditë. Dua të them ca fjalë për ata që meritojnë falënderime që kanë ndodhur pas masakrës. Kam dëgjuar fjalë për UÇK-në, dhe prodhuan atë që jetojmë sot. Nuk e kam menduar që do të kishte një Republikë të Pavarur. Po të më thoshte dikush që pas kaq vitesh do të isha para një vendi të pavarur do të thosha ‘je i çmendur’. Aq shumë ka ndryshuar për 27 vite. Një grup njerëzish që mendoj që gëzojnë respekt, janë ata që kanë ardhur me mua që të shërbejnë në Kosovë nga mbi 30 vende anëtare të OSBE-së. Ata erdhën pa mbrojtje, ne nuk kishim armë përkundër rrezikut që kishte këtu. Asnjëherë s’kam pasur frikë sa herë kam ardhur me misionin. Ishin disa kosovarë që ishin aty për të më mbrojtur mua”, tha ai.
Ambasadori Walker theksoi se ishte Reçaku që i tregoi botës të vërtetën e Kosovës.
“Shpesh më pyesin pse ti Walker flet vetëm për Reçakun, ka pas dhe gjëra të tjera të ndodhur. U vra dhe familja Jashari, por askush s’mund të tregonte se çka ndodhi atje, por Reçaku brenda natës i mblodhi verifikuesit, gjeneralin britanik...”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se aktualisht është duke operuar njëkohësisht me pesë njësi prodhuese të energjisë elektrike, duke siguruar prodhim stabil dhe në përputhje të plotë me parametrat teknikë dhe kapacitetet reale të njësive ekzistuese.
Sipas KEK-ut, prodhimi bruto ditor i energjisë elektrike tejkalon 20 mijë megavat-orë (MWh), ndërsa operimi me pesë njësi përfaqëson një gjendje të rrallë operative, veçanërisht duke pasur parasysh moshën e njësive prodhuese dhe kompleksitetin teknik të sistemeve.
Korporata sqaron se në kushte normale operon me katër njësi prodhuese, ndërsa gjatë periudhave të temperaturave të ulëta ka ndërmarrë angazhim maksimal për vënien në funksion edhe të njësisë së pestë. Si rezultat, KEK ka arritur të operojë me pesë njësi për nëntë ditë që nga 19 dhjetori 2025, përmes ndërhyrjeve të shkurtra operative, si dhe për shtatë ditë gjatë muajit janar 2026, përfshirë edhe ditën e sotme, me vazhdimësi të operimit.
Në njoftim bëhet e ditur se Njësia A4 ka startuar gjatë orëve të mbrëmjes dhe është sinkronizuar me rrjetin në orët e para të mëngjesit, ndërsa rikthimi paralel dhe i suksesshëm i Njësive B1 dhe A4 brenda një afati optimal operacional dëshmon kapacitetin profesional të stafit teknik dhe menaxherial të KEK-ut, si dhe planifikimin e saktë dhe menaxhimin efikas të proceseve operative.
Si rezultat i këtij operimi të qëndrueshëm, sistemi elektroenergjetik aktualisht funksionon me kapacitete të plota, duke reflektuar stabilitet teknik, siguri operative dhe performancë maksimale të prodhimit.
KEK ka theksuar se mbetet e përkushtuar për operim të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas, si dhe për menaxhim rigoroz të aseteve prodhuese dhe avancim të projekteve strategjike të modernizimit, me qëllim forcimin e stabilitetit afatgjatë të sektorit elektroenergjetik në Kosovë. /Telegrafi/
Nga një shembje vinçi kanë gjetur vdekjen dy persona në periferi të kryeqytetit të Tajlandës, Bangkok, një ditë pasi një vinç që ra në verilindje të vendit vrau 32 persona të tjerë.
Aksidenti i së enjtes në provincën Samut Sakhon përfshinte një vinç që po përdorej për të ndërtuar një autostradë, i cili ra në rrugën poshtë, tha për agjencinë e lajmeve Reuters koloneli i policisë Sitthiporn Kasi, mbikëqyrës në stacionin lokal të policisë së distriktit.
Një zyrtar tjetër i policisë nga stacioni i tha Reuters se pesë persona ishin plagosur gjithashtu në aksident.
Ministri i Transportit Phiphat Ratchakitprakarn tha se e njëjta firmë ndërtimi ishte gjithashtu e përfshirë, duke e lidhur Italian-Thai Development me shembjen e dytë vdekjeprurëse të vinçit në vend brenda dy ditësh, sipas mediave lokale.
🚨🇹🇭A video of a crane collapse on the Rama II Expressway in Samut Sakhon Province, Thailand, at 9:15 a.m. on January 15, 2026, has been released, killing two people and trapping two cars under the crane and concrete bridge. pic.twitter.com/0c9qUZUvue — Sovan Ratana (@SovanRatana_) January 15, 2026
Kompania ishte kontraktuar për të ndërtuar një pjesë të një projekti hekurudhor me shpejtësi të lartë të mbështetur nga Kina, ku një vinç i madh u shemb të mërkurën në provincën Nakhon Ratchasima, në verilindje të Bangkokut.
Mediat lokale raportuan se incidenti i së enjtes ndodhi përpara hotelit Paris Inn Garden.
A second deadly crane collapse in Thailand in two days has been captured on dashcam footage.
At least one person has died, authorities have confirmed.
The collapse near capital Bangkok on Thursday (15 January), comes just a day after a constriction crane fell on a moving… pic.twitter.com/zTr58GcJ58 — The Independent (@Independent) January 15, 2026
Autostrada, vendi i aksidentit të fundit, pret disa projekte të mëdha infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e autostradës me pagesë, dhe ka parë disa aksidente vdekjeprurëse vitet e fundit, duke i dhënë nofkën "Rruga e Vdekjes".
Të mërkurën, vinçi i përfshirë po përdorej për të ndërtuar një binar të ngritur si pjesë e një projekti të përbashkët hekurudhor me shpejtësi të lartë tajlandezo-kineze, sipas raportimeve.
Vinçi ra mbi një tren në lëvizje poshtë, duke bërë që ai të dilte nga shinat dhe të merrte flakë për një kohë të shkurtër. /Telegrafi/
Dalja e Xabi Alonsos nga Real Madrid nuk ka ndalur zhvillimin e tij si trajner, përkundrazi e ka forcuar atraktivitetin e tij në tregun evropian.
Edhe pse periudha e tij në klubin madrilen ishte e shkurtër dhe e karakterizuar nga presion i madh dhe kërkesa për rezultate, emri i tij vazhdon të vlerësohet nga disa nga ekipet më të rëndësishme të kontinentit.
Puna e tij më parë te Bayer Leverkusen mbetet referenca kryesore e karrierës së tij si trajner.
Atje ai krijoi një ekip të dallueshëm, konkurrues dhe në gjendje të dominojë ndeshjet përmes zotërimit të topit, duke theksuar gjithashtu aftësinë për të zhvilluar lojtarët e rinj.
Ky identitet taktik dhe filozofia e tij e lojës mbeten kartë e tij më e fortë prezantuese.
Në Angli, klube si Manchester City, Manchester United apo Liverpool kanë nisur të analizojnë seriozisht profilin e tij.
Liga Premier duket të jetë destinacioni më i mundshëm, pasi stili i lojës së Alonsos përputhet me një kampionat që vlerëson intensitetin, strategjinë dhe zhvillimin e vazhdueshëm të ekipeve.
Njohuria që Alonso ka për futbollin anglez, e fituar gjatë karrierës si lojtar, i jep gjithashtu një avantazh shtesë.
Kjo eksperiencë i mundëson të kuptojë veçoritë e mjedisit, një faktor kyç që luan në favorin e tij në momentin e marrjes së një projekti në Angli.
Edhe pse Manchester City duket një opsion më i largët për shkak të ndryshimeve të mundshme në stolin e tyre, Manchester United përfaqëson një projekt tërheqës, por kompleks, me disa rreziqe që trajneri duhet t’i vlerësojë para se të marrë vendimin për hapin e tij tjetër. /Telegrafi/
"Bëhet fjalë për pauzë në procedurat që lidhen me vizat e emigrantëve. Nuk është listë e zezë apo pezullim. Mendoj se është korrekte para opinionit të themise kjo nuk ndikon në të gjitha procedurat e tjera të vizave për Shtetet e Bashkuara". Kështu komentoi Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, vendimin e djeshëm të Shteteve të Bashkuara për të ndaluar përpunimin e vizave të emigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë Maqedoninë e Veriut.
Ai tha se "nëse jeni biznesmen, i cili dëshiron të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara, do të jeni të lirë të aplikoni për vizë".
"Nëse jeni student që dëshiron të studiojë në Shtetet e Bashkuara ose dëshiron të udhëtojë përmes "Work and travel", nuk ka asnjë pengesë. Kupa Botërore në futboll do të mbahet në Amerikë, nëse dëshironi të udhëtoni si turist, ky vendim nuk do të ketë asnjë ndikim tek ju. Jemi në komunikim me Ambasadën Amerikane në Shkup në lidhje me vizat e emigrantëve dhe ambasada jonë komunikon me Departamentin Amerikan të Shtetit. Sipas informacioneve tona, numri më i vogël i aplikimeve në vendin tonë është për këtë lloj vize dhe ato janë për qytetarë të një kategorie më të vjetër. Nuk ka kufizim për të gjitha llojet e tjera të vizave", shtoi kreu i diplomacisë së RMV-së.
Sipas Mucunskit, perceptimi i vendimit të SHBA-së të kujton historinë me tarifat.
"Lëreni pak në dorë të kohës, lëreni në dorë të komunikimit tonë dhe faktit që kemi bashkëpunim të shkëlqyer me partnerin tonë strategjik. Në periudhën e ardhshme, ndoshta në gjashtë muajt e ardhshëm, do të befasoheni pozitivisht nga ajo që mund të ndodhë në zhvillimin e politikës së vizave të SHBA-së ndaj vendit tonë, domethënë, do të fillojmë të mbyllim çështje që kemi tentuar t'i mbyllim për 20 vjet. Jemi proaktivë dhe po punojmë për një zgjidhje. Qytetarët nuk duhet të shqetësohen", tha ministri.
Gjatë deklaratave për media të krerëve të shtetit, të mbajtura sot në Kompleksin Memorial në Reçak me rastin e shënimit të 27-vjetorit të masakrës, një qytetar i moshuar ka shprehur pakënaqësinë e tij.
I moshuari iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke iu thënë se Reçaku përmendet vetëm gjatë përvjetorëve, ndërsa sipas tij, gjatë viteve nuk është bërë asgjë konkrete për zhvillimin dhe trajtimin e këtij fshati.
“...Ku është Reçaku sot? S’është hiç kërkund Reçaku. As n’komunë s’është hi Reçaku, asnjë s’është n’komunë...”, u shpreh i moshuar. /Telegrafi/
Real Madrid po konsideron tashmë planet e tyre për verën, vetëm disa ditë pas emërimit të Alvaro Arbeloas në këtë pozicion.
Duket se ish-trajneri i Castillas po shihet aktualisht si një opsion i përkohshëm. Kur u pyet për këtë saktësisht, Arbeloa tha se do të qëndrojë aty aq gjatë sa Real Madrid e dëshiron, por nuk mundi të jepte një përgjigje përfundimtare.
Ditën tjetër u raportua se ‘Los Blancos’ po shikonin trajnerë të tjerë për të marrë drejtimin në verë, duke sugjeruar se ata nuk e shohin Arbeloan si një zgjidhje të përhershme.
Megjithatë, është vetëm logjike që Real Madrid të vlerësojë opsionet e tij pas shkarkimit të Xabi Alonsos.
Një emër që lidhej me Real Madrid para se të emërohej Alonso është Jurgen Klopp. Ish-trajneri i Liverpoolit u tërhoq nga futbolli pas largimit nga ‘Anfield’ dhe aktualisht është shef te Red Bull.
🚨👑 Jürgen #Klopp is seriously considering a return as head coach should Real Madrid make a concrete move for the summer, as exclusively revealed.#RealMadrid have always fascinated him. He is happy at Red Bull and has a strong identification with the Red Bull project, but… pic.twitter.com/TDJ7OAiI84 — Florian Plettenberg (@Plettigoal) January 15, 2026
Florian Plettenberg i Sky Sports ka raportuar se Klopp ‘po konsideron seriozisht’ një rikthim në stol nëse Real Madrid do të bëjë një ofertë të vërtetë për të.
Plettenberg shton se Klopp është i lumtur te Red Bull, por Real Madrid e ka ‘fascionuar gjithmonë’.
Ky është një nga dy pozicionet për të cilat ai mund të dalë nga pensioni, së bashku me drejtimin e kombëtares së Gjermanisë, nëse gjithçka i përkon pritshmërive të tij.
Klopp komentoi pas shkarkimit të Alonsos se lidhjet me të ishin ‘çështje që nuk kishin të bënin me të’, duke e minimizuar idenë se mund të shkonte në ‘Bernabeu’./Telegrafi/
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Burgjeve Agim Ismaili dhe dy zyrtarët Arnold Rrokaj, Zambak Gjoni. Ata akuzohen se kanë hyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemet e SPAK dhe kanë përgjuar e shpërndarë materiale hetimore konfidenciale te persona të tretë, shkruan A2 CNN.
Sipas SPAK, Arnold Rrokaj ka qenë personi që ka siguruar aksesin e paligjshëm në të dhënat hetimore, ndërsa Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili kanë ndihmuar në përhapjen e tyre. Rrokaj dhe Gjoni janë arrestuar menjëherë pas zbulimit të rastit, duke parandaluar shpërndarjen e mëtejshme të materialeve, ndërsa Ismaili hetohet në gjendje të lirë.
Të tre akuzohen për vepra penale që lidhen me krimin kompjuterik dhe veprimtarinë e grupit të strukturuar kriminal. SPAK thekson se hetimet zbuluan përpjekje të qëllimshme për të thelluar përgjimin e paligjshëm të sistemeve të Prokurorisë së Posaçme.
Njoftimi i SPAK
SPAK dërgon për gjykim procedimin lidhur me hakerimin e Prokurorisë së Posaçme
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.277/1/1 datë 02.07.2025 në ngarkim të të pandehurve:
Arnold Rrokaj i hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” dhe i akuzuar për veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, paragrafi i dytë dhe “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 192/b paragrafi 2, 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal;
Zambak Gjoni i hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” dhe i akuzuar për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal;
Agim Ismaili i hetuar në gjendje të lirë dhe i akuzuar për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal;
I pandehuri Arnold Rrokaj, aksesoi në mënyrë të paautorizuar materiale hetimore të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, një pjesë e të cilave u dërguan në mënyrë të paligjshme tek të pandehurit, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili, të cilët i shperndajnë ato më pas tek persona të tretë.
Shtetasit Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj u identifikuan në një kohë të shpejtë (brenda 24 orësh) dhe u arrestuan menjëherë duke parandaluar kështu dhe shpërndarjen e mëtejshme të materialeve hetimore.
Si rezultat i veprimeve te shumta hetimore dhe analizimit te tyre, akuzat u zgjeruan dhe për veprën penale të përgjimit të paligjshëm të të dhënave kompjuterike në ngarkim të shtetasit, Agim Ismaili, i cili pasi u njoh me përmbajtjen e këtyre të dhënave, i shpërndau ato më tej, por edhe kërkoi në mënyrë të vetëdijshme thellimin e përgjimit të paligjshëm të sistemeve të Prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar gjetjen e të dhënave për persona të ndryshëm.
Tre të katërtat e amerikanëve thonë se kundërshtojnë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të marrë kontrollin e Grenlandës, sipas një sondazhi të ri të CNN të kryer nga SSRS, i cili tregon se shtytja e Presidentit Donald Trump “për të zgjeruar territorin e Amerikës” përballet me vështirësi të forta nga publiku.
Sondazhi zbulon se vetëm 25% e amerikanëve mbështesin përpjekjet e SHBA-së për të marrë kontrollin e territorit danez, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Edhe mbështetësit e presidentit janë të ndarë në mënyrë të barabartë, me 50% të republikanëve dhe të pavarurve me prirje republikane që thonë se e mbështesin atë dhe 50% kundër.
Demokratët dhe të pavarurit me prirje demokrate janë thellësisht kundër këtij veprimi, me 94% kundër në përgjithësi, duke përfshirë 80% që thonë se e kundërshtojnë fuqimisht atë. Rreth 8 në 10 të pavarur që nuk anojnë nga asnjëra parti janë gjithashtu kundër.
Trump tha të mërkurën në faqen e tij të mediave sociale Truth Social se "çdo gjë më pak" sesa kontrolli amerikan i Grenlandës është "e papranueshme".
Mesazhi erdhi përpara një takimi në Shtëpinë e Bardhë midis zyrtarëve danezë, zëvendëspresidentit JD Vance dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio që duket se bëri pak për t'i afruar të dy palët me një marrëveshje.
Sondazhi zbulon “pak oreks për një politikë më të gjerë të ekspansionizmit amerikan”, edhe pse Trump lartëson kapjen ushtarake të Nicolas Maduro të Venezuelës - duke deklaruar më pas se SHBA-të tani do të "drejtojnë" vendin - dhe ndërsa ai kërcënon udhëheqjen e Iranit për shtypjen e dhunshme të protestave në rrugë.
Veç kësaj, shkruan CNN, pothuajse gjashtë në dhjetë amerikanë janë të shqetësuar se Trump ka shkuar shumë larg në përpjekjen për të zgjeruar pushtetin e Amerikës mbi vendet e tjera.
Vetëm një e treta mendojnë se përpjekjet e tij në këtë drejtim kanë qenë të drejta.
Dhe shumica (55%) thonë se ai tashmë ka shkuar shumë larg në përdorimin e ushtrisë amerikane për të arritur qëllimet e tij.
Një pjesë në rritje thotë se vendimet e politikës së jashtme të Trump këtë mandat kanë dëmtuar pozicionin e Amerikës në botë: 57% thonë kështu tani, nga 53% verën e kaluar. /Telegrafi/
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka caktuar gjyqtarin Argzon Muçaj në pozitën e nënkryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar të KGJK-së, vendimi është marrë në vazhdim të mbledhjes së 358-të, bazuar në propozimin e Kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Ky emërim vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e strukturave udhëheqëse të sistemit gjyqësor dhe për të garantuar funksionimin efikas të gjykatës. /Telegrafi/
Duhet të ketë mbështetje për çdo ligj që mbron shëndetin e qytetarëve, deklaroi sot zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, i cili mori pjesë në një aktivitet në Komunën e Kisella Vodës.
Ai u pyet nëse është planifikuar një takim me hotelierët në lidhje me ligjin e paralajmëruar kundër pirjes së duhanit.
“Ligji i ri për duhanpirjen që po shpallet është nën kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë, jo të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës. Sigurisht, do të ketë takime me hotelierët dhe të gjithë në mënyrë që të njihen, para së gjithash nga Ministria për ligjin e ri. Unë konsideroj se duhet të ketë mbështetje për çdo ligj që mbron në radhë të parë shëndetin e qytetarëve dhe se gradualisht rregullativën ligjore ta përshtatim dhe harmonizojmë me rregullativat ligjore evropiane”, u përgjigj Risteski.