Manchester City po monitoron nga afër situatën e mbrojtësit të Bolognës, Jhon Lucumi, teksa pasiguria rreth së ardhmes së kolumbianit në Serie A po rritet.
Sipas Il Resto del Carlino, qendërmbrojtësi 27-vjeçar ka tërhequr interes serioz nga gjigantët e Ligës Premier, në një moment kur kontrata e tij me Bolognën po hyn në një fazë kritike.
Lucumi ka qenë një figurë kyçe në repartin defensiv të skuadrës së drejtuar nga Vincenzo Italiano, duke ofruar qëndrueshmëri, lidership dhe siguri në ndërtimin e lojës nga prapavija.
Megjithatë, kontrata e tij aktuale skadon verën e ardhshme dhe përpjekjet e klubit italian për të arritur një zgjatje afatgjatë thuhet se kanë ngecur.
Në këtë situatë, kampi i mbrojtësit po shqyrton me kujdes interesimin e Manchester Cityt përpara se të marrë një vendim për kushtet e reja, çka i shton edhe më shumë presion Bolonjës në negociatat që vazhdojnë. /Telegrafi/
Zyrtarisht sot ka filluar sezoni dimëror në Kodrën e Diellit. Të gjitha skiliftet janë funksionale, me përjashtim të skiliftit të Çaripashinës, i cili nuk ka funksionuar për shkak të erërave të forta.
Drejtori i qendrës, Gani Aliji, është shprehur optimist për mbarëvajtjen e sezonit, duke theksuar se ka pasur vizitorë që në ditën e parë të hapjes dhe se pret që fluksi të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Problemi kryesor vazhdon të mbetet parkingu, për shkak të fluksit të madh të veturave.
Ndërkohë, kryeministri Hristjan Hristijan Mickoski ka deklaruar se qeveria është në bisedime me një investitor të fuqishëm, i cili pritet të investojë në zhvillimin dhe modernizimin e Kodrës e Diellit, duke ofruar shpresë për zgjidhje afatgjata të problemeve ekzistuese.
Një sjellje tejet shqetësuese, e shoqëruar me ofendime dhe gjuhë denigruese, është bërë mbrëmë nga Limi kundrejt Albës.
Pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale kanë kapur momentin kur ai i drejtohet asaj me fjalë të rënda, në përpjekje për t’i thënë që të mbyllë gojën.
Ata ishin në dhomën e gjumit kur po bënin një diskutim dhe në bisedë e sipër ai përdor një gjuhë tejet fyese, për më tepër ofendimet i bën në anglisht.
Ndonëse audio nuk është plotësisht i qartë disa prej shprehjeve dalloheshin lehtazi.
“Mos e bëjë të kalojë në nivel tjetër muhabeti, mos më trego ti mu Zotin tënd. Shhh!! You Motherfer, shut the f up. E din ti shumë mirë se çfarë po të them”, i tha ai Albës.
Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta, pasi mënyra e komunikimit dhe gjuha e përdorur nga Limi konsiderohen të papërshtatshme dhe shqetësuese, duke e vënë Albën në një pozitë të vështirë përballë kamerave.
Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit ka kaluar nëpër faza të ndryshme të zhvillimit: rritje, ulje, stagnim dhe kriza.
Edhe pse të dhënat zyrtare të institucioneve të Kosovës tregojnë se ka rritje të disa indikatorëve ekonomikë, në terren vazhdojnë ankesat e qytetarëve për përkeqësim të standardit të jetesës.
Viti 2025 është mbyllur me rritje ekonomike prej 3.9 për qind dhe parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës janë që, këtë vit, kjo shifër të arrijë në 4.1 për qind.
Rritja sipas BQK-së do të mbështetet te konsumi privat, rimëkëmbja graduale e eksportit dhe zbutja e inflacionit.
Por, në vitet e fundit – sidomos pas pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe nisjes të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia më 2022 – shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve esenciale ishin ndër temat më të përfolur në Kosovë.
Qytetarët shpesh janë ankuar se inflacioni ka ulur fuqinë e tyre blerëse, duke i detyruar shumë prej tyre të heqin dorë nga produkte dhe shërbime, pasi që pagat nuk mjaftojnë për të përballuar të gjitha shpenzimet e nevojshme.
Ndërkohë, zyrtarë të institucioneve të Kosovës kanë theksuar se inflacioni vjen për shkak të varësisë së vazhdueshme të shtetit nga importi i produkteve të huaja.
Me qëllim zbutjen e inflacionit, Qeveria e Kosovës ka rritur pagat në sektorin publik. Ndërkaq, sektorin privat ka tentuar ta ndihmojë me platformën “Superpuna”, e cila ka nisur në vitin 2023.
Përmes kësaj platforme, Qeveria subvencionon punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muajt e parë, në vlerë të pagës minimale prej 350 eurosh. Punëdhënësi, pastaj, ka të drejtë ta shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar.
Por, kjo rritje e pagave, sipas ekspertëve të ekonomisë, nuk është përkthyer në përmirësimin e standardit të jetesës se qytetarëve për shkak të inflacionit të lartë.
Në vitin 2025 numri i të punësuarve ka kaluar mbi 400 mijë, duke vazhduar kështu trendin e rritjes së numrit të punësuar me kontratë formale.
Ndërkaq, në mesin e personave të papunë ka më së shumti gra, të cilat mbajnë barrën më të madhe për kujdesin ndaj familjes dhe fëmijëve.
Numri i vogël i çerdheve, sidomos në zonat rurale, vlerësohet si një ndër faktorët që ka pamundësuar që gratë të futen në tregun e punës.
Një çështje nga e cila vuan ekonomia e Kosovës, sipas ekspertëve të fushës, është sasia e lartë e produkteve të importuara nga tregjet e huaja.
Me gjithë mbështetjen e prodhuesve kosovarë, ende nuk është arritur të ndryshohet deficiti tregtar për shkak të kapaciteteve të kufizuara prodhuese.
Vlera e importit tashmë ka arritur në gjashtë miliardë, derisa vlera e produkteve të Kosovës që kanë dalë në tregjet e jashtme është më pak se një miliard euro.
Investimet e huaja në Kosovë konsiderohen shtytës i zhvillimit ekonomik. Megjithëse, viteve të fundit ka rritje të investimeve të huaja direkte sipas shifrave zyrtare, por kjo gjithmonë ka nxitur diskutime se shumica vijnë nga diaspora që investon në patundshmëri.
Si pengesë për investitorët e huaj në Kosovë janë përmendur më parë procedurat e shumta burokratike, ndërkohë që në vitet e fundit është rritur vlera e investimeve nga Kosova jashtë vendit.
Paratë e diasporës dërguar familjarëve të tyre në Kosovë mbeten një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë në vend.
Remitencat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve, duke zvogëluar varfërinë dhe rritur konsumimin.
Por, jo gjithmonë është lavdëruar mënyra e shfrytëzimit të këtyre mjeteve, pasi që është kërkuar ndërrimi i fokusit. Sipas ekspertëve, investimi në projekte kapitale do të ndikonte në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.
Sfida kryesore mbetet përkthimi i rritjes ekonomike në mirëqenie reale, përmes rritjes së prodhimit vendor, pagave të qëndrueshme, uljes së varësisë nga importi dhe krijimit të një klime më të favorshme për investime afatgjata. /REL/
Policia e Elbasanit arrestoi në flagrancë 3 shtetase kolumbiane që ushtronin prostitucion në 2 apartamente në qytetin e Elbasanit.
Në kuadër të operacionit të koduar “Transit” u vunë në pranga shtetaset D. P., 20 vjeçe, D. M., 18 vjeçe, J. D., 34 vjeçe, të tria shtetase kolumbiane, për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. J., 34 vjeçe, pronare e apartamentit ku kryhej aktiviteti i paligjshëm, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.
Nga hetimet u provua se në dy apartamente në qytetin e Elbasanit ushtrohej prostitucion nga shtetase të huaja, të cilat kontaktonin klientët nëpërmjet faqeve në internet.
Gjatë kontrollit në ambientet e ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma parash të valutave të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, celularë dhe dokumente të ndryshme. /euronews/
Rusia dhe Ukraina kanë raportuar viktima dhe dëme në infrastrukturën lokale mes sulmeve me dronë gjatë natës.
Në Rusi, Guvernatori i Voronezhit, Aleksandr Gusev, shkroi në Telegram të dielën se qendra administrative e rajonit pësoi "një nga sulmet më të rënda me dronë" që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
"Për fat të keq, një grua e re vdiq në kujdes intensiv mbrëmë pasi u plagos kur mbeturinat e dronit ranë mbi një shtëpi private", tha Gusev.
Guvernatori theksoi se një grua aktualisht mbetet në spital pasi pësoi lëndime në bark, ndërsa dy të tjera po marrin trajtim ambulator për prerje.
Ai vuri në dukje se autoritetet dhe shërbimet e emergjencës vazhdojnë të punojnë në vendet e dëmtuara, të cilat ai tha se përfshijnë më shumë se 10 ndërtesa apartamentesh, njëra prej të cilave nuk është banesore, si dhe një "numër të barabartë" shtëpish private, një shkollë të mesme dhe disa ndërtesa administrative.
Ministria Ruse e Mbrojtjes pretendoi se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi 33 dronë ukrainas gjatë natës, 17 prej të cilëve u rrëzuan mbi rajonin e Voronezhit.
Ukraina nuk ka komentuar ende për sulmin, megjithëse Forcat e saj Ajrore pretenduan në Telegram se rrëzuan 125 nga 154 dronë të lëshuar nga Rusia në vend gjatë natës.
Ndërsa në rajonin veriperëndimor të Zhytomyr të vendit, Guvernatori Vitalii Bunechko tha se sulmet gjatë natës kishin në shënjestër objektet kritike të infrastrukturës, duke rezultuar në shtrimin në spital të dy punëtorëve që pësuan lëndime të moderuara.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës tha se katër persona u plagosën pas sulmeve në fshatin Movchany, i vendosur në jug të qytetit të dytë më të madh të vendit, Kharkiv, i cili është rreth 30 kilometra (18.6 milje) nga kufiri rus.
"Pati shkatërrime dhe dëme në ndërtesat e banimit, si dhe një zjarr në një sipërfaqe prej 150 metrash katrorë", shtoi ai. /Telegrafi/
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot veprën dhe figurën e Enver Malokut, intelektualit, atdhetarit dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Osmani e ka cilësuar Malokun si “zërin e urtësisë dhe të dinjitetit në kohët më të rënda për Kosovën”, duke theksuar rolin e tij si arkitekt i komunikimit politik që e çoi të vërtetën e Kosovës përtej kufijve.
“Enver Maloku besoi te fuqia e fjalës, te dialogu dhe te vizioni rugovian i lirisë, një Kosovë e lirë, demokratike dhe e orientuar drejt Perëndimit”, ka deklaruar Presidentja Osmani.
Ajo ka shtuar se Maloku i shërbeu atdheut me integritet dhe përkushtim, duke lënë gjurmë të thella në procesin e shtetformimit të Kosovës.
Osmani ka rikujtuar gjithashtu se vrasja e Enver Malokut mbetet ende një krim i pazbardhur, duke theksuar se vendosja e autorëve para drejtësisë është obligim i institucioneve dhe borxh ndaj së vërtetës.
“Është obligim i institucioneve të drejtësisë dhe borxh ndaj zërit të së vërtetës sonë”, ka theksuar Osmani.
Në fund, ajo ka nderuar jetën dhe veprën e tij me fjalët: “Lavdi jetës dhe veprës së Enver Malokut!” /Telegrafi/
Sulmuesi italian Mario Balotelli, i cili tashmë konsiderohet në fund të karrierës së tij në nivelin më të lartë, ka gjetur një klub pas gjashtë muajsh pa kontratë.
Balotelli, i cili u largua nga Genoa verën e kaluar, është fotografuar së fundmi në një aeroport në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku mbërriti për të nënshkruar një marrëveshje me Al-Ittifaq.
Tifozët e pritën në aeroport 35-vjeçarin dhe e filmuan duke pozuar për foto, ndërsa më pas u shfaq edhe një fotografi e Balotellit me fanellën e klubit të ri.
Ky është momenti i parë në karrierën e Balotellit që largohet nga Kontinenti i Vjetër, ku ka luajtur për klube të shumta si Inter, Milan, Liverpool, Nice, Marseille, Brescia, Manchester City, Monza, Adana dhe Sion.
Ai ka 36 ndeshje dhe 14 gola me ekipin kombëtar italian. /Telegrafi/
Për shkak të erërave të forta, teleferiku në Vodno sot nuk do të funksionojë, njoftoi sot në mëngjes Ndërmarrja e Transportit Publik (NPT) “Shkup”. Ata deklarojnë se forca e erës tejkalon kufijtë e lejuar për funksionimin e qetë dhe të sigurt të teleferikut.
“Shërbimet kompetente po e monitorojnë situatën në terren dhe kur të krijohen kushtet e përshtatshme të motit për funksionim, teleferiku do të vazhdojë të transportojë pasagjerë pa ndërprerje”, deklaron NPT “Shkup”.
Më herët dje, NPT njoftoi reduktim të mundshëm të përkohshëm të linjave të caktuara të autobusëve për shkak të temperaturave të ulëta dhe paralajmërimeve për reshje të mundshme bore që do të prekin Shkupin dhe zonën përreth. Për shkak të pakalueshmërisë së mundshme të rrugëve, siç njoftuan, disa nga linjat do të funksionojnë në vende që, sipas vlerësimeve, do të vlerësohen si të sigurta dhe të kalueshme për autobusët e NPT “Shkup”.
“E ka qit këngën e re!!!”, i thoshte ajo atyre, derisa nuk mbante dot lotët.
Spekulime të shumta kanë qarkulluar së fundmi për Benitën dhe këngëtarin Endri. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka bërë këtë publike, flitet se dyshja dikur kanë pasur një romancë, duke lënë hapur dyshimet dhe kuriozitetin e të tjerëve.
Qarkullimi në aksin rrugor Prishtinë – Pejë e respektivisht për Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” është zhvilluar me vështirësi sot në orët e mëngjesit, si pasojë e reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta.
Siç shihet edhe në foto, në këtë segment janë krijuar kolona të gjata automjetesh, ndërsa rruga paraqitet e mbuluar me borë dhe e rrëshqitshme.
Drejtuesit e automjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, për shkak të kushteve të rënda atmosferike.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe respektim të rregullave të trafikut, sidomos në drejtim të aeroportit, ku fluksi i automjeteve mbetet i lartë gjatë orëve të para të ditës.
Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës./RTK/
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka reaguar sërish rreth situatës së krijuar brenda LDK-së pas rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit.
Veliu thekson se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit për Lidhjen Demokratike të Kosovës është një sinjal i qartë që nuk mund dhe nuk duhet të anashkalohet.
“Ky është një mesazh nga qytetarët dhe mesazhe të tilla kërkojnë reflektim të thellë dhe përgjegjësi politike”, ka shkruar Veliu në një reagim në Facebook.
Ai shprehet se humbjet e LDK-së nuk mund të relativizohen e as të kalohen me heshtje.
“Në demokraci, përgjegjësia është parakusht për besim, ndërsa dorëheqja nuk është dobësi, por akt force dhe pjekurie politike. Prandaj: dera është e hapur!”, ka shkruar Veliu, duke i dërguar kështu mesazh direkt kryetarit aktual të partisë, Lumir Abdixhiku.
Veliu bën thirrje për një proces të hapur dhe demokratik brenda LDK-së, duke përfshirë: Analizë të menjëhershme të shkaqeve të humbjes, hapje të brendshme dhe demokraci funksionale dhe proces të ri zgjedhor në të gjitha nivelet që i jep shpresë anëtarësisë dhe elektoratit.
Ai thekson rëndësinë e ekipit dhe jo e individëve të përhershëm.
“LDK-së i duhen fitues në ekipin e saj, e jo kandidat të përhershëm! Koha kërkon vendime të guximshme, jo mbrojtje asaj që nuk mbrohet, jo mbajtje të status quo-së”, ka theksuar Veliu.
Duhet theksuar se ditëve të fundit ka pasur shumë zëra kritik brenda dhe jashtë LDK-së, rreth rënies që kjo parti ka pasur në rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke fajësuar lidershipin e këtij subjekti për mungesë vizioni. /Telegrafi/
Deri në orën 11:00, nga gjithsej 128 286 votues të regjistruar në 215 vendvotime në komunat Vrapçisht, Gostivar, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, ku sot po zhvillohen zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, kanë votuar 3553 votues, përkatësisht 3.32 %.
Vrapçisht, kanë votuar 834 votues, përkatësisht 3.02 %.
Gostivar, kanë votuar 1937 votues, përkatësisht 3.14 %.
Qendër Zhupë, kanë votuar 168 votues, përkatësisht 2.22%.
Mavrovë dhe Rostushë, kanë votuar 624 votues, përkatësisht 5.90 %.
Në krahasim me votimin e 19 tetorit 2025, deri në orën 11:00, në këto zgjedhje të përsëritura vërehet ndryshim në dalje në këto komuna. Rritja ka vetëm në Vrapçisht, ndërsa në Komunat e tjera ka dalje më të vogël.
Viti 2025 shënoi një kthesë të rëndësishme për të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë.
Një burrë rreth të pesëdhjetave nga Drenasi rrëfeu për herë të parë publikisht për dhunimin seksual.
Ramadan Nishori, i cili mbajti të heshtur për më shumë se 26 vjet gjithë tmerrin e përjetuar, në Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale, më 14 prill, rrëfeu të gjithë ngjarjen para shoqërisë kosovare.
Pas daljes publike, ai thotë për KosovaPress, se ndjehet më i lirë shpirtërisht dhe se nuk e kishte pritur asnjëherë këtë përkrahje të qytetarëve.
Rrëfimi i tij ka nxitur edhe burra të tjerë, por edhe gra, që të paraqiten në organizata për të kërkuar ndihmë psikologjike, juridike dhe për të aplikuar për njohjen e statusit.
“Nuk është e thënë që çdo i mbijetuar, se për me dalë publikisht janë disa shkallë pak më, duhet me kaluar nëpër të. Edhe kështu që nuk është puna veç me dalë me fol publikisht. Jo. Le të vijnë nëpër organizata, le të kërkojnë ndihmë më së pari. Ajo është shpëtimi. Siç e kam cekur disa herë unë shumë herë para se me ardh në organizatë kam menduar me i bë keq vetvetes. E tash e di, unë qysh çfarë heqin ata njerëz. Se unë kam kaluar nëpër atë”, rrëfen Nishori.
Jeta e tij pas 14 prillit të vitit të kaluar ka ndryshuar shumë.
Burri i parë që foli publikisht për dhunimin seksual thotë se po ta dinte se do ta merrte këtë përkrahje, do të fliste shumë më herët.
“Po, prej 14 prillit është, të drejtën me thënë, unë jam më i lirë kështu shpirtërisht. Kur shoh çfarë përkrahje po më dhënë të gjithë, si në rrugë tash sot, me ndal një njeri në rrugë me thotë a ka mundësi me pi një kafe me ty, është një respekt shumë i madh. Me pas ditë, me të vërtetë, me pas ditë që e kam këtë përkrahje kështu, më herët kisha dalë. Se ndihem një njeri shumë më i çliruar”, shton ai për KosovaPress.
Dani, siç e thërrasin rrethi e familja, thotë se përkrahja nga të tjerët është vendimtare që të mbijetuarit të thyejnë heshtjen.
“Pasi kam folur publikisht, kam thënë që në qoftë se edhe një person i mbijetuar vjen të kërkoj ndihmë, unë e kam kryer misionin tim. Po kanë ardhur më shumë. Kështu që jam shumë i lumtur me këtë. Edhe çdoherë iu bëjë thirrje, në çdo intervistë, nuk është me rëndësi në cilën organizatë shkoni, ku ta ndjeni veten më të lirë. Se unë e di, unë për vete kur kam kaluar nëpër atë, me ardhë në një organizatë ku e ke më afër, thua mos po qëllon me ndonjë të njohur apo më sheh dikush, kështu të hyjnë edhe janë ato paragjykime që të vijnë vetvetiu.. Edhe kështu që iu bëj thirrje, le të vijnë nëpër organizata. Janë katër organizata. Ku ta ndjejnë veten më të lirë, le të vijnë, le të kërkojnë ndihmë. Që kjo është shpëtimi për ta. Tani të aplikojnë për njohjen e statusit, edhe kjo është shpëtim për ta”, përfundon ai.
Rrëfimi publik i Ramadan Nishorit, ka thyer edhe një tabu tjetër thotë drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti. Ajo thotë se pas rrëfimit të tij, ka pasur shumë burra që për herë të parë janë paraqitur në organizatë.
“Historia e Danit e ka thyer edhe një tabu tjetër. Ka treguar që edhe burrat mund të afektohen nga dhuna seksuale gjatë luftës. Guximi i tij, që ai përmes stories së tij ka arritur të dëshmojë edhe të çojë mesazhe pozitive edhe për t’i ftuar burrat edhe gratë e tjera të aplikojnë, ka nxitur më pastaj në, jo vetëm në organizatën tonë, por edhe në organizata të tjera, që me ardhë edhe gra, edhe burra, edhe të kërkojnë edhe shërbime, por edhe të drejtat e tyre, kështu që ne mendojmë që historia dhe guximi i Danit e ka sfiduar edhe njëherë e mirë i ka dhënë fund tabusë në relacion me burrat e afektuar nga dhuna seksuale e luftës”, thotë Rushiti.
Sipas të dhënave të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës, gjatë vitit të kaluar kanë aplikuar mbi 2300 burra dhe gra.
“Këtë vit Komisioni ka shqyrtuar 270 raste duke përfshirë rastet e reja, rishqyrtimet dhe kërkesat tjera. Në proces janë 39 aplikacione. Ndërsa që nga fillimi i procesit me 05.02.2018 e deri më sot kemi pranuar gjithsej 2396 aplikacione, nga to i’u është njohur statusi viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës1884 aplikuesve (1776 femrave dhe 108 meshkujve)”, thuhet në përgjigjen për KosovaPress.
Vitin e kaluar e konsideron të drejtësisë, drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti. Ajo tregon se kanë punuar me numër të madh të grave që të përgatiten për të dhënë dëshmitë e tyre për tmerret që kanë përjetuar.
“Me dënimet e mëhershme, kemi arritur 58 vjet dënime për persona që kanë qenë të përfshirë në krime të dhunës seksuale të luftës, por për më shumë janë edhe 12 aktakuza të ngritura, të cilat janë në proces e sipër, dhe për secilin rast, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, me një ekip profesional, që ka një qasje të integruar në aspektin psiko-social dhe juridik, ka punuar edhe po punon që rastet me arrit, të dëshmojnë të vërtetën e tyre, pavarësisht se jemi 26 vjet pas luftës. Mos harrojmë se këto gra kanë edhe pasoja, edhe aspekti neurobiologjik i traumës i bën që atë mozaikun komplet të traumës me pas vështirë ta dëshmojnë, kështu që po punojmë që këto të dëshmojnë suksesshëm edhe me arrit me marrë drejtësi”, shprehet ajo.
Rastet të cilat janë paraqitur për herë të parë gjatë vitit të kaluar, Rushiti shton se për shkak të heshtjes kanë pasoja të rënda shëndetësore.
“Dua të them që këtë vit, vitin që shkoi kemi pasur raste të cilat kanë ardhur, po dallojnë dukshëm prej rasteve të cilat janë trajtuar më herët. Këto gra dhe këta burra, për shkak se e kanë internalizuar dhimbjen, heshtjen e tyre për vite me radhë. Ajo pastaj ka bërë probleme tjera organike. Kanë ardhur me çrregullime gastrointestinale, kanë ardhur me çrregullime të tensionit, hormonale, dhimbje koke, domethënë, ai somatizim që ndër vite nuk është trajtuar, nuk kanë arritur ata kërkund me shkarkuar dhimbjen e tyre në formë profesionale, pastaj ka lënë pasoja shëndetësore, çka na vjen keq po rastet që po vijnë, domethënë, janë raste më të komplikuara karshi atyre që kanë marrë trajtime më afatgjata dhe që kanë ardhur në fazat e hershme të traumës së tyre”, përfundon ajo.
Gruaja e parë që ndau rrëfimin e saj për dhunim seksual gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka qenë Vasfije Krasniqi Goodman. Më pas, Shyrete Tahiri Sulimani ka dorëzuar publikisht pranë Prokurorisë Speciale kallëzimin penal për rastin e saj.
Numri i personave të përdhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk dihet, por raportet flasin për rreth 20 mijë. Ndërkaq, aplikimi për njohjen e statusit ka filluar në vitin 2018./KP/
Nxënësit e shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, nuk do të fillojnë nesër procesin e mësimit.
Klasat 6 deri 9, do të fillojnë gjysmëvjetorin e dytë më vonë, për shkak të mungesës së ngrohjes qendrore dhe temperaturave të ulëta.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë, mësimi do të shtyhet deri më 19 janar 2026.
“Vendimi është marrë për të garantuar kushte më të sigurta dhe më të rehatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit”, është bërë e ditur në njoftimin e shkollës.
Shkolla ka falënderuar prindërit, nxënësit dhe stafin për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe.
Kujtojmë se fillimi i procesit mësimor ishte planifikuar të niste më 8 janar, por për shkak të vërshimeve pas reshjeve MASHTI mori vendim për shtyrje deri më 12 janar. /Telegrafi/
I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte portieri i njohur Betim Halimi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.
Betim Halimi ka rrëfyer një histori tejet interesante duke treguar se si ai dhe shokët e tij të skuadrës te Olimpik Donetsk, kishin marrë 10 mijë euro premio nga Shakhtar Donetsk për të ndalur me barazim rivalin e tyre për titull Dinamo Kiev.
“Para lojës futet brenda, thasë me vete kishte pasur. Ka 15 mijë dollarë për kokë lojtari, nëse fitoni i keni nga Shakhtari nëse fitoni, 10 mijë për barazim”.
“Ka pas qenë Demir Imeri që ka luajtur në Shqipëri. Pati ardhur në atë sezon edhe ndeshja e tij e parë e dytë ke kur ndodhi, edhe kur e pa po kthehet ka unë dhe po thotë seriozisht e ka a, thashë bablok këto para ne po i kapim tash ti bëje një përpara se e bëjmë zero mbrapa”.
“Edhe e fillojmë ndeshjen, shumë presion bën Dinamo sepse i ka pasur këta Tsygankov që po luan në Girona. Ka qenë si Arjen Robben, veç mos me i lënë hapësirë sepse të majtën e ka pasur tjetër nivel”.
“Edhe shumë ka qenë ky Yarmolenko, Andriy Yarmolenko, pra ka pasur lojtarë Dinamo krejt emra i ka pasur”.
“Edhe ne mirë u mbajtëm në pjesën e parë, prej zonës së 16 metërshit nuk dilnim por mirë 0-0 përfundoi pjesa e parë. Si fillon pjesa e dytë, një kundërsulm i yni i pari, 1-0 për ne”.
“Edhe po tash referat atje janë pak të çuditshëm. Menjëherë pas golit kontakti i parë jashtë zonës, direkt karton i kuq, edhe pse i kishte ai kapiteni ynë na kishte pesë gjashtë lojtarë mbrapa, sepse ne krejt aty ishim”.
“Deri në minutën 75-80-të u mbajtëm dhe pastaj na e bëri Tsygankov një super gol, 1-1 dhe e vazhduam ashtu lojën duke u mbrojtur, mbaroj loja 1-1 dhe tash as nuk ishim që të gëzoheshim aq shumë sepse ishte 1-1, por edhe mu hidhëru jo sepse e dije që si të futesh brenda të presin 10 mijë dollarë”, ka rrëfyer Halimi.
Episodin e plotë me Betim Halimin mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
Teherani të dielën kërcënoi të hakmerret kundër Izraelit dhe bazave amerikane në rast të sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit, duke ia përcjellë paralajmërimin Uashingtonit, ndërsa burime izraelite thanë se Izraeli ishte në gatishmëri të lartë për mundësinë e çdo ndërhyrjeje të SHBA-së.
Me pushtetin e tanishëm të Iranit që po përballet me protestat më të mëdha antiqeveritare që nga viti 2022, presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kërcënuar vazhdimisht të ndërhyjë ditët e fundit, duke i paralajmëruar udhëheqësit iranianë kundër përdorimit të forcës kundër demonstruesve.
Të shtunën, Trump tha se SHBA-të janë "të gatshme për të ndihmuar".
Dhe kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Baqer Qalibaf, duke folur në parlament të dielën, paralajmëroi Shtetet e Bashkuara kundër "një llogaritjeje të gabuar".
"Le të jemi të qartë: Në rast të një sulmi ndaj Iranit, territoret e pushtuara (Izraeli), si dhe të gjitha bazat dhe anijet amerikane do të jenë objektivi ynë legjitim", tha Qalibaf, një ish-komandant në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit.
Kujtojmë se Izraeli dhe Irani zhvilluan një luftë 12-ditore në qershor, në të cilën SHBA-të iu bashkuan Izraelit në nisjen e sulmeve ajrore.
Irani u hakmor për ato sulme amerikane duke qëlluar raketa në një bazë ajrore amerikane në Katar.
Ndërsa sa i përket protestave, ato janë përhapur në të gjithë Iranin që nga 28 dhjetori, duke filluar si përgjigje ndaj inflacionit në rritje dhe duke u shndërruar shpejt në politike me protestuesit që kërkojnë fundin e sundimit klerikal.
Autoritetet akuzojnë SHBA-në dhe Izraelin për nxitje të trazirave.
Si pasojë, një grup i të drejtave të njeriut me bazë në SHBA, HRANA, tha se numri i të vdekurve ishte rritur në 116, kryesisht protestues, por duke përfshirë 37 anëtarë të forcave të sigurisë. /Telegrafi/
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, Maqedonia vazhdon të përballet me rritje natyrore negative të popullsisë.
Gjatë vitit 2024 janë lindur 16.061 fëmijë, ndërsa kanë ndërruar jetë 20.201 persona, që nënkupton një ulje të popullsisë për mbi 4.000 banorë.
Rritje pozitive është shënuar vetëm në rajonin e Shkupit, ndërsa në të gjitha rajonet e tjera numri i të vdekurve ka qenë dukshëm më i lartë se ai i të lindurve.
Numri i martesave gjatë vitit të kaluar është ulur për rreth 1.600, ndërsa numri i divorceve është rritur për 259.
Sipas rajoneve, numri më i lartë i martesave për 1.000 banorë është regjistruar në Rajonin e Pollogut – mbi 7,5, ndërsa më i ulëti në Rajonin e Pellagonisë dhe atë të Vardarit – nën 5,5.
Numri më i madh i divorceve për 1.000 martesa është shënuar në rajonin e Vardarit, rajonin Lindor dhe atë Juglindor – mbi 200.
Sipas komunave, numri më i lartë i divorceve për 1.000 banorë është regjistruar në Zërnovcë – 888, Lozovë – 500, Rosoman – 461, Gradsko – 437, Dellçevë – 386, Dojran – 363, Gjevgjeli – 319, Kavadar – 316 dhe komuna Qendër – 308.
Juventusi dhe Milani po konsiderojnë një shkëmbim të mundshëm lojtarësh gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas raportimeve të Tuttosport.
Bëhet fjalë për një marrëveshje huazimi që përfshin Federico Gatti dhe Ruben Loftus-Cheek.
Mundësia u diskutua gjatë një takimi të zhvilluar të premten, ku morën pjesë trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, drejtori ekzekutiv Damien Comolli dhe drejtori i ri sportiv, Marco Ottolini. Bëhet e ditur se në ditët në vijim mund të ketë bisedime konkrete midis të dy klubeve.
Prioritetet e Juventusit në këtë merkato mbeten një mesfushor qendror i gjithanshëm dhe një zëvendësues për Kenan Yildiz. Spalletti ka theksuar se do të nënshkruajë vetëm lojtarë që mund t’i shtojnë cilësi ekipit dhe të mos prishin ekuilibrin e arritur në javët e fundit.
Sipas Tuttosport, trajneri i Juventusit është admirues i Loftus-Cheek, i cili kohët e fundit ka refuzuar një transferim te Lazio, pavarësisht interesit të ish-trajnerit të tij te Chelsea, Maurizio Sarri. Loftus-Cheek kërkon më shumë minuta lojë, me shpresën për të qenë pjesë e skuadrës së Anglisë në Kupën e Botës 2026, dhe Juventusi mund t’i ofrojë mundësi më të shumta për të treguar vlerën e tij.
Fizikaliteti dhe shkathtësia e Loftus-Cheek do t’i përshtateshin taktikave të Spallettit, ndërsa Gatti do t’i lejonte trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri, të forconte qendrën e mbrojtjes në pjesën e dytë të sezonit./Telegrafi/
Kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka gati planin për shpërblimin e dëmeve nga përmbytjet që prekën vendin ditët e fundit.
Duke folur në podcastin e tij “Flasim”, Rama u shpreh se niveli i dëmeve gjatë përmbytjeve të fundit është shumëfish më i vogël se ai i përmbytjeve që ndodhnin 10 vjet më parë, dhe kjo në sajë të investimeve shumë të mëdha në infrastrukturë.
“Ti nuk do të jesh kurrë vetëm’ është motoja ime dhe e jona sa herë që përballemi me fatkeqësi. Të goditurit e kësaj fatkeqësie dua t’u them se qëndrojmë krah tyre për banesat dhe gjënë e gjallë, për rregullimin e çdo dëmi me të cilin përballemi. Është tashmë gati plani me skenarët për dëmshpërblimet dhe pritet nisja e shpërndarjes së tyre pas rezultateve nga verifikimi në terren”, tha Rama./euronews/