Normal view

Kanos tre persona me armë në Brezovicë pas një mosmarrëveshjeje për kalimin me kuaj, arrestohet 65-vjeçari

5 August 2026 at 21:30

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri tre persona në zonën e Brezovicës, afër qendrës së skijimit.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:30, kur Stacioni Policor në Shtërpcë ka pranuar informatën për një kanosje me armë.

Nga hetimet fillestare dyshohet se tre persona, të cilët po lëviznin me kuajt e tyre në një shteg të ngushtë malor, janë përballur me një person tjetër, i cili kishte lënë kalin e tij në rrugë dhe nuk kishte pranuar ta largonte për t’ua mundësuar kalimin.

Pas një konflikti verbal, i dyshuari N.H., 65-vjeçar dhe shtetas i Kosovës, dyshohet se ka nxjerrë një pistoletë dhe i ka kanosur tre personat, duke përdorur edhe fjalë fyese ndaj tyre.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kanos tre persona me armë në Brezovicë pas një mosmarrëveshjeje për kalimin me kuaj, arrestohet 65-vjeçari appeared first on Sinjali.

Restoranti në Florida organizon darka ku mysafirët hanë të zhveshur - burrat paguajnë më shumë

5 August 2026 at 21:30


Një restorant në qytetin Hollywood të Floridës, SHBA, ka sjellë një koncept të pazakontë gastronomik: darka ku klientët mund të hanë plotësisht të zhveshur.

C.L.A.S.S. Soirée Steakhouse organizon këtë eksperiencë një herë në muaj, të hënën e parë të çdo muaji. Ideja lindi pasi një grup nudistësh kishte marrë me qira restorantin për një darkë private, duke e shtyrë pronarin dhe shefin e kuzhinës, Maurad Ali, që ta kthente në një aktivitet të rregullt.

Menuja përfshin një darkë me çmim fiks, me meze, pjata të para, një kombinim mishi dhe ushqimesh deti, si dhe një dolli me shampanjë. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar për të ruajtur një atmosferë më intime.

Çmimi i pjesëmarrjes ndryshon sipas kategorisë: burrat paguajnë 250 dollarë, gratë 150 dollarë, ndërsa çiftet 300 dollarë.

Sipas autoriteteve lokale, aktiviteti është i ligjshëm, pasi stafi i restorantit që shërben klientët qëndron i veshur. Mysafirëve u ofrohet një mantel në hyrje, si dhe peshqir për prehër dhe mbulesë për ulëse.

Shefi i kuzhinës Maurad Ali ka thënë se ideja synon ta bëjë restorantin më të veçantë në një treg shumë konkurrues dhe se aktiviteti ka tërhequr interes të madh që nga nisja e tij. /Telegrafi/

Familjes Edge 70 i Motorolës merr një anëtar të ri – vjen Motorola Edge 70 Neo

5 August 2026 at 21:29


Familja e telefonave inteligjentë Motorola Edge 70 po zgjerohet me një model të ri, Motorola Edge 70 Neo, i cili pritet t’i bashkohet serisë ekzistuese.

Modeli i ri synon të sjellë karakteristikat kryesore të linjës Edge në një pajisje më të përballueshme, duke u pozicionuar mes telefonave të kategorisë së mesme dhe modeleve më të avancuara.

Sipas informacioneve të publikuara më herët, pajisja pritet të ketë mbështetje për rrjetin 5G, lidhje moderne si Bluetooth, Wi-Fi 6E dhe NFC, si dhe një bateri me kapacitet të lartë prej rreth 6500 mAh. Gjithashtu përmendet mbështetja për karikim të shpejtë me kabllo deri në 90W dhe karikim pa tel.

Edge 70 Neo pritet të vazhdojë traditën e serisë Neo, duke kombinuar dizajnin elegant, performancën solide dhe disa veçori të avancuara të kamerës. Raportimet jozyrtare sugjerojnë se mund të ketë një kamerë kryesore 50 megapiksel me stabilizim optik të imazhit dhe një kamerë telefoto me zmadhim optik.

Motorola ende nuk ka bërë njoftim zyrtar për të gjitha specifikimet dhe datën e lansimit të këtij modeli.

Me këtë pajisje, kompania synon të forcojë konkurrencën në segmentin ku përballen telefonat me raport të lartë mes çmimit, dizajnit dhe performancës. /Telegrafi/

Sa blihen online biletat për evente në Shqipëri dhe Kosovë?

5 August 2026 at 21:27


Vetëm 8.6% e individëve në Shqipëri kishin blerë në internet bileta për koncerte, festivale apo evente të tjera gjatë tre muajve përpara vrojtimit të vitit 2025, sipas të dhënave të Eurostat-it.

Përqindja është shumë më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, ku 26.8% e qytetarëve kishin blerë bileta online. Në BE më shumë se një në katër persona përdor internetin për të siguruar bileta për evente, ndërsa në Shqipëri këtë e bën më pak se një në 11 persona.

Eurostat raporton se në krahasim me vitin 2024, pesha e qytetarëve të BE-së që blenë bileta online u rrit me 3.8 pikë përqindje, e nxitur nga zgjerimi i platformave digjitale dhe rikthimi i koncerteve e festivaleve në kalendarin kulturor europian.

Shqipëria pas Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut

Përdorimi i internetit për blerjen e biletave mbetet i kufizuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Në rajon, përqindjen më të lartë e kishte Serbia, ku 11.4% e individëve kishin blerë bileta online për evente, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 10.8%.

Shqipëria renditej më pas me 8.6%, duke lënë pas Bosnjë-Hercegovinën, me 7.4%, Kosovën me 7.35% dhe Malin e Zi me 6%.

Edhe Turqia kishte një nivel më të ulët se Shqipëria, me 6.2%.

Diferenca është e dukshme edhe me vendet fqinje të BE-së. Në Greqi, 38.9% e individëve kishin blerë bileta online, më shumë se katër herë niveli i Shqipërisë.

Në Kroaci përqindja ishte 28.3%, në Slloveni 20.9%, ndërsa në Bullgari 11.4%. Italia, pavarësisht tregut shumë më të madh të koncerteve dhe aktiviteteve kulturore, kishte një nivel relativisht të ulët për standardet e BE-së, prej 14.2%.

Irlanda dhe Norvegjia në krye

Ndër vendet europiane për të cilat ka të dhëna, Irlanda kishte përqindjen më të lartë, me 51.5% të individëve që kishin blerë bileta online.

Pas saj renditej Norvegjia, me 50.3%, Holanda me 48.1% dhe Danimarka me 47.9%. Në Finlandë përqindja ishte 44.2%, në Zvicër 42.2%, ndërsa në Greqi 38.9%.

Në këto vende, blerja online është kthyer në mënyrën kryesore për të siguruar bileta për koncerte, festivale, shfaqje dhe aktivitete të tjera.

Brenda Bashkimit Europian, nivelet më të ulëta u regjistruan në Bullgari, me 11.4%, Rumani me 12.6% dhe Itali me 14.2%.

Koncerti i Kanye West tregoi kufijtë e kërkesës vendase

Përdorimi i kufizuar i platformave online për bileta u reflektua edhe në ecurinë e koncertit të këngëtarit Kanye West në Tiranë, një nga më të mëdhenjtë në botë, që rezulton i dhjeti më i dëgjuar në platformën Spotify.

Aktiviteti ishte planifikuar për një audiencë të madhe me 60 mijë persona, përfshirë dhe turistët, por shitjet ecën më ngadalë nga parashikimet.

Organizatorët kishin deklaruar se duhej të shiteshin të paktën 40 mijë bileta që koncerti të ishte ekonomikisht i leverdishëm, ndërsa pak ditë përpara zhvillimit të tij një pjesë e konsiderueshme e vendeve vijonte të ishte e lirë.

Një nga pengesat ishte çmimi i biletave, që varionte nga 120 deri në 330 euro, nivele të larta në raport me fuqinë blerëse të publikut vendas.

Edhe interesi nga turistët e huaj rezultoi më i dobët se pritshmëritë fillestare, teksa Shqipëria nuk njihet si një vend që organizon evente të përmasave të tilla.

Në ditët e fundit përpara koncertit, qeveria akordoi rreth 4.2 milionë euro për organizimin e aktivitetit, me argumentin e promovimit të turizmit. Financimi u dha në një kohë kur shitjet nuk kishin arritur nivelin e nevojshëm për leverdinë e deklaruar nga organizatorët, duke u paraqitur nga qeveria si një përpjekje për të shpëtuar koncertin dhe bashkë me të dhe imazhin e vendit.

Rasti tregoi vështirësinë e organizimit të eventeve të mëdha vetëm mbi bazën e kërkesës vendase, në një treg ku jo vetëm fuqia blerëse është e ulët, por edhe përdorimi i internetit për blerjen e biletave është më i kufizuari në Europë. /monitor/

Donna Mills zbulon kërkesat e pazakonta që mori pasi hapi OnlyFans: Dikush dëshiron të më shohë duke shtypur rrush me këmbë

5 August 2026 at 21:16


Aktorja e njohur amerikane Donna Mills ka treguar se është befasuar nga kërkesat e pazakonta që ka nisur të marrë vetëm pak ditë pasi hapi profilin e saj në platformën OnlyFans.

Ylli 85-vjeçar i serialit të famshëm Knots Landing kishte deklaruar më herët për revistën People se vendosi t’i bashkohej platformës për të qenë më pranë fansave të saj dhe për të krijuar një komunikim më të drejtpërdrejtë me ta.

Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe ndjekësit nisën t’i dërgonin kërkesa të pazakonta.

Në një intervistë për Entertainment Tonight, Mills zbuloi se një prej kërkesave më të çuditshme lidhej me vreshtin e saj.

“Dikush dëshiron që unë të filmoj veten duke shtypur rrush”, tha aktorja gjatë bisedës me prezantuesin Kevin Frazier.

Ky i fundit reagoi me humor, duke i thënë: “Pra, duan t’ju shohin këmbët? Duan t’ju shohin gishtërinjtë e këmbëve.”

Donna Mills qeshi dhe pranoi se kjo mund të jetë arsyeja.

“Po, besoj se po. Duket se shumë njerëz eksitohen nga gishtërinjtë e këmbëve”, u shpreh ajo me humor, duke shtuar se ka ndërmend ta realizojë këtë kërkesë.

Deklarata e saj ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku fansat kanë komentuar me humor sinqeritetin dhe mënyrën e çlirët me të cilën aktorja foli për përvojën e saj në platformën OnlyFans. /Telegrafi/

Trabzoni ndizet për Salahun – mijëra tifozë e presin si mbret në Turqi

5 August 2026 at 21:15

Trabzoni është përfshirë nga atmosfera festive pas transferimit të bujshëm të Mohamed Salah te skuadra turke Trabzonspor.

Ylli egjiptian, pasi mbërriti në Stamboll, vazhdoi udhëtimin drejt Trabzonit, ku u prit nga mijëra tifozë të klubit. Rrugët e qytetit u mbushën me brohoritje, fishekzjarre dhe festime të mëdha në nder të ardhjes së ish-sulmuesit të Liverpoolit.

Salah, i konsideruar një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Premier Ligës, i është bashkuar Trabzonsporit pas largimit nga klubi anglez, ku për vite me radhë shkroi histori me paraqitjet dhe golat e tij.

Transferimi i tij ka ngjallur entuziazëm të madh te tifozët turq, të cilët e shohin ardhjen e egjiptianit si një nga lëvizjet më të mëdha në historinë e klubit.

Trabzonspor është një nga klubet më të suksesshme të futbollit turk dhe renditet pas gjigantëve si Galatasaray, Fenerbahçe dhe Beşiktaş sa i përket trofeve dhe historisë në Superligën e Turqisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trabzoni ndizet për Salahun – mijëra tifozë e presin si mbret në Turqi appeared first on Sinjali.

Gruda: PDK-ja nuk është penduar për bojkotimin e takimit me Kurtin

5 August 2026 at 21:15


Përparim Gruda nga PDK-ja ka deklaruar se partia e tij nuk është penduar për vendimin që të mos marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Albin Kurti.

Gruda tha se vendimi nuk është marrë me ngut, pa diskutim apo si rezultat i ndonjë inati, por përfaqëson një qëndrim të mirëmenduar të PDK-së.

“Nuk jemi pishman, sepse kjo nuk është një përgjigje e marrë me ngut, as pa një diskutim dhe as si rezultat i ndonjë inati. Përgjigjja ‘jo’ është fare e thjeshtë, sepse nuk ka ndryshuar asgjë që para zgjedhjeve të 7 qershorit”, ka deklaruar Gruda në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me të njëjtat kërkesa dhe ambicie politike edhe pas takimeve me partitë opozitare.

- YouTube www.youtube.com

“Zoti Kurti i ka shfaqur të njëjtat pritje dhe ambicie. Ai do t’i marrë të gjitha pushtetet, përfshirë edhe postin e presidentit. Po përpiqet të krijojë përshtypjen se po e ndan pushtetin me opozitën, por në fakt nuk po e ndan atë”, ka thënë Gruda.

Ai ka kritikuar procesin e takimeve politike, duke e cilësuar si një veprim që, sipas tij, synon vetëm krijimin e lajmeve.

“Ne nuk kemi nevojë të marrim pjesë në një teatër politik, ku shkohet në takime vetëm për të prodhuar lajme që i duhen Kurtit”, është shprehur ai.

Gruda ka thënë se PDK-ja nuk është për një marrëveshje që, sipas tij, do t’i jepte Kurtit kontroll mbi të gjitha institucionet, por as për dërgimin e vendit në zgjedhje të reja.

“Ne nuk shkojmë të negociojmë me një njeri që i do të gjitha pushtetet, por as nuk duam ta çojmë Kosovën në zgjedhje. Ne qëndrojmë me opozitën dhe do të negociojmë me të tjerët”, ka përfunduar Përparim Gruda. /Telegrafi/

Kolona në dy pika kufitare, në të tjerat kalim i lehtë

5 August 2026 at 21:12

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, pritje më të gjata janë regjistruar vetëm në dy pika.

Dheu i Bardhë, për dalje nga Kosova, pritjet arrijnë deri në 35–40 minuta, me kolonë rreth 350 metra.

Ndërsa në Merdarë, për dalje, udhëtarët po përballen me pritje deri në 15–20 minuta, me kolonë rreth 150 metra.

Në pikat tjera kufitare, qarkullimi raportohet të jetë më i lehtë, me pritje kryesisht nga 3 deri në 10 minuta dhe pa kolona të theksuara.

Të dhënat janë publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kolona në dy pika kufitare, në të tjerat kalim i lehtë appeared first on Sinjali.

Dy gjigantët anglez në garë të fortë për Konsan

5 August 2026 at 21:10


Arsenali pritet të intensifikojë përpjekjet për të transferuar një mbrojtës qendre dhe një sulmues para mbylljes së afatit kalimtar të verës, por objektivi i tyre, Ezri Konsa, ndiqet edhe nga Liverpooli.

"Topçinjtë" tashmë kanë shitur Christian Norgaardin te Evertoni për 7 milionë funte, ndërsa janë pranë finalizimit të transferimit të mesfushorit Bruno Guimaraes nga Newcastle United.

Ndërkohë, prioritet për drejtuesit e klubit është bërë edhe përforcimi i mbrojtjes, pasi William Saliba pritet të mungojë për një periudhë të gjatë për shkak të një dëmtimi në shpinë.

Sipas The Guardian, Arsenali po monitoron nga afër mbrojtësin e Aston Villës, Ezri Konsa. Megjithatë, londinezët do të përballen me konkurrencën e Liverpoolit, që gjithashtu e ka në listën e dëshirave reprezentuesin anglez.

Edhe Liverpooli po përballet me probleme në repartin defensiv. Virgil van Dijk ende nuk i është bashkuar skuadrës pas angazhimit në Kupën e Botës, Jeremy Jacquet vazhdon të jetë i dëmtuar, Giovanni Leoni është ende në fazën e rikuperimit nga këputja e ligamentit të kryqëzuar, ndërsa Joe Gomez pësoi një dëmtim që në ndeshjen e parë miqësore të verës ndaj Sunderlandit.

Aston Villa raportohet se e vlerëson Konsan rreth 60 milionë funte, por Arsenali nuk është i gatshëm të paguajë këtë shumë, sidomos duke pasur parasysh se mbrojtësi ka më pak se dy vjet të mbetura në kontratën e tij aktuale. /Telegrafi/

“E bleva për fëmijën” – qytetari nga Gjilani ankohet për qumështin “Vita” – e zhgënjen cilësia

5 August 2026 at 21:07

Një qytetar nga Gjilani ka ngritur shqetësim për një qumësht të blerë në ETC Gjilan, duke pretenduar se produkti nuk ka qenë në gjendjen e duhur menjëherë pas hapjes.

Sipas tij, qumështin e markës “Vita” e kishte blerë për fëmijën e tij, por gjatë hapjes ka vërejtur ndryshime në pamjen e produktit.

“Sot kemi ble qumësht Vita në ETC Gjilan. Vetëm sa e hapa qumështin për me ia dhanë fëmijës. Sapo e ktheva në ETC, por thanë që nuk kemi faj sepse qumështi ka afat”, ka deklaruar qytetari për Sinjalin.

Ai ka dërguar edhe faturën e blerjes, duke pretenduar se produkti është blerë në këtë market, ndërsa ka publikuar edhe fotografi të qumështit pas hapjes.

Nga pamjet e dërguara shihet produkti në një gotë dhe pjatë, me ndryshime në strukturë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “E bleva për fëmijën” – qytetari nga Gjilani ankohet për qumështin “Vita” – e zhgënjen cilësia appeared first on Sinjali.

Arrestohet një 65-vjeçar për kanosje me armë zjarri në Brezovicë

5 August 2026 at 21:05


Një person është arrestuar të mërkurën në Brezovicë, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri tre persona pas një mosmarrëveshjeje në një shteg malor.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 16:30, në afërsi të qendrës së skijimit në Brezovicë. Policia në Shtërpcë ka pranuar informacion për një rast të kanosjes me armë zjarri dhe ka nisur hetimet.

Hetimet fillestare tregojnë se tre persona, të cilët po lëviznin me kuajt e tyre në një shteg të ngushtë malor, janë përballur me një person tjetër, i cili dyshohet se kishte lënë kalin e tij në rrugë dhe kishte refuzuar ta largonte për t'u mundësuar kalimin.

Pas një mosmarrëveshjeje verbale, i dyshuari, N.H., 65 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka nxjerrë një pistoletë dhe ka kanosur tre personat, duke përdorur njëkohësisht edhe fjalë fyese.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në trajtimin e çdo rasti që cenon sigurinë publike dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo veprim të kundërligjshëm në numrin emergjent 192 ose përmes aplikacionit "Lajmëro Policinë". /Telegrafi/

Dronët ukrainas godasin qendrën gjigante logjistike të Wildberries në Rusi

5 August 2026 at 21:02


Një sulm me dronë ukrainas me rreze të gjatë ka goditur qendrën logjistike të kompanisë ruse Wildberries në qytetin Aleksin, në rajonin e Tulës, duke shkaktuar një zjarr të madh që, sipas raportimeve, e ka shkatërruar objektin.

Qendra logjistike, me një sipërfaqe prej rreth 200 mijë metrash katrorë, konsiderohej një nga objektet më të mëdha të këtij lloji në rajon.

Ajo ishte planifikuar të zgjerohej në 300 mijë metra katrorë dhe të punësonte deri në 15 mijë persona.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë flakë të mëdha dhe tym të dendur që ngrihet mbi kompleksin, ndërsa raportimet pretendojnë se objekti është djegur pothuajse tërësisht.

Deri më tani, autoritetet ruse nuk kanë publikuar një bilanc zyrtar për dëmet apo për viktima të mundshme, ndërsa nuk ka pasur ende një koment zyrtar nga kompania Wildberries lidhur me incidentin.

Sulmi vjen në një kohë kur Ukraina ka intensifikuar përdorimin e dronëve me rreze të gjatë për të goditur objektiva strategjikë dhe infrastrukturë brenda territorit rus. Pretendimet për shkatërrimin e qendrës logjistike nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. /Telegrafi/

“Nga adrenalina në tragjedi”: Humb jetën 33-vjeçari shqiptar në Itali – u përplas me motoçikletë, vetura e hodhi 50 metra larg

5 August 2026 at 20:50

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një 33-vjeçari shqiptar në Itali. Maksim Sinani, banues në Altopascio, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të rënda që mori pas një përplasjeje frontale me një veturë, teksa po udhëtonte me motoçikletën e tij.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e së martës, rreth orës 19:30, në rrugën shtetërore SS64, në zonën kodrinore të Pistoias, pranë fshatit Spedaletto dhe liqenit Specchio.

Sinani ishte duke lëvizur në drejtim të Pistoias me një motoçikletë Kawasaki Z 1000, së bashku me disa motoçiklistë të tjerë, kur u përplas fuqishëm me një Volkswagen Tiguan që po vinte nga drejtimi i kundërt.

Përplasja ishte aq e fortë sa 33-vjeçari u hodh rreth 50 metra larg vendit të aksidentit. Ai pësoi trauma të shumta në trup dhe lëndime të rënda në këmbë, ndërsa motoçikleta e tij mbeti e shkatërruar plotësisht, raporton La Nazione, transmeton Sinjali.

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Pavarësisht gjendjes së rëndë, i riu ishte ende i vetëdijshëm gjatë ndihmës së parë. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin San Jacopo në Pistoia, ku u stabilizua dhe u intubua.

Më pas, për shkak të gjendjes kritike, ai u transferua në Qendrën e Traumës në Careggi me helikopterin e emergjencës Pegaso 2. Por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e tij u përkeqësua gjatë natës dhe ai ndërroi jetë.

Vdekja e 33-vjeçarit ka tronditur familjarët dhe të afërmit e tij, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Nga adrenalina në tragjedi”: Humb jetën 33-vjeçari shqiptar në Itali – u përplas me motoçikletë, vetura e hodhi 50 metra larg appeared first on Sinjali.

QMK: Deri në orën 18:00 janë regjistruar 14 vatra zjarri

5 August 2026 at 20:47


Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njofton se deri në orën 18:00 të sotme, në vend janë regjistruar gjithsej 14 zjarre. Nga këto, një zjarr është aktiv, dy janë vënë nën kontroll dhe 11 janë shuar plotësisht.

Zjarri në Komunën e Makedonski Brodit, pranë fshatit Greshnicë, në lokalitetin Stojanova Naselba, mbetet aktiv, ku digjet bimësi e ulët, pyll i degraduar dhe shkurre.

Zjarret në deponinë në Delçevë dhe pranë fshatit German në Komunën e Rankovcit, ku është prekur bimësia e ulët, janë nën kontroll.

Gjatë ditës, 11 zjarre u shuan plotësisht në disa lokacione në të gjithë vendin, në komunat Zhelinë, Gostivar, Vinicë dhe Zërnovc, Manastir, Prilep, Dollnen, Likovë, Kratovë, Negotinë, Kavadar dhe Karposh./Telegrafi/

Surprise winner in the Democratic elections in Michigan, Trump also reacts

5 August 2026 at 20:30


Abdul El-Sayed, a political figure from the progressive wing of the Democratic Party, is expected to win the Democratic primary for the US Senate in Michigan, in a race that has highlighted divisions within the party over its political direction.

According to projections from CBS News, the BBC's American partner, El-Sayed has defeated Democratic Congresswoman Haley Stevens, who has served four terms in the House of Representatives.

El-Sayed, a former public health official, has campaigned on progressive policies, supporting universal health care, the abolition of the US Immigration and Customs Enforcement (ICE) agency, and the end of unconditional US military aid to Israel.

If his victory is officially confirmed, he will face Republican candidate Mike Rogers, an ally of President Donald Trump, in the November election.

El-Sayed, the son of Egyptian immigrants, could become the first Muslim senator in United States history if he wins the general election, writes the BBC.

"The movement to get money out of politics, put money in people's pockets and pass Medicare for all is a great movement," El-Sayed declared after the result, reiterating one of the key messages of his campaign.

He pledged to represent all Michigan citizens, regardless of whether they supported him or not and regardless of whether they voted for Kamala Harris or Donald Trump in the 2024 presidential election.

His opponent, Haley Stevens, congratulated El-Sayed on his victory and declared that she would support him in the race against Republican Mike Rogers.

The Michigan race has reflected divisions within the Democratic Party, particularly on issues of foreign policy and Israel. El-Sayed has opposed unconditional US aid to Israel, while Stevens has maintained a strong pro-Israel stance.

El-Sayed's campaign has received the support of prominent figures in the progressive wing of the Democratic Party, including Senator Bernie Sanders and Congresswoman Alexandria Ocasio-Cortez. Meanwhile, Stevens has been endorsed by Michigan Governor Gretchen Whitmer and outgoing Senator Gary Peters.

US President Donald Trump reacted to the result by calling it "big news for the Republican Party." In a post on the Truth Social platform, he criticized the Democratic Party and claimed that its policies will become even more extreme.

November's Senate elections in Michigan will be of great importance for the balance of power in Washington during the final two years of Trump's term.

Michigan is considered a key state in the American elections. In the 2020 presidential race, it voted for Democrat Joe Biden, while in 2024 it returned to Donald Trump. /Telegraph/

Fitues i papritur në zgjedhjet demokrate në Michigan, reagon edhe Trump

5 August 2026 at 20:30


Abdul El-Sayed, një figurë politike nga krahu progresist i Partisë Demokratike, pritet të fitojë zgjedhjet paraprake demokrate për Senatin amerikan në Michigan, në një garë që ka nxjerrë në pah përçarjet brenda partisë për drejtimin e saj politik.

Sipas projeksioneve të CBS News, partnerit amerikan të BBC-së, El-Sayed ka mposhtur kongresisten demokrate Haley Stevens, e cila ka shërbyer katër mandate në Dhomën e Përfaqësuesve.

El-Sayed, ish-zyrtar i shëndetit publik, ka zhvilluar një fushatë të orientuar drejt politikave progresiste, duke mbështetur kujdesin shëndetësor universal, heqjen e Agjencisë amerikane për Emigracionin dhe Doganat (ICE), si dhe përfundimin e ndihmës ushtarake amerikane pa kushte për Izraelin.

Nëse fitorja e tij konfirmohet zyrtarisht, ai do të përballet në zgjedhjet e nëntorit me kandidatin republikan Mike Rogers, aleat i presidentit Donald Trump.

El-Sayed, i biri i emigrantëve egjiptianë, mund të bëhet senatori i parë mysliman në historinë e Shteteve të Bashkuara nëse arrin të fitojë zgjedhjet e përgjithshme, shkruan bbc.

“Lëvizja për të nxjerrë paratë jashtë politikës, për të futur para në xhepat e njerëzve dhe për të kaluar Medicare për të gjithë është një lëvizje e madhe”, deklaroi El-Sayed pas rezultatit, duke përsëritur një nga mesazhet kryesore të fushatës së tij.

Ai u zotua se do të përfaqësojë të gjithë qytetarët e Michiganit, pavarësisht nëse e kanë mbështetur apo jo dhe pavarësisht nëse kanë votuar për Kamala Harris apo Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Kundërkandidatja e tij, Haley Stevens, e uroi El-Sayed për fitoren dhe deklaroi se do ta mbështesë në garën kundër republikanit Mike Rogers.

Gara në Michigan ka reflektuar ndarjet brenda demokratëve, veçanërisht për çështje të politikës së jashtme dhe Izraelit. El-Sayed ka kundërshtuar ndihmën amerikane pa kushte për Izraelin, ndërsa Stevens ka mbajtur një qëndrim të fortë pro-Izraelit.

Fushata e El-Sayed mori mbështetjen e figurave të njohura të krahut progresist demokrat, përfshirë senatorin Bernie Sanders dhe kongresisten Alexandria Ocasio-Cortez. Ndërkohë, Stevens u mbështet nga guvernatorja e Michiganit, Gretchen Whitmer, dhe senatori në largim Gary Peters.

Presidenti amerikan, Donald Trump reagoi ndaj rezultatit duke e cilësuar atë “lajm të madh për Partinë Republikane”. Në një postim në platformën Truth Social, ai kritikoi Partinë Demokratike dhe pretendoi se politikat e saj do të bëhen edhe më ekstreme.

Zgjedhjet e nëntorit për Senatin në Michigan do të kenë rëndësi të madhe për balancën e pushtetit në Uashington gjatë dy viteve të fundit të mandatit të Trumpit.

Michigan konsiderohet një nga shtetet kyçe në zgjedhjet amerikane. Në garën presidenciale të vitit 2020 votoi për demokratin Joe Biden, ndërsa në vitin 2024 u rikthye te Donald Trump. /Telegrafi/

Ronela Hajati reagon ndaj komenteve me gjuhë urrejtjeje: Më vjen turp t’i lexoj, jo më t’i shkruaj

5 August 2026 at 20:30


Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të komenteve negative dhe gjuhës së urrejtjes që, sipas saj, po dominojnë gjithnjë e më shumë rrjetet sociale.

Artistja ndau një mesazh në InstaStory, ku shprehu hapur zhgënjimin për nivelin e komunikimit virtual, duke theksuar se shpesh mbetet e tronditur nga fjalori dhe mënyra se si njerëzit zgjedhin të shprehen në internet.

“Përfundimisht grada e nivelit të komenteve në përgjithësi në rrjete sociale është ZH… Të vjen turp t’i lexosh, jo më t’i shkruash! Burra dhe gra në moshë, njerëz me familje, një fjalor dhe një mendje e prishur”, ka shkruar Ronela.

Foto: Ronela Hajati/InstaStory

Më tej, këngëtarja u shpreh se i vjen neveri kur sheh sulmet dhe komentet fyese që u drejtohen personazheve publike, duke lënë të kuptohet se klima e urrejtjes në platformat sociale ka kaluar çdo kufi.

Në fund të reagimit të saj, Ronela pati edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për ata që shpenzojnë kohën duke sulmuar të tjerët në internet.

“Të shfrytëzonit gjithë këtë kohë që merreni me këtë mllef, për të rregulluar punët tuaja, më mirë do ishte ky popull”, përfundoi ajo.
Reagimi i artistes ka ngjallur diskutime mes ndjekësve, duke rikthyer edhe një herë në vëmendje debatin mbi gjuhën e urrejtjes dhe kulturën e komunikimit në rrjetet sociale. /Telegrafi/

14 vatra zjarri në Shqipëri gjatë 10 orëve të fundit, 7 ende aktive – ndërhyrje me zjarrfikës, helikopter dhe avion

5 August 2026 at 20:29

14 vatra zjarri në Shqipëri gjatë 10 orëve të fundit, 7 ende aktive – ndërhyrje me zjarrfikës, helikopter dhe avion

Gjatë 10 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 14 vatra zjarri, prej të cilave 7 vazhdojnë të jenë aktive, kanë njoftuar autoritetet.

Në terren po operojnë strukturat e mbrojtjes civile me 29 automjete zjarrfikëse, 246 forca operacionale, 90 pjesëtarë të Forcave të Armatosura, si dhe një helikopter dhe një avion “Air Tractor” të Forcës Ajrore, raporton A2 CNN, transmeton Sinjali.

Ndërhyrjet janë përqendruar në disa zona, përfshirë Dajtin, Mallakastrën, Elbasanin, Libohovën, Dropullin, Selenicën dhe Skraparin.

Situata më shqetësuese paraqitet në Mallakastër, ku ekipet po punojnë intensivisht për të penguar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Në zonat e tjera ku janë aktivizuar vatrat e zjarrit, operacionet vijojnë, ndërsa sipas autoriteteve nuk raportohet rrezik për banesat.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se po vazhdon monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës dhe mjedisit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 14 vatra zjarri në Shqipëri gjatë 10 orëve të fundit, 7 ende aktive – ndërhyrje me zjarrfikës, helikopter dhe avion appeared first on Sinjali.

Edhe pse ende nuk ka marrëveshje, Perez i bindur që Vinicius do ta nënshkruajë kontratën e re

5 August 2026 at 20:16


Real Madridi është optimist se Vinicius Junior do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit edhe në vitet e ardhshme, pavarësisht se marrëveshja për rinovimin e kontratës ende nuk është arritur.

Sipas raportimeve nga MARCA dhe mediave tjera, takimi i zhvilluar sot mes përfaqësuesve të futbollistit brazilian dhe drejtuesve të klubit është konsideruar shumë pozitiv nga të dyja palët dhe ka sjellë përparim të rëndësishëm në negociata.

Agjentët e kompanisë Roc Nation, që përfaqësojnë Viniciusin, kanë zhvilluar bisedime me Real Madridin për të sqaruar të ardhmen e yllit brazilian. E njëjta kompani menaxhon edhe sulmuesin Yan Diomande, transferimi i të cilit nga RB Leipzig drejt Real Madridit është shumë pranë finalizimit.

Kontrata aktuale e Viniciusit me Real Madridin skadon më 30 qershor dhe negociatat për vazhdimin e saj kanë qenë të bllokuara për gati një vit. Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë rikthyer optimizmin brenda klubit madrilen.

Edhe pse ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare, personat pranë futbollistit janë të bindur se rinovimi do të arrihet dhe se Vinicius do të vazhdojë karrierën në Santiago Bernabeu.

Arsenali ka shfaqur interes për brazilianin dhe mbetet në garë, por raportimet nga Anglia sugjerojnë se transferimi i tij në Ligën Premier është bërë më i komplikuar, pasi lojtari vazhdon të ketë prioritet qëndrimin te Real Madridi.

Klubi spanjoll më herët ka paraqitur një ofertë të fundit për rinovim dhe ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të ndryshojë shumë kushtet e propozuara. Megjithatë, bisedimet e fundit kanë krijuar një atmosferë më pozitive dhe Reali beson se numri 7 do të firmosë kontratën e re. /Telegrafi/

LSDM: Spitali i Gostivarit nuk ka kapacitete për tu përballur me epideminë, po i dërgon pacientët në Tetovë

5 August 2026 at 20:10


LSDM akuzoi sistemin e kujdesit shëndetësor në Gostivar se nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për t'u përballur me epideminë e shkaktuar nga uji i ndotur dhe se spitali ka vetëm një specialist të sëmundjeve infektive, katër banorë dhe dermatologë në detyrë.

Nga LSDM pretendojnë se për shkak të situatës, pacientët nga Gostivari po transferohen në Tetovë për trajtim dhe akuzon Qeverinë për trajtimin joadekuat të krizës.

Në deklaratë thuhet se ende nuk ka asnjë dokument zyrtar që konfirmon se uji është teknikisht i rregullt, ndërsa prania e baktereve në sistemin e furnizimit me ujë është konfirmuar.

LSDM kritikon gjithashtu apelin e ministrit Pançe Toshkovski drejtuar qytetarëve për të shkarkuar ujin nga rubinetet, si dhe njoftimin për analiza të reja të ujit.

Nga atje vlerësojnë se situata në Gostivar përfaqëson një "kolaps të plotë të përgjegjësisë" dhe akuzon Qeverinë se nuk po i përgjigjet në mënyrë adekuate krizës.

❌