Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Lajme Kosove

E trishtë: Prej tre muajsh e zhdukur, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali

15 January 2026 at 18:56

Floresha Prengu, 35 vjeç, banore e Trentos në Itali dhe nënë e dy vajzave, u gjet e vdekur 40 kilometra larg shtëpisë së saj, përgjatë lumit Adige.

Trupi i saj u identifikua këtë të enjte nga familja e saj, e cila kishte shpresuar deri në fund për një rezultat tjetër.

Floresha, me origjinë shqiptare, u pa për herë të fundit në qendër të qytetit më 22 tetor. Pas zhdukjes së saj, familja menjëherë kontaktuar policinë dhe publikun, duke kërkuar ndihmën e tyre për të gjetur një të afërm. Kërkimi për Floreshën u bë në shkallë të gjerë, duke përdorur patrulla të lumit, zjarrfikës vullnetarë përgjatë lumit Adige, si dhe helikopterë për kontrolle ajrore, por nuk dha rezultate konkrete, shkruan Corriere.

Për më shumë se dy muaj, kërkimet u shpërndanë përtej kufijve të Trentinos dhe të gjitha prefekturat italiane u informuan për zhdukjen e saj.

Sipas autoriteteve, mendohet se 35-vjeçarja u mor nga rryma e lumit Adige, të cilës nuk arriti dot t’i mbijetonte.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Prej tre muajsh e zhdukur, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali appeared first on Sinjali.

Prishtina bën ‘pazar’ në Holandë, siguron shërbimet e mbrojtësit 26 vjeçar

15 January 2026 at 18:48

Skuadra e Prishtinës ka siguruar nënshkrimin e një tjetër lojtari nga jashtë.Mbrojtësi 26 vjeçar, Sylian Mokono, do të transferohet nga VVV Venlo, skuadër kjo në Ligën e Dytë të Holandës.

Skuadra holandeze e ka konfirmuar largimin e tij për tek Prishtina, me mbrojtësin që ka 13 paraqitje në këtë edicion.

Kujtojmë që Mokono ka luajtur për disa skuadra të tjera gjatë karrierës së tij në Holandë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prishtina bën ‘pazar’ në Holandë, siguron shërbimet e mbrojtësit 26 vjeçar appeared first on Sinjali.

Ina thumbon Brikenën: Ke ardhur për të gjetur sponsor për të paguar Miss-in

15 January 2026 at 18:34

Ditën e sotme, banoret e Big Brother VIP Kosova 4, Brikena Selmani dhe Ina Aderi, janë përfshirë në një debat të ashpër, i cili kaloi edhe në ofendime personale.

Debati nisi kur Brikena iu drejtua Inës me fjalët: “Çfarë nuk bën për një copë famë”, duke aluduar në motivet e saj për të qëndruar në shtëpi.

Përgjigjja e Inës nuk vonoi: “Ti mendon se këtu kam ardhur për famë. Mendon se më mungon. Po ti për çfarë ke ardhur apo për të gjetur ndonjë sponsor për të të paguar Miss-in”, tha ajo, duke kthyer akuzën.

Brikena, megjithatë, nuk u lëkund: “Nuk më nxjer nga vetja se nuk më djegin fjalët e tua”, u shpreh ajo mes të tjerash, duke theksuar se nuk e preku kritika e Inës.

Gjatë debatit, konkurrentet përmendën edhe gjëra që kanë ndodhur jashtë shtëpisë dhe si ato kanë ndikuar në marrëdhëniet brenda saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ina thumbon Brikenën: Ke ardhur për të gjetur sponsor për të paguar Miss-in appeared first on Sinjali.

Bie në prangat e policisë një person në Podujevë, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

15 January 2026 at 18:21

Është arrestuar një person në Podujevë si i dyshuar për veprën penale falsifikim i dokumenteve.

A.B. dyshohet se ka përdorur një vulë jozyrtare, duke falsifikuar dokumente për regjistrimin e së paku një automjeti.

Me urdhër të prokurorit kompetent, është kryer kontroll në zyrën e tij, agjenci sigurimi, ku janë gjetur dhe sekuestruar një vulë dhe disa prova materiale që ndërlidhen me rastin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bie në prangat e policisë një person në Podujevë, dyshohet për falsifikim të dokumenteve appeared first on Sinjali.

Detaje nga aksioni në Veri: Kapen tre të dyshuar për bixhoz të paligjshëm

15 January 2026 at 18:01

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në tri lokale në Zubin Potok, të cilat dyshohen se ishin përdorur për organizimin e lojërave të fatit.

Detaje për aksionin ka dhënë për Sinjalin zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani.

Ai ka treguar se tre nga pesë të dyshuarit po intervistohen nga policia, ndërsa janë marrë në pyetje edhe pesë dëshmitarë.

“Me datën 15.01.2026 njësia e hetimeve e stacionit policor në Zubin Potok, në kuadër të DRP Mitrovicë Veri, ka pranuar një informatë nga rrugët operative se në tri lokale në qytetin e Zubin Potokut po zhvilloheshin veprimtari të kundërligjshme, konkretisht organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Njësia e hetimeve e stacionit policor Zubin Potok, me asistimin e njësive relevante të DRP Mitrovicë Veri, ka kryer bastisjen në të tri lokalet”, deklaroi Elshani.

Ai shtoi se gjatë kontrollit janë gjetur pajisje teknologjike që mundësojnë zhvillimin e lojërave të fatit.

“Janë të dyshuar pesë persona, ku tre prej tyre janë duke u intervistuar, ndërsa dy të tjerët nuk janë hasur aty, por janë të njohur për policinë. Po ashtu janë intervistuar edhe pesë dëshmitarë. Është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të iniciohen tri raste për ‘Organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, të sanksionuara me nenin 294 të KPRK-së”, përfundoi Elshani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Detaje nga aksioni në Veri: Kapen tre të dyshuar për bixhoz të paligjshëm appeared first on Sinjali.

Putin: Rusia vazhdon të kërkojë zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë

15 January 2026 at 17:58

Në paraqitjen e tij të parë publike për vitin e ri, Presidenti rus, Vladimir Putin, shoqëroi ceremoninë e dorëzimit të kredencialeve për ambasadorët e rinj të huaj në Kremlin dhe foli për zhvillimet ndërkombëtare, duke përfshirë të ardhmen e konfliktit në Ukrainë.

“Ne besojmë se do të ishte e vlefshme të ktheheshim në një diskutim thelbësor mbi këto çështje, në mënyrë që të përcaktonim kushtet në të cilat mund të arrihet një zgjidhje paqësore e konfliktit në Ukrainë, dhe sa më shpejt aq më mirë”, tha udhëheqësi rus.

Megjithatë, ai theksoi se jo të gjithë janë të gatshëm për një dialog të tillë, duke përfshirë Kievin dhe vendet që e mbështesin atë, por shprehu shpresën se njohja e kësaj nevoje do të vijë “herët a vonë”.

Ai shtoi se deri atëherë, Rusia do të vazhdojë të ndjekë qëllimet e saj: “Nuk është rastësi që thonë: paqja nuk vjen vetvetiu, ajo ndërtohet çdo ditë. Paqja kërkon përpjekje, përgjegjësi dhe një zgjedhje të vetëdijshme.”

Duke komentuar rreth sigurisë dhe origjinës së krizës ukrainase, Putin tha se “siguria e vendeve nuk mund të sigurohet në kurriz të të tjerëve. Kriza ukrainase u shkaktua nga injorimi i interesave legjitime të Rusisë.”

Në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, ai theksoi gatishmërinë për dialog me Evropën: “Moska është e gatshme të rikthehet në dialogun me vendet evropiane.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Putin: Rusia vazhdon të kërkojë zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë appeared first on Sinjali.

KQZ njofton se janë rinumëruar 158 nga 914 vendvotime

15 January 2026 at 17:54

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e enjte, 15 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar 158 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave të ndryshme, si: Deçan (5), Gjakovë (15), Gllogoc (7), Gjilan (13), Dragash (57), Istog (6), Kaçanik (44), Klinë (5), Fushë Kosovë (3) dhe Mitrovicë e Jugut (3).

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ njofton se janë rinumëruar 158 nga 914 vendvotime appeared first on Sinjali.

BE-ja nis heqjen e masave kundër Kosovës, mbi 400 milionë euro pritet të lirohen

15 January 2026 at 17:49

Bashkimi Evropian ka nisur fazën e heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës dhe synon që në javët në vijim t’i eliminojë ato të natyrës financiare.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Evropian, Jan Gert Koopman, gjatë një seance dëgjimore në Parlamentin Evropian.

“Kemi filluar tashmë t’i zbusim masat dhe jemi në një fazë kyçe ku dëshirojmë të avancojmë programimin”, ka thënë Koopman, duke saktësuar se shuma në fjalë tejkalon 400 milionë euro, raporton “Agencia Nova”.

Ai ka shtuar se po zhvillohen konsultime të gjera me autoritetet kompetente dhe Komisioni shpreson ta finalizojë vendimin deri në fund të muajit, ndonëse mbetet i domosdoshëm miratimi i Komitetit të Shteteve Anëtare.

Koopman ka shpjeguar se, pasi të përfundojnë procedurat e programimit dhe nënshkrimit të kontratave, do të jetë e mundur të arrihet në heqjen e plotë të masave financiare, në përputhje me atë që ka njoftuar presidentja e Komisionit Evropian.

Deklaratat e tij janë bërë në përgjigje të një pyetjeje nga raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, gjatë një seance në Komisionin për Punë të Jashtme.

Sa i përket Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Koopman ka theksuar se Kosova do të mund të marrë pagesat e para të parafinancimit vetëm pasi të konstituohet Kuvendi dhe të ratifikohet marrëveshja e nevojshme.

“Programi i reformave ka kohë që është gati dhe, në një nivel thelbësor, po zbatohet, por ratifikimi është thelbësor për të vazhduar me pagesat”, ka shtuar ai, duke rikujtuar se vendi ka qenë pa një qeveri plotësisht funksionale për rreth një vit.

Koopman ka shprehur shpresën se, pas zgjedhjeve të dhjetorit, ekzekutivi i ri do të formohet shpejt, duke mundësuar finalizimin e dokumenteve të nevojshme për mbrojtjen e buxhetit të BE-së dhe interesave të taksapaguesve evropianë.

“Në atë moment do të jemi gati të veprojmë shpejt”, ka përfunduar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE-ja nis heqjen e masave kundër Kosovës, mbi 400 milionë euro pritet të lirohen appeared first on Sinjali.

Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim të dyshuarit për protestat e dhunshme më 2023 në Zveçan

15 January 2026 at 17:43

Një muaj paraburgim i është caktuar Sllobodan Radenkoviqit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Sinjali nga zëdhënësja Mirlinda Gashi.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale hetimore ndaj të pandehurit S.R. për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, Sulmi ndaj personit zyrtar dhe Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e PSRK-së për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.R. ashtu që të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një ) muaji.“, tha ajo.

Radenkoviq u arrestua më 14 janar në Zveçan dhe ndaj tij rëndojnë dyshime për disa vepra penale.

“S.R. është ndaluar mbi dyshimet për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar. Gjithashtu, në vendbanimin e të dyshuarit është zbatuar urdhër kontrolli, ku janë gjetur prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Pas arrestimit, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij është realizuar kontroll, me asistencën e Sektorit Rajonal të Hetimeve Mitrovicë Veri, me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive.

Gjatë kontrollit, Policia ka sekuestruar disa prova materiale, përfshirë: Dy telefona mobilë, një trenerkë sportive “Underarmour”, ngjyrë hiri me të zezë, një leje qëndrimi në emër të Milorad Bulatoviç.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim të dyshuarit për protestat e dhunshme më 2023 në Zveçan appeared first on Sinjali.

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë – dyshohet për vjedhje të rëndë

15 January 2026 at 17:39

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme, duke publikuar fotografinë e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftim thuhet se i dyshuari kërkohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Postimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Podujevë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje e rëndë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë – dyshohet për vjedhje të rëndë appeared first on Sinjali.

Forcat speciale amerikane sekustrojnë një tjetër cisternë të lidhur me Venezuelën

15 January 2026 at 18:44


Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një tjetër tanker të lidhur me Venezuelën, konfirmuan zyrtarët amerikanë.

Është anija e gjashtë e sekuestruar nga forcat amerikane që nga mesi i dhjetorit dhe sekuestrimi ndodhi përpara një takimi midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqëses së opozitës venezueliane Maria Corina Machado, raporton Reuters .

Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se sekuestrimi ndodhi në Karaibe.

Operacioni u konfirmua nga Komanda Jugore e ushtrisë amerikane, e cila tha se forcat amerikane e sekuestruan cisternën Veronica "pa incidente".


The U.S. has seized a sixth Russian “shadow fleet” oil tanker.

This time, the vessel tried to dodge U.S. authorities by changing its name and flag. It didn’t work, writes Reuters.

That’s good news for Ukraine. Washington should keep going. 1/ pic.twitter.com/Cv7I7JDXl8
— Tymofiy Mylovanov (@Mylovanov) January 15, 2026


Tankeri Aframax Veronica me flamur të Guajanës lundroi bosh nga ujërat e Venezuelës në fillim të janarit, sipas dokumenteve të transportit nga kompania shtetërore e naftës PDVSA dhe të dhënave nga shërbimi i gjurmimit TankerTrackers.com.

Anija nuk është kthyer në Venezuelë, ndryshe nga anijet e tjera ditët e fundit.

Sekuestrimi është pjesë e fushatës së presidentit Trump për të detyruar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, të japë dorëheqjen, që kulmoi me një bastisje amerikane më 3 janar që arrestoi Maduron dhe gruan e tij.

Trump ka thënë që atëherë se SHBA-të planifikojnë të marrin kontroll të pacaktuar mbi burimet e naftës së Venezuelës, si pjesë e një plani prej 100 miliardë dollarësh për të rindërtuar industrinë e naftës së vendit.

Anijet e kapura deri më tani ishin nën sanksionet e SHBA-së ose pjesë e të ashtuquajturës "flotë në hije", e cila fsheh origjinën e saj për të transportuar naftë nga prodhues të sanksionuar si Irani, Rusia ose Venezuela. /Telegrafi/

Alba thotë se ka bërë gjoksin: Më bëri dhuratë Limi, kushtoi pesë mijë euro

15 January 2026 at 18:41


Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka pranuar hapur se ka kryer ndërhyrje estetike.

Gjatë një bisede me banorin Labinot Rexha, i cili e pyeti rreth ndërhyrjeve në trupin e saj, banorja u shpreh se ka bërë dy.

Ajo zbuloi gjithashtu se ndërhyrja në gjoks ka qenë një dhuratë nga Limi.

Sipas Albës, kjo ndërhyrje ka kushtuar rreth pesë mijë euro.

Pjesë nga biseda:

Labi: Alba, më fal, a ke ndërhyrje estetike?

Alba: Po, kam dy hundën dhe gjoksin.

Labi: Kush ta ka paguar gjoksin?.

Alba: Limi ma ka bërë dhuratë. Kisha qejf ta bëja, doja të shkoja me reklamë, por më tha të prisja se do ma bënte ai dhuratë. Ka kushtuar 5000 euro.

Kujtojmë se Alba dhe Limi kanë qenë më parë në një marrëdhënie, e cila tashmë siç shihet ka përfunduar. /Telegrafi/

Prej tre muajsh e zhdukur, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali

15 January 2026 at 18:40


Floresha Prengu, 35 vjeç, banore e Trentos në Itali dhe nënë e dy vajzave, u gjet e vdekur 40 kilometra larg shtëpisë së saj, përgjatë lumit Adige.

Trupi i saj u identifikua këtë të enjte nga familja e saj, e cila kishte shpresuar deri në fund për një rezultat tjetër.

Floresha, me origjinë shqiptare, u pa për herë të fundit në qendër të qytetit më 22 tetor. Pas zhdukjes së saj, familja menjëherë kontaktuar policinë dhe publikun, duke kërkuar ndihmën e tyre për të gjetur një të afërm. Kërkimi për Floreshën u bë në shkallë të gjerë, duke përdorur patrulla të lumit, zjarrfikës vullnetarë përgjatë lumit Adige, si dhe helikopterë për kontrolle ajrore, por nuk dha rezultate konkrete, shkruan Corriere.

Për më shumë se dy muaj, kërkimet u shpërndanë përtej kufijve të Trentinos dhe të gjitha prefekturat italiane u informuan për zhdukjen e saj.

Sipas autoriteteve, mendohet se 35-vjeçarja u mor nga rryma e lumit Adige, të cilës nuk arriti dot t’i mbijetonte.

Përleshen fizikisht disa persona në Aeroportin e Shkupit

15 January 2026 at 18:38


Dje pasdite, rreth orës 16:40, është raportuar se ka pasur përleshje fizike mes dy personave, njëri nga Shkupi dhe tjetri nga Gjermania, në njërën anë, dhe një personi nga Kumanova në anën tjetër.

Sipas njoftimit të Policisë, përleshja ka ndodhur në një avion që po vinte në Aeroportin e Shkupit nga Gjermania.

“MPB njofton se dje pasdite, rreth orës 17:00, në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, nga Pika Kufitare e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit është raportuar se rreth orës 16:40 në një avion që kishte ateruar nga Gjermania është prishur rendi dhe qetësia publike përmes një përleshjeje fizike midis G.F. (49 vjeç) nga Gjermania dhe G.F. (45 vjeç) nga Shkupi nga njëra anë, dhe Sh.S. (38 vjeç) nga fshati Llopat, Kumanovë, nga ana tjetër”, thonë nga MPB.

Mercedes përgatitet për debutimin e shumë veturave të reja në 2026

15 January 2026 at 18:30


Mercedes njoftoi për rimodelimin masiv të S-Class në fillim të kësaj jave, por ka shumë më tepër për vitin 2026.

Premiera e sedanit luksoz më 29 janar do të pasohet nga Maybach S-Class luksoz, me një bazë rrotash edhe më të gjatë dhe një motor V12.

Duke parë përtej modelit kryesor, shumë vetura të reja janë planifikuar të dalin në shitje gjatë 12 muajve të ardhshëm.

“Programi më i madh i lançimit të produkteve dhe teknologjisë në historinë e kompanisë” do të përfshijë C-Class-in e parë pa motor me djegie.

Ndryshe, as rivalët e Mercedesit nuk po qëndrojnë, pasi po përgatisin produktet e tyre të reja.

BMW do të lansojë sedanin i3 në muajt e ardhshëm për t'u përballur me C-Class elektrike, ndërsa Seria 3 dhe X5 e gjeneratës së ardhshme pritet të dalin gjithashtu në vitin 2026.

Tek Audi, janë konfirmuar Q7 i rifreskuar dhe Q9, së bashku me një automjet elektrik të ri fillestar. /Telegrafi/

Ketri i rrallë albino tërheq vëmendjen në National Mall të SHBA-së

15 January 2026 at 18:28


Një ketër albino është parë të mërkurën, më 14 janar, në National Mall në Washington DC të SHBA-së.

Pamjet treguan ketrin me lesh tërësisht të bardhë duke lëvizur mbi bar, ndërsa ketra të tjerë mblidheshin pranë tij.

Anëtarë të Gardës Kombëtare gjithashtu u panë duke ushqyer ketrat në zonë.

Albinizmi është një gjendje gjenetike e rrallë që shkakton humbje të pjesshme ose të plotë të pigmentimit dhe ndodh te ketrat rreth një në 100 mijë lindje.

Shkencëtarët vlerësojnë se vetëm rreth 20 ketra albino ekzistojnë mes gati dy milionë ketrave në SHBA. /AA/

BE konfirmon se po punohet për heqjen e plotë të masave brenda disa javësh

15 January 2026 at 18:19


Komisioni Evropian ka konfirmuar se të gjitha masat ndaj Kosovës mund të hiqen brenda disa javësh, sapo të përfundojnë procedurat e brendshme në strukturat e Brukselit.

Drejtori i Drejtoratit për Zgjerim, Jan Koopman, ka bërë të ditur se, së bashku me pjesën e masave që tashmë janë hequr, për Kosovën do të lirohen mbi 400 milionë euro.

Aktualisht, sipas tij, po punohet në fazën e programimit dhe kontraktimit.

“Ndërmjet programimit dhe kontraktimit, ne, në mënyrë efektive, në javët e ardhshme do t’i kishim hequr të gjitha masat financiare. Kjo është pak a shumë ajo që ka thënë Presidentja jonë dhe ajo që po planifikojmë të bëjmë tani, si dhe ajo që ne në të vërtetë po bëjmë në praktikë”, tha Jan Koopman.

Drejtori i Drejtoratit për Zgjerim ka folur në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian lidhur me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Situata e Kosovës në kontekstin e Planit të Rritjes, sipas tij, është relativisht e thjeshtë. Mjetet financiare do të lirohen sapo marrëveshjet përkatëse të ratifikohen – një proces që deri më tani ka qenë i pamundur për shkak të mungesës së institucioneve funksionale.

“Tani kjo është diçka që shpresojmë se do të përfundojë së shpejti. Pas zgjedhjeve në dhjetor, presim formimin e shpejtë të qeverisë. Më pas, autoritetet mund ta finalizojnë këtë dokumentacion, i cili është thelbësor për mbrojtjen e buxhetit të BE-së dhe interesave të taksapaguesve evropianë. Pas kësaj, do të jemi në gjendje të ecim shpejt, me shpresë për të kapur ritmin”, shtoi Koopman.

Ai ka konfirmuar gjithashtu se autoritetet kosovare kanë punuar intensivisht në këto reforma; shumë prej tyre janë përgatitur dhe mund të zbatohen shpejt. Për rrjedhojë, sipas tij, kapja e ritmit me vendet e tjera të rajonit është e mundur, por vetëm pas ratifikimit të nevojshëm në Kuvend./RTK

“Le të shohim”, edhe Andy Robertson s’e mohon mundësinë e largimit nga Liverpooli

15 January 2026 at 18:14


Andy Robertson ka zbuluar dëshirën e tij për të qëndruar te Liverpooli, por njëkohësisht ka pranuar se e ardhmja e tij mbetet e paqartë, për shkak të nevojës së madhe për më shumë minuta në fushë.

31-vjeçari është zhvendosur në një rol dytësor në Anfield këtë sezon, pas ardhjes së Milos Kerkez gjatë verës, duke nisur vetëm 11 ndeshje në të gjitha garat dhe vetëm katër në Ligën Premier.

Robertson ka qenë kryesisht i besueshëm sa herë që ka hyrë në formacion, madje në disa raste ka lënë përshtypje më të mira se Kerkez, por situata e tij për të ardhmen mbetet e hapur. Kontrata e reprezentuesit të Skocisë skadon këtë verë dhe ai ende nuk ka firmosur një marrëveshje të re me “The Reds”.

Robertson ka folur hapur për të ardhmen e tij në Liverpool, duke konfirmuar se ka pasur bisedime me klubin për një kontratë të re, por pa ndonjë vendim përfundimtar.

“Kemi pasur biseda që do të mbeten private; do ta shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Më kanë mbetur edhe pesë muaj dhe duhet të shohim nëse ekziston opsioni për të qëndruar apo nëse ka mundësi për t’u larguar. Do të ulem me familjen time dhe do të vendosim”.

“Pas një vere stresuese, po përpiqem thjesht ta shijoj faktin që jam pjesë e këtij klubi dhe lojtar i Liverpoolit. Doja të kualifikohesha në Kupën e Botës dhe fatmirësisht ia dolëm. Tani duhet të shoh se çfarë duam unë dhe familja ime për të ardhmen”.

Ai shtoi gjithashtu se dëshiron të luajë sa më shumë sepse nuk i pëlqen të jetë në stol.

“Mund të përqendrohem te tetë vitet e gjysmë të fundit. Mendoj se Jurgen Klopp më la jashtë vetëm në një ndeshje dhe isha shumë i zemëruar. Unë jam një lojtar që dua të luaj”.

“Kam luajtur me lëndime. Kam luajtur edhe kur nuk kam qenë 100 për qind i gatshëm. Kam luajtur kur kam qenë vetëm 50, 40 apo 30 për qind i aftë për këtë klub dhe për kombëtaren. Gjithmonë dua të jem në fushë dhe të luaj, dhe tani kjo nuk po ndodh, prandaj kjo është ajo që ka ndryshuar”.

“Kam një rol tjetër këtë sezon, të cilin po e shijoj, por në fund të fundit, futbollistët duan të luajnë. Nëse dikush është i lumtur duke qëndruar në stol, atëherë nuk i përket asnjë klubi futbolli”./Telegrafi

VLEN: Strategjia 2025–2030, mbështetje konkrete për sipërmarrësit vendorë

15 January 2026 at 18:10


Ministria e Ekonomisë dhe Punës prezantoi Strategjinë Kombëtare për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme 2025–2030, një dokument strategjik me rëndësi të veçantë që përcakton drejtimin për zhvillimin, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Maqedoni, thonë nga VLEN.

VLEN e vlerëson këtë Strategji si një hap konkret dhe të domosdoshëm drejt ndërtimit të një ekonomie më të fortë, më të drejtë dhe më konkurruese, duke pasur parasysh se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë rreth 99 për qind të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve dhe sigurojnë punësim për pothuajse tre të katërtat e të punësuarve në vend.

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, theksoi se kjo Strategji nuk është thjesht një dokument formal, por një angazhim i qartë politik dhe institucional për mbështetjen reale të sipërmarrësve vendorë, duke krijuar kushte që NVM-të të jenë bartëse të zhvillimit ekonomik dhe inovacionit.

"VLEN përshëndet qasjen gjithëpërfshirëse të ministrit Durmishi në hartimin e kësaj Strategjie, si dhe harmonizimin e saj të plotë me politikat dhe standardet e BE-së, çka e përgatit drejtpërdrejt ekonominë e vendit për integrimin në Tregun e vetëm evropian.
Strategjia 2025–2030 parasheh masa konkrete për thjeshtimin e rregullativave, përmirësimin e qasjes në financa, si dhe mbështetje të fuqishme për tranzicionin e gjelbër dhe digjital, me synim rritjen e konkurrueshmërisë dhe potencialit eksportues të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

VLEN e mbështet plotësisht këtë dokument strategjik dhe angazhimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për implementimin e tij në bashkëpunim me institucionet relevante, odat ekonomike, sektorin financiar dhe partnerët ndërkombëtarë, duke siguruar transparencë, monitorim të vazhdueshëm dhe rezultate të matshme", thonë nga VLEN./Telegrafi/

Instituti i Krimeve të Luftës me dokumentar për Masakrën e Reçakut – dëshmi që flasin me gjuhën e së vërtetës

15 January 2026 at 18:09


Një dokumentar i realizuar me dëshmi autentike, rrëfime të mbijetuarish dhe dokumente arkivore, që sjellin para publikut fakte të pakontestueshme mbi një nga krimet më të rënda të kryera në Kosovë.

I përgatitur nga Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), dokumentari i kushtohet zbardhjes së së vërtetës për Masakrën e Reçakut, një nga dëshmitë më të tmerrshme të krimeve serbe ndaj civilëve shqiptarë.

Ky realizim dokumentar synon ruajtjen e kujtesës historike, nderimin e viktimave dhe fuqizimin e së vërtetës përballë mohimit, duke folur përmes fakteve dhe dëshmive të drejtpërdrejta.


❌
❌