Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës.
Pas votimit, Abdixhiku u shpreh se shpreson që qytetarët e Kosovës të zgjedhin zhvillim dhe stabilitet, duke shmangur përçarjen dhe zymtësinë.
“Më lejoni të uroj qytetarët për këtë ditë, në të cilën vendimmarrja i kthehet sovranit. Ditë e mirë, e mbarë, shpresoj që gjithë procesi votimit të shkojë mbarë e mirë. Uroj që qytetarët e Kosovës të zgjedhin për zhvillim, stabilitet, e të largohen nga zymtësia, bllokada e përçarja. Dua të falënderoj të gjithë komisionerët, Prokurorinë, Policinë dhe juve, mediat. Le të shpresojmë që të shkojë gjithçka mbarë e mirë, e të fitojë populli i Kosovës”, tha ai.
Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka theksuar se shumë qendra të votimit, po përballen me mungesë të rrymës.
“Qendrat e votimit po vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike. Është urgjente marrja e veprimeve nga të gjithë ata që janë kompetentë: KEDS, KESCO, KOSTT dhe Ministria e Ekonomisë. Çdo vendvotim është i pajisur me kamera; votimi dhe numërimi nuk mund të zhvillohen në terr”, ka shkuar ai në Facebook.
Këshilli i Sigurisë së OKB-së do të mbajë një takim urgjent të hënën mbi njohjen e Somalilandit nga Izraeli, gjë që ka zemëruar Somalinë dhe ka shkaktuar reagime të forta nga shumë vende në rajon.
Të shtunën, 21 vende arabe dhe myslimane lëshuan një deklaratë të përbashkët duke paralajmëruar se vendimi i Izraelit do të kishte “implikime serioze për paqen dhe sigurinë në Bririn e Afrikës” dhe në rajonin më të gjerë të Detit të Kuq.
Deklarata e përbashkët, e lëshuar nga qeveria e Katarit, dënoi veprimin e Izraelit, duke thënë se ai “përbën një shkelje serioze të parimeve të së drejtës ndërkombëtare”. Ajo gjithashtu dënoi “përpjekjet për të dëbuar me forcë palestinezët nga tokat e tyre”, mes raporteve se njohja e Somalilandit është e lidhur me planet për të zhvendosur palestinezët nga Rripi i Gazës.
Vendimi i Izraelit për të njohur këtë provincë të shkëputur të Somalisë, e cila deri më tani nuk ishte njohur nga asnjë vend në botë, si një shtet i pavarur erdhi vetëm disa ditë para se Somalia të merrte presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Somalilandi shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj në vitin 1991, në një kohë kur Somalia po zhytej në kaos pas përmbysjes së regjimit ushtarak të diktatorit autoritar Siad Barre. Që atëherë, ajo ka vepruar në mënyrë autonome, me monedhën e vet, ushtrinë dhe policinë, dhe stabilitet relativ krahasuar me pjesën tjetër të Somalisë, e cila është e rrënuar nga konflikte kronike politike, ndërsa përballet edhe me sulme nga rebelët islamistë të Al-Shabaab.
Megjithatë, deri më tani, asnjë vend nuk e ka njohur atë si shtet, duke rezultuar në izolim politik dhe ekonomik pavarësisht se ndodhet në një vendndodhje strategjike, në hyrje të Ngushticës Bab el-Mandeb, në një nga rrugët më të rëndësishme detare tregtare në botë, që lidh Oqeanin Indian me Kanalin e Suezit.
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se shteti i tij ndodhet në një luftë të plotë me Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Evropën.
Ai ka theksuar se kjo konflikt është më e ashpër se lufta e Iranit me Irakun në vitet 1980.
“Ne jemi në një luftë në shkallë të plotë me SHBA-në, Izraelin dhe Evropën; ata nuk duan që shteti ynë të mbetet i qëndrueshëm”, ka thënë Pezeshkian në një intervistë të publikuar në faqen e liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei.
Pezeshkian gjithashtu ka nënvizuar se lufta e Perëndimit kundër Iranit është “më e komplikuar dhe më e vështirë” krahasuar me luftën me Irakun, konflikt që kishte lënë mbi një milion viktima nga të dyja anët.
Deklaratat e tij vijnë vetëm dy ditë para takimit të presidentit amerikan dhe kryeministrit izraelit në SHBA, ku Irani pritet të jetë temë kryesore e diskutimeve.
Dy persona kanë humbur jetën në Suedi si pasojë e stuhisë së fuqishme dimërore Johannes, e cila ka përfshirë vendet nordike, duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimit dhe energjisë elektrike.
Një burrë në të 50-at ka vdekur pasi u godit nga një pemë në resortin e skive Kungsberget në jug të Suedisë, kanë raportuar mediat lokale dhe policia. Ndërkohë, kompania rajonale e shërbimeve Hemab ka njoftuar se një nga punonjësit e saj ka vdekur në një aksident tjetër.
Instituti Meteorologjik dhe Hidrologjik Suedez ka lëshuar alarme për erëra të forta për pjesë të mëdha të gjysmës veriore të vendit. Në Suedi, më shumë se 40,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa shumë shërbime hekurudhore janë anuluar, ka raportuar agjencia suedeze e lajmeve TT.
Stuhia ka shkaktuar gjithashtu ndërprerje energjie në Norvegji dhe Finlandë. Në rajonin Nordland të Norvegjisë, një nga qarqet më veriore të vendit, departamenti i zjarrfikësve është përgjigjur më shumë se 200 incidenteve të lidhura me motin, sipas transmetuesit NRK. Stuhia ka lënë rreth 23,000 shtëpi pa energji elektrike në Nordland dhe 9,000 të tjera në rajonin Inland.
Në Finlandë, stuhia, e njohur si Hannes, është qetësuar të dielën në mëngjes, por kishte lënë më shumë se 33,000 shtëpi pa energji elektrike, sipas transmetuesit publik Yle. Fluturimet në aeroportin e Kittilës në Finlandën veriore janë anuluar pasi erërat e forta shtynë një avion pasagjerësh dhe një aeroplan më të vogël nga pista.
Një avion Swiss Air, që mbante rreth 150 pasagjerë dhe sapo kishte zbritur nga Gjeneva, është devijuar për shkak të motit, sipas raportimeve të gazetës Helsinki Times. Nuk ka pasur të lënduar të raportuar.
Dhjetëra mijëra shtëpi në Suedi, Norvegji dhe Finlandë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa disa fluturime, shërbime hekurudhore dhe tragetesh janë anuluar për shkak të motit ekstrem.
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, hodhi sot votën e tij për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës në Shkollën “Anton Zako Çajupi” në Mitrovicë.
Pas votimit, Hamza bëri thirrje te qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës sipas bindjeve dhe vullnetit të tyre.
“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të votojnë sipas bindjeve, sipas vullnetit të tyre. Jam i bindur që sot do të jetë ditë e mbarë, dhe pres që gjithçka të shkojë mbarë. Deri tash nuk ka informacion se ka ndonjë problem dhe uroj që të mos ketë. Nuk është mirë me ndodh mungesa e energjisë elektrike. Dua të jem pozitiv dhe pres që gjithçka të shkojë mirë. Do ta bëj maksimumin që Kosova të ketë sa më shpejt institucione”, tha Hamza.
Në Polici është raportuar një rast për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve dhe për kanosje.
Dy persona në Mitrovicën e Veriut kanë deklaruar se u është bërë presion për zgjedhjet e parakohshme.
“Dy ankues kanë raportuar në lidhje me ushtrimin e presionit ndaj tyre për Zgjedhjet Parlamentare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ushtruar sot të drejtën e votës për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Pas votimit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje bëri thirrje te qytetarët që të marrin pjesë dhe ta shfrytëzojnë mundësinë për të përcaktuar përbërjen e Kuvendit të ardhshëm.
Ai gjithashtu shprehu shpresën që legjislatura e dhjetë të konstituohet sa më shpejt dhe të formojë qeverinë e re.
“I falënderoj qytetarët për pjesëmarrjen në fushata, pastaj edhe për durimin dhe angazhimin që kanë treguar. Mendoj që pjesëmarrja do të jetë masive”, tha Kurti.
Policia e Kosovës ka njoftuar planin dhe angazhimet e saj për sigurimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor që po zhvillohet sot në gjithë vendin.
“Me qëllim që ky plan policor të realizohet sipas planifikimeve të parapara dhe me qëllim të ofrimit të sigurisë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, është paraparë të angazhohet një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë, kryesisht të rendit publik, por sipas nevojës mund të angazhohen edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës. Zyrtarët policor sipas planit operativ kanë filluar punën me orar 12-orësh, duke filluar nga ora 03:00, me hapjen e dhomave komanduese, përcjelljen e materialit senzitiv nga depot komunale në qendrat e votimit dhe vazhdimin e ofrimit të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Policia thekson se sipas planifikimeve, qëllimi i këtij urdhri operativ gjatë procesit zgjedhor është:
– Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.
– Ngritja e vigjilencës dhe sigurimi i qendrave të votimit, depove komunale dhe qendrës së numërimit të rezultateve.
– Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara, sipas planit të sigurisë, deri në përfundimin e operacionit policor që lidhet me procesin zgjedhor.
– Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit, si dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale dhe penale ndaj çdo personi që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë dhe sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, sipas planeve dhe marrëveshjeve paraprake ligjore.
Policia shton se ka caktuar zyrtarë dhe hetues në drejtoritë rajonale për trajtimin e çdo rasti që lidhet me zgjedhjet.
“Sipas memorandumit të bashkëpunimit në mes të Policisë, Prokurorisë dhe KQZ-së, Policia e Kosovës ka caktuar zyrtarë/hetues në drejtoritë rajonale për trajtimin e çdo rasti të mundshëm që ndërlidhet me procesin zgjedhor, nën autorizimet e prokurorëve të caktuar për këtë çështje nga Prokuroria e Shtetit. Po ashtu janë caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në, si dhe janë dhënë udhëzime për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka votuar sot së bashku me nënën e tij, Rukën, dhe familjarët e tjerë.
“Unë me nanën Rukë, me Suzanën, gruja e Shkëlzenit, motrën Valbonën që ka ardhur prej Gjermanie, votuam në Gllogjan. E shfrytëzuam të drejtën me votu”, tha Haradinaj, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve.
Ai bëri thirrje që të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të marrin pjesë në vendimmarrjen për vendin.
“Bëjë thirrje qytetarëve, të gjithëve, ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, të votojnë të vendosin. Ky është vendimi i tyre më i madh, e t’i dalin krah Kosovës gjithë”, përfundoi Haradinaj.
Dy persona kanë vdekur në Suedi pasi një stuhi e fuqishme dimërore përfshiu vendet nordike, duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimit dhe energjisë elektrike.
Instituti Meteorologjik Suedez lëshoi alarme për erëra të forta për pjesë të mëdha të vendit që u godit nga stuhia Johannes.
Një burrë rreth të 50-ave vdiq pasi u godit nga një pemë në vendpushimin e skive Kungsberget në jug të vendit, raportuan mediat lokale dhe policia; ndërsa kompania rajonale e shërbimeve, Hemab, tha se një nga punonjësit e saj vdiq në një aksident "në fushë".
Dhjetëra mijëra shtëpi në Suedi, Norvegji dhe Finlandë kanë mbetur pa energji elektrike.
Në Suedi, më shumë se 40,000 shtëpi u prekën nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe shumë shërbime hekurudhore u anuluan, raportoi agjencia suedeze e lajmeve TT.
Disa fluturime, shërbime hekurudhore dhe rrugore në pjesë të vendeve nordike janë anuluar. /Telegrafi/
Dy qytetarë kanë raportuar në polici një rast të dyshuar të cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve dhe kanosjes, që ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në Mitrovicë të Veriut.
Sipas informatave zyrtare, ankuesit kanë deklaruar se në intervalin kohor nga ora 18:55 deri në ora 18:59 të datës 27.12.2025 janë përballur me ushtrim presioni ndaj tyre, në lidhje me Zgjedhjet Parlamentare.
"Dy ankues kanë raportuar në lidhje me ushtrimin e presionit ndaj tyre për Zgjedhjet Parlamentare", thuhet në raportin e Policisë, përcjell Telegrafi.
Lidhur me rastin, autoritetet kompetente kanë njoftuar prokurorin e shtetit, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
Policia ka bërë të ditur se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për trajtimin e rastit dhe garantimin e ushtrimit të lirë të së drejtës së votës. /Telegrafi/
Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të shtunën rreth orës 18:05 në Ferizaj, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi banimi dhe kanë vjedhur armë, stoli ari dhe para të gatshme.
Sipas informatave të para, nga shtëpia janë marrë një armë e gjatë, një armë gjuetie, një sasi stoli ari si dhe para kesh, ndërsa pronarit i është shkaktuar dëm material.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, të cilat kanë nisur procedurat hetimore për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.
Policia nuk ka dhënë ende detaje shtesë lidhur me rrethanat e ngjarjes apo vlerën e dëmit të shkaktuar.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit, t’i raportojnë ato në stacionet policore përkatëse. /Telegrafi/
Nuk do të na heshtin, përpjekjet për të shkatërruar LSDM-në nga brenda do të parandalohen, thanë nga LSDM në një deklaratë.
Nga LSDM deklaruan se OBRM-PDUKM ka aktivizuar një operacion të organizuar dhe të koordinuar për të shkatërruar LSDM-në nga brenda.
"I gjithë plani u krijua dy javë më parë, kur qeveria kuptoi se po humbiste mbështetjen e qytetarëve pas zbulimeve për emigrantët për para dhe pas hapjes së aferave kriminale-korrupsion të zyrtarëve më të lartë të OBRM-PDUKM-së nga Ekipi Antikorrupsion i LSDM-së. OBRM-PDUKM mendoi se do të na dobësonte dhe do të na heshtte, por gabuan. Përpjekja e parë për destabilizim u zbulua plotësisht dhe dështoi. Tani jemi më të fortë. Dje, Jovan Despotovski as nuk u përpoqtëmohontebashkëpunimin me OBRM-PDUKM-në, as tekstet e koordinuara me Geroskin, porshpjegoi se ishte "i moderuar" nëtradhtinë e tij. Taniështë e qartëpërtëgjithë se kush po shkaktontetraziranëradhëttona - OBRM-PDUKM-në, dheështë e qartëpërtëgjithë se përpjekjetpërtëshkatërruar LSDM-në do tëparandalohen",deklaruan nga LSDM.
Në reagim thuhet se LSDM gjithmonë ka qenë dhe është ende një parti me dialog brenda partisë, ndaj nuk do të përçahen për interesat e huaja.
Sipas një sondazhi të kryer nga Mundo Deportivo, një shumicë e lojtarëve të Barcelonës beson se klubi nuk duhet të zgjasë kontratën e Robert Lewandowskit përtej sezonit aktual.
Rezultatet tregojnë se 59% e të anketuarve janë kundër rinovimit të sulmuesit polak, duke reflektuar dyshimet në rritje për rolin e tij afatgjatë në klub.
Lewandowski, i cili do të mbushë 37 vjeç vitin e ardhshëm, mbetet një nga figurat më të njohura të Barcelonës dhe ka shënuar gola të rëndësishëm që nga mbërritja e tij. Megjithatë, shqetësimet rreth moshës, përkeqësimit fizik dhe nevojës për të planifikuar të ardhmen duket se po ndikojnë në pikëpamjet e brendshme të klubit.
Igli Tare planifikon bisedime të reja me agjentin e Lewas, polaku është objektivi numër një për Milanin telegrafi.com
Sipas sondazhit, shumë lojtarë mendojnë se Barcelona duhet të përdorë verën e ardhshme për të filluar një cikël të ri sulmues, duke investuar në një futbollist më të ri që do të ishte më i përshtatshëm për projektin afatgjatë të klubit.
Pjesa tjetër prej 41% e të anketuarve janë ende të hapur për një rinovim, duke vlerësuar përvojën, lidershipin dhe profesionalizmin e Lewandowskit.
Rezultatet e sondazhit nxjerrin në pah një debat të brendshëm mes bazës së lojtarëve mbi balancën mes përvojës dhe rinovimit, ndërsa Barcelona planifikon epokën e saj të ardhshme sportive. /Telegrafi/
Operatorët ukrainas të dronëve kanë goditur një numër objektesh ushtarake të forcave ruse në Krimenë e pushtuar.
Në këto sulme përfshihet edhe bombardimi i një magazine ku ruheshin dronët detar të ushtrisë së Vladimir Putinit, transmeton Telegrafi.
Sipas komandantit Robert “Madyar” Brovdi, sulmi ishte organizuar prej kohësh dhe se në të kanë marrë pjesë njësi të shumta.
Gjithqka u zhvillua në vendbanimin Chornomorske, ku u godit radari Valdai dhe një pikë kontrolli dhe një kompleks të radarëve tjerë zbulues.
Përveç kësaj, u godit një bazë për ruajtjen dhe lëshimin e anijeve detare pa pilot në Chornomorske.
Sulme me dronë nga ukrainasit janë bërë të zakonshme, dhe një prej armëve më të “efektshme” që po i shkaktojnë humbje të mëdha forcave ruse. /Telegrafi/
Mbrëmja e radhës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka sjellë një tjetër kthesë të rëndësishme në lojë, duke ndryshuar mënyrën e eliminimit.
Këtë herë, të gjithë 17 banorët e mbetur janë futur njëkohësisht në televotim, duke e lënë vendimin plotësisht në duart e publikut.
Ndryshe nga javët e kaluara, ku nominimet bëheshin mes një numri të kufizuar banorësh, këtë herë shikuesit do të votojnë për të preferuarin e tyre nga i gjithë grupi.
BBVA/YouTube
Banori që do të marrë më pak vota për të qëndruar në shtëpi, do të detyrohet ta lërë garën në spektaklin e së martës.
Ky format i ri pritet të ndikojë ndjeshëm në strategjitë e lojës, duke rritur tensionin mes banorëve dhe duke i bërë ata më të kujdesshëm në sjelljet dhe marrëdhëniet e tyre brenda shtëpisë.
Çdo veprim, debat apo aleancë mund të ndikojë drejtpërdrejt në mbështetjen e publikut.
Ndërkohë, spektakli i mbrëmshëm solli edhe një largim nga shtëpia: banorja që u eliminua dhe i dha fund rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Albania ishte Xhodi. /Telegrafi/
Kërkimet për aeroplanin e zhdukur të Malaysia Airlines MH370 do të rifillojnë të martën, në një përpjekje për të zgjidhur një nga misteret më të mëdha të aviacionit në botë pas pothuajse 12 vitesh.
Kërkimet do të drejtohen nga kompania kërkimore Ocean Infinity.
Boeing 777 i Malaysia Airlines u zhduk gjatë fluturimit nga Kuala Lumpur për në Pekin më 8 mars 2014.
Në fluturim kishte 227 pasagjerë, kryesisht kinezë dhe malajzianë, dhe 12 anëtarë të ekuipazhit.
Analiza e të dhënave satelitore tregoi se aeroplani ndoshta është rrëzuar diku në Oqeanin Indian jugor, pranë brigjeve të Australisë Perëndimore.
Megjithatë, dy kërkime të mëdha deri më tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat.
Çfarë dihet?
Komunikimi i fundit i aeroplanit ishte rreth 40 minuta pas ngritjes nga Kuala Lumpur për në Pekin.
Kapiteni Zaharie Ahmad Shah e përshëndeti aeroplanin me "Natën e mirë, Malaysia (Airlines) tre shtatë zero" ndërsa ai hyri në hapësirën ajrore të Vietnamit.
Pak më vonë, transponderi i tij u fik, duke e bërë të vështirë gjurmimin e tij.
Radari ushtarak tregoi se aeroplani kishte dalë nga rruga e fluturimit për t'u kthyer mbi Malajzinë veriore dhe ishullin Penang, pastaj në Detin Andaman drejt majës së ishullit indonezian të Sumatrës.
Më pas u kthye në jug dhe çdo kontakt u humb.
Kërkime nënujore
Malajzia, Australia dhe Kina nisën një kërkim nënujor në një sipërfaqe prej 120,000 kilometrash katrorë në Oqeanin Indian jugor, bazuar në të dhënat nga komunikimet automatike midis satelitëve Inmarsat dhe aeroplanëve.
Kërkimi, i cili kushtoi rreth 131.54 milionë dollarë u ndërpre në janar 2017, pa u gjetur asnjë gjurmë e aeroplanit.
Në vitin 2018, Malajzia pranoi një kërkim tremujor nga kompania amerikane e eksplorimit Ocean Infinity.
Ky kërkim mbuloi 112,000 kilometra katrorë në veri të zonës origjinale të synuar dhe gjithashtu rezultoi i pasuksesshëm, duke përfunduar në maj 2018.
E njëjta kompani tani do të përpiqet përsëri.
Pjesë të rrënojave
Më shumë se 30 copëza të dyshuara si mbetje aeroplanësh janë mbledhur përgjatë bregdetit të Afrikës dhe në ishuj në Oqeanin Indian, por vetëm tre fragmente krahësh janë konfirmuar të jenë nga MH370.
Pjesa më e madhe e mbeturinave u përdor për të përcaktuar një model të lëvizjes së tyre nga rrënojat me shpresën e ngushtimit të vendndodhjes së mundshme të aeroplanit.
Raporti i hetimit
Një raport prej 495 faqesh mbi zhdukjen e MH370, i publikuar në korrik 2018, tha se kontrollet e Boeing 777 me shumë gjasa ishin manipuluar qëllimisht për të bërë që aeroplani të dilte nga kursi, por hetuesit nuk ishin në gjendje të përcaktonin se kush ishte përgjegjës.
Raporti gjithashtu nxori në pah gabimet e bëra nga qendrat e kontrollit të trafikut ajror në Kuala Lumpur dhe Ho Chi Minh City dhe lëshoi rekomandime për të shmangur përsëritjen e incidentit.
Hetuesit nuk kanë ofruar asnjë përfundim në lidhje me atë që ndodhi me MH370, duke thënë se kjo varet nga gjetja e pjesës tjetër të aeroplanit.
Teoritë e konspiracionit
Pamundësia për të gjetur vendin e rrëzimit të MH370 ka ndezur teori të shumta konspiracioni, nga defektet mekanike ose një rrëzim me telekomandë, deri te shpjegime më të çuditshme si rrëmbimi nga alienët ose një konspiracion rus.
Në vitet e fundit, disa ekspertë të aviacionit kanë thënë se shpjegimi më i mundshëm është se një pilot me përvojë e devijoi qëllimisht aeroplanin nga kursi.
Por hetuesit kanë thënë se nuk kishte asgjë të dyshimtë në lidhje me të kaluarën, marrëdhëniet financiare, trajnimin apo shëndetin mendor të kapitenit dhe bashkëpilotit.
Përmbledhja e kërkimit
Qeveria malajziane njoftoi në dhjetor 2024 se do të rifillonte kërkimin për rrënojat pas një propozimi të ri nga Ocean Infinity, e cila do të merrte 70 milionë dollarë nëse do të gjente rrënojat.
Kërkimet filluan në mars të këtij viti, por u pezulluan pas disa javësh për shkak të motit të keq.
Kërkimi i ri, i cili fillon më 30 dhjetor, do të bëhet sipas të njëjtave terma dhe kushte të rëna dakord midis Malajzisë dhe Ocean Infinity në vitin 2024 dhe do të kryhet në një sipërfaqe prej 15,000 kilometrash katrorë në Oqeanin Indian jugor.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza i është drejtuar qytetarëve të vendit pasi që ushtroi të drejtën për të votuar.
Kreu i PDK-së ka ftuar qytetarët që të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre, për të përcaktuar se kush do të udhëheq me vendin në katër vitet e ardhshme.
“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të votojnë sipas vullnetit të tyre dhe besoj që do të jetë një ditë e mirë”, tha Hamza.
“Pres që të jetë një rezultat i mirë dhe deri më tani është duke shkuar gjithçka mirë”.
Hamza u pyet nëse ka dëgjuar për ndonjë parregullsi: “Jo, deri më tani nuk ka dëgjuar për ndonjë incident dhe shpresoj që të shkojë mirë”. /Telegrafi/
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vlerësuar lartë përgatitjen dhe profesionalizmin e institucioneve përgjegjëse për organizimin e procesit zgjedhor në Kosovë.
Në një postim të publikuar në Facebook, Hargreaves bëri të ditur se gjatë mëngjesit ka vizituar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku nga afër është informuar për ecurinë e procesit dhe gatishmërinë institucionale.
“Një tjetër proces zgjedhor është duke u zhvilluar. Vizita ime sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve theksoi profesionalizmin dhe përgatitjen e stafit të KQZ-së, këshilltarëve, policisë dhe prokurorëve, të gjithë të gatshëm që dita e sotme të shkojë mbarë”, ka shkruar ambasadori britanik, përcjell Telegrafi.
Ai theksoi se në mbarë vendin janë të angazhuar shumë persona për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, duke e cilësuar procesin si një përpjekje të gjerë institucionale dhe qytetare.
“Ka kaq shumë njerëz të përfshirë në të gjithë vendin. I uroj Kosovës një tjetër demonstrim të suksesshëm të demokracisë”, përfundoi Hargreaves.
Procesi zgjedhor në Kosovë po përcillet edhe nga përfaqësues të misioneve diplomatike dhe vëzhgues ndërkombëtarë, të cilët kanë theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe transparente për forcimin e demokracisë në vend. /Telegrafi/