Normal view

Këpuca mbi asfalt

2 August 2026 at 22:00

Nafije Zogaj

mbase në çdo luftë është kështu


në fillim
të vrarët kanë emra e mbiemra
pastaj pahetueshëm
shkronjat kthehen në numra
të pasaktë
që sa herë i numëron
gjithmonë del një kokë
një dorë
apo një këmbë
tepër


apo një këpucë
mbi asfalt


e cila
sikur ta kishte edhe tjetrën
mbase do t’ia dilte të ikte nga aty
para se ta digjnin
të gjallë/ KultPlus.com

Çitaku: Kurti po u tregon përralla me gjermanë e rusë, mërgimtarët kanë nevojë për shtetin, po presin me orë nëpër kufij

2 August 2026 at 21:59
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me pritjet e gjata të mërgimtarëve në kufijtë e vendeve fqinje gjatë kthimit të tyre në Kosovë. Çitaku ka thënë se qytetarët e diasporës po përballen me pritje të gjata pas udhëtimeve të tyre drejt vendlindjes, […]

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët, kemi vuajtur shumë

By: berti
2 August 2026 at 21:50

Një grup qytetarësh protestuan këtë të diel në qendër të Shkodrës, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, por edhe kundërshtimin për krijimin e një konsullate serbe në qytet. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, protestuesit marshuan në rrugët e Shkodrës me pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa gjatë fjalimeve deklaruan se hapja e një konsullate serbe në Shkodër…

Source

Isabel Allende, shkrimtarja që e ka shndërruar kujtesën në atdhe, mërgimin në identitet dhe fjalën në strehën e shpirtit

By: berti
2 August 2026 at 21:48

Nga Albert Vataj Sot, në ditëlindjen e një prej zërave më të fuqishëm të letërsisë bashkëkohore, kujtojmë Isabel Allenden, shkrimtaren që e ka shndërruar kujtesën në atdhe, mërgimin në identitet dhe fjalën në strehën më të sigurt të shpirtit. Në universin e saj letrar, historia nuk është vetëm rrëfim, por një akt shpëtimi; kujtesa nuk është thjesht rikthim, por mënyra më e thellë për të mos…

Source

Dy orë kontroll në det, Italia ndalon anijen ruse të naftës pranë Siçilisë

By: us er
2 August 2026 at 21:48

Marina italiane ka zhvilluar një operacion inspektimi ndaj një tankeri rus të dyshuar se është pjesë e të ashtuquajturës “flotë në hije”, në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit Pantelleria, mes Siçilisë dhe Tunizisë. Operacioni u krye në kuadër të misionit evropian EUNAVFOR MED IRINI, i cili ka si qëllim monitorimin e trafikut të armëve dhe naftës […]

The post Dy orë kontroll në det, Italia ndalon anijen ruse të naftës pranë Siçilisë appeared first on BoldNews.al.

“Bulevardi i Shpresës”, mesazhi që protestuesit shkruan me shkronja të mëdha para Kryeministrisë

By: berti
2 August 2026 at 21:44

Pas përfundimit të fjalimeve përpara kryeministrisë, qytetarët në ditën e 64 të protestës kanë një mesazh të shkruar me shkronja të mëdha përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit shkruan frazën “Boulevard of Hope” (Bulevardi i Shpresës), duke e shoqëruar atë me thirrje për ndryshim politik dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas këtij mesazhi qytetarët e shumtë në numër nisën…

Source

Të paktën 14 të vrarë, disa të plagosur pas një sulmi vetëvrasës në Pakistan

2 August 2026 at 21:35

Të paktën 14 persona, mes tyre pesë policë, u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën sot në një sulm vetëvrasës gjatë një tubimi publik në veriperëndim të Pakistanit, në mes të një vale të re dhune që ka përfshirë vendin.

Shpërthimi ndodhi në zonën Kabal, në luginën Swat të provincës Khyber Pakhtunkhwa, përpara një stacioni policie, ku qindra njerëz ishin mbledhur për të protestuar kundër rritjes së aktivitetit militant në rajon.

Zëdhënësi i shërbimit provincial të emergjencës, Bilal Faizai, tha se mes viktimave ndodhen pesë efektivë policie, ndërsa të paktën 18 persona kanë mbetur të plagosur.

Pamjet dhe videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se një folës po mbante fjalimin e tij kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm, duke shkaktuar panik mes pjesëmarrësve.

Sipas një zyrtari lokal të policisë, autori i sulmit hodhi veten në erë pasi iu kërkua t’i nënshtrohej një kontrolli sigurie përpara stacionit të policisë.

Deri tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, dhe kryeministri Shehbaz Sharif e dënuan ashpër atentatin.

Në një deklaratë, Zardari tha se “terroristët nuk do të kenë kurrë sukses në përpjekjet e tyre të liga për të dëmtuar paqen, unitetin kombëtar dhe autoritetin e shtetit”.

Lugina e Swatit ishte nën kontrollin e talebanëve nga viti 2007 deri në vitin 2009, përpara se ata të dëboheshin nga një ofensivë ushtarake.

“Thamë arresto Ballukun, jo liro Beqajn”, pankartat pikante në ditën e 64-t të protestës

By: us er
2 August 2026 at 21:35

Qytetarët që morën pjesë në ditën e 64-t të protestës kundër qeverisë kanë shfaqur pankarta me mesazhe ironizuese drejtuar kryeministrit Edi Rama. Një prej pankartave që tërhoqi vëmendjen mbante mbishkrimin: “Ne thamë arresto Ballukun, jo liro Ilir Beqajn”, duke iu referuar lirimit nga burgu pak ditë më parë të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Pankarta […]

The post “Thamë arresto Ballukun, jo liro Beqajn”, pankartat pikante në ditën e 64-t të protestës appeared first on BoldNews.al.

21:34 Fillimi i ri i Merz dështon shpejt

By: EL
2 August 2026 at 21:34

Last Updated on 02/08/2026 by EL

Në kushte normale, pushimet verore të Parlamentit gjerman janë periudha kur politikanët e nivelit të lartë marrin pak frymë, ndërsa gazetarët merren me të ashtuquajturat histori të Sommerloch – lajme tipike vere për kafshë të arratisura apo grabitqarë misteriozë, kërcënimi i të cilëve zakonisht rezulton i ekzagjeruar pas një vështrimi më të afërt.

Por viti 2026 nuk ka sjellë një qetësi të tillë. Kancelari Friedrich Merz mund të dëshironte që kërcënimi në rritje ndaj udhëheqjes së tij të ishte thjesht një histori vere, por në Berlin kriza është krejt reale.

Pakënaqësia brenda Bashkimit Kristian Demokrat (CDU), partisë së drejtuar nga Merz, është shtuar gjatë dy javëve të fundit, ndërsa polemikat për vendimin e një figure të lartë të partisë për t’u bërë prind përmes një nëne zëvendësuese janë shndërruar në krizën më serioze të mandatit të tij si kancelar.

Për momentin, askush nuk po kërkon hapur largimin e Merz. Megjithatë, nëse CDU-ja nuk arrin rezultate të mira në zgjedhjet rajonale të tre landeve në shtator, kriza pritet të thellohet ndjeshëm.

Drama ka pasur deri tani dy akte. I pari nisi më 14 korrik, kur gazeta BILD – e cila, ashtu si POLITICO, është në pronësi të Axel Springer – raportoi se Jens Spahn, kreu i grupit parlamentar të konservatorëve, dhe bashkëshorti i tij ishin bërë prindër përmes një nëne zëvendësuese në Shtetet e Bashkuara.

“Është një ndjenjë që vështirë se mund të përshkruhet me fjalë”, citohej të kishte thënë Spahn.

Problemi ishte i qartë: nëna zëvendësuese është e ndaluar me ligj në Gjermani dhe CDU-ja e ka kundërshtuar prej vitesh këtë praktikë, një qëndrim që vetë Spahn e kishte mbështetur publikisht.

Pozitat e Merz janë dobësuar që kur mori detyrën në maj të vitit 2025. Mbështetja për të ka rënë, ndërsa partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), është ngjitur në krye të sondazheve. Debati për rastin e Spahn vetëm sa ka shtuar tensionet brenda CDU-së.

Sipas planit të Merz, akti i dytë i krizës duhej të shënonte një fillim të ri. Spahn, një rival i hershëm që kancelari e kishte parë gjithmonë me rezervë, u detyrua të jepte dorëheqjen dhe më pas pritej një riorganizim i gjerë i kabinetit. Por zhvillimet morën një tjetër drejtim.

Të enjten, ministri i Transportit, Patrick Schnieder, u njoftua se do të shkarkohej dhe e informoi menjëherë stafin e tij. Megjithatë, personi që Merz kishte zgjedhur për ta zëvendësuar nuk pranoi postin dhe u tërhoq.

Kancelari nuk dha asnjë sqarim publik për situatën. Të dielën, Schnieder vendosi vetë t’i jepte fund asaj që e quajti një “situatë të padenjë”, duke kërkuar zyrtarisht shkarkimin.

Ai nuk ishte i vetmi i pakënaqur. Edhe Tino Sorge, sekretar shteti në largim në Ministrinë e Shëndetësisë, kritikoi publikisht mënyrën se si ishte trajtuar.

“E marr parasysh vendimin e kancelarit. Por fakti që ai e njoftoi fillimisht në organet e partisë dhe përpara mediave, në vend që ta diskutonte personalisht me mua, është çështje e stilit të tij”, deklaroi Sorge.

Një zëdhënës i qeverisë u përgjigj se Sorge ishte informuar paraprakisht nga ministri i ardhshëm i Shëndetësisë.

Fakti që Sorge e kritikoi publikisht Merz konsiderohet si një tjetër tregues i dobësimit të autoritetit të kancelarit.

“Nuk kam përjetuar kurrë një atmosferë të tillë në CDU”, tha Thorsten Alsleben, drejtor ekzekutiv i organizatës ekonomike Initiative Neue Soziale Marktwirtschaft dhe një figurë me lidhje të forta brenda partisë.

Sipas tij, nëse Merz dëshiron të rifitojë besueshmërinë, duhet të përshpejtojë reformat ekonomike për t’i dhënë fund asaj që ai e quan “periudha më e gjatë e dobësisë ekonomike” që nga Lufta e Dytë Botërore.

Për momentin, drejtuesit konservatorë po shmangin komentet publike, të paktën deri në zgjedhjet rajonale të kësaj vjeshte: në Saksoni-Anhalt më 6 shtator dhe më pas në Berlin e Mecklenburg-Vorpommern, dy javë më vonë.

Megjithatë, në biseda private, diskutimet për zëvendësimin e kancelarit nuk konsiderohen më tabu.

Një deputet i CDU-së, që më parë kishte mbështetur Merz dhe foli në kushte anonimiteti, u shpreh se pyetja nuk është më nëse kancelari do të zëvendësohet, por kur dhe si do të ndodhë kjo.

Zhvillimi i radhës pritet të mërkurën, kur deputetët e CDU-së do të zgjedhin pasardhësin e Jens Spahn në drejtimin e grupit parlamentar, në një mbledhje që pritet të jetë mjaft e tensionuar.

Ndërkohë, presidenti Frank-Walter Steinmeier pritet të emërojë tre ministra të rinj, edhe pse betimi i tyre në Bundestag ka shumë gjasa të shtyhet deri në rikthimin e deputetëve nga pushimet verore në shtator.

Pas zgjedhjeve të vjeshtës, pritet të nisë edhe akti i radhës i kësaj drame politike./et

Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin

2 August 2026 at 21:30

Presidenti i Shqipërisë mori pjesë në manifestimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare – Vuthaj 2026”, ku theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe lidhjes së diasporës me vendlindjen.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë në manifestimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare – Vuthaj 2026″, të mbajtur në Plavë dhe Guci, ku vlerësoi këtë aktivitet si një urë që bashkon shqiptarët me vendlindjen, ruan identitetin kombëtar dhe forcon lidhjet mes brezave, përcjell albinfo.ch.

Në fjalën e tij, Begaj theksoi se Alpet Shqiptare janë pjesë e historisë, kulturës dhe karakterit të shqiptarëve, duke nënvizuar se kjo trevë ka ruajtur ndër breza traditat, gjuhën dhe zakonet kombëtare.

“Kush vjen këtu nuk gjen vetëm bukuri natyrore, por edhe kujtime, histori dhe një mënyrë jetese që ruan lidhjen mes njeriut, natyrës dhe traditës”, u shpreh Presidenti.

Begaj vlerësoi kontributin e shqiptarëve të Plavës dhe Gucisë në ruajtjen e identitetit kombëtar, duke theksuar se diaspora mbetet një urë e rëndësishme lidhëse mes shqiptarëve kudo që jetojnë. Ai bëri thirrje për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë, si dhe për ndërtimin e një të ardhmeje me më shumë bashkëpunim dhe mundësi për brezat e rinj.

Gjatë aktivitetit, Presidenti u nderua me çmimin “Krenaria e Alpeve Shqiptare”, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në mbështetjen e interesave kombëtare dhe të shqiptarëve kudo në botë. Vizita përfshiu edhe takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe autoritetet lokale në Plavë dhe Guci./ KultPlus.com

21:28 Tragjedi në plazhin e Pishporos, 49-vjeçari humb jetën pas një arresti kardiak në det (EMRI)

By: EL
2 August 2026 at 21:28

Last Updated on 02/08/2026 by EL

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në plazhin e Pishporos, në Fier, ku jetën e humbi shtetasi Durim Dogani, 49 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak menjëherë pasi ka hyrë në ujë. Në vendngjarje reaguan shpejt si shërbimi i ambulancës ashtu edhe forcat e Policisë.

49-vjeçari u transportua ende me shenja jete drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku mjekët bënë përpjekje për ta shpëtuar. Fatkeqësisht, pak kohë më vonë ai ndërroi jetë.

Policia po kryen veprimet e nevojshme procedurale për të sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja, ndërsa hipoteza paraprake mbetet ajo e një arresti kardiak./et

“Do e bëjmë zërin tonë të dëgjohet nga këtu e të buçasë në të gjitha rrugët e Shqipërisë”

By: berti
2 August 2026 at 21:28

Njëri pas tjetrit u ngjitën në foltoren e improvizuar të stacionimit të protestë protestës para Kryeministrisë, në të 64 ditë. Një qytetar pjesëmarrës në protestën kundër qeverisë u ka bërë thirrje të hapur të gjithë shqiptarëve që t’u bashkohen tubimeve, duke paralajmëruar se vendimet politike që po merren sot do të kenë pasoja të rënda për të ardhmen e secilit. Duke iu referuar debatit të…

Source

21:23 Robert Kennedy Jr. sulmon Faucin dhe sfidon narrativën për vaksinat

By: EL
2 August 2026 at 21:23

Last Updated on 02/08/2026 by EL

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., ka rikthyer debatin për mënyrën se si Shtetet e Bashkuara menaxhuan pandeminë e Covid-19, duke drejtuar kritika ndaj ish-drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci.

Në një intervistë për CNN, Kennedy fajësoi Faucin për qasjen e ndjekur gjatë pandemisë dhe përsëriti disa pretendime të diskutueshme për vaksinat, fruthin dhe virusin RSV, të cilat janë kundërshtuar nga ekspertë të shëndetësisë.

Deklaratat e tij erdhën pak ditë pas dëshmisë së Faucit në Kongres, ku ish-zyrtari i shëndetësisë iu referua Amendamentit të Pestë më shumë se 100 herë, duke refuzuar t’u përgjigjej disa pyetjeve që mund ta vendosnin në rrezik ligjor. Seanca u shoqërua me kritika nga republikanët për rolin e tij gjatë periudhës së pandemisë.

Kennedy mbrojti gjithashtu ish-presidentin Donald Trump për masat e marra gjatë Covid-19, duke thënë se izolimet kishin shkaktuar dëme të mëdha në vend.

“Trump donte t’i përfundonte izolimet. Mendoj se dëmin më të madh vendit tonë ia shkaktuan lockdown-et”, u shpreh Kennedy.

Megjithatë, ekspertët kanë kujtuar se vendimet për kufizimet u morën kryesisht nga autoritetet shtetërore dhe lokale, në një periudhë kur spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv përballeshin me presion të madh nga numri i pacientëve.

Ish-koordinatori i përgjigjes ndaj Covid-19 në administratën Biden, Ashish Jha, kundërshtoi disa nga qëndrimet e Kennedy-t, duke u shprehur se vendimet politike u takojnë drejtuesve institucionalë dhe jo shkencëtarëve që japin këshilla.

Debati u zgjerua edhe te vaksinat. Kennedy tha se nuk ka vënë në dyshim efektivitetin e vaksinës MMR kundër fruthit, por deklaratat e tij të mëparshme për mbrojtjen nga vaksinat kanë sjellë kritika nga komuniteti shkencor.

Ekspertët e shëndetësisë bëjnë të ditur se dy dozat e vaksinës MMR ofrojnë një nivel të lartë mbrojtjeje ndaj fruthit dhe shpërthimet lidhen kryesisht me komunitete ku normat e vaksinimit janë të ulëta.

Kennedy ngriti gjithashtu pretendime për virusin RSV dhe përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë, por këto qëndrime janë kundërshtuar nga të dhënat shkencore. RSV është njohur prej dekadash, ndërsa lidhja mes paracetamolit dhe autizmit nuk është provuar si marrëdhënie shkak-pasojë nga komuniteti mjekësor.

Për vaksinat kundër Covid-19, Kennedy kërkoi më shumë prova për përfitimet e tyre te fëmijët. Ndërkohë, të dhënat e institucioneve shëndetësore tregojnë se vaksinat kanë ulur rrezikun e sëmundjes së rëndë, shtrimit në spital dhe komplikacioneve, ndërsa efektet serioze anësore kanë qenë të rralla./et

Pushimet kthehen në tragjedi, 49-vjeçari ndërron jetë në plazhin e Pishporos

By: us er
2 August 2026 at 21:23

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në plazhin e Pishporos, në Fier, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak menjëherë pasi është futur në det. Viktima është identifikuar si Durim Dogani, 49 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, 49-vjeçari ka shfaqur probleme shëndetësore pak momente pas hyrjes […]

The post Pushimet kthehen në tragjedi, 49-vjeçari ndërron jetë në plazhin e Pishporos appeared first on BoldNews.al.

Protestë në Maliq, banorët kundërshtojnë Reformën Territoriale

2 August 2026 at 21:21
Banorë dhe përfaqësues të opozitës protestuan këtë të diel në Maliq kundër hartës së re territoriale, e cila parashikon kalimin e bashkisë Maliq në administrimin e Bashkisë Korçë. Një prej pjesëmarrësve në protestë, Jurgen Isufllari, punonjës i Bashkisë Maliq, u shpreh se ndihet i zhgënjyer nga kolegët e administratës, duke deklaruar se ata duhej të […]

Vijon dita e 64 e protestës qytetare në Tiranë

2 August 2026 at 21:20
Këtë të diel vijoi protesta e 64-t e organizuar nga aktivistë dhe qytetarë, ndërsa edhe këtë fundjavë u raportua pjesëmarrje e shqiptarëve të ardhur nga diaspora. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas u nisën në marshim drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për t’u ndalur para godinës së Kryeministrisë. Edhe në […]

Dy orë kontroll në det, Italia ndalon anijen ruse të naftës pranë Siçilisë

2 August 2026 at 21:20
Marina italiane ka kryer një operacion inspektimi ndaj një tankeri rus të lidhur me të ashtuquajturën “flotë në hije”, në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit Pantelleria, mes Siçilisë dhe Tunizisë. Operacioni u zhvillua në kuadër të misionit evropian EUNAVFOR MED IRINI, që monitoron trafikun e armëve dhe naftës në Mesdhe. Anija ushtarake italiane Thaon di Revel […]

Robert Kennedy Jr. sulmon Faucin dhe sfidon narrativën për vaksinat

2 August 2026 at 21:20
Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., ka rikthyer debatin për mënyrën se si Shtetet e Bashkuara menaxhuan pandeminë e Covid-19, duke drejtuar kritika ndaj ish-drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci. Në një intervistë për CNN, Kennedy fajësoi Faucin për qasjen e ndjekur gjatë pandemisë dhe përsëriti disa pretendime […]

Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë

By: berti
2 August 2026 at 21:16

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko ka deklaruar se në Kosovë ende ekzistojnë shumë varreza masive të pazbuluara, të cilat, sipas saj, dëshmojnë për përmasat e krimeve të kryera gjatë luftës. Në një intervistë për “Info Magazine” në Klan Kosova, Biserko tha se çdo zbulim i një varreze të re rikthen çështjen e përgjegjësisë së shtetit serb, për të cilin ajo…

Source

Protestë në Shkodër kundër konsullatës serbe, qytetarët: I kemi të freskëta plagët

By: us er
2 August 2026 at 21:14

Një grup qytetarësh kanë dalë këtë të diel në protestë në qendër të Shkodrës, duke kundërshtuar hapjen e një konsullate serbe në qytet, por edhe duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë. Protestuesit marshuan në rrugët e Shkodrës me pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa gjatë fjalimeve të tyre deklaruan se krijimi i një konsullate serbe në këtë […]

The post Protestë në Shkodër kundër konsullatës serbe, qytetarët: I kemi të freskëta plagët appeared first on BoldNews.al.

❌