Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 January 2026Lajme Shqiperi

13:00 ‘Dita Q’: Kur kompjuterët kuantik do thyejnë të gjitha kodet

By: Klara
30 January 2026 at 13:00

Shkencëtarët paralajmërojnë një krizë teknologjike që mund të rrëzojë sekretet digjitale të botës: momenti i njohur si “Dita Q”, kur kompjuterët kuantik do të thyejnë çdo enkriptim në planet.

Pas këtij momenti, çdo informacion i pa mbrojtur nga teknologjitë “post-kuantike” do të bëhet i qasshëm – nga transaksionet financiare deri te komunikimet ushtarake.

Ekspertët nuk bien dakord për kohën e saktë kur do të ndodhë Dita Q. Disa mendojnë se mund të jetë brenda dy viteve, ndërsa të tjerë parashikojnë dekada të tëra deri sa kompjuterët kuantik të përbëjnë një kërcënim real. Por të gjithë bien dakord se bota duhet të fillojë përgatitjet tani.

Kompjuterët tradicionalë përdorin “bits” – vargje me 0 dhe 1 – për të ruajtur dhe përpunuar informacionin. Kompjuterët kuantik përdorin “qubits”, të cilët mund të jenë njëkohësisht 0 dhe 1, duke i lejuar të zgjidhin shumë probleme njëkohësisht. Problemet që mund të kërkonin miliarda vite në kompjuterët normalë mund të zgjidhen brenda sekondave me kuantikën.

Ky aftësi e jashtëzakonshme e përpunimit mund të përdoret për të thyer të gjithë enkriptimin që mbron informacionin privat.

Sipas Dr. Chloe Martindale nga Universiteti i Bristol, Dita Q mund të ndodhë brenda “2 deri 20 viteve”, ndërsa disa qeveri dhe ekspertë paralajmërojnë se kriminelët mund të grumbullojnë të dhëna të enkriptuara tani për t’i dekriptuar më vonë, strategji e njohur si “harvest now, decrypt later”.

Ekspertët e sigurisë kibernetike në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA kanë vendosur tashmë plane për migrimin tek enkriptimi post-kuantik, por edhe ata nuk bien dakord për datën e saktë.

Profesor Artur Ekert nga Universiteti i Oxford thekson se, edhe pse kompjuterët kuantik që thyejnë sistemet ekzistuese mund të jenë dekada larg, përgatitjet duhet të fillojnë menjëherë, përfshirë edukimin e gjeneratës së ardhshme të ekspertëve kibernetikë.

Problemet teknike dhe kufizimet e qubits aktualisht kufizojnë fuqinë e kompjuterëve kuantik, por kërcënimi i Ditës Q mbetet serioz dhe qeveritë duhet të planifikojnë në këtë drejtim.

Në thelb, kompjuterët kuantik funksionojnë në bazë të superpozicionit – një gjendje që mund të jetë njëkohësisht “on” dhe “off”, duke i dhënë mundësi të jashtëzakonshme përpunimi që klasifikon çdo informacion si i prekshëm nga kjo teknologji revolucionare.

Image/KM

12:50 Të qarat e bebes nxisin prodhimin e qumështit të nënës

By: Klara
30 January 2026 at 12:50

Të qarat e bebes stimulojnë prodhimin e qumështit të nënës. Një studim i fundit në laborator tregon dhe vërteton se të qarat e të porsalindurit nxisin prodhimin e oksitocinës, duke konfirmuar rëndësinë e këtij hormoni në procesin e gjidhënies.

Nuk është mister që të qarat e fëmijëve janë një mjet i fuqishëm komunikimi, në gjendje t’i transmetojë nënës nevojat e tyre. Nga eksperimentet me sensorë molekularë mjaft të sofistikuar, studiuesit kanë arritur të shohin se si ndikon tek truri i nënës e qara e bebes së saj. Sinjali shkon drejtpërdrejt në qelizat që kanë detyrën e përcaktuar për prodhimin e hormonit oksitocinë në tru, me një shpejtësi mbresëlënëse.

Në kushte normale, këto qeliza bllokohen nga proteina të përcaktuara që evitojnë angazhimin në rastet e alarmeve false, ndërsa kur fëmija qan, brenda 30 sekondash sinjalet neurale bllokojnë efektin e këtyre proteinave, duke bërë gati menjëherë prodhimin e qumështit, i cili nga nisja vijon pa pushim për 5 minuta, kohë e mjaftueshme për të ushqyer beben në gji.

Niveli dhe çlirimi i hormonit oksitocinë, shpjegojnë mjekët, si pasojë e të qarës së bebes, nuk vërehen në asnjë rast tek gratë që nuk kanë lindur, por vetëm tek nënat./K.M

12:45 Më duket vetja si në 1990

By: Klara
30 January 2026 at 12:45

Last Updated on 30/01/2026 by Klara

Nga ARTUR  AJAZI

Situata Shqipëri, ngjason sikur ishim 1990, por me role ndryshuara. Kemi sërish një Sali, rreket ndotë gjithçka, rreket mos ndryshojë asgjë nga e kaluara. Kemi një Sali tenton ngrejë si dikurvullnetarët e Enveritpër mbrojtur me çdo kushtjetën, familjen, dhe pasuritë e … Madhit. Por me njëndryshim ama. Enver Hoxha nuk kishte kurrë pasurinë ka sot Sali Berisha. Apo dhe një fakt tjeter, Nexhmije Hoxha e mbylli jetën, diku atje, Laprakë një banesë mizerabël. Kurse sot rrëmujat dheprotestat e Sali Berishës, po synojnë jo “rikthimin e lirisë dhe demokracisë”, por rikthimin tek  pushteti i tij. Tek pushteti i vjedhjeve monstruoze, abuzimeve, tekSHIK-u famëkeq, tek policia e xhupzinjve, tekadministrate e mbushur me militantë PD, tek ushtriae cila e katandisi vendin për turp, tek vjedhjet e pronave shtetit, ish-pronareve, tek trafiqet dhedoganat ë korruptuara, tek shteti prej kartoni. Pra, jemisi 1990, ku një regjim i kalbur, tenton mbajë fort një grup njerezish, për mbrojtur privilegjet postin, dhe pasuritë e Madhit Partisë Demokratike, pengojë demokracinë dhe integrimin e Shqiperisë.Berisha i sotëm, duket si Ramiz Alia i djeshëm, duke dashur përdorë çdo mjet antidemokratik, për mbrojtur vehten dhe shpurën e tij. Ajo parti, u krijuanga idealistët e Dhjetorit 1990, sot është kthyer njëPPSH re. Vendos kryetari, vendos  partia, vendosfjala e kryetarit, dhe asgjë nuk bëhet paizën e tij”. Ata 35 vjet parë mbushën sheshwet për rrëzuardiktaturën, sot nuk i sheh protestat e Berishës. Sot ata ndjehen turpëruar, për katandisjen e PartisëDemokratike, e cila është kthyer pronë e një njeriu vetëm, prone e milionerëve, pasuruar nga pushteti kanë patur. Studentët e Dhjetorit 1990, dheintelektualët e këtij vendi, nuk u bashkuan me PartinëDemokratike, ajo kthehej çiflik kryetarit, duke rikthyer PPSH e dikurshme. Madje, Enver Hoxha kishte rregullat e tij vendimarrjen e partisë, cilatsot mungojnë tek PD-ja. E thënë ndryshe, PD-ja e sotme personifikon qartazi një parti majtiste rradikale, dhe nuk ka asnjë lidhje me demokracinë. Ata tentojnë ta mbysin lirinë dhe demokracinë, siç po synojnë pengojnë integrimin, duke nxirë shqip dhe anglishtgjithçka shqiptare. Ndaj duket vetja sikur po përjetojmë një 1990 dytë, jo me Enverin, por me ish-komunistin Sali./K.M

12:40 Duhet ndarje territoriale funksionale (jo thjesht elektorale)

By: Klara
30 January 2026 at 12:40

Nga Eduard Zaloshnja

Sipas projektit paraprak të 2014-ës për ndarjen territoriale, territori i Shqipërisë parashikohej të ndahej në 12 qarqe dhe 36 bashki. Por pasi në procesin e miratimit të projektit u futën llogaritë elektorale të partive që e votuan atë në paralment (PS, LSI, PDIU), territori i vendit u nda në 12 qarqe dhe 61 bashki…

Në atë kohë, qarkulluan edhe propozime për ndarje të territorit të vendit në 4-5 rajone, me nëndarje brenda rajoneve në bashki, ngjashëm me ndarjen territoriale të Italisë. Tani që po rishikohet ndarja territoriale e vendit, vlen të diskutohet për një ndarje të tillë funksionale (jo thjesht elektorale).

Parë nga një këndvështrim gjeografik, historik dhe ekonomik, Shqipëria mund të ndahet në 5 rajone: Rajoni Veriperëndimor (qarqet aktuale Shkodër e Lezhë), Rajoni Verilindor (qarqet aktuale Dibër e Kukës), Rajoni Qendror (qarqet aktuale Tiranë e Durrës), Rajoni Juglindor (qarqet aktuale Elbasan e Korçë), dhe rajoni Jugperëndimor (qarqet aktuale Fier, Berat, Vlorë e Gjirokastër).

Ndërkohë, përfaqësimi në Kuvendin e Shqipërisë duhet të bazohet në rajonet, sepse qarqet aktuale nuk kanë pse të ekzistojnë më në një ndarje rajonale. Nga pikpamja elektorale, kalimi nga 12 qarqe në 5 rajone nuk do sillte ndonjë ndryshim (shihni në tabelën e mëposhtme sesi do të ishin shpërndarë mandatet më 11 maj 2025 me një ndarje rajonale).

Kuptohet që edhe harta aktuale e bashkive (e tipit salamandër) mund të thjeshtohet shumë.

Konkretisht, bashkia Shkodër mund të përthithë bashkitë Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës; bashkia Pukë mund të përthithë bashkinë Fushë-Arrëz; bashkia Kukës mund të përthithë bashkinë Has; bashkia Dibër mund të përthithë bashkinë Bulqizë; bashkia Mat mund të përthithë bashkinë Klos; bashkia Durrës mund përthithë bashkinë Shijak; bashkia Kavajë mund të përthithë bashkinë Rrogozhinë; Bashkia Kamëz mund të përthithë bashkinë Vorë; Bashkia Elbasan mund të përthithë bashkitë Belsh, Peqin, Cërrik e Gramsh; Bashkia Librazhd mund të përthithë bashkinë Prrenjas; bashkia Korçë mund që përthithë bashkitë Maliq, Devoll e Pustec; Bashkia Lushnje mund të pëthithë bashkinë Divjakë; bashkia Fier mund të përthithë bashkitë Roskovec e Patos; bashkia Kuçovë mund të përthithë bashkinë Dimal; Bashkia Skrapar mund të përthithë bashkinë Poliçan; bashkia Tepelenë mund të pëthithë bashkinë Memaliaj; bashkia Përmet mund të përthithë bashkinë Këlcyrë; bashkia Gjirokastër mund të përthithë bashkitë Libohovë e Dropull; bashkia Vlorë mund të përthithë bashkinë Selenicë; dhe bashkia Sarandë mund të përthithë bashkitë Delvinë, Finiq e Konispol.

Për njësitë administrative në secilën bashki, duhet bërë një studim i thellë, që t’u përcaktohen atyre kufijtë dhe përgjegjësitë në bazë të nevojave të popullsisë lokale.

Të gjitha ndryshimet e mësipërme kërkojnë një amendament kushtetues, që kuptohet se mund të realizohet vetëm me një konsensus të gjerë politik. Historikisht, reformat territoriale që bazohen vetëm në llogari elektorale nuk mund të jenë funksionale në afate të gjata!/K.M

12:30 Takimi me fermerët, Rama: Nuk është vetëm buxheti i shtetit për financim, duhet të bëheni të zotë për të përdorur dhe komponentë të tjerë

By: Klara
30 January 2026 at 12:30

Kryeministri Edi Rama në takimin me fermerët, tha se përveç buxhetit të shtetit si burim financimi, fermerët duhet të fillojnë dhe të përdorin dhe të tjerë komponentë.

“Si pjesë e këtij cikli dëgjesash që ka organizuar ministri i bujqësisë për të kolauduar të gjithë planin e mbështetjes për këtë vit. Ministri i financave foli me shifra konkrete që janë domethënëse. Unë dua të fokusohem në një tjetër aspekt që ka të bëjë me mundësitë e pashfrytëzuara pasi ne jemi mësuar që t’i referohemi buxhetit të shtetit, por buxheti është tani vetëm njëri nga komponentët e zinxhirit të financimeve të bujqësisë.

Natyrisht që buxheti është më i thjeshti se përcaktohet nga qeveria dhe vjen tek bujku me një kanal të drejtpërdrejtë është aplikimi përkatës. Komponentët janë pak më të vështirë, por janë komponentë që do të jenë më të pranishëm që duhet të gjithë të përpiqen të mësojnë dhe të aftësohen për ti shfrytëzuar. Unë them që sot në vendin tonë çështja e financimit të projekteve që secili ka, nuk është problem në aspektin financiar. Ajo që është problem është  mungesa e informacionit dhe mungesa e përgatitjes për t’i thithur ato para, e njëjta vlen dhe për atë që lidhet me BE. Ne do të kemi gjithmonë e më shumë fonde nga BE. Këto lidhen me drejtpërdrejt sesa të aftë jemi për ti thithur. Duhet gjëra që lidhen me një dosje që duhet të ketë brenda në projekt dhe argumentet që ky projekt vlen dhe duhet financuar”, tha Rama./K.M

12:20 Skema Kombëtare 2026, ministri Salla në Divjakë: Po rishikojmë planin e mbështetjes për fermerët

By: Klara
30 January 2026 at 12:20

Në takimin me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026, qeveria shprehu mbështetjen e palëkundur për fermerët përmes formave të ndryshme të financimit si grantet dhe fondet e dedikuara.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla tha se po rishikohet plani për mbështetjen duke marrë në konsideratë kërkesat dhe sugjerimet e fermerëve.

“Janë shumë të domosdoshme dhe të dobishme që ne ta rishikojmë pjesën e mbështetjes dhe mënyrës si do të jemi ndaj aplikantëve për të ulur numrin e krerëve për bagëti ku duhet të përfitojnë sa më shumë, kemi marrë sugjerime ndaj bletarisë dhe kërkesa ndaj certifikatave të pronësisë dhe kontratave të tokave me qira. Jemi duke i rishikuar, kemi bërë një plan me AZHBR dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe do të shikojmë atë që u sugjeroni për t’i përafruar qoftë nga skema e naftës që ne kemi pasur probleme të shtuara ndaj fermerëve që na e kanë propozuar. Duhet që të jemi sinkron, të mbështesim edhe ndaj IPARD që së shpejti do të jemi mbështetje ndaj gjithë sektorit bujqësor, do të ndërtohen akoma dhoma frigoriferike, mbëhstetje ndaj fermerëve të të gjitha fushave siç janë bimët medicinale, por ne do të jemi në një zë ku duhet të jesh në terren bashkë me fermerët. Ju do të jeni zëri dhe mbështetja për çdo punë që do të krijojmë së bashku”,  tha Salla./K.M

12:10 Aksident në Itali! Makina përplaset me kamionin, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

By: Klara
30 January 2026 at 12:10

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Savigliano të Italisë, ku kanë humbur jetën dy shqiptarë. Makina me të cilën 20-vjeçarët udhëtonin, ku ishte dhe një person i tretë, që u plagos rëndë, u përplas me një kamion, shkruajnë mediat italiane.

Drejtuesi i kamionit dhe pasagjerja mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi i automjeteve u bllokua përkohësisht. Grupet e hetimit po punojnë për të gjetur shkaqet e aksidentit tragjik./K.M

12:00 Guida e qyteteve më romantike për të vizituar këtë shkurt është kjo

By: Klara
30 January 2026 at 12:00

Shkurti nuk simbolizohet vetëm nga data ikonike 14 e dashurisë, por është muaji ku ndjesia e bukur e të festuarit shoqëron çdo ditë, dhe udhëtimet janë dhurata më e veçantë për të lënë pas një kujtim me njeriun e zemrës.

Qytetet që vizitohen masivisht këtë periudhë të vitit janë pikërisht ato që njihen si vendet e dashurisë. Parisi i dritave dhe arkitekturës madhështore rreh si zemra e Francës për turistët.

Italia, gjithashtu e njohur për kanalet e Venecias, sheshet e pëllumbave, kuzhinën tipike të Veronës dhe peisazhet  ku natyra, xhirot në gondola dhe darkat romantike buzë ujit, i shton ëmbëlsinë ditës së dashurisë.

Guida vazhdon me Porton në Portugali, Bruges në Belgjikë, Hallstatt në Austri për eksperiencën e hoteleve të luksit apo Budapestin, ku mund t’i shtoni udhëtimit tuaj elementin e kujdesit për veten, si banjat termale.

Destinacionet janë të shumta, si edhe hapësirat për t’i vizituar në kushte të shkëlqyera me çmime të përballueshme, duke e bërë ditën e dashurisë të mundur për t’u shijuar nga të gjithë./KM

11:50 Superkujtesa, sindroma e rrallë e kundërt me demencën

By: Klara
30 January 2026 at 11:50

Alzheimeri dhe demenca janë sëmundje që të bëjnë të harrosh gjithçka dhe ku memoria e kalimit të kohës fshihet plotësisht. Vitet e fundit ato janë kthyer në sfida të mëdha, pasi gjithnjë e më shumë njerëz po preken prej tyre. Mirëpo ekziston një sindromë që është e kundërta e tyre dhe lidhet me një memorie jashtëzakonisht të zhvilluar.

Personat që vuajnë nga sindroma e hipermemorisë ose hipertimezisë dallohen për një kujtesë autobiografike të jashtëzakonshme, duke kujtuar çdo detaj, çdo ngjarje dhe çdo emocion të përjetuar në çdo ditë të jetës së tyre.

Në botë, aktualisht, janë të dokumentuar rreth 60 persona që kanë këtë superkujtesë, e cila për herë të parë u zbulua vetëm në vitin 2006.

Sipas mjekëve, këta persona kanë një raport obsesiv me kalendarët, ditarët, fotografitë, kronikat dhe artikujt, por çdo gjë tjetër është plotësisht normale në trurin e tyre.

Sipas vetë pacientëve që jetojnë me këtë sindromë, në disa raste kjo gjendje mund të sjellë avantazhe, por ekziston edhe ana tjetër e medaljes: ata janë të dënuar të kujtojnë çdo gjë, shpesh edhe kujtimet dhe emocionet e dhimbshme, si dhe situatat e sikletshme, të cilat mbeten të gjalla çdo ditë në mendjen e tyre.

11:40 Prokuroria konfirmoi dënimin në Greqi/ Nis mbledhja, Këshilli i Lartë Gjyqësor fut në rend ditë çështjen e gjyqtares Irena Gjoka

By: Klara
30 January 2026 at 11:40

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka futur në rend ditë çështjen e gjyqtares Irena Gjoka. Prokuroria zhvilloi hetime për rreth 2 vite për gjyqtaren.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Prokuroria çoi në KLGJ, dosjen për gjyqtaren, Irena Gjoka./K.M

Bordi i Paqes/ Kurti: Kosova synon të kontribuojë për paqe ku jetë e domosdoshme!

By: mirseda
30 January 2026 at 12:53
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe në botë kudo ku ka nevojë, teksa e ka komentuar pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, nismë e presidentit amerikan, Donald Trump në kuadër të planit për të rindërtuar Gazën e shkatërruar nga lufta. Përmes këtij bordi, Shtetet […]

Turqia hyn në lojë: Erdoğan ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-ve

By: mirseda
30 January 2026 at 12:29
Përpjekjet e vazhdueshme të fuqive rajonale për të ndërmjetësuar një marrëveshje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara po përballen me një pengesë thelbësore: hendekun e thellë strategjik mes palëve. Administrata amerikane, nën Presidentin Trump, po artikulon kushte që Irani i konsideron ekzistenciale dhe të panegociueshme, ndalim të plotë të pasurimit bërthamor, kufizim drastik të programit […]

Lamallari për imunitetin e zv.kryeministres: Qëndrimi i mazhorancës i qartë! Kushtetuta përcakton…

By: mirseda
30 January 2026 at 12:21
Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, në një konferencë për shtyp, u pyet lidhur me imunitetin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. “Qëndrimi i mazhorancës ka qenë i qartë kryeministri ka ushtruar të drejtën e tij për të vënë në lëvizje GJK. Në thelb qëndron pretendimi i një pushteti ekzekutiv për kalim te një pushtet tjetër, gjyqësor. Këtu […]

Krim në familje në Bulqizë/ Plagosi me thikë djalin e tij, arrestohet 58-vjeçari

By: mirseda
30 January 2026 at 12:10
Krim i rëndë në një familje në Bulqizë. Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë djalin e tij 29-vjeçar. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet B.N. NJOFTIMI I POLICISE Plagosi me mjet prerës (thikë) djalin e tij, falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë […]

ZYRTARE/ Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash

By: mirseda
30 January 2026 at 11:21
Saga” Asllani merr fund, me mesfushorin kuqezi që zgjodhi Turqinë për të vijuar karrierën e tij. Për herë të parë, Asllani largohet nga Italia, për të nisur një aventurë të re në Stamboll. Kjo ishte një zgjedhje e vështirë për Asllanin, madje fillimisht dukej se as fati nuk ishte me të pasi një defekt në […]

“S’vjen llokum nga shteti”/ Rama ‘kritik’ me fermerët: Na duhen ndërmarrje përpunimi!

By: mirseda
30 January 2026 at 10:55
30 janar 2026 – Në fjalën e tij drejtuar fermerëve në Divjakë, kryeministri Edi Rama, u tregua kritik kur vjen puna te prodhimi i produkteve në vendin tonë. “Të nxjerrim nënprodukte këtu, të krijojmë vlerë të shtuar këtu, për tregun vendas dhe atë të huaj. Siç ndodh me vajin e ullirit dhe financimet janë. Nuk […]

Skema Kombëtare 2026: Rama e Balluku takim me fermerët

By: mirseda
30 January 2026 at 10:21
Divjakë – Kryeministri Edi Rama sot, 30 janar, në takim me fermerët për Skemën Kombëtare 2026, për të plotësuar panoramën e kërkesave dhe nevojave të evidentuara deri më tani nga qarqet e tjera, si dhe për ta ndërtuar skemën mbi një pasqyrë sa më të plotë të realitetit në terren. Bashkë me të Ministri i […]

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

By: mirseda
30 January 2026 at 10:17
Andreas Schieder, Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, ka dalë sot, 30 janar, në një konferencë për mediat. Ai tha se “takimet në vendin tonë, në përgjithësi kanë qenë të suksesshme”, duke shtuar se lufta ndaj korrupsionit duhet fuqizuar. “Në këtë vizitë unë u përqendrova edhe te politikat sociale kur fola me përfaqësuesit e komisionit […]

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

By: mirseda
30 January 2026 at 09:46
Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, z. Andreas Schieder (S&D, Austri) ka komentuar çështjen “Balluku”, çështje e ditës për politikën dhe për sistemin e drejtësisë. Teksa u pyet nga gazetarët në Tiranë mbi faktin nëse do të raportohet shtyrja e procedurave për mandatin e Ballukut, ai tha se PE nuk komenton çështjet juridike […]
❌
❌