Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 February 2026Main stream

U trafikuan nga Kosova drejt Shqipërisë! Arrestohet 27-vjeçari, sekuestrohet municion luftarak dhe…

By: V K
8 February 2026 at 13:23

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Barriera”, duke arrestuar një shtetas dhe sekuestruar 12 armë zjarri pistoleta me municion luftarak, në një tjetër rast të trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë D. B., 27 vjeç, banues në Kosovë, gjatë një kontrolli në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës.

Gjatë kontrollit të automjetit të tij tip “Volkswagen” u gjetën 10 pistoleta Glock me municion luftarak nën kofanon e makinës, ndërkohë që gjatë procedimeve të mëtejshme u sekuestruan edhe 2 pistoleta të tjerë Glock, duke e çuar totalin në 12 armë.

Nga hetimet rezultoi se armët do të shiteshin në zonën e Freskut.

Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit të armëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post U trafikuan nga Kosova drejt Shqipërisë! Arrestohet 27-vjeçari, sekuestrohet municion luftarak dhe… appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Në kërkim si pjesëtar e një organizate kriminale/ Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Italisë

By: V K
4 February 2026 at 11:12

Një 35-vjeçar nga Tirana, është arrestuar nga policia për llogari të autoriteteve italiane, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar, si pjesë e një organizatë kriminale në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se gjykata e Preuxhias, kishte caktuar për të riun masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Njoftimi:

“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë lokalizuar në rrugën “Dritan Hoxha” dhe kanë arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:

-A. S., 35-vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale e Peruxhias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, thuhet në njoftim.

The post Në kërkim si pjesëtar e një organizate kriminale/ Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Italisë appeared first on Albeu.com.

Nuk pranoi të kontrollohej dhe tentoi të largohej me makinë duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari në Dibër

By: V K
3 February 2026 at 13:19

Një 42-vjeçar,  është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për kontroll të imtësishëm dhe tentoi të largohej me automjet, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 2 shkurt 2026, rreth orës 17:20, në dalje të Republikës së Shqipërisë. Shtetasi G. K., banues në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u paraqit me automjetin e tij për të dalë nga vendi, ndërsa gjatë procesit të regjistrimit iu kërkua të kalonte, së bashku me mjetin, në vijën e dytë për kontroll të detajuar.

42-vjeçari ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Pas ndërhyrjes së shërbimeve policore, ai u ndalua dhe u arrestua në flagrancë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. Gjithashtu, u sekuestrua automjeti me të cilin lëvizte.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

The post Nuk pranoi të kontrollohej dhe tentoi të largohej me makinë duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari në Dibër appeared first on Albeu.com.

Në kërkim për kultivim lëndësh narkotike, arrestohet i riu në Malësi të Madhe

31 January 2026 at 11:35

Një 25-vjeçar nga Malësia e Madhe, i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia. Ai akuzohet se në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar 1275 bimë narkotike pranë banesës së tyre, në fshatin Aliaj.

Bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë në muajin shtator.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera dyshohet se i riu në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar në tokën pranë banesës së tyre, në fshatin Aliaj, 1275 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar  më 4 shtator 2025.

 

Tregtonte droga të forta/ Arrestohet 45-vjeçari në Durrës, përplasi makinën e Policisë në përpjekje për t’u larguar

31 January 2026 at 10:46

Policia e Durrësit ka arrestuar një 45-vjeçar, i identifikuar si Julian Ismailaj. Ai akuzohet se tregtonte lëndë narkotike. I arrestuari, gjatë tentativës për t’u larguar, përplasi me automjetin që drejtonte në efektin e lëndëve narkotike, automjetin e Policisë që i ishte vënë në ndjekje.

Nga kontrolli në automjet u gjet heroine, kokainë dhe 1 elektroshok.

Gjithashtu u shpallën në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të të arrestuarit, ku njëri prej tyre i kishte dhënë 45-vjeçarit, automjetin me qira.

Po ashtu, procedohet penalisht edhe një person tjetër, i cili dyshohet se për motive të dobëta, kanosi një person me pistoletë lodër.

 

Fshihej prej kohësh në Tiranë/ I kërkuar për tre vrasje në Maqedoninë e Veriut, arrestohet 52-vjeçari

By: V K
27 January 2026 at 09:28

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara gjatë një kohe të gjatë hetimi dhe gjurmimi, për lokalizimin dhe kapjen e një të kërkuari për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut, është zhvilluar dhe finalizuar faza e 80-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”.

Në kuadër të kësaj faze, shërbimet operacionale lokalizuan në zonën e Liqenit të Thatë, kapën dhe shoqëruan shtetasin e dyshuar për tre vrasje.

Nga verifikimi i thelluar rezultoi se shtetasi i shoqëruar, i cili përdorte dokumente identifikimi dhe leje për drejtim të automjetit, të falsifikuara, me emër të një shtetasi nga Kosova, ishte person i shpallur në kërkim nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasje të trefishtë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin, i shtetasit Besim Sherifi, 52-vjeç, banues në Kopanica, Saraj, Maqedoni e Veriut.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi Interpol Shkupi e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Shkupit, në vitin 2007, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, vepër për të cilën legjislacioni penal i Maqedonisë së Veriut parashikon dënim maksimal, burgim të përjetshëm.

Ky shtetas dyshohet se më datë 05.10.2007, në fshatin Kopanica, Shkup, Maqedoni e Veriut, ka vrarë me armë zjarri, 3 shtetas.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar 1 pasaportë kosovare, kartë identiteti kosovare dhe leje për drejtim të automjetit, të falsifikuara, me gjenealitetet e një shtetasi nga Kosova.

Materialet procedurale, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Shkupin, do të vijojë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Maqedoninë e Veriut.

The post Fshihej prej kohësh në Tiranë/ I kërkuar për tre vrasje në Maqedoninë e Veriut, arrestohet 52-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Plagosi me thikë vajzën/ Merr fund arratia, prangoset babai i 24-vjeçares

By: xhir jeta
26 January 2026 at 15:32

Merr fund arratia, e 56-vjeçarit Mikel Ndoj i cili mëngjesin e kësaj të hëne, plagosi me thikë vajzën e tij 24 vjecare.

ABC News mëson nga grupi i hetimit se shkak për plagosjen e ndodhur këtë të hënë në lagjen numër 12 të Durrësit të jetë bërë qëndrimi i vajzës në lidhje me konfliktet që autori kishte me ish bashkëshorten.

56-vjeçari Mikel Ndoj ishte i divorcuar për shkak të dhunës së vazhdueshme që ky i fundit kishte ushtruar në familje.

Mikel Ndoj rezulton një person me precedent penal në shtetin Italian për dhunë, vepër për të cilën kishte kryer edhe disa vite burg.

E ëma e vajzës së plagosur punonte në një fasoneri pranë vendit të ngjarjes, ndërsa krimi ndodhi në ambientet e jashtme të një agjencie imobiliare ku punonte vajza.

I plagosur ka mbetur po ashtu edhe kolegu i 24-vjeçares i cili ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e krimit.

24-vjeçarja Xhesika Ndoj dhe kolegu i saj i punës vijojnë në spital nën kujdesin mjekësor./abcnews.al

 

Plagosi vajzën e tij dhe kalimtarin në Durrës, arrestohet 56-vjeçari

By: V K
26 January 2026 at 15:54

Ditën e sotme, policia ka arrestuar 56-vjeçarin Mikel Ndoji, pasi mëngjesin e sotëm plagosi me thikë vajzën e tij, Xhenisa Ndoji, si edhe një kalimtar të rastit në Durrës.

Sipas raportimeve, prindërit e vajzës ishin të divorcuar prej vitesh, ndërsa babai jetonte në Itali.

Kohët e fundit, ai kishte tentuar të ribashkohej me familjen dhe të kthehej pranë vajzës së tij.

Dyshohet se Xhenisa Ndoji, nuk ka pranuar të takohej me të atin dhe as ta lejonte të hynte në banesë. Për këtë arsye mes tyre ka nisur një konflikt në rrugë, i cili ka agravuar në përdorimin e thikës.

Gjatë përplasjes është plagosur edhe një kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin e incidentit.

The post Plagosi vajzën e tij dhe kalimtarin në Durrës, arrestohet 56-vjeçari appeared first on Albeu.com.

I shpallur në kërkim nga SPAK/ Arrestohet në Dubai i akuzuari për trafik të lëndëve narkotike, kush është i dënuari nga Italia me 12 vite burg (EMRI)

By: V K
26 January 2026 at 10:03

Bujar Sefa, i njohur edhe me mbiemrin Xaka, është arrestuar në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën akuzën për trafik droge drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sefa ishte një nga personat më të kërkuar nga autoritetet shqiptare, pasi dyshohet si pjesë e një rrjeti kriminal të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Ai i kishte shpëtuar më herët arrestimit gjatë një operacioni policor në fshatin Nojë, ku u sekuestruan 145 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar hashash, si dhe municion luftarak.

Sipas burimeve hetimore, Bujar Sefa, është një emër i njohur edhe për autoritetet italiane të drejtësisë.

Ai është dënuar në Itali me 12 vjet e 9 muaj burg, ndërsa i janë konfiskuar pasuri me vlerë rreth 346 mijë euro.

Nga dosja hetimore e SPAK rezulton se Sefa, i njohur me nofkën Xaka, ka pasur rol drejtues në grupin kriminal që merrej me kultivimin e kanabisit.

Përgjimet e realizuara gjatë hetimeve tregojnë se ai kujdesej për organizimin e punës dhe menaxhimin e punëtorëve të angazhuar në parcelat e mbjella me kanabis.

Policia e Shtetit

Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, kapet 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar.

Akuzohet si drejtuesi i një grupi kriminal që ka kultivuar bimë narkotike, në Krujë, kapet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 39-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u bë e mundur kapja në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit:

-B. S. alias B. X., 39-vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 23.05.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi B. S. alias B. X. akuzohet se ka qenë drejtuesi i një grupi kriminal, i cili në vitin 2020 ka kultivuar bimëve narkotike në fshatrat e njësisë administrative Cudhi, Krujë.

Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi po bashkëpunojnë për të kryer procedurat e ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri.

The post I shpallur në kërkim nga SPAK/ Arrestohet në Dubai i akuzuari për trafik të lëndëve narkotike, kush është i dënuari nga Italia me 12 vite burg (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Kreu 11 vjedhje, 7 nën kërcënimin e armës lodër/ Arrestohet 30-vjeçari nga Mamurrasi

26 January 2026 at 09:13

Policia ka arrestuar një 30-vjeçar, autori i dyshuar i një serie vjedhjesh nën kërcënimin e armës. Gjatë vitit 2025 dhe janarit të këtij viti, 30-vjeçari dyshohet se ka kryer 11 vjedhje, ndër to 7 nën kërcënimin e armës.

Gjithashtu, 30-vjeçari dyshohet se ka djegur pjesërisht një automjet në Tiranë dhe ka kanosur me fjalë ish-vjehrrën e tij.

Si rezultat i fazës së dytë të operacionit, në bashkëpunim me DVP Tiranë, u bë e mundur kapja në Tiranë e 30 vjeçarit, banues në Mamurras, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kanosja”, si autor i 11 vjedhjeve (dy karburanteve, një dyqani dhe 4 taksistëve nën kërcënimin e armës, ku dyshohet se ka përdorur një pistoletë lodër, si dhe ka kryer edhe 4 vjedhje të tjera, në markete e banesa).

Në momentin e ndalimit, 30-vjeçari ka qenë në shoqërinë e jë 42 vjeçari, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë, ku gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, armë gjahu, fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe aparat celular.

42-vjeçari u procedua penalisht për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit, i dyshuar si bashkëpunëtor i 30-vjeçarit.

Identifikimi i autorëve u bë gjatë fazës së parë të këtij operacioni, të zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës.

Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Plagosja e të riut me armë në zonën e Freskut, arrestohet pas disa muajsh në kërkim autori

By: V K
20 January 2026 at 12:32

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e prokurorit për ndalimin e shtetasit K. C., i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, si dhe për “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi K. C., 27-vjeç, i njohur gjithashtu si K. S. dhe K. L., u arrestua pas një periudhe kërkimi.

Dyshohet se më 02 gusht 2025, në rrugën “Thoma Filipeu”, në zonën e Freskut, ai ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit J. A., duke e plagosur rëndë.

Pas hetimeve intensive dhe përpjekjeve për të lokalizuar autorin, K. C. u arrestua dhe do t’i nënshtrohet procedurave ligjore për veprat penale për të cilat akuzohet.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentative dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, K. C alias K. S alias K. L., 27-vjeç, pasi dyshohet se më datë 02.08.2025, në rrugën “Thoma Filipeu”, ka qëlluar me armë zjarri, shtetasin J. A..

The post Plagosja e të riut me armë në zonën e Freskut, arrestohet pas disa muajsh në kërkim autori appeared first on Albeu.com.

Goditi për vdekje punëtorin/ Arrestohet 32-vjeçari, drejtues i eskavatorit

18 January 2026 at 13:22

Pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën një 45-vjeçar, Policia e Himarës ka arrestuar një 32-vjeçar.

Ky i fundit duke drejtuar një eskavator në Palasë ka goditur aksidentalisht 45-vjeçarin.

Drejtuesi i eskavatorit akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Forcat e policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të aksidentit tragjik.

Tregtonte ilaçe kontrabandë dhe të skaduara, arrestohet 45-vjeçari në Fier

By: V K
18 January 2026 at 10:47

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Skadenca”, është goditur një rast i hedhjes në treg të ilaçeve të skaduara dhe të ilaçeve të futura kontrabandë, pa faturë tatimore.

Pas një pune hetimore disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, finalizohet operacioni policor i koduar “Skadenca”.

Magazinonte në banesë medikamente të ndryshme pa faturë tatimore dhe një pjesë të konsiderueshme të skaduara, të cilat më pas i hidhte në treg duke furnizuar farmacitë e qytetit të Fierit, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, 1635 kuti me ilaçe të ndryshme të skaduara, si dhe 2654 kuti pa faturë tatimore, që dyshohet se janë futur kontrabandë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare, pas një pune hetimore disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat e siguruara nga hetimi, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skadenca”.

Bazuar në provat e siguruara nga hetimi, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lejimin e kontrollit të banesës në pronësi të shtetasit B. B.

Si rezultat i kontrollit janë gjetur gjithsej 4289 kuti me medikamente të ndryshme, ku një sasi e konsiderueshme e tyre ishte e skaduar dhe pjesa tjetër pa faturë tatimore.

Nga hetimi ka rezultuar se ky shtetas, prej një periudhe të gjatë kohore, magazinonte medikamente të skaduara dhe më pas i hidhte në treg, duke furnizuar farmacitë e qytetit të Fierit, me qëllim përfitimi.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., 42 vjeç, banues në Fier.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në ngarkim të shtetasit B. B., për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

The post Tregtonte ilaçe kontrabandë dhe të skaduara, arrestohet 45-vjeçari në Fier appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet për shpërdorim detyre ish-drejtori i burgut të Durrësit Indrit Cërloj

By: V K
16 January 2026 at 15:51

Gjykata e Durrësit, ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për ish-drejtorin e Burgut, Indrit Cërloj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së Altin Ndocit.

Dy ditë më parë, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, firmosuri shkarkimin e Indrit Cërloj nga drejtor i IEVP Durrës.

Vendimi erdhi një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.

Pas kësaj ngjarje, u krye menjëherë pezullimin e nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues të IEVP Durrës.

Nga verifikimet paraprake rezulton se IEVP Durrës për shoqërimin e planifikuar, nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Ndërkohë në pranga u vunë 8 persona:

Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.

The post Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet për shpërdorim detyre ish-drejtori i burgut të Durrësit Indrit Cërloj appeared first on Albeu.com.

Vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

By: V K
16 January 2026 at 11:57

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka rezultuar autor i disa grabitjeve. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, autori shihet me thikë në dorë ndërsa vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme

Nga policia u sekuestruan shuma e vjedhur e parave, thika si edhe telefoni i autorit.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

 

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni i koduar “Metoda”, për zbardhjen e 3 vjedhjeve me mjet prerës.

Duke kanosur me mjet prerës (thikë), punonjëset, vodhi xhirot ditore, në 3 subjekte (2 njësi të një kompanie telefonike dhe 1 dyqan), kapet pak orë pas kryerjes së vjedhjes së mbrëmshëm, 30-vjeçari.

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, mjeti prerës dhe celulari i të arrestuarit.

Menjëherë pas kallëzimit të punonjëses në një njësi të një kompanie telefonike, në Rrugën e Dibrës, se mbrëmë, 1 shtetas kishte vjedhur xhiron ditore, pasi e kishte kanosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Metoda”, u kap pak orë pas kryerjes së këtij krimi, autori i dyshuar, shtetasi I. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën me vete, shuma e parave të vjedhura dhe mjeti prerës.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Shkeli masën e sigurisë, arrestohet drejtoresha e Emigracionit në Ministrinë e Brendshme

By: V K
10 January 2026 at 15:31

Policia ka arrestuar shtetasen Alma Bime, 43-vjeçe, me detyrë drejtoreshë e Emigracionit në Ministrinë e Brendshme, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka tentuar t’i vërë flakën automjetit të ish-bashkëjetuesit të saj.

Sipas burimeve zyrtare, arrestimi i saj u krye pas konstatimit se Bime kishte thyer masën e vendosur nga gjykata, ndërkohë që ndaj saj rëndojnë edhe akuza të reja për ngjarje të përsëritura dhune dhe kanosjeje ndaj ish-bashkëjetuesit, Mareglen Tomori.

Më herët, gjatë muajit dhjetor, Alma Bime, ishte shoqëruar nga Policia nën dyshimet për kanosje të një shtetasi të huaj përmes mesazheve, si edhe për djegien e orendive shtëpiake në banesën e ish-bashkëjetuesit, e ndodhur në rrugën “Hysen Xhura”, në zonën e Kinostudios. Pas kësaj ngjarjeje, gjykata kishte caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, masë e cila rezulton të jetë shkelur.

Sipas të dhënave të hetimit, më 31 dhjetor, Bime dyshohet se ka tentuar sërish t’i vërë flakën banesës së ish-bashkëjetuesit, si dhe ka tentuar ta plagosë atë, ç`ka ka çuar në përkeqësimin e pozitës së saj ligjore dhe arrestimin nga shërbimet e Policisë.

Pavarësisht arrestimit dhe akuzave të rënda, rasti ka ngritur pikëpyetje të forta publike mbi faktin se si Bime ka vijuar të mbajë funksionin e saj në Ministrinë e Brendshme, ndërkohë që ndodhej nën masë sigurie.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa pritet që Prokuroria të kërkojë një masë më të rëndë sigurie ndaj saj.

The post Shkeli masën e sigurisë, arrestohet drejtoresha e Emigracionit në Ministrinë e Brendshme appeared first on Albeu.com.

Aksidenti i rëndë në Klos/ Arrestohet drejtuesi i mjetit që ra në përrua, nuk i dha ndihmë pasagjerit, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit

By: V K
10 January 2026 at 10:03

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë në Klos, në vendin e quajtur “Ura e Halilit”. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se është arrestuar 24-vjeçari, drejtuesi i automjetit që ra në përroin e fshatit Dars.

Policia thotë se 24-vjeçari nuk njoftoi policinë dhe u largua nga vendngjarja, duke mos i dhënë ndihmë pasagjerit.

Shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s, vijojnë kërkimet për gjetjen e pasagjerit, që dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Njoftimi:

“Rreth orës 01:30, është marrë informacion se në vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njësia administrative Klos, një mjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit Dars.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Nga veprimet e shpejta të kryera nga shërbimet e Policisë u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. L., 24-vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos.

Po nga veprimet dyshohet se në automjet ka qenë edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30-vjeç, banues në fshatin Fullqet, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Gjatë veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin A. L., 24-vjeç, i cili dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Ky shtetas iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, polumbarët e RENEA-s, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për gjetjen e pasagjerit, shtetasit J. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë.

The post Aksidenti i rëndë në Klos/ Arrestohet drejtuesi i mjetit që ra në përrua, nuk i dha ndihmë pasagjerit, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit appeared first on Albeu.com.

Kërcënoi shitësen me thikë dhe vodhi paratë në market/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

By: xhir jeta
9 January 2026 at 14:13

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari që vodhi një shumë parash, në një market në Yzberisht, duke kanosur punonjësen, me thikë.

I arrestuari, me precendent penal për vjedhje me dhunë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjes së kryer dje, në kërcënimin e thikës, në një market në Yzberisht, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Intervent”.

Si rezultat i operacionit u identifikua, u kap në Rrugën e Qelqit dhe u vu në pranga autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi Elkjer Tafciu(Tafçiu) 40 vjeç, banues në Tiranë.

Punonjësja e marketit që u dëmtua në dorë, nga thika që mbante autori, në tentativë për ta ndaluar atë, mori mjekim dhe u largua nga spitali.

Goditi kryeinfermieren, arrestohet mjeku në Tiranë

By: V K
6 January 2026 at 14:19

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një spital në Tiranë, ku një mjek ka dhunuar kryeinfermieren.

Ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit. Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet J. H., 53-vjeç.

Njoftimi:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

-arrestuan shtetasin J. H., 53-vjeç, me detyrë mjek, pasi dyshohet se ka goditur kryeinfermiren në të njëjtin spital, me pretendimin se e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor”, sqaron policia.

The post Goditi kryeinfermieren, arrestohet mjeku në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi

By: V K
28 December 2025 at 12:18

Një 48-vjeçar në Elbasan, është arrestuar këtë të diel, 28 dhjetor 2025, pasi një ditë më parë shkaktoi një aksident me kamionin që drejtonte, duke rezultuar me një viktimë.

Sipas njoftimit të uniformave blu, aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Çepe-Belsh”, ku kamioni përplasi motomjetin, e drejtuesi i këtij të fundit ndërroi jetë në spital.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 48 vjeç, banues në Belsh, pasi dje, në aksin rrugor “Çepe–Belsh”, kamioni që ai drejtonte ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin E. K., 37 vjeç, banues në fshatin Seferan. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi E. K. ka humbur jetën në spital“, njofton policia.

The post Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi appeared first on Albeu.com.

❌
❌