Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

I riu tenton ti japë fund jetës, përpiqet të hidhet nga ura e Vashës

By: Brisi
9 January 2026 at 13:44

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme te Rruga e Arbrit, pranë urës së Vashës. Një i ri, identiteti i të cilit ende nuk bëhet publik, ka tentuar ti japë fund jetës duke u njgitur mbi urë në tentativë për tu hedhur. Sipas raportimit, i riu ka qënë i vetëm në […]

The post I riu tenton ti japë fund jetës, përpiqet të hidhet nga ura e Vashës appeared first on BoldNews.al.

“Aksidente, plagosje e vetëvrasje”,  Syla: Numri i rasteve në Klinikën Emergjente po rritet nga viti në vit

28 December 2025 at 14:52


Gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla ka bërë të ditur se numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në këtë klinikë po shënon rritje të vazhdueshme.

Sipas tij, vetëm gjatë këtij viti Klinika Emergjente ka trajtuar 99 mijë e 17 pacientë, ndërsa deri në fund të vitit pritet që ky numër ta kalojë shifrën prej 100 mijë pacientësh, çka, sipas Sylës, është jashtë çdo kontrolli.



“Çdo klinikë në fund të vitit i nxjerr statistikat e veta. Në Klinikën e Emergjencës i kemi pas 99,017 pacientë dhe ky numër do ta kalojë edhe 100 mijë deri në fund të vitit. Kjo është jashtë çdo kontrolli dhe shumë shqetësuese”, ka deklaruar Syla.

Ai ka theksuar se ndryshe nga vendet evropiane, ku numri i rasteve të referuara në nivelin terciar po bie nga viti në vit, në Kosovë po ndodh e kundërta.

Sipas tij, niveli terciar përveç trajtimit profesional, duhet të ketë rol edukativ dhe të fokusohet në përgatitjen e kuadrove të reja mjekësore, si specializantë dhe studentë.

“Te ne numri i pacientëve është në rritje të vazhdueshme, gjë që tregon mbingarkesë të sistemit shëndetësor”, ka shtuar ai.

Syla ka bërë të ditur se rritje është shënuar edhe në numrin e aksidenteve të komunikacionit.

Gjatë këtij viti janë regjistruar 7 mijë e 207 raste, krahasuar me 6 mijë e 894 raste sa ishin vitin e kaluar.

Po ashtu, në rritje është edhe numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë emergjente për sëmundje kardiovaskulare, si dhe numri i të plagosurve.

Siç tha Syla këtë vit janë trajtuar 111 të plagosur, ndërsa vitin e kaluar ky numër ishte 101.

Një tjetër shqetësim serioz, sipas drejtorit të Klinikës Emergjente, është rritja e rasteve të tentim-vetëvrasjeve.

“Edhe për numrin e personave që kanë tentuar vetëvrasje janë diku 450 raste në krahasim me vitin e aluar që ka qenë 402 raste”, ka thënë Syla.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:

- YouTube www.youtube.com

Lajm i trishtë! Vetëvritet aktori i njohur i “The Wire”, James Ransone

By: Ela
22 December 2025 at 10:24

Aktori amerikan James Ransone, i njohur për rolin e tij ikonë si Ziggy Sobotka në serialin e HBO-s The Wire, ka vdekur në moshën 46-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Mjekut Ligjor të Qarkut të Los Angelesit, e cila regjistroi vdekjen e tij si vetëvrasje, duke ndodhur të premten e 19 dhjetorit në Los Angeles. Ransone u […]

The post Lajm i trishtë! Vetëvritet aktori i njohur i “The Wire”, James Ransone appeared first on BoldNews.al.

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna në gjendje të rënduar psikologjike i jep fund jetës

By: Ela
20 December 2025 at 10:24

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë ku nënë e bir kanë humbur jetën pasditen e djeshme (19 Dhjetor). Raportohet se 42 vjeçari Aleksander Marku është gjetur pa shenja jete në dyqanin e tij në lagjen rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa paraprakisht […]

The post Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna në gjendje të rënduar psikologjike i jep fund jetës appeared first on BoldNews.al.

U dogj brenda mjetit në Llogara/ Zbardhen lëvizjet e fundit të Artjon Xhelos, dyshimet

By: Brisi
15 December 2025 at 22:50

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e Artjon Xhelos, i cili u gjet i djegur ditën e sotme, brenda një makine në Qafën e Llogarasë. Sipas Policisë, nga këqyrja paraprake e automjetit dhe e trupit të pajetë të Xhelos nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa janë zbardhur edhe lëvizjet e tij të fundit para […]

The post U dogj brenda mjetit në Llogara/ Zbardhen lëvizjet e fundit të Artjon Xhelos, dyshimet appeared first on BoldNews.al.

U dogj në Llogara/ Artjon Xhelo ish-efektiv i “Shqiponjave”, u përjashtua nga policia në 2023

By: Brisi
15 December 2025 at 22:13

Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga vdekja e ish-efektivit Artjon Xhelo, i cili u gjet i djegur ditën e sotme, brenda një makine në Qafën e Llogarasë. Burime për mediat bëjnë me dije se Xhelo ishte efektiv i Forcave Operacionale “Shqiponjat” dhe në vitin 2023, kishte shfaqur disa probleme psikologjike dhe ishte transferuar në […]

The post U dogj në Llogara/ Artjon Xhelo ish-efektiv i “Shqiponjave”, u përjashtua nga policia në 2023 appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Ky është ish-efektivi që u gjet i djegur brenda makinës në Llogara

By: Brisi
15 December 2025 at 19:50

Artjol Xhelo 32-vjeç, është ish-efektivi i cili u gjet i djegur brenda një makine, në Qafën e Llogarasë këtë të hënë. Raportohet se Xhelo është nga Ura Vajgurore e Beratit dhe në vitin 2023 ka dhënë dorëheqjen nga strukturat e Policisë. Ai u gjet i pajetë në sediljen e shoferit dhe paraprakisht dyshohet se ai […]

The post EMRI/ Ky është ish-efektivi që u gjet i djegur brenda makinës në Llogara appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Tiranë! Vetëvritet 33-vjeçari, hidhet nga ballkoni i banesës së tij

By: Ela
12 December 2025 at 12:44

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga ballkoni i banesës. Ngjarja ndodhi në rrugën “Bedri Karapici”. Policia njofton se, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B. B. Materialet […]

The post E rëndë në Tiranë! Vetëvritet 33-vjeçari, hidhet nga ballkoni i banesës së tij appeared first on BoldNews.al.

Në mungesë të fondeve, Kosova rrezikon shërbimin për parandalim të vetëvrasjeve

By: Elva
6 December 2025 at 20:06

E diel, 17 nëntor 2019. Kjo datë është gravuar në kujtesën e Bind Skejës, drejtuesit të “Linjës së Jetës”, qendrës telefonike për parandalim të vetëvrasjeve në Kosovë. Në atë datë, “Linja e Jetës” kishte marrë telefonatën e parë. Tani, gjashtë vjet më vonë, vullnetarët e angazhuar përgjigjen në qindra thirrje çdo muaj. “Fillimisht, kemi pasur […]

The post Në mungesë të fondeve, Kosova rrezikon shërbimin për parandalim të vetëvrasjeve appeared first on BoldNews.al.

Tragjike në Tiranë, 34-vjeçari dyshohet se i dha fund jetës me mjet prerës brenda në banesë

2 December 2025 at 14:15


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Bedri Karapici” nën Tiranë, ku një 34-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij.

Sipas policisë, dyshohet se viktima i ka dhënë fund jetës duke përdorur një mjet prerës.

Forcat e rendit po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e motivit të kësaj veprimi tragjik, raporton tch.

Dyshohet se ka konsumuar medikamente bujqësore, humb jetën 36-vjeçari në Vlorë

By: Elva
19 November 2025 at 16:19

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Sherishtë të Vlorës, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente bujqësore. Sipas Policisë së Vlorës, ngjarja ka ndodhur më 18 nëntor 2025. Shtetasi A. S., 36 vjeç, u dërgua me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, por pavarësisht ndërhyrjes së stafit mjekësor, […]

The post Dyshohet se ka konsumuar medikamente bujqësore, humb jetën 36-vjeçari në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Ishte në “Airbnb” me nje greke, humb jetën 26-vjeçari shqiptar në Selanik

By: Brisi
5 November 2025 at 09:32

Një 26-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar (4 nëntor), në një apartament të tipit ‘Airbnb’ në qendër të Selanikut. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën Dodekanisou ku 26-vjeçari ndodhej në apartament me një 29-vjeçare me origjinë greke. Raportohet se ka qënë kjo e fundit ajo e cila ka […]

The post Ishte në “Airbnb” me nje greke, humb jetën 26-vjeçari shqiptar në Selanik appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Tiranë, babai i tre fëmijëve i jep fund jetës, hidhet nga pallati

By: Brisi
5 November 2025 at 08:36

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Laprakës në Tiranë. Një banor i zonës i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga pallati ku banonte. Nuk dihet ende se çfarë e ka detyruar viktimën të marrë këtë akt ekstrem, sakaq mësohet se ai ishte baba […]

The post E rëndë në Tiranë, babai i tre fëmijëve i jep fund jetës, hidhet nga pallati appeared first on BoldNews.al.

Vuante nga probleme të shëndetit mendor, 51-vjeçari në Vlorë vret veten me thikë brenda banesës

3 November 2025 at 15:24


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 1 nëntor 2025 në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë.

Shtetasi G. M., 51 vjeç, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka humbur jetën pasi u vetëdëmtua me thikë brenda banesës së tij.

Autoritetet kanë marrë në referim materialet përkatëse nga specialistët dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. /Tch/

39-vjeçari në Pogradec gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë, dyshohet për vetëvrasje

By: armand
31 October 2025 at 16:05

Një 39-vjeçar në fshatin Mëmëlisht të Pogradecit është gjendur i vdekur nga familjarët. Sipas burimeve, familjarët dyshojnë se 39-vjeçari ka kryer akt vetëvrasjeje. Autoritetet ndodhen në vendngjarje për hetime të mëtejshme. Informacion paraprak: Rreth orës 15:20, në fshatin Mëmëlisht, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasi T. Xh., 39 vjeç, […]

The post 39-vjeçari në Pogradec gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë, dyshohet për vetëvrasje appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Elbasan! 58-vjeçarja konsumon acid në gjendje të rënduar psikologjike, ndërron jetë

By: Ela
31 October 2025 at 13:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një grua 58-vjeçare ka humbur jetën pasi ka konsumuar acid (detergjent), dyshohet në kushte të rënduara psikologjike. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur shtetasja N. Ll., 58 vjeçe, u dërgua me urgjencë për mjekim në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Pavarësisht ndihmës së dhënë nga […]

The post E rëndë në Elbasan! 58-vjeçarja konsumon acid në gjendje të rënduar psikologjike, ndërron jetë appeared first on BoldNews.al.

Studimi: Mbi 1 milion përdorues të ChatGpt shprehin tendenca vetëvrasëse

By: Ela
28 October 2025 at 09:04

Mbi një milion përdorues të ChatGPT dërgojnë çdo javë mesazhe që tregojnë qëllime ose plane të qarta vetëvrasëse, sipas një hulumtimi të ri të publikuar nga OpenAI. Sipas raportit, rreth 0.07% e përdoruesve aktivë në një javë të caktuar tregojnë gjithashtu shenja të mundshme të çrregullimeve mendore, përfshirë psikozën ose maninë. Të dhënat publikohen në […]

The post Studimi: Mbi 1 milion përdorues të ChatGpt shprehin tendenca vetëvrasëse appeared first on BoldNews.al.

Inteligjenca artificiale është e rrezikshme dhe duhet të rregullohet

27 October 2025 at 16:34


Burimi: The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Fuqia pa përgjegjësi është “privilegji i lavires”, ka thënë Rudyard Kipling, një thënie të cilën kushëriri i tij, Stanley Baldwin, do ta përdorte më vonë për të përshkruar baronët e shtypit. Sot ajo përmbledh në mënyrë të përsosur sjelljen e gjigantëve amerikanë të teknologjisë, të cilët ushtrojnë pushtet global, por e shohin llogaridhënien si telash.

Kjo duket qartë në tragjedinë e Adam Raineit, një djalë 16-vjeçar nga Kalifornia, i cili vdiq nga vetëvrasja pas përdorimit të tepruar të ChatGPT-së - çetbotit të njohur të inteligjencës artificiale [IA] nga OpenAI.

Jay Edelson, avokati i familjes së Adamit, i tha ditores The Guardian: “Pjesa më tronditëse e çështjes ishte kur Adami tha: ‘Dua të lë një litar të varur që dikush ta gjejë dhe të më ndalojë’, dhe ChatGPT i tha: ‘Mos e bëj këtë, thjesht fol me mua’. Kjo është ajo që do t’i tregojmë jurisë”.

Është një histori tronditëse.

Siç shpjegon padia e paraqitur nga familja, ChatGPT “po funksiononte saktësisht ashtu siç ishte projektuar: të inkurajonte dhe të vlerësonte vazhdimisht gjithçka që shprehte Adami, përfshirë edhe mendimet e tij më të dëmshme dhe vetëshkatërruese, në një mënyrë që ndihej thellësisht personale”.

Të zbutësh një çetbot nuk është e lehtë, por është plotësisht e mundur të parandalosh atë që të bëjë gjëra të caktuara.

“Ata [OpenAI] e dinë si t’i ndalojnë gjërat”, thotë Edelson. “Nëse kërkon materiale me të drejta autori, ata thonë jo. Nëse kërkon gjëra që janë politikisht të papranueshme, ata thonë jo edhe për ato. Nuk mund të diskutosh dhe nuk mund ta anashkalosh, dhe kjo është në rregull. Ideja që ata e bëjnë këtë për politikë, por jo kur është fjala për vetëdëmtim, kjo thjesht është çmenduri”.

Familja pretendon se OpenAI qëllimisht ka hequr “pararojat” që parandalonin diskutimin mbi vetëvrasjen dhe vetëdëmtimin. Kjo thuhet se është bërë për të rritur ndërveprimin e përdoruesve me çetbotin.

Kur OpenAI i zbuti veçoritë e sigurisë, duke lejuar diskutimin mbi vetëdëmtimin, volumi dhe intensiteti i bisedave midis ChatGPT-së dhe Adam Raineit u rritën ndjeshëm, argumentojnë avokatët e familjes.

OpenAI është shndërruar nga një laborator kërkimor jofitimprurës në një kompani private dhe tani është startapi më i vlefshëm në botë, me vlerë prej rreth 500 miliardë dollarë - edhe pse nuk është i listuar publikisht. Tani OpenAI konsiderohet “shumë i madh për të dështuar”. Pjesa më e madhe e rritjes së fundit në tregjet e aksioneve i atribuohet zhurmës rreth IA-së.

Duhet shtruar pyetja se kush është përgjegjës? Teksa kritikët e Aktit për Sigurinë në Internet argumentojnë se përbën kërcënim për lirinë e fjalës, ai gjithsesi përfaqëson një mjet të fuqishëm për të mbajtur në përgjegjësi kompanitë amerikane të teknologjisë. Baronët e IA-së dhe aleatët e tyre politikë - përfshirë Donald Trumpin - duan ta heqin plotësisht, por duhet të mendojmë dy herë përpara se të heqim dorë nga një mjet kaq i vlefshëm.

Kjo është hera e tretë që njerëzimi nxiton të krijojë inteligjencë artificiale. Këtë herë, nxitimi po lë pas viktima reale. Ne në Britani nuk duhet të lejojmë që teknologjia e tillë të veprojë pa mbikëqyrje qeveritare dhe duhet të kërkojmë që ata që janë në krye të saj të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre. /Telegrafi/

E rëndë në Cakran! Vetëvritet me armë gjahu një person

By: Ela
27 October 2025 at 14:37

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Cakran të Fierit. Policia bën me dije se rreth orës 13:20, në ambientet e magazinës pranë banesës, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi Sh. S., 59 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të rastit.

The post E rëndë në Cakran! Vetëvritet me armë gjahu një person appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Korçë, një person hidhet nga kati i katërt i pallatit, humb jetën

By: gaze tare
19 October 2025 at 10:55

Një ngjarje e rëndë është registruar këtë të dielë në qytetin e Korçës, ku një 70-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Sipas informacioneve paraprake, i moshuari është hedhur nga kati i katërt i një pallati, duke gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur reth orëve të paradites ne një lagje te qytetit, ndersa dëshmimtarë nga vendngjarja raportojnë se burri është ngjitur në katin e katërt të një pallati dhe është hedhur nga ballkoni i korridorit. Ai nuk rezulton të jetë banor i ndërtesës dhe as i zonës perreth, çka e bën edhe më të paqartë motivin qe e ka çuar drejt ketij akti ekstrem.

Policia dhe grupi hetimor mbërriten menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore.

Autoritetet janë duke punuar për identifikimin e plotë të viktimës dhe po punojnë për të kuptuar nëse ai ka pasur probleme të mëparshme shëndetësore, familjare apo psikologjike që mund ta kenë shtyrë drejt këtij vendimi fatal.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje tek banorët e zonës, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë informacion mbi këtë rast.

The post E rëndë në Korçë, një person hidhet nga kati i katërt i pallatit, humb jetën appeared first on iconstyle.al.

❌
❌