Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 9 February 2026Main stream

Ermal Mamaqi: Humori im lindi nga dhimbja në familje, bëja humor për të qetësuar gjakrat

9 February 2026 at 17:36


Ermal Mamaqi ka ndarë një rrëfim personal në “Grida Duma Podcast”, ku tregon se humori që e ka bërë një nga figurat më të dashur për publikun shqiptar, ka lindur nga një nevojë e hershme për të sjellë paqe brenda familjes.

“Në fakt humori kjo aftësi e imja ka lindur nga një nevojë që unë kam pasur për ë si të thuash për të krijuar paqe në familjen time. Domethënë është e dhimbshme kur e dëgjon ose po ta kuptosh që këtë aftësi unë e kam zhvilluar si një nevojë për të ulur gjakrat. Kishte konflikte? Ka pasur ë si çdo familje shqiptare”, tha Mamaqi.

Aktori dhe moderatori i njohur rrëfeu se aftësinë për të bërë humor e ka përdorur shpesh për të ulur tensionet dhe për të qetësuar situata të vështira.

Foto: YouTube

“Biles kur me këtë nivel që jemi duke jetuar jetën tani, unë i marr ato prindërit e mi, i them ore si s’jeni ndarë ju deri tashi hallall domethënë ose tani e përdor si me humor, zihen për shembull të dy, se janë në një moshë që si i them unë si Tomi dhe Xherri edhe zihen të dy i them unë divorcin direkt ja u paguaj unë njëri të mbajë shtëpinë tjetrin ja paguaj unë qiranë gjithë jetën divorcin”, tregoi mes tjerash.

Mamaqi ka folur edhe për marrëdhënien me fëmijët e tij, si baba i një djali dhe një vajze.

I njëjti zbuloi shumë gjëra si nga karriera profesionale ashtu edhe nga ajo personale. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Habit Ermal Mamaqi: I kam dhënë kredi djalit tim 13-vjeç

By: M C
8 February 2026 at 23:20

“I kam dhënë kredi djalit tim 13-vjeçar me 10% interes.” Kështu u shpreh Ermal Mamaqi gjatë një interviste në Grida Duma Podcast, ku foli për mënyrën si i edukon fëmijët për raportin me paratë dhe përgjegjësinë financiare.

Mamaqi tregoi se në familjen e tij shmangen shprehje si “nuk kemi lekë” apo “nuk e përballojmë dot”.

Sipas tij, edhe kur një gjë nuk është e përballueshme në atë moment, fëmijët nxiten të mendojnë se si mund të gjejnë zgjidhje për ta arritur.

Në bisedë, Mamaqi ndau edhe një episod kur djali i tij kërkonte një pajisje që kushtonte rreth 500 euro.

“Nuk i dilnin lekët dhe një ditë më thotë: e gjeta zgjidhjen, duhet të më japësh kredi. Bëmë llogaritë dhe i thashë: nuk do më kthesh 500, por 550, me 10% interes, si në bankë. Filloi të thoshte duhet të punoj më shumë sepse kam kredi. Ishte hera e parë që kuptoi përgjegjësinë financiare”, u shpreh ai.

Ai shpjegoi se i motivon fëmijët financiarisht për leximin dhe angazhimet në shtëpi.

Për çdo libër të lexuar apo detyrë të përmbushur, ata marrin një shumë të caktuar, të cilën mund ta kursejnë dhe ta përdorin sipas dëshirës.

The post Habit Ermal Mamaqi: I kam dhënë kredi djalit tim 13-vjeç appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Habit Ermal Mamaqi: I kam dhënë kredi djalit tim 13-vjeç

By: Elva
8 February 2026 at 20:52

“I kam dhënë kredi djalit tim 13-vjeçar me 10% interes.” Kështu u shpreh Ermal Mamaqi gjatë një interviste në Grida Duma Podcast, ku foli për mënyrën si i edukon fëmijët për raportin me paratë dhe përgjegjësinë financiare. Mamaqi tregoi se në familjen e tij shmangen shprehje si “nuk kemi lekë” apo “nuk e përballojmë dot”. […]

The post Habit Ermal Mamaqi: I kam dhënë kredi djalit tim 13-vjeç appeared first on BoldNews.al.

Rrëfimi ndryshe i Ermal Mamaqit: Aftësia ime e humorit, ka lindur për të shuar konfliktet në familjen time

By: M C
8 February 2026 at 21:14

Aktori i njohur shqiptar Ermal Mamaqi ka bërë një rrëfim ndryshe për sa i përket jetës së tij personale, ku ka treguar detaje nga jeta e tij në fëmijëri.

I ftuar në “Grida Duma Podcast”, Ermal Mamaqi ka zbuluar se humori ka lindur nga një nevojë e hershme për të sjellë paqe brenda familjes.

“Në fakt humori kjo aftësi e imja ka lindur nga një nevojë që unë kam pasur për ë si të thuash për të krijuar paqe në familjen time. Domethënë është e dhimbshme kur e dëgjon ose po ta kuptosh që këtë aftësi unë e kam zhvilluar si një nevojë për të ulur gjakrat. Kishte konflikte? Ka pasur ë si çdo familje shqiptare”, tha Mamaqi.

Moderatori rrëfeu se aftësinë për të bërë humor e ka përdorur shpesh për të ulur tensionet dhe për të qetësuar situata të vështira mes prindwrve.

“Biles kur me këtë nivel që jemi duke jetuar jetën tani, unë i marr ato prindërit e mi, i them ore si s’jeni ndarë ju deri tashi hallall domethënë ose tani e përdor si me humor, zihen për shembull të dy, se janë në një moshë që si i them unë si Tomi dhe Xherri edhe zihen të dy i them unë divorcin direkt ja u paguaj unë njëri të mbajë shtëpinë tjetrin ja paguaj unë qiranë gjithë jetën divorcin”, deklaroi aktori.

The post Rrëfimi ndryshe i Ermal Mamaqit: Aftësia ime e humorit, ka lindur për të shuar konfliktet në familjen time appeared first on Albeu.com.

Motivim me para në dorë/ Pikëpyetjet që ngre aktiviteti i Ermal Mamaqit në zemër të Tiranës!

By: armand
7 December 2025 at 19:19

Së fundmi, qeveria shqiptare i ka hapur luftë frontale informalitetit. Biznese të mëdha e të vogla po hyjnë gjithnjë e më shumë në një sitë të imët, për t’u vënë në darën e ligjit çdo shkelje, sado e vogël të jetë. Por krahas bizneseve të shënjestruara nga qeveria, me të cilat përballemi në përditshmëri, vitet […]

The post Motivim me para në dorë/ Pikëpyetjet që ngre aktiviteti i Ermal Mamaqit në zemër të Tiranës! appeared first on BoldNews.al.

Skandal fiskal? Trajnimet motivuese të Ermal Mamaqit marrin pagesa me zarf, pa faturë

By: gaze tare
7 December 2025 at 19:57

Një video e publikuar nga emisioni “Piranjat” ka hapur debate të forta mbi mënyrën e faturimit në aktivitetet e motivuesit Ermal Mamaqi. Pamjet tregojnë se gjatë eventit të tij të fundit në Pallatin e Kongreseve, një pjesë e pagesave të pjesëmarrësve janë marrë në dorë, në zarfa, pa u shoqëruar me faturë apo kupon tatimor.

Sipas raportimit, pjesëmarrja në trajnime kushton mbi 100 euro për person, por në sportelin e aktivitetit shihen zarfa të mbushur me para të dorëzuar nga pjesëmarrësit. Vajza që qëndron pas sportelit, e regjistruar në video, deklaron se pagesat “cash” janë një praktikë e zakonshme në këto aktivitete dhe se shpesh nuk lëshohet asnjë faturë tatimore.

Aktiviteti është zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, në zemër të Tiranës, një nga hapësirat më prestigjioze për evente zyrtare dhe kulturore. Pavarësisht kësaj, mesa duket, vendndodhja nuk ka ndikuar që procesi i faturimit të kryhet sipas rregullave fiskale.

Rasti vjen në një moment të ndjeshëm, ku qeveria ka paralajmëruar kontrolle të ashpra dhe gjoba të rënda për bizneset që shmangin detyrimet tatimore. Shqetësimi i ngritur nga videoja është se një figurë publike, që organizon evente me qindra pjesëmarrës dhe me çmime të larta, nuk po i nënshtrohet të njëjtave standarde fiskale që po kërkohen me forcë nga bizneset e tjera.

Biseda mes gazetares së infiltruar dhe vajzës në sportel

Sportelistja: Do të paguash për një?

Gazetarja: Po, ka pasur shumë si puna ime me lekë në dorë

Sportelistja: Plot, ja shiko zarfin…

Gazetarja: Plot qenka…

The post Skandal fiskal? Trajnimet motivuese të Ermal Mamaqit marrin pagesa me zarf, pa faturë appeared first on iconstyle.al.

Ermal Mamaqi sqaron përplasjen me Ema Andrean: Nëse është ndjerë e ofenduar i kërkoj ndjesë!

By: gaze tare
14 November 2025 at 16:24

Aktori Ermal Mamaqi, në një lidhje direkte për emisionin “Shqipëria Live”, komentoi polemikat e lindura pas debatit me aktoren Ema Andrea në “Goca dhe Gra”. Mamaqi theksoi se nuk ka pasur asnjëherë qëllim ta ofendojë Andrean dhe i kërkoi ndjesë nëse pa dashje e ka lënduar.

Ai foli edhe për shprehjen “Mu prish gjiza”, të cilën e përdori në një video në rrjetet sociale, pas lajmeve që pretendonin se ishte refuzuar nga aktorja. Mamaqi shpjegoi se fraza ishte pjesë e humorit të tij dhe e stilit që e karakterizon si komedian, pa asnjë tendencë për ofendim.

“Nëse Ema është ndjerë e ofenduar, megjithëse ne u takuam me pas edhe u ndamë shume miqësish, nëse është ndjerë e ofenduar nga kjo fagmë, nga kjo herezi që unë kam bërë i kërkoj vërtet ndjesë sepse sinqerisht nuk mendojë që Ema ka nevojë për ndihmë, kjo është pak por e sigurt.

Për punën e gjizës, kjo është një gjë tjetër lidhet me pjesën time si komik sepse është një gjë që më karakterizon dhe nuk do doja ta lija pa e përmendur edhe këtë. Kjo pjesa që unë bëjë vazhdimisht nëse e keni vënë re, si të thuash bëjë një formë marketingu me humor edhe tregojë atë anën time humoristike, që është shumë e fortë edhe nuk rri dot pa e bërë, por edhe nga ana tjetër i kthej përgjigje njerëzve që u shqetësuan kaq shumë  për refuzimin sikur të kishte ndodhur ndonjë gjë… do bjeri qeveria nëse s’do vij Ema, kjo ishte për humor”, u shpreh Ermal Mamaqi.

 

The post Ermal Mamaqi sqaron përplasjen me Ema Andrean: Nëse është ndjerë e ofenduar i kërkoj ndjesë! appeared first on iconstyle.al.

E refuzoi për në trajnim, Ermal Mamaqi reagon pas deklaratës që bëri bujë të aktores Ema Andrea

13 November 2025 at 18:41


Ermal Mamaqi ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”, ku rrëfeu për aktivitetet dhe projektet e tij të fundit.

Gjatë bisedës, komediani shqiptar e ftoi aktoren Ema Andrea të merrte pjesë në një nga trajnimet që ai organizon.

Panelistja Ema Andrea, megjithatë, refuzoi ftesën, duke argumentuar se kishte angazhime të tjera më të rëndësishme.

- YouTube www.youtube.com

Refuzimi i saj nuk kaloi pa u vënë re nga publiku dhe mediat.

Ky episod u bë lajm i ditës, me shumë portale që raportuan mbi ftesën dhe refuzimin e saj, duke e bërë këtë situatë një temë të nxehtë në rrjetet sociale.

Mamaqi reagoi më pas përmes një videoje në TikTok, ku theksoi se nuk kishte asnjë problem me vendimin e aktores.

Ai shtoi se ka shumë miq të ngushtë që gjithashtu nuk kanë marrë pjesë në trajnimet e tij, teksa e ka kaluar situatën me qetësi dhe humor.

Pavarësisht bujës në media, Ermali duket se ka marrë gjithçka me sportivitet, duke treguar se për të më e rëndësishme është puna dhe pasioni për trajnimet dhe projektet që organizon. /Telegrafi/

@ermalmamaqiofficial Ema ma theve zemrën...po unë përsëri të pres...😢
♬ original sound - Ermal Mamaqi

“Njerëzit që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë”, Ermal Mamaqi sqaron deklaratën virale

12 November 2025 at 11:03


Aktori i njohur shqiptar, Ermal Mamaqi, ka sqaruar së fundmi në “Goca dhe Gra” deklaratat e dhëna pak ditë më parë në “Top Albania Radio”, mbi konceptin e varfërisë.

Sipas tij, ata që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë bazuar në zgjedhjet që ata kanë bërë me jetën.

“Kush punon 12 orë nuk është i varfër. Unë i referohen disa forma të ndryshme të dembelizmit. Nëse je dembel 40 vjeç ti e meriton atë status që ke. Për mua varfëria më e madhe nuk është pjesë e financave. I varfër quhesh kur nuk mbyll dot shpenzimet minimale. Fjala e meriton ka dy kuptime, e para askush nuk e meriton të jetë i varfër nga pikëpamja njerëzore, por nga ana tjetër janë ata që kanë zgjedhur, dhe si pasojë e atyre ti merr atë që ke programuar dhe planifikuar”, u shpreh ai.

Foto: YouTube

Komediani e prezantuesi ka bërë edhe një thirrje për ata që pak më lartë i quajti dembël, sepse sipas tij shumë shpejt mund të zëvendësohemi nga robotët dhe mund të vlejmë më pak se sa vlenim një ditë më parë.

“Çohu edhe bëjë diçka sepse shumë shpejt robotët do vinë dhe do na zënë vendin. Ne marrim atë që tolerojmë. Nëse je në këtë pikë që ke bërë një vlerësim dhe diçka nuk shkon duhet të ndryshon diçka”.

“0 based thinking, pra të menduarit nga 0. Duke dikur këtë që di a do e bëja më këtë që po bëjë?”, theksoi ndër tjerash. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Njerëzit që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë, Ermal Mamaqit: Çohu dhe bëj diçka, sepse shumë shpejt…

By: V K
12 November 2025 at 08:04

Mbrëmjen e djeshme, aktori i njohur Ermal Mamaqi, ka sqaruar deklaratat e dhëna pak ditë më parë në ‘Top Albania Radio’, ku foli mbi konceptin e varfërisë.

Sipas tij, ata që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë bazuar në zgjedhjet që ata kanë bërë me jetën.

“Kush punon 12 orë nuk është i varfër. Unë i referohen disa forma të ndryshme të dembelizmit. Nëse je dembel 40 vjeç ti e meriton atë status që ke. Për mua varfëria më e madhe nuk është pjesë e financave.

I varfër quhesh kur nuk mbyll dot shpenzimet minimale. Fjala e meriton ka 2 kuptime, e para askush nuk e meriton të jetë i varfër nga pikëpamja njerëzore, por nga ana tjetër janë ata që kanë zgjedhur, dhe si pasojë e atyre ti merr atë që ke programuar dhe planifikuar”, u shpreh Mamaqi.

Aktori ka bërë edhe një ‘thirrje’ për ata që pak më lartë i quajti dembelë, sepse sipas tij, shumë shpejt ne mund të zëvendësohemi nga robotët dhe mund të vlejmë më pak se sa vlenim një ditë më parë.

Çohu edhe bëjë diçka sepse shumë shpejt robotët do vinë dhe do na zënë vendin. Ne marrim atë që tolerojmë. Nëse je në këtë pikë që ke bërë një vlerësim dhe diçka nuk shkon duhet të ndryshon diçka.

“0 based thinking”, pra të menduarit nga 0. Duke dikur këtë që di a do e bëja më këtë që po bëjë”? – tha ai.

The post Njerëzit që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë, Ermal Mamaqit: Çohu dhe bëj diçka, sepse shumë shpejt… appeared first on Albeu.com.

”Njerëzit që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë”, Ermal Mamaqi: Çohu dhe bëj diçka

By: redi
11 November 2025 at 22:00

Ermal Mamaqi ka sqaruar deklaratat e dhëna pak ditë më parë, ku foli mbi konceptin e varfërisë. Sipas tij, ata që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë bazuar në zgjedhjet që ata kanë bërë me jetën. ”Kush punon 12 orë nuk është i varfër. Unë i referohen disa forma të ndryshme të dembelizmit. Nëse je dembel 40 vjeç ti e meriton atë status që ke. Për mua varfëria më e madhe nuk është pjesë e…

Source

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”/ Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

By: gaze tare
11 November 2025 at 22:36

Në puntatën e radhës së emisionit “Goca dhe Gra”, një moment mori vëmendjen e të pranishmëve, kur gjatë bisedës në studio u prek tema e trajnimeve motivuese që organizon Ermal Mamaqi.

Teksa po shpjegonte formatin e seminarit që do të zhvillojë këtë fundjavë, Mamaqi u shpreh se ky trajnim synon t’u tregojë pjesëmarrësve mënyra për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe marrëdhënien e tyre me veten, duke shtuar se në të marrin pjesë personazhe të njohur publikë.

“Të shtunë dhe të diel kam një trajnim. Vijnë shumë personazhe VIP. Do më dëgjosh dy ditë dhe unë do të tregoj se çfarë mund të bësh më mirë me jetën tënde,” tha ai, duke ia drejtuar ftesën edhe aktores së mirënjohur Ema Andrea, e cila ndodhej në panel.

Por Ema zgjodhi t’i përgjigjej hapur dhe pa e zbutur tonin:

“Me thënë të drejtën, tani e kuptova pse je në këtë situatë, ku je i bindur se çdo gjë që thua do t’u shërbejë të gjithëve. Çfarë bëj në jetë e kam zgjedhur vetë, dhe jam e suksesshme me këtë që kam zgjedhur. Kam gjëra më të rëndësishme për të bërë.”

Deklarata e saj krijoi një moment reflektimi në studio, duke nxitur panelin të ndërhyjë për ta zhvendosur bisedën në argumentet mbi mënyrat e ndryshme të qasjes ndaj zhvillimit personal.

The post “Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”/ Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit appeared first on iconstyle.al.

“Njerëzit që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë”/ Ermal Mamaqi i qëndron ende kësaj deklarate?

By: gaze tare
11 November 2025 at 22:09

Ermal Mamaqi, ka sqaruar mbrëmjen e sotme deklaratat e dhëna pak ditë më parë në ‘Top Albania Radio’ ku foli mbi konceptin e varfërisë. Sipas tij, ata që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë bazuar në zgjedhjet që ata kanë bërë me jetën.

“Kush punon 12 orë nuk është i varfër. Unë i referohen disa forma të ndryshme të dembelizmit. Nëse je dembel 40 vjeç ti e meriton atë status që ke. Për mua varfëria më e madhe nuk është pjesë e financave. I varfër quhesh kur nuk mbyll dot shpenzimet minimale. Fjala e meriton ka 2 kuptime, e para askush nuk e meriton të jetë i varfër nga pikëpamja njerëzore, por nga ana tjetër janë ata që kanë zgjedhur, dhe si pasojë e atyre ti merr atë që ke programuar dhe planifikuar”, u shpreh Mamaqi.

Aktori ka bërë edhe një ‘thirrje’ për ata që pak më lartë i quajti dembël, sepse sipas tij shumë shpejt ne mund të zëvendësohemi nga robotët dhe mund të vlejmë më pak se sa vlenim një ditë më parë.

‘Çohu edhe bëjë diçka sepse shumë shpejt robotët do vinë dhe do na zënë vendin. Ne marrim atë që tolerojmë. Nëse je në këtë pikë që ke bërë një vlerësim dhe diçka nuk shkon duhet të ndryshon diçka. “0 based thinking”, pra të menduarit nga 0. Duke dikur këtë që di a do e bëja më këtë që po bëjë?”, tha ai.

The post “Njerëzit që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë”/ Ermal Mamaqi i qëndron ende kësaj deklarate? appeared first on iconstyle.al.

Dikur “nuk shihej me sy”, sot Ermal Mamaqi thotë: Më mirë t’i fshish lotët me 500 euro në Ferrari, sesa me biletën e autobusit

By: M C
2 November 2025 at 19:27

Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi së fundmi është bërë viral nga një deklaratë e dhënë në një intervistë për Ronaldo Sharken. Teksa temë diskutimi ishte suksesi në jetë, karriera dhe puna, Mamaqi në fund tha se paraja është diçka e madhe në jetë që të ndryshon.

Ronaldo Sharka i kujtoi Mamaqit daljet e tij të para në skenë, kohë kur me Ermali është njohur me Amarda Toskën.

“Ti nuk je i shëmtuar, ti je thjesht i varfër. Në fillim në Portokalli nuk shiheshe me sy”.

“E di (qesh). Unë nuk e kuptoj Amin”, tha Ermal Mamaqi.

Sharka vijoi me humor:

“Nuk e di si u dashurua me ty, ndoshta ta ka ndierë energjinë që në atë kohë. Tani je tjetër njeri komplet. Paraja të bën të bukur”, tha Sharka.

“Po, të bën. Dhe siç e themi shpesh, është më mirë t’i fshish lotët me 500 euro nga sedilia e një Ferrari, se sa me biletën e autobusit.”

The post Dikur “nuk shihej me sy”, sot Ermal Mamaqi thotë: Më mirë t’i fshish lotët me 500 euro në Ferrari, sesa me biletën e autobusit appeared first on Albeu.com.

Ermal Mamaqi: Është më mirë t’i fshish lotët me 500 euro në Ferrari, sesa me biletën e autobusit

By: gaze tare
2 November 2025 at 15:31

Aktori Ermal Mamaqi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me moderatorin Ronaldo Sharka, ku zhvilloi një bisedë plot humor, reflektim dhe sinqeritet rreth karrierës, jetës personale dhe rrugëtimit drejt suksesit. Në një intervistë pa filtra, aktori Ermal Mamaqi foli për ndryshimet që ka përjetuar gjatë viteve, duke prekur edhe temën e pasurisë dhe suksesit në jetën e tij.

Gjatë bisedës, Ronaldo Sharka solli në vëmendje një shprehje të njohur nga rrjetet sociale:

“Ti nuk je i shëmtuar, ti je thjesht i varfër,”-duke i kujtuar aktorit daljet e tij të para në spektaklin “Portokalli”, kur sipas moderatorit, “nuk shiheshe me sy”.

Mamaqi e pranoi me sportivitet dhe të qeshura, duke thënë:

“E di (qesh). Unë nuk e kuptoj Amin.”

Sharka vijoi me humor:

“Nuk e di si u dashurua me ty, ndoshta ta ka ndierë energjinë që në atë kohë. Tani je tjetër njeri komplet. Paraja të bën të bukur.”- tha ai.

Në përgjigje, Ermal Mamaqi e pranoi me një batutë që menjëherë u bë virale në rrjetet sociale:

“Po, të bën. Dhe siç e themi shpesh, është më mirë t’i fshish lotët me 500 euro nga sedilia e një Ferrari, se sa me biletën e autobusit.”

The post Ermal Mamaqi: Është më mirë t’i fshish lotët me 500 euro në Ferrari, sesa me biletën e autobusit appeared first on iconstyle.al.

Ermal Mamaqi: Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të varfër

By: gaze tare
2 November 2025 at 13:41

Aktori, producenti dhe sipërmarrësi i njohur Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ka zhvilluar një bisedë me moderatorin Ronaldo Sharka, duke folur për biznesin, karrierën dhe filozofinë e tij të jetës. Si gjithmonë, Mamaqi nuk i ka kursyer fjalët dhe ka folur hapur për mënyrën se si ai e sheh suksesin dhe dështimin personal.

Në një moment të intervistës, Sharka e pyeti drejtpërdrejt:

“Nëse dikush është në të 40-at e tij dhe është ende i varfër, a e meriton që të jetë i varfër?”

Pa u menduar gjatë, Ermal Mamaqi dha një përgjigje që ndezi diskutime:

“Unë di këtë gjë, nuk ka rëndësi nëse je në të 40-at apo të 60-at, nuk ka rëndësi. Unë besoj që ke kohë gjithmonë dhe nëse e meriton apo jo të jesh ashtu siç je, besimi im është që po, e meriton. Ne meritojmë shokët që kemi, ne meritojmë qeverinë që kemi, punën që kemi.”

Ai shtoi se gjithçka që ndodh në jetën tonë është pasojë e asaj që ne tolerojmë apo pranojmë:

“Ne marrim atë që tolerojmë. Ti e toleron shefin të sillet keq, ajo që merr është kjo. Ti toleron gruan ose burrin që të sillet ashtu, ajo që do marrësh është kjo. Ti toleron veten tënde të hash një tortë, ajo që do marrësh është kalori. Kështu që po, secili e meriton dhe është aty ku është, si pasojë e asaj që ka toleruar.”

Deklarata e Mamaqit është bërë menjëherë virale në rrjete sociale, duke nxitur debat të gjerë mes ndjekësve: disa e kanë vlerësuar për sinqeritetin dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të të menduarit, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar të ashpër ndaj realitetit që përballin shumë njerëz.

The post Ermal Mamaqi: Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të varfër appeared first on iconstyle.al.

Ermal Mamaqi: Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të varfër!

1 November 2025 at 10:49


Në një bisedë pa filtra në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, aktori dhe producenti i njohur Ermal Mamaqi ka ndarë mendimet e tij mbi jetën, karrierën dhe përgjegjësitë personale.

Mamaqi ka folur mbi konceptin e meritës dhe pasojat e zgjedhjeve që bëjmë në jetë, duke theksuar se ajo që përjetojmë shpesh është pasojë e asaj që pranojmë ose tolerojmë:

“Nëse dikush është në të 40-at e tij dhe është ende i varfër, a e meriton që të jetë i varfër? Unë besoj se po, e meriton. Ne meritojmë shokët që kemi, qeverinë që kemi, punën që kemi. Marrim atë që tolerojmë. Ti e toleron shefin të sillet keq, ajo që merr është kjo. Ti toleron partnerin të sillet ashtu, ajo që merr është kjo. Ti toleron veten të hash një tortë, ajo që merr është kalori”.

- YouTube youtu.be

Mesazhi i tij është i qartë: jeta nuk është vetëm çështje rrethanash apo moshë, por edhe reflektim i zgjedhjeve tona dhe i kufijve që vendosim për veten dhe për të tjerët.

Ermal Mamaqi, i njohur për humorin dhe energjinë e tij pozitive, i fton të gjithë të marrin përgjegjësi për jetën e tyre dhe të kuptojnë se çdo gjë që tolerojmë ka pasoja, qofshin ato pozitive apo negative.

Ky reflektim i tij për jetën dhe suksesin, i dhënë në një intervistë të hapur, rikthen në vëmendje vizionin e tij për një jetë aktive dhe të ndërgjegjshme, ku çdo zgjedhje ka peshë. /Telegrafi/

Ermal Mamaqi: “Nëse ti nuk shitesh, ti nuk vlen!”

By: M C
9 July 2025 at 20:46

I ftuar në episodin e katërt të “Flet” me Ilnisa Agolli, aktori Ermal Mamaqi foli për vështirësitë e tij në rini.

Mamaqi tha se ka patur vështirësi pasi vinte nga një familje që nuk kishte shumë financa dhe se gjithmonë ka patur ëndërr të rrinte me “VIP-at” e klasës.

Pjesë nga intervista:

Ilnisa Agolli: Cilat kanë qenë vështirësitë e tua në rini?

Ermal Mamaqi: Një nga vështirësitë e mia të para, që lidhet me shkollën fillore, është që unë kam qenë një nga ata djemtë ‘loosers’ të klasës. Ndoshta dikujt tani duke parë tipin tim çapkën, mund të thotë që ky ka qenë kështu e ka qenë ashtu, por në fillimet e shkollës 8-vjeçare, unë kam qenë një nga ata djemtë që nuk kishim shumë financa. Vinim nga një familje intelektualësh, por me rroga shteti komunist. Kështu që e kam pasur ëndërr gjithmonë që të rrija me këto VIP-at e klasës.

Ilnisa Agolli: Ka figura publike që nuk e meritojnë fatin financiar që u ka rënë, që nuk kanë mundësi të mira. Çfarë u thua ti atyre?

Ermarl Mamaqi: Atëherë problemi më i madh ka qenë sistemi, nuk ka patur asnjë lloj strukture, asnjë lloj mundësie se ku ta shisje artin tënd ose gjënë tënde, por tani unë besoj se janë të gjitha mundësitë se si mësosh që të shesësh. Problemi më i madh që kanë disa artistë sot që vuajnë këtë lloj gjendje, është se besojnë që nuk duhet të shiten. Ka një hapësirë shumë të madhe që mund ta mbushim këtë fjalën, se çfarë do të thotë të shitesh, a është gjë e mirë apo e keqe. Por unë besoj se nëse ti nuk shitesh, do të thotë se ti nuk vlen.

Ilnisa Agolli: Kush janë kolegët e tu sot, janë aktorët, muzikantët apo biznesmenët?

Ermal Mamaqi: Padyshim që biznesmenët. Ka lloj-lloj biznesmenësh, por unë përzgjedh ata të cilët janë të fokusuar tek vlerat njerëzore, te rritja, te pozitiviteti, te energjia e mirë.

The post Ermal Mamaqi: “Nëse ti nuk shitesh, ti nuk vlen!” appeared first on Albeu.com.

“E ndjeva që po bie”/ Ermal Mamaqi rrëfen arsyen e largimit nga televizioni

9 July 2025 at 12:37

Ermal Mamaqi ka vendosur të flasë hapur për vendimin e tij për t’u tërhequr nga televizioni. I ftuar në emisionin “Flet”, ai tregoi për herë të parë arsyet që e çuan drejt këtij vendimi, duke pranuar se e ndjeu se ishte momenti për të mbyllur një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij.

“Mendoj që koha ime për atë lloj shoë kishte kaluar,”- tha Mamaqi, duke shtuar se kishte filluar të vërejë një rënie në performancën e tij.

“E di kur është momenti më i mirë për të mbyllur një bisedë? Kur është në kulmin e saj. E ndjeva që po shkoja poshtë dhe aty mbaroi.”

I njohur për transformimet e tij të shpeshta në karrierë, Mamaqi theksoi se nuk i mungon televizioni, sidomos tani që është i përfshirë në projekte të tjera dhe ka gjetur mënyra të tjera për të realizuar veten.

“Televizioni është një mashtrim i madh. Nuk më mungon. Kur e realizon veten në forma të tjera, nuk ndjen më mungesën e ekranit,” – u shpreh ai.

Megjithatë, për adhuruesit e tij ka ende vend për shpresë. I pyetur për një rikthim të mundshëm, Mamaqi nuk e përjashtoi mundësinë, por vuri një kusht të qartë:

“Më kanë ardhur disa oferta. I kam falënderuar, por nuk më kanë bindur. Nëse do të vinte një projekt ndryshe, sfidues, do ta pranoja me kënaqësi.”

The post “E ndjeva që po bie”/ Ermal Mamaqi rrëfen arsyen e largimit nga televizioni appeared first on Sot News | Lajme.

Ermal Mamaqi rrëfen arsyen e largimit nga televizioni: E ndjeva që po bie

By: gaze tare
9 July 2025 at 10:25

Ermal Mamaqi ka vendosur të flasë hapur për vendimin e tij për t’u tërhequr nga televizioni. I ftuar në emisionin “Flet”, ai tregoi për herë të parë arsyet që e çuan drejt këtij vendimi, duke pranuar se e ndjeu se ishte momenti për të mbyllur një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij.

“Mendoj që koha ime për atë lloj shoë kishte kaluar,”- tha Mamaqi, duke shtuar se kishte filluar të vërejë një rënie në performancën e tij.

“E di kur është momenti më i mirë për të mbyllur një bisedë? Kur është në kulmin e saj. E ndjeva që po shkoja poshtë dhe aty mbaroi.”

I njohur për transformimet e tij të shpeshta në karrierë, Mamaqi theksoi se nuk i mungon televizioni, sidomos tani që është i përfshirë në projekte të tjera dhe ka gjetur mënyra të tjera për të realizuar veten.

“Televizioni është një mashtrim i madh. Nuk më mungon. Kur e realizon veten në forma të tjera, nuk ndjen më mungesën e ekranit,” – u shpreh ai.

Megjithatë, për adhuruesit e tij ka ende vend për shpresë. I pyetur për një rikthim të mundshëm, Mamaqi nuk e përjashtoi mundësinë, por vuri një kusht të qartë:

“Më kanë ardhur disa oferta. I kam falënderuar, por nuk më kanë bindur. Nëse do të vinte një projekt ndryshe, sfidues, do ta pranoja me kënaqësi.”

The post Ermal Mamaqi rrëfen arsyen e largimit nga televizioni: E ndjeva që po bie appeared first on iconstyle.al.

❌
❌