Normal view
Lufta Rusi-Ukrainë/ Eksperti i sigurisë: Europa, përpjekje për të negociuar paqen
Eksperti i sigurisë Xhavit Shala tha në Real Story se Europa ka intensifikuar përpjekjet për negociata lidhur me luftën në Ukrainë, duke organizuar samite dhe duke kërkuar rol më aktiv në procesin diplomatik. Sipas tij, presidenti ukrainas dëshiron që Europa të jetë pjesë e drejtpërdrejtë e negociatave.
“Europa ka marrë disa lëvizje për negociata, ka mbajtur disa samite ku paraqiteshin propozime. Europa nuk ka qenë kundër pjesëmarrjes në negociata, por dëshiron ta marrë situatën në dorë. Është forcuar shumë besimi reciprok mes Zelenskyt dhe SHBA-së.
Edhe presidenti ukrainas e kërkon një bashkëbisedues, një negociator europian. Ka bërë edhe kritika për vajtjen në Moskë të të deleguarve të Trump-it dhe ai është i interesuar që Europa të jetë negociator. Kjo do të forconte edhe aleancën perëndimore. Gjermanët kanë caktuar një buxhet për ta bërë ushtrinë më të fortë, por kjo nuk do të thotë që Rusia mund ta ngrijë konfliktin dhe ta shpërthejë më vonë.”
Money Report me Genta Dobra, (12/05/2026)
Ora e Fundit me Emilian Islami (11/05/2026)
-
- Nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD për herë të parë nën 20%! PS ruan ritmin, por e ‘rrezikon’ një parti të re
Nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD për herë të parë nën 20%! PS ruan ritmin, por e ‘rrezikon’ një parti të re
Ka kaluar fiks 1 vit nga 11 maji, dhe nëse 1 vit më parë Berisha i solli PD një humbje historike, këtë vit po i sjell një rrjedhje historike.
Për herë të parë, PD bie nën 20% të mbështetjes, ndërsa PS e ngrire ne kuotën 44 përqind, dhe mbetet ende forcë e parë. Problemi i PS përfundimisht sot nuk është më PD, por mund te jete nesër me dikë tjetër. mbështetja që shqiptarët i japin një partie të re në 35%, që në fakt s’ka lindur ende, sepse ato që lindën para 1 viti, sot kanë rënë nën 1%. Një shifër që as Eduard Zaloshnja nuk e llogarit dot.
Aksidenti tragjik në Durrës/ A duhet ashpërsuar ligji? Ja opinioni i shqiptarëve
Në sondazhin e “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News qytetarët e Shqipërisë janë pyetur nëse duhet të ashpërsohet ligji për rregullat e qarkullimit rrugor. Sondazhi vjen pas Aksidentit tragjik të ndodhur javë më parë në qytetin e Durrësit ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe u plagos rëndë një tjetër, nga një shofer i dehur, problematik prej kohësh.
17.4% e shqiptarëve mendojnë që ligji duhet ashpërsuar, 9.7% mendojnë që ligji nuk ka nevojë që të ashpërsohet, por duhet të zbatohet me rigorozitet ligji ekzistues, kurse 72.9% mendojnë të dyja bashkë.
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Kampioni u kolaudua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.6%.
“Konflikti në Ukrainë, Rusia kërkon negociata”/ Qirjazi: Putin mund të jetë mes dy zjarresh…
Konflikti në Ukrainë vijon të mbetet një nga çështjet më të nxehta në arenën ndërkombëtare, ndërsa Rusia duket se po kërkon të forcojë pozitat e saj në tryezën e negociatave.
Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në emisionin War Report, deklaroi se Moska ndodhet aktualisht në kulmin e aftësisë së saj negociuese për të përcaktuar të ardhmen e konfliktit.
Sipas tij, Ukraina po fiton gjithnjë e më shumë epërsi në fushën e betejës, veçanërisht në taktikat e vogla ushtarake, ndërsa Rusia po përballet me vështirësi ekonomike dhe politike. Qirjazi theksoi se ulja e investimeve të huaja, bllokimi i aseteve dhe presioni ekonomik po e bëjnë situatën më të ndërlikuar për presidentin Vladimir Putin.
Ai shtoi gjithashtu se Rusia mund të gjendet mes dy presioneve të mëdha: negociatave ndërkombëtare dhe marrëdhënieve të mundshme me Donald Trump, ndërsa Europa kërkon që çdo marrëveshje të ketë legjitimitet sipas kushteve të saj.
“Rusia në këtë pikë është në kulmin e aftësisë së saj për të negociuar të ardhmen e këtij konflikti. Shikojmë gjithnjë dhe më shumë një epërsi më të madhe të Ukrainës në fushën e betejës, sidomos në taktikat e vogla.
Të gjitha këto avancime dhe problemet e Rusisë, ku norma e interesit është ulur, kapitali i ulët i investimeve të huaja ka rënë. Bllokimi i aseteve ka dhënë efektin e tyre. Gjithçka po bëhet më e vështirë për Putin. Rusia mund të jetë mes dy zjarresh, pakti që mund të ketë bërë me Trump në Alaskë dhe negociatat. Europa kërkon legjitimiteti në termat e saj”, u shpreh eksperti.
“Berisha nuk përfillet ndërkombëtarisht/ Kthupi: Në 8 protesta kombëtare ka promovuar vetëm dhunë
Avokati Rezart Kthupi, i ftuar në emisionin “Real Story”, deklaroi se dhuna në protestën e 8 majit është mjeti i vetëm i Sali Berishës për të thyer izolimin ndërkombëtar.
Sipas tij, opozita po tenton të gjejë një gjuhë komunikimi me europianët përmes tensioneve, pasi aktualisht nuk përfillet nga faktorët e huaj. Kthupi theksoi se tetë protestat e fundit kombëtare nuk kanë prodhuar asgjë në interes të popullit, përveç akteve të dhunshme të qëllimshme.
Ai argumentoi se qëllimi i këtyre tubimeve mbetet krijimi i skenave të dhunës për sa kohë kauza e tyre mbetet e papërfillshme. Në analizën e tij, kjo strategji tregon dëshpërimin e një lidershipi që kërkon vëmendje me çdo kusht.
“Unë mendoj që problemi i Berishës është pak më i thellë, prej kohësh tenton që të gjejë një gjuhë komunikimi dhe europianët. Berisha vetëm nëpërmjet dhunës pretendon që të hapë dritaren e komunikimit.
Për të dalë nga izolimi ai përdor dhunën, një opozitë e dhunshme. Berishën nuk e përfill askush ndërkombëtarësh. E vetmja gjë që kanë prodhuar tetë prostatat kombëtare të Berishës është vetëm dhuna, nuk ka pasur asnjë gjë në sensin e popullit. Ky është qëllimi, që të jemi të gatshëm të kemi një protestë të dhunshme për aq kohë sa ajo është e papërfillshme”, tha avokati.
-
- “Raporti i PE, opozita përmendet negativisht”/ Bejko: Berisha sulmon Gonzaton, i faturon dështimin e tij
“Raporti i PE, opozita përmendet negativisht”/ Bejko: Berisha sulmon Gonzaton, i faturon dështimin e tij
Analisti Roland Bejko ka komentuar raportin më të fundit të strukturave evropiane, PE, lidhur me situatën politike në Shqipëri, duke theksuar se për herë të parë në një dokument të tillë është përfshirë gjerësisht edhe opozita, përveç qeverisë.
I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Bejko u shpreh se raporti evidenton strategjinë e gabuar dhe interpretimin e gabuar të të drejtave nga ana e opozitës, një qasje që sipas tij nuk pranohet nga Bashkimi Europian.
Sipas Bejkos, kreu i opozitës Sali Berisha sulmoi Silvio Gonzato pasi e gjeti veten të përmendur në raport. Ai shtoi se Berisha kërkoi t’ia atribuonte dështimin e tij dikujt tjetër, duke zgjedhur Gonzaton si përgjegjës për situatën e krijuar.
“Më ka bërë shumë përshtypje që për herë të parë në një raport që vjen nga strukturat evropiane, në rastin konkret nga Parlamenti Europian, që krahas qeverisë përfshihet gjerësisht edhe opozita. Jo për t’u mburrur për bashkëpunimin, por përkundrazi për strategjinë e saj të gabuar, për interpretimin e gabuar të të drejtave të saj.
BE nuk e pranon kështu. Berisha e sulmoi Gonzaton për këtë arsye, sepse e gjeti veten të përmendur në raport. Berisha nuk gjeti veten në raport dhe donte që t’ia faturonte dikujt dështimin e tij. Ia faturoi Gonzatos”, tha Bejko.
“Sheshi i Dollarit” me Genta Dobra, (08/05/2026)
“Faqja 4” me Jeta Kasemi, (08/05/2026)
Lufta dhe efektet në ekonomi/ Eksperti i tregjeve financiare: Sektori më i prekur është bujqësia!
TIRANË– Eksperti i tregjeve financiare Artur Ribaj, nga studioja e “Sheshi i Dollarit”, në ABC News deklaroi se sektori më i goditur aktualisht nga pasojat e luftës në Iran dhe mbyllja e ngushticës së Hormuzit është bujqësia.
Po ashtu ai theksoi se peshkimi dhe te sektorë të tjerë të lidhur me miniprodhimin në Shqipëri e kanë ndjerë efektin.
Sipas tij, këta janë sektorët që e ndiejnë të parët goditjen ekonomike, ndërsa më pas ndikimi do të shtrihet edhe në fusha të tjera të ekonomisë.
Ai u ndal gjithashtu te investimet në energji, duke vlerësuar si shumë pozitive mundësitë për investime në hidrocentrale dhe në panelet e energjisë diellore.
“Sektori më i goditur është bujqësia, sepse endjen e para efektin, peshkimi, por dhe sektorë të tjerë që kanë të bëjnë me ato minisektorë dhe atë miniprodhim në Shqipëri.
Këtë e ndiejnë të parët dhe pastaj ndikimi do shihet edhe te të tjerët. Mundësia e investimeve në hidrocentrale dhe te panelet e energjisë diellore është shumë pozitive”, tha ai./abcnews.al
-
- “Efektet do të varen nga zgjatja e konfliktit”/ Eksperti i Ekonomisë: Inflacioni nën nivelin e BSH! Të riorientohen tregjet e energjisë
“Efektet do të varen nga zgjatja e konfliktit”/ Eksperti i Ekonomisë: Inflacioni nën nivelin e BSH! Të riorientohen tregjet e energjisë
Eksperti i ekonomisë Enio Civici në një intervistë në “Sheshi i Dollarit”, në ABC News ka deklaruar se ndikimi i krizës globale dhe konflikteve ndërkombëtare në ekonominë shqiptare do të varet kryesisht nga kohëzgjatja e tyre, ndërsa theksoi se aktualisht inflacioni në vend mbetet pranë objektivit të Banka e Shqipërisë.
Civici tha se shpreson që inflacioni të mbetet pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë, por paralajmëroi se situata mund të ndryshojë nëse konflikti zgjatet.
“Ne inflacionin e importuar nuk po e ndjejmë ende. Nga një anë është forcimi i lekut, por është edhe fakti se nuk jemi të integruar sa ta përjetojmë këtë krizë, por një gjë tjetër është edhe energjia e rinovueshme sepse është një detaj që na ndihmon. Unë uroj që inflacioni të mbetet te objektivi i bankës së Shqipërisë, por gjithsesi mbetet një tregues. Sepse çështja është se a do ketë nevojë për një paketë ndërhyrëse, nëse inflacioni është 2.8, çfarë pakete ndihme do kemi ne, kur inflacioni është në terma të pranueshëm. Në tmerr kthehet në 4 e lartë. Uroj që edhe pasojat të mbeten kaq, por asgjë nuk është e ditur, sa kohë që edhe objektivat nuk janë të ditura se deri kur do vijojë kjo luftë. Duhet thënë se Kina për herë të parë po i ndjen disi pasojat…”, u shpreh ai.
Gjatë intervistës, eksperti i ekonomisë Enio Civivi theksoi se është shumë e rëndësishme që të riorientohen tregjet e energjisë.
“Varësia energjetike është rrezik. E gjithë dëshira për të mbrojtur mjedisin që është e lëvdueshme, por na u kthye në një problem serioz. Shqipëria duhet të flasë në këtë drejtim”. Një nga mënyrat për të përballuar një kosto janë panelet diellore. Po ashtu kemi parë edhe rritjen e përdorimit të makinave elektrike. Duhet thënë që BE-së i mungon një udhëheqje në këtë drejtim”, u shpreh ai.
/abcnews.al/
-
- Kriza globale prek Shqipërinë?/ “Politika që mund të japë efekt është ajo fiskale”, eksperti Ribaj: Konflikti do të ndikojë në konsum
Kriza globale prek Shqipërinë?/ “Politika që mund të japë efekt është ajo fiskale”, eksperti Ribaj: Konflikti do të ndikojë në konsum
‘Kriza globale ekonomike pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në ekonominë shqiptare, veçanërisht në konsumin e qytetarëve dhe fuqinë blerëse të familjeve’, kështu u shpreh eksperti i tregjeve financiare Artur Ribaj gjatë një interviste në emisionin “Sheshi i Dollarit”, i cili theksoi se politikat fiskale mbeten instrumenti kryesor për të zbutur efektet e krizës.
Sipas tij, politika monetare në Shqipëri vijon të ketë efekt të ngadaltë dhe për momentin nuk pritet një rritje e normës bazë të interesit.
“Politika që mund të japë efekt është politika fiskale, nuk presim ndonjë gjë të madhe nga politika monetare. U pa e udhës të thuhet se ka hapësirë dhe se nuk ka ardhur ende momenti që ne të mendojmë se duhet të rrisim normën bazë të interesit. Efekti i politikës monetare në Shqipëri, është ende i ngadaltë. “Shqiptarët nëse gjatë 2026 kanë kursyer diçka, do ta kenë akoma më të pamundur në vijim. Pra të mendojnë se sa mund të përballojnë kostot e rritura të produkteve”, tha ai.
/abcnews.al/
-
- “‘Viktima’ më e madhe e luftës është BE”, Civici: Rikthimi i çmimeve në nivelet e mëparshme, e vështirë
“‘Viktima’ më e madhe e luftës është BE”, Civici: Rikthimi i çmimeve në nivelet e mëparshme, e vështirë
TIRANË- Eksperti i ekonomisë, Enio Civici, u shpreh në studion e “Sheshi i Dollarit” se rikthimi i çmimeve në nivelin që ishin para përplasjes mes SHBA, Izraelit dhe Iranit është pothuajse e pamundur.
Ai pohoi se “viktima” më e madhe e kësaj situatë është Bashkimi Europian, pasi varet shumë nga importi i energjisë.
Gjatë diskutimit në studion, eksperti theksoi se në këtë situatë Bankat Qendrore do detyrohen të rrisin edhe normën bazë të interesit.
“Nëse lufta do të ndalonte dje, rikthimi në gjendjen e paraluftës në termat e cimeve, është pothuajse e m pamundur. Goditja në terma fizikë është pothuajse pakthyeshme. Lufta që po ndodh atje, dhe mënyra se si po reagon Irani, shkakton një ngërç serioz në transport dhe në çmim. Ka dhe ulje e ofertës.
Kjo luftë matet me fuçi nafte, me çmime energjie, me rrugë transporti, me kosto transporti.
Lufta me armë është ngadalësuar, lufta ekonomike nuk ndalon.
Viktima më e madhe në këtë mes është Bashkimi Europian, është rajoni që importon energji më shumë se të gjithë. Edhe Kina po ashtu është e goditur. Bankat do të rrisin normat e interesit”, tha ai./abcnews.al
-
- Lufta dhe efektet në ekonomi/ Eksperti i tregjeve: Kemi të bëjmë me luftë ekonomike, SHBA i intereson që…
Lufta dhe efektet në ekonomi/ Eksperti i tregjeve: Kemi të bëjmë me luftë ekonomike, SHBA i intereson që…
TIRANË– Eksperti i tregjeve financiare, Artur Ribaj, i ftuar në “Sheshi i Dollarit” në ABC News u shpreh se lufta në Iran nuk do të zgjasë për shumë.
Gjatë kësaj kohe të trazuar, eksperti theksoi se tregjet do vijojnë luhatjet e tyre dhe për pasojë dhe çmimet do jenë në ndryshime të vazhdueshme.
“Shikohen luhatje dhe spekulime në bursë. Kemi ulje dhe ngritje njëkohësisht, tregu është nën ndikim të rritjes së inflacionit të importuar. Tregjet do vazhdojnë të reagojnë dhe të kuptojnë se çfarë është duke ndodhur. Parashikimet thonë që kjo luftë nuk do të zgjasë shumë. Si e tillë tregjet do vijojnë të kenë luhatjet e tyre”, tha ai.
Ai theksoi se kjo është një luftë më tepër me karakter ekonomik se ushtarak.
“Kjo luftë do të zgjasë për aq kohë sa SHBA do të arrijnë objektivat e vendosura.
Unë e shoh se është më tepër një luftë ekonomike. Në terma globalë, edhe aktori kryesor, ka interesat e veta për ta ndjekur dhe për ta ulur tensionin në një moment të caktuar”, tha ai./abcnews.al
Gjenerali Prenga: Irani i dëmtuar ushtarakisht, por programi bërthamor mbetet ngërçi kryesor
Gjenerali Dedë Prenga është shprehur se tensionet mes Iranit dhe vendeve perëndimore vijojnë të mbeten të larta, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për një marrëveshje të re mbi programin bërthamor iranian.
Në një intervistë në “War Report” në ABC News, gjenerali Prenga theksoi se ndërmjetësimi i Pakistanit ka afruar palët drejt një dakordësie në parim, megjithatë ende nuk ka një marrëveshje konkrete përfundimtare.
“Me ndërmjetësimin e Pakistanit kam bindjen se jemi afruar për të patur një marrëveshje. Por së pari në parim për t’u dakordësuar”, deklaroi Prenga.
Gjenerali theksoi se dëmet e shkaktuara ndaj kapaciteteve të Iranit kanë reduktuar përkohësisht mundësinë që Teherani të përbëjë kërcënim për Izraelin dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme.
“Deri tani do thoja se i është hequr mundësia Iranit në mënyrë të përkohshme në dëmet e shkaktuara për të qenë kërcënim për Izraelin, vendet e Lindjes së Mesme e më gjerë. Pasi kapacitetet e Iranit janë dëmtuar”, u shpreh ai.
Megjithatë, sipas Prengës, pengesa kryesore mbetet programi bërthamor iranian dhe çështja e Ngushticës së Hormuzit, të cilat vijojnë të konsiderohen si elementë presioni dhe kërcënimi në rajon.
-
- “Mereme Sela kërkon të drejtën e saj”/ Meçe: Berisha ka asgjësuar opozitën, protestat e PD të dështuara
“Mereme Sela kërkon të drejtën e saj”/ Meçe: Berisha ka asgjësuar opozitën, protestat e PD të dështuara
Analisti Arben Meçe ka kritikuar ashpër mënyrën se si po funksionon opozita dhe protestat e organizuara nga Partia Demokratike, duke deklaruar se ato nuk përfaqësojnë më opozitën reale, por vetëm ish-kryeministrin Sali Berisha.
I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se protestat e zhvilluara kanë treguar braktisje nga militantët dhe mungesë mbështetjeje qytetare.
“Në protestë po del Berisha, jo opozita. Situata është kthyer në një çështje personale të tij dhe të PD-së, por problemi është se kjo zhvillohet në terrenin publik dhe prek gjithë klimën politike në vend”, deklaroi ai.
Ai komentoi edhe debatet e brendshme në PD, duke përmendur kërkesat për më shumë demokraci dhe hapje ndaj mendimeve ndryshe.
“Në protestë po del Berisha, nuk është opozita. Na ka sjellë në një ngërç, çështje e Berishës dhe PD është çështje e brendshme, por je futur në një terren publik dhe pisa në të cilën punon është publiku. Pra jemi në kushtet kur operon në atë terren për të cilin debatojmë. Prej kohësh kemi thënë se demokracia është bllokuar sepse kapja nga persona që i humbasin moralin dhe asgjëson opozitën në qenien e tyre. Dhe kur shoh moralin e tyre konkluzioni është që ka probleme serioze. Për faktin që përfundon me 1 mijë veta dhe të dështon protesta dhe tregohet qartë braktisje e militantëve. Dhe pas gjithë këtyre protestave që bëhen në çdo të hënë, ku bëhen Foltore, ku nga 1 orë e gjysmë jepet në televizionet tona dhe cili është përfundimi? Është Meremja që kërkon vetëm një gjë, të drejtën demokratike brenda grupimi. Kjo zonjë po kërkon një të drejtë legjitime që është më normalja e çdo anëtari. Është norma numër 1. Por në parti del e thotë, kush je t’i që do të sfidosh doktorin? Ndaj me të drejtë thuhet se çështja u kthye në qesharake”, tha Meçe.
-
- “U bë i dukshëm nga kontrasti që kishte”, Nesturi: Servet Pëllumbi në ‘96 i bëri ballë egërsisë së Berishës
“U bë i dukshëm nga kontrasti që kishte”, Nesturi: Servet Pëllumbi në ‘96 i bëri ballë egërsisë së Berishës
TIRANË– Analisti Plator Nesturi, i pranishëm në emisionin “Real Story”, u shpreh se ish-kryeparlamentari, Servet Pëllumbi dha kontribut të vyer në një nga periudhat më të vështira politike në vend.
Sipas Nesturit, kontrasti mes figurës së Pëllumbit dhe modelit politik të kohës e bëri atë më të dukshëm në opinionin publik. Ai shtoi se viti 1996 e ngriti figurën e Servet Pëllumbit për mënyrën se si menaxhoi situatën politike dhe përballjen me pushtetin e asaj kohe.
“Servet Pëllumbin, e bën të dukshëm kontrasti që kishte, pozicioni, figura e tij dhe aktiviteti i tij. Me një model si Berisha, ne e kuptuam shumë shpejt që ky vend nuk është se do bënte përpara,. dhe ata që do e merën përsipër që ta çonin përpara këtë proces do dështonin shumë shpejt. Servet Pëllumbi, Gramoz Ruçi apo Namik Dokle na dukeshin të vjetër, edhe në fjalorin e tyre, por tani që jemi në kohën tjetër, ndoshta dhe ne nuk dinim çfarë kërkonim.
Viti 1996, e ngriti figurën e Servet Pëllumbit, për mënyrën se si e menaxhoi situatën. Kishim dhe një lloj mllefi të pushteti të Berishës, që e shikonte veten shumë të egër dhe ka përdoru të gjitha format, policinë, ka mbajtur një menaxhim shumë të kujdesshëm”, tha ai. /abcnews.al
-
- “Në fund të ‘95, Berisha tentoi të merrte PS”/ Minxhozi: Servet Pëllumbi mbajti në këmbë PS-në në vitet më të vështira
“Në fund të ‘95, Berisha tentoi të merrte PS”/ Minxhozi: Servet Pëllumbi mbajti në këmbë PS-në në vitet më të vështira
Analisti Skënder Minxhozi ka vlerësuar figurën dhe rolin politik të Servet Pëllumbit gjatë viteve të para të pluralizmit në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një nga njerëzit kyç që mbajti në këmbë Partinë Socialiste në një periudhë të vështirë politike dhe institucionale.
Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se Pëllumbi nuk ishte pjesë e lojërave të kulisave politike, por preferoi të ruante profilin institucional dhe intelektual.
“Dalja e Servet Pëllumbit nga skena politike ishte ndër më dinjitozet”, tha Minxhozi, duke shtuar se në vitet e mëvonshme ai mbeti më shumë një autoritet moral dhe shpirtëror për Partinë Socialiste.
“Mendoj që roli madhor i Servet Pëllumbit është kur janë vënë prangat kryetarit të PS. Ndoshta kjo shënoi fatin edhe të Nanos, që nga korriku i ’93 PS ndodhej në zbaticë në raport me faktorin ndërkombëtar, ishte edhe në një vijë të kuqe me amerikanët e europianët. Servet Pëlumbi mabjti në këmbë në mungesë të kryetarit në parti që fitoi referendumi kushtetues në ’94. Mbajti një opozitë në kushtet e një dekade të çmendur. Një klimë terrori. Vetëm një sistem nervor stabël dhe nerva çeliku sa Servet Pëllumbi dhe disa bashkëpunëtorë të tij mund të mbanin në këmbë një parti që kishte shumë vështirësi përpara. Roli i Servet Pëllumbit ka qenë i rëndësishëm ishte figurë që i përkiste më shumë kabinetit të studiuesit. Ishte një antipod total i Sali Berishës, por edhe i Fatos Nanos në stile të tjera. Pluralizmi në Shqipëri, filloi me burgosjen e kreut të opozitës. Servet Pëllumbi me bashkëpunëtorë të tij, mundën që në mungesë të Nanos deri në daljen nga burgu, të mbanin në këmbë një parti që më pas u vërtetua që edhe ishte favorizuar. Mbetem tek vitet ’90 që ishin më vendimtare, dhe më vonë ai ka qenë një autoritet më shumë shpirtëror dhe si të thuash moral i partisë se sa një politikan i vendimmarrjes. Por e pa që loja mes Nanos dhe Berishës do të vijonte edhe në terma të tjera, dhe u vërtetua. Ai nuk ishte i atyre kulisave dhe u mundua të mbajë një post që ishte për atë, postin e Kryetarit të Kuvendit. Por dalja e Servet Pëllumbit nga skena ishte nga më dinjitozet”, tha ai.
/abcnews.al/