Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 January 2026Main stream

Moti sot me diell dhe vranësira

16 January 2026 at 06:59

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Lokalisht, në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegullinë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-22 km/h.

Temperaturat minimale që do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 11°C

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Moti sot me diell dhe vranësira appeared first on Sinjali.

06:45 Jetojnë bashkë prej vitesh, por pa martesë/ Çfarë po ndodh mes Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet?

By: Klara
16 January 2026 at 06:45

Sipas një raporti të “Page Six”, Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet prej më shumë se një viti jetojnë bashkë në Los Angeles. Çifti, i cili ka një lidhje rreth trevjeçare, ka nxitur së fundmi spekulime për fejesë pas disa videove të publikuara nga Jenner në TikTok, ku ajo u shfaq me një unazë të madhe.

Megjithatë, burime pranë çiftit bëjnë me dije se Jenner dhe Chalamet ende nuk janë martuar, edhe pse konsiderohen “praktikisht si të martuar”, për shkak të lidhjes së fortë dhe kohës që kalojnë së bashku.

Pavarësisht se e ruajnë jetën private larg vëmendjes mediatike, aktori falënderoi publikisht Jenner gjatë ceremonisë së Critics Choice Awards, ku fitoi një çmim, duke e quajtur atë “partneren e tij prej tre vitesh”.

Ndërkohë, Kylie Jenner nuk ka reaguar ende zyrtarisht ndaj zërave për fejesë, pavarësisht komenteve të shumta të fansave lidhur me unazën që ajo mban./K.M

06:30 Stuhi dëbore në gadishullin Kamçatka të Rusisë/ Të paktën 2 viktima, shpallet emergjenca

By: Klara
16 January 2026 at 06:30

Një stuhi e fortë dëbore ka goditur gadishullin Kamçatka në pjesën lindore të Rusisë, duke shkaktuar të paktën dy viktima dhe duke detyruar autoritetet të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.

Sasi të mëdha dëbore ranë në zonë, duke mbuluar rrugët dhe banesat deri në disa metra.

Autoritetet e emergjencës njoftuan se viktimat humbën jetën kur sasi të mëdha bore ranë nga çatitë e ndërtesave mbi ta.

Drejtuesi lokal shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për të aktivizuar burimet e nevojshme për pastrimin e dëborës dhe ndihmën e banorëve, ndërsa shkollat mbeten mbyllur dhe shumë biznese po operojnë përmes internetit.

Rrugët kryesore të zonës janë bllokuar nga dëbora, me shtresa deri në rreth 80 cm, ndërsa ushtria është angazhuar për të ndihmuar në hapjen e tyre./K.M

06:15 Parashikimi i motit 16 janar 2026

By: Klara
16 January 2026 at 06:15

Gjatë ditës së premte, 16 janar, moti në Shqipëri do të jetë kryesisht me vranësira, me intervale të shkurtra kthjellimesh. Në zonat veriore dhe malore mund të ketë reshje të pakta shiu.

Temperaturat do të mbeten relativisht të buta për stinën, me vlera maksimale deri në 14–15°C dhe minimale rreth 4–7°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, pa problematika të theksuara./KM

06:00 Horoskopi ditor 16 janar 2026

By: Klara
16 January 2026 at 06:00

Dashi

Edhe pse keni arsye për te qene te stresuar, nuk do te ishte mire qe ta tregonit atë ne publik. Te nxitur edhe nga prezenca e Hënës ne shenjen e Bricjapit, sot do te keni tendencën qe ta teproni me reagimet tuaja emotive

Demi

Mundësi te reja për te lindurit e kësaj shenje do te bëhen te mundura edhe nga prezenca harmonike e Neptunit ne shenjen e Peshqve. Mos u fiksoni pas një historie zhgënjyese e cila nuk po ju lejon te bëheni me ne fund te gëzuar. Mendoni atë me te bukuren qe jeta mund t’iu ofroje

Binjaket

Sot përkushtojuni argëtimit tuaj duke përfituar nga ndikimi pozitiv i Venusit edhe për disa ore te tjera ne shenjen mike te Luanit. Gjate kësaj dite do te keni dëshirën t’i tregoni te tjerëve se çfarë jeni ne gjendje te bëni

Gaforrja

Gjate ditës se sotme nuk do te kënaqeni dot për nga mënyra se si po shkojnë gjerat sa i takon anës sentimentale. Përballja e Hënës me shenjen e Bricjapit do tu shkaktoje lëkundje te gjendjes tuaj te humorit, çka do ta beje te vështirë qe te kuptoheni me njerëzit qe do te keni rrotull

Luani

Gatishmëria dhe shpirtgjerësia juaj janë vlera qe tashme ua njohin te gjithë qe keni përreth. Por sot gjithashtu ju do te keni një dëshirë te veçante për te ndihmuar te tjerët, çka ju sugjerohet edhe nga Jupiteri i cili është prezent ne shenjen tuaj gjate ditës se sotme

Virgjeresha

Nevoja për te ndërtuar diçka vërtet te qëndrueshme dhe te rëndësishme ne jetën sentimentale do tu shoqërojë sot dhe ne ditët ne vazhdim. Kjo nxitet veçanërisht edhe nga prezenca e ndikimit te Hënës ne shenjen mike te Bricjapit. Sot do te arrini te realizoni dëshirat tuaja, edhe pse ne mënyrë te ngadalte

Peshorja

Sot do tu duhet te hiqni dore nga projektet tuaja. Prezenca e Hënës ne shenjen e Bricjapit tregon dukshëm qe sot do te hasni ne disa vështirësi, por tek tuk duken edhe pak rruge daljeje, edhe pse te largëta

Akrepi

Prezenca e Hënës dhe Plutonit ne shenjen e Bricjapit sot është pozitive dhe kjo do tu sjelle shume mundësi te mira për tu shfrytëzuar. Duhet te tregoheni te shkathet për te kapur rastin tu shpëtojë nga dora. Ambicia dhe vendosmëria juaj kane rolin e tyre ne këtë drejtim

Shigjetari

Keni disa ambicie te cilat janë duke ju pritur diku pas ndonjë qoshke. Dhe sot është rasti t’i shfrytëzoni, pasi te tilla nuk qëllojnë për dite. Fale Venusit dhe Jupiterit ne shenjen e Luanit, sot do te keni rastin te kaloni disa momente vërtet te jashtëzakonshme

Bricjapi

Prezenca e Hënës ne shenjen tuaj do tu shtyje te kërkoni te tjera emocione te thella. Sot do ta keni te vështirë qe te kënaqeni me aventura pa te ardhme. Sot do te jeni te interesuar te ndërtoni diçka te qëndrueshme dhe qe te jete ne gjendje tu beje te ndjeheni te lumtur për një kohe te gjate

Ujori

Marrëdhëniet sentimentale gjate kësaj kohe janë shume intensive por edhe shume te turbullta. Kjo për shkak te kundërshtimit te Venusit ne shenjen e Luanit. Ruani ca energji duke mos rendur pas disa gjerave qe dukshëm nuk do te mund t’ju bëjnë te lumtur

Peshqit

Prezenca e Hënës ne shenjen e Bricjapit do tu ndihmoje për te vendosur disa marrëdhënie te qëndrueshme me personat qe keni përreth. Me ta mund te ndani sot disa dëshira dhe ëndrra, por e rëndësishme është qe ata te jene ne gjendje t’iu kuptojnë dhe qe mund tu besoni ne mënyrën me absolute./KM

Ne ikanakët punojmë, punojmë …

16 January 2026 at 03:10
Paska shpërthyer debat i madh në atdhe për “qylin” në Amerikë. Shumë shqiptarë “hanë e pinë tek daja”. Është propagandë. Është zhurmë qeveritare. Është “mekanizëm pushtetar”, për të poshtëruar emigrantët, puna e të cilëve ka bërë Amerikën dhe do ta bëjë. Emigrantët, janë dhe mbeten “shpatullat e metalta” të këtij kontinenti ku vetëm puna nuk …

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/ Avokati: Vendimi përcakton përfundimisht se çfarë duhet përdorur dhe çfarë jo

15 January 2026 at 23:43

TIRANË- Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë padisë së një personi, i cili ishte ankuar se SPAK dhe GJKKO, pas sekuestrimit të celularit, i kishin marrë dhe përdorur të gjitha të dhënat personale, që kishin gjetur në aparat.

Kushtetuesja e ka quajtur këtë shkelje të të drejtave të njeriut dhe të privacisë dhe ka urdhëruar përdorimin vetëm të komunikimeve për çështje në hetim, të cilat do të përcaktohen si të tilla paraprakisht me vendim gjykate, duke i vënë kështu një vijë të kuqe kufizuese SPAK-ut dhe GJKKO-së.

Avokati i njohur Arbër Hoxha,i ftuar në “Ora e Fundit”, u shpreh se vendimi i Kushtetuese normoi një rregull dhe standard, me të cilin deri tani është abuzuar ndjeshëm.

Sipas tij, kufizimi i të drejtës për të përdorur të dhënat në celularë apo mjete të tjera është në vazhdën e shtetit të së drejtës dhe në përputhje me normat e Konventës së të drejtave të njeriut.

“Liria e komunikimit dhe fshehtësia e komunikimit garantohen nga Kushtetuta dhe nga Konventa e të Drejtave të Njeriut. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese normon Prokurorinë e Posaçme dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, që të mbajnë parasysh të drejtat e njeriut për fshehtësinë e komunikimeve dhe përdorimi i të dhënave duhet të jetë i lidhur me objektin e hetimit për të cilin është kërkuar nga Prokuroria dhe të miratuar nga Gjykata.

Ky është vendim i rëndësishëm pasi përcakton përfundimisht se çfarë duhet përdorur dhe çfarë jo. Vendimi i Kushtetueses nuk duhet kuptuar si vendim kundër SPAK, por është në vazhdën e shtetit të së drejtës. Deri tani, Prokuroria e ka zbatuar pak ose shumë pak këtë gjë”, tha ai.

Ai  u shpreh se pas këtij vendimi, asnjë peron nuk duhet të dorëzojë telefonin, pa iu komunikuar një vendim gjykata.

“Çdo person, i cili merret në cilësinë e të pandehurit, tani është i detyra e oficerëve të OPGJ, të cilët duhet t’i bëjnë me dije personin që të kenë të pranishëm mbrojtësin. Nuk mund t’i sekuestrohet tani telefoni sipas vendimit të Kushtetuese, pa një vendimmarrje nga ana e gjykatës”, tha ai./abcnews.al

Ministri i Jashtëm danez: Blerja e Groenlandës nga SHBA jashtë çdo diskutimi

15 January 2026 at 22:45

Është “jashtë çdo diskutimi” që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën, përsëriti sot ministri i Jashtëm danez për shtypin danez, në përgjigje të komenteve të bëra nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

“Kjo është jashtë diskutimit. Kjo nuk është ajo që duam në Danimarkë, as në Groenlandë dhe është në kundërshtim me të gjitha rregullat ndërkombëtare. Kjo shkel sovranitetin tonë”, tha Lars Lokke Rasmussen për transmetuesin publik DR.

Karoline Leavitt deklaroi gjatë një konference për shtyp se vendosja e trupave evropiane në Groenlandë “nuk kishte ndikim në objektivin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të blerë” territorin autonom danez.

VIDEO/ Milan nuk i ndahet Interit, kuqezinjtë fitojnë “derbin e vogël”

By: Fax Web
15 January 2026 at 22:54

Milani ka arritur të triumfojë me përmbysje 1-3 përballë Comos në sfidën e prapambetur të javës së 16-të të Serie A.

Sfida nisi mjaft mirë për të besuarit e Fabregas, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 10’ me Kempf, ndërsa barazimi erdhi në fundin e pjesës së parë, kur Nkunku nuk gaboi nga pika e bardhë.

Në minutën e 55’ ishte Rabiot që përmbysi sfidën dhe në të 88’, francezi vulosi takimit.

Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e dytë, tre më pak se Interi kryesues.

Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80-vjeçare

15 January 2026 at 23:54

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gracë të Vushtrrisë, ku një shtëpi banimi u kap nga flakët, duke i marrë jetën një gruaje të moshuar.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

Siç njofton Zahiti, rreth orës 22:20 është pranuar lajm se shtëpia ishte përfshirë nga zjarri, ku njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikëse kanë dalë menjëherë në vendngjarje për të menaxhuar situatën.

“Si pasojë e përfshirjes së shtëpisë nga zjarri, në vendngjarje ka humbur jetën viktima femër, e moshës rreth 80-vjeçare. Ekipet emergjente mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes,”, tha ai.

Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin kompetent, po ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80-vjeçare appeared first on Sinjali.

Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

15 January 2026 at 23:48

Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez.

Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë nën qiell të kthjellët, ndërsa tjetra shpie në reve të errëta me flamujt e Rusisë dhe Kinës, shoqëruar me vetëtima.

Mesazhi i shoqëruar ishte: “Nga cila anë, o grenlandezë?”

Ky postim vjen pas deklaratave të presidentit Donald Trump, i cili ka theksuar vazhdimisht rëndësinë strategjike të ishullit Arktik për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Ai ka përsëritur idenë se Grenlanda është një element kyç për NATO-n dhe ka paralajmëruar se, nëse Amerika nuk vepron, ndikimi do t’i kalojë Rusisë ose Kinës.

Megjithatë, Danimarka dhe autoritetet e Grenlandës kanë theksuar se ishulli nuk është në shitje dhe se sovraniteti i tij duhet respektuar. Postimi i Shtëpisë së Bardhë e riktheu vëmendjen tek debatet mbi ndikimin global në Arktik dhe interesat strategjike të SHBA-së në rajon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë? appeared first on Sinjali.

Muriqi: Nuk kam asnjë dyshim se RCD Mallorca do të qëndrojë në La Liga

15 January 2026 at 23:42

Ka qenë një javë e vështirë për RCD Mallorcan dhe tifozët e saj, pas paraqitjeve zhgënjyese në dy ndeshjet ndaj Girona dhe Rayo Vallecano. Të dielën pati edhe debate verbale me tifozët, ndërsa skuadra ndodhet shumë pranë zonës së rënies nga kategoria.

Në këtë situatë të tensionuar, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka folur për radion “COPE”, duke iu drejtuar drejtpërdrejt tifozëve dhe duke bërë thirrje për bashkim.

“Nëse i prishim lidhjet me tifozët me edhe 19 ndeshje për t’u luajtur, atëherë kemi mbaruar.”

Muriqi ka theksuar se e kupton plotësisht frustrimin e tifozëve për paraqitjet e dobëta dhe kritikat se skuadra nuk po lufton mjaftueshëm.

Ai është i bindur se gjërat do të ndryshojnë, edhe pse 11 golat e tij rekord në gjysmën e parë të sezonit nuk kanë mjaftuar për ta përmirësuar pozitën e ekipit, diçka që e ka pranuar publikisht edhe trajneri Jagoba Arrasate.

Sulmuesi kosovar shprehet i sigurt se Mallorca do të ketë një gjysmë të dytë sezoni shumë më të mirë dhe kujton mbështetjen e tifozëve në momentet më të vështira, veçanërisht gjatë mbijetesës dramatike nën drejtimin e Javier Aguirres:

“Më kujtohet gjithmonë ai vit kur Granada na mposhti rëndë. Dola për darkë dhe disa tifozë më inkurajuan, duke më thënë se kishim edhe tri ndeshje dhe mund të shpëtonim. U habita shumë. Dua që tifozët të vazhdojnë të jenë kështu, sepse kjo na ndihmon të qëndrojmë në kategori. Nuk kam asnjë dyshim se kjo skuadër do të mbetet në elitë.”

Muriqi foli edhe për përvojën e tij me presionin e madh në Turqi: “Kam luajtur edhe në Turqi, ku presioni është shumë më i madh dhe nuk ta falin asnjë gabim. Për shembull, te Fenerbahce duhet të jesh si robot. Është e pamundur.”

Sa i përket përplasjes me tifozët të dielën, Muriqi sqaron se situata ka qenë më konstruktive nga sa është raportuar. Ai dhe disa bashkëlojtarë biseduan qetësisht me tifozët, duke thirrur edhe një drejtues për të qetësuar situatën:

“Disa prej nesh lojtarëve ishim aty, ashtu si Alfonso Diaz, duke biseduar me tifozët. Thirrëm edhe një drejtues për të qetësuar situatën. U thashë se askush në skuadër nuk dëshiron të humbasë pas vetëm pesë minutash lojë. Askush nuk dëshiron të jetë në këtë situatë. Na thanë se nuk po dukej pasioni. I kuptoj dhe jam dakord, sepse rezultatet nuk po na shkojnë mbarë. Është detyra jonë ta ndryshojmë këtë.”

Muriqi ka theksuar se skuadra vuan nga mungesa e besimit dhe se duhet të krijohen më shumë raste.

“Ka pak mungesë besimi. Nëse shikon renditjen, të gjithë jemi shumë afër. Nuk po them se marrëdhënia me tifozët është prishur, por më parë nuk na fishkëllenin. Duhet të ndërtojmë më shumë lojë, ndonjëherë na mungon pasimi final. Këto janë gjëra që duhet t’i përmirësojmë. U flas gjithmonë shokëve të skuadrës, e dinë që unë jam aty për çdo top në zonë dhe përpiqem t’i bind të fusin më shumë topa.”

Ai shprehu pakënaqësi edhe për gjykimin, veçanërisht për penalltinë e dhënë ndaj Valjentit në Vallecas dhe për faullet që i akordohen vazhdimisht kundër tij.

“Është diçka që as nuk dua ta mendoj, sepse më zemëron shumë. Më thonë që jam më i fortë dhe, për shkak se jam më i fortë, faulli qenka i imi? Shpeshherë më bëjnë faull dhe nuk fishkëllitet asgjë.”

Sa i përket lidershipit, Muriqi thekson se nuk ka nevojë për shiritin e kapitenit për të udhëhequr skuadrën.

“Gjithë jetën time, pas vdekjes së babait, kam qenë lider i familjes sime. Isha shtatë vjeç kur ai vdiq dhe fillova të punoja në moshën tetëvjeçare. Gjithmonë kam qenë lider. Në fushë kemi kapitenë si Rai dhe Martin, unë nuk kam nevojë për shiritin. Përpiqem të ndihmoj, të flas, të bërtas në fushë. Qëllimi i vetëm është fitorja dhe shokët e skuadrës më respektojnë.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Muriqi: Nuk kam asnjë dyshim se RCD Mallorca do të qëndrojë në La Liga appeared first on Sinjali.

Tusk: S’kemi plane të dërgojmë ushtarë polakë në Grenlandë – pushtimi amerikan do të ishte katastrofë

15 January 2026 at 23:28

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, deklaroi të enjten se Varshava nuk ka plane për të dërguar trupa ushtarake në Grenlandë, pavarësisht se disa vende të tjera të NATO-s kanë nisur kontingjente të vogla për stërvitje të përbashkëta me forcat daneze.

Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia kanë konfirmuar se po dërgojnë njësi ushtarake në territorin autonom të Mbretërisë së Danimarkës, pas shqetësimeve mbi përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur Grenlandën nën kontrollin e SHBA-së.

Në një konferencë për shtyp, Tusk u pyet nëse Polonia do të ndiqte shembullin e aleatëve.

Ai u përgjigj: “Jo, nuk kemi plane të dërgojmë ushtarë polakë në Grenlandë.”

Duke folur më gjerë për situatën, kryeministri paralajmëroi se një ndërhyrje ushtarake amerikane do të ishte një “katastrofë” dhe “fund i botës siç e njohim”.

Sipas tij, një konflikt i tillë do të shkatërronte rendin botëror të bazuar në solidaritetin e NATO-s, i cili ka penguar për dekada komunizmin, terrorizmin dhe forma të tjera të agresionit ndërkombëtar.

Tusk shtoi se nuk dëshiron të spekulojë nëse një pushtim është i mundshëm, por paralajmëroi: “Fatkeqësisht, asnjë skenar nuk mund të përjashtohet.”

Ai kujtoi se gjatë takimeve të mëparshme, Trump i kishte bërë të qartë se: “Papriturat dhe surprizat, sidomos ndaj aleatëve, ishin metoda e tij e preferuar.”

Tusk theksoi gjithashtu se në rast se aleanca transatlantike shembet, Europa do të duhet të përgatitet për të ndërtuar një arkitekturë të re sigurie me vendet që mbeten besnike ndaj projektit të Perëndimit si komunitet.

Javën e kaluar, Tusk bashkëfirmosi një deklaratë me kryeministrin e Danimarkës dhe liderët e Britanisë, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës, duke i bërë thirrje Trump-it të respektojë sovranitetin e Grenlandës.

Tusk, ish-president i Këshillit Europian, udhëheq një qeveri centriste, pro-BE, e cila shpesh ka qenë kritike ndaj Trump, por ka kërkuar të ruajë bashkëpunimin me SHBA.

Nga ana tjetër, Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, i afërt me opozitën e djathtë dhe aleat i ngushtë i Trump, ka mbajtur qëndrim krejt tjetër. Ai tha për BBC se çështja e Grenlandës duhet të mbetet:

“Një bisedë mes kryeministrit të Danimarkës dhe presidentit Trump.”

Nawrocki e ka cilësuar Trump-in si “i vetmi lider që mund të mbrojë Europën nga kërcënimi rus” dhe ka shprehur shqetësime të ngjashme me të për drejtimin e Bashkimit Europian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tusk: S’kemi plane të dërgojmë ushtarë polakë në Grenlandë – pushtimi amerikan do të ishte katastrofë appeared first on Sinjali.

Walker: Reçaku është dëshmi e zhvillimit dhe ecjes përpara të Kosovës

15 January 2026 at 23:21

Ambasadori dhe miku i Kosovës, William Walker, ka folur me emocione për domethënien e Reçakut.

Walker theksoi se fjala Reçak nuk nënkupton vetëm masakrën e 15 janarit 1999, por edhe gjithçka që është ndërtuar dhe arritur që nga ajo kohë. Sipas tij, Reçaku sot përfaqëson një shenjë të qartë të përparimit, jo vetëm për fshatin Reçak, as për komunën e Shtimes, por për Kosovën në përgjithësi.

“Reçaku është dëshmi e zhvillimit dhe ecjes përpara të Kosovës. Nuk mund të shpreh me fjalë sa i impresionuar jam nga ajo që ka ndodhur nga 15 janari 1999 deri më 15 janar 2026, sepse bëhet fjalë për një përparim jashtëzakonisht të madh”, u shpreh Walker në ‘Politiko’.

Ai vlerësoi se kjo rrugë e përparimit e bën Reçakun simbol jo vetëm të dhimbjes së së kaluarës, por edhe të shpresës dhe zhvillimit të Kosovës së sotme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Walker: Reçaku është dëshmi e zhvillimit dhe ecjes përpara të Kosovës appeared first on Sinjali.

Kryeopozitarja venezuelase thotë se ia dhuroi Trumpit Nobelin e saj për Paqen

15 January 2026 at 23:08

Udhëheqësja e opozitës venezuelase, María Corina Machado, ka deklaruar se i ka dorëzuar presidentit amerikan, Donald Trump, medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqen. Kjo u bë gjatë një takimi të saj të enjten në Shtëpinë e Bardhë, raporton BBC-ja.

Machado ka thënë se ky ishte një moment i rëndësishëm për të, por nuk ka treguar nëse Trump e ka pranuar medaljen.

“Mendoj se sot është ditë historike për ne venezuelasit,” ka thënë ajo pas takimit me Trumpin, duke përshkruar takimin si domethënës për vendin e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeopozitarja venezuelase thotë se ia dhuroi Trumpit Nobelin e saj për Paqen appeared first on Sinjali.

Balla kujton masakrën e Reçakut: Ekzekutorët dhe urdhëruesit vazhdojnë t’i shmangen drejtësisë

15 January 2026 at 23:05

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kujtuar 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, të një prej krimeve më të rënda të kryera nga forcat pushtuese serbe gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se 45 civilë shqiptarë u masakruan brutalisht në fshatin Reçak, duke theksuar se drejtësia për këtë krim dhe për masakrat e tjera ende mungon.

Ai shkruan se, ndërsa komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen padrejtësisht në Hagë për akuza që i cilëson të pabazuara, ekzekutorët dhe urdhëruesit e masakrës vazhdojnë t’i shmangen ndëshkimit.

Në reagimin e tij, Balla nënvizon gjithashtu se dëshmitarët e masakrës së Reçakut dhe të krimeve të tjera po ndahen nga jeta pa parë drejtësinë të vihet në vend, duke e bërë edhe më të domosdoshme kujtesën kolektive dhe kërkesën për llogaridhënie.

“Kurrë mos harro Reçakun”, shkruan Balla, duke e cilësuar këtë masakër si simbol të dhimbjes dhe sakrificës së popullit shqiptar të Kosovës.

Masakra e Reçakut mbetet një nga ngjarjet që tronditi opinionin ndërkombëtar dhe shërbeu si pikë kthese për ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Balla kujton masakrën e Reçakut: Ekzekutorët dhe urdhëruesit vazhdojnë t’i shmangen drejtësisë appeared first on Sinjali.

Horoskopi 16 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
15 January 2026 at 23:48

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në marrëdhënie sot do ndiheni më të hapur dhe të gatshëm për të diskutuar ndjenjat tuaja. Një bisedë e sinqertë me partnerin mund të zgjidhë mosmarrëveshjet e vogla që kanë lindur kohët e fundit. Beqarët mund të tërheqin vëmendjen e dikujt të veçantë në një mënyrë të papritur. Në punë, një projekt i ri do kërkojë përkushtim dhe organizim të mirë, ndaj shmangni shpërqendrimet. Kujdesuni për shëndetin, sidomos duke mbajtur një rutinë të rregullt fizike. Financat janë të qëndrueshme, por mos bëni shpenzime të panevojshme. Sot është dita e duhur për të vënë prioritetet në vendin e tyre dhe për të bërë plane të qarta për të ardhmen.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Në dashuri, mund të ndjeni nevojën për më shumë afërsi me partnerin, ndaj mos hezitoni të tregoni ndjeshmërinë tuaj. Të vetmuarit mund të marrin një mesazh surprizues nga dikush që nuk e prisnin. Bashkëpunimi në punë do të jetë çelësi i suksesit, ndaj dëgjoni këshillat e kolegëve. Përpiquni të mos ngarkoheni tepër me detyra, pasi lodhja mund të reflektohet në shëndetin tuaj. Një kontroll i vogël mjekësor mund të jetë i dobishëm. Financat mund të përmirësohen nëse menaxhoni më mirë shpenzimet. Sot është ditë e mirë për të bërë plane të reja dhe për të ndjekur intuitën tuaj.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në marrëdhënie, një surprizë e vogël do ju afrojë më shumë me partnerin. Mos kini frikë të diskutoni për ëndrrat dhe dëshirat tuaja, pasi mund të gjeni mirëkuptim. Beqarët do të kenë mundësi të takojnë dikë interesant në një aktivitet social. Në punë, mund të merrni një lajm të mirë që lidhet me përparimin tuaj profesional. Shëndeti është i mirë, por kushtojini vëmendje ushqyerjes së shëndetshme. Në aspektin financiar, një shpenzim i paparashikuar mund t’ju detyrojë të rishikoni buxhetin. Mos u nxitoni në vendime të rëndësishme sot, por merrni kohën tuaj.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri, sot mund të ndiheni pak të tërhequr, por partneri do të jetë mbështetës dhe i kuptueshëm. Për beqarët, një miqësi e vjetër mund të marrë një kthesë të papritur romantike. Në punë, do të keni mundësi të tregoni aftësitë tuaja dhe të fitoni respektin e të tjerëve. Është momenti i duhur për të kërkuar ndihmë nëse ndiheni të mbingarkuar. Kujdesuni për shëndetin mendor duke bërë pushime të shkurtra gjatë ditës. Financat janë në një stad të qëndrueshëm, por shmangni huazimet. Sot është dita për të reflektuar dhe për të ndërtuar marrëdhënie më të forta.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Jeta romantike do të jetë në qendër të vëmendjes, dhe një bisedë e thellë do të forcojë lidhjen tuaj. Beqarët mund të ndihen të tërhequr nga dikush që ndan të njëjtat pasione. Në punë, një detyrë e re mund të duket sfiduese, por do të përfitoni shumë prej saj. Ruani qetësinë përballë presioneve dhe kërkoni zgjidhje kreative. Për shëndetin, është koha të filloni një aktivitet të ri fizik që do ju sjellë energji. Në aspektin financiar, mund të merrni këshilla të vlefshme për investime të ardhshme. Mos kini frikë të merrni iniciativa sot dhe të besoni në potencialin tuaj.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Sot do të ndjeni harmoni në marrëdhënie, dhe një gjest i vogël i partnerit do ju bëjë të ndiheni të vlerësuar. Për ata që janë vetëm, një takim i rastësishëm mund të kthehet në diçka më serioze. Në punë, do të keni mundësinë të përfundoni detyra të rëndësishme, ndaj përqendrohuni tek prioritetet. Shëndeti është i mirë, por mos i neglizhoni simptomat e vogla. Financat kërkojnë kujdes, prandaj planifikoni shpenzimet me kujdes. Sot është ditë e mirë për të bërë ndryshime të vogla që do të sjellin përfitime afatgjata. Vlerësoni atë që keni dhe falënderoni ata që ju ndihmojnë.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri, një keqkuptim i vogël mund të zgjidhet me një bisedë të sinqertë. Ata që janë në kërkim të dashurisë mund të gjejnë një lidhje përmes një miku të përbashkët. Në punë, do të ndiheni të motivuar për të ndjekur një ide të re, e cila mund të sjellë suksese të papritura. Kujdesuni për shëndetin duke ushtruar dhe duke marrë më shumë kohë për vete. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të kurseni për projekte të ardhshme. Sot është dita ideale për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të hulumtuar mundësi të reja. Besoni në instinktet tuaja dhe mos lejoni që dyshimet t’ju ndalojnë.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Energjia pozitive do të dominojë marrëdhënien tuaj sot; një darkë në shtëpi mund të sjellë më shumë afërsi. Beqarët do të ndihen më të sigurt në veten e tyre dhe do të tërheqin vëmendjen e dikujt të veçantë. Në aspektin profesional, një lajm i mirë mund të vijë nga një bashkëpunim i mëparshëm. Shëndeti kërkon pak më shumë vëmendje, sidomos përsa i përket stresit. Planifikoni më mirë kohën tuaj për të shmangur lodhjen. Financat janë në përmirësim, por duhet të shmangni shpenzimet impulsive. Sot është ditë e mirë për të festuar arritjet tuaja dhe për të vlerësuar progresin që keni bërë.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri, një surprizë e këndshme do të gjallërojë marrëdhënien tuaj; mos hezitoni të shprehni ndjenjat. Beqarët mund të kenë një takim të papritur me dikë që i bën të ndihen të veçantë. Në punë, do të keni mundësi të shfaqni kreativitetin dhe të fitoni vlerësim nga të tjerët. Kujdesuni për shëndetin duke marrë pushime të shkurtra gjatë ditës. Financat kërkojnë planifikim më të mirë, sidomos nëse po mendoni të bëni investime. Sot është dita për të vendosur objektiva të reja dhe për të punuar me pasion drejt realizimit të tyre. Mos lejoni që skepticizmi i të tjerëve t’ju ndalojë nga rruga juaj.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Marrëdhëniet romantike do të marrin një kthesë pozitive nëse tregoni ndjeshmëri dhe mirëkuptim. Beqarët do të kenë mundësi të njihen me dikë përmes një aktiviteti profesional. Në punë, do të ndiheni të vlerësuar për përkushtimin dhe punën tuaj. Shëndeti është i mirë, por siguroni pushim të mjaftueshëm për të shmangur lodhjen. Financat janë të stabilizuara, por mos harroni të planifikoni për të ardhmen. Sot është dita për të bërë hapa të vegjël drejt qëllimeve të mëdha. Besoni në forcat tuaja dhe mos kini frikë të merrni përgjegjësi të reja.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri, mund të ndjeni nevojën për më shumë pavarësi, por mos harroni të ndani ndjenjat me partnerin. Beqarët do të tërheqin vëmendjen e dikujt që e kanë admiruar prej kohësh. Në punë, një mundësi e re do të kërkojë guxim dhe vendosmëri. Shëndeti mund të përmirësohet nëse filloni një rutinë të re ushtrimesh. Financat janë të mira, por është e rëndësishme të shmangni rreziqet e panevojshme. Sot është dita për të marrë vendime të rëndësishme që do të ndikojnë në të ardhmen tuaj. Mos lejoni që frika t’ju ndalojë nga përparimi.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Sot do të ndiheni më të lidhur emocionalisht me partnerin dhe do të ndani momente të veçanta. Beqarët do të kenë mundësi të takojnë dikë përmes një aktiviteti social ose vullnetar. Në punë, një bashkëpunim i ri mund të hapë dyer të rëndësishme për karrierën tuaj. Kujdesuni për shëndetin, sidomos duke menaxhuar më mirë stresin. Financat janë të qëndrueshme, por është koha të mendoni për kursime afatgjata. Sot është dita për të gjetur ekuilibrin mes jetës personale dhe asaj profesionale. Vlerësoni arritjet tuaja dhe mos harroni të shpërbleni veten.

The post Horoskopi 16 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

‘E njoh nga jashtë, ishte lojë..’/ Edi flet për raportin e Dolces me Limin: Nuk bëhen ato gjeste

By: M C
15 January 2026 at 23:35

Eduard Kuçi ka reaguar publikisht pas eliminimit nga “Big Brother VIP Kosova 4”, duke folur hapur për eksperiencën e tij në shtëpi dhe për raportet me disa nga banorët, mes tyre edhe Dolce. Gjatë një interviste, Edi ka komentuar afrimitetin që Dolce ka pasur brenda shtëpisë me Lim Hotin, ndërkohë që vetë ai kishte krijuar një raport të afërt me të gjatë qëndrimit në reality show. Sipas tij, mënyra se si ajo është shfaqur në publik nuk ka qenë pozitive për imazhin e saj.

“Në sytë e mi nuk është mirë se del keq në publik. Një herë me atë, një herë me këtë. Në kuadër të lojës është mendjelehtë. Femër është e bukur, edhe live e ka bukurinë. Në shtëpi është vajza më e bukur, ka personalitet,” u shpreh Kuçi.

Ai shtoi gjithashtu se një femër, edhe brenda një loje, duhet të ruajë respektin për veten dhe kufijtë personalë.

“Gjithë ajo femër me e lëshu veten kështu vetëm atë e kam parë. Edhe në lojë, femra duhet me mbajt veten, duhet me pas respekt për veten. S’bëhen ato gjeste,” deklaroi ai.

Edi zbuloi se Dolcen e njihte edhe para hyrjes në “Big Brother VIP Kosova”, duke theksuar se afrimiteti dhe emocionet e shfaqura brenda shtëpisë kanë qenë pjesë e lojës dhe jo ndjenja reale.

“E kam njohur Dolcen edhe para Big Brother. Ajo që ka ndodhur, lotët që i kam nxjerrë, ka qenë lojë. E njoh nga jashtë. Nuk kam pasur ndjenja ndaj saj,” tha ai.

The post ‘E njoh nga jashtë, ishte lojë..’/ Edi flet për raportin e Dolces me Limin: Nuk bëhen ato gjeste appeared first on Albeu.com.

Presidentja e përkohshme e Venezuelës bën thirrje për reforma në industrinë e naftës dhe hapje ndaj investimeve të huaja: Të mos kemi frikë nga diplomacia me SHBA

By: M C
15 January 2026 at 23:21

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, bëri thirrje për reforma në industrinë e naftës që do të hapnin rrugën për investime më të mëdha të huaja, gjatë fjalimit të saj të parë mbi gjendjen e vendit. Deklarata vjen më pak se dy javë pas rrëzimit të udhëheqësit të hershëm të vendit, një zhvillim i nxitur nga Shtetet e Bashkuara.

Rodríguez, e cila ndodhet nën presion nga administrata Trump për t’u përafruar me vizionin e saj për vendin prodhues të naftës, tha se të ardhurat nga shitja e naftës venezuelane do të përdoren për forcimin e sistemit shëndetësor të rrënuar, për nxitjen e rritjes ekonomike dhe për projekte të tjera infrastrukturore.

Në një ndryshim të dukshëm nga retorika e paraardhësve të saj, ajo u shpreh e hapur ndaj dialogut me Uashingtonin. “Të mos kemi frikë nga diplomacia” me Shtetet e Bashkuara, deklaroi Rodríguez, ish-zëvendëspresidente, e cila tani përpiqet të balancojë presionet amerikane me një sistem politik ende besnik ndaj ish-presidentit Nicolás Maduro.

Fjalimi u mbajt një ditë pasi Rodríguez njoftoi se qeveria e saj do të vazhdojë lirimin e të burgosurve të arrestuar gjatë periudhës së Maduro-s, duke e cilësuar situatën aktuale si “një moment të ri politik”. Ajo theksoi gjithashtu se çdo dollar nga të ardhurat e naftës do të shkojë për rindërtimin e sistemit publik të shëndetësisë, i cili prej vitesh ndodhet në kolaps.

Ndërkohë, tensionet politike mbeten të larta. Presidenti amerikan Donald Trump u takua së fundmi me lideren e opozitës venezuelane María Corina Machado, por ka shprehur mbështetje për Rodríguez, pavarësisht se ajo ishte sanksionuar më parë nga SHBA për shkelje të të drejtave të njeriut. Trump ka paralajmëruar se mosbashkëpunimi i saj mund të sjellë pasoja edhe më të rënda.

Rodríguez përballet me presione si nga Uashingtoni, ashtu edhe nga figura të fuqishme brenda Venezuelës që kontrollojnë forcat e sigurisë dhe kundërshtojnë ashpër SHBA-në. Situata mbetet e paqartë edhe në planin politik, pasi qeveria e saj, për momentin, nuk është e detyruar të zhvillojë zgjedhje, bazuar në një vendim të Gjykatës së Lartë që i jep asaj kompetenca presidenciale për periudha të rinovueshme 90-ditore.

Në të njëjtën kohë, ish-presidenti Nicolás Maduro, i cili ndodhet i paraburgosur në SHBA për akuza të lidhura me trafikun e drogës, vazhdon të ketë mbështetës në vend, ndërsa gjatë ditës së fjalimit të Rodríguez, grupe simpatizantësh brohoritën në pallatin presidencial në mbështetje të tij.

The post Presidentja e përkohshme e Venezuelës bën thirrje për reforma në industrinë e naftës dhe hapje ndaj investimeve të huaja: Të mos kemi frikë nga diplomacia me SHBA appeared first on Albeu.com.

Donald Trump bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Netanyahu kërkon me patjetër të sulmohet Irani

By: M C
15 January 2026 at 23:06

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar personalisht presidentit amerikan Donald Trump që të ndërmarrë një sulm të mundshëm ushtarak të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, raportuan mediat.

Sipas raportit, dy udhëheqësit zhvilluan një bisedë telefonike të mërkurën, në një moment kur tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit janë rritur ndjeshëm për shkak të protestave masive anti-regjim në Iran dhe reagimit të ashpër të autoriteteve iraniane.

Po atë ditë, Presidenti Trump deklaroi se kishte marrë informacione nga “burime shumë të rëndësishme nga pala tjetër”, sipas të cilave Irani kishte ndaluar vrasjen e disidentëve dhe nuk kishte plane për ekzekutime. Këto deklarata u interpretuan si një sinjal për uljen e tensioneve nga ana e SHBA-së dhe u shoqëruan me një vendim për të intensifikuar presionin diplomatik ndaj Teheranit, me qëllim ndalimin e shtypjes së protestuesve anti-regjim.

Megjithatë, një zyrtar i lartë amerikan tha vonë të mërkurën se Trump nuk i ka përjashtuar opsionet ushtarake që i janë paraqitur nga forcat e armatosura ditët e fundit. Sipas tij, çdo vendim për një sulm të mundshëm do të varet nga hapat e mëtejshëm të shërbimeve të sigurisë iraniane dhe mënyra se si ato do të përballen me protestat masive në vend.

The post Donald Trump bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Netanyahu kërkon me patjetër të sulmohet Irani appeared first on Albeu.com.

❌
❌