Normal view
-
- “Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë
Avokati Plarent Ndreca e ka cilësuar rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si më flagrantin dhe skandalozin në vendosjen e një mase sigurie.
Komentet Ndreca i bëri në emisionin ‘RePolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, ku u diskutua për numrin e lartë të të paraburgosurve në vend, ç’ka bëri që për këtë çështje të reagonte edhe KiE.
Ndreca theksoi se në rastin e Veliajt Prokuroria nuk ka asnjë argument për ta mbajtur në paraburgim, teksa shtoi se nuk është marrë parasysh as fakti që ai është kryetari i Bashkisë më të madhe në Shqipëri.
“Është shumë e rëndësishme, gjatë gjithë kohës Prokuroria ka barrën për t’i treguar gjykatës se përse duhet të vijojë ajo masa e sigurimit ‘arrest me burg’, një gjë që nuk zbatohet. Madje kodi i procedurës e ka njëherë në 2 muaj. Prokurori duhet të shkojë para gjykatës dhe të informojë gjykatën pse duhet të rrijë në burg. Kur përmenda rastine Beqjas, por në fakt më skandaloz dhe besoj që është kulmi i arbitraritetit dhe me vendosjen e një mase është rasti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Sepse është heqje nga detyra dhe askush nuk ka vlerësuar proporcionalitetin dhe faktin që ky zotëria është drejtuesi i qytetit më të madh të Shqipërisë dhe ka një interes publik për qëndrimin e tij në zyrë. Dhe e kanë hequr nga detyra. I caktuan një masë dhe po bën një vit dhe askush nuk verifikon, para dy ditësh bëri një kërkesë për zëvendësim mase dhe nuk jepen… e di kush ishin argumentat? Argumenti i prokurorisë është ‘sepse zotëria është mbrojtur’.
Pra sipas Prokurorisë ai s’duhet të realizojë as të drejtën për t’u mbrojtur që të ketë mundësi që të dalë jashtë. Pra i thonë ‘ti ke lobuar në Amerikë’ apo ‘ke lobuar me avokatë’. Dhe fakti që ti ke lobuar është shkak për të mbajtur në burg. Dhe kë? Kryetarin e Bashkisë të qytetit më të madh shqipfolës. Dhe unë mendoj se ky është kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë. Por nuk verifikohet çfarë rreziku ka, ose nëse duhet të qëndrojë akoma në paraburgim apo jo”, tha mes të tjerash Ndreca.
-
- KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë
Ekspertë të njohur të drejtësisë evropiane dhe Këshillit të Europës (KiE) kanë ngritur alarmin për numrin e lartë të paraburgosurve në Shqipëri, duke propozuar edhe disa ndryshime konkrete ligjore për të bërë të mundur ndryshimin e situatës.
Ish-Prokurori Ervin Karanxha në studion e emisionit ‘RePolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, teksa është diskutuar për këtë çështje, ka thënë se numri i lartë i të paraburgosurve vjen kryesisht nga formimi profesional i prokurorëve e gjyqtarëve.
Kjo pasi sipas tij, prokurorët e gjyqtarët kanë 9 masa të ndryshme sigurie që mund të kërkojnë e aplikojnë, por zgjedhin vetëm atë të ‘arrestit me burg’.
Karanxha shtoi se numri i lartë i të paraburgosurve i ka nxjerrë namin e keq Shqipërisë edhe në botë, pasi sipas tij, këtu diskutohet që të burgosesh për 0.2 gram hashash.
“E para vjen nga formimi profesional i gjyqtarëve. Pra domethënë kur nuk i njeh mirë masat e sigurimit. Kodi i procedurës penale ka 9 masa sigurimi, pse pikërisht zgjedh vetëm atë të arrestit me burg që po krijon një imazh negativ për vendin tonë. Pra në çdo vend diskutohet edhe në raportet ndërkombëtare që në Shqipëri burgosesh edhe për gjëra që nuk janë ligjore. Këtu shikon burgosje edhe për 0.2 gram kanabis. Njëri në Peqin ishte në paraburgim për 0.7 gram hashash. Diskutohet për 7 vite burg”, tha mes të tjerash Karanxha.
Teksa tha se shqiptarët po kalben burgjeve, Karanxha kërkoi që gjyqtarët e prokurorët të ndryshojnë mentalitetin përmes trajnimeve të ndryshme, në mënyrë që në Shqipëri të mos ketë një numër kaq të lartë të paraburgosurisht.
Karanxha gjithashtu se nevojiten edhe ndryshime ligjore, për të ulur trendin e lartë të paraburgimeve, në mënyrë që t’i përshtatemi politikave të BE-së, ku Shqipëria synon të aderojë.
“Po i kalbim shqiptarët burgjeve. Nuk është kjo zgjidhja. Trupa e prokurorëve e gjyqtarëve duhet të ndryshojnë mentalitetin. E dyta duhen ndryshime ligjore. Fati që numri i të paraburgosurve është shumë më i lartë se numri i të burgosurve, tregon që kemi një trend të krijuar ndër vite. Është trend që nuk korrespondon me drejtimin që po shkojmë ne në Europë. Ky trend është rritur shumë. Amnistitë gjithmonë kanë dalë njëherë në 4 vite. Tani s’kanë kaluar 2 vite dhe kemi nevojë për amnisti sërish. Ministri i Drejtësisë nuk duhet të merret vetëm me amnistinë, por duhet të nxjerrë shkaqet pse u mbushën burgjet kaq shpejt. Tregon për një politikë të ashpër penale. Duhet të marrim masa që të mos ndodhin sepse i bie që të mbushen burgjet prap dhe të bëjmë amnisti çdo 6 muaj”, shtoi Karanxha.
Numri i të paraburgosurve në Shqipëri është rreth 2570, ndërsa numri i të burgosurve 1898, ç’ka tregon edhe një disbalancë jo logjike.
-
- Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare
Një nismë pozitive dhe të nevojshme, e ka cilësuar demokrati Ilir Alimehmeti iniciativën e politologut Ermal Hasimja për bashkimin e opozitës, në një kohë ku sipas tij qeveria punon vetëm për goditjen e opozitës.
“Po ajo është një iniciativë unë mendoj e mirë, e nevojshme. E kemi diskutuar këtë tavolinë e sa tavolina të tjera fraksionimin e opozitës. Një nga pikat ku mbështetet kjo qeveri këtu, pra mbështetet duke punuar aktivisht në goditjen e opozitës dhe fraksionimin e saj. Ju e dini goditjen që është bërë Partisë Demokratike vitet e kaluara dhe ka qenë një nga pikat e forta për t’u mbajtur në këmbë vetë, se kjo është një qeveri që de facto është duke rënë vetë. E në këtë aspekt nevojitet të sanifikosh këtë pjesë këtu të problemit. Nuk është i vetmi problem, por është një pjesë e rëndësishme që duhet rregulluar, duhet sjellë në shëndet të plotë dhe në këtë aspekt, por unë mendoj që është një nisëm të jetë pozitive dhe e nevojshme”, deklaroi Alimehmeti.
Alimehmeti nënvizoi gjithashtu rëndësinë e funksionimit të drejtësisë në kohë, duke u ndalur edhe te rasti i zv.kryeministres Balluku.
“Parimi për mua është i thjeshtë. një drejtësi e vonuar është një drejtësi e munguar. Pra, drejtësi kur, për sa kohë? Kjo është jetë e rëndësishme. Dhe nga aspekti tjetër, po ta shohim konkretisht te rasti Balluku, ne nuk mund të pranojmë dot që të mbrohesh përmes postit, të mbrohesh nga drejtësia. Jep dorëheqjen apo shkarkohesh apo hiqet imuniteti, ç rëndësi ka cila është cili është formati? Përballesh me drejtësinë si qytetar i lirë dhe në kohë të vlefshme. Pse them kohë të vlefshme? Për dy arsye. Gjëja e parë është për të ulë abuzimin që mund të vazhdosh të bësh dhe gjëja e dytë përdor një rol model pozitiv për ata që do pasojnë se do jetë gjithmonë një pasues mbrapa”, tha ai.
Sipas Alimehmetit, çështjet e drejtësisë nuk lidhen vetëm me korrupsionin, por edhe me sigurinë e qytetarëve.
“Sot nuk jemi duke folur jo vetëm për sepse ka qenë ka pasur korrupsion në shkallë më të vogël, por ka pasur korrupsion. Po sot neve jemi duke folur jo vetëm për korrupsion, por për siguri fizike. Pra ato veprat për të cilat zonja Balluku është sot nën akuzë, ato janë vepra rrugore të cilat po diskutohen që janë siguri fizike për njerëzit. Pra nuk dihet a mund të kalosh a s’mund të kalosh në mënyrë të sigurt aty. Unë jam shumë i shqetësuar”.
-
- Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë
Deputeti dhe përfaqësuesi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, zhvilloi një takim zyrtar në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, ku u prit nga Daniel J. Lawton, Zëvendës-Ndihmës Sekretar për Evropë dhe Euroazi, si dhe nga Joe Farbeann, përgjegjës për Serbinë.
Në këtë takim, Kamberi theksoi sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës, duke përmendur diskriminimin sistemik, pasivizimin e adresave, përjashtimin nga institucionet, si dhe politikat e Beogradit që synojnë zhdukjen administrative të komunitetit shqiptar.
“Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë. Kur na mbyllen dyert në Serbi, i hapim në Uashington”, deklaroi Kamberi, duke nënvizuar rëndësinë e ndërgjegjësimit ndërkombëtar për të drejtat e shqiptarëve të Luginës.
Deputeti falënderoi gjithashtu përkrahësit e tij në SHBA, duke veçuar Faton Bislimit nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Gino Mulliqi, të cilët kanë shërbyer si ura direkte drejt institucioneve amerikane.
Kamberi theksoi se çështja e Luginës së Preshevës nuk është vetëm temë lokale, por çështje e të drejtave të njeriut dhe e stabilitetit rajonal në Ballkan.
-
- “Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet
Avokati i njohur Saimir Visha, në një intervistë për Klan News të moderatorit Besard Jacaj sot në 4 shkurt foli për çështjen e pagave të gjyqtarëve, funksionimin e SPAK-ut dhe sigurinë në gjykata.
Visha u shpreh se pagat për gjyqtarët dhe prokurorët duhet të rriten, pasi ata kanë në duar dosje voluminoze.
“Për mua është normale që të gjithë punonjësit e sistemit të drejtësisë duhet që të ketë rritje page. Korrupsioni nuk zhduket vetëm me rritje page, por zbehet ndjeshëm, edhe me faktin që gjyqtari apo prokurori duhet ta ndjejë veten të plotësuar ekonomikisht. Nëse punonjësi i drejtësisë e sheh veten të plotësuar, nuk ka pse shikon duart e qytetarit që gjykon, aq më tepër kur sot gjyqtarët lexojnë shumë e shumë dosje dhe japin këtë drejtësi, që vetëm drejtësi nuk është. Është punë tjetër nëse gjyqtarët e fitojnë këtë betejë për pagat në Gjykatën Kushtetuese. Gjyqtarët sot kanë paga 2000 deri në 5000 apo 6000 euro, por për ngarkesën që ata kanë sot, rroga është e ulët. Gjyqtarët kanë dosje voluminoze. Kryeministri nuk ia ka idenë se çfarë do të thotë një dosje, sepse ajo dosje duhet lexuar me kujdes, sepse do ankimohet në katër shkallët e gjykimit dhe në bazë të volumit, gjyqtarët e prokurorët meritojnë t’ju rritet rroga . Unë them që edhe administrata e meriton rritjen e pagës, sepse punojnë pa pushuar. Edhe gjyqtarët kanë punë deri në 5 pasdite apo në 8 pasdite. Jemi në kushte emergjente, sepse gjyqtarët kanë shumë dosje në duar. Gjyqtarët dhe prokurorët kanë volum të madh pune. Më lëmsh janë dosjet në Gjykatën Administrative. Nuk na vjen e keqja nga rritja e pagave, sepse e keqja është tek firmat që hidhen e ku vidhen miliona euro”, tha Visha.
Avokati deklaroi se është i shqetësuar për “ndërhyrjet politike në drejtësi”. Sipas tij, qeveria sot ka 84 vota dhe mund të shkojë deri atje sa edhe ta shkrijë SPAK-un.
“Kjo reformë ishte vrastare. Disa u kënaqën nga kjo reformë. Hoqëm disa individë profesionalë dhe kemi patronazhistë. Duhet të shikohet mirë kjo reformë. Ne akoma nuk ndajmë dot politikën nga pushteti gjyqësor. Kuvendi i Shqipërisë bën vizitë në SPAK dhe kjo nuk shkon. Jo, pushtetet janë të ndara. Ka ardhur koha që pushteti gjyqësor të funksionojë më vete, në mënyrë të pavarur. Qeveria ka 84 vota dhe nesër mund të arrijë deri në shkritjen e SPAK-ut ose vendosjen e një emri të ri për SPAK”, u shpreh ai.
Duke komentuar sigurinë në gjykata, sidomos pas vrasjes në sallën e gjyqit të gjyqtarit Astrit Kalaja, Visha u shpreh se duhet të shtohet më tepër siguria. Ai tha se edhe mbajtja në kafazin e xhamit e të pandehurit nuk është normale, pasi i pandehuri duhet të flasë me mbrojtësin e tij ligjor.
“Unë jam avokat edhe në Europë dhe bëj gjyqe kudo në shtete europiane. Nuk ndodh që në një derë të hyjnë të gjitha palët në gjyq. Dyert janë të ndara, kurse tek ne hyjnë të gjithë nga një derë. Fakti që hyjnë në një derë sjell pasiguri. Oficerët e sigurisë duhet të jenë dhe në sallë, por edhe në korridore. Nuk është hera e parë që goditet një gjyqtar. Elementi i sigurisë është shumë i ulët në Shqipëri. Kemi polici private, ku janë të moshuar mbi 60 vjeç e marrin pagën qesharake që marrin. Duhet të jetë një trup e specializuar ose komisariat më vete. Nuk duhet që të ndodhë, që i pandehuri të mbahet në xham. Ajo që ndodh është se mbahet i pandehuri në xham, ku nuk flet dot me avokatin e nuk komunikon dot me mbrojtësin e tij. I pandehuri duhet të jetë i lirë në sallën e gjyqit”, përmbylli avokati.
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali. Ai u arrestua nga autoritetet italiane, pasi ishte kthyer ilegalisht në Itali pavarësisht se kishte marrë urdhër dëbimi. Ai u ndalua në një rrugë dytësore të fshatit Torre Pedrera.
Pavarësisht se ai tregonte leje drejtimi dhe pasaportë origjinale shqiptare, nuk ishte në gjendje të justifikonte praninë e tij në shtetin italian. Mediat italiane shkruajnë se ai nuk kishte lejen e nevojshme të qëndrimit. Hetimet zbuluan se ai kishte qenë marrës i dëbimit dhe i ishte ndaluar rihyrja në shtetin italian.
Për të anashkaluar masën, pasi u riatdhesua, ai kishte lidhur martesë duke marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij. Falë të dhënave të ndryshme personale, ai kishte marrë dokumente të reja identiteti, me të cilat kishte hyrë ilegalisht në Itali, duke besuar se nuk do të identifikohej. 42-vjeçari shqiptar u arrestua për shkelje të rregullave të emigracionit.
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”
Analizë nga Matthew Chance, CNN
Që nga shpërbërja e Bashkimit të vjetër Sovjetik, Rusia ka luajtur një rol dukshëm më të zvogëluar në skenën ndërkombëtare.
Shpërbërja, në vitin 1991, e asaj që Presidenti amerikan Ronald Reagan e quajti dikur një “perandori e së keqes”, e la Kremlinin me më pak territor, më pak fuqi financiare dhe më pak ndikim në mbarë globin.
Por Rusia e ruajti ndikimin e saj në një fushë vendimtare: Statusi i saj i vazhdueshëm si superfuqi bërthamore, pothuajse në të njëjtin nivel me Shtetet e Bashkuara, garantoi që edhe një Moskë e dobësuar të kishte vend në tryezën kryesore të diplomacisë ndërkombëtare.
Në samitet bërthamore, udhëheqësi i Kremlinit mund të ulej me madhështi përballë presidentit të Shtëpisë së Bardhë – njësoj si në ditët e lavdisë së Luftës së Ftohtë – për të vendosur mbi çështjet e sigurisë ndërkombëtare.
Në vitin 2010, Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij rus, Dmitry Medvedev, bënë pikërisht këtë, duke arritur marrëveshjen për New START (Traktati për Reduktimin e Armëve Strategjike), i cili u përshëndet atëherë nga Shtëpia e Bardhë si “historik”.
Traktati New START kufizon të dy vendet në një maksimum prej 1,550 koka bërthamore të vendosura në sisteme shpërndarjeje, duke përfshirë raketa balistike ndërkontinentale, raketa të lëshuara nga nëndetëset dhe bombardues.
Por ato ditë, ashtu si vetë traktati New START që skadon të enjten, tani duket se kanë marrë fund.
Fundi i marrëveshjes së fundit të kontrollit të armëve
Shuarja e marrëveshjes së fundit të kontrollit të armëve mes SHBA-së dhe Rusisë – për të cilën Uashingtoni e ka akuzuar vazhdimisht Moskën se e ka shkelur duke ndaluar inspektimet në objektet bërthamore ruse – është minimizuar nga administrata Trump.
Vetë presidenti amerikan ka shpërfillur perspektivën e frikshme të një bote pa kufizime bërthamore.
“Nëse skadon, skadon,” tha Trump në janar, duke sugjeruar se një marrëveshje “më e mirë” mund të bëhet më vonë.
Kjo mungesë urgjence nga Uashingtoni bie në kontrast të fortë me ankthin në Moskë, ku ka pasur shumë shqetësim dhe alarm lidhur me çështjen e reduktimit të armëve.
Duke folur për gazetarët në Moskë ndërsa afati i traktatit po afrohej, Medvedev – tashmë jo president, por një zyrtar i zëshëm sigurie në periferi të pushtetit – paralajmëroi për rrezikun e lejimit të marrëveshjes të përfundojë.
Ai sugjeroi se kjo do ta afronte më shumë “Orën e Apokalipsit” (Doomsday Clock), simboli që tregon sa afër është njerëzimi shkatërrimit të botës.
“Nuk dua të them se kjo do të sjellë menjëherë katastrofë dhe një luftë bërthamore, por gjithsesi duhet të alarmojë të gjithë,” shtoi Medvedev.
Kremlini padyshim duket i alarmuar.
Rusia kërkon zgjatje, por SHBA hesht
Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, propozimi i Rusisë për të zgjatur New START deri tani është pritur me heshtje nga pala amerikane, duke kërcënuar të hapë një epokë të re pasigurie.
“Për herë të parë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, dy vendet që zotërojnë arsenalët më të mëdhenj bërthamorë në botë, do të mbeten pa një dokument themelor që kufizon dhe kontrollon këto arsenale,” tha Peskov.
“Ne besojmë se kjo është shumë e keqe për sigurinë globale dhe strategjike,” shtoi ai, duke nxitur frikën që ka gjasa të ndahet në pjesën më të madhe të botës.
Pse shqetësimi i Kremlinit mund të jetë strategjik
Por shprehjet e shqetësimit të Kremlinit mund të jenë më tepër të interesuara dhe strategjike sesa ata janë të gatshëm ta pranojnë.
Përveçse humbin një platformë për reduktimin e armëve që u jepte mundësinë të shfaqnin një nga mbetjet e fundit të fuqisë sovjetike, Moska tani përballet me një të ardhme ku SHBA mund të zgjerojë arsenalët e saj bërthamorë pa kufizime.
Administrata Trump, për shembull, ka rikthyer idenë e anijeve luftarake të armatosura me armë bërthamore të tipit “Trump-class”, një politikë e Luftës së Ftohtë e braktisur prej dekadash.
Bashkimi Sovjetik do të kishte mundur ta përballonte këtë. Por me një ekonomi dhe buxhet mbrojtjeje shumë më të vogël se ai i Uashingtonit, Moska pothuajse nuk ka asnjë shpresë të mbajë hapin – duke thelluar më tej hendekun e madh në fuqi dhe ndikim mes rivalëve të vjetër.
Sigurisht, edhe SHBA ka arsyet e veta për të lejuar që kontrolli bërthamor me Rusinë të përfundojë, veçanërisht dëshirën për të përfshirë Kinën, një fuqi bërthamore në rritje, në marrëveshjet e ardhshme.
Por skadimi i New START shënon fundin e një epoke: jo vetëm të traktateve të kontrollit të armëve që fokusoheshin vetëm te Moska dhe Uashingtoni, por edhe të një periudhe kur SHBA ishte e gatshme të pranonte kufizime bërthamore.
-
- “Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet
Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se Partia Demokratike është në tendencë rënëse.
“Grupi opozitar ka një parti të madhe që është Partia Demokratike. Por, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet. E dyta, është në tendenca për rënie. Me zotin Basha morëm 650 000 vota. Me zotin Berisha kanë marrë 480 000 vota. Tregon që tendenca e ngritjes, vektori pozitiv brenda opozitës, është te këto grupet e reja, te kjo lloj alternative. Nuk është më kjo zgjidhja, se nëqoftëse për shembull PD-ja është e zonja vetë, e marrin vetë në dorë këtë punë. S’ka nevojë fare për ne, siç nuk kanë pasur dhe përpara ndoshta për ne”, tha Shehi.
“Duhet ta marrin vesh kush është trendi i ri i politikës. Pse është ky ngërç? Pse në vend që të shkojmë përpara vijmë mbrapsht, në një kohë që qeveri të korruptuar si kjo s’ka pasur Shqipëria. Por, nuk ikën vetë ky. Asnjë nuk ikën vetë. Atëherë, hajde të krijojmë ca kushte që opozita të marrë maksimumin e asaj që është humusi opozitar, që unë besoj që është i madh. Por, nuk përfaqësohet më. Atje te PD-ja ta thashë përfaqësohet deri në atë nivel. Të tjerët janë të rinj, janë në rritje. Të shikojmë, ndoshta dalin edhe të rinj të tjerë. Unë këtu e shoh këtë lloj dinamike të re, këtë lloj dialektike brenda frontit opozitar dhe këtu e shoh edhe shpresën unë. Te ata që mendojnë ndryshe, që po përballen… Edhe gjykoj që një pjesë e qytetarëve do t’i vijë nga mbrapa. Atyre që kanë qenë, qoftë edhe si puna ime, tregon që s’e paskan më këtë punë në dorë”, shtoi Shehi.
Shtytja e privatësisë: Ku e kufizojnë më shumë evropianët qasjen në të dhënat e tyre personale?
Përdoruesit e internetit në BE po ndërmarrin më shumë veprime për të mbrojtur të dhënat e tyre personale në internet, shkruan euronews.
Ndërsa të dhënat e reja tregojnë rezistencë në rritje ndaj gjurmimit në internet, sa larg është e gatshme të shkojë BE për të rimarrë sovranitetin digjital?
Të dhënat e reja tregojnë se qytetarët e BE-së po marrin më shumë masa paraprake me të dhënat e tyre personale në internet, ndërsa Evropa përpiqet të rimarrë sovranitetin e saj digjital nga kompanitë e mëdha të teknologjisë amerikane, transmeton Telegrafi.
Në vitin 2025, shumica e përdoruesve të internetit në Bashkimin Evropian zgjodhën të mos lejonin që të dhënat e tyre personale të përdoren për reklama, ndërsa 56.2% kufizuan ose refuzuan qasjen në vendndodhjen e tyre gjeografike, sipas të dhënave të fundit të Eurostat.
Kufizimi i qasjes në profilet e mediave sociale ose në ruajtjen e përbashkët në internet u bë gjithashtu më i zakonshëm, me 46% të përdoruesve të internetit që ndërmorën një hap të tillë.
Shifra përfaqëson një rritje prej pesë pikësh përqindjeje krahasuar me vitin 2023.
Përveç kësaj, 39% e njerëzve kontrolluan nëse faqja e internetit ku ata dhanë të dhëna personale ishte e sigurt, dhe 37.6% lexuan deklaratat e politikës së privatësisë përpara se të ndanin të dhënat e tyre personale.
Përqindja më e lartë e përdoruesve të internetit që morën masa për të mbrojtur të dhënat e tyre u regjistrua në Finlandë (92.6%), e ndjekur nga Holanda (91.2%) dhe Çekia (90.3%).
Në të kundërt, përqindjet më të ulëta u regjistruan në Rumani (56%), Slloveni (57.4%) dhe Bullgari (62%).
Kërcënimet ndaj të dhënave personale
Në disa raste, organizatat dhe rregullatorët evropianë kanë çuar kompanitë e teknologjisë në gjykatë për keqpërdorimin e supozuar të informacionit personal të qytetarëve.
Në janar 2026, autoriteti austriak i mbrojtjes së të dhënave ngriti një padi kundër Microsoft, për vendosjen e paligjshme të cookie-ve të gjurmimit në pajisjet e një fëmije pa pëlqimin e tyre.
Padia, e bërë nga grupi i të drejtave të privatësisë noyb në qershor 2024, synonte softuerin arsimor të Microsoft, Microsoft 365 Education, i cili përdoret nga miliona studentë dhe mësues në shkollat evropiane.
Vitin e kaluar, nëntë organizata të shoqërisë civile ngritën një padi të përbashkët kundër X të Elon Musk për shkelje të supozuara të Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) të BE-së.
Padia synonte përdorimin nga platforma të informacionit personal të ndjeshëm, siç janë mendimet politike, orientimi seksual, besimet fetare dhe gjendjet shëndetësore, për reklama të synuara.
Ajo bazohej në një hulumtim nga AI Forensics, një organizatë jofitimprurëse evropiane që heton algoritmet me ndikim, e cila zbuloi, ndër të tjera, se Dell Technologies kishte synuar përdorues në X me interesa në medikamente specifike, orientim seksual dhe besim.
Si po reagojnë qeveritë e BE-së?
BE-ja dhe shtetet e saj anëtare duket se po shtojnë përpjekjet për të ndaluar shkeljen e rregullave të saj digjitale dhe për të fituar më shumë pavarësi digjitale.
Dhjetorin e kaluar, BE-ja e gjobiti X me një gjobë prej 120 milionë eurosh, dënimi i saj i parë ndonjëherë sipas DSA-së, për shkelje të detyrimeve të transparencës dhe rregullave të reklamimit.
BE-ja po punon gjithashtu për rritjen e sovranitetit të saj digjital nga kompanitë e mëdha teknologjike amerikane, pasi Amazon Web Services, Microsoft dhe Google aktualisht kontrollojnë rreth 70% të tregut të cloud-it në Evropë.
Në një nga masat, Komisioni Evropian është gati të miratojë Aktin e ri të Zhvillimit të Cloud-it dhe AI-së.
Synon të trefishojë të paktën kapacitetin e qendrës së të dhënave të BE-së brenda pesë deri në shtatë viteve të ardhshme.
Ndërkohë, në nivel kombëtar, Franca njoftoi se do të zëvendësojë platformat amerikane Microsoft Teams dhe Zoom me platformën e saj të videokonferencave të zhvilluar në vend.
Platforma Visio do të përdoret në të gjitha departamentet qeveritare deri në vitin 2027. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com

BE-ja i miratoi Ukrainës një hua prej 90 miliardë eurosh për mbrojtje dhe buxhet
Vendet e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje për një hua prej 90 miliardë eurosh për të mbuluar nevojat financiare dhe ushtarake të Ukrainës për vitet 2026 dhe 2027.
Brukseli planifikon të bëjë pagesën e parë në fillim të prillit për të siguruar vazhdimësinë e ndihmës së huaj për Kievin, shkruan Euronews.
Ambasadorët e vendeve anëtare ranë dakord për tekstet ligjore të mërkurën pasdite, pasi Qiproja, që kryeson Këshillin, prezantoi një version të ri të propozimit.
“Marrëveshja e sotme tregon se BE-ja vazhdon të veprojë me vendosmëri në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj. Financimi i ri do të sigurojë një rezistencë të fortë të vendit ndaj agresionit rus”, deklaroi ministri i Financave i Qipros, Makis Keravnos.
“Në të njëjtën kohë, ne dërgojmë një mesazh të qartë se sovraniteti dhe integriteti territorial i shteteve duhet të respektohet plotësisht, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, shtoi ai.
Hua prej 90 miliardë eurosh, për të cilën u arrit marrëveshje politike në samitin e Brukselit, do të financohet përmes emetimit të borxhit të përbashkët, ku buxheti i BE-së do të shërbejë si garanci për investitorët. Sipas marrëveshjes, Hungaria, Sllovakia dhe Çekia do të jenë plotësisht të përjashtuara nga të gjitha detyrimet financiare, duke përfshirë pagesat vjetore të interesave.
Komisioni Evropian vlerëson se 24 shtetet e tjera anëtare do të duhet të kontribuojnë çdo vit midis dy dhe tre miliardë eurosh për të mbuluar kostot e lidhura.
Shuma prej 90 miliardë eurosh do të ndahet në dy pjesë kryesore: 30 miliardë euro për mbështetje buxhetore dhe 60 miliardë euro për ndihmë ushtarake për blerjen e armëve dhe municioneve. Ky raport mund të ndryshojë nëse lufta përfundon.
Blerja e armëve ishte pika e fundit e diskutueshme gjatë negociatave të ambasadorëve. Franca, si përkrahëse e politikës “Prodhim në Evropë”, insistoi që të kufizohej sa më shumë blerja jashtë kontinentit.
Në fund u vendos që fondet të përdoren sipas parimit të prioriteteve: armët do të blihen së pari brenda Ukrainës, pastaj në Bashkimin Evropian dhe në Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji dhe Zvicër. Vetëm nëse pajisjet nuk janë të disponueshme në këto tregje, Kievit do t’i lejohet të blejë nga furnizues të tjerë, si Shtetet e Bashkuara.
Vendet që kanë partneritete sigurie dhe mbrojtjeje me BE-në, si Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Koreja e Jugut dhe Kanadaja, gjithashtu do të kenë prioritet për blerje nëse kontribuojnë “ndershëm dhe proporcionalisht” në kostot e huasë. Kjo marrëveshje përputhet me afrimin mes Brukselit dhe Londrës.
Paratë do të paguhen gradualisht dhe do të jenë subjekt i kushteve të rrepta. Për shembull, çdo hap prapa në luftën kundër korrupsionit në Ukrainë mund të shkaktojë pezullimin e ndihmës.
Ukraina do të detyrohet të kthejë 90 miliardë euro vetëm nëse Rusia ndalon luftën dhe pranon të kompensojë dëmet Kievin. Duke qenë se Moska e ka përjashtuar qartë mundësinë e pagesës së reparacioneve, pritet që Brukseli të shtyjë kthimin e borxhit për kohë të pacaktuar.
Tekstet ligjore të dakorduara të mërkurën duhet të miratohen ende nga Parlamenti Evropian, i cili ka premtuar një procedurë të shpejtuar. Qëllimi është që pagesa e parë të bëhet në fillim të prillit, që është edhe afati që vet Kievi ka propozuar. /Telegrafi/

-
- "Mos harroni të kaluarën nëse dëshironi një të ardhme të ndritur" - Nderohen viktimat e masakrës në Mitrovicë
"Mos harroni të kaluarën nëse dëshironi një të ardhme të ndritur" - Nderohen viktimat e masakrës në Mitrovicë
Familjarë të viktimave përkujtuan sot tmerrin që përjetuan në natën e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës.
Para 26 vitesh, nga një grup i armatosur i serbëve ishin vrarë dhjetë qytetarë shqiptarë si dhe ishin plagosur 25 të tjerë.
Pas natës së 4 shkurtit rreth 1,600 familje me rreth 11,500 banorë u shpërngulën nga pjesa veriore e Mitrovicës, pasi u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre.
Të mërkurën e 4 shkurtit të vitit 2026 u vendos pllaka përkujtimore te ura për këmbësorë me emrat e të vrarëve nga bandat serbe.
“Mos harroni të kaluarën nëse dëshironi një të ardhme të ndritur” – ishte mbishkrimi me të kuqe, i bashkëngjitur te qindra fotografi të viktimave, dikush i shtrirë, tjetri me gjak e njëri me sytë e mbyllur, i vdekur.
Kësaj ekspozite të hapur në qendrën “Rexhep Mitrovica” i drejtoheshin qytetarë e familjarë të cilët plot mallëngjim vështronin të dashurit tyre.
Për ta përmbyllur ditën e sotme dhe duke i kujtuar përgjithmonë u ndezën pishtarët pranë pllakës përkujtimore.
I mbijeturi i masakrës së Mitrovicës, Luan Abrashi tregoi se e vrarë mbeti nëna e tij gjersa ai ishte në banesë bashkë me të dhe babanë gjatë bombardimeve.
“Ka qenë edhe nëna ime, Sebiha Abrashi. Ka qenë e organizuar shumë mirë nga ana e serbëve për spastrim etnik të shqiptarëve. Ka qenë natë e tmerrshme, vrasjet janë bërë pa dallim gjinie, pa dallim moshe, në mënyrën më barbare”- tha ai.
Se tmerri i natës mes 3 dhe 4 shkurtit 2000 ndodhi para syve të ndërkombëtarëve e tha Abrashi, duke potencuar se drejtësi nuk pati asnjëherë për ata që u vranë, plagosën e u dëbuan.
“Fatkeqësia është se ende nuk ka drejtësi sa u përket viktimave të asaj nate. Ka qenë natë e tmerrshme sepse është bërë në prezencë të KFOR-it dhe UNMIK-ut. Kur ata është dashur të na japin siguri, ne kemi gjetur vdekjen në banesat tona”- theksoi i mbijeturi i masakrës të vitit 2000.
“Këto kanë ndodhur brenda shtëpive të tyre e jo në rrugë”
Kritika për organet e drejtësisë kishte edhe ish-kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Halit Barani, i cili tha se jeta e viktimave nuk u shua në rrugë por në shtëpitë e tyre.
“Përkujtohet si natë e kobshme për popullin shqiptar që kanë jetuar në pjesën e okupuar të Mitrovicës. Vrasjet, plagosjet dhe keqtrajtimet kanë ndodhur brenda shtëpive të veta, jo rrugëve por brenda në banesa e shtëpi”- theksoi Barani.
Edhe pse e kishte kujtimin e freskët dhe kishte mjaft për të folur, Barani me disa fjalë përmblodhi tmerrin e 3 dhe 4 shkurtit 2000.
“Bandat kriminale çetnike serbe pushkatuan dhjetë shqiptarë, në mesin e tyre një fëmijë 13-vjeçar, plagosën me armë zjarri 25 të tjerë e keqtrajtuan shumë rëndë fizikisht në mënyrën më barbare 93 shqiptarë, ku dy prej tyre më 27, 28 shkurt të vitit 2000 vdesin në Spitalin e Prishtinës”- shpjegoi ai.
Se qytetarët shqiptarë në veri të Mitrovicës janë vrarë e plagosur gjatë realizimit të planit famëkeq të spastrimit etnik ndaj shqiptarëve, e tha kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, raporton Kallxo.
“Institucionet e rendit dhe drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare duhet që sa më parë akterët të cilët kanë qenë organizatorët e këtyre krimeve sa më parë të jenë para sistemit të drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”- potencoi Peci.
Edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 26-vjetorin e masakrës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në Mitrovicë.
Për të vrarët e asaj nate: Nezir Voca, Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasin, ku 13-vjeç ishte më i riu e 65-vjeç më i moshuari, Kurti tha se do të duhet ende kohë që drejtësia për këtë rast të vihet në vend plotësisht.
Kurti shtoi se mbi 150 shtëpi janë ndërtuar dhe rindërtuar në katër komunat veriore të Kosovës vetëm gjatë katër viteve të fundit.
Ndërsa siç tha ai, mes qytetarëve që kanë përfituar nga investimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës në këtë drejtim është edhe Mustafë Behrami, i cili në vitin 2024 u kthye për të jetuar bashkë me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre.
E para e shtetit, Vjosa Osmani ka shkruar se ky përvjetor kujtohet me dhimbje dhe respekt të thellë si një nga plagët më të rënda të pasluftës.
Ajo ka shtuar se ky ishte një krim i hapur kundër njerëzimit si dhe përpjekje brutale për ta thyer shpirtin e një qyteti dhe për ta zhdukur praninë e shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ndërkaq kryekuvendari Dimal Basha ka shkruar se dhimbja e atyre ditëve mbetet ende e gjallë në kujtesën kolektive.

Vëllai i Madh gjobit banorët e BBVK 4 me minus 10 mijë euro nga çmimi i madh
Pas alarmit që u dëgjua brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, Vëllai i Madh ka reaguar zyrtarisht me një vendim të fortë ndaj banorëve.
Përmes një njoftimi publik, u bë e ditur se banorët janë gjobitur me 10 mijë euro, shumë kjo që do të zbritet nga çmimi i madh i spektaklit.
Sipas sqarimit të dhënë nga produksioni, ky vendim erdhi si pasojë e shkeljeve të rënda të rregullave të lojës.
Konkretisht, banorët janë ndëshkuar për marrjen e informacioneve nga jashtë shtëpisë, si dhe për mosrespektimin e rregullave të përcaktuara nga formati i Big Brother.
Vëllai i Madh theksoi se rregullat janë të qarta dhe të barabarta për të gjithë, ndërsa çdo shkelje do të pasohet me ndëshkime konkrete.
Ky vendim shërben edhe si paralajmërim për banorët, se çdo tentativë për të cenuar integritetin e lojës nuk do të tolerohet. /Telegrafi/

Juventusi do të tentojë sërish për Kolo Muanin, por pa e përfshirë Khephren Thuramin
Juventusi pritet të rikthehet në garë për nënshkrimin e Randal Kolo Muani gjatë merkatos së verës, kur sulmuesi francez të kthehet te Paris Saint-Germain pas huazimit te Tottenham.
Megjithatë, klubi bardhezi nuk është i gatshëm të përfshijë Khephren Thuram në asnjë marrëveshje të mundshme.
Bianconerët nuk e kanë fshehur asnjëherë dëshirën për ta rikthyer Kolo Muanin në Torino, interes që ka qenë i pranishëm si verën e kaluar ashtu edhe gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi kishte lënë përshtypje pozitive gjatë huazimit të tij nga janari deri në korrik të vitit 2025, përfshirë paraqitjet në Kupën e Botës për Klube FIFA, ku regjistroi 10 gola në 22 ndeshje zyrtare, së bashku me tri asistime.
Megjithatë, negociatat për një huazim të ri me opsion blerjeje në fund të sezonit nuk u finalizuan dhe lojtari u transferua përkohësisht te Tottenham.
Juventusi tentoi sërish ta siguronte shërbimet e tij edhe muajin e kaluar, por Spurs refuzuan të ndërpresin marrëveshjen e huazimit para kohe.
Sipas burimeve të shumta, përfshirë analistin e transferimeve Fabrizio Romano dhe Calciomercato.com, Juventusi po përgatit një tjetër ofensivë për sezonin e ardhshëm. Kontrata e 27-vjeçarit me PSG-në është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028, ndërsa klubi francez kishte paguar 95 milionë euro për ta transferuar atë nga Eintracht Frankfurt në vitin 2023.
Ndërkohë, çdo hipotezë për një shkëmbim që do të përfshinte Khephren Thuram në një marrëveshje për Kolo Muanin konsiderohet e pabazë. Raportohet se Juventusi është shumë i kënaqur me paraqitjet e mesfushorit francez dhe synon t’i ofrojë atij një kontratë të re me kushte financiare më të mira. /Telegrafi/

"Zgjedh fjalët"- hebrenjtë sulmojnë Guardiolën për deklaratën rreth Palestinës
Trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola, i është thënë nga udhëheqësit hebrenj të "përqendrohet në futboll" pasi ai ka bërë komente të përsëritura rreth konflikteve ndërkombëtare.
Këshilli Përfaqësues Hebraik i Manchesterit dhe Rajonit tha se Guardiola i kishte "zhgënjyer" dhe i kërkuan atij të "zgjidhte fjalët e tij më me kujdes" në një kohë të rritjes së antisemitizmit, raporton BBC Sport .
Këshilli lëshoi një deklaratë pasi Guardiola tha se donte të përdorte pozicionin e tij për të folur hapur, duke përmendur "dhimbjen" që ndjente për viktimat e konflikteve globale.
Ai gjithashtu mbajti një fjalim në mbështetje të fëmijëve palestinezë në një aktivitet bamirësie në qytetin e tij të lindjes, Barcelonë, javën e kaluar. Manchester City nuk pranoi të komentonte mbi situatën.
“Ne u kemi kërkuar vazhdimisht individëve të shquar të jenë të kujdesshëm me fjalët që përdorin, duke pasur parasysh se si hebrenjtë kanë qenë të detyruar të durojnë sulme në të gjithë botën”.
"Pep Guardiola është një trajner futbolli. Ndërsa reflektimet e tij humanitare mund të jenë me qëllime të mira, ai duhet të përqendrohet në futboll".
"Ai e ka zhgënjyer Manchester Cityn me ndërhyrjet e tij të përsëritura në çështjet ndërkombëtare", thuhet në një deklaratë të postuar në rrjetin social X.
Deklarata përmend gjithashtu sulmin në Sinagogën e Parkut Heaton tetorin e kaluar, në të cilin u vranë dy persona.
"Kjo është veçanërisht irrituese duke pasur parasysh se ai nuk e ka përdorur fare popullaritetin e tij për të shprehur solidaritet me komunitetin hebre që pësoi një sulm terrorist vetëm pak kilometra larg stadiumit Etihad, ose me komunitetin në Barcelonë që po rikuperohet nga dhuna antisemite pranë vendit ku ai dikur bëri, sipas mendimit tonë, vërejtje provokuese".
"Ne i kërkojmë zotit Guardiola që t'i zgjedhë fjalët e tij me më shumë kujdes në të ardhmen, duke pasur parasysh rrezikun e konsiderueshëm me të cilin përballet komuniteti ynë", përfundon deklarata.
Guardiola: Gjithmonë do ta ngre zërin tim
Guardiola foli në një konferencë për shtyp të martën për "mijëra njerëz të pafajshëm" të vrarë dhe të plagosur në të gjithë botën, duke përmendur Palestinën, Ukrainën, Sudanin dhe të shtënat e fundit nga agjentët e Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE).
"Nëse do të ishte pala tjetër, do të ndieja të njëjtën dhimbje. T'i dëshirosh dëm një vendi? Kjo më dhemb. Të vrasësh mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, kjo më dhemb. Gjëja është e thjeshtë. Kaq është. Kur ke një ide dhe për ta mbrojtur atë duhet të vrasësh mijëra e mijëra njerëz - më vjen keq, do ta ngre zërin. Do të jem gjithmonë në atë anë. Gjithmonë", tha trajneri spanjoll. /Telegrafi/

Belsh, 65-vjeçarja humb jetën pasi u sulmua nga qeni i fqinjit
Një ngjarje e rëndë me pasoja fatale është shënuar në zonën e Belshit, ku një grua e moshuar ka humbur jetën pasi është sulmuar nga një qen.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Emine Agolli, 65 vjeçe, nga fshati Çërragë.
Ajo është plagosur rëndë në gjymtyrët e poshtme si pasojë e kafshimit të një qeni që dyshohet se ishte në pronësi të fqinjëve.
Pas plagëve të marra, gjendja shëndetësore e 65-vjeçares është përkeqësuar, çka ka sjellë humbjen e jetës, pavarësisht ndihmës mjekësore.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po merren masa ndaj personit përgjegjës për mbajtjen dhe kontrollin e kafshës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Policia pritet të dalë me informacione shtesë lidhur me këtë rast, ndërsa ngjarja ka tronditur banorët e zonës.

Mesazhe të reja të Epsteinit: Më pëlqeu videoja e torturës
Në një zbulim të ri nga dosjet e fundit të Jeffrey Epstein, i ndjeri dhe i dënuari për shfrytëzim seksual, ka lënë një mesazh shqetësues.
Sipas një emaili të datës 24 prill 2009, Epstein shkruan se “i pëlqeu videoja e torturës”, shkruan skynews.
Emaili i dërguar një personi të panjohur nuk ka asnjë kontekst të mëtejshëm, por vjen si pjesë e një serie dokumentesh që po publikohen nga arkivat e Epstein, duke hedhur dritë aktiviteteve të tija të errëta dhe rrjetet e shfrytëzimit seksual që ai menaxhonte.
Ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e kanë cilësuar mesazhin “shqetësues dhe alarmant”, duke paralajmëruar se këto dokumente mund të ofrojnë prova të reja për hetime të mëtejshme.
Ndërkohë, së fundi janë publikuar disa dokumente të reja rreth vdekjes së pedofilit.
Sipas raportit kryesor, Epstein u shpall i vdekur në orën 7:36 të mëngjesit më 10 gusht 2019, në spitalin New York Presbyterian Lower Manhattan, i njohur si Beekman. Ai ishte gjetur i pajetë në qelinë e tij të burgut. /Telegrafi/

Mercedes prezanton modelin e ri Marco Polo - kamper të ëndrrave për pushime
Mercedes‑Benz ka zbuluar një gjeneratë të re të kamperit të njohur Marco Polo, i cili do të jetë në dispozicion nga viti 2026. Ky kamper luksoz sjell një sërë përmirësimesh që e bëjnë më komod dhe praktik për udhëtime të gjata pushimesh.
Versioni i bazuar në V‑Class është projektuar që të jetë i përshtatshëm për të gjithë pushimin tuaj veror.
Ndër risitë kryesore është një çati e re nga alumini që jep 10 cm lartësi shtesë, ndriçim ambjentik LED me skenarë të ndryshëm dritash, dhe një çati e lëvizshme që lejon më shumë dritë natyrale dhe pamje mbi qiellin e yjeve.
- YouTube www.youtube.com
Kamperit i janë shtuar edhe përmirësime praktike: tendë e re që mund të montohen dhe çmontohen lehtësisht, çarje magnetike për errësim në kabinë, si dhe një sistem zërimi me tetë altoparlantë dhe “subwoofer”.
Gjithashtu është përditësuar sistemi Mercedes‑Benz Advanced Control (MBAC), i cili e bën kamperin një “shtëpi inteligjente me rrota”.
Prodhimi i ri i Marco Polo do të bëhet në fabrikën e Mercedes‑Benz në Ludwigsfelde, Gjermani, duke siguruar standarde të larta cilësie dhe shpërndarje më të shpejtë.
Premiera e automjetit pritet të bëhet në Caravan Salon Düsseldorf nga 28 gushti deri më 6 shtator. Mercedes‑Benz gjithashtu ka njoftuar se deri në fund të dekadës, të gjithë kamperët e tyre do të bazohen në arkitekturën modulare Mercedes‑Benz Van Architecture, duke përfshirë edhe modele elektrike në të ardhmen. /Telegrafi/

-
- Një eksperte pohon se një pyetje që i bëhet partnerit mund ta përmirësojë "menjëherë" një marrëdhënie
Një eksperte pohon se një pyetje që i bëhet partnerit mund ta përmirësojë "menjëherë" një marrëdhënie
Një psikiatre e Harvardit pohon se një pyetje e thjeshtë për t'i bërë partnerit tuaj mund ta përmirësojë ndjeshëm marrëdhënien tuaj. Një bisedë e hapur rreth asaj që na bën të dashur i ndihmon çiftet të kuptojnë më mirë njëri-tjetrin dhe të lidhen emocionalisht.
Ashwini Nadkarni, një profesoreshë asistente e psikiatrisë në Harvard, pohon se një pyetje e shkurtër mund të hapë derën për një mirëkuptim më të thellë midis partnerëve dhe të përmirësojë marrëdhënien edhe nëse keni qenë bashkë për një kohë të gjatë.
Sipas saj, shumë çifte mendojnë se e njohin mirë njëri-tjetrin, por në të vërtetë nuk e dinë se çfarë e bën partnerin e tyre të ndihet i dashur dhe i veçantë. Prandaj ajo këshillon thjesht ta pyesni të dashurin tuaj se çfarë e bën të ndihet më i dashur.
Nadkarni shpjegon se kjo bisedë i ndihmon partnerët të zbulojnë të ashtuquajturën gjuhë dashurie - domethënë, mënyrat se si një individ merr dhe tregon dashuri, të tilla si favore të vogla, kohë cilësore ose vëmendje.
Në vend të hamendësimeve dhe frustrimit, biseda e hapur u lejon të dyja palëve të kuptojnë më mirë nevojat e njëri-tjetrit dhe të ndihen të parë dhe të vlerësuar.
Dr. Nadkarni thotë se është e rëndësishme që të dy partnerët t’i përgjigjen pyetjes dhe të flasin përsëri për të herë pas here, sepse përgjigjet mund të ndryshojnë ndërsa jeta dhe rrethanat ndryshojnë.
Ajo shton se kjo bisedë e sinqertë rreth ndjenjave dhe lidhjes mund t’i afrojë çiftet në një mënyrë që as pesë vjet takim nuk mund ta bëjnë, dhe një mirëkuptim më intim shpesh çon në një marrëdhënie më të fortë dhe më të sigurt.

Interi siguron gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pas fitores ndaj Torinos
Interi ka arritur të sigurojë një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pas një fitoreje të vështirë 2-1 në çerekfinale kundër Torinos.
Ndeshja, e zhvilluar në “Brainteo” të Monzas, ishte e mbushur me emocione dhe momente kyçe që vendosën fatin e skuadrës së Cristian Chivut.
Interi e nisi furishëm dhe gjeti avantazhin në minutën e 35-të, kur Ange-Yoan Bonny realizoi me kokë pas një krosimi të saktë brenda zonës, duke çuar Interin në epërsi 1-0.
Në pjesën e dytë, Interi shtoi presionin dhe në minutën e 48-të, Andy Diouf shënoi golin e dytë me një finalizim të shkëlqyer në qendër të portës pas një pasimi të mirë brenda zonës.
Torino reagoi dhe në minutën e 57-të Sandro Kulenovic shënoi me kokë për 2-1, duke rikthyer dramatizmin në ndeshje.
Pavarësisht përpjekjeve të Torinos për të barazuar, Interi arriti të ruajë avantazhin deri në fund dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinale.
Me këtë fitore, Interi konfirmon ambiciet e tij për të luftuar për trofeun e Kupës së Italisë dhe tregon forcën e skuadrës edhe pa disa nga yjet e saj kryesorë që ishin të lodhur nga ritmi i ngjeshur i sezonit. /Telegrafi/
