Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 January 2026Main stream

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë

By: e xh
9 January 2026 at 09:40

Situata hidrometeorologjike në qarkun e Fierit paraqitet më e qëndrueshme, ndërsa autoritetet raportojnë për ulje të niveleve të lumenjve dhe funksionim normal të infrastrukturës kryesore.

80 familje janë prekur nga përmbytjet, ku 4 banesa ndodhen në fshatin Cerven dhe rreth 75 në Ferras. Deri më tani janë evakuuar gjithsej 8 familje, 7 familje me 18 persona në Ferras dhe 1 familje me 2 persona në Poçem, Mallakastër.

Akset rrugore nacionale dhe lokale janë të aksesueshme normalisht, pa probleme në qarkullim. Furnizimi me energji elektrike vijon pa ndërprerje, ndërsa hidrovoret ndodhen në gatishmëri dhe në gjendje pune. Deri më tani nuk raportohet për dëmtime në argjinatura, akse rrugore apo infrastrukturë kritike.

Probleme vijojnë të ketë me furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Fierit, pasi Stacioni i Pompimit në Kafaraj ndodhet nën prezencën e ujit nga lumi Vjosë. Ujësjellësi ka nisur shpërndarjen e ujit me autobotë për banorët e prekur.

Sipas të dhënave zyrtare, nivelet e lumenjve Seman dhe Shkumbin janë në tendencë rënieje. Edhe prurjet e lumit Vjosë në Urën e Mifolit kanë nisur të ulen, duke dhënë shenja pozitive për stabilizimin e situatës.

Si pasojë e daljes së lumit Vjosë nga shtrati, janë përmbytur rreth 650–700 hektarë tokë bujqësore, si brenda ashtu edhe jashtë argjinaturave. Zonat më të prekura janë fshatrat Poçem dhe Rromes në Bashkinë Mallakastër, si dhe Varibop, Adë, Kashisht, Kafaraj, Cerven, Ferras, Qarrë, Martinë dhe Pishë-Poro në Bashkinë Fier.

Në bashkitë Lushnjë, Divjakë, Patos dhe Roskovec ka pasur prezencë të ujërave sipërfaqësore në tokat bujqësore, jo si pasojë e daljes së lumenjve, por situata ka nisur të përmirësohet dhe uji është në tërheqje.

Strukturat vendore dhe qendrore vijojnë të jenë në terren për monitorimin e situatës dhe normalizimin e plotë të saj.

Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë

By: e xh
9 January 2026 at 09:30

Kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve intensive të shiut.

“Do të investohen 11 mln euro apo 8% më shumë se vitin e shkuar. Investimet kanë rindërtuar 536 kanale ujitëse dhe kullimi që ishin të përgjysmuara. Investimi më i madh ka qenë transformi i trupave të emergjencave, nga trupa pa kokë dhe të vështirë s’ka më keq, nga trupa që vihen në punë. Nëse reshjet e pazakonta të ditëve të fundit ranë dhe përmbytën njësoj vendet e rajonit, sot Shqipëria krejt tjetër.

Kur ne erdhëm në qeveri me malin e borxheve i shlyem një më një dhe kemi përballuar me dinjitet njerëzor e shtetëror, jo vetëm detyrimet ndaj përmbytjeve. Sot dua t’i siguroj të dëmtuarit që do të qëndrojmë me të njëjtin dinjitet, qoftë për banesat dhe gjënë e gjallë. Dëshiroj të theksoj se puna intensive dhe mobilimi i pandalur 24 orë në të gjithë territorin ku është nevoja dhe e bashkive, do të vazhdojë e pandërprere deri në kapërcimin e kësaj situatë. Ua them të gjithë deputetëve të pranishëm në këtë mbledhje përmes zoom, që të të angazhuar, edhe sot edhe nesër, edhe pasi momenti I vështirë të jetë kapërcyer, pranë njerëzve dhe me njerëzit”-u shpreh Rama.

Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet

By: e xh
9 January 2026 at 09:04

Kryeministri Edi Rama tha se ndryshimet klimatike në mbarë globin, por edhe veprimet e njerëzve, kanë sjellë pasojat që janë parë nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, Rama bëri edhe një bilanc të punës së kryer deri tani. “Ndryshimet klimatike nuk do të thotë vetëm vera më të nxehta, por stinë më të çrregullta, më shumë thatësira e më shumë zjarre, më shumë vorbulla atmosferike e më shumë përmbytje, është tashmë kuadrati i klimës ku jetojmë”, u shpreh kryeministri.
“Por patjetër që kur vazhdojmë të hedhim plehrat rrugëve dhe presim pyjet, pasojat rëndohen edhe më shumë”.

Rama tha se deri tani janë konstatuar 1587 banesa me prani uji, ndërsa janë evakuuar 381 persona. “Prani uji në mbi 13 mijë hektarë tokë bujqësore. Janë përmbytur edhe qendra shëndetësore dhe shkolla”, shtoi ai.

Kryeministri gjithashtu tha se reshjet që kanë rënë deri tani, janë më shumë sesa sasia mesatare e reshjeve që bien gjatë gjithë muajit. “Një fenomen ky, si rezultat i ndryshimit të klimës, po bëhet gjithnjë e më pak i papritur në mbarë botën”.

11:00 9 ushqimet & pijet më të mira për t’u konsumuar para gjumit

By: Klara
9 January 2026 at 11:00

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ndoshta duhet të shikosh çfarë ha. Disa ushqime dhe pije mund të ndihmojnë vërtet për një gjumë më të mirë.

Gjumi cilësor ndihmon në uljen e rrezikut për sëmundje kronike, mban trurin të shëndetshëm dhe forcon sistemin imunitar. Rekomandohet të flemë 7–8 orë pa ndërprerje çdo natë, por shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe dieta luan rol të rëndësishëm. Ja 9 ushqimet dhe pijet më të mira për t’u konsumuar para gjumit:

1. Bajamet

9 ushqimet & pijet më të mira për t’u konsumuar para

Janë të pasura me yndyrna të shëndetshme, fibra dhe antioksidantë. Përmbajnë magnez dhe vitamina B, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit. Bajamet janë gjithashtu burim i melatoninës, hormonit që rregullon ciklin e gjumit.

2. Gjeli i detit

9 ushqimet & pijet më të mira për t’u konsumuar para

I pasur me proteina dhe triptofan, një aminoacid që rrit prodhimin e melatoninës dhe ndihmon në ndjesinë e përgjumjes. Konsumimi i moderuar i proteinave para gjumit lidhet me gjumë më të qetë.

3. Çaji i kamomilit

9 ushqimet & pijet më të mira për t’u konsumuar para

I njohur për efektin qetësues. Përmban apigeninë, një antioksidant që lidhet me receptorët në tru dhe ndihmon në uljen e pagjumësisë dhe nxitjen e gjumit.

4. Kivi

9 ushqimet & pijet më të mira për t’u konsumuar para

Frut me pak kalori dhe shumë vlera ushqyese. Mund të ndihmojë gjumin falë përmbajtjes së serotoninës dhe antioksidantëve që ulin inflamacionin.

5. Lëngu i qershisë së thartë

9 ushqimet & pijet më të mira për t’u konsumuar para

Burim natyral i melatoninës. Studimet sugjerojnë se mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit dhe në lehtësimin e pagjumësisë.

6. Peshqit e yndyrshëm

9 ushqimet & pijet më të mira për t’u konsumuar para

Si salmoni, toni apo trofta. Janë të pasur me vitaminë D dhe acide yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë shëndetin e trurit dhe mund të kontribuojnë në gjumë më cilësor.

7. Arrat

9 ushqimet & pijet më të mira për t’u konsumuar para

Janë burim i shkëlqyer i melatoninës dhe acideve yndyrore omega-3. Konsumimi i tyre lidhet me përmirësim të cilësisë së gjumit.

8. Çaji i lules së pasionit

9 ushqimet & pijet më të mira për t’u konsumuar para

Përdoret tradicionalisht për qetësim. Ndihmon në rritjen e GABA-s, një kimikat në tru që ul stresin dhe nxit relaksimin, duke e bërë më të lehtë rënien në gjumë.

9. Orizi i bardhë

9 ushqimet & pijet më të mira për t’u konsumuar para

I pasur me karbohidrate dhe me indeks glicemik të lartë. Disa studime sugjerojnë se konsumimi i tij të paktën një orë para gjumit mund të ndihmojë në gjumë më të mirë, megjithëse provat shkencore janë të përziera./KM

10:56 Rama mbledh ministrat, takim i fillimvitit me kabinetin qeveritar

By: Klara
9 January 2026 at 10:56

Last Updated on 09/01/2026 by Klara

Pas mbledhjes së Komitetit Ndërqeveritar, lidhur me situatën e përmbytjeve, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kabinetin qeveritar, i pari për këtë vit.

Në këtë takim pune, ministrat do të raportojnë mbi prioritetet dhe objektivat e çdo dikasteri për këtë vit për të planifikuar mënyrat me efektive për zbatimin e politikave publike.
Ndërsa një javë me vonë, të premten e 16 janarit, Rama do të presë në Pallatin e Brigadave grupin parlamentar të partisë socialiste.

Ky takim i cili mbahet tre ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, i planifikuar për më 19 janar, ka për qëllim të koordinojë punën e deputetëve në parlament, si dhe të diskutojë mbi projektligjet dhe iniciativat e qeverisë përgjatë këtij sesioni./K.M

10:50 Sulmet ruse në Ukrainë, reagon Zelensky: U dëmtua edhe Ambasada e Katarit, SHBA dhe mbarë bota të reagojnë fortë!

By: Klara
9 January 2026 at 10:50

Presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar pas sulmit të natës që kreu Rusia në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, Zelensky tha se ndërtesat e banimit dhe objektet energjetike u goditën në sulm, i cili përdori 242 dronë dhe 13 raketa balistike.

Moska gjithashtu qëlloi një raketë balistike me rreze të mesme veprimi Oreshnik, tha Zelenskyy, si dhe 22 raketa kruiz.

“Sulmi ndodhi pikërisht kur kishte një valë të konsiderueshme të ftohti, i drejtuar pikërisht kundër jetës normale të njerëzve të zakonshëm”, vijoi më tej Zelensky.

Zelensky tha gjithashtu se një ndërtesë e ambasadës së Katarit u dëmtua nga një dron rus.

“Katari, një shtet që bën kaq shumë për të ndërmjetësuar me Rusinë në mënyrë që të sigurojë lirimin e të burgosurve të luftës dhe civilëve që mbahen në burgjet ruse”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas bëri thirrje për një “reagim të qartë” nga bota, “mbi të gjitha nga Shtetet e Bashkuara, sinjaleve të të cilave Rusia u kushton vërtet vëmendje”, shtoi Zelensky.

“Rusia duhet të marrë sinjale se është detyrim i saj të përqendrohet në diplomaci dhe duhet të ndiejë pasojat sa herë që përqendrohet përsëri në vrasje dhe shkatërrimin e infrastrukturës.

Sulmet e sotme shërben gjithashtu si një kujtesë shumë e fortë për të gjithë partnerët tanë se mbështetja e mbrojtjes ajrore të Ukrainës është një përparësi e përhershme”, përfundoi Zelensky./K.M

10:40 Mbyllet numërimi i votave në Kosovë, LVV merr 51.1%, e dyta PDK me 20.2%, LDK rënie me 5%

By: Klara
9 January 2026 at 10:40

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përmbyllur procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. KQZ thotë se është e gatshme të shpallë rezultatet nëse nuk ka ankesa.

“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, thonë nga KQZ.

Deri tani, në PZAP është paraqitur vetëm një ankesë.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar anulimin e mbi 20 mijë votave me postë nën arsyetimin se janë pranuar pas afatit.

Sipas rezultatit të tanishëm, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 51,11% të votave apo 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

PDK ka marrë 20,19% të votave ose 22 ulëse. LDK mori 13,23% të votave ose 15 mandate dhe AAK mori 5,50% të votave ose 6 vende në parlament.

10 mandate janë të rezervuara për komunitetin serb, ku 9 i ka siguruar Lista Serbe dhe një Nenad Rashiqi./K.M

10:30 Vijon hedhja e kripës në aksin Bogë-Theth për parandalimin e ngricave dhe sigurinë e qarkullimit

By: Klara
9 January 2026 at 10:30

Autoritetet rrugore kanë vijuar gjatë ditës hedhjen e kripës në aksin Bogë–Theth, një nga rrugët më të rëndësishme të zonës malore, me qëllim parandalimin e ngricave dhe garantimin e qarkullimit të sigurt të mjeteve.

Puna po kryhet në të gjitha segmentet ku temperaturat e ulëta dhe kushtet atmosferike të pafavorshme mund të krijojnë rrezik për ngrica, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve. Strukturat përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve malore janë angazhuar me mjete dhe personel të specializuar për të siguruar kalueshmërinë e rrugës në çdo moment.

Ndërhyrja bëhet si pjesë e masave parandaluese për shmangien e aksidenteve dhe pengesave në komunikacion, ndërsa qytetarët dhe turistët që udhëtojnë në këtë zonë këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Autoritetet theksojnë se mbeten në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme në rast përkeqësimi të kushteve meteorologjike dhe për çdo emergjencë të mundshme.

Në këtë mënyrë, ndërhyrja e vazhdueshme synon të mbajë aksin Bogë–Theth të kalueshëm dhe të sigurt për banorët, duke reduktuar rreziqet që mund të krijohen nga ngricat dhe rrëshqitjet e mundshme./K.M

10:20 A mund të dalë Gjermania nga kriza ekonomike në vitin 2026?

By: Klara
9 January 2026 at 10:20

Sipas disa parashikimeve, rritja ekonomike në Gjermani në vitin 2026 do të jetë më e ngadaltë dhe më e dobët se sa pritej më parë. Ish-fuqia ekonomike evropiane ka qenë në recesion prej dy vitesh. Ekonomia ka qenë në rënie që nga fundi i vitit 2022, dhe në vitin 2025, pritet vetëm një rritje modeste prej rreth 0.1 përqind.

Edhe pse shumë ekonomistë besojnë se viti 2026 do të sjellë një rritje më të fortë, shpresat për një rimëkëmbje të shpejtë po zvogëlohen për shkak të dyshimeve në lidhje me valën e planifikuar të investimeve të Berlinit nën Kancelarin Friedrich Merz.

Në prag të Krishtlindjeve, Banka Federale e Gjermanisë (Bundesbank) uli parashikimin e saj të rritjes për vitin 2026 në 0.6 përqind, nga 0.7 përqind sa parashikonte në qershor. Në të njëjtën kohë, Banka Qendrore e rriti parashikimin e saj për vitin 2027 në 1.3 përqind, duke parashikuar një përshpejtim të aktivitetit ekonomik nga tremujori i dytë i vitit 2026.

Parashikimi modest i rritjes së Bundesbank është në përputhje me analizat e tjera. Instituti Ifo i Gjermanisë kohët e fundit e uli parashikimin e rritjes për vitin 2026 në 0.8 përqind.

“Ekonomia gjermane po përshtatet ngadalë dhe me kosto të larta ndaj ndryshimeve strukturore përmes inovacionit dhe modeleve të reja të biznesit”, tha Timo Wollmershauser, kreu i parashikimeve në Institutin Ifo. Ekonomia gjermane është goditur në disa fronte vitet e fundit. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia nxori në pah varësinë e saj të tepërt nga gazi rus, ndërsa kalimi në burime të tjera energjie ka qenë i kushtueshëm dhe i kërkuar.

Në të njëjtën kohë, modeli i orientuar drejt eksportit i Gjermanisë është dobësuar nga tarifat amerikane dhe marrëdhëniet gjeopolitike në ndryshim me Kinën, e cila ka qenë një treg kyç gjerman për vite me radhë. Pekini tani jo vetëm që po konkurron me Gjermaninë, por në disa sektorë madje po e tejkalon atë – veçanërisht në industrinë e automobilave, ku Kina dikur ishte një treg i rëndësishëm për prodhuesit gjermanë.

Kjo përshtatet në luftën më të gjerë të Gjermanisë me deindustrializimin dhe mungesën e investimeve. E përbërë nga rregulla të ngurta të shpenzimeve dhe huamarrjes, dekada të tëra dështimesh në investime kanë çuar në një mori problemesh – nga infrastruktura në rënie deri te dixhitalizimi i dobët.

Kancelari Merz dhe CDU erdhën në pushtet pas zgjedhjeve të shkurtit pjesërisht falë premtimit të një vale të madhe huamarrjeje dhe investimesh. Merz ka ndryshuar ligjet e huamarrjes së qeverisë për të çuar përpara planet për të investuar shuma të mëdha në mbrojtje dhe infrastrukturë gjatë dekadës së ardhshme.

Por dyshimet mbeten në Gjermani dhe jashtë saj në lidhje me efektivitetin e këtyre shpenzimeve.

Në nëntor, Këshilli Gjerman i Ekspertëve Ekonomikë me pesë anëtarë – i cili ofron këshilla të pavarura për qeverinë – dha një vlerësim të zymtë të perspektivës së rritjes ekonomike dhe paralajmëroi për planet e shpenzimeve. Ai paralajmëroi se qeveria rrezikon të “shpërdorë” investimet duke përdorur shumë nga paratë e reja për të financuar pensionet dhe shpenzimet sociale, një kritikë që është shprehur tashmë nga Bundesbank dhe institute të shumta ekonomike.

Nëse qeveria nuk ndryshon kursin, “mundësitë e rritjes mund të humbasin dhe qëndrueshmëria afatgjatë e borxhit publik të Gjermanisë mund të rrezikohet”, thuhet në raport.

Shumë parashikime për vitin 2026 varen nga suksesi i mundshëm i planit të investimeve. Presidenti i Bundesbank, Joachim Nagel, pret që rritja të përshpejtohet nga tremujori i dytë i vitit 2026, “kryesisht për shkak të investimeve qeveritare dhe një forcimi të ripërtërirë të eksporteve”.

Ai beson se kur stimuli fiskal të hyjë në fuqi në gjysmën e dytë të vitit 2026, “investimet shtesë për mbrojtjen dhe infrastrukturën do të rrisin fuqishëm kërkesën qeveritare”.

Në parashikimin e saj, Deutsche Bank hedh dyshime mbi shpejtësinë e programit të investimeve dhe nëse ai do të ketë një efekt të qëndrueshëm në rritjen e PBB-së.

“Ndërsa zgjerimi fiskal ka të ngjarë të çojë në një efekt afatshkurtër, ndikimi i tij në rritjen potenciale mund të jetë i kufizuar”, tha analiza. “Arsyeja është se pjesa më e madhe e borxhit shtesë do të përdoret për më shumë shpenzime sociale dhe subvencione”.

Nuk është vetëm Gjermania që mbështetet në stimulin fiskal të planifikuar. Një anketë e kohëve të fundit e 88 ekonomistëve nga gazeta britanike Financial Times tregoi se shumë besojnë se shpresat më të gjera të Evropës për rimëkëmbje ekonomike varen pikërisht nga plani gjerman.

Anketat e fundit tek bizneset nuk tregojnë shumë optimizëm, pasi shumë kompani vazhdojnë ta shohin gjysmën e parë të vitit 2026 me pesimizëm. Megjithatë, ekziston një ndjesi se situata do të përmirësohet gradualisht — rreth 40 përqind e 49 shoqatave të biznesit të anketuara nga Instituti Ekonomik Gjerman (IW) në fund të vitit 2025 presin vëllime më të larta shitjesh dhe prodhimi në vitin 2026, ndërsa 40 përqind të tjerë presin që situata të mbetet e pandryshuar.

Një nxitje e mundshme për rritjen në vitin 2026, që nuk është përfshirë në parashikimin e Bundesbank, është numri i ditëve të punës. Punëtorët në Gjermani do të punojnë mesatarisht 250.5 ditë në vitin 2026, 2.4 ditë më shumë se në vitin 2025 që është numri më i lartë që nga viti 2022, sipas zyrës kombëtare të statistikave. Rritja vjen sepse disa festa zyrtare në vitin 2026 bien në fundjavë.

Sipas ING, numri i shtuar i ditëve të punës mund të kontribuojë në rritjen e PBB-së prej rreth 0.3 përqind në vitin 2026, por paralajmëron se ky nuk është një tregues i trendit afatgjatë. Instituti Ekonomik Gjerman, i cili përfshin ditët shtesë të punës në parashikimet e tij, parashikon një rritje prej 0.9 përqind në vitin 2026.

Pas vitit 2026, një nga çështjet kryesore të pazgjidhura ka të bëjë me borxhin publik të Gjermanisë. Kur Këshilli Gjerman i Ekspertëve Ekonomikë paralajmëroi në nëntor për shpenzimet qeveritare, tha se borxhi publik mund të rritet në 85 përqind të PBB-së deri në vitin 2035, nga 63 përqind që ishte këtë vit.

Nëse humbasin mundësitë e rritjes, “qëndrueshmëria afatgjatë e borxhit publik të shtetit gjerman mund të rrezikohet”, paralajmëroi ai.

Huamarrja e re e qeverisë gjermane pritet të kalojë 180 miliardë euro në vitin 2026, më shumë se 4 përqind të PBB-së. Qeveria pret që deficiti buxhetor të arrijë në 4.75 përqind të PBB-së në vitin 2026.

Deutsche Bank, ndër të tjera, paralajmëron se, ndërsa kostot e pensioneve dhe të interesit rriten ndjeshëm në vitet e ardhshme, nivelet e borxhit dhe planet afatgjata të huamarrjes së Gjermanisë do të jenë nën presion në rritje.

“Në dritën e hapësirës gjithnjë e më të ngushtë buxhetore, negociatat për buxhetin e vitit 2027 mund të bëhen një tjetër provë e kohezionit të qeverisë”, thuhet në analiza./K.M

10:15 Lëvizja Bashkë proteston para bashkisë së Durrësit, kërkon hetim për hidrovorin dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

By: Klara
9 January 2026 at 10:15

Lëvizja Bashkë ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të premteje një protestë para Bashkisë së Durrësit, në reagim ndaj përmbytjeve masive që prej disa ditësh kanë prekur disa zona të qytetit.

Protestuesit kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe një hetim të thelluar mbi funksionimin e hidrovorit të dytë. Gjithashtu, ata kanë bërë thirrje për një investigim të plotë lidhur me rastin e punonjësit të bashkisë, Astrit Hysenaj, i cili u gjet pa shenja jete ditën e djeshme, pasi dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit.

“Gjendje e jashtëzakonshme tani”, “Uji na mbyt, korrupsioni sundon” dhe “Hetim për portin e ri” ishin disa nga pankartat që mbanin në duar protestuesit gjatë tubimit./K.M

10:10 “Kemi dhënë asistencë në ferma”, ministri i Bujqësisë: Hidrovorët të gjithë në punë, 29 ekskavatorë në gatishmëri!

By: Klara
9 January 2026 at 10:10

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, nga mbledhja e Emergjencave Civile tregoi masat e marra për të përballur përmbytjet me të cilat po përballet prej 4 ditësh vendi ynë.

Ai tha se ekspertë Ministrisë së Bujqësisë, është dhënë ndihmë në ferma, ndërsa shtoi se të gjithë ekskavatorët janë në punë.

“Kemi ngritur grupet e verifikimit në të gjithë zonat e prekura në evidentimin e saktë të dëmeve. Veterinerët zyrtarë duke ofruar asistencë të vazhdueshme për zonat e prekura dhe ato në nevojë për të bërë evakuimet e nevojshme, kemi bërë evakuimin e disa fermave të rrezikuara, por edhe ato për të cilat ka pasur ndërhyrje me ushqim në kafshë. Hidrovoret janë në gatishmëri ku kanë funksionuar normalisht në të gjithë Shqipërinë, gjë që na ka ndihmuar në të gjithë procesin. Po punojmë për hapjen dhe pastrimin e kanaleve kulluese, kemi 29 ekskavatorë në gatishmëri në nivel kombëtar, i kemi pasur në zona kryesisht të prekura nga përmbytja ku të gjithë kanë qenë në gatishmëri 24 orë për të monitoruar dhe për të ndërhyrë edhe në zona ku kemi bërë, edhe në argjinatura, në dy çarje në Sheqeras-Devoll dhe Bilisht-Boboshticë të cilat vazhdojnë akoma sepse kemi pasur një përmbytje të konsiderueshme. Jemi në punë e sipër në verifikim në terren që të bëjmë saktësimin e dëmeve në bujqësi dhe të prekurve që do t’i evidentojmë që të kemi një pasqyrë të përgjithshme në të gjithë Shqipërinë dhe territorin e prekur.”, tha ai./K.M

10:00 Miley Cyrus flet hapur për rikthimin në aktrim: Jam gati për një rol të ri

By: Klara
9 January 2026 at 10:00

Pas një karriere të shkëlqyer në industrinë e muzikës, Miley Cyrus tani është gati për kapitullin tjetër në karrierën e saj, duke shprehur dëshirën e saj të fortë për t’u rikthyer në aktrim.

Këngëtarja 33-vjeçare, e cila fillimisht fitoi njohje globale si aktore përpara se të dominonte listat muzikore, u shfaq veçanërisht pozitive në lidhje me mundësinë e një rikthimi në kinematografi. “Do të doja shumë,” tha ajo për The Hollywood Reporter gjatë paraqitjes së saj në tapetin e kuq të Festivalit të 37-të Ndërkombëtar të Filmit në Palm Springs.

Cyrus ishte në këtë event për të pranuar çmimin e Arritjes së Jashtëzakonshme Artistike për baladën e saj “Dream as One”, kënga kryesore për filmin e ri të James Cameron, “Avatar: Fire and Ash”. “Shpresoj që ndonjë mendje e shkëlqyer këtu të ketë rolin e duhur për mua. Le të shohim. Kujtojuni atyre. Nëse kalon ndonjë gjeni, thuaju atyre: ‘Hej, Miley është këtu’”, vuri në dukje ajo.

Kur u pyet se çfarë do të donte të bënte, Cyrus u përgjigj troç: “Thjesht thuaju atyre: ‘Çfarë duan ata të bëj?’” Do të doja shumë të hyja në botën e dikujt tjetër. Unë jam shefja në botën time.”

Me përjashtim të një roli të shkurtër në filmin Drive-Away Dolls (2024) të Ethan Coen, kanë kaluar disa vite që kur Cyrus ka marrë një rol të madh në film ose televizion. Në vitin 2019, ajo luajti yllin e popit Ashley O në serialin Black Mirror, ndërsa rolet e saj të mëparshme përfshijnë Crisis in Six Scenes (2016) të Woody Allen, filmat për adoleshentë So Undercover dhe LOL (2012) dhe The Last Song (2010).

Ylli tashmë ka projekte të reja në punë, ndër të cilat spikat “diçka vërtet e veçantë” që do të zhvillohet në mars me rastin e 20-vjetorit të premierës së serialit fenomenal “Hannah Montana”.

Duke iu referuar më përgjithësisht filozofisë së saj për të ardhmen dhe planeve të saj për këtë vit, Cyrus theksoi: “Më pëlqen ta ndaj jetën time në katër pjesë, kështu që mendoj se kush dua të jem dhe çfarë dua të bëj në tremujorin e parë të vitit. Shmang të bëj plane afatgjata, sepse përndryshe përfundon duke u angazhuar në gjëra që mund të mos jenë ato që janë menduar për ty.”

Në mbyllje, ajo tha: “Pra, për tremujorin e parë, qëllimi im është të përfundoj atë që fillova me “Avatar”. Tani për tani po flasim për përvjetorin e serialit Hannah Montana, ku dua vërtet të marr kohë për të nderuar gjithçka që ka ndodhur. Pastaj, nga gjysma e dytë e vitit, do të filloj të mendoj për atë që mund të sjellë e ardhmja.”/KM

09:50 “Qukës-Qafë Plloçë” me kosto 260 mln euro e mbyllur për makinat, Balluku në Komitetin e Emergjencave Civile: Akset kombëtare janë të gjitha funksionale

By: Klara
9 January 2026 at 09:50

Last Updated on 09/01/2026 by Klara

Zv/kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka folur në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile pas situatës me motin e keq ditën e djeshme.

Pavarësisht se aksi Qukës-Qafë Plloçë, me një kosto prej 260 milionë eurosh është bllokuar dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar për nisjen e qarkullimit të automjeteve, Balluku u shpreh se akset rrugore kombëtare janë të gjitha funksionale.

Sipas saj problematika ka pasur vetëm në akset rurale, për të cilat tha se janë përgjegjësi e bashkive përkatëse për t’u mirëmbajtur.

Sakaq, Balluku shtoi se ka pasur inerte që kanë zbritur nga skarpatet e maleve edhe në rrugë “të konsoliduara”, sipas saj, si në rastin e Gjirokastër-Tepelenë.

Ajo u shpreh se fakti që në Shqipëri ka pasur shumë zjarre dhe në jug ka mungesë të bimësisë, situata është bërë më sfiduese për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Akset rrugore janë të gjitha funksionale, i referohem akseve kombëtare. Ndërsa ka pasur problematika në akset rurale që mirëmbahen nga bashkitë. Ka pasur inerte që kanë zbritur nga skarpatet e maleve edhe rrugët që janë të konsoliduara ndër vite si Shkalla e Zezë nga Gjirokastra në Tepelenë. Fakti që kemi patur shumë zjarre dhe ka mungesë bimësie në jug e ka bërë sfiduese situatën për mirëmbajtjen e rrugëve”, tha ajo./K.M

Kontejneri me 500 kg kokainë në Zvicër, si dështoi misioni i kontrabandës për 3 shqiptarët –

By: 27
9 January 2026 at 10:58

Nga Sebastian Schanzer, BaZ ONLINE

Në pranverën e vitit 2022, policia sekuestroi gjysmë ton kokainë në fabrikën Nespresso në Romont, në kantonin e Fribourg-ut.

Ndërsa ky është “vetëm” rasti i dytë më i madh i kontrabandës së drogës i zbuluar ndonjëherë në Zvicër për sa i përket sasisë, vlera e drogës është rekord: Sipas zyrës së prokurorit publik të Basel-Landschaft, në aktakuzën e saj tani para gjykatës penale, kokaina mund të kishte shitur rreth 60 milionë franga zvicerane në rrugë. Kokaina kishte një nivel mesatar pastërtie prej 99 përqind.

Duke filluar nga 21 janari, tre persona do të duhet të përgjigjen për akuzat për shkelje të rënda të Ligjit për Narkotikët para Gjykatës Penale të Basel-Landschaft. Gjyqi kundër tre burrave po mbahet në Basel-Landschaft sepse fokusi kryesor i aktivitetit kriminal u zhvillua në Frenkendorf. Kontejneri i transportit u ruajt përkohësisht në ambientet e Swissterminal AG atje për afërsisht 32 orë në prill 2022. Të pandehurit u përpoqën vazhdimisht të vidhnin kokainën.

Kontejneri me drogë ishte i ngarkuar kryesisht me kokrra kafeje në thasë jute dhe u largua nga terminali i eksportit të qytetit portual brazilian të Santos në mesin e marsit 2022. Tre javë më vonë, anija e mallrave arriti në portin e Antwerpit, ku kontejneri u ruajt përkohësisht për gati dy javë përpara se të transportohej me tren në ambientet e Swissterminal AG në Frenkendorf.

Porti i Antverpit konsiderohet gjithashtu një portë kryesore për drogën në Evropë.

Pasi mbërriti atje, kontejneri u vendos mbi dy kontejnerë të tjerë në depo. Vonë në mbrëmjen e ditës tjetër, ngarkesa me kafe u nis përsëri nga rajoni i Bazelit, duke u drejtuar drejt Romontit, ku kontejneri u hap pas dy ditësh të tjera magazinimi.

Më 2 maj, rreth orës 8 të mbrëmjes, punonjësit e Nespresso zbuluan qeset me kokainë, të shënuara me kryqe blu, ndërsa shkarkonin një ngarkesë dhe njoftuan policinë. Përafërsisht 20 nga 320 qeset prej jute përmbanin nga 25 kilogramë kokainë secila, të paketuara në blloqe, përveç kafesë së papërpunuar.

Policia beson se ishte një operacion i dështuar “mashtrimi”. Në këtë metodë, ngarkesa e paligjshme ngarkohet në kamion pa dijeninë e pronarit të ligjshëm dhe synon të hiqet fshehurazi në një pikë të ndërmjetme gjatë udhëtimit.

Kontejneri ishte i ngarkuar me afërsisht 320 thasë jute. 20 prej tyre përmbanin gjithashtu blloqe kokaine.

Tre shqiptarë nën dyshime

Pas zbulimit, zyra e prokurorit publik të kantonit të Freiburgut nisi një hetim, por e ndërpreu atë pas gjashtë muajsh për shkak të mungesës së të dyshuarve.

Kërkimi nga zyra e prokurorit publik të Basel-Landschaft ishte më i suksesshëm. Ata identifikuan tre shtetas shqiptarë – tani të moshës 31, 32 dhe 34 vjeç – të cilët dyshohet se dinin për ngarkesën e paligjshme dhe, sipas aktakuzës, kishin ndërmend ta merrnin dhe ta transportonin atë nga Frenkendorf.

Sipas aktakuzës, dy nga tre të pandehurit kishin udhëtuar nga Italia veriore, ndërsa një i tretë kishte banuar së fundmi në kantonin e Aargaut, ku punonte edhe si shofer. Atij dhe kolegut të tij dyshohet se iu premtua një pagesë prej 700,000 frangash zvicerane nëse do të arrinin të kapnin dhe transportonin kokainën.

Të tre të dyshuarit janë aktualisht në paraburgim në Muttenz ose Bazel. Ata konsiderohen të pafajshëm derisa të provohet fajësia. Procedura të veçanta janë duke u zhvilluar kundër anëtarëve të tjerë të dyshuar të bandës, të cilët thuhet se kanë marrë pjesë në përpjekjet e rikuperimit.

Kështu hetuesit u vunë në dijeni të bandës.

Siç raportohet, agjencia kantonale e zbatimit të ligjit Basel-Landschaft ka shqyrtuar pamjet video veçanërisht zbuluese nga Swissterminal. Hetuesit zbuluan në videot e kamerave të sigurisë se të paktën katër persona ishin të pranishëm në mënyrë të përsëritur në zonën e terminalit gjatë, para dhe pas magazinimit të përkohshëm në Frenkendorf, qoftë për të inspektuar vendin, për të kërkuar kontejnerin me një elektrik dore, ose për të vepruar si vrojtues.

U identifikua gjithashtu një makinë e dyshimtë me qira, e cila kaloi disa herë nëpër zonën logjistike gjatë atyre ditëve. Për më tepër, hetuesit analizuan telefonat celularë të të dyshuarve. Për të siguruar komunikimin gjatë fazës kritike të operacionit, grupi kishte marrë posaçërisht karta SIM zvicerane.

I dyshuari si kreu i bandës u kap dhe u arrestua gjatë një përpjekjeje për të rikuperuar kontejnerët, pasi punonjësit e Swissterminal raportuan ndërhyrësit në polici. Meqenëse objektivi i tij i vërtetë nuk dihej në atë kohë, burri u lirua shpejt dhe u kthye në Itali. Ai u arrestua më vonë në Brescia – këtë herë me dyshime konkrete – dhe, sipas Swissinfo.ch, u ekstradua në Zvicër.

Zyra e prokurorit kantonal të Basel-Landschaft hetoi gjithashtu akomodimin dhe strehimin e bandës, të cilën i dyshuari, i cili banon në Zvicër, e kishte organizuar për disa ditë. Bëhet fjalë për një bordello në Jura të Bernës. Anëtarët e bandës udhëtonin për në Zvicër veçmas ose lëviznin me automjete të ndryshme gjatë ditës, duke u takuar përsëri në “bazën” e tyre në mbrëmje për të diskutuar hapat e tyre të mëtejshëm.

Të akuzuarit ishin në dijeni të kohës kur kontejneri në fjalë u shkarkua në Frenkendorf. Megjithatë, ata e humbën udhëtimin e tij të mëtejshëm për në Romont, që do të thotë se një nga operacionet e tyre të rikuperimit u zhvillua kur kontejneri ishte tashmë në tren për në Romont.

Nëse do ta kishin gjetur drogën më herët, ka shumë të ngjarë që nuk do të kishte mbetur në Zvicër. Zyra e prokurorit publik të Basel-Landschaft supozon, përkundrazi, se droga do të ishte kontrabanduar jashtë vendit. Pastërtia e lartë e kokainës sugjeron gjithashtu se Zvicra ishte menduar thjesht të shërbente si pikë tranziti në këtë rast.

Do shitej si operacion policor, zbulohet plani i rrëmbimit të Arben Ahmetajt në Zvicër –

By: 27
9 January 2026 at 10:28

Në muajin Tetor 2025, persona ende ta paidentifikuar, por që ka dyshime të forta se kanë prapavijë me botën e erët të krimit, kanë dashur të venë në zbatim një plan për rrëmbimin në Zvicër të ish-zv/kryeministrit të Shqipërisë.

Një skenar sekret por kriminal, që nëse do ishte realizuar me sukses do shitej nga strukturat shtetërore në Tiranë, si triumf i një operacioni policor që çoi në pranga një person në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK, siç është Arben Ahmetaj.

Rrëmbimi do ndodhte kur Ahmetaj të ishte jashtë banesës së tij. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se plani ka qënë i tillë duke rrëmbyer Ahmetaj në Zvicër dhe më pas nxjerë në teritorin Italian, ku në këtë shtet do raportohej një arrestim nga strukturat e kërkimit të Policisë së Shtetit.

Me realizimin e këtij plani dhe arrestimin e tij në Itali, më pas do ishte prokuroria e posaçme SPAK, që do aktivizohej duke dërguar autoriteteve të drejtësisë italiane kërkesën për ekstradimin e Ahmetaj në Shqipëri.

Gjithçka ka dështuar, pasi prezencën e personave të dyshimtë në rrugët e Luganos në Zvicër, e ka konstatuar vetë Arben Ahmetaj, i cili menjëherë i është drejtuar me denoncim policisë lokale.

Tashmë për këtë çështje ka nisur një hetim nga policia e Zvicrës, e cila ka sekuestruar disa pamje filmike në disa rrugë të Luganos, me qëllim lokalizimin dhe identifikikmin e personave.

Ndërkohë janë administruar dhe disa mesazhe telefonike me përmbajtje kërcënuese, që i janë drejtuar Arben Ahmetaj në muajin Tetor 2025 dhe në vijim.

Arben Ahmetaj, është ish-ministri i qeverisë Rama që nga Zvicra ku ndodhet si azilant, ka lëshuar akuza dhe fakte që denoncuan aferat korruptive dhe kriminale të kryeministrit Edi Rama, Ministres së Transporteve dhe Energjitikës Belinda Balluku si dhe drejtueses së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Të gjitha denoncimet e Arben Ahmetaj, tashmë janë kthyer në dosje penale dhe janë kryer disa arrestime nga SPAK.

Policia bënte sehir, ndërsa zjarrfikësit ishin pa mjete –

By: 27
9 January 2026 at 10:16

Një nga tregatret e prekura nga zjarri i madh që përfshiu tregun te “5 Maji” mbrëmjen e kaluar, ka reaguar me tone të ashpra për policinë dhe forcat zjarrfikëse.

Për mediat, ajo thotë se është një ndër tregtarët që ka pësuar më shumë dëmtime dhe se zjarrfikësit nuk kishin mjetet e duhura për të bërë të mundur shuarjen e shpejtë të zjarrit.

Ajo tha se disa kapanone mund të ishin shpëtuar, ndërsa shtoi se policia “bënte sehir” dhe se i mbante ata sikur të ishin kriminelë.

“Zjarrfikësit jashtë standardit, ne do të hyjmë në Evropë me zjarrfikëse të viteve ‘80 dhe ‘90. Nuk e di se çfarë aparaturash marrin këto emergjencat për të shuar zjarrin. Shumë dëme. Jam një nga më të dëmtuarat.

Këto kapanone mund të ishin shpëtuar. Kur kam ardhur unë të dy kapanonet nuk ishin në zjarr. Ka kaluar zjarri nga lart dhe kanë marrë dy kapanonet. Ishte edhe policia, bënte sehir. Na mbante neve sikur ishim kriminel.”, u shpreh tregtarja.

Rëndohet situata në aksin Përmet–Çarçovë, bllokohet rruga drejt juglindjes –

By: 27
9 January 2026 at 09:58

Situata është rënduar në aksin rrugor Përmet–Çarçovë, ku segmenti pranë urës së Çarçovës ndodhet në një pikë kritike pasi është çarë si shkak i reshjeve të dendura të shiut.

Si pasojë, janë izoluar lëvizjet e banorëve dhe është ndërprerë qarkullimi i automjeteve drejt Shqipërisë juglindore.

Autoritetet raportojnë se përkeqësimi i kushteve ka bërë të pamundur kalimin e mjeteve, duke krijuar vështirësi të mëdha për banorët e zonës dhe udhëtarët që përdorin këtë aks.

Strukturat përkatëse ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë segment rrugor deri në një njoftim të dytë.

Nëse dikush do më prekë tokat e paraardhësve, do t’i jap plumbin ballit –

By: 27
9 January 2026 at 09:48

Avokati  Kujtim Cakrani ka paralajmëruar se do të jetë kundër kujtdo që tenton të investojë në tokat e familjes së tij në Karavasta, duke përmendur emra konkretë dhe duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë.

“Nuk ka shans Edi Rama me oligarkët e tij që t’i japi tokat e mia, të familjes time, të firmëtarit të pavarësisë që ka lënë kockat për këtë vend, t’ia japi oligarkëve rusë,” deklaroi Cakrani.

Deputeti demokrat Sajmir Korreshi, si ish-drejtues në zonë, zbuloi se kishte bllokuar më herët tentativat për të ndryshuar statusin e tokës nga “produktive” në “improduktive”, një manovër që sipas tij, synonte hapjen e rrugës për ndërtimin e parqeve fotovoltaikë.

Ai denoncoi gjithashtu rastet për tjetërsim prone, duke përmendur një kallëzim penal të bërë prej tij për 1000 hektarë tokë në zonën e Semanit në Fier, të cilat janë në rrezik për tu tjetërsuar në mënyrë abuzive.

Në kulmin e debatit, Cakrani kritikoi ashpër edhe deputetët e opozitës, duke i quajtur “memecë” për heshtjen e tyre ndaj ligjit për investimet strategjike. Sipas tij, opozita duhej ta kishte dërguar prej kohësh këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese, pasi ai po përdoret për të “vjedhur shqiptarët dhe pronarët”.

“Unë ja po e them këtu përpara, përpara teje dhe publikut. Nuk ka shanse, po nuk ka asnjë lloj shansi, as Ilir Trebicka, as Deripaska të investojë te tokat e mia. Ta dinë, ta dijë Ilir Trebicka dhe kushdo, sepse unë thashë dhe një herë tjetër, do ta heq kostumin dhe kollaron dhe do bëhem kaçak vetëm për ata. Vetëm për ata dhe plumbin n’ballë do t’u fus. Kaq. Po ua them troç këtu në media.

Nuk ka shans Edi Rama me oligarkët e tij që t’i japi tokat e mia, të familjes time, të firmëtarit të pavarësisë që ka lënë kockat për këtë vend, t’ia japi oligarkëve rusë.

Nuk ka asnjë shans. Thashë dhe një herë, Ilir Trebicka, Deripaska, dhe kushdo tjetër do vijë në Karavasta të investojë, do marri plumbin ballit. Mbajeni mend çfarë po ju them. Mbajeni mend mirë. Sepse dhe ju deputetët jeni memec për të folur për këto gjëra.

Edhe me opozitën jam shumë i acaruar sepse duhet ta merrni ligjin, pesë vite  ka ligji,  për investime strategjike, për të vjedhur shqiptarët dhe pronarët. Duhet ta kishit çuar në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Cakrani.

Fajin e ka opozita –

By: 27
9 January 2026 at 09:24

Ka nisur mbledhja e kryeministrit Edi Rama në Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, lidhur me situatën e përmbytjeve në disa zona të vendit si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama theksoi se situata është serioze, ndërsa dha edhe shifra konkrete mbi dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

“Ka prani uji në 1587 banesa, janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje,” deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te reagimet politike në këto momente, duke kritikuar opozitën për qëndrimet e saj.

Sipas tij, “reagimet nga opozita në këto kohë përmbytjesh janë të tepërta dhe nuk i japin zgjidhje personave të prekur nga kjo situatë.”

Rama theksoi gjithashtu se shkak për situatën e krijuar janë reshjet e pazakonta për këtë periudhë.

“Sasia e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme, më e madhe sesa sasia mesatare e reshjeve që bien gjatë gjithë muajit,” u shpreh kryeministri.

“E di që fjala durim mund t’i tingëllojë shumëkujt si një cingërimë e tepërt në vesh, por durimi është i domosdoshëm kur ajo që po përjetojmë nuk është thjesht mot i keq. Shiu nuk ndalet me shpifje, si ato se nuk punojnë hidrovoret; lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta, si ato kundër ndërtimeve në territore shumë vulnerabël. Retë nuk shpërndahen me slogane. Këto janë thënie që ushqejnë përçarje, jo ndihmë. Në një situatë si kjo nuk kërkohen fajtorë imagjinarë, por ndihmohen njerëzit realë. Njerëzit nuk kanë nevojë për më shumë britma dhe teori konspirative. Kjo është një gjendje e rëndë, por nuk ka prekur vetëm Shqipërinë.” – tha Rama.

Rama tha se para nisjes së sezonit me reshje, drejtoritë e ujësjellësit dhe kullimit, kanë siguruar gatishmërinë e kanaleve kryesore, të kullimit, hidrovorët, kanalet ujërave të larta.  Rama tha se prej vitesh kemi proces mirëmbajte të infrastrukturës së kullimit dhe vetëm vjet janë investuar 25 mln euro.

Por realiteti në fakt dëshmon tjetër gjë! Mesa duket, si çdo herë, paratë që duheshin investuar për infrastrukturën e kullimit duket të kenë përfunduar në xhepat e drejtorëve apo oligarkëve dhe këtë e vërteton kaosi me përmbytjet e shumta dhe të përsëritura në vend.

Z/kryeministrja e pandehur Belinda Balluku, të cilën SPAK kërkon ta arrestojë, vijon të sfidojë hapur drejtësinë.

Mëngjesin e kësaj të premte, ajo është shfaqur në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave, ku krah Edi Ramës, ka raportuar mbi situatën e përmbytjeve në vend.

Ndërkohë që përmbytjet janë shtrirë nga jugu në veri, Balluku thotë se situata në rang vendi është e mirë.

“Situata me e mirë në rang vendi. Në terren më shumë se 1600 punonjës, të civilët nga 2 janari janë angazhuar në zonat më të prekura. Është menaxhuar edhe veriu. Kemi pasur disa shkëputje në Kukës dhe Librazhd, por janë kthyer në funksion në kohë rekord. Të gjitha linjat janë funksionale sa i përket transmetimit”,- është shprehur ajo.

Sa i takon gjendjes së rrugëve, Balluku thotë se akset rrugore kombëtare janë të gjitha funksionale, ndërkohë aksi Qukës-Qafë Plloçë, me një kosto prej 260 milionë eurosh është bllokuar dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar për nisjen e qarkullimit të automjeteve.

 

19-vjeçari plagos bashkëmoshatarin me thikë, arrestohet nga policia

9 January 2026 at 10:49

Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi dyshohet se plagosi me mjet prerës një 18-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Sipas njoftimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, operacioni i koduar “Catch” u organizua në vijim të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale dhe kapjen e personave në kërkim. Shtetasi E. R., 19 vjeç, ishte shpallur në kërkim që prej 23 nëntorit 2025.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 19-vjeçari plagos bashkëmoshatarin me thikë, arrestohet nga policia appeared first on Sinjali.

❌
❌