Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona

By: e xh
23 December 2025 at 09:34

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e të hënës në Tiranë.

Që pas përfundimit të protestës, policia shoqëroi disa persona, pasi në fund të u hodhën molotovë e mjete piroteknike në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa u tentua që të kalohej kordoni i policisë në rrethim të godinës duke u përplasur edhe me forcat e rendit.

Policia njoftoi se si pasojë e hedhjes së molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta nga ana e protestuesve, janë dëmtuar dy efektivë. Pas shoqërimeve në komisariat, shkuan dhe një grup deputetësh të Partisë Demokratike, që kërkuan të sqarojnë mbi rrethanet se përse u shoqëruan protestuesit.

Disa qindra qytetarë iu përgjigjën për rreth dy orë thirrjes së kryedemokratit Sali Berisha për të marrë pjesë në protestën kombëtare para Kryeministrisë. Kryetari i opozitës ka denoncuar vjedhjen e parave publike nga zyrtarët më të lartë të qeverisë, si dhe goditjen që po i bën Edi Rama, sipas tij, organeve të drejtësisë.

Berisha u bëri thirrje mbarë qytetarëve, intelektualëve në mënyrë të veçantë, të zhvishen nga konformizmi për të ardhmen e familjeve dhe shoqërisë shqiptare. Berisha i cilësoi Ramën dhe Rilindjen kufoma politike.

10:48 Iu përkeqësua gjendja teksa ishte në banesë, detaje të reja nga vdekja e Shemit

By: Kesjana
23 December 2025 at 10:48

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vdekjen e këngëtarit të njohur, Shemsi Krasniqi, njohur për publikun si Shemi.

Uniformat blu të Kosovës lajmërojnë se gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, teksa Shemi ndodhej në banesë.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në Prishtinë në “Rr. e UÇK-së”.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”,thuhet në raport.

Kujtojmë se dje më datë 22 dhjetor, ndërroi jetë në mënyrë krejt të papritur këngëtari Shemi, në moshën 64-vjeçare.

Trupi i tij pa shenja jete u gjet në Dragodan të Prishtinës, rreth orës 15:00. Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një sulm në zemër.

Shemsi Krasniqi, i njohur për publikun me pseudonimin artistik “Shemi”, ishte këngëtari kryesor i grupit muzikor “Ilirët”, një ndër formacionet më të pëlqyera dhe më me ndikim në rrymën rock-folk shqiptare, veçanërisht në periudhën e viteve 1980–1990.

Grupi “Ilirët” u themelua në vitin 1981 dhe u shqua për ndërthurjen e tingujve rock me motive të muzikës tradicionale shqiptare. Ata fituan popullaritet të madh falë koncerteve energjike dhe këngëve që trajtonin tema me peshë shoqërore dhe historike./kb

10:35 Trump largon 30 diplomatë dhe përgatit terrenin për besnikët e tij

By: Kesjana
23 December 2025 at 10:35

Administrata e presidentit Donald Trump ka tërhequr në heshtje rreth 30 ambasadorë dhe diplomatë të lartë amerikanë nga postet e tyre jashtë vendit, në kuadër të një riorganizimi në Departamentin e Shtetit që synon promovimin e emërimeve besnike ndaj administratës së re.

Lëvizja, e konfirmuar nga disa diplomatë aktualë dhe ish-zyrtarë të lartë, konsiderohet e pazakontë pasi prek diplomatë karriere të shërbimit të jashtëm, të cilët zakonisht qëndrojnë në poste edhe pas ndërrimit të administratave për shkak të rolit të tyre apolitik.

Sipas zyrtarëve të Departamentit të Shtetit, ambasadorët e tërhequr nuk do të shkarkohen, por do të ricaktohen në detyra të tjera. “Ambasadorët janë përfaqësues personalë të Presidentit dhe është e drejta e tij të sigurohet që ata të avancojnë axhendën ‘America First’”, u shpreh një zyrtar i lartë amerikan.

Megjithatë, Shoqata Amerikane e Shërbimit të Jashtëm (AFSA) dhe sindikata që përfaqëson diplomatët amerikanë kanë shprehur shqetësim se procesi i ri i promovimeve favorizon diplomatë të afërt me administratën, duke rrezikuar politizimin e diplomacisë amerikane.

Rajoni më i prekur është Afrika, ku janë tërhequr ambasadorë ose shefa misionesh nga disa vende, përfshirë Nigerin, Ugandën, Senegalin, Somalinë dhe Nigerinë. Urdhra tërheqjeje janë dhënë edhe për përfaqësues diplomatikë në Lindjen e Mesme dhe në disa vende evropiane, përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi./kb

10:22 Tensionet në Kuvend/ PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së, mblidhet sot Sekretariati i Etikës

By: Kesjana
23 December 2025 at 10:22

Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, pas incidenteve që u regjistruan në seancën plenare të 18 dhjetorit. Pas kaosit të krijuar në sallën e Kuvendit, ku deputetë të opozitës ndezën dhe flakadanë dhe u përplasën me gardën, mazhoranca i bëri kërkesë Sekretariatit për përjashtimin e deputetëve të opozitës.

PS pretendon se gjatë seancës janë kryer akte të rënda dhune.

Nga ana tjetër, opozita i ka cilësuar masat si politike dhe të motivuara për të goditur përfaqësimin e saj në Kuvend.

Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka
3-Albana Vokshi
4-Ledina Alolli

5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)

6-Klevis Balliu

7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)

Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)

2-Gazment Bardhi

3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)

Përjashtim për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Besart Xhaferri

2-Xhelal Mziu

3-Bledjon Nallbati

4-Luçiano Boçi

5-Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)

6-Edi Paloka

7-Ina Zhupa

8-Klodiana Çapja

9-Oerd Bylykbashi

10-Enno Bozdo

11-Tomorr Alizoti

12-Ivi Kaso

13-Gent Strazimiri

14-Luan Baçi

15-Bledi Himçi

16-Greta Bardeli

17-Manjola Luku

18-Flamur Hoxha

19-Kliti Hoti/kb

10:07 Pamje të rralla në Kolesjan të Kukësit, banori i zonës ndeshet në rrugë më një arushë dhe tre këlyshët e saj

By: Kesjana
23 December 2025 at 10:07

Në Kukës është shfaqur një arushë së bashku me tre këlyshët e saj.

Pamjet e rralla janë shkrepur mëngjesin e sotëm në fshatin Kolesjan, ku arusha është parë duke lëvizur në rrugën kryesore të zonës.

Arusha me tre këlyshët e saj është fotografuar nga një banor i zonës, i cili fatmirësisht ndodhej brenda automjetit në momentin kur u përball me arinjtë në rrugë. Fatmirësisht, nuk raportohet për incidente apo dëme.

Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e banorëve dhe rikthejnë vëmendjen mbi praninë e kafshëve të egra pranë zonave të banuara./kb

10:00 Mes armëve dhe politikës, kur Uesli Klark fliste për luftën e Kosovës: E mbaroja për 4 ditë

By: Leonard
23 December 2025 at 10:00

Gjenerali amerikan u lind me 23 dhjetor të vitit 1944

 Nga Leonard Veizi

Ka burra të fortë që hyjnë në histori jo vetëm me uniformë, por me hijen që lënë pas. Uesli Klark i përket këtij rrethi të ngushtë njerëzish, tek të cilët mendimi paraprin urdhrin dhe fjala peshon po aq sa arma. I formuar në disiplinën e hekurt të West Point-it, ku në vitin 1966 doli valediktor i klasës së tij, Klark nuk u mjaftua vetëm me artin e luftës. Një Bursë “Rhodes” e çoi në Oksford, në zemrën e mendimit evropian, ku studioi Filozofi, Politikë dhe Ekonomi – tri shtylla që do ta shoqëronin më pas në çdo vendim të madh…

…Në sytë e shqiptarëve, emri i tij nuk mbeti thjesht një rresht në hierarkinë ushtarake amerikane. Më 11 korrik 1997, kur u emërua Komandant Suprem i Forcave të NATO-s për Evropën, ai hyri në një kapitull që do të lidhej përgjithmonë me fatin e Kosovës. Gjatë pranverës së vitit 1999, Klark ishte fytyra e vendimeve të vështira, zëri që artikulonte një ndërhyrje që do të ndryshonte rrjedhën e historisë në Ballkan. Fushata ajrore kundër objektivave serbe nuk ishte vetëm një operacion ushtarak; ajo ishte një mesazh politik i dërguar “nga qielli”.

Vetë Klark e ka pranuar më vonë, me sinqeritetin e një strategu që njeh kufijtë e diplomacisë dhe të forcës: “Këto ishin bombardime politike ndaj Serbisë, sepse si gjeneral ushtarak ju garantoj se ndryshe, lufta në Kosovë do të kishte mbaruar për katër ditë.” Në këtë fjali përmblidhet paradoksi i luftës moderne: fitorja e shpejtë nuk është gjithmonë ajo që kërkon politika.

Fillimet

Si i ri mbeti pa baba dhe u adoptua nga bashkëshorti i ardhshëm i nënës së tij, Viktor Klark. Këtë fakt, si dhe origjinën e tij, Uesli Klark e mësoi shumë vonë, pas moshës 20-vjeçare. Ai u lind më 23 dhjetor 1944. Babai i tij biologjik ishte Benjamin Xhejkëb Kan, me origjinë hebreje, i ardhur në Amerikë nga Rusia në fund të shekullit XIX.

Klark është i martuar me Gertrud Kirgiston nga Bruklini, me të cilën ka një fëmijë, Ueslei i Riu, i cili ka përfunduar studimet në Kaliforni.

Shkollimi

Gjenerali Klark ka përfunduar Akademinë Ushtarake “West Point” në Nju Jork, ku u diplomua si kadeti më i dalluar i klasës. Studimet e larta në fushën e ekonomisë dhe politikës i përfundoi në Universitetin e Oksfordit në Angli, gjatë viteve 1966–1968.

Gjatë karrierës akademike dhe ushtarake, Klark ka përfunduar gjithashtu Kolegjin Kombëtar të Luftës dhe Kolegjin e Komandës së Përgjithshme, duke u specializuar si oficer i njësive të blinduara, në doktrinën e përgjithshme ushtarake, si vëzhgues dhe si komandant i njësive ajrore.

Karriera

Në vitet 1976–1977, Klark shërbeu si asistent special i drejtorit për buxhetin në Shtëpinë e Bardhë të SHBA-së, si dhe si asistent i profesorit të shkencave sociale në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Gjatë Luftës së Vietnamit, ai ishte toger dhe komandonte tri kompani me detyrë luftarake në zonën Lai Khe. Njësia e tij u dallua për mënyrën e planifikimit dhe të ndërmarrjes së operacioneve luftarake, duke arritur rezultate të shkëlqyera. Për suksesin dhe trimërinë e dëshmuar, ai u dekorua me “Silver Star” (“Ylli i Argjendtë”).

Deri në vitin 1986 shërbeu si komandant i batalionit të parë të Brigadës së 77-të të Divizionit të Katërt. Në vazhdën e Luftës së Ftohtë, mori komandën e Brigadës së Tretë të Divizionit të Katërt të Këmbësorisë, post që e mbajti deri në vitin 1988.

Gjatë periudhës 1994–1996, ai ishte përgjegjës për planifikimin e politikës ushtarake të SHBA-së në nivel global, pranë Institutit për Planifikime Strategjike. Në këtë periudhë u angazhua drejtpërdrejt në zhvillimet në Ballkan dhe, së bashku me Richard Holbrooke, u takua disa herë me liderët e serbëve të Bosnjës për përgatitjen e Marrëveshjes së Dejtonit.

Nga qershori 1996 deri në korrik 1997, shërbeu si komandant i forcave të NATO-s për Amerikën Latine dhe Karaibet.

Lufta e Kosovës

Më 11 korrik 1997, Uesli Klark u emërua Komandant Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropën. Më 23 mars 1999, nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana, mori urdhrin për fillimin e reagimit ushtarak ndaj gjenocidit në Kosovë, të ndërmarrë nga ish-Jugosllavia.

Ndërhyrja ushtarake nën komandën e Klarkut u cilësua si e suksesshme nga qarqet ushtarake, pasi arriti objektivat kryesore:

ndalimin e menjëhershëm të të gjitha aktiviteteve ushtarake dhe paramilitare të njësive serbe;

ndalimin e menjëhershëm të shpërnguljes me dhunë të popullsisë nga Kosova;

kthimin e pakushtëzuar të të gjithë të larguarve;

vendosjen e një force ndërkombëtare për sigurinë e qytetarëve dhe zbatimin e planit;

ardhjen e verifikatorëve ndërkombëtarë në Kosovë.

Gjatë kësaj ndërhyrjeje, Klark futi në përdorim edhe helikopterët “Apache”.

Epilogu

Operacioni i fundit që Uesli Klark drejtoi si Shef i Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Evropë ishte pikërisht ndërhyrja në Kosovë. Menjëherë pas përfundimit të luftës, ai doli në pension.

09:59 Protesta, 4 të arrestuar dhe 6 të tjerë nën hetim. Ja si është gjendja shëndetësore e protestuesit që u përfshi nga flakët

By: Kesjana
23 December 2025 at 09:59

Katër persona janë arrestuar nga komisariati nr.1 dhe 6 të tjerë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë në lidhje me protestën e opozitës përpara Kryeministrisë, për hedhje molotovi dhe sendesh të forta.

Ndërkohë protestuesi i cili u përfshi nga flakët në tentativë për të shkelmuar një molotov drejt policisë, ka pësuar djegie të lehta në fytyrë dhe gjymtyrë por pa probleme serioze, pasi ka marrë mbrëmë ndihmë nga djegie-plastika është larguar për në banesë.

Edhe dy efektivët e policisë që mbetën të lënduar pasi kanë marrë ndihmë mjekësore nuk kanë shfaqur problematika të tjera./kb

09:47 Kim Jong Un viziton hotelet me të bijën, lavdëron progresin ekonomik të Koresë së Veriut

By: Kesjana
23 December 2025 at 09:47

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mori pjesë në ceremonitë e hapjes së disa hoteleve në një zonë turistike të vendit, duke u shfaqur së bashku me të bijën, Ju Ae, ndërsa synonte të nxirrte në pah progresin ekonomik para kongresit të ardhshëm të partisë që pritet të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas mediave shtetërore KCNA, pesë hotele u hapën gjatë ditëve të shtunë dhe të dielë në zonën turistike Samjiyon, në pjesën verilindore të gadishullit korean, afër kufirit me Kinën. Fotot zyrtare tregojnë Kim Jong Un duke vizituar hotelet luksoze së bashku me të bijën.

Analistët vlerësojnë se vajza adoleshente e liderit mund të jetë kandidate kryesore për të marrë udhëheqjen e vendit në të ardhmen. Kim tha se këto hotele janë “dëshmi e qartë e ngritjes së statusit të popullit dhe e potencialit të zhvillimit të vendit,” sipas KCNA./kb

09:37 Media britanike “Saga”: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026-n

By: Kesjana
23 December 2025 at 09:37

Pallate të lashta, dete të kristalta dhe plazhe të pazbuluara me çmime të përballueshme – ekspertët tanë të udhëtimit rekomandojnë destinacionet më të mira për pushime në vitin 2026, shkruan Elle Hammond në të përditshmen britanike “Saga”.

Po kërkoni alternativa të përballueshme për të kaluar pushimet tuaja në vitin 2026, ekspertët e “Saga Holidays” ju sugjerojnë shtatë destinacionet kryesore për të vizituar këtë vit.

Nëse ju pëlqejnë aventurat e guximshme në një vend të largët apo një vendpushim i qetë diku më familjar, këto shtatë destinacione të rekomanduara ofrojnë diçka për çdo lloj vizitori!

Shqipëria

Shqipëria rekomandohet si një nga destinacionet më të mira për pushime në vitin 2026, falë plazheve të pazbuluara, ujërave ngjyrë bruz dhe çmimeve të përballueshme.

Ekspertët e udhëtimit e kanë krahasuar Shqipërinë me Kroacinë.

Shqipëria po bëhet me shpejtësi një nga vendet më të njohura në Evropë.

Vendi i bukur mesdhetar i ka të gjitha – nga plazhet te kultura bizantine por me një çmim të shkëlqyer.

Vendet kryesore përfshijnë:

Plazhet me ujërat ngjyrë bruz të Ksamilit – të cilin mund ta vizitoni duke bërë një udhëtim me traget nga Korfuzi.

Berati – i njohur si “Qyteti i një mbi një dritareve” është i famshem për arkitekturën e tij osmane dhe shqiptare.

Gjithashtu, mos humbisni një vizitë në kryeqytetin plot jetë të Shqipërisë, Tiranën.

Ndërsa popullariteti i Shqipërisë rritet, kjo është koha e përkryer për ta eksploruar atë përpara se vendi të përfshihet nga turizmi masiv.

Pse duhet ta vizitoni Shqipërinë në vitin 2026?

Interesi për Shqipërinë vazhdon të rritet, ku sipas një raporti, turizmi u rrit me 5% në fillim të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Shqipëria është aktualisht një nga vendet më të lira në Evropë.

Vendi mesdhetar tërheq turistë nga e gjithë bota falë akomodimit, ushqimit dhe transportit cilësor dhe të përballueshëm.

Revista britanike e udhëtimeve “Saga” e ka renditur Shqipërinë ndër shtatë vendet më të mira për pushime në vitin 2026:

1. Shqipëria
2. Japonia
3. India
4. Afrika e Jugut
5. Kosta Rika
6. Uzbekistani
7. Italia

/ata/kb

09:25 “60% e mësuesve shqiptarë nuk dinë të përdorin kompjuter”, eksperti i arsimit tregon statistikat

By: Kesjana
23 December 2025 at 09:25

I ftuar në emisionin “Dita jonë” në A2 CNN, eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti ngriti alarmin mbi gjendjen reale të mësimdhënies dhe përdorimit të teknologjisë në arsimin parauniversitar shqiptar. Duke iu referuar të dhënave nga testimet ndërkombëtare të OECD-së, ai deklaroi se “60% e mësuesve shqiptarë ose nuk e kanë parë kurrë kompjuterin, ose nuk dinë ta përdorin fare”, një shifër që bie ndesh me perceptimin publik për përdorim masiv të inteligjencës artificiale në shkolla.

Sipas Mehmetit, raportimet se Shqipëria kryeson në përdorimin e inteligjencës artificiale nga mësuesit janë të shtrembëruara dhe nuk pasqyrojnë realitetin. Ai sqaroi se bëhet fjalë për testimin TALIS të OECD-së, i cili ka për qëllim të evidentojë kushtet e punës dhe problematikat e profesionit të mësuesit, por që në Shqipëri, sipas tij, është keqinterpretuar dhe “zbukuruar” në raportime zyrtare.

Eksperti theksoi se mungesa e infrastrukturës është një nga pengesat kryesore. “Mësuesit nuk kanë as tabletë dhe as internet funksional në shkolla. Brenda institucionit arsimor ata nuk mund të bëjnë pothuajse asgjë, përveçse të hedhin ndonjë notë në sistemin SMIP”, u shpreh Mehmeti.

Ai shtoi se sipas rezultateve të testimit PISA 2022, Shqipëria rezulton shumë prapa vendeve të tjera pjesëmarrëse. Ndërsa, nga të dhënat e Eurostat, sipas tij, del se vetëm 20% e të rinjve shqiptarë zotërojnë aftësi bazë digjitale. “Aftësi digjitale nuk do të thotë të përdorësh rrjetet sociale, por të kuptosh dhe të punosh realisht me teknologjinë”, theksoi ai.

Sipas Mehmetit, përgjegjësia nuk mund t’u faturohet mësuesve, por sistemit arsimor, mungesës së investimeve dhe mënyrës se si raportohen të dhënat./kb

09:13 Spiropali nderime te monumenti i Skënderbeut në Shkupin e vjetër: Simbol i qëndresës

By: Kesjana
23 December 2025 at 09:13

Mbrëmjen e djeshme, 22 dhjetor, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, sëbashku me Zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, morën pjesë në një ceremoni nderimi pranë monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në Shkupin e vjetër.

Në ceremoni u bashkuan edhe Kryetari i Çairit Izet Mexhiti, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal në Komunën e Çairit.

Spiropali shkruan se “në zemër të Shkupit të vjetër, guri flet me histori dhe koha merr frymë krenarie, ndaluam për të nderuar simbolin e qëndresës, të dinjitetit dhe të shpirtit europian, duke vendosur kurorën e nderit pranë monumentit të Gjergj Kastriot Skënderbeut.”

Postimi i Spiropalit:

Sonte, në zemër të Shkupit të vjetër, aty ku guri flet me histori dhe koha merr frymë krenarie, ndaluam për të nderuar simbolin e qëndresës, të dinjitetit dhe të shpirtit europian, duke vendosur kurorën e nderit pranë monumentit të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në këtë moment kujtese dhe respekti ishim së bashku me Zëvendëskryeministrin Arben Fetai dhe Kryetarin e Çairit Izet Mexhiti, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal në Komunën e Çairit, të bashkuar me nderim dhe krenari.

Pas ceremonisë, dita u mbush me ngjyra dhe emocione: shfaqja artistike, ritmi i tupanëve dhe fëmijët me veshje e simbole kombëtare e bënë këtë çast edhe më të gjallë. Një kujtesë e përbashkët për rrënjët tona të forta dhe përkatësinë tonë natyrore në Europë./kb

Përjashtimi i deputetëve të opozitës tregon dridhjet e fundit para rënies së regjimit –

By: 27
23 December 2025 at 10:58

Deputetja e PD, Jozefina Topalli ka reaguar ndaj vendimeve të fundit të mazhorancës në Kuvend, duke i cilësuar ato jo si shfaqje force, por si shenja të qarta të një pushteti të lëkundur.

Sipas saj, mbledhja e Sekretariatit për Procedurat dhe Rregulloren nuk synon zbatimin e ligjit, por shndërrimin e rregullores parlamentare në një instrument dhune politike. Përjashtimi masiv i deputetëve të opozitës, i paprecedentë në historinë parlamentare shqiptare, përbën, në vlerësimin e Topallit, një akt brutal ndaj institucionit, politikës dhe mbi të gjitha ndaj votës së qytetarëve.

Reagimi i plotë:

Këto nuk janë vendime force, por dridhjet e fundit para rënies.
Sot është mbledhur Sekretariati për Procedurat dhe Rregulloren e Kuvendit.
Jo për të zbatuar ligjin, por për ta shndërruar rregulloren në mjet dhune politike.
Deri në vitin 2013 nuk ka ndodhur kurrë që të përjashtohen 29 deputetë në një ditë.
Nuk ka ndodhur as kur deputetë janë plagosur në seancë plenare.
Sot po.
Sot përjashtohen deputetë që nuk kanë kryer asnjë veprim që, në kushte normaliteti parlamentar, të thyejë rregulloren.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, po përgatitet përjashtimi 2-mujor-që në thelb është heqje mandati për një grup opozitar që përfaqëson mbi gjysmë milioni vota, të marra në kushte ku, siç thotë OSBE-ja,
vija ndarëse mes shtetit dhe partisë është fshirë.
Ky nuk është disiplinim parlamentar.
Është brutalitet institucional.
Është brutalitet politik.
Është brutalitet ndaj votës.
Kjo ndodh sepse regjimi është thellësisht i lëkundur.
Nga përgjimet po del një e vërtetë tronditëse:
grupe të pushtetit rrëmbejnë njerëz, negociojnë në zyra private, dyfishojnë shifrat e tenderave dhe veprojnë si strukturë kriminale e organizuar, pjesë e së cilës janë segmente të qeverisë sot nën hetim nga drejtësia.
Pushteti mendon se duke përjashtuar deputetët e opozitës, do ta ketë më të lehtë të mbijetojë.
Gabohen.
Kjo ndodh ndërkohë që Kryeministri ka dhënë urdhër të mos hiqet imuniteti i zëvendëses së tij, e akuzuar për vepra shumë të rënda.
Ligji për opozitën është çekan.
Imuniteti për pushtetin është mburojë. Këto nuk janë vendime force, por dridhjet e fundit para rënies.

Na quani grup kriminal, por harroni që anëtarët e qeverisë tuaj sillen si banditë –

By: 27
23 December 2025 at 10:38

Debati në Komisionin e Etikës ka nxjerrë edhe një herë në pah përplasjen e thellë mes opozitës dhe mazhorancës. Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi i është drejtuar Ulsi Manjas me akuza të forta, duke e cilësuar përjashtimin e opozitës si një akt arbitrar dhe politik.

Sipas Bardhit, ndërsa opozita etiketohet si “grup i strukturuar kriminal”, realiteti është krejt i kundërt: është mazhoranca ajo që, sipas tij, vepron si një grup i organizuar për të mbytur zërin kundërshtar, ndërkohë që anëtarët e qeverisë sillen jo si përfaqësues institucionalë, por si banditë të pushtetit.

Debatet

 Bardhi: Na keni quajtur grup të strukturuar kriminal. Por në fakt grup i strukturuar jeni ju. Po përjashtoni opozitën pa asnjë arsye. Ju na thoni që deputetët duhet të sillen si deputetë, por harroni që anëtarët e qeverisë tuaj sillen si banditë.

Noka: Shkoni te zyra e Gysit, atje bëni mbledhjen. Shkoni atje! Po ju pret Gysi, që të merrni vendimet atje. Do i merrni vendimet me Gysin!

Vokshi: Pini dhe verën e Gysit.

Noka: Atje shkoni!

Balliu: Atje do të shkoni që të merrni vendimin në parim?!

Vokshi: Ja ku janë provat tona!

Balliu: Deputeti i Troplinit, Balla ka ardhur që të pezullojë opozitën.

Noka: Në 35 vite po përjashtohen opozitarët me pozicione partiake.

Deputetja socialiste Olta Xhaçka paraqitet në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve –

By: 27
23 December 2025 at 10:26

Ish-ministrja e Jashtme dhe Mbrojtjes, Olta Xhaçka është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Xhaçka është parë të futet në institucionin e drejtësisë pak minuta më parë, ndërsa ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së saj në SPAK. E pyetur nga gazetarët ajo nuk dha asnjë koment.

Kujtojmë se ndaj ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj Artan Agaçi, janë ngritur akuza lidhur me privatizimin e tokave në Himarë ku do ndërtohej resort turistik, dhe mbi të cilën morën statusin e investitorit strategjik.

Ka qënë Fredi Beleri, ai i cili e kallëzoi Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj, për disa vepra penale, por për këta të fundit shkoi në burg Jorgo Goro, ish-kryetar i Bashkisë Himarë. Ai dhe dy nëpunës të lartë të saj bashkie akuzohen se kanë falsifikuar dokumentat dhe ofruar pronë publike çiftit Xhaçka-Gaçi, të cilët u shpallën nga kryeministri Rama si “investitorë strategjikë”. Ndërsa për vetë Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj nuk nisën hetimet lidhur me kallëzimin.

Shteti digjital i Ramës në duart e krimit –

By: 27
23 December 2025 at 10:12

Paraditen e 12 gushtit 2025, Gerond Meçe, aksioner i një kompanie të teknologjisë në Tiranë, zbriti si zakonisht nga apartamenti i tij me një çantë të zezë në dorë dhe një çantë të dytë në shpinë. Pasi bëri pak hapa në drejtim të makinës së tij të parkuar, ai hapi bagazhin dhe po sistemonte çantat, kur një fuoristradë e zezë “Range Rover Defender” me xhama të errët i preu rrugën dhe u ndal pranë tij.

Nga fuoristrada zbriti një burrë i veshur me uniformë blu me mbishkrimin “BKH” dhe i thirri në emër.

“Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne,” i tha ai duke hapur derën e pasme të makinës. I bindur se po thirrej nga organet e drejtësisë, Meçe nuk bëri rezistencë. Por iluzioni i ndalimit nga SPAK zgjati vetëm pak minuta.

Sapo makina u largua nga zona e banuar, “oficerët” i vendosën Meçes një kapuç të zi në kokë dhe morën rrugën e vjetër të Krrabës në drejtim të Elbasanit. Në rrënojat e një godine të braktisur në afërsi të fshatit Graçen, maskat ranë dhe jelekët e BKH-së u zëvendësuan me pistoleta të drejtuara në kokë.

Pengmarrësit e Gerond Meçes, që SPAK i lidh me organizatën kriminale “Çopja”, i dorëzuan atij një zarf të bardhë që përmbante një tabelë në Excel me një listë të detajuar tenderash publikë, procedura të ankimuara nga kompania e Meçes, “Advanced Business Solutions” ABS, pranë Komisionit të Prokurimit Publik, KPP.

“E njeh këtë letër?”, e pyetën rrëmbyesit. Mesazhi ishte i qartë: Tërhiqu. “Në të kundërt ke plumbin në kokë”.

Ultimatumi zbuloi se pas rrëmbimit mafioz fshihej lufta për milionat e tenderave publikë në fushën e teknologjisë, kryesisht të prokuruara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

Prokuroria e Posaçme akuzon Ergys Agasin dhe rivalin e Meçes në biznes, Ermal Beqirin për organizimin e pengmarrjes së tij me qëllimin zhdukjen e një pengese në kontrollin e tenderave me vlerë dhjetra milionë euro të AKSHI.

Hetimi është shumë më i gjerë dhe nxjerr në sipërfaqe simbiozën mes krimit të organizuar dhe drejtueseve të AKSHI në shpërndarjen e tenderave të teknologjisë; për të mundësuar përzgjedhjen e fituesve dhe devijimin e dhjetra milionë eurove në llogaritë e Ergys Agasit – një ish funksionar publik i dorës së dytë, i akuzuar nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj si koordinatori i Ramës me krimin e organizuar.

Përveç Agasit dhe Beqirit, Prokuroria e Posaçme akuzon drejtoreshën jetëgjatë të AKSHI, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësen e saj, Hava Delibashi si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që kishte për qëllim përvetësimin e tenderave të AKSHI.

Vendimi i gjykatës për masë sigurie sugjeron se Agasi komandonte dyfishimin e kostove për tenderat publikë, eliminonte përmes kërcënimit dhe korrupsionit rivalët dhe menaxhonte pastrimin e parave përmes një kompanie fiktive dhe një distributori çokollatash të lira turke.

Të dhënat e SPAK dëshmojnë se vetëm në periudhën dhjetor 2024 – shtator 2025, kompania e dyshuar fiktive në pronësinë e Agasit, EA Solution, arkëtoi rreth 29 milionë euro nga kompani që fituan tendera të AKSHI-t.

“Të gjitha sa sipër, krijojnë dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova se, personat nën hetim Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë kryer veprat penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, në kuadër të një formacioni të posaçëm, “Grup i strukturuar kriminal” dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, citohet në vendimin e GJKKO prokurori Bledar Maksuti, i cili po heton dosjen.

Agasi e Beqiraj janë tashmë në arrati dhe nuk qenë të arritshëm për koment, ndërsa studioja ligjore “Beçi & Partners” që po mbron drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj tha se do të ketë një qëndrim pasi të njihet me materialet e dosjes.

“Modus operandi”

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për masë sigurimi e bën të qartë që grupi nën menaxhimin e Agasit nuk e kishte për herë të parë që përdorte dhunën për të futur duart në fondet publike.

Për të ilustruar mënyrën e operimit, prokurori përmend një ngjarje të pahetuar të vitit 2019  me personazhe ish-deputetin e dënuar në aferën e inceneratorëve, Alqi Bllako dhe Agasin që kishin në shenjestër një koncesion në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pengesa në këtë rast, sipas vendimit, ishte ministri i kohës, Damian Gjiknuri dhe Agasi i shkruante Bllakos: “Do ja q* robt, do fusim çunat pastaj”, duke nënkuptuar ndonjë grup kriminal.

Prokuroria thotë se ky rast ilustron “modus operandi” të Ergys Agasit.

“Kjo rrethanë lidhet dhe me pengmarrjen e shtetasit Gerond Meçe, pasi ai gjithashtu si në rastin e shtetasit Damian Gjiknuri, kishte krijuar “pengesa”, nëpërmjet ankimimeve të shumta pranë KPP-së,” arsyeton Prokuroria.

Dosja hetimore shkon përtej përdorimit të dhunës, që ishte akti i fundit në mekanizmin e përvetësimit të fondeve publike. Sipas vendimit, Agasi regjistronte bisedat me ortakët dhe zyrtarët publikë në zyrën e tij pranë “Vesa Center” në Tiranë – regjistrime që ndodhen tashmë në duart e SPAK.

Prokuroria liston dhjetëra screenshot nga video të sekuestruara në zyrën e Agasit, ku flitet për fiksimin e tenderave publikë.

Në bisedat e cituara në dosje, Agasi cakton kriteret e tenderave dhe po ashtu haptazi fryn fondet limit që duhen për kryerjen e punëve. Në një takim të datës 16 mars 2024 mes tij, Karçanajt dhe Beqirajt, Agasi citohet të thotë: “Projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë 4”.

“Nga këqyrja e pamjeve filmike, arsyeshëm krijohet bindja mbi lidhjet me interes që kanë këta shtetas me njëri-tjetrin, e cila, nga analizimi i përmbajtjes së bisedave të transkriptuara, krijon dyshimin e arsyeshëm mbi realizimin e një skeme kriminale në funksion të paracaktimit të procedurave të prokurimit, krijimit të avantazheve dhe përfitimit të paligjshëm prej tyre,” arsyeton prokuroria.

Edhe dëshmitë e marra nga punonjësit e AKSHI dhe të dhënat nga dokumentacioni për tenderat, provuan sipas prokurorisë se vlerat e tenderave fryheshin dhe kur ishte e nevojshme tenderat fshiheshin pas emërtimeve “sekret” dhe “të klasifikuar”. Duke iu referuar kësaj situate, prokurori citon edhe biznesmenin nën hetim Gëzim Hoxha, i cili ka pranuar në dëshmi se një projekt për të cilin ai paguante EA Solution të Agasit si bashkëpunëtor, kostoja ishte vetëm sa gjysma e vlerës.

“Duke u nisur nga vlera e fondit limit dhe shpenzimeve të mia, mund të them se kanë qenë rreth 50% e vlerës, për blerjen e këtyre moduleve ose si shpenzime në tërësi…”, citohet Hoxha.

Në dosje identifikohen 19 procedura tenderimi ku dyshohet se grupi ka futur duart në një formë apo një tjetër. Prokurori i ndan ato në tre kategori; procedurat e shpallura në kohën e takimeve mes Agasit, Karçanajt dhe Beqirit; procedurat e prokurimit për të cilat Gerond Meçe u detyrua të tërhiqej nga ankimet si dhe procedurat për të cilat dyshohet se janë bërë pagesa fiktive në drejtim të subjektit “EA Solution” sh.p.k., në pronësi të Agasit.

Bazuar në vlerat e përmendura në vendimin e gjykatës dhe dokumentet për tenderat që gjenden online, vlera e këtyre kontratave pa TVSH është rreth 5.9 miliardë lekë apo 59 milionë euro.

Prokuroria thotë se tenderat manipuloheshin për t’u fituar nga kompania “Soft& Solution” e Beqirajt, kompania “Fastech” e Andis Papës dhe kompania First sh.p.k e Gëzim Hoxhës.

“Nga analiza e këtyre dy procedurave të prokurimit, në harmoni dhe me shpjegimet e punonjësve të shoqërisë “EA Solution”, krijohet bindja se këto procedura prokurimi, fitohen nga subjektet e kontrolluara nga shtetasi Ermal Beqiri, në bashkëpunim me shtetasin Andis Papa, fitimet e të cilave, i kalohen në mënyrë fiktive subjektit “EA Solution”, në pronësi të shtetasit Ergys Agasi”, thotë prokuroria duke iu referuar procedurave nën hetim.

Pagesa fiktive për çibukë e çokollata

Ergys Agasi gjatë dëshmisë së tij në SPAK. Foto: LSA.

Në hallkën e fundit, Prokuroria thotë se ka zbuluar se përtej manipulimit të procedurave, palët në proces u përfshinë në pastrim parash dhe faturime fiktive.

Edhe pse Agasi rezulton pronar i EA Solution, kjo e fundit funksionon brenda zyrave të kompanisë së Beqiraj dhe asnjë prej punonjësve të pyetur nuk e di që Agasi është pronar dhe as që punojnë për këtë kompani.

Punonjësit thonë se u intervistuan nga “Soft&Solution” dhe ishin habitur që rezultonin në listpagesat e EA Solution. Vetë administratorja e kompanisë së Agasit pranon se punëtorët e tyre menaxhoheshin nga burimet njerëzore të kompanisë së Beqirit.

Pasi mori në më pak se një vit 29 milionë euro nga kompanitë e Beqirit, Papës dhe Hoxhës, kompania EA Solution shpenzoi vetëm 30 mijë euro për blerjen e një makine luksoze, duke dëshmuar se nuk kishte aktivitet real.

Në një operacion paralel për transferim dhe pastrim parash, në skemë është përfshirë edhe një kompani import-eksporti nën pronësi të Rogers Rrytës.

Kompania ka aktivitet të kufizuar në importin e veshmbathjeve dhe produkteve ushqimore nga Turqia. Vetë aksioneri e pranon se praktikisht ajo sjell dhe shpërndan çokollata e çibukë. “Gjatë kohës që ka qenë administrator i kompanisë ka pasur marrëdhënie tregtare me kompanitë “Fastech” sh.p.k. dhe “Soft & Solution” sh.p.k. për tregtimin e çokollatave dhe biskotave”, citon prokuroria deklarimin e Rrytës.

Por çuditshëm, kompania ka kontrata mbi 10 milionë euro për “zgjidhje teknologjike” dhe “për aplikacione kompjuterike”.

Administratori i “Fastech”, Andis Papa është i bindur që nuk ka blerë çibukë nga kjo kompani, edhe pse ajo nuk shet tjetër gjë.

“Shtetasi Andis Papa u pyet edhe lidhur me bashkëpunimet me shoqërinë “Mega Distribution” sh.p.k., për të cilën ai deklaroi se: “…Po, kam bashkëpunuar përpara vitit 2020, kam bashkëpunuar me këtë shoqëri, gjithnjë në fushën e teknologjisë dhe informacionit…””, citohet Papa.

Shteti digjital në duart e krimit

Pengmarrësit e veshur me uniforma të sajuara policie që rrëmbyen biznesmenin Gerond Meçe nuk janë identifikuar ende, por hetimet gjetën se makina që ata përdorën i përket kompanisë Merkaj 3 sh.p.k. në pronësi Endri Merkaj. Për SPAK, ky i fundit dhe vëllai i tij Klajdi Merkaj, nuk janë figura të panjohura.

“Nga burimet e hapura është verifikuar fakti se shtetasi Endri Merkaj, së bashku me vëllain e tij Klajdi Merkaj, janë lidhje me interes të shtetasve Arjan Ormenaj dhe Arben Lamçe, pjesë e grupit kriminal “Çopja,”, thuhet në dosjen hetimore.

Klajdi Merkaj është dërguar ndërkohë për gjykim në një procedim të lidhur me vëllezërit Çopja dhe akuzohet se kreu pastrim parash për llogari të tyre duke përdorur kompanitë e tij të ndërtimit.

SPAK thotë se kjo nuk qe e vetmja lidhje mes palëve, sepse në zyrën e Agasit u sekuestruan kontrata shitjeje pasurish të paluajtshme që po ashtu të çonin te lidhja dhe kontakti me Çopjat.

“Këto të dhëna, në përputhje dhe me deklarimet e shtetasit Gerond Meçe, i cili shpjegon se ka konstatuar se dy nga personat që e kishin rrëmbyer kishin dialekt nga zona e Elbasanit, madje njëri prej tyre i kishte thënë se po ta shihte në Elbasan, do ta përshëndeste”, thuhet në dosje.

Në dëshmitë e marra nga SPAK, Andis Papa, administratori i kompanisë “Fastech” pretendon se nënshkroi kontrata me vlerë mbi 1.5 milion euro me kompaninë EA Solution të Agasit, pa takuar kurrë qoftë edhe një përfaqësues të vetëm të kësaj kompanie. Tenderat e fituar nga Beqiri dhe Papa prekin drejtpërdrejt infrastrukturën kritike digjitale.

Të 19 tenderat që janë nën hetim prekin drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë qytetarët, pasi kanë të bëjnë me dokumente identifikimi, nënshkrimin digjital e të ngjashme, deri te siguria ushqimore e ajo e barnave. Ndërkohë, këtyre kompanive u është dhënë akses dhe u është lejuar të ndërtojnë sisteme për sigurinë e burgjeve apo sisteme të Policisë së Shtetit.

Sipas hetimeve të SPAK, të gjithë tenderat sensitivë u lanë në duart e një grupi, që kur mori peng Meçen përcolli mesazhin: “Nuk dua probleme nga ty, nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, grua, motër, nënë, se babë nuk ke ti”.

Shteti digjital në duart e krimit –

By: 27
23 December 2025 at 09:58

Pamje të rralla në Kukës, banori i zonës ndeshet në rrugë me arushën dhe tre këlyshët e saj –

By: 27
23 December 2025 at 09:30

Në Kukës është shfaqur një arushë së bashku me tre këlyshët e saj.

Pamjet e rralla janë shkrepur mëngjesin e sotëm në fshatin Kolesjan, ku arusha është parë duke lëvizur në rrugën kryesore të zonës.

Arusha me tre këlyshët e saj është fotografuar nga një banor i zonës, i cili fatmirësisht ndodhej brenda automjetit në momentin kur u përball me arinjtë në rrugë. Fatmirësisht, nuk raportohet për incidente apo dëme.

Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e banorëve dhe rikthejnë vëmendjen mbi praninë e kafshëve të egra pranë zonave të banuara.

Skandalet e Ballukut/ BE skualifikon qeverinë shqiptare nga Ministeriali i Energjisë –

By: 27
23 December 2025 at 09:18

Qeveria shqiptare është skualifikuar nga Ministeriali i Energjisë së BE-së. Në një vendim të datës 18 dhjetor, ky ministral ka vendosur të ndëshkojë qeverinë shqiptare për shkak të detyrave që kjo e fundit ishte zotuar të realizonte në sektorin e energjisë. Në këtë vendim të BE thuhet se qeveria shqiptare duhet të raportojë gjatë vitit 2026 se çfarë hapash do ndërmarrë në korrigjimin e problemeve të konstatuara ne politikat e Energjisë.

Kujtojmë se përjashtimi nga ky program i Shqipërisë lidhet drejtpërdrejtë me 3 projektligje që ishin përgjegjësi e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila zyrtarisht është e pandehur nga SPAK, për disa akuzua.

Konkretisht bëhet fjalë për projektligjet:

1.TEC-i i Roskovecit

2. ⁠Anijet Energjetike “Tigrat” në Vlorë

3.⁠Linjat e interkonjeksionit evropian

Vendim i Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë të BE:

2025/03/MC-EnC – Mos-përputhje e Shqipërisë me Traktatin e Komunitetit të Energjisë (Çështja ECS-5/24)

Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë konstaton se:

Neni 1 – Mos-përmbushje nga Shqipëria

Shqipëria ka dështuar të miratojë dhe zbatojë, deri më 31 dhjetor 2023, legjislacionin, rregulloret dhe aktet administrative të nevojshme për t’u përputhur me:

–Direktivën (BE) 2019/944 (tregu i brendshëm i energjisë elektrike),

–Rregulloren (BE) 2019/941 (përgatitja ndaj rreziqeve në sektorin e energjisë),

–Rregulloret (BE) 2019/942 dhe 2019/943,

si dhe një sërë rregulloresh teknike të BE-së mbi:

–alokimin e kapaciteteve,

–menaxhimin e kongjestionit,

–balancimin e energjisë,

–emergjencat dhe operimin e sistemit të transmetimit.

Gjithashtu, Shqipëria nuk ka njoftuar Sekretariatin për masat përkatëse, duke shkelur:

–vendimet e Komunitetit të Energjisë të viteve 2021 dhe 2022,

–si dhe nenet 6 dhe 89 të Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

Neni 2 – Veprimet pasuese

1.Shqipëria duhet të marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme për të korrigjuar shkeljen dhe për t’u përputhur me të drejtën e Komunitetit të Energjisë.

2.Shqipëria duhet të raportojë rregullisht gjatë vitit 2026 mbi masat e marra.

3.Nëse shkelja nuk korrigjohet deri më 1 korrik 2026, Sekretariati ftohet të nisë procedurë sanksionuese sipas Nenit 92 të Traktatit.

Neni 3 – Hyrja në fuqi

Vendimi u drejtohet palëve dhe institucioneve të Traktatit dhe hyn në fuqi menjëherë pas miratimit.

Miratuar në Vjenë, më 18 dhjetor 2025.

Zëvendëspresidenti amerikan J.D Vance stërvitet me ushtarët: Ndihem sikur më goditi një tren

23 December 2025 at 10:53

Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance mori pjesë në një seancë stërvitore 90-minutëshe me Navy SEAL-s në një plazh të Kalifornisë si pjesë e vizitës së tij në një bazë ushtarake.

Seanca stërvitore, përfshinte vrapime në rërë, ngjitje me litar dhe aktivitete që janë një pjesë kyçe e stërvitjes fizike të njësisë elitë.

Vance, një veteran i Marinës, tha se ushtarët ishin të kujdesshëm që të mos e shtynin shumë, por përvoja rezultoi të ishte shumë e lodhshme.

Në një postim në llogarinë e tij personale në Platformën X, ai shkroi: “Sapo mbarova stërvitjen me Navy SEAL-s për 90 minuta. Ata e morën me qetësi, por unë ende ndihem sikur më goditi një tren. Jam jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë ushtarët tanë që na mbajnë të sigurt dhe ruajnë standardet më të larta në të gjithë botën”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zëvendëspresidenti amerikan J.D Vance stërvitet me ushtarët: Ndihem sikur më goditi një tren appeared first on Sinjali.

Nëna e Shpatit e revoltuar, paralajmëron dënim ligjor për ata që “spekulojnë”

23 December 2025 at 10:34

Përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale, nëna e këngëtarit tashmë të ndjerë, Shpat Kasapi, Gjylymsere Kasapi ka reaguar për shkrimet të ndryshme në rrjete sociale dhe portale për marrëdhëniet e Shpatit me partneren e tij Selvije Jaho dhe me familjen e tij.

Gjylymsere Kasapi ka falënderuar të gjithë për mbështetjen në këtë periudhë të vështirë, por njëkohësisht, ka kërkuar nga opinioni publik që ta lënë të qetë familjen, duke paralajmëruar ndjekje ligjore për ata që, sipas saj, “spekulojnë”

“I falënderoj të gjithë familjarët e familjes KASAPI, familjes sime nga prindërit e mi dhe natyrisht të gjithë shoqërisë sonë ne përgjithësi, kolegëve dhe artistëve nga te gjitha trevat shqiptare për mbështetjen dhe ndarjen me ne, të dhimbjes së madhe qe po përjetojmë me largimin nga jeta të SHPATIT tone të dashur për të gjithë…! Ne mënyrë të veçantë dua të falënderoj SELVIJEN time të dashur, shpirtin e shpitit tim Shpatit, i cili jo vetëm qe e dashuronte por, e adhuronte për butësinë, çiltërsinë, moralin e një bashkëshorteje të devotshme, e cila maksimalisht ishte e përkushtuar jo vetëm si bashkudhëtuese në jetën e tyre të përbashkët, por edhe si një nënë e shkëlqyeshme e nipit tim te vogël, ROELIT”!

“Kjo u vërtetua edhe me faktin se Shpati ndërroi jetë në kraharorin e Selvijes, mbi të cilët u hodh edhe Roeli, duke mos kuptuar se çka ndodhë…!!! Falënderim të sinqertë dua të shpreh edhe për familjen e Sefer dhe Elida Jao, Agimin dhe Besnikun, një familje e mrekullueshme, te cilët gjatë gjithë periudhës martesore të Shpatit dhe Selvijes, kanë qëndruar afër nesh gjithmonë, kurse Shpatin e kishin jo si dhëndrin por si djalin e tyre…”!

“Çdo spekulim ndryshe nga kjo që me zemër të thyer dhe lot në sy prej nëne, vjehrre dhe gjysheje, do e dënoj jo vetëm moralisht por edhe ligjërisht…! Ju lutem atyre, që në këto momente mundohen të na shqetësojnë si familje në përgjithësi, cilindo prej emrave që përmenda më lartë, sidomos Selvijen time të dashur dhe të respektuar, e cila më mban të gjallë ne këto çaste të rënda për mua, të lejojnë t’a përjetojmë dhimbjen tonë të thellë dhe le të shohin punët e tyre personale”!

“Për fund, një FALEMINDERIM të thellë për gjithë ata qe na ngushëlluan për Yllin, Dritën dhe Birin tim dhe të tuajin SHPATIN…! PREHU NË PAQË SHPIRTI I MAMIT”, ka shkruar Kasapi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nëna e Shpatit e revoltuar, paralajmëron dënim ligjor për ata që “spekulojnë” appeared first on Sinjali.

❌
❌