Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Main stream

Goca, Yll Limani është BEQAR!

By: man jola
26 December 2025 at 12:03
I ftuar me ElonaDuron dhe Salsano Rrapin në Top Albania Radio, artisti i njohur Yll Limani ka ndarë detaje të ndryshme jo vetëm rreth muzikës dhe albumit të tij më të ri, por edhe për jetën personale. Këngëtari u tregua mjaft i hapur dhe i sinqertë gjatë intervistës. Gjatë bisedës, Elona e pyeti Yllin për […]

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

By: e xh
26 December 2025 at 12:27

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me qytetarët dhe simpatizantët në Manëz. Ai foli për zgjedhjet, mbrojtjen e botës, ndërsa sulmoi ish-kryetarin e PD, Lulzim Bashën, duke thënë që ‘në vend që të merrej me mbrojtjen e votës, u mor me mua’.

Tani duhet të nisim betejën për mbrojtjen e votës. Beteja të padrejta nuk mund të bësh, zgjedhjet janë sa kombëtare dhe aq ndërkombëtare. Ish-kryetari në vend që të merrej me grabitjen e votës, u mor me mua, me partinë. Sepse ishte në marrëveshje me të. Harroi çfarë bëri qeveria. Pastaj filloi periudha kalavare që kaloi PD. Më 11 s’do të humbte kurrë zgjedhjet, nëse Rama s’do falte 2 miliardë euro kamata dhe borxhe dy ditë para zgjedhjeve“, u shpreh ai.

Pjesë nga fjala e Berishës;

Ne e nisëm betejën tonë. E nisëm në parlament. Po ju siguroj ju që e para, opozitën e keni të vërtetë. Se kjo është e rëndësishme shumë. E nisëm në parlament, ju ftuam ju, mbush sheshit dhe rrugët.

E dyta, ne nuk jemi parti e dhunës. Unë e kuptoj se ka prej jush që me të drejtë mendojnë se këta mendojnë, këta meritojnë dajak dhe më shumë se dajak. Këta meritojnë hurin dhe më shumë se hurin, i meritojnë. Por ne prapë nuk jemi ajo parti.

Do t’ju jap dy shembuj. Të mos humbasim durimin. Ne fitojmë, kemi fituar me qëndresën tonë paqësore. Si i përmbysëm ne në ’91-shin? A nuk u rrëmbyen armët të gjitha anët kundër nesh, a ju kujtohet? Kur kur u rrëzua statuja e Enver Hoxhës, ne nuk rrëmbyem armët. Jo. Po ama barrikadat ia vumë.

Ua hodhëm në rrugë, nga shkolla e Bashkuar kur dolën të zbrisnin me tanke shtatorin e Enver Hoxhës, e gjetën të bllokuar me barrikada. Por armë nuk rrëmbyem ne. Ne fituam.

Në vitin ’97, a erdhën me rebelim? Me dhunë, me armë. I përzumë me votë. Edhe tani do t’i përzëmë dhe ky është misioni ynë absolutisht me vendosmërinë më të madhe. Jemi forcë demokratike, jemi opozitë demokratike. Ne do përdorim çdo mënyrë demokratike, jo të dhunshme për përzënien e tyre. Nuk rezistojnë dot ata.

Merrni pak historinë tonë. Ne kur na kanë vrarë edhe i kemi përzënë nga kryeministria, ju kemi vënë drurin e të tjerë. Por historia jonë është histori e përmbysjeve paqësore.

I përzumë në 2005-ën me votë. Tani Edi Rama që mendon se do t’i vjedhë qytetarët dhe do mbrohet aty ku është, të gjejë vrimën e miut ku të futet. Në mënyrë absolute, jo. E patë se çfarë jehone botërore pati qëndresa në parlament e deputetëve dhe protesta e datës 22. E jashtëzakonshme! Ishte betejë e fituar nga ne në rrafshin e së drejtës.

Tani duhet të betohemi, ditën e caktuar të zëmë sheshin dhe t’i rikthehemi sheshit çdo natë gjersa të përzëmë atë. Të mos mendojmë se rruga është dhuna, jo. Rruga është qëndresa jonë, sheshet. Sheshi duhet të jetë i yni dhe Edi Rama ikën si mi. Nuk mund të qëndrojë aty. Pra, hyjmë në vitin 2026 me një mision, si misionarë, si fatmëdhenj që kemi mundësi të përmbysim një diktaturë të dytë në Shqipëri.

Dhe unë jam i bindur se populli opozitar, populli i Manzës, i Durrësit e i gjithë Shqipërisë, do të jetë në lartësinë e këtij misioni. Lartësinë e shpëtimit të Shqipërisë, të shpëtimit të opozitës, të shpëtimit të kombit shqiptar, që po rrokulliset në mënyrën më të keqe. Edhe një herë, gëzuar festat dhe lartësinë e misionit tonë. Janari, nisim betejën tonë gjer në fitore.

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë

By: e xh
26 December 2025 at 12:25

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gazment Bardhi, tha se socialistët po përpiqen të pengojnë drejtësinë për të luftuar korrupsionin, duke mos lejuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

“Ta harrojnë. Nuk ka për të ndodhur. Belinda Balluku mund ta hajë Vitin e Ri në shtëpi, por ju siguroj që nuk do t’i shtyjë ditët dhe do të përfundojë në burg. Nuk mund t’u vjedhësh shqiptarëve, në një vend në mes të Europës, por që është më i varfri në Europë, 1.1 miliardë euro dhe pastaj ta shndërrosh institucionin në bunker që mbron korrupsionin e këtyre”, tha Bardhi.

I pyetur kur do ta kërkojë opozita mbledhjen e radhës, Bardhi tha: “Në fillim të javës që vjen. Absolutisht, të pesë anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve janë 24 orë në 24 në dispozicion të këtij procesi. Ne besojmë që pranimi i kërkesës së prokurorisë është detyrim përcaktim ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Ne nuk kemi marrë mandat për të mbrojtur korrupsionin e Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Ergys Gasit. Ne kemi marrë mandat nga qytetarët për ta luftuar korrupsionin”.

Ai shtoi se kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, po vepron me urdhra politikë të Edi Ramës. “Më vjen keq që thotë: “Kur të plotësohen kushtet procedurale do ta mbledh Këshillin”. Kur do të plotësohen kushtet? Kur t’i japë leje Edi Rama? Nuk funksionojnë kështu institucionet. Të korruptuarit nuk të japin kurrë leje për të luftuar korrupsionin. Të korruptuarit bëjnë gjithçka për të mbrojtur korrupsionin e tyre, siç po bëjnë edhe në këtë rast”, shtoi Bardhi.

13:58 Rama ndan pamjet nga punimet për Teatrin e ri Kombëtar: Hapësirë ikonike për artin dhe kulturën në Shqipëri

By: Kesjana
26 December 2025 at 13:58

Projekti i Teatrit të ri Kombëtar ka hyrë zyrtarisht në etapën e realizimit ndërtimor, ndërsa punimet po vijojnë me intensitet pas përfundimit të fazës komplekse të ndërhyrjeve nëntokësore dhe hedhjes së themeleve. 

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë pamje nga kantieri i ndërtimit në rrjetet sociale, duke theksuar se godina e re po merr formë si një hapësirë ikonike për artin dhe kulturën. 

“Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar, vepër e një prej arkitektëve më të shquar bashkëkohorë, Bjarke Ingels dhe studios daneze BIG. Pas përfundimit të fazës komplekse të punimeve nëntokësore, projekti ka hyrë në etapën e realizimit ndërtimor, duke marrë formë një hapësirë ikonike për artin dhe kulturën”, shkruan Rama në Facebook.  

Teatri i Ri Kombëtar është vepër e një prej arkitektëve më të shquar bashkëkohorë, Bjarke Ingels, dhe studios daneze BIG. 

Godina e re po ndërtohet në vendin ku ndodhej teatri i vjetër dhe, sipas projektit arkitektonik, është e ndarë në dy pjesë funksionale: një pjesë e dedikuar për aktorët dhe administratën dhe një tjetër për publikun. 

Më herët, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e prezantoi projekin si “nga teatrot më të bukur dhe më përfaqësues të ndërtuar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore”. /kb

13:47 Shifër rekord e emigrantëve që kalojnë Kapshticën për festat e fundvitit

By: Kesjana
26 December 2025 at 13:47

Pika kufitare e Kapshticës ka shënuar këtë vit një fluks të shtuar emigrantësh gjatë vigjiljes së Krishtlindjes.

Gazetarja e Klan News Daniela Zisi, në një lidhje të drejtpërdrejtë tha se gjatë javës së fundit kanë hyrë rreth 40 mijë emigrantë për të kaluar festat e Krishtlindjes, Vitin e Ri dhe pushimet dimërore.

Ndërkohë që rreth gjysma e këtij numri, ka lëvizur nga Shqipëria drejt Greqisë, ku në pikën kufitare shqiptare është angazhuar personel i shtuar për të përballuar fluksin.

Në ditët me lëvizje të madhe, janë hapur shtatë sportele në hyrje dhe dy në dalje, ndërsa pala greke ka pasur vetëm katër sportele, duke krijuar vonesa dhe fluks në territorin grek.

Data 24 dhjetor shënoi pikun e lëvizjes, me rreth 10 mijë emigrantë që hynë në territorin grek. Aktualisht fluksi ka rënë, duke lehtësuar kalimin, ndaj momentalisht janë në funksion katër sportele në hyrje dhe dy në dalje. Zisi tha se autoritetet shqiptare i kanë kërkuar palës greke që në ditët pas ndërrimit të viteve, kur pritet të shtohet fluksi, të bëjnë të mundur shtimin e sporteleve për të shmangur vonesat e mundshme.

Atmosfera festive në Korçë

Ndërkohë, në Korçë, të gjitha strukturat akomoduese janë rezervuar që nga fillimi i dhjetorit, madje siç shprehet Zisi thuajse në “100% për festën e Krishtlindjes” dhe po ashtu natën e ndërrimit të viteve. Zona e Korçës, përfshirë Dardhën dhe Voskopojën, ka regjistruar një shtim të turistëve, jo vetëm nga Europa, por edhe nga Azia. Përveç kësaj, ka pasur një ulje të çmimeve të akomodimeve, ndryshe nga vitet e tjera, për të tërhequr vizitorë më të shumtë./kb

13:37 10 vite burg për ish-presidentin e Koresë së Jugut

By: Kesjana
26 December 2025 at 13:37

Prokurori Special ka kërkuar dënimin me 10 vite burg për ish-presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, pas përpjekjes së dështuar për të shpallur ligjin ushtarak në vitin 2024.

Avokatët e ish-presidentit e kanë cilësuar kërkesën për 10 vite burg si “të tepruar”.

Yoon Suk Yeol përballet edhe me akuza të tjera të rënda, përfshirë korrupsion, abuzim me pushtetin dhe rebelim, një vepër penale që në Korenë e Jugut dënohet me burgim të përjetshëm ose dënim me vdekje.

Shpallja e ligjit ushtarak nga Yoon solli trupa të armatosura në rrugët e Seulit, duke shkaktuar krizën politike më të rëndë në dekada. Masa zgjati vetëm disa orë, pasi deputetët arritën të hyjnë në Parlament dhe votuan për shfuqizimin e saj.

Në dhjetor të vitit 2024, Yoon u shkarkua nga Parlamenti, ndërsa në prill të këtij viti, Gjykata Kushtetuese e hoqi zyrtarisht nga detyra.

Sipas prokurorisë, pas shkarkimit, ish-presidenti u mbyll për javë të tëra në rezidencën e tij, duke penguar zbatimin e urdhrit për arrestim.

Prokurorët e cilësuan veprimin e tij si një pengim të paprecedentë të drejtësisë.

Yoon akuzohet gjithashtu se anashkaloi një mbledhje të plotë të kabinetit, siç kërkohet nga ligji, përpara shpalljes së ligjit ushtarak, si dhe se falsifikoi dokumente dhe urdhëroi fshirjen e të dhënave nga telefonat e personave të përfshirë.

Ish-presidenti i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se veprimet e tij kishin për qëllim mobilizimin e opinionit publik kundër opozitës liberale, të cilën e akuzon për bllokimin e qeverisjes së tij.

Ndërsa hetimet pretendojnë se Yoon kishte planifikuar për më shumë se një vit shpalljen e ligjit ushtarak, me synim eliminimin e rivalëve politikë dhe përqendrimin e pushtetit./kb

13:30 Histori/ Lundrim në Nil: Mbytja e një anijeje turistike të shekullit të 1-rë

By: Leonard
26 December 2025 at 13:30

Mbetjet e një anijeje të mesit të shekullit të 1-rë, të përdorur nga fisnikëria për ekskursione, u zbuluan pranë brigjeve të Aleksandrisë, Egjipt, në një thellësi prej 7 metrash.

nga Paola Panigas

Turi kulturor i botës klasike nuk mund të mos përfshinte një ndalesë në Egjiptin e lashtë , siç konfirmohet nga rrënojat e gjetura në brigjet e Aleksandrisë, e cila mund të jetë “anija e parë turistike” nga epoka romake në Egjipt : një jaht luksoz, 35 metra i gjatë, i cili duket se korrespondon me një dëshmi të raportuar nga gjeografi grek Strabo në shekullin e 1-rë para Krishtit: ” Janë anije të dekoruara me mjeshtëri, të përdorura nga oborri mbretëror për ekskursione: çdo ditë dhe çdo natë ato janë të mbushura me njerëz që luajnë muzikë, kërcejnë dhe festojnë pa kufizim .”

Megalopoli i Egjiptit

Në kohët e lashta, Aleksandria ishte një metropol spektakolar: afërsisht 700,000 njerëz jetonin këtu, duke shijuar rrugët me kalldrëm, pallatet, banjat dhe tempujt e veshur me mermer. Për udhëtarët që vinin nga deti, “karta e vizitës” e qytetit ishte Fari i Farosit , një kullë prej mermeri dhe graniti afërsisht 130 metra e lartë, e konsideruar si një nga shtatë mrekullitë e botës antike, poshtë së cilës ndodhej porti. Dhe pikërisht në ujërat e Portus Magnus , arkeologët nga Instituti Evropian i Arkeologjisë Nënujore (IEASM), të udhëhequr nga Franck Goddio, gjetën rrënojat, pranë ishullit të zhytur të Antirhodos.

Një jaht luksoz. Anija—që daton në gjysmën e parë të shekullit të 1-rë pas Krishtit—u ndërtua si një anije e vogël turistike: 35 metra e gjatë dhe 7 metra e gjerë, përfshinte një pavijon qendror dhe një kabinë të dekoruar. Sigurisht që u ndërtua për të lundruar në ujëra shumë të cekëta: harku ishte i sheshtë, ndërsa pjesa e pasme ishte e rrumbullakosur.

Anija ka të ngjarë të ketë pasur nevojë për më shumë se 20 vozitës, ndërsa hapësira e pasagjerëve ishte projektuar për ceremoni dhe festime në lumë dhe kanale. Një mbishkrim grek, ende i padeshifruar, shfaqet në kornizën e anijes. Ky çelës mund të ofrojë informacion në lidhje me pronarët e saj, rolin e anijes ose funksionin e saj ritual.

Një zbulim i jashtëzakonshëm

Edhe pse ky lloj ene shfaqet në tekste dhe vepra arti të lashta – siç është Mozaiku i Nilit Palestrina, i cili përshkruan një anije më të vogël të angazhuar në gjueti hipopotami – një shembull i vërtetë nuk ishte gjetur kurrë . Mbetjet e anijes ndodheshin në një thellësi prej vetëm 7 metrash dhe nën vetëm 1.5 metra sediment.

Qytetërim i zhytur

Që nga viti 1992, ekipi i Goddios ka gërmuar pjesë të tëra të Aleksandrisë së lashtë: tempuj, lagje të zhytura dhe anije të mbytura nga epoka të ndryshme. Në vitin 2000, qytetet e lashta të Thonis-Heracleion dhe Canopus u zbuluan në Gjirin e Aboukirit, me statuja dhe thesare kolosale ende të paprekura. Në vitin 2019, u gjet një tjetër anije e mbytur që dukej se përputhej me një përshkrim nga Herodoti.

Megjithatë, kjo enë u gjet më pak se 50 metra larg tempullit të zhytur të Isis.

Pse u fundos?

Mbetet e paqartë pse kjo anije u fundos në brigjet e Egjiptit. Një shpjegim, sipas arkeologëve, mund të jetë tërmeti i fuqishëm dhe cunami pasues që shkatërruan bregdetin në vitin 50 pas Krishtit, duke shkaktuar shembjen e Tempullit të Isis dhe përmbytjen e një pjese të portit.

Një hipotezë tjetër mund të lidhet me ritin e maskuar të Anijes së Isis ( navigium Isidis) : një procesion në të cilin një anije e dekoruar me bollëk përfaqësonte varkën diellore të perëndeshës, “zonjës së detit”. Mbetjet e anijes së zhytur mund të kenë qenë pjesë e ceremonisë.

Sidoqoftë, anija do të mbetet nën ujë, në përputhje me udhëzimet e UNESCO-s, për të siguruar ruajtjen e saj.

13:29 Greqia drejt mbylljes së termocentraleve që përdorin qymyrgurin si lëndë të parë

By: Kesjana
26 December 2025 at 13:29

Greqia po shkon me hapa të shpejtë drejt mbylljes në vitin 2026 të termocentraleve që përdorin qymyrgurin si lëndë të parë për prodhimin e energjisë elektrike.

Kjo reformë po shkakton papunësi dhe largim të fuqisë punëtore nga vendi.

Qytetet industriale rreth këtyre termocentraleve rrezikojnë të bëhen si Detroiti, metropoli amerikan i goditur nga rënia e industrisë automobilistike.

Në veri të vendit, aktualisht vetëm dy termocentrale me qymyrguri kanë mbetur funksionale. Njëri do të mbyllet në maj, ndërsa tjetri do të shndërrohet në gaz natyror deri në fund të vitit 2026.

Njëmbëdhjetë termocentrale kanë ndërprerë tashmë veprimtarinë në këtë rajon, i cili për dekada të tëra ishte qendra e prodhimit të energjisë nëpërmjet qymyrgurit në Greqi.

Kjo zonë ka shkallën më të lartë të papunësisë në Greqi, me 16.5%, dyfishi i mesatares kombëtare, sipas zyrës së statistikave.

Është gjithashtu rajoni që ka përjetuar rënien më të ndjeshme të popullsisë gjatë dekadës së fundit, me 10,1%.

Sipas vlerësimeve, më shumë se 10 mijë vende pune janë humbur tashmë dhe kjo shifër pritet të arrijë në 20 mijë sapo plani i tranzicionit të gjelbër të zbatohet plotësisht.

Vitin që po vjen, Greqia do të përfundojë heqjen e shpejtë të qymyrit nga përdorimi në funksion të tranzicionit energjetik. Në vend të qymyrit, ky shtet po ndërton kapacitete prodhimi të energjisë, kryesisht nëpërmjet parqeve me panele të energjisë diellore.

Prodhimi i qymyrit në Greqi ka rënë që nga fillimi i viteve 2000. Termocentralet tashmë janë shumë të kushtueshme për t’u përdorur, falë rregullave të reja për të reduktuar ndotjen. Greqia synon që, krahas mbylljes së dy termocentraleve të saj të fundit me qymyr, të ndalë edhe prodhimin e qymyrit nga shumica e minierave të saj, përfshirë një që është ndër më të mëdhatë në Evropë.

Maqedonia Perëndimore, një rajon pa dalje në det dhe me popullsi të rrallë, shumë në veri të Athinës, nxori qindra miliona tonë metrikë qymyr, duke prodhuar pjesën më të madhe të energjisë elektrike të Greqisë dhe duke sjellë edhe pasoja shkatërruese mjedisore dhe shëndetësore./kb

13:18 “Na zhvishnin lakuriq”- Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

By: Kesjana
26 December 2025 at 13:18

-Një rrëfim i pazakontë nga Kujtim Kaziu, për policët e kampit që torturuan mizorisht të burgosurit dhe i lanë të vdisnin nëpër galeritë e minierës-   

Ishte dimri i vitit 1979, kur Kujtim Kaziu, kishte përfunduar në burgun Spaçit, si i burgosur politik. Përveç torturave nga xhelatët, puna në minierë ishte shumë e rëndë për të burgosurit e pangrëne, e të paveshur. Kujtim Kaziu, i kujton me shumë dhimbje shokët e tij që u mbijetuan torturave çnjerëzore në atë burg, por më shumë në mendje, i kanë mbetur dy të rinjtë, që vdiqën në zgafellet e asaj miniere, në burgun e Spaçit. 

“Në galeri temperatura ishte 60 gradë dhe plasje vape, kurse jashtë temperatura ishte -17 gradë dhe sapo nxirrnim vagonin, mbuloheshim në avull bore nga kondensimi i temperaturës së trupit, me atë që ishte jashtë. Në këto fronte, kam punuar me Haxhi Hoxhën (ish-kreu i organizatës antikomuniste në Shkozet, që ra në burg në moshën 18 vjeç), Sokrat Manen, Bujar Gjinin, Ali Gjuzin, etj. 

Dy vetë shtynim deri në 1 km, vagonin 2 tonësh të mbushur me pirit. Ishim të rinj dhe e përballonim mundin e madh. Në front kishte edhe djem të fuqishëm, që ndihmonin të tjerët, si: Bedri Blloshmi, Zef Bushgjoka, Foto Stefani. Në galeri, rrinim lakuriq dhe këmbët na qulleshin nga uji që depërtonte në çizme. 

Na trajtonin si skllevër. Ushqeheshim shumë keq, me 700 gr. – 800 gr. bukë në ditë dhe supë me spinaq, që kur fusnim lugën, mbushej me zhavorr, ngase spinaqi nuk lahej fare, futej në kazan me gjithë baltë” – rrëfen ish- i burgosuri Kujtim Kaziu, me origjinë nga rrethi i Krujës. 

Për ish-të burgosurin politik, Kujtim Kaziu, nuk mund të harrohen fytyrat e egra të policëve – xhelatë të burgut të Spaçit, që kurrë nuk u ngopën me torturat, urinë dhe keqtrajtimin e atyre djemve dhe burrave, që padrejtësisht po vuanin dënimin në burgun famëkeq të Spaçit. Pjetër Koka është një prej tyre. 

“Xhelati i Spaçit, Pjetër Koka edhe për të ngrënë bukën e mykur dhe supën me krimba, miza e gurë, na mbante dy orë në rresht, jashtë në të ftohtin e Spaçit, në temperaturë deri në –20 gradë. Kur ktheheshim në kamp, të rraskapitur e të torturuar, na zhvishnin lakuriq, për të parë nëse kishim me vete ndonjë mjet të fortë, levë, dërrasë a sende të tjera. 

Në vitin 1984, gjatë punës, theva këmbën. Ndenja dy javë në Rrëshen dhe më pas në spitalin e burgut në Tiranë. Më vunë në allçi dhe më transferuan në burgun e Shënkollit në Lezhë. Dy vite më pas, transferohem në kampin e ndërtimit të Bulqizës së Re. Më kishte marrë malli të shikoja një krutan. Me kamion, vjen një shofer nga Fushë-Kruja, i cili sillte materiale ndërtimi. 

Ishte Sejfulla Halili dhe unë e njihja. Ishim rritur me të dhe më kishte marrë malli. Edhe ai dukej se donte të fliste me mua, pasi kishte të njëjtin mall. Mora guximin dhe fola me të. Sapo iku kamioni, më janë sulur oficeri i punës, Kol Toska, polici Beqir Vreneçi dhe polici tjetër, Ndue Jaku. Më futën në kapanon dhe më lidhën për krevati. 

Morën një ristelë dhe më nxinë trupin, duke më qëlluar sa njëri-tjetri, deri sa u lodhën. Nuk lëviza dot për më shumë se një javë, nga plagët. Në vitin 1988, një pjesë të të burgosurve na dërguan për të bërë kampin e Tërnovës, pastaj tek Reparti 325 (burgu) në Tiranë, për ndërtime të reja, në kampin e Bardhorit në Kavajë dhe së fundi, për të bërë vilat tek “Blloku”, në Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, te Plepat në Plazhin e Durrësit. 

Këtu edhe u lirova, në 31 mars 1990, duke dalë gjallë, pasi kishin nisur të ndiheshin proceset e përmbysjes së atij sistemi të ndyrë, vrasës e barbar”, kujton Kujtim Kaziu. 

Torturat dhe synimi për të na eliminuar fizikisht…!

“Unë kam parë më sytë e mi se si kanë mbetur në galeri të burgosur, si kanë vdekur ata duke kërkuar ndihmë dhe si janë gjymtuar e masakruar. Në vitin 1983, isha në front, në galeri. Pranë frontit tim, punonte Luc Vukaj nga Vermoshi i Shkodrës dhe Manush Çuka nga Erseka. Fronti kishte vetëm 4 vagonë pirit. Polici i punës, quhej Dod Ndreka, kurse brigadier i lirë, Preng Deda. 

Ata panë frontin dhe duhej të vendosnin për të lejuar punimet, apo jo. Galeria kishte dhënë shenja shembje të dukshme dhe këtë, si Luca, edhe Manushi, i’a bënë të qartë. Të dy ishin djem të rinj, ishin dënuar për tentativë arratisje dhe agjitacion e propagandë. Polici dhe brigadier, u dha urdhër të futeshin në galeri. “O normën, o shpirtin”, – u thanë ata dy të rinjve. 

Luc Vukaj dhe Manush Çuka, u frikësuan pasi u kërcënuan se, nuk dilnin gjallë nga galeria nëse nuk futeshin në front. Kishte kaluar mesi i natës. Ishim turni i tretë. Galeria dha shembjen tjetër dhe pas pak, një masiv i madh ra mbi të dy. Dëgjova britmat e Lucës, që erdhën e u shuan. 

Manushi kishte tub ajri në gojë dhe meqë tubi i mbeti jashtë masivit të shembur, ne mundëm ta çanim materialin e ta nxirrnim të gjallë. Luc Vukajn e nxorën pas tre ditësh që kishte mbetur në galeri. Mesa më kujtohet, asnjëri prej tyre nuk i kishte mbushur 20 vitet. Pas kësaj ngjarje, Manushi nuk u bë më njeri. Tmerri që pa dhe që përjetoi, i dha goditje të sistemit mendor”, kujton me lot në sy Kujtim Kaziu. 

Kujtimi tregon dhe se si protestonin pas aksidenteve të qëllimshme apo dhe vrasjeve në burg. “Sa herë që ndodhnin aksidente të rënda dhe vdekje, për shkak të mossigurimit të kushteve teknike, ne gjenim mënyra e protestonim. Nuk ishte i pari Luc Vukaj që mbeti në galeri. Meqë unë e pashë me sytë e mi të gjithë skenën e vdekjes së llahtarshme të Lucës, i shkrova një letër Hekuran Isait. 

Atëherë Hekurani ishte ministër i Brendshëm. I tregova me hollësi se si kishte ndodhur ngjarja. Unë shkrova në këtë letër, që ia dërgova ministrit (për ta postuar, i dhashë korrierit të burgut), se; polici Dod Ndreka dhe brigadieri Preng Deda, ishin shkaktarët e vdekjes së të burgosurit Luc Vukaj. Por letra, nuk kishte dalë nga burgu i Spaçit. Këtë e mësova jo shumë ditë më pas. 

Një i burgosur, më tregoi se asnjë letër nuk shkonte as në shtëpitë tona, pa u lexuar nga komanda e burgut. Kështu, kishte ndodhur edhe në këtë rast, edhe pse unë i drejtohesha ministrit. Më thërritën në komandë, më bën presion, më këshilluan, se po të hapja gojë, për atë që kisha parë, do të më vrisnin. Policia e burgut, pra ata që kishin miqësi me dy autorët e krimit, donin të më eliminonin fizikisht. 

Kur e morën vesh të burgosur që më njihnin, nuk më linin vetëm asnjë çast dhe aksidenti që pësova në galeri një vit më pas, më shpëtoi nga vrasja. Unë nuk u futa në galeri për 2 javë. Nuk flija gjumë dhe u bëra me fiksime. Më dilnin para Luc Vukaj dhe Manush Çuka, britmat dhe lëngimet e fundit të Lucës, të burgosurit që gërmonin materialin, me lopata e thonj. Shumë nga të burgosurit e ndërgjegjes, janë ndeshur në këto kampe, me të tilla gjëra që nuk besohen. 

Shumë u ekzekutuan në një formë a në një tjetër, duke u deklaruar si: “vdekje aksidentale”, të tjerë u gjymtuan apo humbën kujtesën. Shumë u ndanë nga gratë e fëmijët dhe pësuan depresion. Por, pati edhe nga ata që mbijetuan për të dëshmuar krimet dhe masakrat e atij regjimi”, shprehet me dhimbje në fund të rrëfimit të tij, ish-i burgosuri politik, Kujtim Kaziu, nga rrethi i Krujës. Memorie.al/ Nga Xhevahir Gradica/kb

 

13:07 Shëndetësia shqiptare ngre nivelin, investimet moderne në transfuzionin e gjakut

By: Kesjana
26 December 2025 at 13:07

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi këtë të premte, më 26 dhjetor, një vizitë në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ku u njoh nga afër me investimet e reja moderne që synojnë rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit të transfuzionit në vend.

Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se gjatë vitit 2025, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka realizuar një sërë investimesh kyçe, përfshirë pajisjen me teknologji të re për gjenotipizimin e grupeve të gjakut, e cila u vjen në ndihmë pacientëve me nevoja të veçanta transfuzionale dhe shërben për parandalimin e sëmundjes hemolitike të fetusit dhe të porsalindurit.

Po ashtu, është realizuar digjitalizimi i plotë i të dhënave dhe proceseve që lidhen me dhurimin, testimin dhe shpërndarjen e gjakut, si dhe centralizimi dhe automatizimi i testimit të grupeve të gjakut, duke rritur standardet e cilësisë dhe ulur ndjeshëm rrezikun e gabimeve njerëzore.
Po ashtu, është realizuar digjitalizimi i plotë i të dhënave dhe proceseve që lidhen me dhurimin, testimin dhe shpërndarjen e gjakut, si dhe centralizimi dhe automatizimi i testimit të grupeve të gjakut, duke rritur standardet e cilësisë dhe ulur ndjeshëm rrezikun e gabimeve njerëzore.

“Kur punon mirë, ke financim më tepër…”, u shpreh ministrja gjatë kësaj vizite.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025 është shënuar edhe një rritje e ndjeshme e numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut, me 12 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë, ose 16.5 dhurime për çdo 1 mijë banorë./kb

12:58 Peleshi mbyll dyert e Kuvendit, Gazment Bardhi: Po pengojnë drejtësinë

By: Kesjana
26 December 2025 at 12:58

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, tha se socialistët po përpiqen të pengojnë drejtësinë për të luftuar korrupsionin, duke mos lejuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

“Ta harrojnë. Nuk ka për të ndodhur. Belinda Balluku mund ta hajë Vitin e Ri në shtëpi, por ju siguroj që nuk do t’i shtyjë ditët dhe do të përfundojë në burg. Nuk mund t’u vjedhësh shqiptarëve, në një vend në mes të Europës, por që është më i varfri në Europë, 1.1 miliardë euro dhe pastaj ta shndërrosh institucionin në bunker që mbron korrupsionin e këtyre”, tha Bardhi.

I pyetur kur do ta kërkojë opozita mbledhjen e radhës, Bardhi tha: “Në fillim të javës që vjen. Absolutisht, të pesë anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve janë 24 orë në 24 në dispozicion të këtij procesi. Ne besojmë që pranimi i kërkesës së prokurorisë është detyrim përcaktim ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Ne nuk kemi marrë mandat për të mbrojtur korrupsionin e Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit. Ne kemi marrë mandat nga qytetarët për ta luftuar korrupsionin”.

Ai shtoi se kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, po vepron me urdhra politikë të Edi Ramës. “Më vjen keq që thotë: “Kur të plotësohen kushtet procedurale do ta mbledh Këshillin”. Kur do të plotësohen kushtet? Kur t’i japë leje Edi Rama? Nuk funksionojnë kështu institucionet. Të korruptuarit nuk të japin kurrë leje për të luftuar korrupsionin. Të korruptuarit bëjnë gjithçka për të mbrojtur korrupsionin e tyre, siç po bëjnë edhe në këtë rast”, shtoi Bardhi.

12:46 Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa vendoste panele diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

By: Kesjana
26 December 2025 at 12:46

Një 27-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në Shkodër pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. 

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth mesditës në qytetin e Koplikut, ku shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si  pasojë, ka humbur jetën. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /kb

12:35 “Më duket i mbushi brekët!”- Futbollisti i kombëtares u bë baba për herë të parë, shfaqet me vajzën në krah!

By: Kesjana
26 December 2025 at 12:35

Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, dhe partnerja e tij Vesa Vllasaliu, ditë më parë dhanë publikisht lajmin e gëzueshëm se janë bërë prindër për herë të parë. 

Ishte vetë Daku ai i cili zbuloi që është bërë baba i një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Miresa. 

mirlind-daku-babaDeri më tani çifti nuk e ka zbuluar portretin e vajzës së tyre, por Vesa nuk ka lënë pa ndarë me ndjekësit e saj momente të ëmbla të së bijës me babain.

Ajo ka publikuar në “Instastory” një videot të Dakut teksa ai mban në krahë të bijën duke e përkundur dhe përkëdhelur.
Teksa e përkëdhel dhe i këndon të bijës “nina-nana”, Daku dëgjohet që në një moment thotë: “Më duket i mbushi brekët” dhe të dy ata shpërthejnë në të qeshura.

Prej kohësh, fansat kishin dyshuar se Vesa ishte në pritje të ëmbël, por modelja është kujdesur që ta mbajë të fshehtë këtë lajm deri në lindjen e vajzës.

Megjithatë, në një fotografi të publikuar disa javë më parë, pas një vëzhgimi më të kujdesshëm, vihej re barku i rrumbullakosur i saj.

Vesa Vllasaliu kishte bërë të ditur për ndjekësit e saj se ndodhej në një lidhje me Mirlind Dakun vetëm disa javë më parë.

Edhe pse për më shumë se një vit romanca e tyre ishte mbajtur larg syrit të publikut, ishte vetë modelja ajo që e konfirmoi lidhjen në përvjetorin e tyre, duke publikuar fotografi me lulet e dhuruara nga Daku dhe momente intime mes tyre./kb

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Dalin para Gjykatës 22 të arrestuarit! Si ranë në kurthin e policëve të infiltruar –

By: 27
26 December 2025 at 13:38

22 personat e arrestuar pak ditë më parë në Tiranë, në kuadër të një operacioni antidrogë kanë dalë këtë të premte para Gjykatës.

Bëhet fjalë për shtetasit, Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa,Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja, mes tyre punonjës të One Albania dhe Wolt.

Sipas raportimeve bëhet me dije se ky grup është futur në kurth nga agjentë të infiltruar. Sipas dosjes së publikuar nga TCH, rezulton se agjentët janë paraqitur si blerës, duke dokumentuar kështu këtë aktivitet të paligjshëm që ishte shtrirë në të gjithë kryeqytetin.

Një nga episodet, ku personi i infiltruar është paraqitur me emrin Kristi, bisedon me një prej anëtarëve të grupit, i cili duket se operonte në zonën e Kamzës.

Pjesë nga biseda

Kristi i shkruan Valerjos Bushi:
Kristi; Ome vllai
Valerjos Bushi; Mirë…. hajde ktej iher
– Se kishte aty, ca lloji që më the?
– Tani kam .. (nuk kuptohet), po deshe prapë për me mor
– E mirë, mu tër notën më ke ktu. Është ndrru dora apo e njëjta është për të qenë?

Nuk lejuan gazetarët në Kuvend, Zhupa denoncon Gardën e Republikës: Po sillen si ‘ushtar partie’

By: 27
26 December 2025 at 13:08

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së Gardës së Republikës, të cilët po pengojnë gazetarët të marrin pjesë në konferenca, intervista dhe takime me deputetët e opozitës në ambientet e Kuvendit.

Përmes një statusi publik, Zhupa e cilëson këtë praktikë si një shkelje të hapur të parimeve themelore të një shteti demokratik, duke theksuar se me këto veprime po cenohet liria e shprehjes dhe e shtypit, e garantuar nga Kushtetuta, si dhe e drejta e publikut për t’u informuar.

Deputetja demokrate nënvizon se deputetëve të opozitës nuk mund t’u kufizohet e drejta për të komunikuar me median në ambientet e tyre të punës dhe se asnjë institucion nuk ka të drejtë të heshtë gazetarët.

Reagimi:

Dënoj me forcë sjelljen e Gardës së Republikës dhe urdhrat e paligjshëm të Kuvendit që ndalojnë gazetarët të marrin pjesë në konferenca, intervista apo takime me deputetët e opozitës.

Kjo është një shkelje e hapur e parimeve themelore të një shteti demokratik.Me këto veprime po shkelet liria e shprehjes dhe e shtypit, e garantuar nga Kushtetuta dhe e drejta e informimit të publikut. Deputetëve të opozitës nuk mund ti kufizohet e drejta për të takuar gazetarët në ambjentet e tyre të punës.

Asnjë institucion nuk ka të drejtë të heshtë median dhe asnjë gardë nuk është mbi Kushtetutën. Garda e Republikës duhet të jetë në shërbim të shtetit dhe ligjit, jo e kthyer në ushtarët e partisë shtet.

Nëse edhe ky komandant i radhës i Gardës ka ambicie personale për t’u bërë kryetar bashkie, si i pari nga PS, kjo nuk e justifikon aspak sjelljen e tij politike dhe abuzimin me detyrën publike.

The post Nuk lejuan gazetarët në Kuvend, Zhupa denoncon Gardën e Republikës: Po sillen si ‘ushtar partie’ appeared first on 27.

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari në Koplik –

By: 27
26 December 2025 at 12:48

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në qytetin e Koplikut.

Një 27-vjeçar i identifikuar si E.K, ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40, teksa i riu ka qënë duke punuar në një magazinë për vendosjen e paneleve diellore.

“Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë –

By: 27
26 December 2025 at 12:18

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe Niko Peleshi po kërkojnë që të blejnë kohë për mandatin e Belinda Ballukut. Gjatë një konference për mediat, Bardhi ka ngritur akuza ndaj Ballukut se ka intimiduar një prej vartëseve të saj, e cila ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe ka dhënë detaje e në lidhje me mënyrën se si është zhvilluar procedura e tenderit të tunelit të Llogarasë.

“Kuvendi është bunkeri i Belinda ballukut ku mendojnë se do të strehojnë çdo të korruptuar të qeverisë, mendojnë se do të marrin peng drejtëisnë dhe a pengojnë të bëjë detyrë e saj. E kanë gabim. Më së pari kryetarin e kuvendit që kthehet në zyrtarin e dytë të lartë të shtetit, që e ka shndërruar zyrin e tij në zyrë avokatie për ballukun, duke zvarritur një kërkesë të ngutshme të Prokurorisë.

Media ka publikuar dëshminë e vartëses së Ballukut, që ka bashkëpunuar me SPAK për të treguar procedurën e tunelit të Llogarasë. Kjo vartëse që sipas kërkesës së Prokurorisë, në prova, është intimiduar nga Balluku.

Këta po tentojnë, duke i dhënë kohë Ballukut të intimidojë cdo dëshmitar, të prishë provat dhe të marrë peng drejtësinë. Ka nisur Peleshi një shkresë e kemi lexuar 5 herë dhe se kemi kuptuar se cfarë ka shkruar. Është gjuhë korrupsioni,” tha Bardhi

Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si miu –

By: 27
26 December 2025 at 12:04

Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë thirrje për intensifikimin e protestave dhe rikthimin e përditshëm në shesh, duke deklaruar se vetëm përmes qëndresës paqësore dhe masive opozita mund të largojë nga pushteti kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën e tij në foltoren në Manzë, Berisha theksoi se protesta e 22 dhjetorit pati një jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe se opozita ka nisur një betejë demokratike, fillimisht në Parlament dhe më pas në rrugë, me synimin për të përmbysur atë që ai e cilëson si një regjim pa legjitimitet.

Deklarata

Ne e nisëm betejën tonë.

E nisëm në parlament. Po ju siguroj ju që e para, opozitën e keni të vërtetë.
Se kjo është e rëndësishme shumë. E nisëm në parlament, ju ftuam ju, mbush sheshit dhe rrugët.
E dyta, ne nuk jemi parti e dhunës. Unë e kuptoj se ka prej jush që me të drejtë mendojnë se këta mendojnë, këta meritojnë dajak dhe më shumë se dajak. Këta meritojnë hurin dhe më shumë se hurin, i meritojnë. Por ne prapë nuk jemi ajo parti.
Do t’ju jap dy shembuj. Të mos humbasim durimin.
Ne fitojmë, kemi fituar me qëndresën tonë paqësore. Si i përmbysëm ne në ’91-shin? A nuk u rrëmbyen armët të gjitha anët kundër nesh, a ju kujtohet? Kur kur u rrëzua statuja e Enver Hoxhës, ne nuk rrëmbyem armët. Jo. Po ama barrikadat ia vumë.
Ua hodhëm në rrugë, nga shkolla e Bashkuar kur dolën të zbrisnin me tanke shtatorin e Enver Hoxhës, e gjetën të bllokuar me barrikada. Por armë nuk rrëmbyem ne. Ne fituam.
Në vitin ’97, a erdhën me rebelim? Me dhunë, me armë. I përzumë me votë. Edhe tani do t’i përzëmë dhe ky është misioni ynë absolutisht me vendosmërinë më të madhe.
Jemi forcë demokratike, jemi opozitë demokratike. Ne do përdorim çdo mënyrë demokratike, jo të dhunshme për përzënien e tyre. Nuk rezistojnë dot ata.
Merrni pak historinë tonë. Ne kur na kanë vrarë edhe i kemi përzënë nga kryeministria, ju kemi vënë drurin e të tjerë. Por historia jonë është histori e përmbysjeve paqësore.
I përzumë në 2005-ën me votë. Tani Edi Rama që mendon se do t’i vjedhë qytetarët dhe do mbrohet aty ku është, të gjejë vrimën e miut ku të futet. Në mënyrë absolute, jo.
E patë se çfarë jehone botërore pati qëndresa në parlament e deputetëve dhe protesta e datës 22. E jashtëzakonshme! Ishte betejë e fituar nga ne në rrafshin e së drejtës.
Tani duhet të betohemi, ditën e caktuar të zëmë sheshin dhe t’i rikthehemi sheshit çdo natë gjersa të përzëmë atë. Të mos mendojmë se rruga është dhuna, jo.
Rruga është qëndresa jonë, sheshet. Sheshi duhet të jetë i yni dhe Edi Rama ikën si mi. Nuk mund të qëndrojë aty. Pra, hyjmë në vitin 2026 me një mision, si misionarë, si fatmëdhenj që kemi mundësi të përmbysim një diktaturë të dytë në Shqipëri.
Dhe unë jam i bindur se populli opozitar, populli i Manzës, i Durrësit e i gjithë Shqipërisë, do të jetë në lartësinë e këtij misioni. Lartësinë e shpëtimit të Shqipërisë, të shpëtimit të opozitës, të shpëtimit të kombit shqiptar, që po rrokulliset në mënyrën më të keqe.
Edhe një herë, gëzuar festat dhe lartësinë e misionit tonë.
Janari, nisim betejën tonë gjer në fitore.

Vetaksident trafiku në Klinë, Policia jep detajet

26 December 2025 at 13:42

Nje vetaksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Klinë.

Konkretisht raportohet të ketë ndodhur në fshatin Klinafc.

Nga vetaksidenti ka përfunduar një i lënduar dhe disa dëme materiale.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një person është lënduar dhe ka kërkuar tretman në QMF Klinë”, u shpreh Gashi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vetaksident trafiku në Klinë, Policia jep detajet appeared first on Sinjali.

Shqipëria regjistron rastin e parë të fruthit, i prekur një fëmijë

26 December 2025 at 13:19

Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri.

Raportohet se fëmija ka ardhur nga Anglia dhe ishte i pavaksinuar ndaj fruthit.

Rasti është duke u trajtuar në shërbimin e pediatrisë infektive. ISHP ka kryer hetimin epidemiologjik dhe nuk rezulton të ketë fëmijë të tjerë të infektuar, shkruan TCH.

Mjekë dhe ekspertë të ISHP bëjnë thirrje për vaksinimin e fëmijëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shqipëria regjistron rastin e parë të fruthit, i prekur një fëmijë appeared first on Sinjali.

❌
❌