❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

EMRAT/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy personave të dënuar për lëndë narkotike

✇Albeu
By: V K

NĂ« kuadĂ«r operacionit “Burimi” u ekzekutua vendimi i GjykatĂ«s sĂ« TiranĂ«s, pĂ«r vĂ«nien e sekuestros preventive mbi 1 apartament nĂ« SelitĂ« dhe 1 garazh nĂ« SelitĂ« tĂ« VogĂ«l, me vlerĂ« totale rreth 200 000 euro, nĂ« pronĂ«si pĂ«rkatĂ«sisht tĂ« shtetasit Pajtim Braçaj 63-vjeç, i dĂ«nuar nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r trafikim tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike, dhe tĂ« shtetasit Gjino(ShkĂ«lqim) Lleshaj 44-vjeç i dĂ«nuar nĂ« Itali, pĂ«r trafikim tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike.

Hetimi për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera, me burime kriminale, në pronësi të këtyre shtetasve dhe shtetasve të lidhur me ta, vijon.

Njoftimi i plotë:

TiranĂ«/Finalizohet operacioni i koduar “Burimi”.

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

NĂ« vijim tĂ« hetimeve intensive, tĂ« kryera nga Seksioni pĂ«r Hetimin e Pastrimit tĂ« Parave dhe Aseteve Kriminale nĂ« DrejtorinĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« TiranĂ« dhe Prokuroria e TiranĂ«s, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive/pronave, produkte tĂ« veprimtarive kriminale brenda dhe jashtĂ« vendit, u finalizua operacioni i koduar “Burimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi 1 apartament në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro, në pronësi përkatësisht të shtetasit P. B., 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gj. Ll. alias Sh. Ll., 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Hetimi për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera, me burime kriminale, në pronësi të këtyre shtetasve dhe shtetasve të lidhur me ta, vijon.

The post EMRAT/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy personave të dënuar për lëndë narkotike appeared first on Albeu.com.

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese mban sot seancë

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, në orën 10:00, Gjykata Kushtetuese zhvillon seancë lidhur me ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit.

Grupi i PD-së do të përfaqësohet nga kryetari Gazment Bardhi dhe këshilltari Marash Logu.

Sipas PD, vendimi për ndryshimin e Rregullores cënon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, pasi reflekton një ndërhyrje flagrante të pushtetit ekzekutiv (kryeministrit) në kompetencën kushtetuese të pushtetit legjislativ (Parlamentit) për vetërregullimin e mënyrës së organizimit dhe funksionimit të tij.

PD kërkon:

(i) Shfuqizimi i vendimit nr. 57, datĂ« 16.09.2025 tĂ« Kuvendit tĂ« ShqipĂ«risĂ« “PĂ«r disa ndryshime nĂ« vendimin e Kuvendit nr. 166, datĂ« 16.12.2004, “PĂ«r miratimin e Rregullores sĂ« Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, tĂ« ndryshuar”, si i papajtueshĂ«m me KushtetutĂ«n e ShqipĂ«risĂ«.

(ii) Pezullimin e vendimit nr. 57, datĂ« 16.09.2025 tĂ« Kuvendit tĂ« ShqipĂ«risĂ« “PĂ«r disa ndryshime nĂ« vendimin e Kuvendit nr. 166, datĂ« 16.12.2004, “PĂ«r miratimin e Rregullores sĂ« Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, tĂ« ndryshuar”, deri nĂ« dhĂ«nien e njĂ« vendimi pĂ«rfundimtar.

The post Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese mban sot seancë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Nxori armën gjatë konfliktit verbal në Laprakë, pezullohet efektivi i policisë (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Policia e Shtetit, ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, ku shihen disa persona duke u konfliktuar verbalisht, ndërsa njëri prej tyre, polic, mban në dorë një armë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 9 shkurt, në lagjen Laprakë, Njësia Administrative nr. 11, pranë pallateve malajziane në Tiranë.

Sipas PolicisĂ«, NĂ«nkomisar Fabiol Hasaj., me detyrĂ« “Ekspert” nĂ« Seksionin e PolicisĂ« Shkencore nĂ« DVP KukĂ«s, u konfliktua me shtetasin D. H. pĂ«r motive tĂ« dobĂ«ta dhe dyshohet se e ka kanosur atĂ« me armĂ«n e shĂ«rbimit.

Si masë e menjëhershme, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit e ka pezulluar nënkomisarin dhe ka nisur hetimin disiplinor.

Gjithashtu, arma e shĂ«rbimit e punonjĂ«sit, njĂ« pistoletĂ« tip “TT”, iu bllokua pĂ«r nevoja tĂ« hetimit.

Agjencia e MbikĂ«qyrjes Policore ka kryer veprime hetimore dhe procedurale, dhe materialet janĂ« referuar ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m TiranĂ« pĂ«r veprĂ«n penale “Kanosja”.

 

The post VIDEO/ Nxori armën gjatë konfliktit verbal në Laprakë, pezullohet efektivi i policisë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Protesta e PD/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën! Situata mund të përshkallëzojë

✇Albeu
By: V K

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka ndarë një paralajmërim për qytetarët amerikanë, në lidhje me protestën kombëtare që organizohet sot nga opozita.

Ambasada bën thirrje për të shmangur demonstratën dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve në lidhje me sigurinë.

“NdĂ«rkohĂ« qĂ« protestat dhe tubimet e mĂ«dha shpesh fillojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« paqĂ«sore, situatat mund tĂ« ndryshojnĂ« shpejt. Protesta mund tĂ« zgjerohet nĂ« blloqet dhe ndĂ«rtesat qeveritare aty pranĂ«, duke shkaktuar potencialisht ndĂ«rprerje tĂ« trafikut, devijime dhe mbyllje rrugĂ«sh. UdhĂ«zimi ynĂ« i pĂ«rhershĂ«m Ă«shtĂ« tĂ« shmangni zonat e protestave. NĂ«se jeni nĂ« qytet, ju lutemi qĂ«ndroni vigjilentĂ« dhe jepini pĂ«rparĂ«si sigurisĂ« suaj personale”, thuhet nĂ« postim.

Postimi i plotë:

Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të martën, më 10 shkurt 2026, në orën 17:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te ndërtesa e Kryeministrisë, e vendosur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut.

Policia e Shtetit Shqiptar ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qendrës së qytetit. Personelit të Ambasadës Amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit.

Ndërkohë që protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare aty pranë, duke shkaktuar potencialisht ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Udhëzimi ynë i përhershëm është të shmangni zonat e protestave. Nëse jeni në qytet, ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Forconi qëndrimin tuaj të sigurisë duke praktikuar zakonet e mëposhtme:

Veprimet që duhen ndërmarrë:

Qytetarëve amerikanë u këshillohet të shmangin këtë ngjarje

Ji i vetëdijshëm për mjedisin përreth

Kufizoni shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik

Monitoroni mediat lokale

Gjithmonë keni një plan emergjence ose strategji daljeje

Mbani një profil të ulët

The post Protesta e PD/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën! Situata mund të përshkallëzojë appeared first on Albeu.com.

Rënia e këmbimit të Euros/ Nga turizmi te paratë e pista dhe investimet e huaja, ekspertët rendisin shkaqet

✇Albeu
By: V K

GjatĂ« muajit janar, “Monitor” zhvilloi njĂ« vrojtim me analistĂ« tĂ« tregut financiar lidhur, me faktorĂ«t qĂ« kanĂ« ndikuar ecurinĂ« e kursit tĂ« kĂ«mbimit mes Euros dhe Lekut.

Ekspertët u pyetën për të vlerësuar ndikimin e një liste faktorësh, në një shkallë që fillonte nga një deri në pesë.

Mbështetur në përgjigjet e tyre, faktori me peshën mesatare më të lartë në vijimësinë e rënies së kursit të këmbimit Euro-Lek ka qenë turizmi dhe në përgjithësi rritja e eksporteve të shërbimeve në ekonominë shqiptare. Paneli i ekspertëve e ka vlerësuar këtë faktor me një ndikim 4.5 (nga një shkallë maksimale 5).

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, për të gjithë 9-mujorin 2025, të ardhurat neto nga turizmi arritën në 2.1 miliardë euro, në rritje vjetore me 19.6%.

Turizmi vazhdon të jetë kontribuesi kryesor në zërin e të ardhurave në bilancin e pagesave të vendit.

Përveç turizmit, në përgjithësi sektori i shërbimeve vazhdon të japë një kontribut të lartë në rritjen e eksporteve të vendit.

Për të gjithë 9-mujorin 2025, shërbimet sollën të ardhura neto në ekonomi në vlerën e pothuajse 3.5 miliardë eurove, në rritje me 16.4% krahasuar me një vit më parë.

Faktori i dytë më i zgjedhur nga ekspertët e anketuar janë remitancat. Mesatarisht, ndikimi i këtij faktori në kursin e këmbimit vlerësohet në nivelin 3.91.

Për 9-mujorin, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 817 milionë eurove, në rritje me 5.8% krahasuar me një vit më parë.

Valët e reja të emigrimit të shqiptarëve në vitet e fundit kanë ringritur remitancat, duke ndikuar pozitivisht bilancin e llogarisë korrente të vendit.

Faktori i tretë për nga ndikimi, sipas ekspertëve, janë prurjet informale të valutës, me një vlerësim mesatar në nivelin 3.83. Me një ndikim lehtësisht më të ulët vlerësohen prurjet e paligjshme të valutës, me një vlerësim mesatar 3.58.

Në perceptimin e përgjithshëm, flukset informale dhe të paligjshme kanë pasur gjithmonë një ndikim të konsiderueshëm në tendencat e kursit të këmbimit. Një perceptim të tillë duket se e ndajnë edhe ekspertët, që i rendisin ndër faktorët me ndikim në kursin e këmbimit.

Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme vlerësohen gjithashtu ndër faktorët me ndikim, me një nivel mesatar 3.66.

Sektori i pasurive të paluajtshme dominoi investimet e huaja për të katërtin vit radhazi në 2025, me një peshë gjithnjë e më të lartë. Për 9-mujorin 2025, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme arritën vlerën e 403 milionë eurove.

Vlera e investimeve të huaja në prona është rritur me 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investimet në këtë sektor përbëjnë më shumë 33% të investimeve të huaja për këtë vit, nga 23% që zinin një vit më parë.

Në renditjen e vlerësimit mesatar të ekspertëve për faktorët që kanë ndikuar kursin e këmbimit, vijon bilanci tregtar, me një mesatare vlerësimi 3.25 dhe ulja e deficitit buxhetor dhe borxhit publik, në nivelin 2.83.

Publiku mendon se euro ra nga flukset informale

PĂ«r tĂ« ballafaquar mendimin e ekspertĂ«ve me mendimin e njĂ« publiku mĂ« tĂ« gjerĂ«, “Monitor” realizoi mes fundit tĂ« muajit janar dhe fillimit tĂ« muajit shkurt njĂ« sondazh nĂ« faqen e saj tĂ« internetit.

Pjesëmarrësit u pyetën për faktorët kryesorë që, sipas tyre, kanë përcaktuar rënien e kursit të Euros ndaj Lekut, me të njëjtat alternativa që iu parashtruan edhe ekspertëve.

Sipas përgjigjeve të sondazhit, në pjesën më të madhe pjesëmarrësit mendojnë se faktorët kryesorë që kanë sjellë rënien e kursit të Euros janë prurjet e paligjshme të valutës, me 36% të përgjigjeve dhe prurjet informale, me 30% të tyre.

Faktorët e tjerë vijojnë me diferencë të konsiderueshme, duke filluar nga turizmi, me 13% të përgjigjeve, investimet e huaja në prona, me 9% dhe remitancat, me 5%.

Rezultatet e sondazhi tregojnë se, në perceptimin e opinionit publik, ekonomia informale dhe e paligjshme është faktori me ndikimin kryesor në rënien e kursit të këmbimit mes Euros dhe Lekut.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 97.85 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Megjithatë, shkalla e rënies së kursit në 2025 ishte ndjeshëm më e ulët krahasuar me dy vitet e mëparshme.

Për vitin 2025, kursi mesatar zyrtar i këmbimit Euro-Lek pësoi një rënie me 2.8%, nga 7.4% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2024 dhe 8.6% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2023.

Por, ngadalësimi i rënies së kursit mund të shpjegohet në një masë të konsiderueshme me ndërhyrjet e Bankës Qendrore.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.

Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Në mungesë të këtyre blerjeve, kursi i këmbimit do të kishte pësuar një rënie edhe më të madhe./Monitor

 


Burimi: Anketimi i “Monitor” me ekspertĂ«t

 


Burimi: Sondazhi i “Monitor” me publikun

The post Rënia e këmbimit të Euros/ Nga turizmi te paratë e pista dhe investimet e huaja, ekspertët rendisin shkaqet appeared first on Albeu.com.

Zbulohet data e finales sĂ« “Big Brother VIP Kosova 4”

✇Albeu
By: V K

NĂ« spektaklin e mbrĂ«mshĂ«m, Ă«shtĂ« zbuluar data e finales sĂ« “Big Brother VIP Kosova 4”. Derisa edhe kĂ«tij edicioni po i vjen fundi, u mĂ«sua se finalja e madhe do tĂ« jetĂ« mĂ« 27 shkurt.

Ata e mësuan finalen e këtij edicioni në një mënyrë krejtësisht tjetër, jashtë ambienteve të Big Brother.

Konkurrentët u shfaqën të emocionuar, derisa u ndezën edhe fishekzjarret për të festuar këtë moment të rëndësishëm të tyre.

Ndërkaq, nuk u bë e ditur akoma se sa finalistë do të jenë, katër apo pesë gjithsej.

Sido qĂ« tĂ« jetĂ«, mbetet pĂ«r t’u parĂ« se si do tĂ« shkojnĂ« kĂ«to ditĂ« pĂ«r ta, pasi kanĂ« ngelur shumĂ« pak.

Banorët janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, edhe pse ka rënë për shkak të disa situatave që kanë ndodhur brenda.

The post Zbulohet data e finales sĂ« “Big Brother VIP Kosova 4” appeared first on Albeu.com.

BIRN: Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion

✇Albeu
By: V K

Kryeministri Edi Rama kaloi nga fjalët tek veprat në raport me drejtësinë të hënën, kur paralajmëroi një ofensive ligjore për të penguar Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme që të ndërmarrë masën e pezullimit nga detyra për ministrat e kabinetit të tij dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Deklaratat publike të Ramës erdhën si kundërpërgjigje ndaj një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që la në fuqi pezullimin nga detyra për numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku, duke rrëzuar pretendimin e Ramës se kjo përbënte cënim të kompetencave kryeministrore.

“Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anĂ«tarit tĂ« qeverisĂ« tek ai i Presidentit tĂ« RepublikĂ«s dhe jo vetĂ«m, nuk mund tĂ« pezullohen kurrĂ«sesi nga askush duke u nisur nga njĂ« emĂ«r i pĂ«rveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin qĂ« ai/ajo drejton”, shkroi Rama nĂ« platformĂ«n X, duke e justfikuar kĂ«tĂ« me nevojĂ«n pĂ«r garantim tĂ« pavarĂ«sisĂ« sĂ« pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv.

Por paralajmërimet e tij u lexuan nga opozita dhe nga shoqëria civile si presion i hapur ndaj drejtësisë dhe kthim pas nga narrativa e luftës antikorrupsion, dhe për pasojë, si rrezik për ecurinë e procesit të integrimit europian.

Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PD, Gazment Bardhi, deklaroi se ky ishte njĂ« “presion i organizuar kundĂ«r drejtĂ«sisĂ«â€.

“Kur Qeveria dhe Kuvendi bashkohen pĂ«r tĂ« goditur vendimin e dy gjykatave nĂ« lidhje me njĂ« hetim penal aktiv, kemi dy pushtete qĂ« pĂ«rpiqen tĂ« ndikojnĂ« tĂ« tretin. Kjo nuk Ă«shtĂ« ndarje pushtetesh”, tha Bardhi nĂ« reagim publik pas deklaratave tĂ« kryeministrit.

Edhe për organizatat e shoqërisë civile, ky është një moment kritik për pavarësinë e organeve të drejtësisë dhe një ndryshim kursi politik i mazhorancës, që nëse bëhet realitet, do të pengojë punën e tyre duke veshur me një imunitet shtesë ministrat dhe funksionarët para ligjit.

“QĂ«ndrimi i kryeministrit Ă«shtĂ« njĂ« akt kundĂ«r retorikĂ«s antikorrupsion dhe standardeve qĂ« duhet tĂ« plotĂ«sojĂ« ShqipĂ«ria pĂ«r tĂ« arritur objektimin e anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE”, tha Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit pĂ«r Studime Politike, njĂ« organizatĂ« qĂ« monitoron punĂ«n e Kuvendit.

Krasniqi sheh me shqetësim edhe anashkalimin e Kushtetutës dhe vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetutuese, si shkelje të standardeve demokratike.

Kjo, sipas tij, “tregon se ShqipĂ«ria rrezikon tĂ« devijojĂ« nĂ« njĂ« vend ku Kushtetuta dhe institucionet nuk kanĂ« vlerĂ« dhe ku liderit politikĂ« dhe mazhorancat e radhĂ«s mund ta inteprerojnĂ« atĂ« sipas qĂ«llimeve tĂ« tyre politike”.

Krasniqi shton se nisma që paralajmron kryeministri u jep ministrave të tij një pushtet dhe imunitet që nuk e kanë, nuk ua njeh Kushtetuta dhe as praktika e vendeve të Bashkimit Europian.

“Po ashtu, pengon hetimet e SPAK, duke refuzuar heqjen e imunitetit dhe krijon njĂ« hendek tĂ« thellĂ« midis ekzekutivit e mazhorancĂ«s nga njĂ«ra anĂ« dhe drejtĂ«sisĂ« nga ana tjetĂ«r”, shton ai.

Edhe për Erida Skëndajn, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, nisma e kryeministrit lidhet me interesat e tij personale dhe cënon parimet themelore të shtetit të së drejtës.

“TĂ« gjitha vonesat qĂ« janĂ« krijuar nga mosekzekutimi i vendimit tĂ« GJKKO-sĂ«, shtyrja e paprecedentĂ« e procesit vendimmarrĂ«s tĂ« Kuvendit pĂ«r kĂ«rkesĂ«n pĂ«r autorizimin nga SPAK pĂ«r kufizimin e lirisĂ« ndaj zv.kryeministres dhe tanimĂ« edhe qĂ«ndrimi i Kryeministrit pĂ«r tĂ« ndryshuar legjislacionin pĂ«r tĂ« mos patur masa ndaluese tĂ« pezullimit tĂ« ekzekutimit tĂ« funksionit (pĂ«r disa prej tyre), pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« qĂ«ndrim qĂ« pengon sistemin e drejtĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ« zhvilluar njĂ« hetim efektiv, tĂ« plotĂ« e tĂ« gjithĂ«anshĂ«m ndaj zyrtares nĂ« fjalĂ«â€, tha SkĂ«ndaj.

Sipas SkĂ«ndajt, Rama po synon ndryshime Kushtetuese, edhe pse shtoi se : “Kushtetuta nuk mund tĂ« ndryshojĂ« nĂ« interes tĂ« njĂ«rĂ«s apo tjetrĂ«s palĂ« qĂ« ka mazhorancĂ«n qeverisĂ«se, por vetĂ«m nĂ« interes tĂ« publikut, konform parimeve themelore tĂ« shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s dhe me njĂ« debat gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s”.

Referuar ndarjes 4 me 4 tĂ« qĂ«ndrimeve tĂ« trupĂ«s gjyqĂ«sore nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese lidhur me konfliktin e kompetencĂ«s, SkĂ«ndaj tha se kjo e “bĂ«n kĂ«tĂ« çështje tĂ« debatueshme midis profesionistĂ«ve”.

“NĂ« vlerĂ«simin tim, ligjvĂ«nĂ«si kushtetues shqiptar duhet tĂ« zgjedhĂ« midis nevojĂ«s pĂ«r ta patur njĂ« masĂ« tĂ« tillĂ« pezulluese nĂ« KushtetutĂ« ose jo. NĂ« kushtet e ShqipĂ«risĂ«, kjo masĂ« pĂ«rbĂ«n nĂ« parim njĂ« kufizim tĂ« domosdoshĂ«m dhe proporcional me nevojĂ«n qĂ« e dikton, qĂ« Ă«shtĂ« lufta kundĂ«r korrupsionit shumĂ« shqetĂ«sues nĂ« vendin tonĂ« si dhe barazia para ligjit”, tha SkĂ«ndaj.

Ndërsa për Krasniqin, nuk ka asnjë paqartësi ligjore në këtë drejtim, pasi legjislacioni shqiptar lejon pezullimin deri shkarkimin edhe të Presidentit, edhe të Kryeministrit për raste kur ata rezultojnë me probleme me dekriminalizimin, që lidhet me deklarimin ose jo të rregullt, kurse për raste flagrante korrupsioni, abuzimi dhe keqpërdorimi të detyrës dhe buxhetit publik refuzohet apriori hetimi.

Sipas tij, synimet e mazhorancës janë të nxitura nga interesa personale dhe bien ndesh me standardet demokratike.

“NĂ« vendet e BE ka pasur e ka kryeministra dhe zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« nĂ«n hetim, nĂ« çdo rast Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« dorĂ«heqje ose Ă«shtĂ« mundĂ«suar hetimi pa pengesĂ« imuniteti”, tha Krasniqi.

“NĂ«se tek ne ndodh e kundĂ«rta
 ne humbim edhe konceptin formal tĂ« demokracisĂ«, kthehemi nĂ« njĂ« regjim dhe japim shembull sesi nuk duhet tĂ« jetĂ« demokracia dhe shteti i sĂ« drejtĂ«s”, pĂ«rfundoi ai./birn

The post BIRN: Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion appeared first on Albeu.com.

75% e shqiptarëve thonë se taksat dhe tarifat u rëndojnë ndjeshëm jetesën, barra më e lartë në rajon

✇Albeu
By: V K

Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen nĂ« barrĂ« pĂ«r qytetarĂ«t e Ballkanit PerĂ«ndimor, por nĂ« ShqipĂ«ri ky presion duket se ka prekur masĂ«n mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« popullsisĂ«, sipas anketĂ«s “Securimetri 2025” tĂ« realizuar nga KĂ«shilli i BashkĂ«punimit Rajonal.

Të dhënat tregojnë se në Shqipëri, rreth 75% e qytetarëve vlerësojnë se taksat dhe tarifat rrisin koston e tyre të jetesës me 10% deri në 50% te të ardhurave mujore.

Specifikisht, grupi që deklaron se detyrimet publike marrin 21-30% të të ardhurave të tyre mujore është më i larti në rajon, me 30% të të anketuarve, duke lënë pas mesataren e Ballkanit Perëndimor prej 25%.

Kjo shifër tregon se, ndryshe nga fqinjët, shqiptarët e ndjejnë barrën e detyrimeve publike si një shpenzim që dikton mirëqenien e tyre mujore.

Vetëm 13% e shqiptarëve mendojnë se shteti u merr më pak se 10% të kostove të jetesës, niveli ky më i ulët në rajon pas Serbisë.

Kjo do të thotë se për gati një të tretën e popullsisë në Shqipëri, pagesat ndaj institucioneve publike marrin një pjesë mjaft të konsiderueshme të buxhetit familjar, duke tejkaluar mesataren e rajonit.

Kosova shfaqet si një ekonomi me barrën më të lehtë për qytetarët e saj. Rreth 17% e qytetarëve të saj e ndjejnë barrën e pagesave publike nën nivelin 10%, një tregues ky më pozitiv se në Shqipëri.

Serbia ka përqindjen më të lartë të qytetarëve që deklarojnë kosto ekstreme ku 11 % e qytetarëve pohojnë se çojnë 50% të të ardhurave mujore në shtet, ndërsa në Shqipëri kjo kategori është pothuajse e papërfillshme me 3%.

Kjo tregon se sistemi serb mund të jetë më agresiv ndaj grupeve më të ardhura të larta, ndërsa sistemi shqiptar shënjestron më gjerësisht shtresën e mesme.

Maqedonia e Veriut udhëheq rajonin me 36% te të anketuarve që paguajnë10-20% te të ardhurave mujore, duke u renditur shumë afër Shqipërisë për nga perceptimi i barrës së moderuar.

Për Shqipërinë, shifrat tregojnë një ndjeshmëri të lartë ndaj detyrimeve financiare publike, ku përfshihet faturat e ujit, energjisë dhe të tjera që kanë bëjnë me taksat e tarifat.

Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë pohoi se këto kosto gërryejnë ndjeshëm të ardhurat e tyre mujore./ Monitor

The post 75% e shqiptarëve thonë se taksat dhe tarifat u rëndojnë ndjeshëm jetesën, barra më e lartë në rajon appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, 10 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 80.5 lekë dhe shitet me 82 lekë.

Euro, blihet me 96.1 lekë dhe shitet 96.8 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.6 lekë, ndërsa në shitje me 105.7 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.1 lekë, ndërsa në shitje me 60.3 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 10 Shkurt 2026/ Vranësira dhe reshje shiu në formën e shtrëngatave

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Përgjatë orëve të pasdites deri në orët e vona të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore, reshjet në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi
deri 10 m/sek

Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.

The post Parashikimi i motit 10 Shkurt 2026/ Vranësira dhe reshje shiu në formën e shtrëngatave appeared first on Albeu.com.

Nesër protesta kombëtare e PD/ Policia plan masash: Kufizim i qarkullimit në këto akse rrugore

✇Albeu
By: V K

Policia e Tiranës, ka njoftuar se përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kanë depozituar kërkesë për zhvillimin e një tubimi, i cili do të mbahet ditën e nesërme, në orën 17:00, para godinës së Kryeministrisë.

NĂ« funksion tĂ« garantimit tĂ« rendit dhe sigurisĂ« publike, si edhe pĂ«r mbarĂ«vajtjen e tubimit, Policia e TiranĂ«s ka marrĂ« tĂ« gjitha masat e nevojshme nĂ« zbatim tĂ« ligjit “PĂ«r tubimet”.

Si pasojë e këtyre masave, do të ketë kufizime të qarkullimit dhe parkimit të automjeteve në disa akse kryesore rrugore të kryeqytetit.

Konkretisht, nga ora 23:45 e ditĂ«s sĂ« sotme do tĂ« bllokohet lĂ«vizja dhe nuk do tĂ« lejohet parkimi i automjeteve nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, nga zona e njohur si “Ura e Dajtit” deri nĂ« rrugĂ«n “Ismail Qemali”, deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tubimit.

NdĂ«rkohĂ«, ditĂ«n e nesĂ«rme, nga ora 15:00 dhe deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« protestĂ«s, do tĂ« ndalohet qarkullimi i automjeteve nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, nga kryqĂ«zimi pranĂ« MinistrisĂ« sĂ« Brendshme deri te sheshi “NĂ«nĂ« Tereza”.

Po ashtu, do tĂ« ketĂ« bllokime edhe nĂ« rrugĂ«t “Ukraina e LirĂ«â€, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia bën me dije se, në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të mëtejshme edhe në akse të tjera rrugore.

Në rast bllokimesh, qarkullimi do të devijohet në rrugë alternative, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Në njoftimin e saj, Policia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në akset që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative.

Gjithashtu, ajo apelon që qytetarët të distancohen nga çdo veprim i kundërligjshëm që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike.

The post Nesër protesta kombëtare e PD/ Policia plan masash: Kufizim i qarkullimit në këto akse rrugore appeared first on Albeu.com.

Paraqitjet e legjionarëve/ Ajeti protagonist me dy gola, Seferi dhe Muçi vendimtarë

✇Albeu
By: V K

Paraqitjet pozitive të futbollistëve kuqezinj që aktivizohen jashtë vendit kanë vijuar edhe fundjavën e sapombyllur, me disa prej tyre që kanë spikatur, duke dhënë kontribut vendimtar për skuadrat respektive në kampionatet ku aktivizohen.

Protagonisti absolut i javës ishte Arlind Ajeti. Qendërmbrojtësi i Kombëtares, realizoi dy gola në fitoren e thellë 0-5 të Adana Demirspor ndaj Bodrumspor, duke shënuar dy golat e parë të takimit dhe duke udhëhequr ekipin drejt një suksesi bindës.

Një paraqitje shumë e mirë për mbrojtësin kuqezi, i cili u shfaq vendimtar edhe në fazën ofensive.

Paraqitje të shkëlqyer zhvilloi edhe Taulant Seferi në të njëjtën sfidë. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e pestë të takimit dhe dhuroi asist për golin e katërt, duke mbyllur një ndeshje perfekte.

Ky ishte goli i 13-të sezonal në kampionat për Seferin, i cili vijon të konfirmohet si një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës së tij.

Në Turqi spikati gjithashtu Ernest Muçi. Sulmuesi kuqezi realizoi një gol dhe dha një asist në fitoren 3-0 të Trabzonspor në transfertë ndaj Samsunspor, duke qenë një nga lojtarët më të mirë në fushë dhe duke dhënë kontribut të rëndësishëm për skuadrën e tij. Ky ishte goli i 9-të sezonal në kampionat për Ernest Muçin.

Në Itali, Cristian Shpendi ishte protagonist me Cesenan. Sulmuesi shqiptar asistoi për golin e parë në fitoren 2-0 ndaj Pescarës, ndërsa në fund të takimit pati mundësinë të shënonte edhe nga pika e bardhë, por nuk ia doli, pasi gjuajtja e tij u prit nga portieri kundërshtar.

Titullarë me klubet e tyre këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Berat Gjimshiti, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Arbër Hoxha, Jasir Asani, Rey Manaj dhe Anis Mehmeti, të cilët vijojnë të japin kontribut të rëndësishëm me klubet e tyre.

The post Paraqitjet e legjionarëve/ Ajeti protagonist me dy gola, Seferi dhe Muçi vendimtarë appeared first on Albeu.com.

Dënohet me burg kryebashkiaku socialist Edison Memolla

✇Albeu
By: V K

Apeli i GJKKO, ka dënuar me 1 vit burg kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla.

Pas vendimit të dhënë nga Apeli i GJKKO, SPAK pritet të bëjë urdhrin e ekzekutimit, duke vënë në pranga kryebashkiakun.

Hetimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës, nisën pasi në media u publikua një audio përgjim ku siç thotë SPAK, dëgjohet Edison Memolla në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, duke ndikuar  tek një punonjës i OSHEE , për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.

The post Dënohet me burg kryebashkiaku socialist Edison Memolla appeared first on Albeu.com.

Rama paralajmĂ«roi ndĂ«rhyrje nĂ« legjislacion pĂ«r vendimin e ‘Kushtetueses’ pĂ«r Ballukun, reagon Berisha: QĂ«ndrimi i opozitĂ«s protesta dhe revolta! Ne jemi nĂ« dialog me


✇Albeu
By: V K

ParalajmĂ«rimit tĂ« kryeministrit Rama se do tĂ« ndĂ«rhyjnĂ« nĂ« legjislacion, pas vendimit tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese pĂ«r pezullimin e Ballukut, Berisha iu pĂ«rgjigj se, “qĂ«ndrimi i opozitĂ«s do tĂ« jetĂ« protesta dhe revolta”.

Në konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se opozita ka dialog konstant vetëm me qytetarët.

“QĂ«ndrimi i opozitĂ«s do jetĂ« protestĂ«, revoltĂ« dhe asnjĂ« votĂ« pĂ«r asnjĂ« hap tĂ« kreut tĂ« organizatĂ«s kriminale nĂ« mbrojtje dhe krimeve nĂ« vjedhje tĂ« tyre. Ne kemi dialog konstant me qytetarĂ«t, i ftojmĂ« qĂ« me guxim ti tregojnĂ« vendin kĂ«tyre narko-qeveritareve”, tha Berisha.

Ndërsa i pyetur në lidhje me protestën e banorëve në Rrjoll kundër ndërtimit të një resorti, Berisha tha:

“Ne mbĂ«shtesim çdo protestĂ« tĂ« drejtĂ«. Ne kĂ«rkojmĂ« dhe insistojmĂ« respektin e plotĂ« tĂ« tĂ« drejtave tĂ« pronĂ«sisĂ« dhe tĂ« drejtave tĂ« tjera tĂ« qytetarĂ«t. SĂ« treti i them atij qytetari se PD Ă«shtĂ« interesuar, dhe deputetĂ« tĂ« PD kanĂ« qenĂ« aty dhe janĂ« marrĂ« me problemin”.

The post Rama paralajmĂ«roi ndĂ«rhyrje nĂ« legjislacion pĂ«r vendimin e ‘Kushtetueses’ pĂ«r Ballukun, reagon Berisha: QĂ«ndrimi i opozitĂ«s protesta dhe revolta! Ne jemi nĂ« dialog me
 appeared first on Albeu.com.

Korreshi ironizon AkademinĂ« e DiplomacisĂ«: O Ulsi, ty tĂ« ka ikur e gjithĂ« PS-ja në 

✇Albeu
By: V K

DitĂ«n e sotme, nuk munguan debatet te Komisioni pĂ«r AdministratĂ«n dhe Çështjet Ligjore nĂ« Kuvend. Pas fjalĂ«s sĂ« ministres pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali, pĂ«r projektligjin e ri pĂ«r shĂ«rbimin e jashtĂ«m, mbledhja kaloi me pyetje dhe pĂ«rgjigje tĂ« deputetĂ«ve prezent.

Nga opozita e mori fjalën ligjvënësi i PD, Saimir Korreshi, i cili nuk i mungoi ironitë, duke u shprehur se mos bëhet Akademia Diplomatike që propozohet si ajo e Barinjve të ish-ministres Frida Krifca.

Korreshi hodhi dyshime se diplomatĂ«t e rinj do jenĂ« socialistĂ« dhe do e japin provimin tek PS-ja, do tĂ« jenĂ« siç tha ai “taze me teserĂ«â€.

Ai tha se po kërkohet që të ndryshohet një ligj që ishte miratuar në vitin 2015, që ishte miratuar nga vetë PS-ja, ndërsa shtoi se në diplomaci janë emëruar vetëm socialistët.

“Shoh qĂ« trupi diplomatik ka pĂ«rparĂ«si, se boll kĂ«to avantazhimet ekonomike. E vetmja kategori, jemi ne qĂ« rrimĂ« tĂ« lodhur dhe presim nĂ«pĂ«r kafe, janĂ« deputetĂ«t. E kemi nĂ« qiell namin, por duhet tĂ« hysh mik pĂ«r njĂ« copĂ« letĂ«r te sekretaria. Te kjo pjesĂ«, me AkademinĂ«, se mĂ« kujtohet ajo, mos kthehet kjo akademia, akademia e barinjve? Si ajo qĂ« sugjeroi zonja Kricfa (ish-ministrja), dhe kthehet gjeli me njĂ« thelĂ«. Ju zonja ministre, thatĂ« se ligji nis me ndryshime gjeopolitike dhe thatĂ« se kĂ«to vitet e fundit ka ndryshuar bota dhe Europa. Por sa vite keni nĂ« pushtet ju? Ju deshĂ«n 13 vite qĂ« tĂ« merrnit vesh se ka ndryshuar bota. NĂ« 2015u bĂ« ligji qĂ« sot Ă«shtĂ« nĂ« fuqi. Por çfarĂ« nuk funksion te ky ligj qĂ« bĂ«tĂ« ju, se ndoshta ne ishim demode”, tha ai.

MĂ« tej, deputeti pyeti se çfarĂ« ka ndryshuar qĂ« ishte i nevojshĂ«m ky projektligj pĂ«r shĂ«rbimin e jashtĂ«m dhe cilat do jenĂ« rregullat, pasi shtoi se do tĂ« duhej tesera e PS pĂ«r t’u bĂ«rĂ« diplomat.

“ÇfarĂ« ndryshoi? Pse nuk Ă«shtĂ« ky ndryshim nĂ« relacion? Pse nuk Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar! MeqĂ« Europa ka ikur pĂ«rpara, por cilĂ«t vende iu referohet ky ligj? Na cituat kĂ«tĂ« gjĂ« me akademinĂ«, por cili vend e ka? Doni dy kamberĂ« me njĂ« derĂ«! Po cili nga kĂ«to vende ka!? Ky ligj, e zhvesh nga ana profesionale trupĂ«n diplomatike. Ligjet e mĂ«parshme e kishin 20%. Tani po e hiqni fare, por çfarĂ« ndryshimi ka? A duhen me tesera tĂ« PS? Ore hajde fusim ata tĂ« PS dhe heqim ata diplomatĂ« qĂ« nuk kanĂ« bindjen si ju. Ju do tĂ« emĂ«roni ambasadorĂ« ad-hoc, pra ti vĂ«sh atij dhe njĂ« ambasador tjetĂ«r, e nuk tĂ« pĂ«lqen ky! KĂ«shtu do funksionojĂ«? ÇfarĂ« janĂ« kĂ«ta qĂ« do tĂ« hyjnĂ« kĂ«ta tĂ« rinjtĂ«, taze, qĂ« kanĂ« qenĂ« nĂ« OKB, OJZ, po kush i ha kĂ«to rrena?! Kush i ha kĂ«to pĂ«rralla me mbret”, tha deputeti opozitar.

Korreshi u kap edhe me kryetarin e Komisionit, Ulsi Manja, i cili i ndërhyri gjatë fjalës që të përqëndrohej te pyetjet dhe jo komentet.

“TĂ« rinj me teserĂ« PS, kush do e bĂ«jĂ« provimin, partia komuniste? KĂ«ta tĂ« rinjtĂ« nuk kanĂ« vendojĂ« pĂ«r provim se kanĂ« qenĂ« nĂ« OKB, dhe do i nĂ«nshtrohen ata qĂ« kanĂ« 30 vite! A ka njĂ« tjetĂ«r mendim, hajd tĂ« diskutojmĂ« e tĂ« flasim. Dy gjuhĂ« tĂ« huaja? Po e bĂ«jmĂ« tre ne. Ty tĂ« ka ikur e gjitha PS-ja nĂ« diplomaci o Ulsi. MĂ« lerĂ« rehat o burri i dheut! Puna e ambasadorĂ«ve pĂ«r mua Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme dhe shumĂ« e ndjeshme. Kush vende ka dy ambasadorĂ« pĂ«r njĂ« vend?! 700 mijĂ« lekĂ« njĂ« ambasador nuk mund tĂ« marrĂ«. Dy kamberĂ« me njĂ« derĂ«? Jo nuk shkon! A do ketĂ« njĂ« risi ndryshe nga ajo qĂ« duket, pĂ«r kĂ«tĂ« flasim”, pĂ«rfundoi ai.

Ministrja Spiropali e kontestoi deputetin, duke i thënë se e priste që të bënte interpretime të tilla për akademitë dhe i kujtoi se gjithmonë mban qëndrime me dy standarde apo bipolike.

“E prisja atĂ« krahasim mes akademive. Por secila akademi ka risitĂ« e veta zoti deputet. Por ka nevojĂ« edhe pĂ«r pak ajĂ«r ndryshe. Ne e dimĂ« se zoti Korreshi ka mendime bipolike (dystandardshe). Nuk ka asnjĂ« shĂ«rbim tĂ« jashtĂ«m qĂ« ka kĂ«tĂ« akademi diplomatike dhe shĂ«rbim tĂ« kĂ«tij niveli, ndaj ky Ă«shtĂ« qĂ«llimi. Ky ligj nuk shfuqizon vetĂ«m atĂ« tĂ« 2015, por edhe atĂ« tĂ« 1998 tĂ« Konsullatave e shĂ«rbimeve konsullore”, tha Spiropali.

The post Korreshi ironizon AkademinĂ« e DiplomacisĂ«: O Ulsi, ty tĂ« ka ikur e gjithĂ« PS-ja në  appeared first on Albeu.com.

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës: Busulla ime do të jetë vetëm ligji

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, Shkëlqim Hajdari, ka marrë detyrën zyrtarisht si Prefekti i ri i Tiranës. Në fjalën e mbajtur ai ka deklaruar se si busull në punën e tij do të ketë vetëm ligjin, ndërsa ka shtuar se ky do të jetë posti i fundit që do të mbajë, pas 35 vitesh në shërbim të shtetit shqiptar.

“Kjo frymĂ« e ka bĂ«rĂ« TiranĂ«n njĂ« frymĂ« tĂ« hapur pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« erdhĂ«n pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar jetĂ«n kĂ«tu, duke e kthyer sot nĂ« njĂ« metropol.

Sot dua të them të hapur, do të jem prefekt i të gjithëve, të çdo kujt që jeton në metropol pa dallime. Kjo sepse Tirana është e fortë vetëm kur banorët janë të bashkuar. Busulla ime do të jetë vetëm ligji.

Kam mbi 35 vite qĂ« shĂ«rbej nĂ« shtetin shqiptar, por ky pozicion do tĂ« jetĂ« mĂ« i dashuri ndoshta edhe i fundit. PikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye dua tĂ« ushtroj me dinjitet e tĂ« lĂ« gjurmĂ« pĂ«r mirĂ«â€, u shpreh ai.

The post Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës: Busulla ime do të jetë vetëm ligji appeared first on Albeu.com.

GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, u mbajt në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për dosjen e Erion Veliajt. Mësohet se është vendosur që dosja e kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, të kalojë për gjykim.

Gazetarja Klodiana Lala, shprehet se; “Pas katĂ«r muaj zvarritje nĂ« seancĂ« paraprake gjykata e posaçme vendosi ta konsiderojĂ« tĂ« plotĂ« vendimin e prokurorisĂ« sĂ« posaçme. PĂ«rgjatĂ« kĂ«tyre muajve, avokatĂ«t e zotit Veliaj kanĂ« munguar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme”.

Seanca e parĂ« u zhvillua mĂ« 29 shtator 2025, por u shty pĂ«r mosparaqitje tĂ« avokatit. PĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n arsye u shtynĂ« edhe seancat e 10 tetorit, 21 tetorit dhe 28 tetorit, kur Veliaj zĂ«vendĂ«soi avokatĂ«t qĂ« e kishin pĂ«rfaqĂ«suar gjatĂ« hetimit paraprak dhe seancĂ«s sĂ« masĂ«s sĂ« sigurimit personal. Ai pajtoi atĂ«herĂ« pĂ«r t’u pĂ«rfaqĂ«suar avokatin Artan GjermĂ«ni.

Seancat e 12 dhe 17 nĂ«ntorit u shtynĂ« pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« kohĂ« avokatĂ«ve tĂ« pĂ«rgatisnin kĂ«rkesat e tyre nĂ« seancĂ«n paraprake.

Seanca e 2 dhjetorit, u shty pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« kohĂ« avokatit tĂ« konsultohej me tĂ« pandehurin, ndĂ«rsa ajo e 12 dhjetorit pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« kohĂ« pĂ«r pĂ«rgatitjen e kĂ«rkesave nĂ« seancĂ« paraprake.

Në këtë seancë, Veliaj largoi si mbrojtës avokatin Gjermëni dhe gjykata caktoi kryesisht avokaten Valentina Teodoresku për mbrojtjen e tij.

Seanca paraprake dĂ«shtoi tĂ« pĂ«rmbyllej edhe nĂ« janar tĂ« kĂ«tij viti, kur seanca e 5 janarit u shty pĂ«r mungesĂ« tĂ« njĂ« avokati, ndĂ«rsa ajo e 19 janarit pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« kohĂ« konsultimit me tĂ« pandehurin.

Seanca e zhvilluar mĂ« 2 shkurt u shty pĂ«r shpallje vendimi, qĂ« do t’u njoftohet palĂ«ve nĂ« proces sot.

Neni 332 i Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale, “Caktimi i seancĂ«s paraprake”, pĂ«rcakton ndĂ«r tĂ« tjera se: “Gjykata vendos mbi kĂ«rkesĂ«n pĂ«r dĂ«rgimin e çështjes nĂ« gjyq brenda 30 ditĂ«ve nga data e depozitimit tĂ« saj”.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milion euro nga kjo skemë korruptive.

The post GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj appeared first on Albeu.com.

Donald Trump: Jam i shqetësuar për sigurinë time, puna e presidentit është më e rrezikshmja në botë (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shprehur shqetësimin e tij për sigurinë personale, duke thënë se pozicioni i presidentit është më i rrezikshmi në botë.

Në një intervistë për NBC Trump pranoi se tani mendon më shumë për çështjet e sigurisë, sidomos pas tentativave të mëparshme për vrasje.

Ai shtoi se, megjithëse shqetësohet, përpiqet të mos lejojë që frika të dominojë, pasi ndryshe nuk mund të kryente detyrat e tij.

“Jam i shqetĂ«suar, por duhet ta largosh nga mendja pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« punĂ«n tĂ«nde,” tha ai.

Në këtë kuadër, presidenti përmendi edhe masat e shtuar sigurie në vendet ku zhvillohen ngjarje zyrtare. Ai përshkroi një hapësirë të re me dritare antiplumb dhe tavan të përforcuar, i cili, sipas tij, është projektuar për të rezistuar edhe ndaj përplasjes së një droni, pa shkaktuar shpërthim në ndërtesë.

Sipas Trump, struktura është ndërtuar me çelik të rëndë dhe ka vetëm karakter mbrojtës.

Ai theksoi gjithashtu se “jetojmĂ« nĂ« kohĂ« tĂ« ndryshme” dhe se kushtet e sotme kĂ«rkojnĂ« masa tĂ« rritura sigurie, veçanĂ«risht gjatĂ« shfaqjeve publike ose ngjarjeve tĂ« rĂ«ndĂ«sishme politike.

Trump vuri në dukje se, statistikisht, presidenca është më e rrezikshme edhe se profesione të rrezikshme si gara me shpejtësi ose sportet ekstreme.

Në përfundim, presidenti nënvizoi se, pavarësisht rreziqeve që lidhen me postin, përgjegjësia e detyrës e kërkon të vazhdojë të kryejë detyrat e tij, me mbrojtje, por pa lejuar që frika të diktojë sjelljen e tij.

 

Join me in prayers of protection for our President. He does have the most dangerous job in the world especially with these leftest crazies running around. pic.twitter.com/2PAsNxKsPW

— ⚔ Love Me When I’m Gone ⚔ (@TSH3_) February 5, 2026

The post Donald Trump: Jam i shqetësuar për sigurinë time, puna e presidentit është më e rrezikshmja në botë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe Andis Papa i Fastech vijojnë marrjen e pagesave nga AKSHI pavarësisht DOSJES së SPAK me akuza për zhvatje, pengmarrje dhe abuzime me paratë publike

✇Albeu
By: V K

Hetimet për dosjen e bujshme të AKSHI-t, kanë hyrë në një fazë më intensive pas dëshmisë së Daniel Shimes, ish-zëvendësdrejtor i këtij institucioni, i cili ka deklaruar se veprimet abuzive janë kryer me urdhër të drejtpërdrejtë të Mirlinda Karçanajt.

Dëshmia e tij, e konsideruar kyçe nga organi i akuzës, ishte ajo që i hapi rrugë SPAK-ut për të siguruar mbështetjen e Apelit të GJKKO-së në lënien në arrest shtëpie të Karçanajt dhe zëvendëses së saj, Hava Delibashit.

Dosja e AKSHI-t konsiderohet një nga më të mëdhatë e dekadave të fundit, ku hetimet kanë zbuluar një skemë të gjerë manipulimi tenderash, rritje fiktive kostosh dhe presioni ndaj kundërshtarëve përmes pengmarrjes.

Në qendër të kësaj skeme sipas SPAK qëndrojnë Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndërsa Mirlinda Karçanaj, Hava Delibashi, Andis Papa dhe të tjerë dyshohet se kanë zbatuar urdhrat e kësaj dysheje, me Beqirin të përshkruar si figurë ekzekutuese në shërbim të Agasit.

Megjithëse ndaj Agasit dhe Beqirit është urdhëruar arresti dhe ata rezultojnë në arrati, pagesat nga AKSHI drejt kompanive të lidhura me dosjen nuk janë ndalur.

Të dhënat e konsultuara nga skyweb.al përmes platformës OpenSpending Albania tregojnë se vetëm dy ditë pasi SPAK shpalli në kërkim pronarin e saj, kompania Horizon e Ermal Beqirit ka përfituar një pagesë prej rreth 430 mijë lekësh nga AKSHI për mirëmbajtjen e platformës së Agjencisë së Prokurimeve Publike, si pjesë e pagesave periodike.

Pagesa pas operacionit të SPAK te AKSHI ka marrë edhe kompania First e Gëzim Hoxhës, edhe ai me masë sigurie nga GJKKO për skandalin AKSHI.

Skandali zgjerohet edhe më tej me rastin e kompanisë Fastech të Andis Papës.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« konsultuara nga Skyweb.al, kjo kompani ka pĂ«rfituar gjithsej rreth 31.6 milionĂ« lekĂ«, ose afĂ«rsisht 350 mijĂ« euro, qĂ« nga data 8 dhjetor, periudhĂ« kur SPAK kĂ«rkoi masĂ«n e sigurimit “ndalim i daljes jashtĂ« shtetit” pĂ«r PapĂ«n, i dyshuar si pjesĂ« e skemĂ«s sĂ« zhvatjes sĂ« fondeve publike pĂ«rmes AKSHI-t.

 

 

SPAK dyshon se Andis Papa me Fastech, ka shërbyer si hallkë në pastrimin e parave, përmes një transaksioni rreth 10 milionë eurosh për blerje çokollatash dhe biskotash.

Ky transaksion, sipas hetimeve dyshohet se kishte për qëllim legalizimin e fitimeve nga tenderët abuzivë.

Prokuroria ka deklaruar se procedurat e prokurimit manipuloheshin pĂ«r t’u fituar nga kompani tĂ« kontrolluara nga Ermal Beqiri dhe Andis Papa, ndĂ«rsa fitimet transferoheshin nĂ« mĂ«nyrĂ« fiktive te subjekte tĂ« tjera, nĂ« pronĂ«si tĂ« grupit nĂ«n koordinimin e Ergys Agasit.

Sipas akuzës, skema funksiononte në bashkëpunim të ngushtë mes aktorëve privatë dhe drejtuesve të institucionit.

 

 

Nga ana tjetër, ndërsa Agasi dhe Beqiri, rezultojnë në arrati dhe Papa vijon të përfitojë pagesa, aktiviteti ekonomik duket se vazhdon pa ndërprerje përmes figurave të tjera.

Të dhënat tregojnë se Gerond Meçe, përmes kompanisë Advance Business Solutions, ka përfituar rreth 40 mijë euro pagesa nga AKSHI dhe institucione të tjera që prej fillimit të dhjetorit.

Në të njëjtën kohë, kjo kompani rezulton të ketë fituar disa kontrata të reja, duke u rikthyer në skenë pas largimit të aktorëve kryesorë të skemës.

 

 

Pamja që del nga të dhënat financiare është se, pavarësisht arrestimeve, masave të sigurisë dhe arratisjes së figurave kyçe, fluksi i parave publike nuk është ndalur.

NdryshojnĂ« emrat qĂ« dalin nĂ« skenĂ«, por mekanizmi vijon tĂ« funksionojĂ«, ç’ka tregon se ndĂ«rkohĂ« qĂ« aktorĂ«t dhe regjisori i skandalit AKSHI janĂ« nĂ« kĂ«rkim dhe arrati, “producenti” ndodhet ende nĂ« TiranĂ« duke futur dhe nxjerrĂ« nga skena personazhe tĂ« ndryshĂ«m me qĂ«llim qĂ« tĂ« vijojĂ« spektakli me fondet publike te AKSHI. /skyweb.al

The post Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe Andis Papa i Fastech vijojnë marrjen e pagesave nga AKSHI pavarësisht DOSJES së SPAK me akuza për zhvatje, pengmarrje dhe abuzime me paratë publike appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Kushtetuesja e rrëzoi, Rama nuk ndalet: Do të ndërhyjmë në legjislacion, asnjë urgjencë për imunitetin

✇Albeu
By: V K

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka zhvilluar një mbledhjen me Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese që rivendosi pezullimin e ministres Belinda Balluku, duke paralajmëruar se socialistët do ta zgjidh çështjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.

“Nisur edhe nga leximi i deklaratĂ«s publike tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese, ku tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«t e trupĂ«s shfaqen unanimĂ« lidhur me problemin, po ndahen tek rrugĂ«zgjidhja, grupi parlamentar socialist do tĂ« angazhohet pĂ«r zgjidhjen pĂ«rmes ndĂ«rhyrjes nĂ« legjislacion”, shkruan Rama.

Sipas kryeministrit, funksionet e padelegueshme kushtetuese nuk mund të pezullohen nga askush, duke u nisur nga një emër përveçëm, pasi kjo sipas tij, do të paralizonte institucionin që ata drejtojnë.

REAGIMI:

Tre konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga :

1. Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton.

2. Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.

3. E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit.

Një shtesë nga ana ime:

SPAK-u nuk preket, vetëm mbështetet. Liria dhe e drejta e çdo prokurori për të hetuar çfarëdoqoftë e këdoqoftë nuk preken, vetëm garantohen. Pavarësia kushtetuese e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken. Vetëm garantohen.

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Kushtetuesja e rrëzoi, Rama nuk ndalet: Do të ndërhyjmë në legjislacion, asnjë urgjencë për imunitetin appeared first on Albeu.com.

❌